VOAL

VOAL

Armët e dhuruara nga SHBA dhe NATO, jetike për sukseset e Ukrainës në fushëbetejë

December 15, 2022
blank

Komentet

blank

Gërvalla për median gjermane: Do të ketë luftë nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka paralajmëruar luftë, në rast se, siç ka thënë ajo, komuniteti ndërkombëtar vazhdon me qasjen e njëjtë ndaj Serbisë.

Gërvalla i tha mediumit publik gjerman, Deutschlandfunk se Serbia dëshiron ta detyrojë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar i toleron veprimet e Serbisë, do të ketë luftë”, tha ajo. “Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë çështjet territoriale në Bruksel”.

Gërvalla thotë se BE-ja duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat.

Afrimi i ushtrisë serbe rreth kufirit me Kosovën i ngjan sjelljes së Rusisë kur iu afrua Ukrainës para pushtimit, tha Gërvalla.

“Nuk ka pasur asnjëherë koncentrim të tillë të trupave në vitet e fundit”, deklaroi ministrja.

“Armatimi që kanë aty, tanket, na jep ndjenja të këqija, sepse nuk e dimë si do të reagojë komuniteti ndërkombëtar”, thotë ajo.

Gërvalla shton se s’është problemi vetëm te ushtria rreth kufirit, pro edhe te retorika dhe metodat që ngjajnë në sjelljen e Rusisë kundrejt Ukrainës.

blank

Kurti: Sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti tha se, bazuar në të gjetjet e Policisë së Kosovës, sulmi terrorist serb ishte pjesë e planit për aneksimin e veriut.

Ai shkrunr në rrjetin social X të hënën se sulmi në fshatin Banjskë të Zveçanit ishte koordinuar në 37 pozicione të dallueshme, e sipas tij, do të pasonte krijimi i një korridori për të mundësuar furnizimin me armë e trupa.

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, shkruan Kurti.

“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, shton Kurti.

Në këtë sulm të armatosur mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku e u plagosën disa zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa janë vrarë të paktën tre serbë të armatosur.

blank

Studentët e Mjekësisë bojkotojnë ditën e parë të mësimit dhe protestojnë: Shfuqizoni ligjin për punën e detyruar!

Dita e parë e fillimit të vitit të ri akademik i ka gjetur studentët e mjekësisë në protestë. Ata njëzëri janë mbledhur para dekanatit të Universitet të Mjekësisë, ku në shenjë proteste për ligjin e ri të miratuar për punën e detyruar që duhet të bëjnë brenda vendit, ata kanë bojkotuar mësimin.

Në një prononcim për gazetaren e News24, Ida Ismalaj, një prej studentëve paralajmëroi se ky bojkot do të vazhdojë deri në ditën kur të ketë reagim për plotësimin e kërkesave të tyre. Ai tha se studentët po përgatisin një padi për ligjin që është miratuar, dhe do ta dorëzojnë atë në Gjykatën e Lartë.

“Ne nuk kemi ende një kontratë, dhe ende nuk ka dalë kostoja. Nuk po i gjykojmë të drejtë që të nënshkruajmë këtë kontratë. S’do i shërbente sistemit shëndetësor në vend. Largimi i bluzave të bardha është një problem edhe i vendeve të tjera, por në Shqipëria e ka më të evidentuar. Ne jemi ndër vendet që paguajmë vetëm gjysmën e specializantëve. Ne keqpaguhemi, korrupsioni po ashtu, ngelen ndër problemet që detyrojnë mjekët e rinj të ikin. Duhet të ulemi në një tryezë të gjerë, që të flasim dhe të diskutojmë për kërkesat tona. Do të vazhdojmë bojkotin deri sa të kemi një reagim. Me bojkotin dhe protestat, po bëjmë përpjekje që ta çojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese, do të bëjmë padi. Ne kërkojmë që të shfuqizohet ligji për detyrimin e studentëve të mjekësisë për kontratat e punës.”, tha studenti.bw

blank

Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë, pas sulmit në veri

Britania e Madhe do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, me kërkesë të kësaj të fundit, pas sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit javën e kaluar.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe njoftoi të dielën se do t’i zhvendosë rreth 200 trupa shtesë në kontingjentin e saj në Kosovë, i cili ka tashmë 400 ushtarë britanikë, në ditët në vijim.

“Kjo njësi e ushtrisë britanike do t’i bashkohet forcës së NATO-s në Kosovë, pas një kërkese specifike nga komandanti suprem i Aleancës për Evropën, SACEUR, gjenerali amerikan Chris Cavoli”, thuhet në njoftim.

Vendimi i NATO-s për shtimin e trupave paqeruajtëse në Kosovë vjen një javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sulmuesit serbë u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë.

Policia e Kosovës e gjeti dhe e konfiskoi një arsenal të jashtëzakonshëm armësh në Banjskë dhe përreth në ditët pas sulmit.

Të dielën pasdite, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Ai tha gjatë një konference për media të dielën në jug të Mitrovicës se mbi 90 persona morën pjesë në sulmin kundër Policisë së Kosovës.

Të premten, Millan Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për këtë sulm, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

Pak ditë pas sulmit, Serbia e mohoi se po zhvendos ushtrinë pranë kufirit me Kosovën, pasi Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe autoritetet kosovare i bënë thirrje ta tërheqë ushtrinë përgjatë kufirit me shtetin fqinj.rel

blank

Sveçla: Serbia tentoi aneksimin e veriut të Kosovës, sulmuesit u trajnuan në baza serbe

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sveçla tha gjatë një konference për media të dielën në jug të Mitrovicës se mbi 90 persona morën pjesë në sulmin kundër Policisë së Kosovës.

“Serbia u mundua vazhdimisht të thotë se nuk ka të bëjë asgjë më këtë sulm, por faktet që do të publikohen dëshmojnë që përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi u kryen në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kopaunik. Këto pamje u siguruan nga dronët e grupit terrorist të cilët i kemi konfiskuar”, tha Sveçla të dielën.

Ai tha se sulmuesit planifikonin ta hapnin “një kanal të gjatë nëntokësorë” nga Banjska deri në Serbi, për “furnizime nga shteti serb”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se grupi që e kreu sulmin në Banjskë ishte trajnuar për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe.

“Plani i [sulmuesve] ka qenë plan total i aneksimit të veriut të Kosovës. Në dokumentet që ne e kemi, të cilat nuk mund t’i ndajmë me ju tani, ka një plan për aneksimit të veriut të paraparë në fazën fillestare në 37 pocizione, nga ku do të sulmoheshin njësitet tona policore, jo vetëm në Banjskë e Zveçan por në të gjitha pjesët veriore, e pastaj krijimi i një korridori të lirë për Serbi dhe furnizimet tjera me njerëz, materiale, ekspertë dhe furnizime të tjera të nevojshme për një rezistencë të armatosur dhe për krijimin e një realiteti të ri në vend”, tha Hoxha.

Hetimi vazhdon

Hoxha tha se Policia e Kosovës është ende duke e vazhduar hetimin në veri edhe një javë pas sulmit vdekjeprurës.

Sveçla tha se një sasi armatim të ri u gjet në Banjskë edhe të dielën. Policia kishte konfiskuar tashmë sasi të mëdha armatimi në ditët pas sulmit.

Sulmuesit serbë u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë.

Hoxha njoftoi se është duke u hetuar edhe Kisha Ortodokse dhe manastiri “për të parë rolin e tyre të mundshëm në sulm apo nëse e kanë ndihmuar grupin terrorist”.

“Objektivat tona janë shumë të qarta, manastiri duhet të ruhet me çdo kusht dhe policia duhet të jetë shumë e kujdesshme në veprime ndaj manastirit dhe personelit të tij”, tha Hoxha.

Hoxha tregoi se gjatë operacionit “tonë brenda manastirit u gjetën 49 persona civilë, 43 pelegrinë dhe gjashtë personel, asnjëri nga këta nuk është dëmtuar apo keqtrajtuar.”

Radoiçiqi s’është fajtori kryesor

Të premten, Millan Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për këtë sulm, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën se “brenda 24 orëve” ai do t’ia paraqesë publikut “provat dhe tregimet e dëshmitarëve që ishin në vendin e ngjarjes” gjatë sulmit kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Në një video të publikuar në Instagram, ai ka theksoi se “Serbia nuk do të qetësohet derisa të dihet e vërteta për atë që ndodhi në Banjskë”, ku mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

Por, Sveçla tha se barrën kryesore për sulmin në veri e bart presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serbë.

“Së pari Radoiçiqi nuk është përgjegjësi i vetëm për këtë sulm, e as kryesori. Tashmë dihet se tentim-aneksimi u bë nga ana e presidentit të Serbisë, nga ministri i Mbrojtjes i tij dhe nga shefi i Shtabit [të ushtrisë serbe], do të thotë ata janë përgjegjësit, e ky është ekzekutori”, tha Sveçla.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare “jo vetëm ta dënojë, por edhe ta sanksionojë një shtet terrorist si ky.”

I pyetur për ekstradimin e Radoiçiqit, Sveçla tha se do të kërkohet ndihma e ndërkombëtarëve dhe la të kuptohet se ata mund të gjykohen në mungesë nga autoritetet kosovare.

“Unë besoj se drejtësia do të vihet në vend herët a vonë. Na tash e kemi edhe mundësinë ligjore për t’i dënuar në mungesë këta terroristë. Mendoj se tash kemi dëshmi”, shtoi ai.

blank

Osmani për ushtrinë serbe afër kufirit: S’e kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për La Repubblika, ka folur për sulmin terrorist në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, një polic u plagos dhe dy të tjerë u lënduan.

Ajo ka thënë se Serbia më 24 shtator ka kryer akt agresioni dhe se po përgatitet të kryejë një tjetër, duke dërguar ushtrinë afër kufirit.Osmani ka thënë se kjo është e paprecedentë.

“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë”, ka deklaruar presidentja Osmani për La Repubblica.

Tutje, ajo ka thënë se me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë.bw

blank

 

blank

Kosova kërkon që Serbia të tërheqë trupat nga kufiri i saj, Beogradi mohon të ketë grumbullim të tyre

VOA

Kosova i kërkoi të shtunën Serbisë të largojë trupat nga kufiri i saj, pasi Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin për “mobilizimin ushtarak serb pranë kufirit me Kosovën”.

Të shtunën qeveria e Kosovës tha se ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian “në lidhje me këtë kërcënim serioz nga Serbia dhe reagimi i Shteteve të Bashkuara ndaj kësaj qasje agresive të Serbisë ka qenë i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë”.

Tensionet mes dy vendeve janë të lartë që nga 24 shtatori kur policia e Kosovës u përlesh me një grup serbësh të armatosur që sulmoi policinë në fshatin Banjskë në veri të vendit, duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues u vranë po ashtu gjatë përleshjeve.

Ngjarja që u cilësua nga më të rëndat që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 nxiti shqetësime të reja ndërkombëtare për qëndrueshmërinë në Kosovë.

“I bëjmë thirrje presidentit (Aleksandar) Vuçiç dhe institucioneve të Serbisë që menjëherë të tërheqin të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën”, thuhet në një komunikatë të qeverisë së Kosovës në të cilën theksohet se “pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën është hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe gjithashtu prezencën ushtarake ndërkombëtare në Republikën e Kosovës”.

Të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara, të cilin ai e quajti “të pashembullt”.

“I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha ai.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha po ashtu se grumbullimi i forcave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën është shumë shqetësues dhe duhet të ndalet menjëherë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha për Financial Times se nuk kishte ndërmend të urdhëronte forcat e tij të kalonin kufirin me Kosovë, sepse një përshkallëzim i konfliktit do të dëmtonte aspiratat e Beogradit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Gazeta e citon presidentin serb të ketë thënë se vitin e kaluar Serbia kishte 14,000 trupa pranë vijës kufitare me Kosovën dhe sot janë rreth 7,500, një numër që do të shkurtohet në 4,000.

Qeveri e Kosovës tha se “institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë janë më të vendosura se kurrë që me çdo kusht të mbrojnë tërësinë territoriale, të ruajnë sovranitetin, rendin kushtetues, rendin publik dhe jetën e qytetarëve të vendit tonë”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takoi të shtunën komandantin e forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX-it), Giovanni Pietro Barbano për të diskutuar situatën e sigurisë.

NATO-ja tha të premten se ka miratuar “forca shtesë për Kosovën” që do të mëbshtesin rreth 4 mijë e 500 trupa sa ndodhen në terren për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë.

Leo Docherty, ministër britanik për çështje evropiane, u shpreh i kënaqur të shtunën që “trupat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor.

“Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe shtensionim nga të gjitha palët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, shkroi ai.

Të shtunën policia e Kosovës tha se gjendja është e qetë në veri, ndërsa po vazhdojnë hetimet rreth ngjarjeve të 24 shtatorit. Policia tha se ka gjetur sërish armë, municione dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë një kontrolli në pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha të shtunën se Milan Radoiçiç nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës që mori përsipër sulmin e së dielës, “ka bërë deklaratë” në cilësinë e qytetarit për sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se Beogradi qëndron prapa sulmit të cilin autoritetet në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe diplomatët perëndimorë e cilësuan si terrorist.

blank

Osmani: Vuçiçi po përpiqet ta zhbëjë paqen, por nuk do ta lejojmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet ta zhbëjë atë që është arritur në rajon së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por sipas saj, një gjë e tillë nuk do të lejohet.

Osmani në platformën ‘X’, ka shkruar se liria do të vazhdojë të mbizotërojë në rajon.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani.bw

blank

Hovenier: Një lloj strukture apo strukturash qëndrojnë pas sulmit në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha të shtunën se një lloj strukture apo strukturash qëndrojnë pas sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës javën e kaluar në veri të vendit, gjatë të cilit u vra një zyrtar policor.

I pyetur nga BBC të shtunën nëse Serbia qëndron pas sulmit, Hovenier tha se sasia dhe cilësia e armëve të gjetura në Banjskë të Zveçanit tregojnë se “sulmuesit serbë etnikë nuk i siguruan ato vetë”.

“Tani, po ashtu, ne e dimë se një individ i cili ishte nënkryetar i njërës nga partitë serbe në Kosovë, për të cilin dihet se ka marrë pjesë në ngjarje me zyrtarë të lartë serbë, njoftoi përmes avokatit të vet se ai ishte organizator i kësaj ngjarjeje dhe se ai ishte i pranishëm”, tha Hovenier duke iu referuar Millan Radoiçiqit, nënkryetarit të deritanishëm të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka falënderuar Radoiçiqin për “ruajtjen e serbëve në Kosovë”, para se të deklaronte më vonë se ai do të merret në pyetje nga drejtësia.

Të premten, Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, dhe dha dorëheqje nga posti i tij në parti.

“Pra, ne ende po punojmë për ta gjetur se kush ishte saktësisht përgjegjës. Por, tani dimë më shumë rreth kësaj dhe jemi të shqetësuar për atë që ndodhi”, shtoi Hovenier.

Policia e Kosovës u sulmua me 24 shtator në një pritë nga një grup i armatosur derisa po shkonte për të kontrolluar bllokimin e një rruge pranë një ure në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë. Tre sulmues të dyshuar janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim në Prishtinë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 29 shtator, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Radoiçiq nuk ka vepruar i vetëm siç ka thënë, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Radoiçiqi është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për shkak të korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar.

blank

Kurti: Zotimi i njëanshëm i pararendësit tim s’e lejon FSK-në në veri, por kufiri duhet të ruhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se kufiri në veri të vendit ka “vakum që duhet të mbushet”, pavarësisht zotimit “të njëanshëm të pararendësit tim” ndaj NATO-s për moslejimin e zhvendosjet se Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në këtë pjesë të vendit.

Kurti i bëri këto komente gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën, pothuajse një javë pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.

“Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet, dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë, e ata praninë e NATO-s, KFOR-it atje. Për këtë akt të agresionit ndaj republikës sonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj, ajo i ka përsëritur ato dhe kjo nuk duhet lejuar”, tha Kurti.

Për dallim prej Policisë së Kosovës, shkuarjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, e kufizon një marrëveshje mes Kosovës dhe NATO-s.

FSK-ja nuk mund të shkojë apo të vendoset në veri bazuar në një letër-shkëmbim të vitit 2013, në mes të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Në këtë letër-shkëmbim, Thaçi i ka garantuar NATO-s se FSK-ja do të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in.

Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, ua ka bërë të qartë disa herë institucioneve të Kosovës se kjo marrëveshje është ende në fuqi.

Sulmi në veri

Policia e Kosovës u sulmua me 24 shtator në një pritë nga një grup i armatosur derisa po shkonte për të kontrolluar bllokimin e një rrugë pranë një ure në Basnjkë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë.

Tre sulmues të dyshuar janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim në Prishtinë.

Pesë ditë pas sulmit, përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 29 shtator, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Radoiçiq nuk ka vepruar i vetëm siç ka thënë, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai shtoi se hetimet e deritashme kanë treguar si “mbi 80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë.

Policia e Kosovës e gjeti dhe konfiskoi një arsenal armësh pas sulmit.

Ndërkohë, NATO-ja njoftoi të premten se ka miratuar forca shtesë për t’i dislokuar në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – për shkak të rritjes së tensioneve.

Serbia e ka mohuar përfshirjen në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.rel

blank

Borrell: Grumbullimi ushtarak serb në kufirin me Kosovën të ndalet menjëherë

VOA

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se grumbullimi i forcave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën është shumë shqetësues dhe duhet të ndalet menjëherë.

“Nuk ka vend për armë dhe forca sigurie të grumbulluara në kontinentin evropian. Forcat duhet të tërhiqen”, u tha ai disa medieve ndërkombëtare duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit kur një oficer policie në veri të Kosovës u vra në një sulm të një grupi të armatosur.

Gjatë përleshjeve që pasuan vrasjen e oficerit të policisë, tre sulmues mbetën po ashtu të vrarë në incidentin më të rëndë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

“Kapja e armëve dhe pajisjeve të javës së kaluar është shumë serioze”, tha zoti Borrell duke nënvizuar se autorët e sulmit duhet të përballen me drejtësinë.

Ai tha se është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët situatën aktuale në veri të Kosovës “e cila para së gjithash kërkon shtensionim dhe stabilizim të situatës së sigurisë” dhe blloku është në kontakt të ngushtë dhe të rregullt me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje.

“Ne duhet të kthehemi në një situatë ku palët flasin dhe kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është platforma e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre”, tha zoti Borrell.

Autoritetet më të larta të administratës amerikane ngritën të premten shqetësimin për “mobilizimin ushtarak serb pranë kufirit me Kosovën”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara, të cilin ai e quajti “të pashembullt”.

Ai tha se ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit duke i bërë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes.

Shqetësimet e ngritura ishin pjesë e bisedës telefonike të këshilltarit të Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin diskutoi “rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të ulur tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se institucionet e vendit janë duke shtuar bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë për mbrojtjen e kufirit në veri pasi që Kosova nuk mund të dërgojë Forcat e Sigurisë së saj në atë pjesë pa pëlqimin e NATO-s.

Ai i bëri këto komente në mbledhjen e përgjithshme të partisë së tij, lëvizja Vetëvendosje, duke ju referuar një marrëveshjeje të vitit 2013 ndërmjet ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe ish kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, sipas së cilës Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjë në veriun e banuar me shumicë serbe “pa një pajtim paraprak” të forcave paqeruajtëse të NATO-s.

“Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon Forcën e Sigurisë së Kosovës të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet, dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me partnerët e aleatët ndërkombëtarë, e ata praninë e NATO-s atje. Për këtë akt të agresionit ndaj Republikës sonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë nuk është ndëshkuar për krimet e saj, i ka përsëritur ato dhe kjo nuk duhet lejuar”, tha ai.

Prishtina, Bashkimi Evropian dhe diplomatët perëndimorë e cilësuan sulmin e së dielës si veprim terrorist. Autoritetet në Kosovës thanë se prapa sulmit të cilin të premten e mori përsipër nënkryetari i deritashëm i Listës Serbe Milan Radoiçiç është Beogradi.

Serbia mohoi lidhjet me grupin ndërsa akuzoi Prishtinën për krijimin e një mjedisi të rëndë për serbët në veri.

Kryeministri Albin Kurti tha se policia e Kosovës po vazhdon operacionin kundër terroristëve për të vendosur paqen dhe sigurinë në veri të vendit.

“Në Republikën tonë nuk ka vend për terroristë përveç se para drejtësisë. Ne kërkojmë që ata që kanë ikur tinëz mali e që janë strehuar nga Serbia të ekstradohen në Kosovë sa më parë. Gjithashtu organizatat “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” tashmë ka prova e argumente mjaftueshme të shpallen organizata terroriste edhe nga shtetet tona mike, partnere e aleate ashtu siç ne tashmë bëmë në mbledhjen e qeverisë para tre muajsh”, tha ai.

Të premten NATO-ja tha se ka se ka miratuar forca shtesë për Kosovën pas sulmit të 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës, por nuk dha më shumë hollësi për numrin e forcave.

Sulmi i së dielës nxiti shqetësime të reja të diplomatëve perëndimorë për qëndrueshmërinë e rajonit.

blank

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken i kërkon urgjent presidentit serb Aleksandar Vuçiq shpërshkallëzimin e menjëhershëm të situatës

Voal.ch po sjell më poshtë thekse të bisedës që Sekretari i Shteti i SHBA Antony J. Blinken bëri me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq sipas zëdhënësit  Matthew Miller:

 

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken i ka kërkuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq deinskalimin e menjëhershëm të situatës.

 

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken nënvizoi se përgjegjësit për sulmet që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi.

Sekretari Blinken shprehu mbështetjen e tij për veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it në reagimin ndaj kësaj ngjarjeje,

duke vënë në dukje se incidentet si ato pranë Manastirit të Banjskës paraqesin sfida të papranueshme për KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar

dhe përshëndeti praninë e shtuar të KFOR-it dhe vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për të autorizuar forca shtesë.

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken përsëriti se Serbia duhet të shoqërojë de-përshkallëzimin e menjëhershëm me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE.”

Secretary Blinken’s Call with Serbian President Vucic


Send this to a friend