VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Asimilimi i shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës është i hershëm – Nga Xhafer LECI

By | February 14, 2020

Komentet

Unë jam një i mbijetuar nga Covid-19 Nga Prof. Faton Kurti

Unë jam një i mbijetuar nga Covid-19.
Po, mund ta them pa drojë, unë i mbijetova Covid-it në formën e tij më të tmerrshme.
Tani që po ju shkruaj, nuk ka shumë kohë që jam zgjuar nga koma artificiale (ose koma farmakologjike) pas 2 muajsh në intubim dhe mjekim intensiv në shërbimin shëndetsor në Gjermani. Tashmë jam transferuar nga reparti intensiv në klinikë rehabilituese.
Tuneli i errët nëpër të cilin kam kaluar më bën të vlerësoj si të çmuar e të shenjtë, çdo çast jete e drite.
Ndjeva detyrimin moral e shpirtëror të njoftoj gjithë miqtë, të afërmit, bashkëpunëtorët, anëtarët e partisë Republikanët e Kosovës, studentët e mi në AAB se nuk i kam braktisur, por sulmi i tmerrshëm dhe masiv i organizmit tim nga ky virus më ka mbajtur larg jush.
Ndjehem me fat që jam gjallë e falenderues ndaj Zotit, ndaj lutjeve të familjes time, vëllait dhe motrave, gruas dhe dy djemve të mi, familjarëve të afërt, miqve të mi që për asnjë çast nuk e humbën besimin në kthimin tim gjallë nga ky kalvar i tmerrshëm.
Nuk dua të shpjegoj më gjatë në këtë postim, se çfarë i bën ky virus një trupi të shëndetshëm por shkurt mund të them që ky nuk është një virus i natyrës por një armë vdekjeprurëse biologjike.
Fakti që dikë e godet më lehtë e dikujt tjetër ia “bombardon” mushkëritë dhe organet e tjera e bën akoma më tinzar dhe të rrezikshëm.
Unë jam ndër njerëzit që më së shumti jam kujdesur me gjithë protokollin mbrojtës të njohur tashmë, megjithatë diku duhet të kem ulur vëmendjen dhe ja që ky virus tentoi të më rrëzonte përfund dhe mua, por falë shëndetit tim të plotë paraprak nuk ia arriti të më mundë plotësisht. Nuk kam vuajtur kurrë nga asnjë sëmundje, nuk kam abuzuar asnjëherë me duhan apo alkool, jam ushqyer dhe kam patur një stil jetese të shëndetshëm dhe jam karakter që nuk dorëzohem kurrë, këto dhe dashuria ishin armët e vetme që pata në përleshjen dhëmb për dhëmb me virusin Corona.
Dëshiroj që dëshmia ime të mund të ndihmojë dhe sensibilizojë jo vetëm ata që po vuajnë por sidomos ata që mohojnë apo nënvlerësojnë rrezikshmërinë e këtij virusi.
Nuk është koha për teori konspirative por për kujdes të shtuar dhe ekstrem dhe sa më shumë të mundeni evitoni kontaktet, ruani distancën dhe mbani maskat, një neglizhencë e vogël mund të jetë fatale për ju, miqtë apo të afërmit tuaj e mos besoni legjendat urbane se ky virus nuk dëmton të rinjtë.
Unë jam me fat që po kurohem në Gjermani, shtetit të cilit i dedikoj shkollimin dhe kontributin e një jete profesionale e personale në disa dekada. Tashmë duhet të rendis edhe mirënjohjen për mjekët gjermanë të cilët më shpëtuan jetën.
Kur një shtet me kapacitete financiare dhe shëndetsore të jashtëzakonshme si Gjermania po goditet rëndë nga ky virus, mendja më rri në Kosovën time të dashur që ka mungesa ekstreme.
Lutem për të gjithë ju që të qëndroni të shëndetshëm e gjallë, mos lejoni që rrethi juaj familjar e miqësor papritur tju zvogëloget nga uria mizore e këtij virusi për jetë njerëzish.
Unë sot i gëzohem dhe mbroj jetën.
Be safe, be alive!
Prof. Faton Kurti

Pavarësia e gjyqësorit amerikan përballë padive të Presidentit Trump

Masood Farivar

Gjykatësi federal Stephanos Bibas nuk u rezervua kur nxori një opinion të fortë të shtunën në mbrëmje, duke hedhur poshtë përpjekjet e fundit të ekipit elektoral të presidentit për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

“Akuzat për padrejtësi janë serioze. Por thjesht fakti që flitet për zgjedhje të padrejta nuk do të thotë që zgjedhjet ishin realisht të padrejta,” shkruante Gjykatësi Bibas në opinionin me 21 faqe që shoqëronte vendimin e tij për të hedhur poshtë padinë e ekipit të presidentit për të penguar çertifikimin e rezultatit të votimeve në Pensilvani. “Akuzat kërkojnë pretendime specifike të mbështetura nga prova. Nuk na kanë sjellë asnjërën”.

Ky ishte një ndër shembujt e shumtë kur pretendimet pa prova të ngritura nga ekipi i presidentit u hodhën poshtë. Presidenti ka këmbëngulur se zgjedhjet, ku ai rezulton humbës përballë ish-nënpresidentit Joe Biden, u manipuluan dhe se pati miliona vota të paligjshme, ose vota që u skualifikuan pa të drejtë.

Election 2020-Wisconsin-Recount

Election 2020-Wisconsin-Recount

Prej një muaji që nga dita e zgjedhjeve, zoti Trump dhe aleatët e tij kanë paraqitur dhjetëra padi, kryesisht në gjykata shtetërore, por gjykatësit kanë dhënë vendime kundër ekipit të presidentit me përjashtim të një rasti pa ndikim madhor.

Zoti Bibas, 51-vjeç, dallon nga shumë gjykatës të tjerë. Ai u emërua nga Presidenti Trump në Gjykatën e Apelit të Qarkut të Tretë, ku mbulon Pensilvaninë dhe dy shtete të tjera. Ish-anëtar i organizatës konservatore, Shoqata Federaliste, zoti Bibas u emërua në 2017, një ndër 53 gjykatës së shkallës së apelit që presidenti emëroi që kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë, numri më i lartë i emërimeve në gjyqësor që nga Presidenti Jimmy Carter.

Zoti Bibas nuk është i vetmi gjykatës republikan i sistemit federal të drejtësisë që ka hedhur poshtë pretendimet për manipulime dhe parregullsi në masë. Steven Grimberg i distriktit verior të Xhorxhias si dhe gjykatës të tjerë të emëruar nga presidentë republikanë, kanë marrë vendime kundër presidentit.

Pavarësia e Gjyqësorit

Skeptikët, të cilët i shohin gjykatësit si politikanë të veshur me petkun e gjyqësorit, të cilët nxjerrin vendime me ngjyrim politik, mund ta kenë të vështirë ta gëlltisin idenë që një gjykatës i emëruar nga Presidenti Trump merr një vendim kundër pretendimeve të presidentit.

Por ky është një opinion i gabuar, thotë Joseph R. Grodin, ish-ndihmës gjykatës në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë. Megjithë përçarjet e thella politike e ideologjike në vend, “pavarësia e gjyqësorit është shëndoshë e mirë,” thotë ai në komente për Zërin e Amerikës.

Zoti Grodin thotë se pjesa më e madhe e gjykatësve thjesht ndjekin ligjin dhe marrin vendime bazuar në faktet e çështjes, prandaj ai nuk habitet që zoti Bibas dha vendim se padia pa prova e ngritur nga ekipi i presidentit, nuk qëndronte.
Jonathan Turley, profesor i së drejtës në Universitetin George Washington, vë në dukje se gjykatësit federalë janë në detyrë për gjithë jetën, në mënyrë që të jenë të paprekshëm nga ndikimi politik.

“Gjykatat federale gjatë katër viteve të fundit kanë funksionuar ashtu siç duhet të funksionojnë,” thotë ai. “Gjykatësit federalë, përfshirë ata që u emëruan nga Presidenti Trump, kanë marrë në mënyrë të përsëritur vendime kundër padive të presidentit lidhur me zgjedhjet. Ata kanë deklaruar se presidenti nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për të justifikuar aktet që ai ka kërkuar”.

APTOPIX Election 2020 Pennsylvania Vote Counting

APTOPIX Election 2020 Pennsylvania Vote Counting

Gjykatësit e emëruar nga presidentë republikanë nuk kanë mbajtur gjithmonë anën e demokratëve lidhur me temën e zgjedhjeve gjatë ciklit zgjedhor të 2020, sidomos lidhur me votat me postë gjatë pandemisë, një koncept i kritikuar me forcë nga presidenti dhe republikanët si i hapur ndaj manipulimeve.

Në muajt para zgjedhjeve, ndërkohë që një numër gjykatash federale mbështetën vendimet e shteteve individuale për votimet me postë, gjykatësit e apelit, të emëruar nga Presidenti Trump, shpesh hodhën votën vendimtare për t’i bllokuar përpjekjet, thotë profesori i drejtësisë në Universitetin e Kentakit, Josh Douglas.

Justin Levitt, ish zyrtar i Departamentit të Drejtësisë thotë se megjithëqë emërimet e presidentit e kanë bërë gjyqësorin më konservator, gjykatat vazhdojnë të veprojnë në përputhje me funksionin e tyre origjinal.

“Kjo nuk ka ndryshuar pas zgjedhjeve dhe nuk ka arsye të mendojmë se do të ndryshojë,” thotë zoti Levitt.

Zoti Levitt thotë se gjykatat u kanë ofruar presidentit dhe republikanëve të tjerë që kanë paraqitur padi, mundësi të mjaftueshme për të ofruar prova për manipulimin e zgjedhjeve.

“Në çdo etapë, ata që ngritën padi nuk ofruan prova të vlefshme që ka ndodhur diçka e parregullt,” tha zoti Levitt në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Gjykatësi Bibas, kur ofroi opinionin e tij në emër të Qarkut të Tretë, iu përgjigj një padie madhore nga ekipi elektoral i Presidentit Trump, e paraqitur dy ditë pasi zoti Biden u shpall fitues i zgjedhjeve, kur Pensilvania u deklarua e fituar nga pretendenti demokrat.

Padia kërkonte nga gjykata federale të mos lejonin autoritetet në Pensilvani të çertifikonin rezultatin, duke ngritur pretendimin se ky shtet kishte krijuar “sistem të paligjshëm zgjedhor: me zgjerimin e madh të votimeve me postë”.

Pas vendimit në Pensilvani, avokati i presidentit, Rudy Giuliani dhe këshilltarja ligjore e presidentit, Jenna Ellis, nxorën një deklaratë lidhur me vendimin e gjykatës.

“Makineria aktiviste gjyqësore në Pensilvani vazhdon të mbulojë akuzat për mashtrime masive. Jemi mirënjohës që patëm mundësi të ofrojmë prova dhe fakte para legjislaturës së Pensilvanisë. Tani do të dalim para Gjykatës së Lartë!” shkruanin ata.

Tristan Taylor demonstrates in a car caravan as the Board of State Canvassers meet to certify the results of the election in Lansing, Michigan, Nov. 23, 2020.

Tristan Taylor demonstrates in a car caravan as the Board of State Canvassers meet to certify the results of the election in Lansing, Michigan, Nov. 23, 2020.

Megjithë pretendimet që ngriti, zoti Giuliani nuk ofroi prova dhe pohoi në gjykatë më 18 nëntor se “nuk është çështje lidhur me mashtrime”. Tre ditë më pas, Gjykatësi Matthew W. Brann i Distriktit të Mesëm të Pensilvanisë, një republikan i emëruar nga ish-presidenti Obama, e hodhi poshtë padinë duke thënë se nuk kishte meritë dhe ishte plot “akuza spekulative”.

Në Xhorxhia, një tjetër shtet ku presidenti i humbi zgjedhjet, gjykatësi i emëruar nga Presidenti Trump në 2019, hodhi poshtë padinë e ekipit të presidentit për të ndalur çertifikimin e rezultatit.

Gjykata e Lartë

Presidenti do që çështja e tij të merret në shqyrtim nga Gjykata e Lartë. Ekspertët thonë se nuk ka gjasa që kjo gjykatë të merret me një çështje që është hedhur poshtë nga gjykata të shkallës më të ulët në mënyrë më të përsëritur.

Jonathan Turley i Universitetit George Washington thotë se republikanët kanë ngritur shqetësime legjitime lidhur me parregullsi në zgjedhje, por shton se “retorika e pamatur” e zotit Trump për manipulime ka minuar shanset e tij në gjykatën më të lartë të vendit.

“Nuk mund të imagjinoj një metodë më të dëmshme kur kërkon mbështetje për çështjen tënde nga Gjykata e Lartë,” thotë zoti Turley.

Edhe nëse Gjykata e Lartë vendos ta marrë në shqyrtim këtë çështje, nuk ka asnjë garanci që do të marrë vendim në favor të presidentit. Zoti Turley vë në dukje se dy nga tre gjykatësit që ka emëruar presidenti në Gjykatën e Lartë — Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh — kanë votuar kundër presidentit dhe administratës në disa tema të rëndësishme.

Ndërkohë që ekipi elektoral i presidentit vazhdon të regjistrojë humbje në sistemin gjyqësor, presidenti duket se po e pranon faktin që nuk do të ketë fat më të mirë në Gjykatën e Lartë.

Reagon ish Kryetarja e FGS Majlinda F.Keta: Për çudi SOT asnjë Forum i Grave të Politikës apo OJF nuk reagoi pas sulmit fyes të Frrok Çupi ndaj Grida Dumës

Ka reaguar ish Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste Majlinda F. Keta në rrjetin social në lidhje me skenën e djeshme në emisionin e Eni Vasilit, kur debati degjeneroi dhe Frrok Çupi filloi ta fyejë Grida Dumën:

Flasim e mbllaçitemi pë dashurinë dhe padurimin tonë për t’u përmbushur dëshira jonë për t’u integruar sa më shpejt në Bashkimin Europian.

Një gjë ende nuk e kemi kuptuar qartë: është dhe kemi përgjegjësi individuale ndaj kërij procesi ku jemi përfshirë tash 30 vite qysh nga cilësia e votës që japim për të prodhuar qeverisje dhe elitat politike e deri tek sjellja jonë për më tepër ajo publike.

Ky është rrugëtimi YNË dhe i askujt tjetër.

Mbrëmë ky proces, në dimension publik ka fituar kredite të konsiderueshme pro europianiste nga një intelektual, publikisht i njohur në media, z. Gjekmarkaj, i cili i ka dalë në mbrojtje një Zonje të angazhuar publikisht shumë më herët se politikisht, Grida Dumës, ndërsa u dhunua në çdo element të komunikimit publik nga një pjesmarrës tjetër në debat. Përtej emrit qendron fenomeni.

Të falenderoj Prof. Gjekmarkaj për këtë leksion publik që keni dhënë mbrëmë. 🙏

Kjo duhet të jetë një sjellje normale pas 30 viteve rrugëtim pro europian. Edhe ky standard sjelljeje personale, publike duhet të jetë pjesë e asaj që quhet burrëria shqiptare.

Në asnjë mjedis politik dhe publik nuk duhet t’i besohet protagonizmi dhe udhëheqësia një mashkulli( se burra nuk quhen) që ka guxuar, guxon të dhunojë një grua në çfarëdo rrethane.

Meshkuj të tillë duhen abandonuar në mjedise politike dhe publike dhe kudo ku taksapaguesi paguan për to.

Mbështetja për to vdes kauzën e madhe për shanse të të barabarta në jetë publike e politike mes femrave dhe meshkujve. Pa të nuk ka integrim europian të përmbushur mga shqiptarët.
……….
Për çudi SOT asnjë Forum i Grave të Politikës apo OJF me shumë miliona finacuar për arritjen e barazisë gjinore në vend nuk ka dalur t’i shprehë falenderimin Prof. Gjekmarkaj për këtë rast.

Ato mbeten me dy personalitete ndaj kësaj kauze, mes të thënit dhe të bërit.

Ne vijojmë të refuzohemi në pritshmëritë për progresin e rradhës EDHE se mendërisht nuk e kemi kuptuar dhe as veprojmë me standardet e BE në të përditshmen tonë qytetare dhe profesionale po aq sa votojmë apo bëhemi ndjekës të meshkujve të politikës dhe jetës publike.

Mua nuk më habiti refuzimi i rradhës, mendërisht dëftojmë se jemi larg në sjelljet tona personale, institucionale dhe kolektive nga e drejta për të hapur negociatat për anëtarësim në BE.

Analiza e gazetës austriake: Thaҫi, Krasniqi, Veseli e Rexhepi akuzohen për 416 vrasje, si i kërcënuan dëshmitarët

Gazeta prestigjioze austriake “Der Standard” ka publikuar një analizë rreth Gjykatës Speciale dhe gjykimit të katër pjesëtarëve të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Hashim Thaҫi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Duke u bazuar në dosjen e Gjykatës Speciale, kjo gazetë ka përmendur akuzat me të cilat rëndohen këta persona.

Der Standard shkruan se ata do të mbajnë përgjegjësi për akuzat e tyre. Tutje përmendet frikësimi i dëshmitarëve, dërgimi jashtë vendit e ofrimi i pozitave të larta.

Ndërkaq në fund të analizës thuhet se Kosovën do ta qeverisë dikush tjetër që nuk ka të bëjë me luftën e që do të luftoj korrupsionin. Fjala është për Vjosa Osmanin, aktualisht ushtrues detyre e Presidentes së Kosovës dhe Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes, që sipas gazetës austriake me gjasë do të fitoj zgjedhjet.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Ish-luftëtarët në Kosovë do të mbajnë përgjegjësi

Procedimet kundër ish-komandantëve të UÇK Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë delikate. Dëshmitarët frikësohen dhe dokumentet po rrjedhin.

Një epokë e re ka filluar për Kosovën, shtetin më të ri në Evropë. Tani ata burra që dyshohen se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1999 do të mbahen përgjegjës. Shumë nga ish-komandantët e UÇK Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë karriera politike gjatë 20 viteve të fundit. Ata gjithashtu formuan vetë-imazhin e kombit. Ata kishin monumente të ndërtuara dhe adhuronin heronj për UÇK-në.

Heroizmi i mbrojtësve u nxor, vendbanimet mizore me armiqtë e brendshëm – sidomos pas luftës – ose me ata shqiptarë që nuk dëshironin të bashkëpunonin me UÇK-në dhe me pjesëtarët e pakicave, si serbët dhe romët, do të futeshin nën qilim.

Tortura dhe vrasje

Por pas viteve të pritjes – Gjykata Speciale e Kosovës për Krime Lufte u themelua në vitin 2016 dhe gjykimet e disa komandantëve kryesorë të UÇK-së tani kanë filluar. Të akuzuarit janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-lideri i partisë PDK, Kadri Veseli, ish-nënkryetari i partisë Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi nga partia Nisma. Ata akuzohen për kapje të paligjshme, tortura, vrasje dhe persekutim midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999. Aktakuza flet për një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” së cilës thuhet se i përkisnin këta njerëz.

Shumica e krimeve ndodhën në kampet e burgjeve të UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri. Viktimat dhe të afërmit e viktimave tani duhet të dëshmojnë në gjykatë. Në total thuhet se janë të paktën 416 njerëz që ranë viktima të krimeve të katër të pandehurve. Veçanërisht e rëndësishme për familjarët që krimet të identifikohen si të tilla. Ky ishte një përparësi për shumicën e njerëzve në Tribunalin e Jugosllavisë. Por tani viktimat duhet të marrin gjithashtu konfirmimin zyrtar – gjë që nuk ishte ende rasti në gjykatën e Jugosllavisë. Kërkesat për pagesa të reparacioneve mund të dorëzohen.

Fushata kundër gjykatës

Gjykata speciale tashmë kishte njoftuar akuzat kundër Thaçit në qershor para se ato të konfirmoheshin sepse Thaçi gjithmonë ishte përpjekur të anashkalonte gjykatën. “Z. Thaçi dhe Z. Veseli besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë për të shfuqizuar ligjin që krijon gjykatën dhe përndryshe pengojnë punën e gjykatës për të siguruar që ata të mos shkojnë në gjyq,” thuhet në një transmetim nga gjykata. Akuzat tani janë konfirmuar dhe të pandehurit tashmë janë marrë në pyetje.

Por edhe tani prokurori në Hagë ka publikuar dokumente që tregojnë se Thaçi u përpoq të ndikonte në dëshmitarët e mundshëm. Ish-komandantët ende mund të ushtrojnë shumë presion dhe të frikësojnë njerëzit sepse ekziston një lloj solidariteti në Kosovë kur bëhet fjalë për luftën. Shumë kanë frikë nga pasojat për veten dhe familjet e tyre nëse dëshmojnë. Sipas dokumenteve, Thaçi gjithashtu pretendohet se u përpoq të ndikonte në dëshmitarët e mundshëm me ryshfet ose përfitime. Edhe poste thuhet se u janë ofruar këtyre njerëzve.

Dëshmitarët i tremben presionit të botimit

Ish-komandantët gjithashtu thuhet se kanë punësuar anëtarë të ish-shërbimit sekret kosovar SHIK për të frikësuar dëshmitarët. Njerëzit të cilët kanë punuar për Rexhep Selimin thuhet se kanë tentuar madje vrasjen kundër një dëshmitari. Selimi është nën sanksionet e SHBA. Disa dëshmitarë janë marrë tashmë jashtë vendit sepse konsiderohet se janë në rrezik. Frikësimi i dëshmitarëve luajti një rol në procedurat e mëparshme kundër komandantëve të UÇK-së. Por tani dokumentet nga Gjykata Speciale u janë zbuluar ish njerëzve të UÇK-së dhe dëshmitarët kanë frikë se UÇK tani mund të publikojë emrat e tyre. Dy persona nga shoqatat e veteranëve të UÇK-së u arrestuan për shkak të rrjedhjeve.

Procedimet kundër ish-komandantëve zhvillohen në një kohë kur politikanët janë të popullarizuar dhe gëzojnë shumë mbështetje nga popullata, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me luftëtarët e vjetër, por duan të luftojnë korrupsionin. Këta janë kryetarja e Parlamentit dhe Presidentja e përkohshëm Vjosa Osmani dhe ish-kryeministrin Albin Kurti nga Vetëvendosja, të cilët mund të fitojnë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Atëherë Kurti mund të kthehet në pushtet. Në çdo rast, çështje të tjera nga e kaluara e luftës mund të dalin në pah.

Miss Serbia bën shqiponjën me duar gjatë sfilatës, producenti shqiptar zbulon ndëshkimin ekstrem nga Vuçiçi

Një vit më parë konkursi i bukurisë “Miss Freedom of the World ”, i cili u mbajt në Kosovë zuri faqet e para të mediave të huaja.

Ajo që tërhoqi vëmendje më shumë nga të gjitha vajzat dhe që bëri të gjithë të flisnin për të ishte, Miss Serbia, Irina Jovanka.

Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë sfilatës, duke mos u mjaftuar me aq ajo bëri të njëjtën gjë edhe më pas gjatë intervistës.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” sot, ishte producenti i këtij kompeticioni Shpejtim Zejneli, i cili foli mbi reagimet e ashpra nga mediat serbe dhe vetë presidentit Vuçiç kundrejt tij.

Zejneli theksoi faktin se ky gjest u bë me dëshirën e saj dhe në asnjë moment ai apo dhe stafi nuk ja imponuan një gjë të tillë.

“Vjet Missi i Serbisë e bëri shqiponjën, mediat e masakruan. Ishte kompeticioni im, ai i cili u bombardua, madje u shpalla nga presidenti Vuçiç person non grata ( person i padëshiruar). Ne nuk e detyruam, ajo me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët”, tregon ai.

Të vërtetat e Lulzim Bashës që duhet të dinë shqiptarët – Nga Aleksandër Biberaj

Gatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999, kam punuar për ushtrinë amerikane, si pjesë e aleancës së NATO-s kundër barbarive të Milosheviçit, i cili po synonte të përsëriste skenarin makabër të Bosnjë-Hercegovinës edhe në Kosovë kundër shqiptarëve. Ndërkohë që lufta mbaroi shpejt (mars-qershor 1999), shumë kolegë të mi vazhduan misionin në Kosovë (tashmë në kuadrin e KFOR-it), ndërsa unë, duke gjykuar se u arrit objektivi madhor, që ishte çlirimi i Kosovës, vazhdova angazhimet dhe karrierën time pranë familjes në Tiranë.

Natyrisht që kjo nuk ishte hera e parë dhe as e fundit që punoja me institucione ndërkombëtare, pasi puna dhe pozicionet që kisha pasur që në fillim të viteve ‘90 ma kishin krijuar këtë mundësi. Puna me të huaj më mësoi se si funksionon një raport zyrtar me ta, dhe faktin se ata mbi gjithçka vlerësonin profesionalizmin, korrektesën, transparencën dhe sinqeritetin. Duke u kthyer tek aktualiteti shqiptar i sotshëm, vihet re me lehtësi se Edi Rama, i zhytur në krim, korrupsion, antishqiptarizëm, dështime dhe skandale të përditshme si asnjë Kryeministër më parë, fabrikoi kohët e fundit akuza/shpifje të ulëta për kryetarin e PD-së dhe liderin e opozitës Lulzim Basha, duke sajuar “historinë e kasetës së Krushës së Madhe” nëpërmjet një personazhi të pabesueshëm, shumë kontradiktor në thëniet e veta, dhe lehtësisht të manipulueshëm dhe me sa duket të mirëpaguar, si Bellanica.

Për çdo njeri që ka punuar qoftë edhe një ditë në UNMIK apo më vonë në EULEX, dihet se marrja e çdo materiali për dëshmi bëhet me procesverbal të rregullt dhe në prani të më shumë se një personi, gjë që e konfirmoi edhe ish-deputeti dhe miku i Edi Ramës, Dashamir Peza, i cili na atë kohë punonte përkthyes për BBC-në. Basha, me punën e tij në Kosovë, bëri karrierë të shkëlqyer në UNMIK, pasi për 5 vite punë (1999-2004) u ngjit deri në nr. 5 në hierarkinë e UNMIK- ut, jo pak kjo për një shqiptar, djalë të ri, të sapodiplomuar për Jurisprudencë në një ndër universitet më të mira të Europës, në Utrecht të Holandës.

Gjatë mandateve si zv.president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (2005-2009), përveç Kryeministrit, puna më lidhte më së shumti me ministrin e Punëve të Jashtme, ku kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me dy ish-ministrat e Jashtëm të kohës, Besnik Mustafajn (2005-2007) dhe me Lulzim Bashën (2007-2009). Delegacioni i asaj legjislature në Asamblenë e KE-së kishte një përbërje shumë cilësore me Bujar Nishanin (ish-President dhe ish-ministër), Lajla Përnaskën (doktoreshë dhe aktiviste e të drejtave të njeriut) si dhe dy profesorë dhe ish-ministra të Jashtëm të suksesshëm, Kastriot Islamin dhe Paskal Milon. Vizitën e parë zyrtare si ministër i Jashtëm Lulzim Basha e bëri në SHBA, ku në një takim me Sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice, u njoftua edhe vizita historike e Presidentit Amerikan George W. Bush në Shqipëri, i cili me 10 qershor 2008 do të shpallte nga Tirana pavarësinë e Kosovës, në 130-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo kohë që Lulzim Basha dhe gjithë Ministria e Punëve të Jashtme kanë qenë në dispozicion të Kosovës dhe shpalljes së saj si shtet i pavarur dhe sovran, duke lobuar fuqishëm bashke me diplomacinë amerikane dhe atë perëndimore për njohjet ndërkombëtare të Kosovës, që kaluan edhe numrin 100 të vendeve që do ta njihnin Kosovën. Pavarësia dhe njohjet ndërkombëtare të Kosovës sollën edhe një realitet të ri në Ballkan, pasi faktori shqiptar fuqizohej shumë, ndërkohë që po aq shumë dobësohej faktori serbo-sllav. Pikërisht në këtë kohë botohet edhe libri i zi i Kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte (The Hunt-gjuetari/gjahtari), libër ky i mbushur me shpifje dhe trillime dashakeqëse antishqiptare. Botimi i librit ishte programuar që të pasohej direkt nga një iniciativë e deputetëve ruso-serbë për të hartuar raportin famëkeq të senatorit kontravers zviceran, Dick Marty (2011), një antiamerikan dhe antishqiptar i mbështetur, sponsorizuar dhe financuar kokë e këmbë nga sllavët.

Në vitin 2006, Dick Marty kishte bërë të njëjtën gjë me raportin e tij famëkeq antiamerikan për burgjet e supozuara sekrete të CIA-s dhe transferimet ilegale të të burgosurve në vendet e KE-së. Pra, shpalljes së pavarësisë së Kosovës, serbët iu përgjigjen me librin e Carla del Pontes, me mocionin ruso-serb në Asamble dhe raportin famëkeq të Dick Martyt. Të njëjtën gjë fatkeqësisht sot po bën Parlamenti i Shqipërisë më të ashtuquajturin komision hetimor, që vetëm sa rindez dhe risjell në vëmendjen e ndërkombëtarëve librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt, duk i bërë shërbimin më të mirë ruso-serbëve dhe duke goditur çështjen tonë kombëtare.

Në vazhdim të karrierës së tij si ministër i Transportit dhe Telekomunikacioneve, Lulzim Basha, bashkë me ish-Kryeministrin Berisha, inicuan dhe realizuan Rrugën e Kombit, që realisht bashkonte fizikisht Shqipërinë me Kosovën, rrugë së cilës Edi Rama i vuri traun e taksës, që është më shumë një tra ndarjeje sesa bashkimi, ndonëse ajo rrugë është ndërtuar me paratë tona, me taksat tona nga buxheti i shtetit. Si ministër i Brendshëm, Lulzim Basha punoi për të plotësuar kushtet dhe loboi për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, një arritje e madhe kjo, të cilën Edi Rama me punën e tij të zezë po e shpërbën çdo ditë, duke na çuar drejt rikthimit të vizave.

Nuk është hera e parë kjo dhe as e fundit me sa duket që Lulzim Basha sulmohet me akuza dhe shpifje nga më të ulëtat, kështu u sulmua edhe në vitin 2005 kur i sapokthyer nga Kosova në drejtimin e KOP-it, do të kandidonte dhe fitonte te Njësia 7 në Tiranë përballë ministrit të gjithëpushtetshëm të Edi Ramës, Arben Ahmetajt; po kështu edhe në vitin 2011 kur me një fushatë spektakolare do të fitonte Bashkinë e Tiranës duke mundur kryetarin shkatërrues të Tiranës, sot kryetar i PSsë dhe Kryeministër, Edi Rama. Edhe tani që po sulmohet Lulzim Basha, PD dhe opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit me një rezultat të thellë, kjo duket më qartë se gjithkund në sjelljet dhe reagimet e çakorduara, të çoroditura dhe të frikësuara të Edi Ramës. Sa herë që sulmohet Basha më këtë lloj artilerie, ai fiton, edhe statistikat e tregojnë këtë, fitore në 2005, në 2011 dhe në 2021, fitorja dhe ndryshimi i madh po vjen./Panorama

Familja e aktivistit të vrarë të LDK-së: Një fitore të tillë Vetëvendosje e ka të sigurtë edhe në zgjedhjet parlamentare

Pasi që LDK-ja humbi bastionin e vet në Podujevë, të cilin ua mori Vetëvendosja, pati shumë reagime brenda LDK-së.

Familja e të ndjerit Haki Imeri, veprimtar i njohur i LDK-së, ka reaguar lidhur me këtë humbje të LDK-së atje, e që thotë se Albin Kurti korri një rezultat të bindshëm i cili do ta përcjellë edhe ne zgjedhjet e reja.

Ata thonë se partitë që sot janë në pushtet nuk do të fitojnë me pushtetin kundër Albin Kurtit, për shumë arsye.

“Koha e maskarenjëve iku”, kanë shkruar ata ndër tjera.

Postimi i plotë:

Agim Veliu Isa Mustafa humben bastionin e LDK-se, Podujevën. Ish shefi i tij zt. Kurti korri një rezultat të bindshëm i cili do ta përcjellë edhe ne zgjedhjet e reja.

-jemi ne Epokën qe solli zhvillimeve te reja politike e juridike ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtar ,Kosovës i duhet një organizim i ri politik i cili e sfidon dhe monitoron ne aspektin pozitiv pushtetin e ardhshëm te Albin Kurtit .

-dmth te ndërtohet një opozite reale ndaj tij sepse keshtu pushteti i kryen detyrat qe ia ngarkon sovrani me dinjitetshem dhe ligjshëm.

-partite qe sot jane ne pushtet nuk do te fitojne me pushtetin kunder Albin Kurtit, per shume arsye ..

– kreret e partive te dala nga lufta dhe kreret e LDK-se e kane gojen plote patriotizem Ibrahim Rugove e Adem Jashar, fatkeqesisht dhe realisht keta dy emra te rendeshsishem te lirise dhe pavaresise se Kosoves vetem jane perdorur per ta te ardhur ne pushtet Hashim Thaci , Isa Mustafa , Ramush Haradinaj , e pastaj keta te fundit ia ben varrin Kosoves tash e 20 vite…

-pushtetin e kane shfrytezuar per interesa te klaneve te tyre , interesa kryesisht personale, kane poshteruar qytetarin kane kap shtetin, perdhosun votuesin i cili besonte dhe beson akoma ne keta dy emra te pervetçem; Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.

-le te mbeten histori e lavdishme e Kosoves dhe jo motiv, mase e vlere per te sjellur vota per krere mafioze qe pushtetin e kane mjet per te shperbere dhe kapur shtetin per interesa te qarta personale partiake, fisnore..

-kreret e ish partive qe deri sot e kane sunduar popullin dhe kapur pushtetin me intriga kurthe e nderskamca, kane histori e imazh te zhytur nga themeli deri ne maja ka fakte qe e mbështesin veprimtarine e tyre kriminale..

-secili nga keta akuzohet per krim te organizuar, zhvatje, duar me gjak , histori tjera shtetin e izoluan nderkombatarisht per shkaqe se kreret e klaneneve politike kriminale kishin qeverisur (sunduar) me Kosoven tash e 20 vite dhe rezultatet e ketyre qeverisjeve jane te preksheme duksheme dhe te frikeshme..

-qytetari aktual i Kosoves nuk duhet me te i jap voten atyre qe kerkojne vote; per Ibrahim Rugoven dhe Adem Jasharin .

-sepse vota per ata ishte vote per te korruptuarit dhe kriminelet qe gjunjezuan Kosoven per interesa personale, klanore. Ishte vota me e keqperdorur nga Isa Mustafa me kompani, Hashim Thaçi me klan, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj me banda…

-Kosoves i duhet nje klase politike e ndergjegjdhme dhe perparimtare, qe punon per qytetarin dhe jo qe perfiton nga qytetari…

Kosoves i duhet nje pushtet dhe elite politike qe nuk merret me te kaluaren por me te ardhmen.. fjalet boshe te patrioteve te “rinje” neper fushata nuk e integrojne Kosoven as nuk i sjellin asaj benefite qe perparojne shoqerine dhe shtetin.

Koha e maskarenjeve iku.

Ne Epoken e Re nuk duhet te kete me vota ne emer te Ibrahim Rugoves dhe Adem Jasharit , vota duhet te jepet per programe sfiduese , progresive , emancipim shoqeror e zhvillim ekonomik, integrim EURO-ATLANTIK.

Bota sot

Specialja kundër Thaçit e të tjerëve, 13 rastet ku LDK përmendet në aktakuzë

Në aktakuzën e publikuar nga Dhomat e Specializuara e cila ka 69 faqe, përmenden raste të ndryshme për të cilët ish-krerët e UÇK-së po akuzohen nga Gjykata Speciale. Madje përmenden edhe anëtarë e përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët thuhet se janë torturuar e frikësuar nga ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Kjo parti përmendet plot 13 herë në aktakuzën e konfirmuar nga Specialja, shkruan Gazeta Express.

Në cilat raste përmenden anëtarët e përkrahësit e LDK-së?

Në rastin e parë përmendet kur në vitin 1989, Kosovës iu hoq statusi i krahinës autonome dhe pas kësaj, shumica dërrmuese e shqiptarëve të Kosovës mbështetën një referendum për pavarësi, miratimin e një kushtetute dhe krijimin e institucioneve shtetërore paralele, ndër të cilat edhe një qeveri e udhëhequr nga partia më e madhe politike në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (‘LDK’), me President, Ibrahim RUGOVËN dhe kryeministër, Bujar BUKOSHIN.

Në rastin e dytë, LDK-ja thuhet se ndoqi një politikë të qëndresës jo të dhunshme, mohoi legjitimitetin e qeverisjes së Kosovës nga Serbia dhe krijoi sisteme paralele të arsimit, shërbimit shëndetësor dhe të tatimeve.

Por, në rastin e tretë, anëtarët e përkrahësit e LDK-së thuhet se janë frikësuar, keqtrajtuar dhe janë eleminuar në mënyrë të paligjshme nga ish-krerët e UÇK-së, pasi të njëjtit sipas aktakuzës, i kishin cilësuar si kundërshtarë.

Në rastin e katërt thuhet se Thaçi dhe Selimi në shtator të vitit 1998 në Zonën operative të Dukagjinit morën hapa për të frikësuar dhe për të vendosur pushtet mbi njësitet që kishin lidhje me LDK-në, ndër të cilat edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (‘FARK’) të lidhura me qeverinë në mërgim.

Në rastin e pestë thuhet se midis prillit 1998 dhe janarit 1999 në Likoc, Skënderaj, të ndaluarve nuk iu ofrua mjaftueshëm ushqim, ujë, kushte higjienike e sanitare, kujdes shëndetësor dhe/ose shtroja e mbuloja. Një numër anëtarësh të UÇK-së, ndër të cilët Sylejman SELIMI dhe Sabit GECI, rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën në të gjithë trupin me pushkë, shkopinj bejsbolli, instrumente prej metali dhe shkopinj druri, grushte, shkelma, dhe/ose ndryshe u kërcënuan me lëndime trupore dhe vdekje. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër që u bëhej të ndaluarve të tjerë, ndër të cilët edhe anëtarë të familjes, si dhe i detyruan të rrihnin njëri-tjetrin. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin tradhtarë për arsye se përkrahnin LDK-në, se shoqëroheshin me serbë ose me punonjës policie, se ishin spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe se nuk përkrahnin UÇK-në. [REDAKTUAR].

Në rastin e gjashtë, në aktakuzën kundër Thaçit dhe të tjerëve thuhet se në mesin e të ndaluarve në Likoc të Skenderajt ishin përkrahës të LDK-së, romë e serbë.

Në rastin e shtatë, thuhet se në Drenoc, Rahovec midis majit dhe korrikut të vitit 1998, përkrahësit e LDK-së, romë dhe serbë u mbajtën në qeli të improvizuara dhe nuk iu ofrua kujdes mjekësor i mjaftueshëm. Të ndaluarve iu morën sendet personale dhe nuk iu kthyen kurrë më. Një numër anëtarësh të UÇKsë rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën me shkopinj, grushte, shkelma, iu lidh në trup rrymë elektrike, dhe/ose u kërcënuan me vdekje. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se shoqëroheshin me serbë ose romë, se ishin spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe mospërkrahës të UÇK-së.

Në rastin e tetë thuhet se përkrahës të LDK-së, romë e serbë, në Malishevë, afërisisht midis 17 korrikut 1998 dhe 26 ose 27 korrikut 1998, të ndaluarit në ish-stacionin e policisë në Malishevë u mbajtën në dhoma të tejmbushura, me shumë pak ajrim, ushqim, ujë, kushte higjienike e sanitare, kujdes shëndetësor dhe/ose shtrojat e mbulojat që iu ofruan atyre, ishin të pamjaftueshme. Jakup KRASNIQI u identifikua se ishte i pranishëm në ish-stacionin e policisë dhe, në një rast, vizitoi dhomën ku mbaheshin të ndaluarit. Një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën me kondakë pushkësh dhe mjete të tjera, u shkelmuan dhe/ose ndryshe u kërcënuan me vdekje dhe dhunë fizike. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë.

Në rastin e nëntë thuhet se në Llapashticë të Podujevës, përkrahës të LDK-së dhe persona me kombësi serbe u mbajtën në një sallë të tejmbushur, pa ngrohje, ushqim e kushte higjienike. Një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën në të gjithë trupin me shkopinj, zinxhirë, litarë dhe kondakë pushkësh, me grushte, shkelma, me rrymë elektrike, dhe/ose u kërcënuan me vdekje. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë dhe u detyruan të rrihnin njëri-tjetrin. Disa të ndaluar u detyruan të kryenin punë krahu. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se shoqëroheshin me serbë, se ishin spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe, ose nuk e përkrahnin UÇK-në.

Në rastin e 10-të thuhet se në Zllash të Prishtinës, anëtarët e UÇK-së I keqtrajtuan të ndaluarit dhe i akuzuan se ishin anëtarë të LDK-së, tradhtarë, spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe mospërkrahës të UÇK-së.

Në rastin e 11-të, LDK-ja citohet në pjesë kur në Cahan të Hasit të Shqipërisë, të ndaluarit që u keqtrajtuan u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin përkrahës dhe spiunë të LDK-së, se shoqëroheshin dhe bashkëpunonin me serbët dhe autoritetet serbe dhe se nuk përkrahnin UÇK-në.

Në rastin e 12-të, LDK-ja përmendet kur në Malishevë, në një qeli të improvizuar, një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën me shufra hekuri dhe shkopinj, me grushte, shkelma, dhe/ose u kërcënuan me vdekje. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe mospërkrahës të UÇK-së.

Dhe krejt në fund, LDK-ja përmendet, kur anëtarë të kësaj partie thuhet në Prizren u akuzuan e u keqtrajtuan nga anëtarë të UÇK-së. Të ndaluarit dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë. Të ndaluarit u fyen dhe u morën në pyetje e akuzuan se ishin anëtarë të LDK-së, për kryerje krimesh kundër shqiptarëve të Kosovës, ose se ishin bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe. Ndër të ndaluarit kishte persona me kombësi serbe

Madje ka politikanë që akuzuan LDK-në së janë përgjegjës për konfirmimin e aktakuzës kundër Thaçit e të tjerëve

Disa prej politikanëve në Kosovë e akuzuan LDK-në dhe thanë se kanë përgjegjësi për konfirmimin e aktakuzës kundër Thaçit dhe të tjerëve. Ishte ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca i cili tha se LDK-ja ka përgjegjësi të madhe për këtë aktakuzë.

“Unë mendoj që për aktakuzën e këtyre katërve edhe LDK’ja duhet me dal edhe s’doli, edhe LDK’ja duhet me dal, 13 herë përmendet emri i partisë në aktakuzë, 13 herë. Ata kanë përgjegjësi edhe më të madhe”, kishte thënë Konjufca në një debat televiziv.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni, i cili vjen nga radhët e LDK-së se pse nuk po jep dorëheqje nga politika, tani kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Kur do të jepni dorëheqje pasi është përmbushur misioni juaj politik”, ka pyetur Musliu-Qunin dje në seancën e Kuvendit.

Një muaj prej kur Thaçi e të tjerët po qëndrojnë në paraburgim në Hagë

Kanë kaluar disa prej kur ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë në paraburgim në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në konferencën për ecurinë e çështjes lidhur me ish-eprorët e UÇK, mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Ben Emerson i kishte propozuar Gjykatës Speciale që gjykimi ndaj eprorëve të UÇK-së të filloj në qershor të 2022-ës.

Por një propozim të tillë e ka kundërshtuar Zyra e Prokurorit të Specializuar pasi që, sipas tyre, vonesat në fillimin e procesit gjyqësor të kërkuara nga mbrojtja nuk janë të justifikuara dhe as në përputhje me interesin e procedurave të shpejtimit dhe të drejtës së dëshmitarëve dhe viktimave për një gjykim të arsyeshëm në kohë.

Prokurori Jack Smith nga Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka propozuar Gjykatës Speciale që gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit të filloj në verë të vitit 2021 apo më së largu deri në shtator të 2021-ës. /Express/

Kisha Ortodokse Serbe pagoi shtrenjtë çmimin e mosrespektimit të masave pandemike

Kisha Ortodokse Serbe (KOS), e cila humbi emrat e saj kryesorë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), pagoi çmim të rëndë për mosrespektimin e masave pandemike në funerale, shkruan Anadolu Agency (AA).

Së fundmi, me vdekjen e udhëheqësit të kishës Irinej, KOS mbeti pa lider, ndërsa në ceremoninë e varrimit në të cilën të pranishëm ishin mijëra njerëz, moszbatimi i masave ndikoi negativisht në përhapjen e virusit.

Më parë, metropoliti kishës në Malit të Zi, Amfilohije, vdiq më 30 tetor si pasojë e infektimit me COVID-19. Pavarësisht masave pandemike në Malin e Zi, mijëra njerëz morën pjesë në funeral dhe puthën trupin e pajetë të metropolitit për shkak të ritualeve, duke shkaktuar kritika të shumta.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe patriarku Irinej, kreu i KOS-it, gjithashtu morën pjesë në funeralin e Amfilohijes, një figurë e rëndësishme fetare për serbët në Malin e Zi.

Ndërsa mosrespektimi i masave në funeralin e Amfilohijes u tregua si një nga faktorët e rëndësishëm në rritjen e shpejtë të numrit të rasteve me COVID-19 në vend, u theksua se udhëheqësi i KOS-it Irinej gjithashtu u infektuar në këtë funeral.

Në fillim të nëntorit, u njoftua se testi PCR i patriarkut Irinej rezultoi pozitiv dhe se ai u shtrua në spital për mjekim. Irinej, gjendja e të cilit u përkeqësua më 19 nëntor, vdiq një ditë më vonë.

Masat gjithashtu u injoruan në funeralin në Beograd

Ndërsa vdekja e udhëheqësit fetar serb Irinej për shkak të COVID-19 krijoi një efekt tronditës në vend, mosrespektimi i masave gjatë ceremonive në Beograd nuk kaloi pa u hetuar.

As njerëzit që erdhën në ceremoni dhe as zyrtarët e kishës nuk “morën mësimin” nga ceremonia e varrimit e mbajtur në Mal të Zi më parë.

Megjithëse arkivoli i Irinejit ishte i mbuluar me xham, ndryshe nga Amfilohije, njerëzve që u dyndën në kishë për t’i dhënë lamtumirë udhëheqësve të tyre fetarë iu ofruan pije me të njëjtën lugë sipas ritualeve, duke shkaktuar reagime tek ekspertët shëndetësorë.

Peshkopi që udhëhoqi varrimin gjithashtu infektohet

Siç u bë e ditur, peshkopi David, i cili udhëhoqi varrimin e Irinejit, u infektua gjithashtu me COVID-19 dhe u shtrua në spital.

Në ndërkohë, përveç Patriarkut Irinej dhe Metropolitit Amfilohije, edhe emra të tjerë të shquar të kishës, si peshkopi Artemije, peshkopi Milutin dhe kryeprifti Josifov, humbën jetën gjithashtu për shkak të COVID-19.

Po ashtu, edhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë të kishës janë infektuar me virusin.

Teksa KOS, e mbetur pa udhëheqës për shkak të COVID-19, humbi emrat e saj të rëndësishëm dhe hyri në një krizë të thellë, krahas takimit të këshillit që planifikohej të mbahej pranverën e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë, tani do të duhet të mbajë një takim të veçantë për të zgjedhur udhëheqësin e ri.

Reagimet nuk kanë të ndalur

Në pamjet e publikuara në media nga funeralet e metropolitit Amfilohije dhe Irinejit, u pa që masat pandemike kryesisht nuk u respektuan, ndërsa reagime shkaktoi fakti që mijëra njerëz përdorën të njëjtën lugë dhe puthën trupat e klerikëve që vdiqën nga virusi.

Ekspertët theksojnë se të paktën në periudhën kur pandemia vazhdon, kisha dhe sistemi shëndetësor duhet të bashkëpunojnë, duke shtuar se e kuptojnë dëshirën e njerëzve për të marrë pjesë në funeralet e udhëheqësve të tyre fetarë, por që shëndeti publik në përgjithësi nuk mund të shpërfillet.

Predrag Kon, një zyrtar në luftën kundër krizës pandemike në Serbi, tha se funerale të tilla të mbushura me njerëz janë të papranueshme për sa i përket pandemisë, por që një gjë e tillë nuk u arrit të ndalohej, pasi bëhej fjalë për patriarku Irinej.

Kon, në një deklaratë për mediat serbe, deklaroi se kanë zbuluar se masat kundër pandemisë nuk u zbatuan plotësisht në funeralin e Irinejit dhe vuri në dukje se megjithëse maksimum pesë njerëz lejohen të qëndrojnë së bashku në kuadër të masave në gjithë vendin, askush nuk mendoi se pjesëmarrja e publikut në funeralin të Irinejit mund të ishte ndaluar.

Përkeqësim i sitautës në Serbi dhe Mal të Zi

Ndërsa numri i rasteve ditore në Malin e Zi ishte rreth 350 në fillim të nëntorit, ky numër u rrit në mbi 700.

Në Mal të Zi, vendin më të prekur në botë me raste në raport me popullsinë pas Andorrës, COVID-19 është zbuluar te 34.454 njerëz deri më tani, kurse 481 njerëz kanë humbur jetën.

Në Serbi, ku kohët e fundit është regjistruar rritje rekord në numrin e rasteve dhe viktimave, rritjet ditore prej rreth 1.500 rastesh në fillim të nëntorit i janë afruar shifrës 8.000.

Me COVID-19 janë infektuar gjithsej 163.035 njerëz në Serbi që nga fillimi i Pandemisë, kurse 1.484 njerëz kanë humbur jetën.

Nga meningiti te babai i pushkatuar – Lume Blloshmi, gruaja artiste që sfidoi burrat (video)

Fatmira Niikolli

Miqtë e kanë përcjellë të përlotur Lume Blloshmin. Artistja avangardë u nda nga jeta për shkak të Covid 19 duke lënë pas një trashëgimi të veçantë artistike. Lume Blloshmit, piktores së pakohë dhe të gjithkohshme që u nda nga jeta të premten për shkak të Covid 19, iu dha lamtumira e fundit këtë të shtunë, në anë të ish Lidhjes së shkrimtareve. i pari që mbërrin pranë arkëmortit, pothuaj i përlotur, është Muntaz Dhrami, ish pedagogu i saj që dëshmon ambiguitetin e artistes e njeriut.

“Lumja i transmetoi brengat në vepra” – thotë Muntaz Dhrami. Ndërsa Merita Selimi thekson mes lotëve se Lumja i nxiste artistët e rinj dhe provokonte.

Pinjolle e Blloshmëve të njohur, që u persketuuan gjatë nga regjimi komunist, ajo u rrit jetime dhe vuajti gjithë jetën, pos humbjes së babait, edhe damkën e një njolle në biografi që rrezikoi ta linte pa shkolle derisa nje letër drejtuar Nexhmije Hoxhës do t’i hapte udhë.

Shkrimtari Rudi Erebara, mik i nipit të saj Ervin Blloshmit tregon se Lumes, “Babain ia pushkatuan më 1944 dhe Lumja e pati të vështirë”. Veçse dy muajsh kur babai major u ekzekutua, shumëçka për Lumen do ishte 3 vështirë.

Dhrami nga ana tjetër veçon se “Lumja i përballoi me sukses, ishte e fisnike. Nuk merrej ajo me cikerrima”.

Një vajzë me baba të pushkatuar, krejt ne moshë të njomë , meningiti do i merrte dëgjimin dhe aftësinë për të artikuluar. Megjithatë, ajo do të gjente forcën për të bërë emër duke sfiduar pengjet e pengesat, si edhe maskilizmin e ambjenteve artistike.

Erebara kujdeset të vërë në dukje se “talenti i saj ishte i pazakonshëm. Ajo ishte artistja grua që barazohej e tejkalonte ata burra që ishin Etërit e artit shqiptar”.

Edhe ish profesori i saj, e ngre lart veprimtarinë e  artistike, duke pohuar veçantitë e Lume Blloshmit.

Dhrami thotë se Lums Blloshmi sfidoi kanonet e artit, ajo këtë e arriti duke lënë mënjanë shkollën tonë.

Duke sfiduar artin shqiptar të 90-ës, që akoma endej mes kornizave të realizmit socilaist, ajo lëvroi instalacionin e performcën, duke provokuar me tematikat e konceptet dhe duke i dhuruar skenës artisatike, vepra që mund të gjendeshin në skenën ndërkombëtare.

Ikja e saj në moshën 76 vjeçare është megjithatë e parakohshme. Janë të shumta projektet që la ne mes me kolege të ndryshëm e në zhanre të ndryshme.

Milena Selimi, nga COD, tregon se ka folur me të për ekspozitë retrospektive.

Ndërsa Merita Selimi flet një projekt të Blloshmit me Galerinë Kombëtare të Arteve.

Nipi i saj, Edi Blloshmi, balerin në Lion ka ardhur nga Franza për të përcjellë hallën, gruan që e deshi aq fort dhe artisten që i mësoi aq shumë. Janë po nipërit, djemtë e vëllait me të cilin Lumja u rrit, qe do kujdesen për trashëgiminë e saj.

Lumja, gruaja me sytë shprehës e me mendjen tronditëse do të mbetet e pasfidueshme në ngjyrat që shihte e përcillte, në guximin dhe kurajon për të thyer tabutë e për të shpalosur unin njerëzor.

Shtatë nga dhjetë njerëzit më të pasur janë nga fusha e teknologjisë

Shtatë nga dhjetë biznesmenët kryesorë në listën e 500 njerëzve më të pasur në botë janë nga fusha e teknologjisë, sipas të dhënave të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, është në krye të listës. Pasuria e tij, e cila ishte 110 miliardë dollarë në dhjetor 2019, është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, duke arritur në 187 miliardë dollarë. Amazon është gjithashtu faqja më e madhe në botë për blerje për sa i përket vlerës së tregut.

Elon Musk zë vendin e dytë, duke tejkaluar Bill Gates. Musk, i cili e ka rritur pasurinë e tij në 140 miliardë dollarë, është drejtori i përgjithshëm i kompanive të tilla si Tesla, Space dhe Neuralink, të cilat janë të njohura gjerësisht në të gjithë botën.

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, zë vendin e tretë në listë. Gates bëri emër me Microsoft Windows, një nga sistemet operative më të përdorura sot në kompjuter. Gates, i cili kryesoi indeksin për shumë vite, ka një pasuri prej 129 miliardë dollarësh.

Biznesmeni francez Bernard Arnault renditet i katërti në listë me një pasuri prej 105 miliardë dollarësh, ndërsa themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg është në vendin e pestë. Pasuria e Zuckerberg, i cili zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, është 104 miliardë dollarë.

Dhjetë personat e tjerë në listë janë Warren Buffett (biznese të ndryshme), Larry Page (teknologji), Sergey Brin (teknologji), Steve Ballmer (teknik) dhe Mukesh Ambani (energji).

Humbje miliardëshe, ndihmë milionëshe

Luljeta Krasniqi – Veseli

Nga rreth 1 miliard euro humbje sa vlerësohet se shënuan bizneset në Kosovë gjatë pandemisë me COVID-19, Qeveria e Kosovës, deri tani, i ndihmoi ata me vetëm rreth 150 milionë euro.

Në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh, bizneset gëzuan një mbështetje financiare prej mbi 60 milionë euro.

Me këto mjete ishte paraparë mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej 170 eurosh për 2 muaj, subvencioni i qirasë deri në 50 për qind të vlerës e të tjera.

Ndërkaq, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës, i cili kap vlerën e më shumë se 350 milionë eurove, u ndanë 60 milionë euro për biznese, në bazë të listës së numrit të punëtorëve.

Nga kjo shumë përfituan rreth 36 mijë biznese me më shumë 200 mijë të punësuar. Bizneset kanë përfituar nga 290 euro për secilin punëtor të punësuar.

Humbjet ekonomike që nuk u kompensuan

Por, krahasuar me ndihmën që ka dhënë shteti për bizneset, humbjet janë shumë herë më të mëdha.

Vetëm, sipas të dhënave të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës, bizneset në Kosovë kanë pasur afër 1 miliard euro më pak qarkullim gjatë periudhës së pandemisë, krahasuar me vitin e kaluar.

Të hyrat e aktiviteteve ekonomike që u prekën më së shumti nga pandemia COVID -19, sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP është industria e ndërtimit, pasuar nga tregtia, transporti, akomodimi dhe gastronomi.

Zhvillimet e pafavorshme në ekonomi janë reflektuar edhe në të hyrat buxhetore, ku sipas Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës deri në fundin e vitit 2020, do të ketë rreth 300 milionë euro më pak të hyra për buxhetin e Kosovës.

Ndihmë për të mbijetuar

Humbjet e bizneseve në Kosovë nisën që nga vendosja e masave të para për parandalimin e përhapjes së koronavirusit më 13 mars, atëherë kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Për këta tetë muaj bizneset deklaruan për humbje të mëdha.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane, Aleancës Kosovare e Biznesit, Odës së Afarizimit dhe shumë organizata tjera ekonomike kërkuan ndihmë nga qeveria për bizneset, por, që ndihma që shteti ndau, u vlerësua se nuk ishte e mjaftueshme.

Përveç ndihmës, e cila ishte e pamjaftueshme, autoritetet e Kosovës dështuan edhe të miratojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, që ka për qëllim t’i ndihmojë bizneset që kanë pasur humbje nga pandemia COVID-19.

Ky projektligj, pas gjashtë dështimesh për miratim në Kuvendin e Kosovës, ka arritur të miratohet vetëm në lexim të parë më 13 korrik.

Në këtë Projektligj, është paraparë që “Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) të autorizohet që të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind”. Gjithashtu, kontribut-paguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Komuniteti i biznesit paralajmëroi krizë financiare te bizneset deri te falimentimi i tyre, nëse nuk miratohet ky ligj dhe bizneset nuk ndihmohen nga shteti.

Pandemia mbylli biznese

Gjatë periudhës shkurt – tetor, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, janë mbyllur 761 biznese, të cilat kanë pasur të punësuar 1,316 punëtorë.

Numri më i madh i bizneseve zyrtarisht të mbyllura kanë punuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga industria përpunuese, hoteleria dhe akomodimi. Në listën e bizneseve të mbyllura figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit dhe komunikimit dhe sektorë të tjerë.

Por, numri i bizneseve të mbyllura u konsiderua të jetë më i lartë nga Oda e Afarizmit të Kosovës. Sipas të dhënave të kësaj organizate jo të gjitha bizneset, të cilat kanë shuar aktivitetin e tyre gjatë pandemisë, kanë filluar procedurat e mbylljes.

“Numri i bizneseve që sot nuk po funksionojnë janë me mijëra”, pati thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i kësaj shoqatë Skender Krasniqi.

Papunësia shënoi rritje

Niveli i papunësisë është rritur gjatë periudhës së pandemisë. Masat për parandalimin e koronavirusit ndikuan që shumë biznese të reduktojnë numrin e të punësuarve.

Numri i saktë i personave që kanë humbur vendin e punës nuk dihet, por Oda e Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Afarizmit kanë thënë se kemi të bëjmë me rreth 30 mijë të punësuar që gjatë pandemisë mund të kenë humbur vendin e punës.

Numri i qytetareve të regjistruar si të papunë në Agjencinë e Punësimit, shënoi rritje në këtë periudhë. Sipas të dhënave të APK-së numri total i të regjistruarve si të papunë deri në korrik është mbi 180 mijë.

Papunësia në Kosovë në vitin 2019 ishte 25.7 për qind.

Ekonomia e Kosovës, rënie në rreth 7.2 për qind

Sipas parashikimeve të Bankës Qendrore te Kosovës, ekonomia e vendit këtë vit pritet të shënojë rënie prej rreth 7.2 për qind si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat ndikuan negativisht në pothuajse të gjitha aktivitetet ekonomike në vend.

Ndërkohë, raportet e BQK-së vënë në pah se sistemi bankar i Kosovës është mjaft mirë i kapitalizuar dhe likuid.

Bankat komerciale në Kosovë, sipas të dhënave të BQK-së, vazhdojnë të kreditojnë ekonominë e Kosovës.

Gjithsej kreditë në muajin gusht 2020, sipas BQK-së, janë në shumën prej 3.02 miliardë eurove, duke vazhduar trendin e rritjes edhe gjatë këtij viti, me një rritje vjetore prej 7.6 për qind.

GAP: Bankat do të reduktojnë dhënien e kredive

Instituti GAP në hulumtimin e tij thotë se vazhdimi i kredidhënies është i domosdoshëm në mënyrë që të mundësohet stimulimi i konsumit të ekonomive familjare dhe investimet në sektorin privat.

Megjithatë, sipas GAP-it, në muajt në vijim kur pritet që gjendja e sektorit privat të vështirësohet edhe më tutje, fakti se bankat komerciale janë likuide dhe me kapital të lartë mund të jetë i pamjaftueshëm për të vazhduar kreditimi.

Bankat mund të vlerësojnë se ekziston një ambient i rrezikshëm për ofrim të kredive të reja dhe si rezultat të reduktojnë kreditë e reja edhe më shumë.

Në këtë situatë, GAP sugjeron që Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mund të luajë një rol kyç në marrjen përsipër të një pjese të rrezikut dhe të mundësojë vazhdimin e kredidhënies. Fonde të ngjajshme u treguan efektive në shumë vende të botës gjatë krizës globale financiare.


Send this to a friend