VOAL

VOAL

Artan Hoxha: Hakerat kanë marrë çdo gjë, edhe sistemin bankar

October 11, 2022

Komentet

Çim Peka Live – Ahmetaj: Protesta po lufton qelizën alfa kancerogjene, nëse Rama e gëlltit, vdiq Shqipëria, fitoi kanceri

 

Në intervistën ekskluzive sot në mbrëmje në Çim Peka Live’ Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj flet për protestën që sot ka hyrë në ditën e 100-të. Ai e quan gjëja më e bukur në këto 30 e ca vite. Se protesta po lufton qelizën alfa kancerogjene ë qoftë se ky arrin të gëlltisë protestën, vdiq Shqipëria, fitoi kanceri.

Pjese nga intervista

Çim Peka: Jemi në pjesën e tretë dhe të fundit të emisionit. Në fillim desha t’ju pyes për protestën. E shikoni si i jashtëm, jeni i përfshirë apo prisni realisht diçka prej saj?

Arben Ahmetaj: Unë jam aspak i jashtëm dhe jam totalisht i përfshirë, pavarësisht se fizikisht s’jam dot. Jam emocionalisht i përfshirë, jam me gjithë shpirtin tim i përfshirë. Unë jam student i dhjetorit ’90-’91, me kontributin tim shumë modest me qindra e qindra studentë apo intelektualë. Jam student i grevës së urisë dhe të rrëfehem brenda vetes, me tre-katër gjëra që mund të krenohesha, kjo ishte një nga elementët.

Çim Peka: Keni kontakt, keni komunikim me elementë të protestës?

Arben Ahmetaj: Çfarë vlere ka domethënë…

Çim Peka: Po ku jeni i përfshirë? I përfshirë emocionalisht, prisni diçka prej saj?

Arben Ahmetaj: Patjetër, kam një kontakt me një familjarin tim që shkon përditë. Kam kontakt me protestën sepse flas me të, me familjarin tim që shkon në protestë përditë, që ka shkruar dhe thotë: “Kam gjetur shpirtin dhe zemrën”, thotë kur shkon atje. Por nuk ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me Shqipërinë.

Protesta, që vazhdon prej tre muajsh, gati 100 ditë në rrugët e Tiranës, po ta them, është gjëja më e bukur që i ka ndodhur shpirtit të Shqipërisë dhe Shqipërisë në tridhjetë e ca vite. Ne sigurisht që mund të numërojmë heqjen e vizave, mund të numërojmë NATO-n, mund të numërojmë suksese të tjera sa të duash, po ky është suksesi më i madh i një shoqërie që rrezikonte të humbiste shpirtin dhe ndërgjegjen shoqërore.

Ata burra dhe gra, vajza dhe djem, që ky i stigmatizon, i përqesh, i quan sorra, i quan çfarë të duash ti, janë pulsi spektakolar i ndërgjegjes së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Se aty ka nga diaspora, që janë pjesë e aortës së pastër që bën luftë kundër qelizës alfa kancerogjene.

Protesta, unë asnjëherë s’e kam humbur shpresën, dhe ne kemi biseduar, kam thënë shqiptarët do marrin fatin e tyre në dorë. Kjo që i ka ndodhur shqiptarëve me këtë kreun e organizatës është gjëmë e madhe që s’i ka ndodhur as me Esat Pashë Toptanin po deshe ti. Ky po shet Shqipërinë, shokët, çfarë i del përpara, të zgjasë një ditë në karrige. Një ditë në karrige.

Dhe segmentet e drejtësisë e ndihmojnë të bëjë këtë që ka bërë. Deri më sot, se të kishte drejtësi, s’do kishte protestë. Të kishte SPAK, këta mamanë, siç i referohen naivisht ndonjëherë, ndonjëherë edhe juve. Të opozitës… më fal që të drejtohem ty, po flas për opozitën.

Ore, i rroftë Belindit, Gazit, apo qoftë edhe Saliut që më ka rënë në qafë tërë jetën pa të drejtë, që bëjnë ato betejat. Se përtej ka anëtarë të opozitës që kanë bërë edhe mbrëmje poetike me kreun e organizatës. Edhe flasim me fjalë të zgjedhura dhe të buta tani kur flasim.

Protesta i ka dhënë mësim gjithë Shqipërisë dhe opozitës i ka dhënë mësim. Dhe po të them, në qoftë se ky arrin të gëlltisë protestën, nuk ka Shqipëri. U mbyt protesta, të dashur qytetarë, vdiq Shqipëria, fitoi kanceri.

Intervista e Arben Ahmetajt – Ina Zhupa kërkon hetim nga SPAK: Gazi i Delvinës, një tjetër pasuri në skemën e grabitjes së Ramës! SPAK të hetojë rolin e Ron Yefet

Deputetja e Partisë Demokratike dhe drejtuese politike për Delvinën, Ina Zhupa, ka reaguar pas intervistës të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për gazin e Delvinës dhe një skemë të mundshme grabitjeje të kësaj pasurie natyrore.

Zhupa thekson se disa prej denoncimeve të mëparshme të Ahmetajt, përfshirë ato për “koordinatorin e krimit”, kantinën e verës dhe Tunelin e Llogarasë, sipas saj kanë rezultuar të sakta, ndaj kërkon që edhe pretendimet e tij për gazin e Delvinës të hetohen. Ajo ndalet edhe te personazhi Ron Yefet, duke i bërë thirrje SPAK-ut të sqarojë marrëdhëniet dhe interesat që qëndrojnë pas kësaj çështjeje dhe rolin e tij në disa afera të përmendura.

Sipas Zhupës, gazi i Delvinës, ashtu si tokat, bregdeti, zonat e mbrojtura dhe hidrokarburet e tjera, rrezikon të trajtohet si pasuri për t’u ndarë mes klientëve të pushtetit, ndërsa ajo e cilëson këtë si pjesë të një modeli që e ka kthyer shtetin në “pronë private”.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Arben Ahmetaj ka bërë deklarata dhe denoncime të mëparshme nga koordinatori i krimit, kantina e verës, Tuneli i Llogarasë e me radhë që kanë dalë plotësisht të sakta. Prandaj, kur sot ai flet për gazin e Delvinës dhe një skemë të mundshme grabitjeje, kjo kërkon hetim, ashtu si çdo skemë tjeter që denoncoi.

Si drejtuese politike dhe deputete që përfaqëson Delvinën, një zonë e pasur në burime natyrore po e varfër sepse nuk është menduar si ta zhvillojmë po si ta vjedhin, i kërkoi SPAK të nis menjëherë hetimet.

Një personazh si Ron Yefet fliste në përgjime sikur diskutonte për mallin e vet, ku administrator ishte Edi Rama. Ndërkohë që në letrat e shtetit shqiptar nuk ka asnjë post zyrtar. Le të na sqaroi SPAK rolin e tij, a është koordinatori i radhës i krimit? Sekseri i radhës i familjes? Apo një tjetër hallkë e mekanizmit që e ka kthyer shtetin në pronë private?

Ahmetaj zbuloi edhe njëhere modelin Rama, modelin e një organizate kriminale. Një shtet privat ku ministrat bëhen lolo, ligjet zbatohen sipas interesit dhe pasuritë e shqiptarëve trajtohen si mall për miqtë dhe klientët e pushtetit.

Tokat, bregdeti, zonat e mbrojtura, armët dhe tani gazi i Delvinës, gjithçka duket se kthehet në një mundësi për dikë që ka lidhjen e duhur me pushtetin.

Rama e trajton Shqipërinë si plaçkën e vet, që ndahet me sekserët e radhës, ndërsa një grup pasurohet dhe shqiptarët varfërohen, qytetet boshatisen dhe pasuritë kombëtare humbasin.

Gazi i Delvinës nuk është pronë e askujt në pushtet. Është pasuri e shqiptarëve. Dhe çdo dyshim për një skemë grabitjeje duhet të hetohet deri në fund.

https://www.facebook.com/share/p/1HaaR4HXgR/?mibextid=wwXIfr

Ahmetaj në ‘Çim Peka Live’: Rama, qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të PS

Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë se PS është mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës, që ai quan Edi Ramën.

Duke bërë ‘mea culpa’ që punoi për të sjellë Ramën në pushtet, Ahmetaj thotë se sot ia ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste.

“Kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ja ka dalë!”

Pjesë nga Intervista

Arben Ahmetaj: Për qytetarët, sot unë do të isha 38 muaj në paraburgim. Pra, imagjinoni, të nderuar qytetarë, unë isha deputet. Pra u shkarkova në mënyrë simbolike nga kreu i organizatës, qesharake, perverse, inovacion arkaik, janë kundërshti si fjalë.

Po sigurisht simbolin e kaloi, dhe sot pas 38 muajsh unë do të numëroja dhe familja ime do të numëronte ditët e burgut. Pse? Se donte kreu i organizatës.

ÇIM PEKA: Vetëm se… më fal, të mbaroj këtë kërkesë. M’u drejto mua, jo qytetarëve, sepse qytetarëve i je drejtuar kur kërkoje vota për Edi Ramën. Duke m’u drejtuar mua, qytetarët e ndjekin se kush ka plan dhe kush i beson.

ARBEN AHMETAJ: Unë i kërkoja votat për Partinë Socialiste, për atë Parti Socialiste që akoma unë besoja nuk ishte mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës. Por do të flasim për Partinë Socialiste, më pas po flas për situatën time.

Sot, në gjykatë, ka dy çështje, çështja e “Bukës” dhe pseudo-inceneratorët. Pse i them pseudo-inceneratorët? Do të ta tregoj dhe juve dhe qytetarëve, me fakte.

Brutaliteti ndaj çështjes sime dhe familjes sime ka kaluar në nivel gjenocidi. Gjenocidi! Unë sot e kam familjen të shpërbërë. I kam fëmijët të traumatizuar. I kam pronat e sekuestruara. Vetë, psikologjikisht dhe shpirtërisht, jam në burg prej 38 muajsh.

Nuk janë sekret vuajtjet e familjes sime. Nuk i fsheh dot unë më vuajtjet e familjes sime, siç kam tentuar të bëj. Do të jenë, janë dhe do të jenë në sytë e të gjithë qytetarëve. Dhe është vepër e kreut të organizatës, e plaçkitëses, e Erion Velisë, e një ish-ministri që do të rezervohet sot t’ia them emrin…

ÇIM PEKA: Po pse do të rezervohesh? Për kur e ke?

ARBEN AHMETAJ: Kam të drejtat e mia të vendos, prandaj po jua them. Sepse unë shpresoj që, përpara se të vijë dita që unë të jem në Shqipëri dhe të përballem me një drejtësi të çliruar, dhe i lutem Zotit të më lërë gjallë që të përballem edhe me intrigantët, do të kemi takime të tjera bashkë, sepse e keqja e Shqipërisë sot do betejë për t’u çrrënjosur. As ti, as unë nuk mjaftojmë dot.

ÇIM PEKA: Do të kemi takime të tjera… Zoti Ahmetaj, ju mendoni se deri tek intervista e radhës, që zakonisht ne i kemi pasur një herë në 6 muaj, nuk ka rënë Edi Rama?

ARBEN AHMETAJ: Do të kemi shumë ngjarje, zoti Peka, po ma lër…

ÇIM PEKA: Pra, ti i sheh të nevojshme një intervistë tjetër, pra të bjerë Rama, apo ti mendon se nuk mjafton rënia e tij dhe ne do të vazhdojmë?

ARBEN AHMETAJ: Ti je gazetar me eksperiencë dhe besoj e kupton që intervistat e mia nuk janë për të rënë kreu i organizatës. Kreu i organizatës ka rënë. Kreu i organizatës është si kioskat e vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më.

ÇIM PEKA: Ka rënë, por ju ka zënë të gjithëve poshtë.

ARBEN AHMETAJ: Të lutem, të lutem. Siç është intervistë është dhe rrëfim dhe ma lër… Patjetër.

Pra, sot kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ja ka dalë! Ja ka dalë! Po do të vijmë te ai moment. Ja ka dalë.

Kemi dhe ne gabimet tona. Po jo faje, as krime. Unë po, unë kam përgjegjësi të lartë morale, se e kam theksuar 100 herë, kam punuar pa asnjë hile që ai… ai të fitonte. Dhe Partia Socialiste të fitonte, së bashku me të.

Sepse, do ta them dhe më pas, do ta përsëris sot, ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin. Dhe sot, ja ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste.

Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e tij. Nuk e di!

Çim Peka: Kurrë mos shpëtoftë!

Arben Ahmetaj: Uroj të shpëtojë, nuk e di. Shqipëria, zoti Peka, Shqipëria do të shpëtojë! Edhe një herë, mos ma ndërprit, Shqipëria do të shpëtojë! Shqipëria ka antikorpe fantastike për të mbytur qelizën kancerogjene alfa, që është kreu i organizatës. …

ÇIM PEKA: Është Partia Socialiste…

ARBEN AHMETAJ: Jo, është kreu i organizatës. Ja kam thënë qytetarëve, po ta them dhe ty sot.

ÇIM PEKA: Më thoni një emër kolegu, një emër kolegu që është solidarizuar me ju dhe që ka integritet.

ARBEN AHMETAJ: Të lutem, në qoftë se, të lutem në qoftë se ti do të bësh…

ÇIM PEKA: Zoti Ahmetaj, se kjo është pjesa që ne replikojmë gjithmonë. Aty kanë ngelur një grumbull banditësh të cilët nuk kanë asnjë element…

ARBEN AHMETAJ: Zoti Peka, mos e bëj… Me modesti të them, mos e bëj këtë gjë debat. Po ai ta bëjmë intervistë, sepse unë, unë jam gati të bëj debat dhe me ty, edhe e kam edhe për kënaqësi dhe për nder, që të bëj debat me ty.

ÇIM PEKA: Jo, Intervista debat është. Konferenca e shtypit pastaj është monolog.

ARBEN AHMETAJ: Jo, nuk po bëj monolog. Besoj se më kupton.

ÇIM PEKA: Për Partinë Socialiste gjithmonë ne replikojmë bashkë.

ARBEN AHMETAJ: Kemi qëndrime të ndryshme, të ndryshme, unë po të them…

Diçka që nuk harrohet

Në verën e vitit 2009, pranë brigjeve të Sirakuzës në Sicili, legjenda e zhytjes së lirë italiane, Enzo Maiorca, përjetoi një moment që do të mbetej i paharruar, jo për thellësinë që arriti, por për thellësinë e ndjenjave që përjetoi.

Së bashku me vajzën e tij Rossana, Enzo po zhytej në ujërat e kthjellta të Mesdheut. Heshtja e detit, e thyer vetëm nga ritmi i frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës, u ndërpre papritur nga një prekje e butë në shpinë. I kthyer nga kurioziteti, ai pa një delfin, por ai nuk kishte ardhur për lojë.

Delfini e shikonte me sy të shqetësuar, dhe lëvizjet e tij dukeshin si një lutje e heshtur për ndihmë. Më pas u zhyt, si për ta ftuar Enzon ta ndiqte. Pa hezituar, Enzo zbriti pas tij në thellësi, ku, rreth 15 metra poshtë sipërfaqes, gjetën një tjetër delfin, një femër e bllokuar në një rrjet të braktisur peshkimi.

Koha nuk kishte vend për mendim të gjatë. Enzo i bërtiti vajzës për t’i dhënë një thikë, dhe me durim e kujdes preu rrjetën që e mbante peng krijesën e pafajshme. Pasi u lirua, delfini lëshoi një tingull emocional që Enzo më vonë do ta përshkruante si “gati si një britmë njerëzore”.

Kur delfini u kthye në sipërfaqe, u zbulua se ishte shtatzënë, dhe vetëm disa çaste më pas, në atë ujë të hapur dhe të shenjtëruar nga dhembshuria, ajo solli në jetë të voglin e saj.

Në një akt të papritur por prekës, delfini mashkull që i kishte drejtuar tek e bllokuara, iu afrua Enzos, e preku butë në faqe me sqepin e tij, një falënderim i heshtur, një “puthje” nga zemra e detit, dhe më pas u zhduk në thellësi, së bashku me familjen e tij të sapoformuar.

Ky moment nuk ishte thjesht një akt shpëtimi. Ishte një takim mes dy botëve, njerëzores dhe të egrës, në një gjuhë që nuk kërkon fjalë.

Më vonë, Enzo do të shprehej:

“Derisa njeriu të mësojë të respektojë dhe të flasë me botën natyrore, nuk do ta kuptojë kurrë vendin e tij të vërtetë në këtë Tokë.”

Në një kohë kur natyra shpesh hesht nga zhurmat e botës moderne, kjo histori na kujton se ajo ende flet, me tinguj, me prekje, me shenja. Mjafton të ndalemi për një çast, të dëgjojmë dhe të përgjigjemi. Sepse vetëm kur e shohim natyrën si të barabartë, ne fillojmë të kuptojmë thellësinë e njerëzores brenda vetes./Tomi Petraj

‘Hanëmja’ e Edi Ramës, Elira Kokona: 7 apartamente dhe 2 milionë euro në bankë, 2 vjet pa deklaruar pasurinë

 

 

Elira Kokona /

Elira Kokona e Korporatës së Kullave dhe në Bordin e Kadastrës, Aviacionit Civil e Koncesionit “Alabbar”

Elira Kokona është 1 nga 5 “hanëmet” e besuara të “Divanit në Kopështin Eden” në Kryeministri, që firmos dhe realizon pazaret e Edi Ramës për ndërtesat, tokat e trojet shtetërore, lejet e ndërtimit të kullave dhe ndarjen e përqindjes së tyre mes shtetit e privatit.

Prej muajit tetor 2023, Elira Kokona është emëruar drejtoreshë e një agjencie fantazmë të quajtur “Korporata e Investimeve Shqiptare”, e krijuar nga Edi Rama me qëllim për të grabitur dhe dhuruar godinat e trojet publike për kulla e hotele në Tiranë, qytetet kryesore dhe bregdet, nëpërmjet sipërmarrjes fiktive shtet-privat.

“Hanëme” Elira Kokona, 13 vjet në poste të larta shtetërore ku zhvaten fonde e pasuri

Administrativisht, Elira Kokona varet nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, por faktikisht ajo varet dhe përdoret vetëm nga Edi Rama, si e besuar e tij dhe zonjë e guximshme, që i firmos dhe realizon me sukses çdo pazar me trojet e kullat.

Gjatë 13 viteve pushtet, Edi Rama e ka qarkulluar Elira Kokonën në disa detyra të larta; konkretisht, Sekretare të Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Sekretare të Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës, Zv/Sekretare të Përgjithshme në Kryeministri, përfaqësuese avokate të qeverisë në Strasburg dhe prej 3 vitesh drejtore e Korporatës së Investimeve.

‘Hanëmja’ e Edi Ramës, Elira Kokona: 7 apartamente dhe 2

Sipas raporteve të SHISH-it, të Antikrimit Ekonomik dhe denoncimeve që janë bërë në SPAK, rezulton se kryeministri Edi Rama i ka krijuar Elira Kokonës mundësi për të bërë vetë pazare me asetet dhe emërimet publike, por dhe për të marrë nga ndërtuesit pjesët e saj në pazaret e trojeve dhe kullave që firmos.

Ndërsa përveç detyrave drejtuese, Edi Rama i ka krijuar Elira Kokonës mundësi pagesash mujore paralele nga qeveria, duke e emëruar anëtare në disa borde publike; konkretisht në Kadastër, Aviacionin Civil dhe kompaninë e kullave “Alabbar” në Durrës, ku shteti ka 33% aksione, por ishte dhe kryetare Bordi i Korporatës së Investimeve, kur prej 3 vitesh është drejtoreshë.

Bilanci i përfitimeve private të deklaruara e të fshehura

Mundësitë e ligjshme dhe të paligjshme, të krijuara prej detyrave të larta shtetërore që ka pasur dhe ka, Elira Kokonës i kanë sjellë shumë bereqet pasuror e jetë luksi, që e deklaron dhe e fsheh sipas situatave për t’i shpëtuar hetimit penal.

Referuar faqes zyrtare të ILDKPI-së, rezulton se Drejtoresha e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, nuk ka deklaruar pasuritë për vitet 2024-2025, ndërsa pasuritë dhe llogaritë e mëdha bankare, të deklaruara për vitet 2013-2021, ajo nuk i ka deklaruar më pas, ndërkohë që nuk ka bërë transaksione e tjetërsime të tyre.

Ajo ka deklaruar, por ka hequr nga formulari dhe ka fshehur këto pasuri: apartamente me sipërfaqe 58.5 m² dhe 32 m²; apartament 45 mijë euro; apartament 95 mijë euro; apartament 140 m² me vlerë 138 mijë euro; apartament 260 m² me vlerë 107 mijë e 700 euro; garazh 41 m² me vlerë 10 mijë euro; 5226 m² tokë, 211 m² truall dhe llogari bankare me vlerë totale rreth 2 milionë euro.

Se me çfarë burimesh financiare i ka siguruar zonja e Korporatës së Kullave, Elira Kokona, këto llogari bankare dhe me çfarë të ardhurash i ka blerë pasuritë, këtë duhet ta hetojë SPAK-u.

Për më tepër, nisur nga fakti që këto pasuri Elira Kokona nuk ia verifikon dhe nuk ia heton, mikesha e saj Kryeinspektore e ILDKPI-së, Evgjeni Bashari./Pamfleti

Informacion, burime, ndikim: Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Valona Tela

Në pak më shumë se dy vjet, në Kosovë janë arrestuar disa persona nën dyshimin se kanë spiunuar për Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë, BIA.

Të marra së bashku, rastet tregojnë një gamë të gjerë informacionesh për të cilat, sipas Prokurorisë Speciale, ka pasur interes: nga Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), te zhvillimet politike, zgjedhjet, pjesëtarë të komuniteteve të caktuara dhe individë me ndikim.

Disa prej rasteve janë ende në gjykim. Në disa të tjera tashmë ka dënime.

Ato nuk provojnë vetvetiu ekzistencën e një operacioni të vetëm apo të një rrjeti të koordinuar të BIA-s në Kosovë. Por, ngrenë pyetjen se çfarë kërkon ajo dhe çfarë mund të bëjë me informacionet pasi t’i ketë siguruar.

“Punohet më së shumti në përfitimin e njerëzve. Qoftë për informacione, qoftë për ndikim përmes institucioneve”, thotë Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, për Radion Evropa e Lirë.

Një prej rasteve më të fundit pritet të nisë të gjykohet më 7 shtator në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Fatmir Sheholli akuzohet për spiunazh dhe shantazh.

Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se ai ishte rekrutuar nga BIA dhe se mblidhte informacione për zhvillimet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka marrë pjesë edhe në një plan për komprometimin e zyrtarëve të Kosovës dhe ndërhyrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Në telefonin e tij, sipas Prokurorisë, është gjetur edhe fotografia e një dokumenti të quajtur “Top sekret 2”, përmbajtja e të cilit pretendon ekzistencën e një plani për përdorimin e fesë islame për përçarjen e shqiptarëve dhe ndryshimin e perceptimit të Perëndimit për Kosovën.

Autorësia dhe autenticiteti i dokumentit nuk janë sqaruar publikisht.

Bashkësia Islame e Kosovës i ka mohuar pretendimet që përmban ai dhe ka kërkuar hetimin e origjinës dhe vërtetësisë së tij.

Publikimi i përmbajtjes së dokumentit nxiti reagime dhe përplasje në rrjetet sociale, përfshirë pretendime për lidhje mes BIA-s dhe pjesëtarëve të komunitetit mysliman në Kosovë.

Por, aktakuzat nuk tregojnë se çfarë ndodh më pas me informacionet që, sipas Prokurorisë, mblidhen dhe i përcillen inteligjencës serbe.

Ekspertët e inteligjencës thonë se vetë mbledhja e informacionit është vetëm një pjesë e punës së një shërbimi.

Po aq rëndësi ka se kush e siguron atë, çfarë qasjeje ka burimi dhe për çfarë mund të përdoren më pas informacioni dhe rrjeti i krijuar.

Daniel Lomas, profesor i inteligjencës dhe sigurisë në Universitetin e Nottinghamit në Angli, thotë se faza e parë zakonisht është mbledhja e informacionit.

“Fillimisht përpiqesh të marrësh informacion nga burimet, pra për politikën e një vendi, ekonominë e një vendi, kush është lart, kush është poshtë, thashetheme politike, duke zhvilluar rrjete njerëzish në gjithë shoqërinë”, shpjegon Lomas për Radion Evropa e Lirë.

Por, sipas tij, rrjetet e krijuara mund të fitojnë më vonë një funksion tjetër: të përdoren për ndikim politik.

Çfarë është BIA?

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit, BIA, është shërbimi civil kombëtar i sigurisë i Serbisë dhe funksionon si organizatë e posaçme e Qeverisë serbe.

Ajo u krijua me ligj në vitin 2002, pas ndarjes së shërbimit civil të sigurisë dhe inteligjencës nga Ministria e Brendshme.

Sipas ligjit serb, detyrat e BIA-s përfshijnë mbrojtjen e sigurisë së Serbisë, zbulimin dhe parandalimin e veprimtarive që synojnë cenimin e rendit kushtetues, si dhe hulumtimin, mbledhjen, përpunimin dhe vlerësimin e të dhënave të inteligjencës me rëndësi për sigurinë e vendit.

Ligji parashikon gjithashtu se BIA mund të bashkëpunojë me shërbime të shteteve të tjera dhe organizata ndërkombëtare, në përputhje me udhëzimet e Qeverisë dhe politikën e sigurisë dhe inteligjencës së Serbisë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar BIA-s për të marrë qëndrimin e saj lidhur me rastet dhe pretendimet për veprimtarinë e saj në Kosovë, por nuk ka marrë përgjigje.

Çfarë informacioni kërkohet?

Aktakuzat e ngritura në Kosovë japin disa të dhëna për llojin e informacioneve që dyshohet se janë kërkuar.

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi akuzohen se kanë mbledhur dhe përcjellë informacione që lidheshin me UÇK-në, Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Sipas aktakuzës, Shabani kishte mbledhur edhe materiale për masakrën e Reçakut, ndërsa Qerimi informacione për dëshmitarë të Gjykatës Speciale.

Të dy janë deklaruar të pafajshëm dhe procesi gjyqësor ndaj tyre vazhdon.

Në një rast tjetër, Fehim Sali dyshohet se gjatë viteve 2024 dhe 2025 ka mbledhur dhe përcjellë informacione dhe dokumente për persona të caktuar në Kosovë, përfshirë persona që Prokuroria i përshkruan si pjesëtarë të qarqeve vehabiste.

Në mesin e personave tashmë të dënuar për spiunazh janë Aleksandar Vllajiq dhe Jellena Gjukanoviq.

Janjiq thotë se interesi i një shërbimi inteligjent nuk kufizohet vetëm te dokumentet apo të dhënat konkrete. Po aq të rëndësishëm janë njerëzit që kanë qasje në to.

Sipas tij, BIA interesohet për burime që mund të sigurojnë informacione, por edhe për persona me ndikim.

“Dihet kush është popullata shumicë në Kosovë – janë shqiptarët – dihet kush ka ndikim në ekonomi”, thotë Janjiq.

Ai shton se synimi është të arrihet te “burime cilësore të informacionit”.

Por, rëndësia e një burimi brenda një institucioni nuk kufizohet domosdoshmërisht tek ajo që mund të nxjerrë prej tij.

Lomas merr si shembull policinë.

“Policia mund të bëjë më shumë sesa mund të bëjë qytetari i zakonshëm. Ajo ka kompetenca të ndryshme të mbikëqyrjes. Mund të ketë qasje në lloje të caktuara informacioni”, thotë ai.

Një person brenda policisë, sipas tij, mund të ndihmojë edhe në identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë objektiv rekrutimi apo të krijojë mundësi për operacione të tjera.

Çfarë ndodh me informacionin?

Janjiq është i kujdesshëm kur pyetet se çfarë ndodh konkretisht me informacionet që arrijnë te BIA.

“Këtë, sinqerisht t’ju them, vetëm mund ta imagjinoj”, thotë ai.

Në parim, sipas tij, informacionet kalojnë në sektorët analitikë, ku “renditen, klasifikohen” dhe më pas përdoren në varësi të vlerësimit, para së gjithash, politik.

Ai përmend shantazhin dhe ndikimin si disa nga mundësitë e përdorimit të tyre.

Lomas e shpjegon procesin nga perspektiva e funksionimit të shërbimeve të inteligjencës në përgjithësi.

Informacioni për politikën, institucionet dhe individët, thotë ai, mund t’i tregojë një shërbimi të huaj se ku ndodhen dobësitë apo përçarjet brenda një qeverie, partie ose shoqërie.

“Inteligjenca të lejon të hapësh çarje brenda qeverive, partive politike, shoqërisë më të gjerë, sepse të jep njohuri të qarta se si ta shfrytëzosh një shoqëri të caktuar”, thotë Lomas.

Hapi tjetër, sipas tij, mund të jetë ajo që në botën e inteligjencës njihet si “veprim i fshehtë”: jo më vetëm mbledhje e informacionit, por ndërmarrje veprimesh mbi bazën e asaj që është mësuar.

“…pra, nuk je më vetëm duke qëndruar mënjanë dhe duke mbledhur informacione, por edhe bën diçka duke u bazuar në to”, thotë ai.

Kjo nuk do të thotë se rastet e zbuluara në Kosovë dëshmojnë ekzistencën e një strategjie të tillë të koordinuar të BIA-s.

Proceset gjyqësore kanë të bëjnë me përgjegjësinë individuale të personave konkretë, ndërsa një pjesë e pretendimeve të Prokurorisë ende nuk janë provuar me aktgjykime përfundimtare.

Radio Evropa e Lirë pyeti Prokurorinë Speciale të Kosovës për numrin e personave nën hetim, aktakuza apo gjykim për spiunazh në favor të Serbisë, për lidhjet dhe metodat e mundshme të përbashkëta mes rasteve, si dhe për dyshimet për përfshirjen e personave brenda institucioneve publike, por nuk mori përgjigje.

Përgjigje nuk dha as Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të cilën REL-i e pyeti për vlerësimin e saj mbi shtrirjen e mundshme të veprimtarisë së BIA-s dhe rrezikun që ajo mund të paraqesë për institucionet e Kosovës.

A mund ta destabilizojë një vend spiunazhi?

Lomas paralajmëron kundër përfundimit se spiunazhi, vetvetiu, mund të destabilizojë një shtet.

“Mendoj se spiunazhi të çon vetëm deri në një pikë”, thotë ai.

Shërbimet e huaja, sipas tij, nuk kanë nevojë t’i krijojnë vetë ndarjet apo pakënaqësitë brenda një shoqërie. Ato mund t’i identifikojnë dhe t’i shfrytëzojnë ato.

Për ta shpjeguar këtë mekanizëm, Lomas merr Rusinë si shembull.

Ai përmend debatet rreth migracionit në Gjermani, duke theksuar se shqetësimet e një pjese të shoqërisë për këtë çështje nuk janë krijuar nga Rusia. Por, sipas tij, aktorë të jashtëm rusë i kanë amplifikuar pakënaqësitë e tilla, përfshirë përmes rrjeteve sociale.

Ai e krahason këtë edhe me një zjarr: pakënaqësitë ekzistojnë, ndërsa ndërhyrja nga jashtë mund t’i shtojë “karburant zjarrit”, duke i bërë më të mëdha dhe më të rrezikshme.

Lomas nuk thotë se rastet në Kosovë dëshmojnë një model identik.

Por, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ai e sheh këtë edhe në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe përplasjes së saj më të gjerë me Perëndimin.

Sipas tij, Rusia mund të ketë interes në hapësira ku tensionet ekzistuese mund të mbahen të hapura dhe ku vëmendja e NATO-s mund të zhvendoset drejt një krize tjetër.

Në Kosovë, debati që shkaktoi dokumenti “Top sekret 2”, autorësia dhe autenticiteti i të cilit mbeten të pasqaruara, tregoi se sa shpejt një çështje e ndjeshme mund të prodhojë polarizim.

Për Janjiqin, rrjedhja e informacionit, infiltrimi në institucione dhe përpjekjet për ndikim nuk mund të shihen krejtësisht të ndara.

Ai e lidh veprimtarinë e inteligjencës edhe me politikën e Serbisë për të mos e njohur Kosovën dhe me interesin për informacione që, sipas tij, mund të përdoren për diskreditimin e saj.

“Kur nuk e njeh Kosovën, atëherë duhet të mbledhësh sa më shumë të dhëna negative për gjendjen atje”, thotë Janjiq.

Si mund të mbrohet Kosova?

Për Lomasin, mbrojtja nuk fillon vetëm me zbulimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Një prej mjeteve është edhe ekspozimi publik i mënyrave se si veprojnë shërbimet e huaja të inteligjencës.

Ai përmend përvojën e vendeve të Evropës Perëndimore, ku publikimi i rasteve të spiunazhit është përdorur edhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe institucioneve për mënyrat e rekrutimit dhe rreziqet që sjellin ato.

“Fakti që i keni pasur këto arrestime dhe se ato janë bërë publike është një mënyrë për t’ua bërë të qartë njerëzve se këto shërbime të huaja të inteligjencës paraqesin kërcënim. Ato janë rrezik. Nuk do të zhduken”, thotë Lomas.

Po aq i rëndësishëm, sipas tij, është kundërzbulimi: identifikimi i njerëzve dhe institucioneve që mund të jenë më të cenueshëm, zbulimi i përpjekjeve për rekrutim dhe shkëmbimi i informacionit me partnerët ndërkombëtarë.

Edhe Janjiq e vë theksin te forcimi i kapaciteteve të inteligjencës dhe sigurisë në Kosovë.

Por, ai thotë se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi institucionet kosovare.

Sipas tij, NATO-ja, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë kanë rol në ngritjen e standardeve të sigurisë, forcimin e kapaciteteve të institucioneve kosovare dhe krijimin e mekanizmave më të mirë të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit.

Rastet e zbuluara deri tani, megjithatë, nuk japin përgjigje për përmasën e mundshme të veprimtarisë së BIA-s në Kosovë.

Nuk dihet publikisht se sa persona mund të jenë rekrutuar, sa gjatë mund të kenë zgjatur lidhjet me inteligjencën serbe apo sa informacione mund të kenë përfunduar tek ajo.

Për një pjesë të të akuzuarve, edhe vetë pretendimet e Prokurorisë duhet ende të provohen në gjykatë.

“Mos i hëngshi e mos iu pafshi hajrin!” Ornela Çuçi: Historia e Palasës dhe dilema e madhe e pronës në Shqipëri. U zutë për tokën? Shteti ua zgjidh me shpronësim!

Nga Ornela Çuçi

Ka një mallkim të vjetër shqiptar që më vjen ndër mend kur lexoj historinë e fundit të Palasës. “Mos i hëngshi e mos i pafshi hajrit!” Ma do mendja se duhet ta kenë thënë shumë prej atyre fshatarëve të asaj zone që u sorollatën një jetë për një tapi. Për një AMTP. Për një hipotekë. Për njohjen e një prone. Për një leje shfrytëzimi. Për një ndryshim nga kullotë në një tokë për ndërtim. Dhe që, pasi u lodhën duke provuar se toka e gjyshit ishte e tyre, e shitën për dy lekë, me gjithë derametet e saj.

Sot ajo tokë është flori. Dhe sa herë plas një histori pronash në atë bregdet, më duket sikur ky mallkim del përsëri nga dheu. Sepse vetëm shifrat e Palasës janë një histori më vete.

Në dokumentacionin zyrtar, i gjithë fondi bujqësor i Palasës rezulton 135 hektarë, 5 ha arë, 6 ha pemëtore dhe 124 ha ullishte. Por në raportin e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Bashkinë Himarë del një shifër që të detyron ta lexosh dy herë:

Për Palasën rezultojnë 137 familje që duhet të trajtoheshin me 135 hektarë, ndërsa 131 familje rezultojnë të trajtuara me 150 hektarë. Pra, 135 hektarë tokë. 150 hektarë të ndarë. Pesëmbëdhjetë hektarë më shumë se fondi bujqësor që figuron për fshatin.

Është në tabelën e KLSH-së dhe vetë ky organ paralajmëron se evidencat e ndarjes së tokës “janë jo të sakta”, se “nuk rezulton të jetë bërë regjistri i saktë i ndarjes së tokës”, se nuk është bërë azhurnimi i tokës bujqësore dhe se mungojnë dokumentet dhe gjurmët e auditimit që do të lejonin të verifikohej saktësia e inventarit.

Dhe ky, për mua, është sfondi real i historisë. Jo emrat e resorteve. As emrat e biznesmenëve. Është historia e një bregdeti ku për dekada qytetari i zakonshëm është përballur me një labirint tapish, AMTP-sh, regjistrimesh, mbivendosjesh, lejesh e ndryshimesh destinacioni; ndërkohë që me rritjen e vlerës së tokës janë rritur edhe interesat mbi të.

Pastaj vjen ngjarja e fundit. Makina. Njerëz të armatosur. Polici. Dy efektivë të Policisë Ushtarake, prania e të cilëve u konfirmua nga Ministri i Mbrojtjes, me sqarimin se ishin jashtë shërbimit dhe më pas u pezulluan. Dhe në fund, ndërhyn Kryeministri.

“Kemi vendosur ta shpronësojmë për interes publik të gjithë zonën e atij konflikti banal dhe brutal…”
Për ta kthyer në një oaz ullinjsh, “territor paqeje”.

Hmmm, tani na u be lëmsh fare, se në Ligjin nr. 8561, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, Neni 2 vendos një kusht themelor: shpronësimi bëhet për një interes publik që nuk mund të realizohet ose mbrohet në mënyrë tjetër, vetëm për shkaqet e përcaktuara në ligj dhe vetëm në masën e domosdoshme për realizimin e qëllimit. Mandej, vjen neni 8, që përcakton shkaqet për të cilat mund të bëhet shpronësimi: ndër të tjera transport, energji, infrastrukturë, mjedis, shëndet, kulturë, arsim, mbrojtje, investime strategjike etj.

Pra, Një projekt publik mjedisor, përfshirë në parim edhe një park, mund të krijojë bazë ligjore për shpronësim nëse plotëson kushtet e ligjit…. Por nuk gjeta askund një kategori që quhet “Pajtimi i dy privatëve që u zunë për tokën.” Kryeministri nuk e shpronëson pronën me deklaratë. Ligji kërkon procedurë. Kërkesë dhe projekt konkret. Shkak ligjor.
Verifikim nga Agjencia Shtetërore për Shpronësimin.
Identifikim të pronave dhe pronarëve. Njoftim. Vlerësim. Shpërblim të drejtë. Propozim sipas procedurës ligjore.

Madje madje, ligji parashikon edhe rastin kur mbi pronën vazhdon një konflikt gjyqësor. Procesi për pronësinë nuk e bllokon domosdoshmërisht shpronësimin; kompensimi mund të mbahet në një llogari të posaçme derisa gjykata të përcaktojë se kush është pronari.

Shteti po deshi e kap lepurin me qerre, e ne të shkretët Nuk e kemi për herë të parë. Në vitin 1945, regjimi komunist nisi Reformën Agrare. Ligji nr. 108, datë 29 gusht 1945, përcaktonte tokat që shpronësoheshin dhe mekanizmin përmes të cilit realizohej reforma. Pastaj erdhi kolektivizimi. Dhe Kushtetuta e vitit 1976 e mbylli fare diskutimin: toka ishte pronë vetëm e shtetit dhe mund t’u jepej qytetarëve vetëm në përdorim. Diktatura ishte të paktën brutalisht e qartë se çfarë sistemi pronësie kishte ndërtuar. Ne kemi 35 vjet që pretendojmë se kemi ndërtuar Republikë kushtetuese. Pronë private. Siguri juridike. Ndarje pushtetesh. Shtet të së drejtës.

Max Weber dallonte autoritetin racional-ligjor, ku pushteti buron nga ligji, rregullat dhe kompetencat impersonale, nga sundimi patrimonial, ku pushteti publik fillon të ushtrohet si zgjatim i autoritetit personal të sundimtarit. “U zutë? Do t’jua shpronësojmë. Do të mbjellim ullinj. Do ta bëjmë territor paqeje.” nuk di më ku dreqin të na klasifikoj. Te komunizmi jo. Pronën private e kemi. Te shteti racional-ligjor i Weberit duhet të presim procedurën dhe VKM-në. Te patrimonializmi më ngjan pak shumë familjare skena. Ose Alla shqiptarçe, Republikën e Pajtimit me Shpronësim.

Mos u zihni, çuna. Republika vjen t’ua paguajë paqen.

Do të ishte për të qeshur, sikur pas gjithë kësaj historie të mos ishin breza të tërë shqiptarësh që kanë kaluar jetën duke pritur një dokument prone, Sepse, problemi ynë nuk ka qenë asnjëherë mungesa e tokës. Problemi ka qenë gjithmonë kush ka fuqinë të vendosë se e kujt është toka.

Ata pleqtë që e shitën tokën me derte dhe ikën duke thënë “mos ia pafshi hajrin”, ndoshta nuk kishin lexuar as Kushtetutën, as ligjin e shpronësimeve, as Max Weberin… po kam frikë se Shqipërinë e kishin kuptuar shumë më mirë se ne.

BIRN: Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët shqiptarë

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shprehu të shtunën shqetësim për mbylljen e faqes në Facebook të medias së pavarur Citizens.al, vetëm pak kohë pasi faqja zyrtare e Euronews Albania në Instagram u bë e paaksesueshme.

“Mbyllja e njëpasnjëshme e faqeve të mediave, në një periudhë kur janë raportuar probleme me qindra llogari shqiptare, nuk mund të trajtohet më si një incident i izoluar apo vetëm si një çështje teknike,” tha AGSH nëpërmjet një deklarate për mediat.

“Kufizimi i aksesit të mediave në kanalet kryesore të komunikimit me publikun cenon shpërndarjen e informacionit dhe ngre shqetësime serioze për lirinë e medias,” shtoi Asociacioni.

Citizens.al është një media e cila, ndër të tjera, ka raportuar në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet e protestave të “Revolucionit të Flamingove”.

Sipas AGSH-së, mbyllja e faqes së saj në Facebook, pa një shpjegim publik dhe transparent, “shton dyshimet dhe shqetësimet” për mënyrën se si po zbatohen mekanizmat e moderimit dhe raportimit në platformat e kompanisë Meta.

“Faqja e Citizens.al në Facebook u mbyll pa asnjë njoftim paraprak,” shkroi Lorin Kadiu, drejtuesi i Citizens.al. “Ky nuk është sulmi i parë ndaj nesh, po punojmë për ta rikthyer,” shtoi ai.

Më herët, edhe faqja zyrtare në Instagram e Euronews Albania ishte bërë e paaksesueshme. Gjatë ditëve të fundit janë raportuar disa raste kur llogaritë e aktivistëve dhe politikanëve që mbështesin protestën janë pezulluar në këtë platformë.

Euronews Albania deklaroi se mbyllja e faqes së saj në Instagram kishte ardhur pak orë pas një interviste me eurodeputetin Sandro Gozi, ku ai foli për valën e llogarive shqiptare të mbyllura në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit.

“Platformat digjitale kanë përgjegjësi të garantojnë procese të qarta, transparente dhe të drejta,” tha AGSH. “Kur vendime të tilla prekin mediat dhe aksesin e publikut në informacion, çështja nuk është më vetëm teknike, por prek drejtpërdrejt lirinë e medias dhe të drejtën për informim,” përfundoi organizata e lirisë së medias.

Në mbështetje të Euronews Albania reaguan gjithashtu Asociacioni i Gazetarëve Europianë (AEJ) dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, të cilët shprehën shqetësim për mbylljen e llogarisë së medias në Instagram./Reporter.al

Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania. Shkak, publikimi i videove nga protesta?

Vetëm mbrëmjen e kaluar, Euronews Albania kishte të ftuar në emisionin “Review” eurodeputetin Sandro Gozi, i cili foli pikërisht për mbylljen e llogarive shqiptare në Instagram dhe kërkoi transparencë nga Meta.

 

TIRANË- Faqja e Euronews Albania në Instagram nuk është më e aksesueshme, duke ngritur edhe më shumë alarmin mbi atë që po ndodh ditët e fundit me llogaritë shqiptare në rrjetet sociale. Pa asnjë njoftim, pa asnjë masë, sot faqja e Euronews Albania u zgjua me njoftimin ‘user not found’.

Vetëm mbrëmjen e kaluar, Euronews Albania kishte të ftuar në emisionin “Review” eurodeputetin Sandro Gozi, i cili foli pikërisht për mbylljen e llogarive shqiptare në Instagram dhe kërkoi transparencë nga Meta. Gozi ngriti pyetjen: çfarë po ndodh dhe përse po mbyllen këto llogari?

Eurodeputeti kërkoi që Meta të japë një përgjigje të qartë nëse kemi të bëjmë me probleme teknike, shkelje të rregullave të platformës apo abuzim të koordinuar me sistemin e raportimeve. Më pak se 24 orë pas kësaj interviste, vetë Euronews Albania nuk e ka më të aksesueshme faqen e saj në Instagram.

Ky fakt nuk provon një lidhje mes intervistës dhe mbylljes së faqes dhe, pa një shpjegim nga Meta, çdo përfundim i tillë do të ishte spekulim. Por rasti e bën edhe më aktuale pikërisht pyetjen e ngritur një natë më parë në studion e Euronews Albania.

Gjatë ditëve të fundit janë raportuar dhjetëra raste të llogarive shqiptare të mbyllura, në Instagram. Meta ka pranuar se disa prej llogarive janë hequr gabimisht, ka nisur rishikimin e masave dhe disa profile janë rikthyer. Megjithatë, kompania nuk ka dhënë ende një shpjegim të plotë mbi atë që ka shkaktuar këtë seri problemesh. Çështja tashmë shkon përtej një profili të vetëm.

Kur një platformë globale mund të ndërpresë papritur aksesin e një individi, organizate apo edhe të një mediaje me logo ndërkombëtare te audienca e saj, pa një shpjegim të menjëhershëm dhe të kuptueshëm, problemi kryesor është transparenca. Meta duhet të sqarojë çfarë po ndodh me llogaritë shqiptare, si funksionon sistemi që çon në mbylljen e tyre, nëse po abuzohet me mekanizmin e raportimeve dhe çfarë garancish ekzistojnë që një llogari të mos zhduket gabimisht.

Sepse sot pyetja që Sandro Gozi ngriti mbrëmë në Euronews Albania i drejtohet edhe vetë rastit të Euronews Albania: Çfarë po ndodh me Instagramin dhe pse po mbyllen këto llogari?/Euronews Albania

POLITIKANËT EVROPIANË ANALFABETË DHE TË LLASTUAR JANË ALEATËT MË TË MIRË TË PUTINIT! – Nga Dragan BURSAQ

 

Sot, Evropa supozohet të mbrohet nga Putini nga një brez politikanësh që u rritën në një botë ku lufta ishte një imazh televiziv dhe kriza më serioze ishte zhdukja e internetit, gazi më i shtrenjtë ose rënia e standardeve. Putini e di këtë. Dhe ai mendon se Evropa e prishur do të humbasë durimin më shpejt sesa Rusia do të humbasë burimet dhe njerëzit e saj.

Politikani evropian i sotëm është kryesisht një burrë i lindur në vitet shtatëdhjetë, i rritur në vitet tetëdhjetë, i pjekur politikisht pas rënies së Murit të Berlinit dhe i cili e kaloi pothuajse të gjithë jetën e tij si i rritur duke besuar se lufta në Evropë ishte vetëm një shënim historik.

Karriera e tij politike u ndërtua gjatë një kohe kur fatkeqësitë më të mëdha ishin ndërprerjet e herëpashershme të internetit, një rënie e standardeve prej disa përqindësh, benzina më e shtrenjtë, anulimet e herëpashershme të fluturimeve dhe Netflix që ndonjëherë nuk funksiononte. Pastaj Vladimir Putin u shfaq para asaj gjenerate, një burrë që nuk pushoi kurrë së shikuari botën përmes territorit, forcës, ushtrisë, perandorisë dhe frikës së Luftës së Ftohtë, dhe Evropa zbuloi se sa e rrezikshme është kur politikanët e trajnuar për të administruar paqen duhet të qeverisin një kontinent përballë mundësisë së luftës.

Mjaft me gënjeshtrat, këto janë breza politikë analfabetë!

Kjo është arsyeja pse deklarata e fundit e analistit ushtarak kroat Robert Barić Mandić se duhet të ndalojmë së mashtruari të rinjtë me historinë se nuk do të ketë luftë është shumë më e rëndësishme sesa një paralajmërim tjetër se Evropa duhet të blejë më shumë tanke, raketa dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Mandić flet për analfabetizmin politik, dhe pas këtij formulimi qëndron një nga tragjeditë më të mëdha evropiane të dekadave të fundit: kontinenti prodhoi një klasë politike të trajnuar për të menaxhuar procedurat, fondet, buxhetet, rregulloret, koalicionet, fushatat zgjedhore dhe krizat që përfundojnë me një konferencë për shtyp, ndërsa aftësia për të menduar për pushtetin, forcën, parandalimin, territorin dhe luftën iu la

teksteve shkollore të historisë.

Aspekti brezor i këtij problemi është veçanërisht interesant. Udhëheqësit e sotëm evropianë i përkasin kryesisht brezave të lindur në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Këta janë bashkëmoshatarët e mi ose njerëz vetëm pak më të vjetër se unë, një brez për të cilin Lufta e Dytë Botërore ishte historia e gjyshërve të tyre, Lufta e Ftohtë sfondi i fëmijërisë së prindërve të tyre dhe rënia e Murit të Berlinit fillimi i jetës së të rriturve – nëse edhe kaq.

Për një anëtar të Evropës Perëndimore të asaj brezi, lufta mbeti një imazh i largët televiziv nga Sarajeva, Bagdadi, Kabuli, Grozni ose Aleppo. Granata i përkiste gjeografisë së dikujt tjetër. Reduktimi i energjisë elektrike në jetën e dikujt tjetër. Mobilizimi në një vend të huaj. Uria, refugjatët, zhdukja e ujit, shkatërrimi i qytetit dhe mungesa e sigurisë bazë për shumë vite ishin përmbajtja e lajmeve të mbrëmjes, pas të cilave njerëzit shkonin për darkë.

Avantazhi krahasues i Ballkanit dhe infantilizimi evropian i botës

Ne nga Ballkani kemi një “privilegj” të tmerrshëm që një pjesë e madhe e Evropës nuk e ka: E dimë sa pak duhet për ta kthyer qytetërimin në një kujtim. E dimë se midis një jete të rregullt dhe një bidon me ujë në bodrum, ndonjëherë duhen disa javë ose as aq shumë. E dimë se brenda natës qyteti mund të pushojë së qeni një vend kafenesh, kinemash dhe koncertesh dhe të bëhet një hartë e rrugëve të snajperëve. Brezi politik i Evropës Perëndimore kryesisht nuk ka një përvojë të tillë, kështu që për ta lufta ka qenë prej kohësh një abstraksion i tmerrshëm, një kategori teorike morale dhe temë e konferencave të sigurisë, diçka me të cilën vetëm disa gjeneralë të lartë merren profesionalisht, ndërsa politikanët organizojnë një jetë normale.

Infantilizimi politik evropian lindi nga kjo përvojë. Një shoqëri që ka jetuar në paqe për dekada të tëra, natyrshëm fillon ta perceptojë paqen si gjendjen natyrore të botës, megjithëse historikisht, paqja afatgjatë është një anomali evropiane. Breza janë rritur duke pritur që shteti të garantojë disponueshmëri të pandërprerë të gjithçkaje: energji, internet, udhëtime, argëtim, mallra, ngrohje, lëvizshmëri dhe siguri.

Një krizë politike është shndërruar në një rritje të çmimeve të karburantit, një katastrofë teknologjike për disa orë pa internet, një tërmet social dhe një rënie të standardeve të jetesës. Një shoqëri e tillë sot duhet të shpjegohet se mbrojtja kushton para, se siguria kërkon heqje dorë dhe se liria nuk ka një abonim online që rinovohet automatikisht çdo muaj. Putini sapo hyri në atë çarje.

Putini si fëmijë në një dyqan lodrash

Presidenti rus nuk e ka pranuar kurrë përrallën evropiane për fundin e historisë. Ndërsa Evropa po ndërtonte një botë në të cilën tregtia do të zëvendësonte gjeopolitikën, Putini po e kthente tregtinë në gjeopolitikë. Evropa e shihte gazin rus si një burim energjie, levë të Kremlinit. Evropa e shihte komunikimin në rrjetet sociale, Moskën si një hapësirë të luftës hibride.

Evropa i konsideronte zgjedhjet një ritual të brendshëm demokratik, shërbimin rus një mundësi për të ndikuar. Evropa i reduktoi ushtritë e saj, duke besuar se ndërvarësia do ta bënte një luftë të madhe të paarsyeshme, ndërsa Putini e dinte se historia shpesh bëhet nga njerëz të gatshëm të bëjnë atë që kundërshtari e konsideron të paarsyeshme. Me një fjalë, dikush në rrethimin e Putinit po lexonte Lao Ce, ndërsa evropianët po shkruanin manuale për zonjat.

Politika energjetike e Gjermanisë ndaj Rusisë do të mbetet ndoshta monumenti më i shtrenjtë i asaj epoke të naivitetit evropian. Ideja dukej pothuajse e papërmbajtshme: shtetet që punojnë së bashku kanë shumë për të humbur nga lufta. Problemi ishte se llogaritja u bë me një kokë evropiane dhe iu atribua Putinit. Një politikan evropian pyet se sa do ta ulë lufta PBB-në, sa do të kushtojë energjia, si do të reagojnë tregjet dhe çfarë do të tregojnë sondazhet e ardhshme. Regjimi perandorak pyet se sa territor mund të fitojë, sa viktima mund të durojë shoqëria dhe sa gjatë mund t’i rezistojë kundërshtari presionit politik.

Këtu arrijmë në pjesën më të pakëndshme të historisë: shoqëria ruse dhe evropiane nuk kanë të njëjtin perceptim se çfarë do të thotë të “humbasësh normalitetin”.

Qytetari mesatar i Bashkimit Evropian ka pakrahasueshëm më shumë rehati materiale, siguri institucionale, liri lëvizjeje dhe pritje për të ardhmen sesa qytetari mesatar i Rusisë. Pikërisht për këtë arsye Putini mbështetet në asimetrinë e qëndrueshmërisë. Një shoqëri autoritare mund të tolerojë një rënie të standardeve që do ta rrëzonte menjëherë qeverinë në një demokraci evropiane.

Mund të fshehë të vdekurit, të shtypë protestat, të kontrollojë televizionin, të kriminalizojë rezistencën dhe ta paraqesë sakrificën si patriotizëm. Qeveria evropiane duhet t’i shpjegojë votuesit të prishur pse fatura e tij e ngrohjes është më e lartë, pse shteti ndan miliarda për ushtrinë, pse ndihma për Ukrainën zgjat me vite dhe pse ai duhet të paguajë çmimin e një kërcënimi që ai (ende) nuk mund ta shohë përmes dritares së tij.

Fituesi : Ai që vuan më gjatë!

Kjo është arsyeja pse Putini nuk ka pse të jetë më i fortë se Evropa. Mjafton që ai të jetë më i duruar dhe i gatshëm të vuajë, dhe kjo është ndoshta fjalia më e rëndësishme e të gjithë krizës së sigurisë evropiane.

Bashkimi Evropian ka fuqi ekonomike shumë herë më të madhe se Rusia, një bazë të madhe teknologjike, qindra miliona banorë dhe, së bashku me anëtarët evropianë të NATO-s, një potencial ushtarak që Rusia vështirë se mund ta ndjekë në një konkurrencë të gjatë konvencionale. Problemi fillon kur çështja e burimeve shndërrohet në një çështje vullneti. Për sa kohë pranon votuesi evropian të paguajë për sigurinë? Për sa kohë e ka mbështetur Ukrainën? Sa rritje çmimesh pranon ajo? Për sa kohë i beson qeverisë së tij? Sa shpejt mund ta shfrytëzojë politikisht një populist frikën me fjalët: mjaft luftë, mjaft Ukrainë, mjaft sanksione, le të bëjmë një marrëveshje me Moskën?

Këtu tanku rus pushon së qeni arma më e rëndësishme e Putinit. Frika, lodhja, rehatia dhe analfabetizmi politik evropian bëhen shumë më të dobishëm.

Evropa i ka mësuar qytetarët e saj për të drejtat për dekada, por i vlerëson shumë më pak këto të drejta. Ajo i mësoi ata se liria është gjendja normale agregate e shoqërisë, demokracia është diçka që thjesht ekziston, kufiri është një vijë administrative që mund të kalohet pa u ndalur dhe paqja është mjedisi natyror i njeriut evropian. Një qytetërim i tillë prodhon një qytetar që me të drejtë pret një jetë cilësore, por në të njëjtën kohë harron lehtësisht se sa i kushtueshëm është historikisht sistemi që e mundëson atë jetë.

Llogaritja (e pasaktë) e Putinit:

Putini po mbështetet te ky qytetar evropian. Ai mendon se do të lodhet nga Ukraina më shpejt sesa shoqëria ruse do të lodhet nga lufta. Ai mendon se një votues evropian do ta ndëshkojë më shpejt qeverinë e tij për një jetë më të shtrenjtë sesa një votues rus, Kremlinin, për dhjetëra mijëra të vdekur. Ai mendon se demokracia do të prodhojë dobësinë e vet sepse çdo shpenzim për mbrojtjen herët a vonë do të bëhet një çështje zgjedhore. Ai mendon se një njeri i mësuar me rehatinë e vazhdueshme do të kërkojë një kompromis shumë më shpejt sesa një njeri të cilit shteti i ka shpjeguar për dekada se vuajtja, sakrifica dhe armiqtë janë gjendja natyrore e jetës kombëtare.

Kjo është arsyeja pse është e rrezikshme të tallen paralajmërimet për papërgatitjen ushtarake evropiane si histeri militariste. Mbrojtja serioze shërben pikërisht për të parandaluar luftën. Parandalimi funksionon kur kundërshtari beson se kostoja e një sulmi do të jetë e padurueshme, dhe vitet e fundit Putini ka testuar vazhdimisht se sa i besueshëm është ky mesazh evropian. Çdo sabotim, sulm kibernetik, operacion ndikimi, shkelje e hapësirës ajrore, manipulim i ekstremeve politike dhe përpjekje për të sjellë mosmarrëveshje është një matje e pulsit evropian.

Dhe rezultati i kësaj matjeje ndoshta e inkurajon atë ditë pas dite.

Prandaj, problemi më i madh evropian sot nuk është numri i tankeve në depo. Tanku mund të prodhohet. Fabrika mund të hapet. Granata mund të porositet. Buxheti ushtarak mund të rritet. Është shumë më e vështirë në pak vite të prodhosh një kulturë politike që e ke shuar për tridhjetë vjet.

Paqja kushton, zotërinj!

Udhëheqësit evropianë tani duhet t’u shpjegojnë shoqërive të tyre atë që paraardhësit e tyre nuk ua thanë kurrë: paqja nuk është një gjendje natyrore, siguria nuk është e lirë, demokracia nuk ka një siguresë automatike, fuqia ekonomike pa vullnet politik mbetet një statistikë, dhe një njeri që thotë hapur se dëshiron të ndryshojë rendin e sigurisë evropiane me forcë meriton të merret seriozisht.

Këtu kthehemi te teza e Mandić-it mbi analfabetizmin politik evropian. Ka pak të bëjë me diplomat shkollore. Qeveritë evropiane janë plot me doktorantë, juristë, ekonomistë dhe njerëz nga universitetet më prestigjioze. Analfabetizmi i tyre është praktik, historik dhe strategjik. Ata u edukuan për të menaxhuar botën që ekzistonte midis rënies së Murit të Berlinit dhe pushtimit rus të Ukrainës, një epokë në të cilën besohej se tregu do të zbutte perandorinë, tregtia do të mposhtte ambiciet territoriale dhe rehatia evropiane do të bëhej një aspiratë universale njerëzore.

Putini u solli atyre një libër shkollor nga një lëndë që ata nuk e kishin studiuar kurrë. Dhe Evropa tani po e ndjek atë lëndë në mes të një semestri të humbur. Ndoshta rreziku i saj më i madh nuk është Rusia, e cila ka më shumë pushtet se Evropa, sepse nuk është aty. Më e rrezikshme është Rusia, e cila beson se ka më shumë durim, tolerancë më të madhe për sakrificën dhe një kundërshtar aq të mësuar me paqen sa do të fillojë të tregtojë sigurinë e vet për të ruajtur rehatinë.

Për tridhjetë vjet, Evropa trajnoi politikanë për të menaxhuar paqen.

Putini tani po kontrollon nëse ka ndonjë midis tyre të aftë për të mbrojtur atë paqe.

Perktheu: Dan Gashi

Hetim i ri në Itali për Jeffrey Epstein, Prokuroria e Romës kërkesë SHBA së: Duam edhe dosjet e klasifikuara

 

Një dosje e re hetimore, me dyshimin për dhunë seksuale, është hapur nga Prokuroria e Romës në lidhje me Jeffrey Epstein dhe “Epstein Files”.

Nga Capri në Milano, nga Roma në Bregdetin Amalfitan, gjurmët e rrjetit të financierit të akuzuar për abuzime seksuale me të mitur, i arrestuar për trafikim të të miturve dhe i cili u gjet i vdekur në një qeli në Manhattan në vitin 2019, janë shtrirë edhe në Itali.

Këtë e tregojnë dhjetëra mijëra faqet e dokumenteve të deklasifikuara nga administrata e Donald Trump, pas presionit të Kongresit amerikan, ku shfaqen disa referenca për Italinë.

Megjithatë, ajo që ende nuk është e qartë është nëse ndonjë prej sipërmarrësve, politikanëve apo akademikëve italianë që kanë pasur kontakte me Epstein ka marrë pjesë, në çfarëdo forme apo mase, në sistemin e shfrytëzimit të të miturve dhe dhunës seksuale ndaj vajzave të reja.

Të sqarohet nëse persona që ndodhen në territorin italian ose shtetas italianë jashtë vendit janë përfshirë në vepra penale të natyrës seksuale. Ky është, sipas La Repubblica, objektivi i dosjes së re të mbërritur në tryezën e prokurorit të posaçëm Maurizio Arcuri, në Piazzale Clodio.

Prokuroria e Romës nuk është mjaftuar vetëm me nisjen e hetimit, por i është drejtuar edhe autoriteteve amerikane përmes një kërkese zyrtare për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Qëllimi është që Departamenti amerikan i Drejtësisë t’i vërë në dispozicion të gjitha dokumentet që disponon në lidhje me krimet dhe veprat e dyshuara penale të kryera nga Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kërkesa përfshin jo vetëm dosjet që janë bërë tashmë publike, por edhe ato dokumente që, për një arsye apo një tjetër, administratat amerikane nuk i kanë bërë publike ndër vite.

Hetimi në Romë dyshohet se nisi pas një kallëzimi të paraqitur më 26 mars nga shoqata “Differenza Donna”, e cila i kërkoi Prokurorisë së Romës të hetonte mbi ekzistencën e mundshme të veprave penale transnacionale të dhunës, trafikimit dhe shfrytëzimit seksual të grave dhe të miturve, të lidhura me Epstein.

Sipas asaj që ka dalë nga dokumentet amerikane, në to ka disa referenca për persona italianë, si edhe të dhëna “të rëndësishme dhe jo episodike” lidhur me qëndrime dhe lëvizje të personave të përfshirë në territorin italian.

Kërkesa drejtuar prokurorëve italianë është që hetimi të shkojë një hap më tej, të verifikohet nëse gjatë këtyre qëndrimeve në Itali, apo në rrethin e miqësive dhe kontakteve të financierit, mund të kenë ndodhur raste abuzimi ndaj vajzave të reja dhe të mitura.

Në këtë mënyrë, hetimi i Prokurorisë së Romës bëhet pjesë e një serie hetimesh të nisura në vende të ndryshme mbi rrjetin e Jeffrey Epstein.

Hetime të ngjashme janë zhvilluar tashmë në Paris, Oslo dhe Varshavë, ndërsa vëmendja është përqendruar edhe në Britaninë e Madhe, ku ish-princi Andrew dhe ish-ambasadori Peter Mandelson janë përballur tashmë me pasoja lidhur me marrëdhëniet e tyre me Epstein.

Zyra e prokurorit të Romës ka hapur zyrtarisht një hetim mbi Dosjet Epstein për sulm të dyshuar seksual. Ditët e fundit, ajo i dërgoi një kërkesë Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara për të marrë dokumentacion në lidhje me rastin, duke përfshirë dokumente që ende nuk janë bërë publike.

Objektivi, shkruan La Repubblica, e cila e raporton historinë në faqen e saj të parë, është të përcaktohet nëse qytetarët italianë jashtë vendit ose individë që kanë vepruar brenda vendit mund të jenë të përfshirë në incidente seksuale që ndiqen penalisht nga zyra e prokurorit të Romës.

Hetimi, i koordinuar nga Zëvendës Prokurori Maurizio Arcuri, rrjedh nga një ankesë e paraqitur më 26 mars nga Differenza Donna. Me atë ankesë, shoqata kërkoi “fillimin e hetimeve për krime të mundshme transnacionale të trafikimit, dhunës seksuale dhe shfrytëzimit seksual të grave, vajzave dhe të miturve në lidhje me dokumentet e bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara”. Sipas padisë, këto dokumente tashmë zbulojnë “raste të përsëritura të individëve italianë, referenca domethënëse dhe jo-episodike për qëndrime, udhëtime dhe marrëdhënie në vende italiane – Capri, Bregu i Amalfit, Costa Smeralda, Milano dhe Romë – si dhe kontakte me individë të përfshirë në qarqe ekonomike dhe shoqërore të rëndësishme ndërkombëtarisht që mund të kenë luajtur një rol në rrjetin e shfrytëzimit dhe përdhunimit”.

Differenza Donna: Nisja e hetimit për dosjet Epstein është e rëndësishme

Lajmi për hapjen e hetimit për sulm seksual nga zyra e prokurorit të Romës për Dosjet Epstein “përfaqëson një hap të rëndësishëm”, thekson në një deklaratë Differenza Donna, ankesa e së cilës është baza e hetimit. “Ne e ndiem të nevojshme të kërkojmë që të gjitha hetimet e mundshme të kryhen edhe në Itali”, deklaroi Presidentja Elisa Ercoli. “Nëse ka fakte që shqetësojnë vendin tonë, ato duhet të rindërtohen dhe të verifikohen me rigorozitet, duke u përqendruar te gratë dhe vajzat që mund të jenë të përfshira, por edhe në sistemin e ndikimit ekonomik dhe politik që ai sjell me vete”.

Lapo Elkann: ‘Lidhja e emrit tim me atë të Epstein është e papranueshme’

“Siç e thashë ditët e fundit, pas komenteve të kongresmenit Thomas Massie, ka çështje për të cilat nuk mund dhe nuk duhet të bëjmë kompromis. Të shohësh emrin tënd të lidhur me atë të Jeffrey Epstein, në mungesë të provave për të justifikuar një lidhje të tillë, është e papranueshme”, deklaroi Lapo Elkann. “Unë vë në dyshim nëse përdorimi i emrit tim rrjedh nga një dëshirë për të larguar vëmendjen nga të tjerët, dhe unë do ta mbroj reputacionin tim në çdo forum të përshtatshëm kundër kujtdo që përdor emrin tim në mënyrë të papërshtatshme ose përhap lajme krejtësisht të pabaza”, shtoi ai, duke theksuar se është “në çdo kohë plotësisht i disponueshëm për autoritetet kompetente për të ofruar çdo provë, sqarim ose informacion që ata e konsiderojnë të dobishëm”. Sipërmarrësi specifikon se është takuar me Jeffrey Epstein “dy herë: herën e parë në New York, kur isha asistent i Henry Kissinger, në një mjedis publik ku merrnin pjesë figura nga bota e politikës dhe financave, dhe herën e dytë në Romë në një aktivitet biznesi të lidhur me Brasilinvest. Për më tepër, siç mund të verifikohet lehtësisht në arkivat publike të njohura si ‘Dosjet Epstein’, nuk ka korrespondencë të drejtpërdrejtë midis tij dhe meje”. “Unë jam veçanërisht i ndjeshëm ndaj çështjeve të abuzimit dhe dhunës, edhe për shkak të përvojës sime të trishtueshme personale”, përfundon Elkann. “Kjo është pikërisht një nga arsyet pse, përmes Fondacionit Laps, kam ndërmarrë nisma për vite me radhë që synojnë njerëzit më vulnerabël, me vëmendje të veçantë ndaj grave dhe fëmijëve që janë viktima të dhunës”.

A po trafikohen armë nga Shqipëria? Përgjimi ndërkombëtar për të cilin flet Arben Ahmetaj – 7 shtator ora 20: 45 në ‘Çim Peka Live’

Të hënën e në orën 20:45 në emisionin ‘Çim Peka Live’ do të transmetohet intervista ekskluzive me ish  zv/kryeministrin në ekzil Arben Ahmetaj

Në intervistën e pestë që Ahmetaj do të japë për gazetarin Çim Peka, do të zbulojë një sërë skandalesh që lidhen me qeverisjen Rama.

Kush është Gysi anglishtfolës?

Çfarë përmban përgjimi i janarit 2026?

Kush është izraeliti që flet në emër të Ramës?

Kush është Ermal Raketa?

A po bëhet trafik armësh?

Për herë të parë një përgjim ndërkombëtar për atë që është kriminalizuar Shqipëria

 

Mos e humbisni:
Të hënën, 7 shtatorit në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV  ‘Arben Ahmetaj 5’


Send this to a friend