Mesfushori zviceran u zgjodh lojtari i vitit dhe lojtari më i mirë i ri
VOAL- Iu desh një sezon me fanellën e Club Brugge-s që Ardon Jashari të shfaqte të gjitha cilësitë e tij dhe të vlerësohej në Belgjikë. Në fund të një kampionati që pa rikthimin e suksesit të Union Saint-Gilloise 90 vjet pas herës së fundit, mesfushori zviceran mori çmimin e lojtarit të vitit, si dhe atë të lojtarit më të mirë të ri. 22-vjeçari e mbylli turneun me 3 gola dhe 4 asiste. RSI