1. Tek po fluturonte i merzitur dhe dëshpruar pas puçit ose grushtetit të njohur ushtarako-politik kundër tij, së bashku me bashkëshorten e vet nga Deti i Zi për në Moskë, liderit të njohur ruso-sovjetik, Mihajl Sergejeviç Gorbaçov, asokohe si duket iu kujtua fakti i njohur sipas të cilit: sa e madhe është gjeografia dhe historia politike e një shteti ose vendi të madh, siç ishte ish BRSS-s, në krahasim me historinë e jetës së përkohëshme, si dhe idealet, vizionet ose ambiciet e ndryshme intelektuale, profesionale, politike, humaniste, karieriste dhe të tjera të një lideri ose udhëheqësi të madh siç ishte z. Gorbaçov.
Në mos gabohëm, duhet të ketë qenë ky fluturimi i fundit i juristit dhe sociofilozofës së shquar nga Stavropoli në cilësinë e lartë të shefit të shtetit dhe partisë dhe zonjës së parë të ish Bashkimit Sovjetik nga riviera e nxehtë e Detit të Zi në Moskën e ftohtë dhe me shi.
Gorbaçovin reformator dhe liberator së bashku me bashkëshorten e tij, Prof.Dr. Raisa Gorbaçov dhe vajzen e tyre, Irina, atëbotë i pritën tankset, topat, mortajat ose autoblindat së bashku me ushtarakët mercnar dhe puçist të Janajevit, Hazbullatovit, Kljuçkovit dhe Jazovit të dirigjuar dhe komanduar nga Boris Jelcini i cili asokohe e lozi mjeshtërisht rolin e “gardinait” ose “shpëtimtarit kryesor” të Mihajl Gorbaçovit nga puçi ose grushteti i mesipërm politik dhe ushtarak.
Ndërkaq, shefi aktual i Federatës së Rusisë, Presidenti Vladimir Putin, asokohe si Sekretar i dytët i Partisë Komuniste, pas Anatoli Sobçakut në St. Petersbug (Leningradi i dikurshëm) dhe stazhist me përvojë të madhe në çështjet e intelegjencës dhe sigurisë, thuhet se nuk iu nënshtrua diktatëve ose direktivave puçiste ose kontrarevolucionare të Janajevit, Hazbullatovit, Kjuçkovit dhe të tjerëve kundër Gorbaçovit feformator dhe liberator.
Sidoqoftë, pas z. Gorbaçov edhe sot e kèsaj dite ngelën të freskëta dhe të paharruara fjalët e tij lapidare dhe emblematike kur tha: “Ata që vijnë vonë i denon jeta!”
Kosova nuk ështe Rusi ose ish BRSS as si histori dhe as si gjeografi politike ose ushtarake. Por, historitë, paralelet, apologjitë ose analogjitë e ndryshme politike dhe të tjera në mes vendëve, popujve dhe pushtetëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë, i ngjajnë shpesh njëra tjetrës për nga ekskursi dhe diskursi i tyre.
Meqë, sipas fjalëve të mesipërme lapidare dhe emblematike të Mihajl Gorbaçovit kur thotë se “ata që vijnë vonë i denon jeta”: Do cekur në vazhdim se Albin Kurti si duket i penguar dhe pamundësuar nga garda e vjetër “revolucionare”, pushtetmbajtëse, politike ose oligarkike, erdhi shumë vonë në krye të pushtetit ose ekzekutivit kosovar. Dhe, kjo pa i tejkakuar akoma averzionet, divergjencat, diskrepancat dhe antagonizmat e ndryshme me Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi i cili si lider i PDK-s dhe ish udhëheqës i shquar politik i UÇK-s, dikur i tejkaloi ose sfidoi me lehtësi, elokuencë, zgjuarësi, maturi dhe diplomaci të pashoqe pëngesat ose barrikadat e shumëta të Ibrahim Rugovës dhe klikës së moçme komplotiste, konspirative dhe dekonspirativiste të LDK-s dhe satelitëve të saj, për t’i ngjitur majat e shtetit dhe pushtetit kosovar pasë një qëndrimi të gjatë (8 ose 9 vjeçarë) dhe tepër dinjitoz si lider i opozitës kosovare. Gjë që nuk ndodhi tek z. Albin Kurti i cili gjatë tërë kohës ose mandatit të tij si lider i Vetvendosjes dhe opozitës kosovare, me tepër u shqua për “kursin” e tij “revolucionar” ose luftarak kundër pushtetit ose institucionëve me të larta të shtetit, pushtetit dhe parlamentit kosovar! Pa menduar ose reflektuar kurrë se një ditë ai dhe partia e tij, mund të vijnë në pushtet.
Ndërkaq, Ramush Haradinaj, nuk u eklipsua ose debua nga pushteti pse ishte lideri ose politikani me i mençur ose më i zgjuar shqiptar në Kosovë, por sepse ishte kalorës dhe gardian i fortë (i pathyeshëm) i pavarësisës, sovranitetit, integritetit ose tërësisë teritoriale, politike dhe gjeografike tè Kosovës në çaste ose momente të caktuara ushtarake (luftarake), politike, historike dhe patriotike.
Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen dhe Margaret Mid, janë të mendimit se në fokusin ose agjendën kryesore të epistemologjisë dhe antropologjisë politike, duhet të jenë marëdhëniet ose raportët e njohura në mes njeriut (personit, apo liderit institucional ose politik), popullit (kombit), shtetit, pushtetit, edukatës dhe kulturës politike. Pa i harruar këtu edhe studimet, hulumtimet dhe analizat e thella të rendëve ose sistemëve politike, kushtetuese ose juridike së bashku me ndarjen ose klasifikimin e marëdhënieve, përgjithësive, ingerencave ose kompetencave të caktuara politike, kushtetuese ose juridike në mes presidentit (presidencës), kryeministrit (kryeministrisë), legjislativit dhe gjyqësorit ose juridikativit.
Ndrysge nga kjo, sipas Xhanbatista Vikos (Gianbatista Vico): Sociologjia ose antropologjia politike, në radhë të parë i studiojnë, hulumtojnë dge analizojnë çështjet dhe aspektët e njohura të ekzistencës individuale dhe kolektive në kuadër të një shteti, pushteti ose sistemi të pavarur, sovran, autonim, ligjor, qytetar dhe demokratik.
Politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë. Me fjalë tjera: të kota ose fare boshe janë deshirat, vullneti, orvatjet ose përpjekjet (mundimet) e ndryshme intelektuale, profesionale, kulturore, politike, diplomatike, shtetrore, nacionale, qeveritare ose patriotike të grupit ose individit, nëse Zoti, fati, shkenca dhe natyra janë kundër tyre.
Po e riceku prap!
Siç e kam (e kemi) cekur edhe me herët, mendimi i njohur politik, do zhvillohët dhe afirmohët gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e pojuve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit nga sistemët ose organizimet e hershme teokratike, natyrore ose ordinare në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në “polisin” e Athinës në Greqinë Antike, në Romën Antike etj. Aristoteli asokohe mendonte se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, metodikè, ekonomi etj. Për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.
Se këndejmi, duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të ‘kopshti të madh’ kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga “polisi”, “politia”(politeia) ose “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” ( i hapur ose qytetar pèr tè gjithè) dhe “res publica” (republika ose fakti dhe realiteti i njohur natyror, ordinar, shtetror, qytetar ose politik). Në mesjetë problemi qëndrorë ose kryesorë i politikës së shtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare, ishte bindja dhe mendimi disolutiv mbi prejardhjen ose origjinën e dyfishte të sojit ose specieve njerëzore ose politike: Nga organizmi ose bashkësia e tyre familjare ose politike si dhe nga vullneti ose dërshira e Zotit (Hyjit). Ndërkohë që politika e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, qeveritare ose qytetare, u shndërrua në regnum (sundim) të egër absolutist, autokrat, aristokrat ose despotiko-monarkist sipas urdhërave dhe vullnetit të njohur kishtar ose klerikalist.
Sipas Shën Augustinit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Që nga fillët ose origjina e civilizimi tonë njerëzorë, kanë ekzistuar problemët ose mospajtimët e ndryshme në mes “civitas terrenit” ( shtetit tokësor, gjeografik ose politik) dhe “civitas Deit” (“shtetit të Zotit”). Ishin përvoja, arti, talenti, mjeshtëria ose zgjuarësia e njohur politike, retorike, oratorike etj. (Ars Prudentia) së bashku me përvojen, aftësinë ose zgjuarësine e njohur qeverisëse, pushtetmbajtëse ose politike (Prudentia Regnativa) dhe vigjilencèn ose zgjuarësinè e njohur popullore, qytetare ose nacionale (Prudentia Civilis ose Civilis Prudentia) ato që i bënin të kapshme, të prekshme, komparative dhe analogjike idetë dhe teoritë e ndryshme disolutive dhe spekulative mbi ngritjen ose ndërtimin e politikës mbi bazat e ndryshme religjoze (teologjike) dhe filozofike.
Në epokën e re moderne ose bashkohore, politika e përgjithshme u ngritë ose transformua nga “Ars Prudentia” ose “Prudentia Regnativa” në “Virtus Prudentia”, gjegjësisht, në aftësi dhe shkathtësi të mbajtjes së pushtetit me anë të mekanizmave ose instrumentëve të ndryshme represive, inkursive ose reperkusive të shtetit.
Në botën e sotme postmoderne ose neobashkohore, Kosova, njeriu ose qytetari shqiptar (kosovar) janë vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, tè cilèt duhet të përputhen dhe përshtaten me gjithëçka dhe me asgjë! Bota globale ose “liberalizimi i vizave” -janë shpresè, objektivë, pikësynimi ose përfaqësimi i tyre real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit shqiptar ose kosovar.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara. Është pra një “luftë” ose “stuhi e madhe infernale, ciklike ose enciklike që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore, qytetare, kulturore, politike ose diplomatike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, origjina ose ‘pema’ e njohur familjare (gjenealogjike), nacionale, biogjentetike etj., të lëkundur ose tjetërsuar shpesh nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, kulturore, historike, gjeografike, institucionale, profesionale, karieriste etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve! Kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.
Ndaj, edhe vet bota, në të cilën njeriu (politik etj.) cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë!
….!
U mor vesh se në fushën ( tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjitheçka tjetër pra i takon mbretëreshës(…), të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë. Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik, politik, diplomatik ose analitiko-strategjik i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale (etike), intelektuale, profesionale, patriotike, metaestetike etj. Duke i ngjarë kështu një “lavjerrësi” ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit. Në fushën e njohur shtetrore, nacionale, institucionale, politike, diplomatike ose profesionale-sidomos.
Komentet