(Për datëlindjën e Gjergjit)
Nga matanë detit arbëreshët na erdhën të malluar.
Sollën gëzimin nga shpirti i tyre hyjnor
Për datëlindjen e Princit të Arbërit uruan
Veshur bukur me kostum arbëror.
Na i zbukuruan tërë rrugët e Prishtinës
Me plot gaz e hare zgjuan grimcat e dheut
Ka ardhur brezi i ri i gjakut të Arbërit
Bashkë ta festojmë ditëlindjen e Skënderbeut.
Mallin sa një oqean e kemi në sytë e gëzuar
Ky det me dallgë tërbuar na ndanë në mes
Në për ju gjithmonë kemi menduar
Në Kalabri që prej gjashtë shekujsh jetojnë si arbëreshë.
-Nuk erdhëm me Jeronim De Radën
Se ai të gjithë juve atje ju pret
Kësaj radhe erdhi Zefi me Gavril Darën
Ka shumë shekuj qe këtë ditë e pret.
Pa ejani t’i shtrëngojmë bashkë duar e zemra
Se ne ruajmë një gjuhë e një gjak në damar na rrjedh
Fara e arbërit është kaltërsi hyjnore
Pa ejani, vëllezër se Lungëra krahëhapur ju pret.
Schwarzvald 6 maj 2025