Mjeshtrit popullor të gurit, Selman Pazo nga Vranishti i Labërisë
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2024/05/Mjeshtri-i-gdhendjes-se-gurit-dhe-drurit-Selman-Pazaj-1937-2024.jpg)
Heshtjerëndë, imazh i gurit,
Ëndrrakaltër që i vogël,
Gurit dha besën e burrit
Kur ngjarjet ashtu i rrodhën…
Dhe i dha besën e labit
Selman Pazo nga Vranishti,
Zë qëndis gurët e malit
Shpirt i tij, dora dhe gishti.
Në kurriz hallet i mori
Dhe jetoi burrërisht,
Tym të bardhë oxhaku nxorri
Te Selmani bujarisht.
Dhe Kujtesa e Kulturës
E mban në radhë me fisnikë,
Sepse në sy të furtunës
Djers’ e nderit loton pikë …
Baladë e gurit për tingujt,
Baladë e burrit në gurë,
Bleta që bën mjaltë të hidhur,
Të çmuar për të sëmurë,
Selman Pazo nuk ka dy
Mjeshtër i culës së gurit.
Është njeri a legjendë ky?!
Në folklor – shtiz’ e flamurit.
Vlorë, e hënë, 20 janar 2020