Nga orbita, shumë mbi Tokë, Reid Wiseman kapi një pamje të rrallë dhe të thjeshtë të Hënës duke përdorur vetëm një telefon. Nuk ishte një xhirim i planifikuar, por një moment spontan, të cilin e ka ndarë në X.
Ai ndau një video disa sekondëshe të xhiruar përmes dritares së anijes kozmike gjatë misionit Artemis II në fillim të muajit Prilli, duke treguar Tokën që zhduket ngadalë pas hënës. Është një klip mahnitës, dhe akoma më mbresëlënës duke qenë se është xhiruar me një iPhone.
“Vetëm një shans në këtë jetë… Ashtu si të shikoja perëndimin e diellit në plazh nga vendi më i huaj në kozmos, nuk munda t’i rezistoja një videoje të ‘Earthset’ të bërë me celular”, shkroi astronauti i NASAS krahas videos.
Në të njëjtën kohë, astronautë të tjerë si Christina Koch po përdornin kamera profesionale me lente të gjata 400 mm për të kapur imazhe të detajuara të “Tokës”, një fenomen ku Toka duket sikur perëndon poshtë horizontit, ngjashëm me një perëndim dielli në Tokë.
Këto kamera mund të kapin detaje dhe shkëlqim të pabesueshëm, shumë përtej asaj që syri i njeriut ose një telefon mund të shohë. Por ky filmim telefonik tregon një histori tjetër, tregon perspektivën e papërpunuar dhe reale të të qenit atje. gsh