VOAL

VOAL

AUDIO- Rinis seanca ndaj Metës në Kushtetuese, Kuvendi sjell në Gjykatë një tjetër përfaqësues. Dervishaj: Dëshmia e radhës se i gjithë procesi hetimor është kryer në shkelje të Kushtetutës

February 1, 2022
blank

Komentet

blank

VIDEO- Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani para selisë së NATO-s

Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani para selisë së NATO-s

blank

VIDEO- Intervista e Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tek Grida Duma

Intervista e Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tek Grida Duma për zhvillimet aktuale në Kosovë e rajon, raportet Kosovë – Shqipëri, rrugëtimin politik dhe jo vetëm.

blank

TAULANT BINO- INTERVISTË PËR UGSHPD: NARTA ZONË E MBROJTUR MJEDISORE! JO AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË VLORËS! 

Më poshtë intervista me PhD Taulant Bino kryetar i SHSHO (Shoqata Shqiptare e Orintologjisë) dhënë UGSHPD mbi lëvizjen dhe ndërgjegjësimin mjedisor në Shqipëri. Projektet ndërtimore ndërtohen në zemër të zonave të mbrojtura të natyrës.

100% e anëtarëve të qeverisë kanë patur rastin të fluturojnë me avionë trans-oqeanikë shpesh gjatë karrierës dhe e kanë gëzuar privilegjin e fluturimeve edhe me çartera privatë kur ua ka lypur nevoja të shpejtojnë drejt shteteve të ndryshme për të nënshkruar marrëveshje dhe kontrata koncesionesh, me plot përkushtim për zhvillimin e ekonomisë, energjisë, infrastrukturës, turizmit, mjedisit etj… 

Por 0% e pushtetarëve, pra askush prej tyre nuk është kërcënuar mbi çatinë e apartamentit, shtëpisë apo vilës ku jetojnë  dhe t’u ketë fluturuar mbi krye një trans-oqeanik aq sa me dhjetëra të tillë do të fluturojnë mbi foletë e shpendëve të Zonës së Mbrojtur të Nartës.

Kjo është një thirrje e qytetarëve shqiptarë, për qeverinë e shurdhuar tashmë nga propaganda twiter dhe facebook e suksesit e cila nuk shquan dot një cicërimë të natyrës.

Narta Zonë e Mbrojtur!

Jo Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës!

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei giornalisti professionisti albanesi della diaspora (UGPAD)

blank

VIDEO- Misioni i dronëve të Ukrainës për ta fundosur Rusinë

Shërbimi ukrainas i REL-it

Neil Bowdler

Sulmi i fundit i raportuar me dronë detarë në Detin e Zi nuk përbën herën e parë që Ukraina supozohet se ka përdorur armë të tilla. Një ekspert detar ka treguar për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, se si Ukraina me sa duket po përdor dronë detarë për të goditur anijet ruse në Detin e Zi. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

blank

VOA- Havzi Nela, 35 vjet nga varja e poetit prej regjimit komunist

Ilirian Agolli

Në Shqipëri shënohet sot 35 vjetori i ekzekutimit për motive politike i poetit dhe mësuesit Havzi Nela.

Ai u dënua me varje në litar më 10 gusht 1988 nga regjimi komunist, vetëm dy vjet para shembjes së diktatur.

Në dokumentet për vrasjen e tij nënvizohet se ai “ishte armik i betuar i pushtetit komunist”.

Havzi Nela u burgos 21 vjet nga regjimi komunist dhe në fund u dënua me vdekje, sepse fliste hapur kundër ndalimit të fesë, kundër kolektivizimit dhe kooperativave në fshat.

Edhe pse kanë kaluar 35 vjet nga ekzekutimi i poetit dhe mësuesit Havzi Nela, bashkëshortja e tij, Lavdije Nela, ende i ka të hapura plagët e asaj humbje tragjike, ndërsa kujton me detaje përndjekjen e të shoqit, me të cilin jetoi vetëm 5 vjet.

“Ai më tha që i kishin ardhur shenja që do ta arrestonin pas ca debatesh në mbledhje me delegatë të partisë dhe se do të arratisej në Kosovë. Më tha se i vinte keq që po më shkaktonte vuajtje, por se nuk donte të më linte këtu, sepse me siguri do të më internonin. Në Topojan ku ishte mësues i dhanë kazmën të prishte xhaminë, por ai nuk pranoi. Gjithë nxënësit ishin aty bashkë me të. Nga ajo ditë nisi përndjekja haptas e tij”, thotë Lavdija.

Për krijimtarinë dhe jetën e tij tragjike kanë botuar libra disa autorë si Petrit Palushaj, Rexhep Shahu etj, ndërsa një monografi të plotë me dosjet e dënimeve të Havzi Nelës e ka botuar studiuesi Florin Zyberaj pas 5 vjet punë kërkimore. Ai thotë se Havzi Nela ishte një idealist i sinqertë dhe antikomunist.

“Havzi Nela doli hapur në mënyrë publike si kundërshtar i regjimit në mbledhjen e Shishtavecit, më 26 pril 1967. Ai foli kundër reformave që po ndërmerrte në atë kohë Partia e Punës. Ai doli hapur kundër prishjes së objekteve të kultit, kundër ndryshimit të veshjeve tradicionale, si dhe kundër kolektivizimit të pronave dhe pasurive në fshat”, thotë studiuesi Zyberaj.

Pas mbledhjeve dramatike në Shishtavec dhe Topojan, ku refuzoi autokritikat dhe përsëriti publikisht pikëpamjet e tij antikomuniste, Havzi Nela së bashku me të shoqen Lavdien u arratisën drejt Kosovës në pranverën e vitit 1967, por pas dhjetë ditësh, autoritetet kufitare jugosllave i kthejnë në Shqipëri si këmbim me të arratisurit nga Kosova.

“Në Prizren na mbajtën 10 ditë në një hotel dhe na morën në pyetje. Para se të na kthenin në Shqipëri na futën nëpër biruca për të parë Havziu se çfarë burgje të tmerrshme kishte atje. Policët na thanë se kemi marrëveshje e porosira nga Enver Hoxha, se edhe këtu mund t’i dënojmë ata që arratisen, por ju të dy, na thanë, do të shkoni në Shqipëri dhe ne do të marrim 10 kosovarë dhe do t’i vrasim këtej. Na shkëmbyen me 10 kosovarë”, thotë Lavdija.

Për këtë arratisje Lavdija u dënua me 10 vjet burgim, ndërsa Havziu 15 vjet burgim. Dënimit të parë iu shtuan edhe dënime të tjera dhe pas 21 vite burgimi, Havzi Nelën 54 vjeçar e dënuan me vdekje.

Lavdija thotë se ajo vet ishte në internim në kohën kur Havziun e varën në litar në mes të Kukësit.

“Shekulli XX dhe e varën poetin në mes të qytetit, sepse kërkoi fjalën e lirë, shtypin e lirë, që të mos prishen kishat dhe xhamiat, se kërkoi të mos diktohet rinia si të vishet, pse ka thënë “Populli po vuan, e mos ia merrni tokën, pasurinë, bagëtinë”. Ja për këto u dënua Havzi Nela”, thotë e shoqja Lavdija.

Drejtuesi i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e të burgosurve dhe përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni organizoi edhe këtë vit një tubim për të kujtuar Havzi Nelën.

Ai thotë se ky 35 vjetor i vrasjes së tij është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare, sepse liritë njerëzore që ai kërkonte ende mungojnë në Shqipëri, dhe se ende nuk është bërë dënimi dhe distancimi prej diktaturës.

“Fatkeqësisht sot pas 32 vjet sistem demokratik shoqëria shqiptare është ende e ndarë në antikomunistë të persekutuar dhe në të privilegjuarit e diktaturës të cilët, gëzojnë gjithë përfitimet e demokracisë. Ndërsa xhelatët e diktaturës, ata që varën Havzi Nelën, nuk u përballën kurrë me drejtësinë, përkundrazi u stimuluan nga forcat politike dhe bënë karriera zyrtare, duke institucionalizuar urrejtjen politike ndaj klasës që kundërshtoi dktaturën komuniste”, thotë zoti Ndregjoni.

Biografi i Havzi Nelës thotë se pas arrestimit në shtëpinë e tij u sekuestruan 118 libra letrarë, historikë dhe politikë, që tregonin për dijet e tij të thella.

Kjo, beson ai, është arsyeja, që Havzi Nela u rebelua në kërkim të hapur të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Ndërsa krijimtaria e pasur letrare e tij u zbulua pas vdekjes dhe i bën një vend nderi në radhën e poetëve shqiptarë.

“Në burgimin e gjatë Havziu shkoi nga burgu i Tiranës në atë të Elbasanit, në atë të Vlorës, nga Vlora në Spaç, nga Spaçi në Rrëshen, në Ballsh, në Qafë Bari si dhe në Arrën. Vuajti një kalvar të gjatë në burgje e kampe, dhe nga trupi i tij nuk kishte mbetur më asgjë, por vetëm idetë dhe mendimet e mbanin gjallë Havzi Nelën”, thotë studiuesi Zyberaj.

Regjimi komunist e mbylli dosjen e Havzi Nelës me urrejtje, gjak dhe terror.

Udhëheqësi i fundit i diktaturës komuniste, Ramiz Alia, i refuzoi kërkesat për falje jete. Ekzekutimi u krye më 10 gusht 1988 në Kukës, trupi i poetit qëndroi në qytet për të frikësuar njerëzit.

Ai u varros pa asnjë shenjë dalluese në një gropë të hapur për shtylla elektrike, madje u gjet pa kokë pas shumë vitesh.

Ekzekutimi i poetit Havzi Nelës u bë si sot 35 vjet më parë, megjithatë ajo tragjedi vazhdon të tronditë shoqërinë shqiptare.

Ai u shpall “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës dhe një shkollë në vendlindje mban emrin e tij.

blank

VIDEO- Njohja e Kosovës nga Ukraina, temë diskutimi në Kiev

Lajme pozitive se Ukraina mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, kanë ardhur ditëve të fundit nga Kievi. Ligjvënësit ukrainas janë pro njohjes së Kosovës. Mes tyre kreu i Komisionit për politikë të jashtme të Ukrainës a Oleksandr Merezhko, tha për RTK-në se vendimi final i takon presidentit Volodymyr Zelensky.

“Para se të marrim një vendim të tillë duhet të peshojmë pluset dhe minuset për t’i marrë në konsideratë dhe pasojat politike. Por, vendimi përfundimtar i takon vetëm presidentit, jo parlamentit. Ne deputetët nuk vendosim për këtë çështje, megjithatë, ne përfaqësojmë popullin, ne kemi zërin e popullit të Ukrainës, dhe njerëzit në Ukrainë e shohin shumë qartë se Kosova është në anën e Ukrainës dhe për Serbinë ju e dini se Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë. Në Serbi shohim simpati ndaj Rusisë. Në Serbi, për fat të keq, shohim një zhvillim të marrëdhënieve me Rusinë, i cili është shqetësues për ne, dhe sigurisht që ka ndikim tek votuesit tanë”, ka deklaruar deputeti Merezhko.

Se a do të ndodhë njohja nga Ukraina pas përfundimit të luftës atje, Merezhko derisa thotë se është vështirë të pretendohet qysh tani, megjithatë shprehet optimist se kjo mund të ndodhë.

“Shumë çështje që duken problematike ose të diskutueshme në Ukrainë, priren të shtyhen deri në fund të luftës. Tani ne jemi të shqetësuar për mbijetesën tonë, po luftojmë kundër një armiku shumë të fuqishëm dhe për këtë arsye, ne priremi të shtyjmë disa çështje të vështira dhe të ndërlikuara, por në të njëjtën kohë e shohim, përsëri po flas nga një këndvështrim politik këtu, ne mund të shohim se aleatët tanë që na ndihmuan për të mbijetuar, ata e mbështesin Kosovën, ata tashmë e kanë njohur Kosovën dhe është një nga argumentet në favor të njohjes. Por, një çështje tjetër, shumë do të varet nga politika e Bashkimit Evropian. Ukraina është një kandidate për t’u anëtarësuar në BE, po ashtu, ne duhet të koordinojmë politikën e jashtme me BE-në. Shumë do të varet nga qëndrimi i BE-së në lidhje me Kosovën”, deklaroi ai.

Për njohjen e pavarësisë së Kosovës po punojnë edhe gazetarët ukrainas në Kosovë.

Gazetarja Lyudmila Makey, tha se populli dhe politikanët në Ukrainë janë të interesuar të mësojnë më shumë për Kosovën pasi që sipas saj Serbia kishte bërë shumë propagandë.

“Para se të vinim në Kosovë kemi pasur një vakuum, kemi pasur shumë pak informata, ka qenë e mbuluar e gjitha me filtrim të Serbisë. Qytetarët ukrainas kanë shumë interes për Kosovën dhe kur postojë materiale për Kosovën kam parë se ka shumë interesim që Ukraina ta njohë Kosovën. Materialet tona lexohen edhe nga politikanët në Ukrainë, të cilët kanë shumë interesim për këtë shtet dhe në njëfarë forme ne ua hapim sytë për çka ndodhë dhe çka është Kosova. Para një jave kemi pasur bashkëbisedim me një profesor shumë të njohur nga Kievi, që i ka vlerësuar materialet tona nga Kosova dhe këto materiale u shpërndanë në media shumë të njohura atje. Ai është i bindur që Ukraina do ta njohë Kosovën, menjëherë pas luftës”, tha Makey, gazetare nga Ukraina, në Kosovë

Ndërkaq, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij para kabinetit qeveritar tha se Ukraina është  përfshirë në letrën që mbi 50 deputetë ia dërguan kryediplomatëve të BE-së, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke kërkuar qasje më të ekuilibruar dhe më proporcionale të bashkësisë ndërkombëtare me Kosovën dhe Serbinë”.

Edhe ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkach, një ditë më parë tha se gjithnjë e më shumë në Ukrianë po rriten zërat për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se disa deputetë të Parlamentit të Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës.

Ai po ashtu e pranoi se kjo nuk është befasi pasi që lidershipi i Kosovës “ka marrë qëndrim të qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, posaçërisht duke e sanksionuar agresorin”.

 

blank

Publikohet intervista e parë e Rugovës pas luftës, flet për Jasharin, Thaçin, UÇK-në dhe Millosheviçin

Dijana Toska është gazetarja që mori intervistën e parë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, pas luftës në tetor të vitit 1998, intervistë kjo e cila bëri jehonë të madhe gjithandej.

Kjo dalje e parë publike pas luftës e Rugovës u zhvillua në Radio Televizionin e Prishtinës, teksa ai iu përgjigj disa pyetjeve të cilat i kishin dërguar qytetarët e vendit.

24-vjet që nga zhvillimi i kësaj interviste, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova janë rikthyer disa sekuenca të shkurta.

“Shikues të nderuar kudo që jeni, mirëmbrëma! Mysafir në emisionin e sotëm është Dr. Ibrahim Rugova, Kryetar i Republikës së Kosovës, i zgjedhur dy herë me vota të drejtpërdrejta nga elektorati kosovar, dhe Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë post-komuniste në Kosovë”, u shpreh në hyrje të intervistës, gazetarja Toska.

“Mirëmbrëma dhe mirë se ju gjej. Natyrisht, edhe unë me ju ndjej një gëzim të madh dhe mund të themi se kemi një festë të vogël përkundër festës së madhe pas lirisë së Kosovës dhe kthimit të popullit në Kosovë, dhe Kosovës që është sot plot me njerëz. Prandaj, urime dhe start të mirë dhe do të keni edhe përkrahjen tonë dhe të institucioneve të Kosovës, dhe sigurisht edhe më gjerë – të popullit”, u shpreh në hyrje të intervistës, presidenti Rugova.

Gjatë kësaj interviste, Rugova iu përgjigj disa pyetjeve, në mesin e të cilave ishin:
-A keni qenë në vizitë në Prekaz dhe a i keni bërë homazhe Komandantit legjendar, Adem Jashari?
-Cila është e vërteta për takimin tuaj me Millosheviçin, dhe pse kur ishit në Itali nuk sqaruat pozicionin tuaj?
-Çfarë janë raportet tuaja nga e kaluara me akademik Qosjen dhe sa reflektohen në raportet politike?
-Çfarë janë raportet mes juve si president dhe zotit Thaçi?
-Në cilën faqe të historisë sonë kombëtare mbeti UÇK-ja sipas jush?
-Pse LDK-ja nuk ka pozicionim të qartë ndaj luftës dhe forcave që kanë zhvilluar luftë?

blank

Ukraina ngre ‘ushtrinë’ e dronëve

VOA/Myroslava Gongadze

Forcat ukrainase po punojnë për të fituar terren në kuadrin e kundërofensivës ndaj ushtrisë ruse, ndërsa po vazhdojnë të përqëndrohen tek teknologjitë novatore ushtarake. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, vizitoi objektet industriale në Ukrainë dhe Poloni ku prodhohet dhe testohet teknologjia e lartë ushtarake, që evoluon me shpejtësi.

Kur Rusia sulmoi Ukrainën, Kateryna Mykhalko sapo kishte filluar karrierën e saj për të ndihmuar në bashkëpunimin mes kompanive të teknologjisë dhe qeverisë.

Ajo vazhdon të jetë në Ukrainë dhe tashmë po ndihmon për zgjerimin e industrisë së teknologjisë ushtarake, e cila po rritet me shpejtësi.

Si drejtuese operacionale e një shoqate ku marrin pjesë gjashtë kompani teknologjike, zonja Mykhalko demonstroi një nga dronët e shumtë që prodhohen në Ukrainë.

“Këta dronë gjenden tashmë në front, dhe ushtria ukrainase po i përdor për të arritur avantazhin në fushëbetejë”, thotë ajo.

Në më pak se gjashtë muaj, ukrainasit projektuan dhe prodhuan dronin e zbulimit SHARK UAV, që lëshohet me katapultë dhe përdor një parashutë për uljen.

I prodhuar nga kompania Ukrspecsystems, droni mund të penetrojë në territoret e marra nga forcat ruse, mund të bëjë mbikëqyrje ajrore të detajuar dhe mund të japë udhëzime për artilerinë dhe madje edhe për raketat HIMARS.

Fushata “Ushtria e Dronëve”, e mbështetur nga qeveria ukrainase, ka kontribuar në shkallë domethënëse për prodhimin e dronëve.

“Këto kohëra të vështira lufte na japin mundësinë që ta zhvillojmë teknologjinë me shumë shpejtësi, pasi inxhinierët marrin të dhëna nga fronti dhe nga vetë ushtarakët”, thotë zonja Myhalko.

Pranverën e kaluar, Ukraina filloi projektin e teknologjisë ushtarake BRAVE1, që mblodhi së bashku firma ushtarake, shtetërore dhe të sektorit privat.

Brenda pak muajsh, projekti BRAVE1 regjistroi mbi 300 prototipë dhe mori fonde të shumta, thotë drejtuesja e projektit Nataliia Kushnerska.

“Shtabi i përgjithshëm na dha 12 prioritete kryesore. Nuk kanë të bëjnë vetëm me mjetet ajrore pa pilot. Por edhe me të dhënat e zbulimit. Ka të bëjë me gjithçka që lidhet me teknologjinë e mbrojtjes”, thotë ajo.

Dronët mund të mbartin gjithashtu eksplozivë në përmasa të vogla, që mund të hidhen mbi llogoret e forcave ruse, apo mbi tanket dhe autoblindat. Duke reaguar ndaj këtyre sulmeve, forcat ruse kanë vendosur pajisje që prishin valët e navigimit satelitor.

Eugene Nayshtetik, themelues i kompanisë së re teknologjike Radio Bird, ka ofruar zgjidhjen për këtë situatë. Droni i tij Defender mund të fluturojë pa navigim satelitor dhe mund të pikasë objektiva të ndryshëm që transmetojnë komunikime në valë radioje…apo edhe sistemet e luftës elektronike.

“Detyra e këtij droni është të identifikojë objektiva që komunikojnë me valë dhe për të kuptuar se ku ndodhen objektet e luftës elektronike, njësitë anti-ajrore, radarët, njësitë e zakonshme etj. Kjo do të ndryshojë gjithçka”, thotë zoti Nayshtetik.

Kompania Radio Bird po bashkëpunon me kompaninë polake Air Res Aviation për të bashkërenduar prodhimin.

“Çdo punë që ndihmon në këtë moment për t’i dhënë fund luftës, është shumë e rëndësishme për mua”, thotë Jerzy Nowak, drejtues i kompanisë “Air Res Aviation”.

Kështu mendon edhe zoti Nayshtetik.

“Na duhen shumë dronë. Është një luftë dronësh”, thotë ai.

Sipërmarrësit ukrainas të teknologjisë po luajnë një rol kyç për t’ia mundësuar ushtrisë dhe qeverisë që t’i rezistojnë Rusisë. Përkushtimi dhe novacioni i tyre janë faktorë kryesorë për rezistencën ukrainase.

blank

VIDEO e plotë e dhunës- Mërgim Lushtaku i PDK-së sulmoi Kurtin dhe Bislimin

Dalin pamje të reja nga dhuna në Kuvendin e Kosovës, ku pati përleshje fizike ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave.

Në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke folur, ai është sulmuar me ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Më pas në afërsi të foltores ka dalë ministri Hekuran Murati, i cili është shtyrë nga Mërgim Lushtaku që hodhi ujë edhe në drejtim të Besnik Bislimit.

Ky i fundit më pas e gjuajti me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Pamjet tregojnë se dhuna nuk u provokua, por u fillua nga PDK, ndryshe nga sa thuhet në deklaratën e tyre.

“Sikur të mos u mjaftonte fyerja që i bënë shtetit të Kosovës, veteranëve të UÇK-së, akterëve politikë shqiptarë, popullit të Kosovës, para shërbëtorëve të Radojçiqit, sot, në Kuvendin e Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në vend që të ndihej i turpëruar dhe të jepte llogari për përgjimet, provokoi opozitën duke i hequr fotografinë që ata i vendosën në foltore”, thuhet në deklaratën e PDK.

blank

VIDEO- Albin Kurti shfaqet i qeshur pas sulmit në Kuvendin e Kosovës

Ka degjeneruar në dhunë seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Kosovës në kohën kur Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltore.

Fillimisht, në drejtim të Albin Kurtit u hodh ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ndërsa pas ndërhyrjes edhe të ministrave, situata ka degjeneruar në përplasje fizike.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe pasi efektivët janë futur në sallë situata është qetësuar.

Pas rrahjes që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve dhe ministrave, kryeministri Albin Kurti është parë duke qeshur në Kuvend.

Videon teksa Kurti është parë i relaksuar e ka postuar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

blank

VIDEO- Ja momenti kur sulmohet fizikisht kryeministri Kurti në foltoren e Kuvendit

Gjatë kohës kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pastaj u sulmua fizikisht edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Pas përleshjeve, transmetimi i drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës është ndërprerë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe pasi efektivët janë futur në sallë situatë është qetësuar.

blank

Nga “vdekja në tru” në zgjerim: Si u ringjall NATO-ja?

Valona Tela
Arben Hoti

Lufta e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë kujton arsyen e formimit të NATO-s në vitin 1949: për t’iu kundërvënë agresionit sovjetik. Sot, aleanca më e madhe ushtarake në botë numëron 31 vende anëtare dhe është në proces të zgjerimit.


Send this to a friend