Një zëdhënës i ministrisë saudite të mbrojtjes tha se dy dronë kishin synuar rafinerinë dhe ishin kapur
ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite ka mbyllur rafinerinë gjigante të naftës ‘Ras Tanura’ pas një sulmi me dron nga Irani. Një zëdhënës i ministrisë saudite të mbrojtjes tha se dy dronë kishin synuar rafinerinë dhe ishin kapur.
“Një zjarr i kufizuar rezultoi nga rënia e shrapnelave gjatë operacionit të përgjimit, pa viktima civile”, tha zëdhënësi.
Videot e postuara në mediat sociale tregojnë një re të dendur tymi të zi që ngrihej në qiell. Kompleksi Ras Tanura, në bregdetin e Gjirit të mbretërisë, strehon një nga rafineritë më të mëdha të Lindjes së Mesme me një kapacitet prej 550,000 fuçish në ditë (bpd) dhe shërben si një terminal kritik eksporti për naftën bruto saudite.
Të dielën, Arabia Saudite kapi raketa iraniane që synonin aeroportin ndërkombëtar të Riadit dhe bazën ajrore Prince Sultan, ku strehohet personeli ushtarak amerikan, tha për AFP një burim i informuar për këtë çështje. dosja.al