Arben Malaj kundër Erion Veliajt, arrogant që qeveris me gjoba
Protesta qytetare nuk ka gjumë, qindra qytetarë e gdhinë ditën nën kryeministrinë e rrethuar, ku kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.
Të ulur në bulevard, me flamuj kuqezi, veshje tradicionale, parulla e thirrje, ata qëndruan gjithë natën para godinës së ekzekutivit.
Një agim shprese mund të quhet mëngjesi i ditës së sotme (21 qershor), ku pas protestës historike të ditës së djeshme, protestuesit e kaluan natën përpara Kryeministrisë.
Kjo është nata e parë që protestuesit qëndrojnë në shesh që nga nisja e revoltave, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Të mbledhur në Bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit brohoritën slogane të ndryshme, mes tyre “Je i rrethuar, nuk ke ku të shpëtosh”, si edhe thirrje kundër qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.
Në protestë u dëgjuan gjithashtu parulla si “Rama në burg” dhe thirrje drejtuar SPAK-ut për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim dhe se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e kryeministrit.
Atmosfera në qendër të Tiranës mbeti e tensionuar, ndërsa forcat e rendit monitoruan situatën gjatë gjithë natës. Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për incidente të rënda.

Qytetarët janë ulur në Bulevardin ndërmjet Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, ndërsa thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg”, teksa nuk mungojnë as thirrjet në adresë të SPAK të tilla si “Arresto Ballukun”.
Revolta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës.

“Botërori po zhvillohet në shesh dhe kombëtarja jonë përfaqësuese më të mirë nuk ka pasur. Po këngën e botërorit e keni dëgjuar; “Rama jep dorëheqjen”, kështu u shpreh një tjetër protestues përpara Kryeministrisë.
Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Diaspora i është bashkuar këtij tubimi madhështor.
Të revoltuar protestuesit kërkojnë largimin e kësaj kaste të vjetër politike. bw
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së radhës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Në hyrjet e kryeqytetit janë parë kolona automjetesh të shoqëruara me flamuj kombëtarë.
Pjesëmarrja e diasporës shihet si një mbështetje e fortë për mijëra qytetarët që prej ditësh protestojnë para Kryeministrisë, duke ngritur zërin kundër qeverisë.
Mesazhi i protestuesve mbetet i qartë, largimi i kryeministrit Rama.gsh






Autokolona e shqiptarëve të diasporës, të nisur nga Londra dhe vende të tjera drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme në Tiranë, ka mbërritur në qytetin e Lezhës.
Siç shihet edhe nga pamjet, dhjetëra automjete të mbuluara me flamuj kuqezi kanë krijuar një autokolonë kilometrike, ndërsa emigrantët kanë vijuar rrugëtimin me boritë e makinave.
Protesta e sotme kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 21-të, ndërsa pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara në Tiranë, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i klasës politike. gsh
Shqipëria hyn sot në ditën e 21-të të revoltës popullore kundër qeverisë së dhe kryeministrit Edi Rama. Organizatorët paralajmërojnë protestën më të madhe të zhvilluar deri tani para godinës së Kryeministrisë.
Qytetarë nga mbarë vendi pritet t’i bashkohen tubimit në Tiranë, ndërkohë që pjesëmarrje të lartë raportohet edhe nga diaspora shqiptare. Mijëra emigrantë kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të Europës për të qenë të pranishëm në protestën e sotme, e cila konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.
Protesta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.
Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend.bw
Fluturimi i parë Toronto-Rinas u prit me bezdi sot nga kryeministri Rama.
Protestat për këto 20 vite kanë prodhuar parulla dhe thirrje goditëse kundër klasës politike në vend, ndërsa në qendër të sulmeve është dyshja Rama-Balluku.
Siç shihet nga pamjet, fotot e të dyve shfaqen në një betoniere, ndërsa aty shkruhet ‘Rama n’burg, Balluku n’burg’.
Kujtojmë se prej disa ditësh vendi është përfshirë nga protesta masive, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.bw

Mbahet sot në orën 19:00 protesta e 20-të ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Ndryshimi i orarit u mor si vendim për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Edhe pse kanë kaluar plot 19 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit.
Për 19 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.
Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.
Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.bw
Protesta e 19 qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka nisur ndryshe nga ditët e mëparshme, teksa protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë marshuar drejt godinës së Parlamentit.
“Dorëzoni mandatet!”, “Poshtë qeveria!”, “Rama jep dorëheqjen!”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan para Parlamentit.
Protestuesit vendosën të drejtohen drejt Kuvendit, pasi kryeministri Edi Rama mori pjesë në seancën parlamentare ku u votua amnistia penale dhe projektligje të tjera.
“Rama në burg, Berisha në burg”, “Parlament i krimit”, ishin thirrjet e tjetra që u dëgjuan nga qytetarët, ndërsa deputetët dilnin nga seanca plenare. gsh
(Dy teza të mazhorancës në kuvend që bllokojnë zgjidhjen e kërkesave të protestës)
Pasi është ndërprerë rreth katër herë seanca plenare e datës 18 Qershor, 2026 në Kuvendin e Shqipërisë në një kohë kur protesta qytetare për dorëheqjen e kryeministrit ka shënuar Ditën e 19 të saj dy teza të mazhorancës në kuvend që kërkojnë të mbështesin njëra tjetrën po bllokojnë seriozisht zgjidhjen e kërkesave të protestës duke e përcjellë më thellë krizën në Kuvend.
Për qëndresën dhe qytetarinë shembullore me të cilën po zhvillohet protesta e pandërprerë çdo pasdite, rasti më ideal i një situate të qetë do të ishte pjesëmarrja si vizitorë e protestuesve në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë e cila ngjan e pamundur pasi presioni i protestës është kombëtarizuar dhe ndërkombëtarizuar deri në atë masë sa përgjegjësitë e ligjvënësve janë drejtuar kundër njëri tjetrit.
Për ta shpjeguar atë nuk do të mjaftonte as numri i interpelancave të kërkuara, as ligjet e kaluara me forcën e kartonit dhe as pamundësia e ngritjes së komisioneve të posaçme që i kërkojnë transparencë qeverisë sikurse në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur kryeministri nuk merr pjesë në seancat plenare.
Duke u kthyer tek ndërprerjet e seancave po përforcohet edhe më shumë se mazhoranca nuk merr asnjë hap pa u diktuar nga loja/udhëzimet që jep kryeministri edhe në mungesë. Kjo mund të provohet sepse asnjëherë të vetme Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk e ka bërë një gjë të tillë. Përkundrazi seancat kalojnë në ngërç dhe “luftra” të ndërsjella procedurale të të cilat shkaktojë kaos, shtojnë praninë e gardistëve rreth foltores dhe më e keqja nuk dërgojnë asnjë mesazh shpresëdhënës për qytetarët protestues.
Duke ndjekur lajmet e ATSH e cila nuk i ka dhënë hapësirë partive të vogla dhe deputetëve të pavarur, por ka përballur kërkesat e bëra nga PD përmes kryetarit të saj Sali Berisha,* zhvillimi i seancës me ndërprerje dhe shtyrje jashtë afateve nga 5 deri në 60 minuta shprehin tension në kuvend aq sa zgjidhja ose jo apo ndërprerja afron në kohë me orën 19:00 të protestës.
Teza 1, Taulant Balla:-“Unë të sfidoj, Sali Berisha. Sot pasdite dil në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti.”
Teza 2, Kryeministri Rama:- “Shqipëria është bërë një platformë për të gjithë zemërimin anti Trump në të gjithë botë”.
Të dyja tezat bashkohen për të treguar një qëllim goditjen e protestës, për ta politizuar dhe përçarë atë sepse dihet që çdo ligj brenda kuvendit vendoset me forcën e kartonit për ato ngjyra që kryeministri piktor vendos.
Pavarësisht nga ngërçi dhe zhvillimi i punimeve në Kuvendin e Shqipërisë seanca e 18 Qershorit që ra në qerthullin e rregullores së institucionit të ligjbërësve për orë të tëra dhe pa as një zgjidhje. Në këtë përmbajtje vlen të shpjegojmë se brenda asaj rregulloreje në Kreun e I-rë Konstituimi i Legjislaturës së Kuvendit, në nenin 4-ër të tij (pika 2) qëndron Betimi i Deputetit ku shkruhet:
“Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend.
Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’u bindem Kushtetutës dhe ligjeve,
do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë
e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.”
Le t’i lemë me një anë dallimet dhe diferencat kur pretendohet një rrugë afrimi dhe bashkëpunimi me BE.
Familja e saj i la disa detyra urgjente legjislacionit shqiptar një ditë më parë e cila shënon një pikë kthese e cila duhej të kishte filluar.
Deputetë ngrihuni në nivelin e Betimit.
Kuvendi pritet të rifillojë seancën.
Qytetarët presin përgjigje.
Sot Dita e 19 e protestës.
_____________
* ATSH- Sali Berisha- “Kjo nuk është lëvizje anti Trump. Kjo është lëvizje për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar. Nuk ka asgjë të përbashkët as me anti presidentin Trump, as me antizionizëm”
* ATSH- Sali Berisha-“Dhe Parlamenti Evropian kërkon me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në këtë parlament. Kërkon moratorium për çdo leje të re dhe për çdo veprim të ri para se të ndryshohet ligj”
18 Qershor, 2026
Rama në Romë: “Në Shqipëri nuk ka protesta. Shqiptarët e duan projektin!”
Ministria e së Vërtetës në pallatin e Piktorit tekanjoz po vonon të publikojë lajmin se lideri global sot i habiti mend botës. Po ja që në kohën e mashtrimit universal ka disa të vërteta që nuk i manipulon dot.
Në Romë, Edi Rama eksportoi modelin e tij politik: arrogancë, sulm ndaj medias dhe demagogji.
Edi Rama mbërriti sot në Romë për të folur për investimet, turizmin dhe vizionin e Shqipërisë për të ardhmen. Por përballë një audience prestigjioze ndërkombëtare, Kryeministri shqiptar zgjodhi të eksportojë jo modelin e zhvillimit që pretendon se ka ndërtuar, por modelin e tij tashmë të njohur të komunikimit politik: arrogancën, sulmin ndaj medias dhe refuzimin për t’u përballur me kritikat.
Përballë pyetjeve të gazetares së CNN, Eleni Giokos, lidhur me projektin turistik prej 4 miliardë eurosh, protestat qytetare dhe shqetësimet e ngritura nga Komisioni Evropian për respektimin e standardeve mjedisore, Rama zgjodhi të sulmojë median, të vërë në dyshim objektivitetin e gazetarëve dhe, në një moment të papërshtatshëm për një lider europian, t’i kujtojë gazetares origjinën e saj greke.
“Mos shko aty, sepse tani më kujtove që je nga CNN”, tha ai, për të vazhduar më tej: “Ju nuk jeni një burim objektiv, por fakti që je greke më bën të ndihem i detyruar të mos hyj më tej.”.
Ndërsa pamjet e protestave në Tiranë kanë bërë xhiron e mediave vendase dhe ndërkombëtare, Rama deklaroi se në Shqipëri “nuk ka protesta” dhe se “shumica e shqiptarëve e duan projektin”.
Protestat nuk zhduken vetëm sepse pushteti vendos të mos i shohë.
Kritikat ndaj një projekti nuk humbasin legjitimitetin vetëm sepse qeveria i quan produkt të dezinformimit.
Kryeministri foli për video të rreme, rrjete sociale, algoritme dhe ndërhyrje të huaja.
“I have news for you. The majority of the Albanian people want the project.”, There is no protest”, “What you see is not exactly what is going on.”.”The social media, if the social media will continue to be given a free ride, Europe will collapse from within.”
“Kam një lajm për ju. Shumica e shqiptarëve e duan projektin.”
“Nuk ka protesta.”
“Komuniteti ku do të zhvillohet projekti e do projektin.”
“Ajo që shihni nuk është saktësisht ajo që po ndodh”
Kulmi i paradoksit ishte momenti kur Rama deklaroi se CNN ka nevojë për “rehabilitim” ndaj Shqipërisë, shqiptarëve dhe madje edhe ndaj zogjve.
“Projekti synon të ketë një ndikim neto pozitiv, me 25% më shumë gjelbërim se sa ka sot.”
“”Ujërat e lagunës janë të ndotura dhe ne do të kemi një sistem krejtësisht të ndryshëm për t’i pastruar ato” u shpreh Rama.
Shqipëria pa dyshim ka nevojë për investime.Ka nevojë për turizëm cilësor. Ka nevojë për kapital të huaj.
Por mbi të gjitha, ka nevojë për institucione të forta, procese transparente dhe liderë që i përgjigjen pyetjeve pa sulmuar ata që i bëjnë.
Transktiptimi
“Pyetje – Eleni Giokos: “Kryeministër, le të flasim për investimet në turizëm në Shqipëri dhe për projektin që ka ndezur debat të madh rreth politikës, ndikimit dhe kapitalit.
Kemi parë protestat në kryeqytetin shqiptar. Komisioni Evropian ka paralajmëruar Shqipërinë që të respektojë rregullat mjedisore. Ka pasur kundërshtime të shumta.
Ku qëndroni ju sot? Cili është statusi i këtij resorti luksoz dhe investimit prej 4 miliardë dollarësh?”
Përgjigje – Edi Rama: “Faleminderit shumë për këtë pyetje, sepse jam i sigurt se shumë njerëz këtu janë të interesuar për shkak të zemërimit dixhital që është përhapur në të gjithë botën.
Kur mora detyrën, Shqipëria kishte një Prodhim të Brendshëm Bruto prej më pak se 10 miliardë eurosh dhe rreth 2 milionë turistë.
Vitin e kaluar Shqipëria e mbylli me më shumë se 27 miliardë euro PBB dhe me 12 milionë turistë.
Investimet e huaja direkte ishin rreth 300 milionë euro kur mora detyrën, ndërsa vitin e kaluar kaluan 1.6 miliardë euro.
Sot jemi në një tjetër nivel.
Që kur një vizionar nga Lindja e Mesme, Mohamed Alabbar, erdhi në Shqipëri dhe guxoi t’i ofrojë vendit tonë një vizion më të madh sesa investimet e zakonshme, Shqipëria filloi të shihej ndryshe nga investitorët e mëdhenj.
Sot kemi mundësinë të realizojmë investimin më të madh turistik në të gjithë Evropën, me vlerë mbi 4 miliardë euro.
Ky projekt është menduar që nga dita e parë si një mënyrë për të treguar se natyra dhe njerëzit mund të bashkëjetojnë.”
Pyetje – Eleni Giokos: “Le të bëjmë disa pyetje të shpejta me përgjigje po ose jo.
A është blerë tashmë toka nga investitorët?”
Përgjigje – Edi Rama: “Mos shko aty, sepse tani më kujtove se je nga CNN.
E kam mësuar në mënyrën më të vështirë se ju nuk jeni një burim objektiv.
Por fakti që je greke më bën të ndihem i detyruar të mos hyj në këtë debat.
Po, toka është blerë nga investitorët.
Po, është tokë private.
Po, vlerësimi i ndikimit në mjedis është në proces.
Po, ende nuk ka një projekt të miratuar.
Po, ende nuk ka leje ndërtimi.
Po, nuk ka asgjë që duhet të shqetësojë ambientalistët që mendojnë drejt.
Dhe po, Shqipëria do të ecë përpara.”
Pyetje – Eleni Giokos: “Komisioni Evropian thotë se duhet të respektoni rregullat mjedisore. Ka gjithashtu çështjen e protestave. Si do ta ndryshoni mesazhin tuaj në mënyrë që të rezonojë me protestuesit dhe të siguroni që Komisioni Evropian të jetë në anën tuaj?”
Përgjigje – Edi Rama:“Kam një lajm për ju.
Shumica e shqiptarëve e duan projektin.
Qyteti ku do të zhvillohet projekti, në shumicë dërrmuese, e pret me padurim dhe nuk ka protesta.
Komuniteti ku do të zhvillohet projekti e dëshiron projektin.
Pra, ajo që shihni nuk është saktësisht ajo që po ndodh.
Zemërimi ekziston, e kuptoj.
Por kur ai të zbehet dhe kur t’i dërgoj një ftesë shumë të veçantë CNN-it për të ardhur në inaugurim, të gjithë do të jenë të lumtur.
Dhe jam i sigurt se kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer që CNN të shpengohet.
Keni nevojë për shpengim ndaj Shqipërisë, ndaj popullit shqiptar dhe madje edhe ndaj zogjve.
Sepse zogjtë, ujërat, pemët dhe gjithçka tjetër do të jenë shumë më mirë sesa janë sot.
Projekti synon të ketë një ndikim neto pozitiv, me 25% më shumë gjelbërim sesa ka sot.
Sot ujërat e lagunës janë të ndotura dhe ne do të kemi një sistem krejtësisht të ndryshëm për t’i pastruar ato.”
Pyetje – Eleni Giokos: “Faleminderit për këto sqarime. Roli ynë është të bëjmë pyetje dhe ne e vlerësojmë faktin që ju angazhoheni dhe u përgjigjeni atyre.”
Përgjigje – Edi Rama: “Jo, mendova se po më falënderonit për ftesën.
Problemi nuk janë pyetjet.
Problemi është mënyra se si paraqiten ato.
Isha i ftuar në CNN dhe, në rregull, të gjithë ata që mendonin ndryshe patën kohën e tyre.
Por moderatorja që më ftoi si i ftuar publikoi në profilin e saj një deklaratë fyese, jo kritike, fyese ndaj meje.
Prandaj mendoj se Shqipëria duhet t’i japë këtij shpirti të humbur mundësinë të vijë, të puthë zogjtë dhe të shpengohet.”

Deklaratë e 251Akademikëve shqiptarë të diasporës: Mbështesim protestën, domosdoshmëri kombëtare! (Lista sa vjen e rritet)
Zyrtarët e PS-së në Pukë dhe Shkodër distancohen nga Rama, i bashkohen protestës qytetare
Investigimi i BBC: Rusia ishte pas sulmeve me zjarrvënie që synonin kryeministrin britanik Keir Starmer
Adriatik Lapaj reagon pas apelit të Ing. Gent Prognit: Personalisht, si avokat, dhe gjithë ekipi ynë i avokatëve janë në dispozicion të protestës!
HOROSKOPI I JAVËS 15-21 QERSHOR 2026
Aktori i shquar Bujar Asqeriu: Qëndroni në protestë dhe mos u tutni! Tradhtarët e kanë shitur Shqipërinë!
Spiropali i përgjigjet Ramës pas fjalimit të djeshëm: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet
Nga Alba Kepi – Prato, laboratori kriminal i Europës: Alarmi për zgjerimin e grupeve shqiptare dhe nisma e re e Parlamentit Italian
Të gjithë artistët që kanë performuar te COD dhe vazhdojnë të heshtin janë të shitur Nga Aktori Vladimir Doda
Rama refuzon të pranojë se protestat masive drejtohen kundër tij dhe kontrollit të tij kriminal me një grusht të hekurt të pushtetit Nga Elvira Dones
Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941
“Shoqëria shqiptare po i thotë njëzëri ik”- Aktivistja: Rama, autokrat! Ka betonizuar pushtetin e vet, nuk ka dialog me të
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet