VOAL

VOAL

Arrestohen 22 azilkërkues shqiptarë në Gjermani, grabitën mbi 40 banesa në Lingen

August 8, 2015
blank

Komentet

blank

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

RFE/RL

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference për media me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në Roterdam.

“I kemi dorëzuar, ashtu siç është paralajmëruar”, tha Scholz.

Për arsye sigurie, institucionet qeveritare gjermane nuk kishin bërë publike asgjë në lidhje me transportin e tankeve

Më 25 janar, pas një beteje të gjatë politike të brendshme, Qeveria e Gjermanisë u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.

Polonia ishte shteti i parë që në fillim të marsit dërgoi 4 tanket e para Leopard 2 në Ukrainë.

Kievi ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet.

Krauss-Maffei Wegmann, prodhues i Leopard 2-shit, e cilëson atë si “tankun më të mirë në botë për betejë”, i cili për gati gjysmë shekulli ka kombinuar aspektet e fuqisë, mbrojtjes, shpejtësisë dhe manovrueshmërisë, duke e bërë atë të përshtatshëm për shumë lloje të situatave të luftimit.

Tanku me peshë prej 55 tonësh ka vend për një ekuipazh prej katër personash, rreze veprimi prej rreth 500 kilometrash dhe shpejtësi maksimale prej rreth 68 kilometrash në orë. Versioni më i hershëm i tankut, i cili tani ka katër variante kryesore, hyri në përdorim në vitin 1979. Arma e tij kryesore është një top 120-milimetërsh, ndërsa ai ka një sistem krejtësisht digjital të kontrollimit të të shtënave

Përveç Polonisë dhe Gjermanisë, edhe shtetet e tjera evropiane i kanë premtuar Ukrainës tanket Leopard 2. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha më 13 mars në një takim virtual të të ashtuquajturit grupi Ramstein i dhjetëra vendeve që kanë ofruar armë për Kievin, se gjithsej nëntë vende janë zotuar ta furnizojnë Ukrainën me 150 tanke Leopard.

blank

Ukrainasit neutralizojnë me dron dhjetëra ushtarë rusë, ju hedhin në erë edhe tanket

Dronët e ushtrisë ukrainase në një aksion kanë arritur të eliminojnë shumë ushtarë rusë, dhe të hedhin në erë tanket e tyre.

Pamjet nga ajri tregojnë ukrainasit duke u hedhur predha nga droni, rusëve që ishin në një fushë dhe po tentonin të fshiheshin dhe shtireshin sikur të vdekur, duke lëvizur ngadalë zvarrë.

Megjithatë kjo nuk i shpëtoi operatorëve të dronëve, që sapo i vërejtën duke lëvizur filluan t’i godasin me predha.

E në momentin që tanket u ofruan për t’ju dalë në ndihmë ushtarëve rusë, të njëjtin fat e patën edhe këto mjete të blinduara.

Ishte brigada e 79-të e ukrainasve që realizuan këtë operacion, në të cilin u shkatërruan shumë tanke ruse dhe dhjetëra ushtarë të Vladimir Putinit.

Operacioni i ukrainasve u realizua diku në lindje, ndërsa për shkak të ndjeshmërisë së operacionit, Kievi ka refuzuar të zbulojë vendndodhjen e saktë. syri.net

blank

Zelensky viziton Zaporizhjën, takohet me Rafael Grossin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi. 23 mars 2023.

RFE/RL

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një vizitë të papritur në pozicionet e vijës së parë të frontit në rajonin e Zaporizhjës, ku gjithashtu u takua me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), Rafael Grossin.

Zyra e Zelenskyt tha në një deklaratë të hënën se presidenti takoi trupat “në pozicionet e vijës së parë” në dhe i nderoi ata me medalje shtetërore, si dhe i informoi për “situatën aktuale në vijën e frontit”.

Më pas, Grossi shkroi në Twitter se ai gjendet gjithashtu në Zaporizhja, dhe atje takoi Zelenskyn, me të cilin diskutoi për mbrojtjen e centralit më të madh bërthamor të Evropës, i cili mbahet nga forcat ruse.

IAEA ka shprehur vazhdimisht shqetësime për sigurinë në Zaporizhja.

Ky central bërthamor – më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë – ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt të vitit të kaluar.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.

Më herët gjatë ditës, Ukraina tha se trupat ushtarake janë duke vazhduar të zmbrapsin sulmet e ashpra ruse në Bahmut.

Zelensky e ka vizituar Bahmutin gjithashtu javën e kaluar dhe u ka dhënë medalje trupave që janë duke luftuar për atë zonë.

blank

Ukraina: Kontrollimi i Bahmutit është “nevojë ushtarake”

Ushtarët ukrainas në Bahmut.

RFE/RL

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka thënë të hënën se trupat ushtarake janë duke vazhduar të zmbrapsin sulmet e ashpra ruse në Bahmut, dhe se kontrollimi i këtij qyteti përbën “nevojë ushtarake”.

Ushtria ukrainase ka thënë se koloneli Syrskyi i ka bërë këto deklarata në një vizitë në linjën e frontit në lindje ku ka tentuar “të zgjidhë çështje problematike që parandalojnë ekzekutimin efektiv të detyrave ushtarake” dhe të marrë “vendime operacionale që kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve për të luftuar dëmin e armikut”.

Në deklaratë nuk janë dhënë detaje për vendin e saktë të vizitës, mirëpo komentet e Syrskyit kanë dhënë shenja se Ukraina mëton të luftojë për Bahmutin, pavarësisht numrit të madh të trupave atje.

“Faza më intensive e betejës për Bahmutin është duke vazhduar. Situata vazhdon të jetë e vështirë. Armiku është duke u përballur me humbje të mëdha të burimeve njerëzore, armëve dhe pajisjeve ushtarake, mirëpo vazhdon të kryejë sulme”, ka thënë ai.

Duke e vlerësuar qëndrueshmërinë e forcave ukrainase në kushte “jashtëzakonisht të vështira”, ai ka thënë se “mbrojtja e Bahmutit është nevojë ushtarake”.

“Ne jemi duke kalkuluar të gjithë skenarët në të ardhmen dhe do të reagojmë në mënyrë adekuate për situatën aktuale”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka vizituar Bahmutin javën e kaluar dhe u ka dhënë medalje trupave që janë duke luftuar për atë zonë.

Të shtunën, komandanti i përgjithshëm, Valery Zaluzhniy, ka thënë se situata rreth Bahmutit është duke u “stabilizuar”.

Moska e konsideron zotërimin e këtij qyteti si pikë kyçe për kontrollim të rajonit lindor të Donbasit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

blank

Zelenskyy: Disfata e Moskës garanci kundër agresioneve dhe krizave të reja

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se disfata e Rusisë në shkallë të gjerë do të jetë garanci kundër agresioneve dhe krizave të tjera. Ndërkohë, pamjet filmike të publikuara nga ushtria ukrainase tregojnë shkatërrimet e mëdha në zonat e banuara të qytetit të rrethuar të Bakhmutit. Udhëheqësit ushtarakë ukrainas thonë se e kanë zbehur ofensivën ruse përreth qytetit. Të shtunën Presidenti Vladimir Putin njoftoi planet e Rusisë për të vëndosur armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se mundja e Rusisë do të ofronte garanci të besueshme kundër agresioneve dhe krizave të reja.

“Kremlini po humbet në përpjekjet e tij për të skllavëruar shpirtërisht popullin tonë”, tha Presidenti Zelenskyy.

Udhëheqësi ukrainas tha se në bashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, drejtësia ukrainase po bën gjithçka për të siguruar mbajtjen përgjegjës të kriminelëve rusë të luftës, siç u shpreh ai.

Ndërkohë pamjet filmike të publikuara nga ushtria ukrainase tregojnë shkatërrimet masive të qytetit lindor Bakhmut. Gjenerali ukrainas Valery Zaluzhniy thotë se situata atje është stabilizuar. Agjencia e lajmeve Reuters ishte në gjendje të verifikonte vërtetësinë e pamjeve por jo kohën kur ishin regjistruar.

Gjenerali Valery Zaluzhniy tha se forcat ukrainase e kanë ulur ritmin e ofensivës ruse përreth qytetit Bakhmut, një objektiv i rëndësishëm i përpjekjeve të Moskës për të marrë plotësisht kontrollin e rajonit të industrializuar të Donbasit.

Ndërkohë Presidenti Vladimir Putin njoftoi të shtunën planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Udhëheqësi rus tha se masa vjen si reagim ndaj vendimit të Britanisë për t’i dhënë Ukrainës predha tankesh me përmbajtje uraniumi të varfëruar.

“Tashmë kemi transferuar në Bjellorusi sistemet tona të njohura, Iskander që janë shumë efikase. Më 3 prill fillojmë trajnimin e ekipeve dhe më 1 korrik do të përfundojë ndërtimi i objektit special ku do të mbahen armët taktike bërthamore”.

Armët taktike bërthamore përdoren në fushën e betejës dhe kanë një rreze të shkurtër veprimi dhe dëmet janë më të vogla krahasuar me mbushjet bërthamore shumë më të fuqishme që vëndosen në raketa me rreze të gjatë veprimi.

Presidenti Putin tha se duke vendosur armët e saj taktike bërthamore në Bjellorusi, Rusia po ndiqte shembullin e Shteteve të Bashkuara, duke aluduar se Shtetet e Bashkuara kanë armë bërthamore në disa vende evropiane dhe Turqi.

blank

Kurti në Tiranë, informon liderët shqiptarë për Marrëveshjen e Ohrit

Takimi në Tiranë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Jetmira Delia-Kaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Tiranë me krerët e shtetit të Shqipërisë, për t’i informuar lidhur me Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Kurti u takua me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, dhe kryeministrin Edi Rama, i cili e priti në vilën qeveritare numër 30 në zonën e ish-bllokut.

Kreu i Qeverisë shqiptare theksoi në rrjetet sociale se e inkurajoi kryeministrin Kurti “në hedhjen e hapave të mëtejshëm si për garantimin e komunave serbëve në kornizën e Asociacionit, që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë”.

Rama tha se në këtë proces, Kurti ka mbështetjen e tij të plotë.

Kreu i Qeverisë shqiptare po ashtu bëri të ditur se me homologun kosovar se mbledhja e ardhshme e dy qeverive do të mbahet në qershor.

Në takim me Begajn, sipas një njoftimi për media nga zyra e Kurtit, kryeministri kosovar tha se e ka njoftuar kreun e shtetit shqiptar për marrëveshjen e arritur me Serbinë më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut “dhe për qasjen konstruktive që Kosova ka ndjekur në këtë takim, por edhe gjatë gjithë procesit”.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, më 18 mars arritën marrëveshje për Aneksin e zbatimit të propozimit evropian.

Paraprakisht, më 27 shkurt palët arritën marrëveshje për propozimin evropian, apo siç njihet ndryshe edhe si Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve.

Kjo marrëveshje synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme.

Edhe presidenti Begaj ka vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit “është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian”. Kreu i shtetit shqiptar ka kërkuar që të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.

Ndërkaq zyra e Kuvendit të Shqipërisë thanë se kryeparlamentarja Lindita Nikolla theksoi se “do të vijojmë të lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB dhe organizatat ndërkombëtare”.

Marrëveshja drejt normalizimit, e përbërë nga 11 nene, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

blank

Krerët shtetërorë zotohen për vendosjen e drejtësisë për krimet e luftës në Kosovë

RFE/RL

Presidentja dhe kryeministri i Kosovës janë zotuar se kanë prioritet vendosjen e drejtësisë sa i përket krimeve të luftës të kryera në Kosovë nga forcat ndaj shqiptarëve, teksa kanë kujtuar të vrarët në Krushë të Madhe 24 vjet më parë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ende fati i 64 banorëve të Krushës së Madhe mbetet i pazbardhur, të cilët figurojnë në listën e personave e të zhdukurve me dhunë.

“Krimet e luftës asnjëherë nuk vjetërsohen, njësojë sikur edhe gjenocidi që kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar. Ndaj sot dhe gjithnjë nuk do të ndalemi së kërkuari që autorët të vihen para drejtësisë dhe që fati i patriotit të madh, Ukshin Hoti dhe të gjithë krushianëve të tjerë të zbardhet”, tha ajo.

Sipas presidentes Osmani, Kosova ka bërë “luftë çlirimtare, ndërkaq Serbia kreu gjenocid mbi popullin tonë”.

“Ne duhet të besojmë e të angazhohemi të gjithë së bashku për ta mbrojtur të vërtetën, e cila po tenton të tjetërsohet dhe për ta vendosur drejtësinë”, theksoi ajo.

Memorialet në Krushë të Madhe dhe të Vogël i vizitoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se fati i të pagjeturve është prioritet për ekzekutivin që ai udhëheq.

Megjithatë, ai tha se Serbia po vazhdon të “mohojë krimet” e kryera në Kosovë.

“Ata nuk janë thjesht të pagjetur, ata janë të zhdukur me dhunë dhe dy janë preokupimet tona kryesore. E para është hapja e arkivave në Beograd, me qenë se atje është e vërteta për planet gjenocidale të Serbisë që rezultuan me qindra masakra në Kosovë. Dhe e dyta është zbulimi i varrezave të reja masive dhe dihet që një gjë e tillë ka hasur në shumë pengesa në Serbi, ku në pesë varreza masive në vitet e shkuara janë zbuluar afër 1.000 trupa të shqiptarëve. Por, natyrisht që ne dyshojmë se ka edhe të tjera, mirëpo asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, e ndihmuar kërkesa dhe hulumtimi për varreza të tjera”, tha Kurti.

Masakra në fshatin Krushë e Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë.

Aksioni i forcave policore e ushtarake serbe në këtë fshat nisi më 25 dhe zgjati deri më 27 mars të vitit 1999.

Në këtë masakër u vranë 241 qytetarë, nga ta shtatë fëmijë, pesë gra (njëra shtatzënë) dhe kanë mbijetuar 25 të plagosur rëndë.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998-99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

blank

Begaj pret Albin Kurtin: Dakordësimi publik i Ohrit të kthehet në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Begaj, pasi u informua në detaje mbi negociatat e zhvilluara me Serbinë, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshëndeti lidershipin, maturinë dhe kurajën e treguar nga Kryeministri Kurti dhe ekipi negociator i Republikës së Kosovës, për ta pranuar planin evropian, si dhe për ta nënshkruar e zbatuar atë.

Duke u ndalur te rezultati i takimit të Ohrit, më 18 mars 2023, Presidenti Begaj vlerësoi se dakordësimi publik dhe angazhimi i palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj shprehu gjithashtu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.

Kurti më tej do të zhvillojë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Po kështu Kurti do të pritet dhe nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë pasdites.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Një tjetër dakordësi është arritur edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, ndërsa për monitorimin e të gjitha pikave të aneksit të marrëveshjes do të ngrihet një Komitet i Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja.

Edhe pse nuk është firmosur një marrëveshje, palët pas 12 orësh bisedime në Ohër, kanë arritur marrëveshje për të zbatuar propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve.bw

blank

24 vite nga masakra në Krushë të Madhe, u masakruan nga serbët 243 shqiptarë dhe 890 shtëpi u dogjën

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe.

Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 shqiptarë, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.

Në përkujtim të shënimit të kësaj date të dhimbshme do të mbahen homazhe dhe akademi përkujtimore.syri.net

blank

Albin Kurti sot në Tiranë, takime me krerët kryesorë, në fokus marrëveshja e Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë sot Tiranën. Gjatë kësaj vizite, Kurti së bashku me delegacionin që kryeson do të pritet në orën 11:00 në një takim nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Më tej do të zhvillojë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Me këtë të fundit, Kurti pritet të takohet në Kuvendin e Shqipërisë, duke filluar nga ora 11:30.

Sipas informacioneve, në takimin Rama-Kurti, në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Po kështu Kurti do të pritet dhe nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë pasdites.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Një tjetër dakordësi është arritur edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, ndërsa për monitorimin e të gjitha pikave të aneksit të marrëveshjes do të ngrihet një Komitet i Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja.

Edhe pse nuk është firmosur një marrëveshje, palët pas 12 orësh bisedime në Ohër, kanë arritur marrëveshje për të zbatuar propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve.bw

blank

Më 2022 kërkuan azil rreth 27 mijë shqiptarë, Monitor: Politikat e qeverisë thikë “pas shpine” për bizneset prodhuese dhe eksportuese

Prej tre vitesh, bizneset po përballen me goditje të njëpasnjëshme që vijnë si nga mjedisi ndërkombëtar, ashtu dhe nga ai vendas.

Pandemia në 2020-ën ndali aktivitetin ekonomik, për shkak të karantinave të detyrueshme për të mbrojtur jetët e njerëzve. Ashtu si i gjithë globi, ekonomia vendase kaloi në recesion.

Për fat të mirë, rimëkëmbja ishte e shpejtë, por kosto më e lartë ishin ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit, që çuan në rritje të çmimeve të lëndëve të para e më tej, produkteve finale.

Kur situata dukej se filloi të qetësohej, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vetëm sa përshpejtoi spiralen e rritjes së çmimeve, duke çuar inflacionin në nivele të papara ndonjëherë në Eurozonë dhe në më të lartin që prej 1998-ës tek ne. Përgjigjja ishte shtrëngimi i politikës monetare nga bankat qendrore.

Në Shqipëri, norma bazë u rrit nga nivelet minimale prej 0.5% në 3%, duke e bërë paranë më të shtrenjtë, çka është reflektuar në rritjen e kostos së huamarrjes për sipërmarrjet. Pas rimëkëmbjes së shpejtë në 2021, ekonomia vlerësohet se është ngadalësuar ndjeshëm në vitin 2022, duke përgjysmuar ritmet e rritjes.

Ndikimi i faktorëve të jashtëm është i pashmangshëm, por bizneset po “goditen” edhe nga ambienti i brendshëm. Emigracioni po kthehet në një faktor gjithnjë e më shqetësues, duke ndikuar si në disponueshmërinë e fuqisë punëtore, ashtu dhe në konsum.

Të dhënat zyrtare të Eurostat dhe të statistikave të emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se në vitin 2022, kërkuan azil rreth 27 mijë shtetas shqiptarë, shifra më e lartë që nga periudha 2015-2016.

Për një Shqipëri, që po tkurret kjo është shumë, për më tepër numri i atyre që kanë ikur, duke përfshirë kontratat e punës, apo që nuk deklarohet, është më i lartë. Ikja e punonjësve po ushtron presion për rritjen e kostove, e pashoqëruar kjo me shtimin e produktivitetit.

Politikat e qeverisë nuk po ndihmojnë aspak. Rritja e akcizës në janar ka prekur menjëherë dy industri të rëndësishme prodhuese, atë të birrës dhe të pijeve alkoolike, duke iu rritur më tej kostot. Për të dy industritë është e konfirmuar rënia e prodhimit në dy muajt e parë të vitit, sipas të dhënave zyrtare nga doganat.

Terrenin e kanë fituar menjëherë importet, sidomos për birrën. Industria përpunuese e qumështit nuk po e merr veten, që pas uljes së subvencionit në skemën e TVSH-së.

Sërish iu la terreni importit. Prodhuesit e pranojnë hapur që janë në vështirësi, në mos në prag të falimentimit. Disa raportojnë se kanë filluar të shkurtojnë punonjësit.

As eksportuesit nuk janë në ditë më të mira. Në shkurt, eksportet u rritën me ritmet më të ulëta që nga koha e pandemisë, me vetëm 2.8% në vlerë, ndërsa ishin në ulje në sasi.

Të ardhurat e eksportuesve po i gërryen zhvlerësimi i Euros, për të cilin nuk mund të gjendet ndonjë argument ekonomik i besueshëm, teksa bilanci i llogarisë korente nuk ka shënuar ndonjë përmirësim të dukshëm.

Rritja e pagës minimale me ritme më të larta dhe më të shpejta sesa ishte paralajmëruar u shtohet telasheve të eksportuesve. Ata pohojnë se po përballen me rënie të porosive dhe partnerët europianë po mendojnë që të zhvendosin prodhimin në Azi, apo në Lindjen e Mesme.

Edhe pa problemet e tre viteve të fundit, bizneset shqiptare prodhuese dhe eksportuese nuk shquheshin për ndonjë nivel të lartë të konkurrueshmërisë.

Avantazhi kryesor ishte kosto e ulët e fuqisë punëtore. Investimet e huaja u drejtuan në projekte të mëdha si gazsjellësi TAP, apo energjia dhe vitin e fundit po zëvendësohen në pasuritë e paluajtshme.

Fabrikat e vetme që janë hapur vitet e fundit janë ato të industrisë mbështetëse automotive, që sërish kanë si përparësi pagat e ulëta dhe erdhën në Shqipëri pas zhvendosjes nga Europa Lindore, e cila kaloi në një nivel më të lartë njohurish dhe teknologjie.

Në krahasim me rajonin, sidomos Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, Shqipëria është më pak konkurruesja dhe produktive, e shfaqur dukshëm kjo në pagat mesatare 30-40% më të ulëta.

Politika e taksave të larta pritet të prekë dhe profesionet e lira, përfaqësuesit tipikë të shtresës së mesme, duke shtuar më tej zhgënjimin në një segment që edhe tani po zgjedh të largohet për një të ardhme më të mirë.

E gjithë bota po kalon kohë të vështira, por kriza po amplifikohet më tej nga politikat e brendshme të qeverisë, që po i japin goditjen e fundit një ekonomie, tashmë, tepër të brishtë.

Nëse kjo përqasje nuk ndryshon, rimëkëmbja do të jetë e vështirë, po ashtu dhe frenimi i emigracionit, duke paralajmëruar për ditë edhe më të vështira. /Monitor/

blank

Ministria britanike: Forcat ruse kanë kaluar në mbrojtje

VOA

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se Rusia po kryen operacione të natyrës mbrojtëse pasi që prej janarit të këtij viti, nuk ka arritur të shënojë përparime në përpjekjet për një ofensivë të gjerë, në sulmin ndaj Ukrainës.

Trupat ukrainase vijojnë rezistencën në Ukrainë dhe nuk janë tërhequr. Megjithatë, disa ekspertë perëndimorë thonë se kjo mund të jetë një taktikë e rrezikshme, sepse ukrainasit duhet të ruajnë forcat për t’iu përgjigjur një ofensive të mundshme ruse.

Megjithatë, sipas shërbimeve të zbulimit të ministrisë britanike, luftimet e gjata në Bakhmut kanë pakësuar ndjeshëm radhët e forcave ruse.

Ndërkohë raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Ukrainë, konfirmoi vdekjen e mijëra civilëve si pasojë e agresionit të Rusisë.

Raporti evidenton gjithashtu edhe zhdukjet, torturat dhe përdhunimin e civilëve, kryesisht në rajonet e kontrolluara nga Rusia.

Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive në atë që e cilëson operacion special ushtarak.

Senatorë amerikanë, si nga Partia Demokrate dhe nga ajo Republikane, i bënë thirrje të premten administratës së Presidentit Biden t’i japë informacion Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi fletë-arresti për Presidentin Vladimir Putin, me akuza për krime lufte.


Send this to a friend