VOAL

VOAL

Banorët në vijën e frontit s’presin shumë ndryshime pas njoftimit të Putinit

February 23, 2022
blank

Komentet

blank

Erl Murati: Rama po punon për interesin serb në Kosovë

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meçon ishte gazetari dhe analisti, Erl Murati.

Murati është shprehur se kjo që Rama po bën me situatën në veriun e Kosovë është një avokati e ndaj interesave serbe dhe kundër interesit tonë kombëtar.

“Për sa i përket Ramës me qeverinë e Kosovës dhe sjelljen e  tij në arenën ndërkombëtare unë kam qenë i rezervuar në qasjen kritike ndaj kësaj qeverie, por në rastin konkret është një skandal që kryeministri i vendit bën një propozim për të ardhmen e Kosovës pa u konsultuar më institucionet e vetë Kosovës.

Shqipëri nuk duhet të sillet si një shtet përfaqësues në OKB dhe po sillet si një e tretë dhe jo si një avokate e cila duhet ta mbaroj fort Kosovën sepse jemi një popull një komb i përbashkët. Tani po ndodh e kundërta, Ram dhe qeveria po sillet si një palë kundër Kosovës dhe nëse do të kishim një propozim për të zgjidhur problemet dypalëshe atëherë do ta diskutonim, por Rama ka dhënë zgjidhje vetëm për asociacionin e cila është një interes direkt i popullit serb në Kosovë.

Nëse do të kishim dhe një pakët për zgjidhjen e marrëdhënieve mes dy shteteve ky do të ishte asociacioni dhe njohja e Kosovës nga Serbia, pra a ja vlen që ne të ndërtojmë një republikë serbska të dytë dhe a ja vlen të krijojmë një asociacion dhe një lloj autonomie në këmbim të njohjes e do ta mirëkuptoja.

Por që të dalë kryeministri i Shqipërisë pa u konsultuar me institucionet e Kosovës dhe të bëjë një propozim pa ja kërkuar askush për çështjen e asociacionit të komunave serbe në Kosovë unë e cilësoj se ai po bëhet avokati i serbve dhe po ta shohësh në syrin e interesit kombëtar është shumë e rëndë.”

blank

“ Srpska zajednica” Kosovën e kthen nën Serbi, kurse  SOVRANITETI AMERIKAN  e shpie në Uashington- Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** Çfarë kompromisi politik mund të ketë me Beogradin, kur minoritarët serbë të veriut së bashku me Serbinë nuk e njohin Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008- qershor 2023), por po luftojnë për themelimin e një “Srpska republika” (ashtu si të Radovan Karaxhixit dhe të Ratko Mladiqit, e cila u formua me terror dhe me gjenocid) në veriun e Kosovës?!

Kjo është arsyeja thelbësore, pse Amerika nuk duhet pranuar “Srpska zajednicën”, ngase do ta humbiste faktorin shqiptar në Ballkan, duke e braktisur në zonën e sferës së inteteresave sllave të Rusisë dhe të Serbisë së madhe (1844-2023).

Me një fjalë, pranimi i “Srpska zajednicës” de fakto dhe de jure, politikisht dhe diplomatikisht, do të thotë rikonfirmimin e mosnjohjes së Kosovës së pavarur nga ana e Serbisë dhe nga ana minoriteti kolon në veriun e Kosovës.

Amerika duhet të mbrojë sovranitetin e Kosovës, jo “Srpska zajednicën”, që do të copëtojë territroin, sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Ky nuk është kurrfarë kompromisi paqësor për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Beogradit dhe Prishtinës, por diktat dhe imponim ndaj lidershipit të Kosovës, që ka për qëllim rikolonizimin, riserbizimin dhe rusifikimin e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

Prandaj, Amerika prerazi, duhet hedhur poshtë formimin e “srpska zajednicës”, sepse nuk përbën kompromis, por  rrezik potencial për djegjen dhe pushtimin e Republikës së Kosovës.

 

Ultimatum dhe sanksione Serbisë që po rrah dhe plagos NATO-n, si dhe po lufton kundër interesave të  Amerikës në Kosovë, përkatësisht në vendet e Ballkanit Perëndimor

 

*** Shqiptarët në Kosovë e kudo në botë me të drejtë e mbrojnë sovranitetin dhe pavarësinë e saj, të fituar, të njohur dhe të garantuar nga Amerika, sepse luftojnë për të njëjtat vlera dhe interesa, ashtu siç është shprehur  (24 vjet më parë, me rastin e bombardimit të Serbisë agresore dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, 24 mars – 10 qershor 1999) edhe senatori amerikan “Joe Libherman (D‑CT): se  “United States of America and the Kosovo Liberation Army stand for the same human values and principles.… Fighting for the KLA is fighting for human rights and American values.” (https://www.cato.org/blog/prosecution-washingtons-kosovo-clients-war-crimes).

 

 

-Që atëherë me UÇK-në në krye, edhe sot në paqe (2023) politika dhe diplomacia e Kosovës nuk kanë ndryshuar asnjë elemnt përmbajtësor të kursit strategjik dhe gjeopolitik të bashkëpunimit me Uashingtonin zyrtar, me NATO-n dhe me 22 vende anëtare të BE-së, që e kanë njohur Kosovën e pavarur dhe sovrane.

Derisa Beogradi dhe minoriteti serb në veriun e Kosovës nuk e njohin sovranitetin dhe pavarësinë e saj, nuk ka nevojë të formohet “një zajednicë serbe”,  edhe nëse presidenti Vuçiq dhe presidentja  Vjosa Osmani apo kryeministri Albin Kurti dakordohen për një propozim të tillë,  Amerika, do të duhej ta hidhte poshtë, sepse nuk  është në përputhje me interesat e saj të objektivave parësore gjeopolitike dhe gjeostrategjike  afatgjata në Kosovë., as në Ballkan e as në Evropë.

 

-Sanksione Serbisë që po mbështet agresionin e Rusisë në Ukrainë (24 shkurt 2022-qershor 2023), duke mos i vendosur sanksione për të mosprishur marrëdhëniet e parneritetit me Moskën.

-Sanksione Serbisë, që nuk po e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, por po përzihet në çështje të brendshme të saj, me qëllim të rikthimit të sovranitetit kolonial shekullor serb në Kosovë (1912-1999).

Ata shqiptarë që e votojnë “Srpska zajednicën”  ata janë në shërbim të Beogradit dhe të Moskës kundër  sovranitetit të Kosovës, kundër Amerikës, kundër NATO-s dhe kundër BE-së, pa asnjë dyshim.

Ndërkaq, ata që mbështesin sovranitetin e Kosovës, njëkohësisht e përligjin me konskekuencë e besnikëri SOVRANITETIN dhe INTERESAT GJEOSTRATEGJIKE , GJEOPOLITIKE DHE GJEOEKONOMIKE DHE USHTARAKE TË AMERIKËS NË KOSOVË, NË BALLKANIN, SI DHE NË MBARË BOTËN.

 

Antiligjore dhe antidemokratike-votimi i sovranitetit dhe i “srpska zajednicës”

-Një person nuk ka të drejtë të votojë edhe “sovranitetin”, edhe “srpska zajednicën”, por duhet ta votojë vetëm njërën prej tyre. Kështu e thotë e drejta demorkatike dhe ligjore.

Në rastin tonë konkret, një kryeministër, një president ose një kryeparlamentar, nuk kanë të drejtën që të votojnë edhe “sovranitetin” e Kosovës, edhe “srpska zajednicën”, sepse këto dy koncepte e përjashtojnë njëra-tjetrën, nuk janë simetrike e madje as sinonime.

-Janë asimetrike si “nata” me “ditën”. Asgjë nuk kanë të përbashkët. “Sovraniteti” është i ligjshëm-parim i së drejtës ndërkombëtare, kurse “srpska zajednica” është një dëshirë dhe instrument arbitrar jashtëligjor dhe antidemokratik i sistemit kolonial, neokolonial dhe imperialist serbomadh  në funksion të përzierjes në punë të brendshme të Kosovës, me qëllim të fundit, që  në një të ardhme të afërt të djegë sovranitetin, pavarësinë, lirinë dhe demokracinës e shtetit të ri të Kosovës.

 

 Parlamenti i Kosovës ta rishikojë çështjen e “Zajednicës serbe”

Duke qenë se juridikisht( qoftë sipas së drejtës ndërkombëtare, qoftë sipas së drejtës kombëtare) është në kolizion me të drejtën dhe me parimin e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).

Prandaj, as moralisht, as me ligj, as me Kushtetutë, as në frymën demokratike, ata që votojnë për sovranitetin dhe për Amerikën, nuk kanë të drejtë morale, as ligjore e as demokratike, të votojnë edhe për “SZO-në” e Serbisë në Kosovë, sepse janë dy fenomene asimetrike, që politikisht dhe juridikisht e përjashtojnë njëra-tejtrën, njëra është e ligjshme paqësore (mbrojtja e sovranitetit territorial dhe shtetëror e Kosovës), kurse tjetra është armiqësore, antiligjore dhe antikushtetuese, që vret sovranitetin dhe vetëvendosjen e Republikës së Kosovës, të njohur nga 140 shtete anëtare të OKB-së (17 shkurt 2008- qershor 2023).

 

Ndryshe, as Albin Kurti (kryeministri), as Vlora Osmani(presidentja) e as Glauk Konjufca(kryeparlamentari) nuk gëzojnë të drejtën ligjore dhe kushtetuese, që të votojnë edhe sovranitetin e Koosvës, edhe “srpska zajednicën”, sepse këto nuk janë koncepte të barasvlershme (simetrike) as politikisht, as juridikisht, as me Kushtetutë, duke qenë sovraniteti nuk duron dhe, nuk njeh kurrfarë “zajednice”,  institucioni apo pushteti shtetëror mbi të, ngase në mënyrë flagrante shkel parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe Dokumenti Final të Helsinkit të OSBE-së (1975).

Fundja, në sistemin demokratik parlamentar, votimi është akt i lirë i vullnetshëm, mund të votosh për atë që dëshiron, por në rastin konkret të votosh “zajedincën serbe”, do të thotë të votosh kundër pavarësisë dhe kundër sovranitetit të Kosovës, kundër Amerikës dhe kundër 140 shteteve të tjera anëtare të OKB-së, që deri më sot e kanë njohur Republikën e Kosovës së pavarur dhe sovrane. Një përbuzje e tillë do të na kushtonte shumë shtrenjë në zhvillimin dhe në bashkëpunimin e marrëdhënive ndërkombëtare  me shtetet e jera, kur është fjala për  denoncimin e agresionit dhe të kolonializimit gjenocidal të Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan.

Derisa kam votuar Presidentin Joe Biden, nuk kam asnjë të drejtë ta sugjeroj ose ta votoj “Srpska zajednicën” në Veriun e Kosovës !

Kjo do të ishte idiotizëm dhe çmenduri, sepse unë kam votuar dhe, do të votoj për vlerat amerikane, që janë shprehje e tolerances, e mirëbesimit, e drejtësisë  dhe e vullnetit të lirë demokratik, që të gjithë popujt në botë të gëzojnë lirinë, të jetojnë së bashku në paqe dhe në mirëqenie të plotë si fqinj, duke pasur marrëdhënie  të mira dhe bashkëpunimin miqësor në bazë reciprociteti.

Sovraniteti  e përjashton SZO-në !!!

*** Serbia kolonialiste dhe neokolonialiste, pikësëpari ka këto 2 objektiva kryesore për formimin e “SZO-së” : (1) Asgjësimin e atributeve shtetërore të Kosovës së pavarur dhe sovrane, të cilën, tanimë e kanë njohur më se 140 shtete të OKB-së(17 shkurt 2008 – 2023) si dhe (2) Përzënien e Amerikës dhe të BE-së ( 22 vende, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës) nga Kosova, përkatësisht nga Ballkani Perëndimor.

Unë votoj sovranitetin e njohur nga Amerika dhe nga aleatët e saj evroperëndimorë, jo për zajednicën serbo-ruse, që po ngulmon përmbysjen e identitetit tim kombëtar, shtetëror të pavrur dhe sovran, si dhe për shporrjen e Amerikës nga Kosova. Këtë kërkesë  anishqiptare, antiamerikane dhe antieveropiane perëndimore, nuk duhet ta pranojnë as lidershipi e as populli i Kosovës, sepse Kosova dhe Shqipëria do të përfundonin nën “obrellën” hegjemoniste, militariste dhe imperialiste ruso-serbe të Vladimir Putinit dhe të Aleksandër Vuçiqit.

Prandaj, duhet pasur kujdes se ata, që në mënyrë ligjore dhe kushtetuese e mbrojnë sovranitetin e Kosovës, njëherazi nuk kanë të drejtë ta mbrojnë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sepse në territorin e tyre autonom serb humbet e drejta e ushtrimit të sovranitetit shtetëror të Republikës së pavarur të Kosovës.

Kjo është kontradikta ligjore dhe juridike kushtetuese ndërmjet sovranitetit dhe “SZO-së”, sepse çdo lloj autonomie politike, që do t’u jipej minoritarëve serbë, ajo de fakto dhe de jure do të ketë atribute shtetërore të një eniteti të ri serb brenda shtetit ekzistues të Kosovës. Domethënë, në këtë kontekst, nuk është fjala për “defunksionalizimin” e shtetit, por për humbjen e sovranitetit dhe të pavarësisë së tij. Këtë po e kërkon dhe, për këtë qëllim po lufton Beogradi zyrtar  përmes “maskës”  politike, propagandistike, diplomatike, si dhe përmes provokimit të luftës në Kosovë, sikurse më 26-31 maj 2023, kur fallangat kriminale terrosite të dërguara dhe të urdhërua nga Beogradi sulmuan dhe plagosën “34 ushtarë paqësorë të KFOR-it dhe 1 polic shqiptar, si dhe sulmuan ekipet e mediave shqiptare dhe të huaja, që aty për aty ndiqnin zhvillimin e situates së rëndë, ku u lënduan njerëz dhe u dogjën vetura, të shkaktuar nga protestuesit terroristë serbë, që penguan vendosjen e 4 kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe ( Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë veriore).

Sovranistët shqiptarë dhe “autonomistët” serbë nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët të arritjes së ndonjë kompromisi politik paqësor, sepse përmes “SZO-së” lehtë do të bëhej kantonizimi dhe copëtimi i integritetit territorial, administrativ dhe sovran i Republikës së Kosovës.

Sa më sipër “Srpska zajednica” në veriun e Kosovës, nuk do të sjellë kompromis, paqe, stabilitet dhe siguri në rajonin ballkanik, por vetëm një luftë të re, që do të përflakte gjithë Evropën, jo vetëm Ballkanin.

blank

Analistët amerikanë, mendime të ndryshme për qëndrimin e Uashingtonit ndaj Kosovës

VOA/Keida Kostreci

Ditët e fundit i dërguari i posaçëm amerikan, Gabriel Escobar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kanë shprehur publikisht mosmarrëveshjet mes tyre. Përplasja mes dy palëve vjen mes një trysnie të shtuar nga SHBA dhe BE ndaj Prishtinës dhe Beogradit për të çtensionuar situatën në Veri të Kosovës dhe për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve. Në Uashington dy analistë amerikanë, Luke Coffey i Institutit Hudson dhe Charles Kupchan i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë shprehën mendime të ndryshme për Zërin e Amerikës lidhur me mënyrën se si po vepron diplomacia perëndimore, sidomos ajo amerikane. Me analistët bisedoi gazetarja Keida Kostreci.

Që pas ngjarjeve të javës së kaluar në Veri të Kosovës, Uashingtoni ka qenë kritik në mënyrë të pazakontë ndaj Prishtinës, përfshirë deklaratat e të dërguarit të posaçëm amerikan, Gabriel Escobar ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitave në Prishtinë dhe Beograd.

Për analistin e Institutit Hudson, Luke Coffey, qëndrimi i administratës së Presidentit Joe Biden, ka qenë i pabalancuar.

“Mendoj se mënyra se si zoti Escobar i është qasur kësaj çështjeje ka qenë pothuajse e papërgjegjshme, të paktën jo shumë e sofistikuar në aspektin e diplomacisë amerikane. E kuptoj dëshirën për të ushtruar presion ndaj të dyja palëve nga qeveria amerikane, por duket se kohët e fundit presioni ka qenë në mënyrë joproporcionale kundër Kosovës, të paktën publikisht. Dhe mendoj se kjo është e pashëndetshme”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Zoti Coffey, një analist konservator, e hedh poshtë argumentin se Shtetet e Bashkuara u zunë në befasi nga veprimet e qeverisë së zotit Kurti në Veri pa koordinim me Uashingtonin, duke thënë se nëse kjo është e vërtetë, është një dështim i angazhimit dhe diplomacisë amerikane.

“Do të ishte kulmi i paaftësisë nëse ambasada amerikane nuk e dinte se qeveria e Kosovës do të përpiqej të dërgonte kryetarët në ndërtesat e komunave”, thotë ai.

Por Charles Kupchan i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë se kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, janë të justifikuara.

“Ai ka ndërmarrë kohët e fundit veprime që unë i konsideroj si provokuese pa nevojë, përfshirë shtysën për çështjen e targave dhe së fundmi përdorimin e policisë së armatosur për të futur në godinat e komunave kryetarët shqiptarë etnikë që u zgjodhën me më pak se 4% të votave. Këto nuk janë manovra të dobishme”, thotë zoti Kupchan për Zërin e Amerikës.

Por megjithëse mendon se politika që po ndjek administrata amerikane është e drejtë, ai shton se Serbia ka qenë gjithmonë një lojtar i vështirë dhe gjasat janë që i nxiti serbët në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

“Pra, megjithëse unë mendoj se kritikat ndaj Kurtit janë të justifikuara, presioni duhet të ushtrohet si mbi Prishtinën ashtu edhe mbi Beogradin nëse do të shohim përparim drejt normalizimit dhe zbatimit të marrëveshjeve, përfshirë një formë të vetë-menaxhimit të serbëve në Kosovë”.

Çështja e Asociacionit është Thembra e Akilit në procesin që po provon të jetë tepër i brishtë drejt gjetjes së një rruge për normalizim. Zoti Escobar përsëriti se nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin evropian, duhet të themelojë Asociacionin.

“Kjo duket të jetë pika kryesore e ngecjes. Por për mendimin tim, është gjithashtu çelësi që do të çonte në një përparim në mënyrë që shumica serbe që jeton në veri të lumit të ndjente se ka një zë në institucionet, qeverisjen e Kosovës dhe që të ndjehen shumë më komodë për t’u integruar në vend”, thotë për Zërin e Amerikës, zoti Kupchan.

Ai e pranon se me strukturat paralele dhe manipulimin e popullatës serbe brenda Kosovës nga ana e Beogradit, Kosova ka të drejtë të jetë e acaruar. Por çështja qëndron diku tjetër, thotë ai.

“Cila është rruga më e mirë që qeveria duhet të ndërmarrë për të arritur në një paqe të kënaqshme, të qëndrueshme dhe afatgjatë, ku Serbia të krijojë një marrëdhënie normale me Kosovën dhe në fund të fundit, të gjitha vendet e botës, përfshirë Serbinë, ta njohin Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran”.

Zoti Coffey thotë se është e pamohueshme që pakicat etnike duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë sipas ligjit dhe të kenë përfaqësim të përshtatshëm. Por …

“Mendoj se shqetësimi për një tjetër Republika Srpska është shumë legjitim dhe i vlefshëm. Megjithatë, besoj se diskutimet për këtë Asociacion dhe proceset që do të çojnë ndoshta në themelimin e tij duhet të bëhen para së gjithash me dyer të mbyllura, sepse kjo është një çështje e delikate”, thotë për Zërin e Amerikës.

Zoti Coffey thotë se nëse ka kritika legjitime ndaj qeverisë së Kosovës, “një aleate e ngushtë”, atëherë ato duhet të bëhen privatisht.

Por zoti Kupchan mendon se SHBA po flet publikisht, në një përpjekje për të bindur kryeministrit Kurti për t’iu kthyer dialogut me Serbinë, në një mundësi që ai e quan shansin më të mirë ndoshta që nga pavarësia e vitit 2008 për normalizimin e marrëdhënieve.

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë një mesazh edhe Serbisë, qeverisë serbe se janë një lojtar i balancuar dhe se nëse mendojnë se Prishtina po ndërmerr hapa që nuk janë të dobishëm, do ta thonë një gjë të tillë”.

Zoti Kupchan thotë se janë pikërisht lidhjet historike mes Kosovës dhe Serbisë, që e bëjnë Uashingtonin të ketë një ndikim unik për ta shtyrë Prishtinën drejt një qëndrimi konstruktiv.

SHBA dhe BE kanë bërë thirrje për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja në komunat e veriut.

Zoti Coffey e pranon se kryetarët shqiptarë nuk kanë mandat popullor, megjithëse thekson se nuk është përgjegjësia e tyre që serbët në Veri bojkotuan. Ai thotë se kërkesa e SHBA-së dhe BE-së për zgjedhje të reja, është e arsyeshme …

“Nëse Serbia tërheq trupat nga kufiri dhe nuk bën përpjekje të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës, nëse serbët etnikë që jetojnë atje angazhohen sinqerisht për të marrë pjesë në këto zgjedhje, atëherë mendoj se do të ishte e arsyeshme të rimbaheshin këto zgjedhje”, thotë ai.

Zoti Kupchan është dakord që duhen mbajtur zgjedhje të reja.

“Duhet të ketë një çtensionim të situatës dhe të shkohet drejt zgjedhjeve të reja, ku një pjesë e konsiderueshme e shumicës serbe që jeton në veri ketë gatishmërinë të marrë pjesë dhe në të cilat zyrtarët e zgjedhur të gëzojnë legjitimitet demokratik”, thotë ai.

Kryeministri Kurti tha të mërkurën se është në favor të zgjedhjeve të reja në komunat veriore, por siç tha, pas sundimit të ligjit dhe përgatitjes së terrenit.

Ndërsa Presidenti Vuçiç tha se nga 9 deri më 12 qershor do të bisedojë me serbët e Kosovës, lidhur me situatën në veri.

Zoti Escobar dhe zoti Lajçak kanë thënë se duan të shohin hapa konkretë drejt qetësimit të tensioneve para se të raportojnë të premten në Uashington dhe Bruksel.

Deri tani nuk ka patur shenja të tilla nga dy udhëheqësit.

blank

Nxirre Draftin, garantoje, hidhe në Referendum në Kosovë!- Nga GENC BURIMI

Zoti Kryeministër,

Në një demokraci çdo mendim duhet dëgjuar. Propozimi juaj për të ndërmjetësuar midis Kosovës, Serbisë dhe Miqve Perëndimorë të Kosovës nuk ka përse të bëjë përjashtim , ndaj duhet dëgjuar dhe me shumë vemendje biles.

Ju propozoni pikërisht atë që personalisht si ndjekës i vemendshëm i situatës kërkoja me ngulm në disa shkrime të fundit mbi Kosovën se përse nuk i propozohet Kosovës një Draft për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë, një pikë ngecje që armiqëson përtej Kosovës me Serbinë , Kosovën me Perëndimin.

“Bujrum” ! Paraqiteni draftin por duke marrë parasysh dy kushte kardinale:

  1. Të japë Garanci ndërkombëtare Hartuesi i Draftit së Asociacionit se Veriu i Kosovës me shumicë serbe nuk do të lejohet kurrë të bëjë shkëputje “de jure” ose “de facto”, siç i ndodhi Qipros, Bosnie- Hercegovinës apo dhe Ukrainës në Donbas ku marrëveshjet Minsk 1 dhe 2 , të njëjta si me Asociacionin në Kosovë, nuk e shmangën luftën.
  2. Kushti i dytë të jetë që Drafti juaj i Asociaconit t’i nënshtrohet me Referendum vullnetit të popullit të Kosovës, siç u veprua me Brexit-in apo Traktatin e Lisbonës.

Këtu i ka limitet përçapja juaj megjithë paraqitjen për të ndihmuar palët që ju i mvishni asaj.

Asnjë Fuqi perëndimore nuk do ta plotësonte kushtin e dhënies së garancive se me Draftin tuaj të Asociacionit, nuk do t’i lejohet kurrë Serbisë të vërë dorë mbi Veriun e Kosovës “de facto” apo “de jure”. Historia ka treguar se edhe atëhere kur Perëndimi e dha një garanci të tillë ndërkombëtare, i famshmi Memorandum i Budapestit të 1994 që i garantonte sigurinë Urkainës nëse ajo hiqte dorë nga arma bërthamore , as dy dekada më vonë ai premtim u harrua… C’do të ndodhë me Asociacionin pas dy dekadash në Kosove? Dikush ne kete bote mund te jape garanci?

Shkurt, nxirre Draftin, Garantoje , hidhe në Referendum ! Të paktën, të shpëtojnë faqen , formën demokratike të marrjes së këtij vendimi kompleks për Kosovarët në pamundësi të shpëtojne një ditë thelbësoren, Veriun e tyre…

blank

Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha: Z. Rama, a keni dërguar ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës?

Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës, se ka dërguar një draft për asociacionin e komunave ku jetojnë serbë në Kosovë.

“I dashur Kryeministër Rama, e di që në të kaluarën politikanë tanë në Kosovë të kanë ngarkuar me shqetësime të ndryshme, mirëpo kanë ndërruar kohërat dhe personalisht të liroj nga ky shqetësim, sepse Kosova tani ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për Kosovën”, shkruan deputeti në një postim në facebook.

Postimi i plotë:

Qenka shqetësu Kryeministri Edi Rama për shqetësimin e mikut të tij, e që është Asociacioni. Bile e paska marrë mundin me draftu një statut!

Z. Rama, a keni dërguar tek bashkësia ndërkombëtare ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës?

I dashur Kryeministër Rama, e di që në të kaluarën politikanë tanë në Kosovë të kanë ngarkuar me shqetësime të ndryshme, mirëpo kanë ndërruar kohërat dhe personalisht të liroj nga ky shqetësim, sepse Kosova tani ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për Kosovën. syri.net

blank

Drafti i Edi Ramës- drafti i Serbisë i transmetuar dhe përkthyer në Tiranë përmes Batonit- Nga Nezir H. Kraki

Drafti i Edi Rames (nese vertete ekziston nje i tille) eshte ne fakt drafti i Serbise i transmetuar dhe perkthyer ne Tirane permes Batonit. Se vet Edi nuk e di as ku gjendet Zveçani apo Leposaviqi. Ai idiot s’e di mire as ku jane Peja e Deçani se kurre Kosoven s’e ka duru as si perpjekje per liri as si lufte per pavaresi. Dhe tash ia ve ne diskutim edhe shtetesine.
Ne vend qe te kerkoje asociacion per Shqiptaret ne Serbi, ky kryehajdut e kerkon ate per serbet ne Kosove.
Vec nje hall i madh ose skizofreni ne shkalle finale e shtyn nje person deri ne kete pike.
I them bravo publikisht Arben Gashit te LDK-se per pozicionimin parimor ne kete rast. Duhet krejt opozita e Kosoves dhe e Shqiperise ta thone te njejten gje: STOP sabotimit te Kosoves nga Edi Rama.
Edi Rama është nje idiot, hajdut dhe despot i Shqiperise. Fatkeqesia me e madhe e atij vendi nga shembja e komunizmit deri sot.
I vetmi politikan i Shqiperise qe vepron ne vije me strategjine serbe dhe i gatshem ta tradhetoje Kosoven ne çdo rast. Para tre kater vitesh u mobilizua me batonin dhe Vuçiqin per ndarjen e Kosoves. Deshtoi si dhe mbeti si zagar rrugesh. Por ky idiot kurre s’e ka ndal sherbimin ne favor te Serbise dhe ka propozu ne prapaskena edhe ide tjera skandaloze veç te shihet nga Evropa e Amerika si lider konstruktiv.
Ky idiot eshte sot nen hetime ne Amerike per skandalin e interferimit ne te dhena sekrete amerikane. Ne Evrope askush s’i flet dhe s’e pret më. Prandaj eshte ne gjendje per ta dhene jo vec Kosoven por edhe Shkodren e Saranden qe pushteti i tij despotik dhe proserb te mos bezdiset nga aleatet. Milionat ruse e serbe qe derdhen ne Shqiperi prej 10 vitesh do jepnin kete rezultat, ka qene e ditur.
Mos e merrni seriozisht kete idiot e lobues te interesave serbe! Edhe ky si vellai i vet Vuçiqi e kane nje armik, ai eshte Albin Kurti.
I ftoj qytetaret e ndershem te Shqiperise, shoqerine civile atje m, opoziten dhe kedo qe ia do te miren popullit shqiptar te mobilizihen ne protesta masive qe te mbrohen interesat e shqiptareve ne pergjithesi dhe Kosova ne veçanti.

blank

Deputeti i LVV-së: Rama po shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiçin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar pak pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se dje ua ka përcjellë një draft për Asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Muja thekson se me dërgimin e këtij draft-statuti në Berlin e Paris, “Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiçin”.

Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar”, shkruan Muja.

Rama ka bërë të ditur në një konferencë për media se dje ua ka përcjellë një draft për Asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Jam këtu për t’ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”, tha Rama gjatë konferencës.

Rama tha se dokumenti është konfidencial, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionin dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”. syri.net

blank

Kreu i deputetëve të LDK – Edi Ramës: Kompetente për propozim të asociacionit është veç Qeveria e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është përfshirë në debatin që po bëhet pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ka dërguar një draft-statut të Asociacionit në Gjermani dhe Francë.

Gashi i LDK-së e ka kundërshtuar këtë lëvizje të Edi Ramës, duke thënë se kompetente për propozime të draft-statutit të Asociacionit është vetëm Qeveria e Kosovës dhe asnjë qeveri tjetër.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.” – ka shkruar Gashi në Facebook.

Ky nuk është reagimi i parë nga Kosova pas propozimit të Ramës. syri.net

blank

BIRN: Kryeministri Rama mban anën e Serbisë në konfliktin me Kosovën

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti anën e Serbisë në konfliktin me Kosovën për komunat në veri gjatë një konference për mediat të mbajtur të enjten në Tiranë.

“Është e pakuptueshme arsyeja e ngurrimit të autoriteteve të Kosovës për deskalimin e një situate që dukshëm çdo ditë dhe çdo orë e humbura e madhe është Kosova”- tha ai duke shtuar se “Serbia po bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë”.

Sipas kryeministrit shqiptar Kosova po fajësohet botërisht për qëndrimet ndaj situatës duke paralajmëruar sanksione të aleatëve ndërkombëtare ndaj saj.

Rama, të cilit vetëm dy ditë më parë iu arrestua një prej bashkëpunëtorëve të afërt me akuza të shpërdorimit të detyrës, u vetofrua me një zgjidhje, që ai e cilësoi një draft për asosacionin e komunave në Veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe.

“Dje ua kam përcjellë Scholz dhe Macron një draft të Asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”- njoftoi Rama duke mos dhënë detaje për përmbajtjen e draftit, i cili sipas tij ishte punuar nga ekspertë amerikane nëse do të vinte një rast i tillë mes dy shteteve.

“Në këtë rast i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë, pasi palët nuk po merren më vesh se kush duhet ta shkruaj këtë tekst, dhe jo më të merren se ça duhet të ketë teksti”- këmbënguli Rama në qëndrimin e tij.

Ai pranoi se draftin nuk e ka konsultuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke theksuar se “nuk është fati i Kurtit sot në lojë, por i Republikës së Kosovës”.

Deklarata e Ramës solli reagimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili drejton sot një pjesë të opozitës, i cili e konsideroi qëndrimin e tij si ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.

“Ky akt përbën ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës, në emër të Beogradit, akt më i shëmtuari në historinë e marrëdhënieve të dy vende, që nxit dhe nuk qetëson konfliktin”- tha ai në një deklaratë për mediat të enjten duke e etiketuar Ramën si “argat të Vuçiç”./ BIRN/

blank

Eksperti Kurt Bassuener: Dhuna në Zveçan ndaj KFOR-it është dirigjuar nga Beogradi

Nga këndvështrimi i analistëve ndërkombëtarë, situata në veri të vendit cilësohet e dirigjuar nga Beogradi.

Kështu thotë edhe politologu Kurt Bassuener, i cili është marrë me zhvillimet në Ballkan për një kohë të gjatë. Ai thotë se themelimi i Asociacionit ka për qëllim ta fuqizojë Beogradin, në mënyrë që nëpërmjet tij si instrument, ta mbajë nën kontroll tensionimin dhe shtensionimim e situatës.

Politologu Kurt Bassuener është bashkëthemelues dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave të Demokratizimit, me qendër në Berlin, i themeluar në vitin 2005.

Gjatë studimeve, ai është marrë kryesisht me zhvillimet në Ballkan, përkatësisht në Bosnjë dhe Në Maqedoninë e Veriut. Për zhvillimet në Kosovë, Bassuener thotë se ajo çka ndodhi në Zveçan, origjinën e ka në Beograd, raporton RTKlive.

Ndërkohë Asociacionin, Bassauener e sheh të paqartë aktualisht, por sipas tij, qëllimi i Serbisë është që nëpërmjet asociacionit ta kontrollojë veriun e Kosovës, në mënyrë që nëpërmjet tij të rrisë dhe të ulë tensionet.

‘Është e qartë se diçka e koordinuar si dhuna në Zveçan kundër trupave të KFOR-it ka qenë e drejtuar nga Beogradi, nuk ka ndonjë dyshim për këtë, sepse ka shumë dëshmi që shpien në atë drejtim. Marrë parasysh edhe tentimin për t`i përsëritur zgjedhjet në ato komuna, kjo është një përpjekje të cilën Perëndimi po e mbështet për t`i dhënë Serbisë një ripërpjekje përmes Listës Serbe në zgjedhjet në të cilat nuk kanë marrë pjesë. Sa i përket Asociacionit, është i ngjashëm në disa mënyra me Republikën Serbe ose mund të jetë, është ende e padefinuar. Ajo çfarë dëshiron Serbia është e qartë se janë shtigjet për të kontrolluar përtej Ibrit si reagues konflikti për t`i ulur dhe rritur tensionet sipas dëshirës. Dhe kjo është diçka për të cilën Prishtina duhet të jetë mjaft e shqetësuar’, tha ai.

Bassuener thotë se Perëndimi po ndërton politika për ta kënaqur Serbinë, që ta përfitojë si aleat kundër Rusisë.

“Ka edhe modele të tjera të cilat nuk janë diskutuar, por ajo që unë shoh si më shqetësuesen për këtë situatë është që Perëndimi nuk po u adresohet publikut në Kosovë dhe Serbi, dhe është plotësisht i koncentruar në liderët e këtyre dy vendeve. Për të arritur një marrëveshje, edhe mund t`u drejtohet kështu, por nëse argumenti i Perëndimit është që kjo është për demokraci , atëherë do të ishte mirë të dëgjonim diçka për demonstratën kundër dhunës në Beograd, si dhe për dhunën që ka ndodhur në Zveçan dhe prej nga ka ardhur. Fatkeqësisht Perëndimi ende mbetet i përkushtuar në përpjekjet për të ndërtuar politika duke e kënaqur Serbinë, deri në përpjekje që ta rifitojnë nga kundërshtarët gjeopolitikë, posaçërisht Rusisë dhe mendoj se ky do të jetë qëllimi’, tha ai.

Image

blank

Një herë kolaborator – përherë kolaborator- Opinion nga Sadri Ramabaja

Dy udhëheqësit e shërbimit sekret të Serbisë, Jovica Stanishiqi dhe Franko Simatoviqi, morën dënimin meritor për krimet që formacionet ushtarake dhe ato të sigurisë të Republikës së Serbisë kanë kryer gjatë luftës në Bosnjë dhe Kroaci.

I pari [Stanishiqi] për opinionin publik është stivuar në kujtesë edhe si personi që ka terrorizuar një lagje të mirë të figurave publike dhe intelegjencës kosovare. Natyrisht me ndihmën e rrjetit të bashkëpunëtorëve të tij.

Në esenë e tij të fundit me titull “I Akullti dhe Frenki dënojnë Serbinë”, të publikuar në gazetën Koha, publicisti kosovar Veton Surroi, na kujton se Stanishiqi ka mbetur në kujtesë të opinionit “më së shumti për një episod”. Në këtë epsisod, “Shërbimi i sigurimit shtetëror serb siguroi bashkëpunimin e një personi publik shqiptar [që vazhdon të jetë publik edhe sot] në mënyrë që të hapet një kanal komunikimi me persona me ndikim politik ndër shqiptarë. Qëllimi ishte që të krijohej një platformë që do të largonte shqiptarët nga konsensusi për pavarësi.”

Në bisedat që kisha me Mahmut Bakallin gjatë luftës, në prag të fillimit të bombardimeve të NATO-s dhe më pas, por edhe pasi ishim kthyer në Prishtinë, pasi ai qe ngarkuar me detyrën e këshilltarit politik në Zyrën e kryemnisitrit Haradinaj, derisa unë kisha detyrën e Zyrtarit të lartë politik, më ka rrëfyer se si ky person publik [fjala është për Baton Haxhiun], tri herë i ka vajtur në banesë dhe i ka bërë presion që ta pranojë ftesën për të vajtur në Brezovicë në takimin me Jovica Stanishiqin.

Në këtë insistim, nuk kishin munguar as kërcnimet e drejtpërdrejta.

Prandaj gjatë bisedave, z. Bakalli nuk e fshehte asnjë herë mllefin që kishte për personin e BH në tërë këtë histori dhe atë pasuesen, kur një delegacion i drejtuesve të LDK-së tok me Bakallin do të detyroheshin të shkonin tashmë në audiencë tek shefi i Stanishiqit në Beograd – te Sllobodan Milosheviqi.

Këtë që e pohon zoti Surroi lidhur me qëllimin e këtij shërbimi – për krijimin e një platforme që do të largonte shqiptarët nga konsesusi për pavarësi, ma kishte pohuar edhe i ndjeri Mahmut Bakalli, që besoj ta ketë nënvizuar enkas në kujtimet e tij.

Por, atë që nuk do t’ia arrinte dot Baton Haxhiu gjatë luftës, duke ju bashkuar presionit psiqik e fizik ndaj të ashtuquajturës alternativë politike në Kosovë në prag të shpërthimit të luftës së UÇK-së dhe më pas, duket se ia ka arritur duke qenë në kondita më të mira ndërkohë si i pozicionuar mirë në cilësinë e këshilltarit politik të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z Edi Rama, jo vetëm në procesin e krijimit të Ballkanit të Hapur, por edhe krijimit tashmë të një platforme politike – blloku politik të veçantë opozitar në Prishtinë dhe Tiranë, në raport me Qeverinë Kurti e që ndërlidhet kryekreje me veriun e Kosovës.

Konstatimi edhe i Gjykatës Ndërkombëtare për fajësinë e Serbisë në raport me krimet e kryera në Bosnjë e Kroaci, rrjedhimisht edhe në Kosovë, meqë kjo dyshe që u dënua ishte bartëse e plojës dhe gjenocidit në Kosovë, do të duhej të reflektonte gjithësesi edhe në politikën kosovare, konkludon me të drejtë z Surroi.

Por, përkundrazi, në Kosovë dhe rreth Kosovës, edhe me shërbimet e Baton Haxhiut me Co, tutje, po vazhdon lufta speciale me intenzitet të shtuar për të krijuar destabilitet politik dhe parakushte për krijimin e një platforme politike të re që do të shkonte në shërbim të idesë për “t’ia kthyer dhuratat e Rankoviqit” Serbisë, pavarësisht se Veriu i Kosovës është jetik për Republikën dhe do të duhej cilësuar ashtu si është: interes jetësor i Kombit.

Rruga Press

blank

FOTOT- Osmani: I madhi Kadare mori Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, nderim nga populli i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pak minuta më parë, një album nga ceremonia e dekorimit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare në Prishtinë.

Vjosa Osmani e nisi shënimin e saj në Fb duke cituar fjalët mbresëlënëse të Kadaresë në ceremoni: “Mbledhja jonë në këtë sallë nga shqiptarë të të gjitha zonave të Ballkanit tregon këtë triumf të gjatë shekullor të kombit shqiptar. Nga një triumf i tillë asnjë komb nuk heqë dorë. Ky është një triumf për veten e vetë, për lirinë e vetë, për gëzimin e vetë, për të ardhmen e vetë. Me një fjalë është një triumf për atë që quhet qytetërim njerëzor universal i kësaj bote ku jetojmë.”

Presidentja më pas tregoi se me këto fjalë, “shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, pranoi sot Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, të cilin pata nderin t’ia ndajë në emër të popullit të Kosovës. Ky Urdhër i është ndarë për mjeshtërinë e jashtëzakonshme në artin e fjalës, shprehur gjithandej veprave të tij, për përkushtimin me të cilin e ka mbrojtur të drejtën e Kosovës, si dhe për vlerat letrare e intelektuale me të cilat është paraqitur nëpër botë dhe me të cilat e ka lartësuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar.”

Image

Image

Image

Image

Image


Send this to a friend