VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Banorët e Astirit “marshojnë” drejt shtëpisë së Ramës në Surrel

By | January 8, 2019

Komentet

Në 6-vjetorin e peticionit për Rrugën e Arbërit: Sot peticioni ka 17 000 përkrahës

 

18 Mars 2019

Nga Grupi i Lobimit

 

Sot gjashtë vite më parë filloi peticioni online për Rrugën e Arbërit.

 

Siç kemi bërë gjithmonë, edhe tani kur situata politike në Shqipëri fatkeqësisht është përkeqësuar, ne vazhdojmë të ndjekim ecurinë e punimeve të rrugës plotësisht larg çdo ndikimi partiak.

 

Gjatë 6 viteve të peticionit, Kryeministri Edi Rama nuk mundësoi asnjë hapësirë bashkëpunimi me Grupin e Lobimit. Rruga, sipas projektit që po zbatohet, ka ndryshime me projektin e para viti 2013. Ne mendojmë se po qe se qeveria do të kishte dëgjuar sugjerimet tona, në projektin aktual do të kishte më shumë përmirësime.

 

Edhe tani, ne jemi të hapur për shkëmbim mendimesh me qeverinë për aspekte të ndryshme të veprës.

 

Na krijohet apo jo mundësia për të dialoguar me qeverinë për këtë vepër në vitet që vijnë, nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që kjo rrugë, ndërtimi i së cilës ka filluar zyrtarisht që në vitin 2010, të përfundojë sa më shpejt dhe, ashtu siç është premtuar, brenda mandatit të dytë të qeverisë Rama.

 

Ne e vlerësojmë progresin në segmente të ndryshme të veprës. Njëkohësisht ne po vëzhgojmë me kujdes cilësinë dhe standardet e punimeve.

 

Është e nevojshme të theksohet se Rruga e Arbërit nuk do të mundësojë lidhjen e nevojshme me Shkupin. Kjo pasi, projekti që po zbatohet, është rrugë interurbane me dy korsi kalimi.

 

Megjithatë, po të kemi parasysh se të gjitha qeveritë që janë marrë me këtë vepër kanë qenë më të interesuara të merren me llafollogji politike sesa me punë konkrete, progresi që është bërë duhet parë si sukses.

 

Ne jemi në pritje nga qeveria për më shumë informacion në lidhje me këtë vepër për disa çështje akoma të pasqaruara.

 

Kështu, përshembull, një pyetje që akoma ka mbetur pa përgjigje është nëse rruga do të jetë me pagesë ose jo. Në qoftë se Rruga e Arbërit do të jetë me pagesë, kjo do ta bëjë këtë vepër të ‘veçantë’ jo për ndonjë arsye të mirë. Ky do të jetë një ndër rastet e rralla në botë ku qytetarëve do t’ju kërkohet të paguajnë për një rrugë interurbane. Të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë.

 

Ndërkohë, siç kemi thënë kur filluam këtë nismë më 18 Mars 2013, peticioni do të qëndrojë i hapur deri në inaugurimin e veprës sipas standardeve, në mënyrë që kjo vepër jetike për Dibrën dhe zonat e tjera të injoruara të përfundojë sa më shpejt.

Peticioni mund të nënshkruhet këtu: https://www.change.org/p/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit?fbclid=IwAR05P1M1t_NWQPF6T0O3UAJaAGlosRrD2nFl1Y1rF4Hm6Xa8TIl4IHm-47Q

Ambasada gjermane e para që nuk e kritikon opozitën: Respektojmë vendimin e djegies së mandateve

Ambasada gjermane me seli në Tiranë përmes një deklarate për mediat shprehet për gjendjen aktuale politike në vendin tonë. Ambasadorja Susanne Schütz thotë se reformat politike aktuale duhet të vazhdojnë më tej. Ambasadorja e Gjermanisë Schütz deklaron se mbështet reformën në drejtësi dhe procese të tjera me rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë. Ajo po ashtu thotë se respekton vendimini e opozitës për lënien e mandateve, si dhe marrjen e tyre nga deputetët e rinj, megjithëse shton se vendi ku duhet zhvilluar debati politik është Parlamenti. Keqardhje Schütz shpreh edhe për mosmiratimin e reformës zgjedhore.



Deklaratë e ambasadores së Gjermanisë Schütz:

Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë – reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë. Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon. E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale. Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut. Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore.

Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

 

Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve.

Në Shqipëri të shkarkojnë nga puna po kritikove qeverinë

Ylli Dylgjeri, gazetar i njohur, i cili prej kohësh punonte si Drejtor në Ministrinë e Financave është shkarkuar nga detyra. Motivacioni për këtë vendim nuk lidhet me asnjë bazë ligjore dhe as me detyrën në administratë, por me qëndrimet e Ylli Dylgjerit në rrjetet sociale.

Në një procedurë anormale, eprorët e Dylgjerit në Ministri kanë vënë në lëvizje Komisionin Disiplinor i cili ka analizuar komentet, postimet dhe reagimet që ka bërë në Facebook.

Lajm i shkarkimit është konfirmuar nga gazetari Ylli Dylgjeri për “Koha Jonë”.

Komisioni i Disiplinës ka analizuar postimet e Dylgjerit që lidheshin me Kryeministrin Edi Rama. Konkretisht ka qenë një status ku Dylgjeri ironizonte zëvendësministrin e Jashtëm, Gent Cakaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Procedura e ndjekur nga Ministria nuk ka asnjë bazë ligjore dhe as ndonjë rregullore etike. Administrata përgjigjet për zbatimin e ligjit në sektorin që mbulon, por jo për mendimet që shpreh në rrjetet sociale.

Një procedurë e tillë e ndjekur në rastin e Ylli Dylgjerit ngjan si rikthim i censurës, ku njerëzve u ndalohej të shpreheshin apo të kishin mendime kundër udhëheqjes.

Dylgjeri i përket brezit të gazetarëve të pas viteve ’90 që shquhet për ironinë dhe sarkazmën në reagimet e tij në rrjetet sociale. Shkelja tjetër e ministrisë lidhet me faktin se Dylgjeri nuk ka asnjë kontratë me median për publikimin e shkrimeve, por qëndrimet e tij janë mendime personale të hedhura në rrjetet sociale.

Hapja e dosjes “Hajdari”, flet avokati i Izet Haxhisë: Kemi provat. Berisha, dëshmitari i parë

“Vendosje te nje te drejte ne vend” e ka quajtur avokati i Izet Haxhise, vendimin e marre sot nga Apeli per rihapjen e ceshtjes “Hajdari” duke i dhene te drejten klientit te tij te degjohet.

 

“Eshte e drejta e cdo shtetasi per tu degjuar, kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi”- tha ai.

“Ky është një vendim shumë i drejtë qe e rikthen çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë. I bie barra serish akuzes por edhe ne te paraqesim provat qe kemi pretenduar per te realizuar nje gjykim te vertete. Persa i perket cilesimit se eshte i denuar apo i paraburgosur me pas se ne do te bejme veprimet tona.

Pyetur per provat e reja dhe listes me deshmitaret, avokati ka theksuar: “Kemi siguruar te drejten te degjohemi, eshte e drejta jone te degjohemi. Provat janë materiale, tabulante, edhe pse ka kaluar kohe e gjate, provat me dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje padrejtesisht, per te gjitha arsyet qe i kemi bere te qarta, pasi kemi nje proces te montuar kemi intrige politike nga duart e zgjatuara te atyre qe kane marre kete vendim”- tha ai.

Pyetur per emrat e deshmitareve, ai tha: Në krye të listës së dëshmitarëve që do të thirren është Sali Berisha, keshtu e ka vendosur ai qe une perfaqesoj, se kane qene shume afer njeri tjetrit dhe kane cfare i thone njeri-tjetrit, besoj do te duhet te degjohet gjithcka, edhe debati”, tha ai.

Klevis Balliu: “Edi Rama shtrohet në spital, pëson parainfarkt”

 

Kështu shprehet ishd-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili në një postim të tijin në Facebook, shprehet se, kreu i qeverisë ka përfunduar në spital pas protestës së djeshme të opozitës.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

Rama përfundon në spital pas 16 marsit

Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.

Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.

Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij.
Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.

Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.
Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët.

Opozita e bashkuar mazhorancë morale për të udhëhequr Shqipërinë – Nga AZGAN HAKLAJ

Patriarku i Oktapodit kriminal Edi Rama ra.

Protesta më e madhe në historinë 29 vjeçare të demokracisë.
Referendum popullor kundër Patriarkut të Keopsit kriminal Edi Rama.

Zgjim kombëtar për të çliruar Shqipërinë nga tentakulat e oktapodit që ka kapur institucionin e votës së lirë, nga ku burojnë të gjitha institucionet e Shtetit të së Drejtës.
Vetëdije kombëtare kundër Qeverisë Kuislige që ka shitur Kauzën Çame, pasuritë kombëtare dhe është bëre pjesë e skenarit të binjakëve Thaçi-Vuçiç, me bekimin e Binomit Putin -Erdogan për ndarjen e Kosovës.
Vendosmëri e jashtëzakonshme, qytetare për përmbysjen e Tiranisë në mënyrë paqësore e demokratike.
Lumenjtë e njerëzve që u derdhën nga të katër anët e Shqipërisë, trojet etnike dhe Diaspora përmbytën Sheshet Skenderbej-Nënë Tereza dhe Bulevardin Deshmorët e Kombit, dëshmuan së janë të vendosur për ta vazhduar qëndresën.
Deti i qytetarëve protestues i udhëhequr nga opozita e bashkuar dhe Korifeu Lulzim Basha vendosi solemnisht;
Edi Rama dorëzohu-largohu-ik.
Asgjë nuk mund ta ndalë Sovranin.
Ai tani ka bekimin hyjnorë.
Kjo pranverë i takon Atij të vëndosë për Epokën e re Shqiptare.
Epilogun e Tiranisë dhe Prologun e Demokracisë.
Misioni i Sovranit është kthimi i institucinit të votës së lirë dhe çlirimi i shtetit nga kapja e bandave oligarkike të pushtetit.
Kauza jonë është rrëzimi i pushtetit kleptokratik.
Misioni ynë është rrëzimi i regjimit despotik të Sulltan Ramës, i cili ka kap shtetin me pushtetin e marrë me grabitjen e votës, me mandate të blera dhe ka krijuar Parlamentin monopartiak me mandate komerciale, e po përpiqet ta mbajë në këmbë të rrethuar me hekura e tela me gjemba, me lëndë helmuese luftarake të hedhura kundër popullit të tij si Ali Kimiki i Sadam Hysenit, të cilat i ka dhuratë nga Vuçiçi për mbështetjen që po i ban kundër Kosovës.
Historia ka treguar se Cunamit popullor nuk i ka rezistuar asnjë regjim diktatorial në botë.
Çdo diktator sado i fuqishëm të ketë qenë e ka humb me turp e në mënyrë tragjike betejën me popullin e tij.
Po ia sjell në vëmendje Sulltan Ramës fundin e Hitlerit në bunker, varjen e Duçes për këmbësh apo tërheqjen zvarrë të bustit të Atit të tij shpirtëror Enver Hoxhës, fundin e Sadam Hysenit, Gedafit e Millosheviçit.
Mbatharaku Gruevski u zvarrit si hardhuc maleve, pasi u arratis për ti shpëtuar drejtësisë e leshon helëm si nëpërka nga strofulla e gjetur me mund.
Regjimi autokratik i Rilindjes së Edi Ramës, antitezës së shëmtuar të Rilindjes Kombëtare tashmë ka rënë.
Kush humbet të drejtën morale humbet dhe të drejtën juridike.
Sovrani e çertifikoi si mazhorancë morale opozitën e bashkuar të udhëhequr nga Lulzim Basha.
Kjo pranverë është proludi i historisë së re të Kombit Shqiptar e cila ndan dy botë, botën kriminale të Rilindjes Ramiane dhe Ditëlindjen e Pranverës Blu, të Ardhmes Europiane të shqiptarëve.

Ish-deputeti i PD publikon SMS-të, ja si u detyruan nxënësit e Tiranës të marrin pjesë në festime

Ish-deputeti i PD-së, Luciano Boçi ka publikuar disa mesazhe që sipas tij u janë dërguar mësuesve dhe nxënësve të Tiranës, të cilët kanë detyrim të marrin pjesë në festimet e Ditës së Verës të organizuara sot në kryeqytet.

Sipas Boçit kjo është propagandë bajate që kërkon të stimulojë mesazhin e një Shqipërie fanar të lumturës dhe gëzimit.

“Nxënësit e mësuesit e shkollave të Tiranës urdhërohen të dalin të organizuar me kuadrate për ditën e verës së deformuar. Disa nga mesazhet e ardhura nga mësuesit, po jua sjell në foto. Propaganda bajate kërkon të stimulojë imazhin e një Shqipërie fanar lumturie e së cilës po i “plas gëzimi dhe e mira nga sytë”.

“Jetojmë e punojmë si në rrethim”; “Rroftë Shqipëria e lumtur Rilindase”; “Me partinë në ballë, përpara për fitore të reja”; Këto do jenë disa nga parrullat që do shpalosen sot në ditën e verës.

Por ndërrimi grotesk i kalendarit të ditës së verës nga 14 Mars në 17 Mars nuk është i padëgjuar. Ka ndodhur në Korenë e Veriut.

Korea e Veriut është në vitin 108, jo 2019, sepse vendi i shënon vitet sipas kalendarit Juche, i cili u prezantua në vitin 1997 dhe bazohet në datën e lindjes së Kim Il-sung: 15 prill 1912. Viti 1912 përdoret si Juche 1 dhe nuk ka Juche 0. Tiranën sot do ta ketë zili vetë Pheniani”, shkruan Boçi.

Atentati te Parku i Liqenit, ja kush ishte ish-i përndjekuri që u ekzekutua në sy të djalit të mitur

Një atentat me armë zjarri i mori jetën fierakut Haxhi Baçinozi, dje në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e pasdites, ndërsa 62- vjeçari mësohet se ka qenë në prani të djalit të tij të mitur, në momentin që ka ndodhur vrasja. Burime thonë se ka qenë një person, i cili ka qëlluar në drejtim të Baçinozit dhe më pas, është larguar me shpejtësi. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, autori është identifikuar dhe është duke u punuar për arrestimin e tij. Për këtë, janë ngritur postblloqe të shumtë në disa zona të kryeqytetit.

“Rreth orës 18:15, te Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri shtetasi Haxhi Baçinozi, 62 vjeç. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij”, njoftoi shkurt Policia e Tiranës. 62-vjeçari, baba i dy djemve, nga verifikimet e deritanishme, nuk rezulton të jetë me precedentë penalë. Një nga pistat që po heton policia është ajo e një borxhi të pa kthyer nga viktima.

VRASJA

Rreth orës 18:00, viktima e atentatit të djeshëm, në prani të djalit të tij, ka qenë duke shëtitur pranë një shkolle private që ndodhet në zonën e Liqenit Artificial. Gjatë këtij momenti, Baçinozi është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur rëndë. 62-vjeçari është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka marrë ndihmën e parë, por nuk u ka mbijetuar plagëve.

Sipas burimeve, viktima ka humbur jetën sapo do të futej në sallën e operacionit. Ngjarja ka alarmuar njerëzit, të cilët kanë qenë të pranishëm në atë moment, si dhe djalin e tij, që dyshohet se ka qenë i pranishëm dhe është dëshmitar okular. Kujtojmë se në orarin kur ka ndodhur atentati, në Liqenin Artificial ka shumë lëvizje dhe atentati fatmirësisht nuk ka pasur pasoja edhe më të rënda.


HETIMET
Zyrtarisht, Policia e Tiranës tha dje se është identifikuar autori i ngjarjes dhe është duke u punuar për arrestimin e tij. Burime thonë se ka dyshime se ai është larguar me anë të një mjeti në drejtim të Saukut, megjithëse ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. Ndërkohë, Policia dhe grupi i posaçëm hetimor, i ngritur për zbardhjen e vrasjes, është duke kryer veprimet e para hetimore dhe kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Burimet shprehen të rezervuara në lidhje me motivin e kësaj ngjarje, që tronditi kryeqytetin pasditen e djeshme, duke thënë se është duke u punuar edhe në këtë drejtim, pasi ende nuk janë të qarta rrethanat. Ndërkohë, përpos ekspertimit të vendit të ngjarjes, hetuesit kanë marrë edhe dëshmi të personave që kanë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, burime thonë se ka dyshime se autori mund të jetë ndihmuar nga një person tjetër për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. E gjitha zona e Liqenit Artificial u rrethua dje nga Policia, e cila ushtroi edhe kontrolle, me qëllimin e gjetjes së ndonjë prove të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

VIKTIMA

Haxhi Baçinozi, 62-vjeçari i cili humbi jetën në një atentat në Liqenin Artificial, mbrëmjen e djeshme, mësohet se ka qenë ish-i përndjekur, i dënuar në sistemin komunist. Baçinozi lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të qytetit të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë, për “Agjitacion e propagandë”. Më tej, mësohet se viktima është dënuar sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “Veprën e terrorit në bashkëpunim”.

(FOTOT) Luçiano Boçi nga spitali: Protestuesi i sulmuar nga afër me pistoletë lënd-hedhëse, drejt e në sy

Ish deputeti i PD Luçiano Boçi ka reaguar ne statusin e tij ne rrjetet sociale, pas protestës së sotme të opozitës.

Brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta.
Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët.
Kodhel Çala është sulmuar nga afër me pistoletë lënd-hedhëse, drejt e në sy.
Ka humbje shikimi dhe komplikacione në frymëmarrje.
Flamurmbajtësi, i veshur me simbolet e flamurit, Ago Nuhaj, goditet dhe ai.
Gjendja shëndetësore është e agravuar me shikimin dhe frymëmarrjen.
Ky është regjimi i “hajdutit” psiqik.
Fundi është afër!

Basha mesazh të hapur faktorit ndërkombëtar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mbajti fjalën e tij në mbyllje të protestës së sotme të opozitës. Basha u shpreh se dhuna që është ushtruar ndaj qytetarëve do të ketë përgjegjësit e saj që do të dalin para ligjit. Sipas Bashës kjo e sotmja ishte protesta më e madhe që Tirana ka parë në historinë:

Sipas Bashës kjo e sotmja ishte protesta më e madhe që Tirana ka parë në historinë e saj.

“E sotmja hyri në histori si dita e zgjimit kombëtar. Si dita e bashkimit më të madh që bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe Tirana kanë njohur në historinë e saj dhe për këtë çdo shqiptar sot, çdo brez që vjen ju ka një borxh.

Misionarëve të demokracisë, misionarëve të Shqipërisë si gjithë Europa. Sot më në panik se kurrë kufoma politike e Ramës dhe klikës së tij përshkallëzoi dhunën e paprovokuar të qytetarëve për ti shpërndarë e për ti larguar nga protesta. Por përgjigjen e mori nga populli”, tha ai.

Ai pati edhe një mesazh ndaj ndërkombëtarëve duke u shprehur se nuk ka stabilitet pa demokraci.

“U jap sot mesazh të qartë miqve tanë perëndimor, “nuk ka stabilitet pa demokraci”. Dëgjojini më pak të inkriminuarit, ftesa ime është mos e dëgjoni autokratin e korruptuar Edi Rama, dëgjoni zërin e njerëzve, të shqiptarëve.

Protesta pa afat e opozitës refuzohet nga policia e shtetit

Ashtu si me rastet e protestave të tjera të kërkuara nga opozita edhe ajo e ditës së nesërme përballë kryeministrisë është refuzuar nga policia e shtetit.

Opozita kishte bërë kërkesë për një protestë 48 orëshe, por policia nuk e ka pranuar këtë opsion duke u shprehur në letërkëmbim me eksponentët e PD-së se protesta mund të ndahet në dy ditë, të nisë të shtunën dhe të përfundojë po të shtunën, për të filluar sërish të dielën për disa orë të tjera.

Refuzimi i kërkesës së opozitës tregon në një farë mase planin e kësaj të fundit për të qëndruar në shesh dhe për të rrethuar kryeministrinë me protestues, një ide e cila është lënë të kuptohet nga liderët politikë tëopozitës më shumë se një herë.

Ndërkohë në bulevard, policia ka marrë që nga dita e djeshme të gjitha masat për “fortifikimin” e zonës përreth kryeministrisë në rast të momenteve të përplasjes mes efektivëve dhe opozitës.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë akte të dhunës dhe sesi situata do të përshkallëzojë, por është fakt që mjaft përfaqësues të opozitës janë shprehur se janë kundër dhunës, por në rast se qytetarët do të irritohen, atëherë ata nuk do t’i ndalojnë. Në këto kushte dita e nesërme mund të shoqërohet me akte të dhunës e më pas me gazin famëkeq lotsjellës, pasojat e të cilit u panë fare qartë gjatë njërës prej protestave të opozitës përballe parlamentit. Shumë qytetarë përfunduan në spital, ndërsa aroma e rëndë e gazit shkoi disa qindra metra më larg, duke u kthyer në shqetësim serioz për kryeqytetin dhe bizneset.

MARSI I LIRISË DHE DEMOKRACISË SHQIPTARE – Nga AZGAN HAKLAJ

16 marsi prolog i epokës së re.
Largimi emergjent i Edi Ramës, Kauzë Kombëtare!

Po të studiosh me vëmendje historinë e diktatorëve, aventurierë të politikës dhe sistemeve që i mundësojnë individët, krejtësisht anonimë, të cilët arrijnë të bëhen kapo të pushtetit, uzurpatorë, njëherësh, qenje të pangopura për pushtet, para e lavdi e kupton se sa delikat dhe i brishtë është, sa i rrezikuar dhe njëherësh i kërcënuar është raporti mes shtetit dhe individit, mes lirisë dhe të drejtave të njeriut. Mes shtetit, i cili e përmbys me brutalitet kontraten sociale me popullin, i cili i ka besuar shtetit dhe institucioneve të tij një mision krejt tjetër nga ai për të cilin mendojnë njerëz kokëkrisur, mendjeshkurtër e arrogant, të modelit Kim Jong-un, Maduro apo Sulltan Rama.
Në Filozofinë e Botës së Qytetëruar Euro-Atlantike, të iluminuar nga mendjet e ndritura të shekujve 16-20-të Volteri, Rusoi, Xhon Loku, Xhon Stuart Milli, Tomas Hobes, Shar Lui Monteskje, Kanti, Niçe, Viktor Hygo, Etërve themelues të Amerikës, Washingtonit, Xhafersonit, Hamiltonit, Medisonit, shteti e pushteti konceptohen si mekanizëm garantues e mbrojtës i të drejtave natyrore dhe i lirive të njeriut.
Nga këtu buron koncepti i pushtetit të popullit, sipas të cilit qeveritarët janë sherbëtorë të tij, janë transparent në vendimmarrjet më të rendësishme dhe të detyruar ti binden kushtetutës e ligjeve njësoj si çdo qytetar që gëzon zotësi juridike. Është e rrallë të gjesh në histori një diktator të formuar nga ana kulturore, akademike, të iluminuar e aq më shumë të vetëdijshëm për fatin që e pret nga forca e sovranit të cilit i ka vjedhur pushtetin.
Bota lindore dhe ajo perëndimore, apo ndryshe Bolshevizmi, e Nacional Socializmi prodhuan monstra të tilla si Stalini, Hitleri e Musolini, apo Çaushesku, por askush nuk i akuzon sot Rusinë, Gjermaninë, Italinë, Rumaninë, se popujt e tyre janë pa kulturë e civilizim, pa traditë shtetformuese dhe ideale demokratike. Protagonistët e të keqes së këtyre kombeve u ngjitën në fronin e pushtetit dukë qenë krejtësisht anonim e të dështuar në jetën e tyre personale e private.
E solla në vemendjen e publikut këtë kendveshtrim historik njëkohësisht për të hequr një paralele me Shqipërinë.

Kështu bëri Enver Hoxha i cili instaloi pushtetin e tij në Kongresin e Permetit, 24 maj 1944, zëvendesoj shtetin e së drejtës të Ahmet Zogut me pushtetin diktatorial, me dhunë, terror, vrasjse mashtrim, adaptoi sundimin absolut, regjimin më të egër e gjakatarë që zgjati gjysëm shekulli.
Katapultimi i Edi Ramës si ministër kulture, siç thoshte Fatos Nano nga Parisi, me mjekër të parruar e thonjë të paprerë, është strategji e krahut ekstrem, ortodoks të së majtës shqiptare, një sekti konspirativ filogreko-serbo-sllav, me qëllime e interesa krejt të kundërta me ato shqiptare dhe idealin e tyre Europiano-Përendimor.
Nëse tutori i tij Nano i dha viston Millosheviçit në takimin e Kretës për dhunën dhe genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke e quajtur problem të brendshëm të Serbisë, Edi Rama në bashkëpunim me Hashim Thaçin, të mbështetur nga binomi Putin- Erdogan u përpoqën ta ndanin Kosovën, por dështuan me turp nga Qëndresa e Qeverisë së udhëhequr nga simboli i lirisë Kryeministri Haradinaj.
Edi Rama pasi uzurpoj dhe shkatërroj strukturat e PS-së e demokracinë e brendshme, përmes kapjes së pushtetit ekzekutiv, në aleancë me oligarkët e biznesit dhe bandat kriminale e nxori shtetin nga binarët e ligjit, shkaterroi pushtetin gjygjsorë, kapi prokurorinë, zhbëri funksionimin kushtetues të parlamentit dhe institucioneve të pavarura.
Ma anë të pushtetit uzurpoi shtetin duke e kthyer në Sulltanat të Tij.
I bindur tashmë në fundin e shpejtë e të pashmangshëm politik, si asnjë Kryeministër në Historinë e Globit, Ai ka braktisur Kryeqytetin, Selinë e Qeverisë, stafin e Tij dhe bredhë nepër qytete me batalionin e tij shetitës, aparatçikë servilë, hajdutë, përkrahës fanatikë e injorantë për të promovuar unitetin mes popullit dhe Rilindjes së Tij të shëmtuar dhe për ti damkosur si Ati i Tij shpirtëror, diktatori Hoxha, armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, ashtu si Nikolas Maduro i cili akuzon SHBA-në dhe opozitën si komplotiste e armiq të Venezuelës.
Edi Rama akuzon opozitën që shembi komunizmin në Shqipëri, e integroi Shqipërinë në strukturat Euro-Atlantike se nuk e don integrimin Europian.
Ai akuzon dhe Rusinë. Mirë që Rusia dihet botërisht se si fuqi e madhe sllavo- ortodokse, fuqi bërthamore dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit mbron publikisht interesat serbosllavve në Ballkan.
Por Rama harron, Partia e Tij është trashëgimtare e mama PKSH-PPSH e cila ka një histori të turpshme dhune, terrori, genocidi, dhe tradhëtie ndaj Kombit Shqiptar të bekuar nga djepi i saj Moska dhe Boshti pansllavist Moskë-Athinë Beograd.
Nacionalizmi shqiptar dhe bashkë me të dhe Vokacioni Përendimor i tyre lindën qysh në krye të herës si një reagim legjitim, ndaj politikës e Ideologjisë Rusomadhe-Otomane dhe projekteve serbo-sllave për asimilimin e zhdukjen e Kombit Shqiptar.
Nëse ka nje kryeministër në Ballkan që u shërben më së miri interesave ruso-turke e greko-serbe ai është Edi Rama.
Akuzat ndaj Rusisë i ban me lejen e Car Putinit për të promovuar vehten si patriot i madh, e për të fshehur planet djallëzore.
I pafuqishëm për të ndërtuar një diktaturë, një regjim despotik të modelit Putin apo Erdogan, Rama ka marrë rolin e një violine të dytë, me detyrë specifike për ta destabilizuar Shqipërinë përmes shkatërrimit të shtetit të së drejtës, të krijimit të një Parlamenti monopartiak, kriminalizimit e nënshtrimit të drejtësisë dhe institucioneve kushtetuese.
Mobilizimi i falangave të krimit e i përkrahësve fanatikë kundër opozitës së bashkuar të udhëhequr nga Lulzim Basha e qytetarëve shqiptarë, të cilët në mënyrë paqësore, plebishitare e të vendosur i kërkojnë të largohet është skenari ruso- turko- serb për të destabilizuar e për ta futur Shqipërinë në luftë civile.
Tashmë Rama është vetëidentifikuar si shef ekzekutiv i këtij skenari dhe është i ndërgjegjshëm për pasojat e tmerrshme që do të mbajë mbi supe.
Jemi në marsin e Besëlidhjes së Lezhës, të farkëtuesit të Shtetit Arbëror Gjergj Kastriotit.
Me dt 24 mars 1911 filloi kryengritja e Malësisë Madhe e udhëhequr nga Ded Gjon Luli, që u kurorëzua me 6 prill në Bratilë, me ngritjen e flamurit të Kastriotit, i lirë dhe krenar pas pesë shekujsh robëri.
Në marsin e lirisë ku Partia Demokratike e shqipërisë shembi komunizmin dhe shënoi fitoren e parë spektakolare në vitin 1992.
Marsin e Epopesë të Jasharajve, të Epopesë të Dukagjinit të udhëhequr nga Haradinajt.
Ky mars i zgjimit të vetëdijes kombëtare do të jetë epilogu i regjimit despotik të Edi Ramës, shkërmoqjes së Kalifatit të Tij dhe prologu i një Epoke të Re Kombëtare.
Largimi i Sulltan Ramës tashmë është Kauzë Kombëtare emergjente. Këtë mision do ta realizojë Opozita e Bashkuar dhe qytetarët shqiptarë të udhëhequr nga Lulzim Basha.
Këmbëngulja Drakoniane e Ramës për të mos dhanë dorëheqje nga kërkesa e referendumeve popullore të njëpasnjëshme, por hedhja benzinë zjarrit në demonstrimin e uraganit popullor me dt 16 mars, e cila do të jetë protesta me e madhe në historinë shqiptare, do të jetë me pasoja fatale për fatin e tij politik dhe një aktakuzë e rëndë për padronët e tij.
E Drejta Ndërkombëtare është e papajtueshme me aleancat që thuren në kurriz të një Shteti Sovran, të lirë dhe të pavarur.
Me dt 16 mars Edi Rama do të ketë përballë jo vetëm qytetarët por një Komb prej 10 milionësh, të cilët nuk mund ti tolerojnë kurrë ata që guxojnë të luajnë me të ardhmen e tyre.
Opozita e bashkuar e qytetarët e Shqipërisë do të jenë në shesh me dt 16 mars në emër të Kombit Shqiptar, të Kosovës që i vuni Serbisë e sivllaut të Ramës, Vuçiçit kufirin tek thana, të shqiptarëve të Maqedonisë që e futën këtë Republikë në NATO, zyrtarizuan Gjuhën Shqipe atje, të shqiptarëve të Tuzit të cilët me Besëlidhjen e tyre në emër të Atdheut ja rikthyen Malësinë Kreshnike të zotëve të saj legjitim, të Kauzës Çame të pushkatuar nga Edvini, të shqiptarëve të Preshevës.
Pretendimi mashtrues dhe djallëzor i Ramës për gjoja legjitimitetin e qeverisjes së tij është tashmë jo vetëm qesharak por dhe i rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë.
16 marsi është data që ndan epokat.
Verdiktin e Sovranit e njohin mirë diktatorët e mëdhenj e satelitët e tyre të vegjël.
Pranverën e lirisë nuk ka forcë ta ndalojë.