VOAL

VOAL

Antishqiptaria e Arjan Çanit dhe 5 mëkatet e pafalshme të Eqrem Çabejt ndaj shqipes e shqiptarëve

November 24, 2020
1 Comments
  • author avatar
    Agim 4 years ago Reply

    Si mundet qe Eleni Kocaqi, e cila nuk eshte studiuese, por ja fut kot fare te vleresohet dhe Eqerem Çabej te kritikohet? Turp i madh.

Komentet

Televizioni publik gjerman: Spitalet në gjendje skandaloze, mjekët ikin nga Shqipëria se nuk shohin të ardhme

Rrjeti publik televiziv gjerman, ARD, publikoi një reportazh për arratisjen e mjekëve të rinj nga Shqipëria. Destinacioni kryesor i tyre është Gjermania.

ARD raporton mjekët e rinj nuk shohin asnjë të ardhme në Shqipëri.

Sipas ARD, pyetja e parë që u bëhet mjekëve të rinj në Shqipëri është: kur do të largohesh ti?’

Dea Guri, e cila studion mjekësi në Tiranë, thotë për ARD se perspektiva nuk premton shumë.

“Të rinjtë nuk paguhen mirë. Paga minimale shkon 700 deri në 800 euro. Përveç kësaj mungojnë pajisjet diagnostikuese dhe investimet në spitale dhe qendrat shëndetësore. Një mjek i ri është përballë shumë sfidave. Kushtet në spitale janë skandaloze”, thotë ajo.

“Çdo njeri që mbetet në Shqipëri duhet të luftojë shumë. Askush nuk e lë Shqipërinë me dëshirë. Askush nuk do të shkojë në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër”

Sipas ARD, gjithmonë e më pak mjekë po ngelen në Shqipëri. Sipas OECD, në BE ka mesatarisht 5 mjekë për 1 mijë banorë. Në Shqipëri janë më pak se 2.

ARD ka ndjekur edhe mjekun e ri, Malbor Duka, i cili braktis Shqipërinë për të shkuar në Gjermani.

Malbor Duka po studion prej muajsh për të shkuar në Gjermani si mjek. Sipas ARD, ai nuk e ka ndërgjegjen e pastër, pasi e di se me largimin e tij, në Shqipëri do ketë një mjek më pak.

“Zgjedhja ime e parë është Shqipëria, nëse do të ishin kushtet, nuk do e lija vendin, sepse i përkas këtij vendi. Por jam në një pikë të jetës sime që duhet të marrë një vendim për të ardhmen time”, thotë ai, teksa largohet nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë. sn

Bedri Çoku: Rikthimi i Ismail Qemalit

 

“Rikthimi i Ismail Qemalit” nga përtej jeta, e lexova me një frymë në romanin e bijës së shquar të Kaninës, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, shkrimtares Vilhelme Vranari (Haxhiraj), një penë e rrallë në historinë e letërsisë sonë, e cila për 16 vjet ka nxjerrë nga shtypi mbi tridhjetë libra, romane, novela tregime, ese, etj. Pa llogaritur artikujt e saj “të dëshpëruar” posaçërisht për mbrothësinë e vendit në tranzicionin e tejzgjatur të demokracisë së ashtuquajtur parlamentare, pluraliste. E lexova me një frymë aspak i nxitur nga parathëniet, në këtë libër, të dy njerëzve të shquar të mendimit intelektual, përkatësisht Dr. Fatmir Terziu dhe Prof. Dr. Eshref Ymeri, të cilët, të them të drejtën, si njerëz të lartësuar në fushën e letërsisë, janë përpjekur boll, si e si, të pajtojnë ose të përqasin figurën madhore të Ismail Qemal Bej Vlorës, me përshkrimin e penës të së talentuarës Vranari, portretizimin që ajo i bën artistikisht njërit prej personaliteteve më të mëdha e të vështirë të kombit tonë, por gjithsesi, në mënyrë lavdëruese.

Pa guxuar as njeri, as tjetri të hyjë tek nevoja që ka pasur shkrimtarja për të ngritur nga varri “Babanë e Kombit” dhe t’i rrëfehet atij (nëpërmjet gojës së dy të rinjve) për gjithçka ka ndodhur e po ndodh sot me popullin, për të cilin ai sakrifikoi e bëri aq shumë sa ishte gjallë e me këmbët mbi tokë. Në promovimin e këtij libri, i pari i këtij lloji, i cili ka meritën e padiskutueshme që na i sjellë të gjallë, artistikisht madhështorin Ismail Qemal Bej Vlorën, ndoshta jo në lartësinë e një diplomati apo shtetari të rangut që ishte ai për kohën, por të një prindi apo të një edukatori, që na ngushëllon, miklon me këshillat dhe porositë e mençura e të ngrohta të një plaku fisnik e atdhetar. Në fjalën time që m’u rezervua me respekt në atë tubimin e jashtëzakonshëm, me pedagogët dhe studentët e universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, nuk i thashë të gjitha fjalët e mia të zemrës për këtë vepër të mrekullueshme artistike me vlera të rralla edukuese për brezin e ri. Vetëm se ishte koha e kufizuar, siç më thanë. Më ngelën pa thënë, p.sh. se romani në fjalë nuk ishte shkruar vetëm me qëllim për të risjellë Ismail Qemal Bej Vlorën, në memorien e lexuesve të dashur të shkrimtares, dekoruar me Urdhrin “Mjeshtri i madh i penës”, por një nevojë e domosdoshme e saj për t’u rrëfyer për brengat dhe problemet e mëdha që ka pasur e ka populli ynë qysh nga shpallja e Pavarësisë, me të cilat shkrimtarja u përballë dhe po përballet vetë dhimbshëm. Duke iu rrëfyer “Babait të Kombit”, shkrimtarja beson se tek ai mund të gjejë njeriun e vetëm që do ta kuptonte, si askush tjetër i vdekur apo i gjallë, marrë aq shumë me punët e kombit e të shtetit shqiptar. E ardhur nga një familje historike e popullit të vet, stërmbesë e Aranitit të madh, vjehrrit të Skënderbeut legjendar, ajo nuk rreket të na përsërisë në librin e shkruar gjëra që i tregon historia, ndryshe nuk do të kishte marrë guximin për të na i sjellë formuesin e kombit e të shtetit të parë shqipwtar, ashtu siç e donte ajo.

Me fantazinë e shfrenuar të një artisteje e ngre nga gjumi shekullor burrin e madh të shtetit shqiptar dhe e shëtit nëpër rrugët e Vlorës, jo pa qëllim. Që ai të shohë ndryshimin e madh të vendlindjes, por ndërkohë edhe të mësojë ç’ka ndodhur me Shqipërinë dhe shqiptarët, gjatë kohës që ka munguar. Ndoshta për të parë ato gjëra që nuk mundi t’i bënte në kohën e tij, por edhe për ato që duheshin bërë ndryshe ose edhe për ato që janë bërë gabim. Mjeshtëria e shkrimtares nuk qëndron tek aftësia e saj për të na treguar pamjen apo karakterin e vërtetë të njeriut që bëri epokë në historinë e kombit tonë, por tek interesi që ka lexuesi çfarë ai na thotë për të “Djeshmen” dhe si reflekton ndaj të tashmes. Ky është, mendoj unë, sekreti që shkrimtarja na e mban fshehur mjeshtërisht midis dialogëve të Ismail Qemal Bej Vlorës, me dy të rinjtë, njeri prej të cilëve është student i universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. I trishtuar nga rrëfimet e studentit për çka i tregon lidhur me regjimet, nëpër të cilët shqiptarët kaluan këto njëqind vjet dhe nga koha e largimit të tij nga kjo jetë, diktatura komuniste e trishtoi më shumë babanë e kombit. Por si burrë i mençëm e me përvojë të madhe që ishte, përgjigjet:
– Të mençurit nuk thonë kot, “Ruaju nga lufta brenda llojit, sepse është e tmerrshme, pasi të çon në urrejtje dhe hakmarrje pa fund”. Kam parasysh tmerret që po më thua dhe ndjehem tejet i tronditur. Tani e kam të qartë mosbesimin tuaj tek e tashmja dhe e nesërmja. Kur të kanë bërë një mijë e një të zeza, edhe kur të troket lumturia, që ndoshta vetëm njëherë të vjen në jetë, ti ke frikë t’ia hapësh derën menjëherë. E marrë me mend se sa e vështirë është t’ia nisësh sërish nga e para në këto kushte pasigurie. Janë pikërisht këto padrejtësi që hasen në rrugën e jetës sonë – vazhdon studenti – shkaku që shqiptarët ndjehen të lodhur, të drobitur e të zhgënjyer. Ndaj vjen një çast dhe kërkojnë drejtësinë dhe dashurinë e munguar në kohë. Po ku, ku ta gjejnë vallë? Nuk dinë më se kujt t’i besojnë, sepse jo vetëm i kanë mashtruar, por edhe janë vetëmashtruar nga njohja e pamjaftueshme e realitetit.
– Duket haptazi, se ju keni nevojë për dashuri, i përgjigjet burri i mençëm. Që të shembet ky mur betoni, krijuar mes këtij realiteti dhe ndërgjegjes së ndotur, çdo njeri duhet të shohë brenda vetes, për të zbuluar gabimet e veta. Atëherë është në gjendje t’i bëjë mirë vetes dhe t’u bëjë mirë edhe të tjerëve.
-Po për vuajtjet çnjerëzore kush do të përgjigjet vallë? (Në diktaturë, B. Çoku). Njerëzve u iku jeta, rinia, u ngriu buzëqeshja, u venitën ëndrrat, iu shuan shpresat, nuk e njohën kurrë lumturinë, madje nuk dinin më edhe pse merrnin frymë.


– Bir, në të gjithë historinë botërore tragjeditë e kombeve të vegjël dalin nga portat e shteteve të mëdha. Mjerë kush është i vogël dhe lum kush është i duruar…
Jo më kot, autorja provokon bisedat të tilla me këtë temë, me babanë e kombit, pikërisht stërmbesa e shqiptarëve të shquar, të cilën e ka lajtmotivin e të gjithë përmbajtjes së romanit, sepse “gjuha shkon te dhëmbi që dhëmbë”. Pse, kujt tjetër mund t’i ankohej kjo grua me zemër të madhe e kombit të vet, padyshim nga më të shquarat ndër gratë e talentuara dhe humane që ka nxjerr toka jonë, teksa ende nuk e ka gjetur qetësinë shpirtërore për të provuar, mes atyre shqiptarëve që, posi ajo vuajtën kalvarin e regjimit komunist, se një ditë e vërteta dhe drejtësia do të triumfojë? Unë kam shpresë dhe besim se në të ardhmen shkrimtarja do të vazhdojë të na mallëngjej e të na edukojë me praninë e Ismail Qemal Bej Vlorës, duke “shëtitur” me të edhe jashtë nahisë së Vlorës e Kaninës së bukur, ndër vise të tjerë po kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse erdhi koha, më së fundi, që t’i kemi kaq pranë paraardhësit tanë të shquar, me fjalët dhe këshillat e tyre shumë të vyera për një të ardhme më të ndritur.

Policia serbe në kërkim të Faton Hajrizit që dyshohet për vrasjen e policit

Një polic serb afër vendit ku ka ndodhur incidenti më 18 korrik.

 

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë të premten se është në kërkim të vazhdueshëm të Faton Hajrizit, të dyshuarit për vrasjen e një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri, më 18 korrik, në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e ka publikuar fotografinë e Hajrizit dhe u ka bërë thirrje edhe qytetarëve për bashkëpunim.

Autoritetet janë duke kryer kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi besohet se sulmuesi mund të jetë nisur në atë drejtim, ka raportuar Radio Televizioni i Serbisë (RTS) më 19 korrik.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët janë të përfshirë në kërkim.

Sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur veturën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor.

Sulmuesi është raportuar të ketë sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë, dhe më pas ka ikur.

Autoritetet serbe e kanë konsideruar sulmin si terrorist.

“Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar do ta konsiderojë rastin si një akt terrorist, sepse është një sulm ndaj zyrtarëve”, ka thënë të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e lëshuar në Kosovë në emër të Artan Hajrizit (1991) dhe një letërnjoftim i tij gjerman.

Daçiq ka thënë se po verifikohet nëse personi të cilit i janë gjetur dokumentet është vëllai i Artan Hajrizit, Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu në Kosovë, ditë më parë.

Artan Hajrizi ka thënë të enjten për mediat në Kosovë se ndodhet në Gjermani dhe se vëllai i tij, Fatoni, ia ka vjedhur pasaportën.

Ndihmësdrejtori i policisë serbe, Dragan Vasileviq, ka thënë për RTS-në se policia gjermane është kontaktuar përmes Interpolit dhe se identiteti i të dyshuarit ende nuk është “konfirmuar saktë”.

Ai ka thënë se autoritetet e sigurisë në Serbi po bashkëpunojnë “shumë mirë me ato të Republikës Sërpska në Bosnje -Hercegovinë, me ato të Kroacisë dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Kush janë Artan dhe Faton Hajrizi?

Artan Hajrizi, një profil që u bë publik nga autoritetet e Serbisë si i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor në Serbi, është vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu në Kosovë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime brenda familjes.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajzirit (sipas autoriteteve të Serbisë), i lindur më 1991, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Radio Evropa e Lirë ka analizuar disa nga profilet e shumta të Artan Hajrizit, në rrjetet sociale që konfirmojnë lidhjen e tij me Faton Hajrizin. REL-i po ashtu ka biseduar edhe me burime brenda familjes që kanë konfirmuar se Artani dhe Fatoni janë vëllezër.

Një prej profileve të Artan Hajrizit në rrjetin social Facebook.

Një prej profileve të Artan Hajrizit në rrjetin social Facebook.

Ky burim pretendon se “Artani gjendet në Gjermani dhe se sot ka njoftuar se dokumentet e tij nuk janë në banesë”.

“Artani nuk ka njohuri dhe as nuk ka qenë në rast. Atij i ka humbur pasaporta”.

Kontakti me Artanin nga REL-i nuk ka qenë i mundshëm deri në publikimin e këtij teksti.

Artan Hajrizi foli publikisht të enjten për portalin Insajderi përmes një videolidhjeje.

Artani, i cili pretendoi që gjendej në polici në Gjermani, tha se vëllai i tij e kishte vizituar për disa orë dhe se ia ka vjedhur dokumentet e tij identifikuese.

“Ai ka shkuar para dy ditësh. Unë dokumentet i kam lajmëruar të humbura. Unë nuk jam fajtor për këtë punë”, tha Artani në këtë incizim.

Ai tha se nuk ka pasur kontakt me vëllain e tij që nga ajo kohë.

Gjatë ditës, mediat vendore kanë raportuar po ashtu se kanë biseduar me babanë e Artanit, Mustafë Hajrizi, i cili citohet të ketë thënë se “Fatoni ia ka vjedhur pasaportën Artanit”.

Asnjë nga këto pretendime nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet e Kosovës.

Faton Hajrizi, i dënuar për disa vepra penale në Kosovë, ishte arratisur ditë më parë nga Burgu i Smrekonicës në Kosovë.

Ai ka histori të arratisjeve të shpeshta nga burgjet kosovare.

Hajrizi fillimisht është dënuar në janar të vitit 2000 për vrasjen e një ushtari rus në qendër të Skenderajt, kur ishte vetëm 15-vjeçar. Për këtë vrasje është dënuar me 6 vjet burgim.

Sipas Daçiqit një person është arrestuar lidhur me këtë rast në Bijeljina të Bosnje e Hercegovinës.

Ai ka thënë se i arrestuari dyshohet se ka “transportuar vrasësin nga Presheva në Lloznicë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që të mos politizohet ky rast. Radio Evropa e Lirë

 

Çfarë pritet nga vizita e habitshme e Scholzit në Beograd?- Nga Nenad Kreizer, DW

Kancelari gjerman, për habinë e shumë njerëzve, po udhëton drejt Beogradit. Pritet nënshkrimi i një kontrate me rëndësi. Sa do të përfitojë Serbia?

Publiku gjerman u befasua disi kur të mërkurën në mëngjes, zëdhënësi i qeverisë federale, Steffen Hebestreit, njoftoi se kancelari gjerman Olaf Scholzdo të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në fund të kësaj jave në Beograd. Njoftimet e tilla afatshkurtra të udhëtimeve ndërkombëtare të kancelarit janë shumë të pazakonta, udhëtimet dhe aktivitetet koordinohen me javë përpara udhëtimit.

Arsyeja e vërtetë e vizitës së Scholzit

Në njoftim thuhet se Scholz do të diskutojë për “marrëdhëniet dypalëshe” me Aleksandar Vuçiqin, si dhe për çështje që lidhen me “politikën evropiane dhe ndërkombëtare”. Pra, informacionet janë shumë të përgjithshme. Asnjë fjalë për ftohjen e fundit të marrëdhënieve mes Berlinit dhe Beogradit për shkak të rezolutës së OKB-së për Srebrenicën, e cila u iniciua kryesisht nga Gjermania dhe që i shërbeu Vuçiqit për sulmet e shumta ndaj Berlinit, të cilat shkuan aq larg sa u fol për një “paradoks”. Vuçiqi dhe Serbia thoshin madje se është tepër paradoksale që Gjermania flet për gjenocid, “pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore”.

Në raportet mes tyre ka probleme të mëdha edhe për shkak të procesit të ngrirë në normalizimin emarrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili nuk po shkon mirë, pavarësisht angazhimit të Gjermanisë. E ka dhe tema të tjera shumë të diskutueshme, siç është raporti i Serbisë me Rusinë.

Megjithatë kjo vizitë e papritur tregon se Beogradi dhe Berlini nuk duan të gërmojnë në plagët e hapura, por duan të flasin për raportet dypalëshe.

“Të dy shtetarët, pas bisedimeve dypalëshe, do të marrin pjesë në ‘Samitin kritik të lëndëve të para’. Në mesin e pjesëmarrësve do të jetë edhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviq, si dhe përfaqësues të ekonomisë. Si pjesë e samitit, Serbia do të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik në lidhje me lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e furnizimit me bateri për makinat elektrike,” u bë e ditur. Konferenca në Beograd u emërua zyrtarisht me emrin “Serbia, roli i saj në të ardhmen e gjelbër të botës.”

Kuban: “Serbia zgjidh problemet“

Të pyetur nga DW, përfaqësuesit e partive të përfaqësuara në Bundestag kanë reagime të ndryshme ndaj lajmit për udhëtimin e paralajmëruar afatshkurtër të Scholzit në Beograd, me qëllim sigurimin e lëndëve të para të rëndësishme. Përfaqësuesi i grupit parlamentar të Demokristianëve (CDU/CSU) për Serbinë, Tilman Kuban, i cili së fundmi vizitoi Beogradin, është i kënaqur me këtë iniciativë. Si përfaqësues i opozitës parlamentare, ai padyshim që kritikoi kancelarin gjerman, sepse, thotë ai, “i ka injoruar për një kohë të gjatë vendet e Ballkanit Perëndimor”. Por ai shton se është mirë që tani po merr sërish iniciativën “në interes të ekonomisë gjermane”.

“Me këtë projekt Serbia tregon se dëshiron t’i zgjidhë problemet në Evropë, jo t’i krijojë ato. Kushdo që dëshiron të zgjerojë përdorimin e resurseve të rinovueshme të energjisë dhe më shumë elektromobilitet, nuk duhet të pengojë shfrytëzimin e litiumit. Sepse ne evropianët mund të afirmojmë veten në konkurrencën gjeopolitike vetëm me lëndët tona të para”, theksoi Kuban për DW.

Juratoviq: Vuçiq do ta shesë marrëveshjen si fitore ndaj Gjermanisë

Anëtari i komisionit parlamentar për çështjet evropiane të Partisë liberale (FDP) Thomas Hacker është më pak euforik se kolegu i tij kristiandemokrat. “Ne do të monitorojmë me kujdes udhëtimin e planifikuar të kancelarit Scholz në Serbi. Në të kaluarën, presidenti Vuçiq vazhdimisht u paraqit si partner i zotit Orban dhe zotit Putin, duke rrezikuar kështu afrimin e qëndrueshëm me Bashkimin Evropian”, tha Hacker për DW.

Ai vuri në dukje përkeqësimin e situatës me gjendjen e demokracisë në Serbi, si dhe procesin e ngrirë të afrimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. “Kancelari duhet t’i trajtojë qartë këto çështje gjatë udhëtimit të tij. Bashkëpunimi i rëndësishëm ekonomik nuk guxon ta lërë në hije bashkëpunimin politik”, ka përfunduar përfaqësuesi i FDP-së, partia në pushtet e cila normalisht shihet si mbrojtëse e interesave të ekonomisë.

Më kritikuesi i udhëtimit të Scholz në Beograd është Josip Juratoviq, një deputet i vjetër i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) në pushtet dhe një njohës i situatës në Evropën Juglindore. “Vuçiq me gjasë do ta shesë këtë marrëveshje në Serbi, sipas modës së vjetër, si fitoren e tij të madhe politike ndaj Gjermanisë. Në realitet, megjithatë, është turp për politikën e tij në Serbi që për të shmangur presionin nga rruga, ai duhet të sigurojë standarde nga jashtë”, tha Juratoviq në një deklaratë që u raportua edhe nga media të tjera.

Juratoviq beson se për këtë shpejtësi në marrjen e iniciativës duhet falënderuar fakti që Vuçiq tashmë “i ka futur kinezët në lojë”. “Është e qartë se BE-ja nuk mund ta lërë shfrytëzimin e litiumit në Serbi në standardet kineze. Për të garantuar vende pune në Gjermani dhe BE, dhe në të njëjtën kohë për të arritur qëllimet klimatike që i kemi vendosur vetes, ne duhet të sigurojmë burime jashtë BE-së, por në të njëjtat kushte ekologjike dhe sociale”, përfundoi Juratoviq.

Traktati i Litiumit – një hap i rëndësishëm në afrimin me BE-në

Mediat gjermane shkruajnë se kancelari gjerman po udhëton drejt “mikut të Putinit dhe Orbanit”, i cili kohët e fundit është “pak a shumë i izoluar ndërkombëtarisht” pikërisht për shkak të miqësisë së hapur me kundërshtarët e deklaruar të BE-së. Por për përfaqësuesit e ekonomisë, me rëndësi është se me çfarë do të kthehet Scholz në shtëpi: kontrata për furnizimin e lëndës së parë më të rëndësishme për industrinë e automjeteve që për momentin është në vështirësi.

Matthias Wechter, drejtor i departamentit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Shoqatës Gjermane të Industrialistëve (BDI), beson se nënshkrimi i një marrëveshjeje për lëndët e para ndërmjet BE-së dhe Serbisë do të ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt qëllimit të diversifikimit të industrisë gjermane dhe evropiane. Ai citon të dhënat (të mbështetura nga kompania Rio Tinto) që çdo vit mund të shfrytëzohen 58.000 tonë litium në luginën e Jadrës, që do të mbulonte 17 për qind të nevojave evropiane.

Vechter konkretisht thekson pse marrëveshja me Serbinë do të ishte një plus i madh për industrinë evropiane, mbi të gjitha, automobilistike. “Deri tani, industria gjermane ka blerë litium, i cili është i rëndësishëm për bateritë, kryesisht nga Amerika e Jugut dhe Australia. Problemi qendror është varësia nga Kina për përpunimin e mëtejshëm të litiumit. Në këtë kontekst, është shumë e mirëseardhur që një pjesë e madhe e përpunimit të mëtejshëm të bëhet drejtpërdrejt në Serbi, dhe për rrjedhojë në Evropë”.

Një nga drejtuesit e BDI beson se Serbia mund të përfitojë edhe politikisht nga kjo marrëveshje ekonomike. “Do të ishte gjithashtu një hap i rëndësishëm për afrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi në fushën e lëndëve të para do të ishte një sinjal i fortë”, përfundon Vechter.

Aleksandar Vuçiq dhe Javier Milei

Anja Quiring, drejtoreshë e Departamentit për Evropën Juglindore në Komitetin Ekonomik Gjerman për Evropën Lindore (Ost Ausschuss), në një intervistë për DW, shpreh shpresën se kancelari do ta shfrytëzojë këtë vizitë për thellimin e marrëdhënieve politike dhe përshpejtimin e procesit të afrimit me Bashkimin Evropian, pra se do të jetë një lloj përgatitjeje për samitin e Procesit të Berlinit.

“Ne supozojmë se kancelari do të përgatisë gjithashtu një samit në bisedimet e tij në Beograd dhe mbi të gjitha do të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik,” thotë Quiring. Ajo shtoi se përveç marrëdhënieve dypalëshe, është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet vendeve të rajonit dhe kjo është diçka për të cilën Procesi i Berlinit po punon për dhjetë vjet.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Handelsblat”, Vuçiq tha se Kina nuk do të ketë qasje në litiumin serb. “Ne i jemi besnikë Evropës”, ​​tha presidenti i Serbisë.

Kancelari Scholz ka treguar tashmë një herë, disa javë më parë, se është gati të kapërcejë hijen e tij dhe të pranojë bisedimet me politikanë të diskutueshëm kur bëhet fjalë për sigurimin e litiumit për industrinë e automjeteve. Së fundi ai priti në Berlin edhe presidentin e ri të Argjentinës, Javier Milea. Si Argjentina ashtu edhe Serbia kanë depozita të mëdha të këtij metali të çmuar.

Trumpi pranon nominimin e republikanëve me zotimet për t’iu dhënë fund luftërave

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të enjten vonë – sipas orës lokale – nominimin e republikanëve për president në garën e nëntorit, teksa ka mbajtur një fjalim në Konventën Kombëtare të Republikanëve.

Në fjalim, ai e ka përshkruar si e ka përjetuar atentatin ndaj tij ditë më parë.

“Nuk ishte supozuar të isha sonte këtu”, ka thënë Trump para mijëra pjesëmarrësve, të cilët e kanë dëgjuar në qetësi.

“Pati gjak duke rrjedhur gjithandej, por në një mënyrë kam pasur besim, sepse e kam pasur Zotin në anën time”.

Trumpi ka pësuar një lëndim në veshin e djathtë, kur sulmuesi i identifikuar nga autoritetet amerikane si Thomas Matthew Crooks, 20-vjeçar, e ka goditur atë dhe turmën e mbledhur në kuadër të fushatës, para se të vritej prej Shërbimit Sekret, më 13 korrik.

Një anëtar i audiencës ka vdekur nga plagët e marra.

Trumpi është zotuar për t’iu dhënë fund konflikteve në botë, përfshirë atë në Ukrainë.

Në adresimin e tij 92-minutësh – më gjatin ndonjëherë në historinë e Konventës – Trumpi i ka kritikuar ashpër politikat e jashtme të presidentit aktual, Joe Biden, përfshirë largimin kaotik të ushtarëve amerikanë nga Afganistani, në gusht të vitit 2021.

Në ceremoni është parë e familja e Trumpit.

Në ceremoni është parë e familja e Trumpit.

Teksa ka përsëritur shumë pretendime të rreme, të cilat i ka bërë edhe në të kaluarën, për “vjedhjen” e zgjedhjeve më 2020, krimin në Shtetet e Bashkuara, ekonominë dhe politikat e imigrimit, Trump ka thënë se mund t’i ndalë luftërat “me një thirrje telefonike”.

Këtë deklaratë, disa e kanë parë si referencë për luftën në Ukrainë, të nisur nga Rusia më 2022.

Ai është zotuar edhe për kthim të “pengjeve amerikane” në shtëpi, të cilat po mbahen në shumë vende të botës, referencë që besohet se përfshin disa shtetas amerikanë që mbahen aktualisht në Rusi.

Në disa raste përgjatë fjalimit, ai ka folur me tone më të buta dhe me mesazhe shumë personale, të lidhura nga përvoja e tij e atentatit dhe mundësitë për vdekje.

“Ndasitë në shoqërinë tonë duhet të shërohen. Duhet t’i shërojmë shpejt. Si amerikanë, ne jemi të lidhur me fatin e njëjtë. Ne rritemi bashkë. Ose rrëzohemi bashkë”, ka thënë Trump, duke mbajtur një fashë në veshin e djathtë, pas goditjes që ka përjetuar gjatë atentatit të shtunën.

 

 

“Po garoj të jem president i gjithë Amerikës, jo gjysmës së Amerikës, sepse nuk ka fitore duke siguruar fitoren e gjysmës së Amerikës”.

Adresimi i Trumpit shënon përmbylljen e Konventës katërditore të Republikanëve, në të cilën kanë marrë pjesë mijëra aktivistë teksa rritet presioni për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në të cilat Trump pritet të përballet me presidentin aktual, Joe Biden, i cili synon edhe një mandat të dytë.

Ndonëse kanë mbetur më pak se katër muaj deri te gara, ende ekziston mundësia e ndryshimeve të mëdha.

Biden, 81-vjeçar, është përballur së fundmi me presion nga aleatët në Kongres, donatorë dhe madje nga vetë ish-presidenti amerikan, Barack Obama – mik i mirë i Bidenit – për të hequr dorë nga gara, pasi ka shqetësime se ai nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet, sidomos pas një debati të përballjes me Trumpin javë më parë, që nuk ka kaluar mirë.

Aktualisht Biden është në izolim në shtëpinë e tij në Dellauer, pas infektimit me koronavirus, i cili shkakton sëmundjen COVID-19.

Biden, i cili është raportuar se po përjeton simptoma të lehta, është i vaksinuar kundër këtij virusi dhe ka dozë përforcuese.

Ai është infektuar dy herë tjera me këtë virus në të kaluarën. Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Krenare Cubolli

Ligji i luftës, sa do të ndikojë rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë te Greqia? Ja ç’thotë Dritan Hoti

Dritan Hoti, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24, ka folur lidhur me deklaratën e Parlamentit shqiptar që i kërkon Parlamentit grek heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.

Hoti tha se ky ligj ekziston prej 84 vitesh, ndërkohë që me Italinë ky ligj nga pala greke nuk ekziston më.

Vazhdimësia e këtij ligji, tha Hoti, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Ai tha se heqja e këtij ligji është shumë e thjeshtë, mjafton një dekret, për të zhbërë atë dekretin mbretëror, mbi të cilën bazohet ky ligj i luftës.

“Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë do të tërheqë vëmendjen, por nuk ndikon aspak në vendimmarrjen për të hequr ligjin e luftës, për këtë ka një mënyrë shumë të thjeshtë, pavarësisht se nxirren artifica të ndryshme”, tha Hoti.

 

Ai tha se ligji i luftës është një artificë, ka të bëjë bëjë me helenizmin. “Sot si Shqipëria dhe Greqia janë anëtarë të NATO-s, ndaj nuk mund të ketë pretendime territoriale të asnjë shteti në dëm të shtetit tjetër”, tha Hoti.

Sipas tij, historia e Çamërisë është dëshmi e njerëzve të gjallë, por kjo çështjes përtej ligjit të luftës, që duhej të ishte rrëzuar, mund të ketë një lloj interference me ligjin e luftës, por është shumë herë më ekzistenciale se ligji i luftës.

Ai tha se ky ligj lufte që mbahet në fuqi nga pala greke bie ndesh edhe me traktatin e miqësisë midis dy vendeve të vitit 1996.

“Ekzistenca e ligjit të luftës tregon se ka një mekanizëm që e mendon shtetin fqinj në situatë lufte në një moment të caktuar”, tha Hoti. Ai shtoi se ky ligj është edhe një parakush se si Greqia do t’i konsiderojë marrëdhëniet me Shqipërinë, por edhe si një parakusht përsa i takon raporteve që duhet të ketë Shqipëria me fqinjin e saj.

“Presion të drejtpërdrejtë ndaj Greqisë nuk ushtrojmë dot, pasi kanë kaluar 32 vite nga vendosja e demokracisë në Shqipëri. Ligji i luftës është një pengesë e marrdhënieve të Greqisë jo vetëm më Shqipërinë, por me Botën shqiptare”, tha ai. bw

Bedri Çoku: Konsolidimi i diktaturës nga sovjetikët te modeli kinez, si u shfrytëzuan dhe ekzekutuan të burgosurit –

Konsolidimi i diktaturës Staliniste :

 Shtator 1948 – Dhjetor 1954

Kjo fazë përfaqëson konsolidimin politik të diktaturës komuniste, që u shënua nga një rritje e mëtejshme e terrorit dhe përndjekjes. Në të dhënat e Institutit të Integrimit janë regjistruar 836 ekzekutime të kryera gjatë kësaj faze. Më 1950 u dhanë 7168 dënime me burgim, 2000 dënime me internim, në një total prej 9168 dënimesh. “Lufta e klasave” gjatë kësaj faze njohu shtrirje dhe ashpërsim të mëtejshëm. Pati disa përmirësime në kushtet e të burgosurve, megjithëse në një shkallë fare të vogël. Në fillimet e kësaj faze, niveli i lartë i krimeve të mëparshme iu atribua veprimtarisë armiqësore të Koçi Xoxes, që ishte nën ndikimin e Jugosllavëve. Në këtë linjë një numër i madh komunistësh u konsideruan si të përndjekur padrejtësisht dhe u rehabilituan.

Popullsia e Shqipërisë në atë kohë ishte 1.218.900 banorë. Kështu që 1 në 132 persona ishte në burg. Pas vitit 1950 u ngritën burgje të mbyllura në Elbasan, Durrës, Berat dhe Gjirokastër, dhe 4 kampe pune në Tiranë dhe Lushnje. Harta e burgjeve ndryshoi tërësisht pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe arsyet ishin:

1)Për shkak të politikës penale numri i dënimeve me burgim u rrit. Kapaciteti fillestar i burgjeve ishte 3000 persona, por numri i të burgosurve në to ishte 7000.

2)      Shfrytëzimi i të burgosurve për punë (në gjithë vendin u ngritën 10 kampe pune).

Kushtet në burgje ishin tejet të vështira. Raporti vjetor i Drejtorisë së Burgjeve dhe Kampeve i vitit 1954 tregon se kushtet në burgje ishin përmirësuar, ose nuk kishte më raste arratisjesh, se trajtimi i të burgosurve ishte përmirësuar dhe se respektoheshin të drejtat e njeriut. Por, nga evidencat e së njëjtës drejtori, bëhet e ditur se gjatë këtij viti kishte 77 raste të vdekjes në burg dhe 53 të vdekjes në kampet e internimit.  Më 1954 kishte 5 burgje dhe 4 kampe. Burgjet ishin të vendosur në Tiranë, Vlorë, Korçë, Burrel, dhe Shkodër.

Faza e liberalizimit në kampin socialist: 1955 – (Dhjetor) 1959

Nën ndikimin e ndryshimeve liberalizuese pas vdekjes së Stalinit, në të ashtuquajturin “Kamp Socialist”, ku përfshihej edhe Shqipëria, pati një rënie të ndjeshme të dhënies së dënimeve për arsye politike, të internimeve si dhe një zbutje të “Luftës së Klasave” në përgjithësi. Masa u morën edhe në kampet e punës, të cilët nuk konsideroheshin më si “kampe shfarosje”, por trajtimi i të dënuarve ishte gjithësesi jashtë standarteve dhe normave ndërkombëtare: të dënuarit flinin në çimento, rriheshin sistematikisht për masa disiplinore, ushqimi i ishte i pamjaftueshëm, etj. Me qëllim që t’i mbanin të burgosurit nën një klimë terrori, për shkak të tentativave të shpeshta për arratisje, gjatë kësaj faze u ekzekutuan katër të burgosur.

Modeli “kinez” i totalitarizmit në Shqipëri: 1960 – 1990

Kjo fazë mund të ndahet në disa nënfaza:

1) 1960 – (Qershor) 1973

Gjatë kësaj faze, lufta e klasave u rikthye në metodat staliniste. Rifilluan gjykimet dhe dhëniet e dënimeve me vdekje. Gjatë kësaj faze u kryen 139 ekzekutime. Kjo fazë përfaqëson një izolim të plotë të Shqipërisë nga blloku i Evropës Lindore dhe përqafimin e modelit kinez të totalitarizmit. Nën shembullin e këtij modeli, muzika dhe letërsia e njohur botërore, elementet e pronës private dhe sidomos besimi dhe ritet fetare u ndaluan. Nën pretekstin e krijimit të të ashtuquajturit “Njeriu i Ri”, u ndërmorën një sërë ndërhyrjesh në sistemin e edukimit në shkolla, në stilin e jetës e në marrëdhëniet shoqërore. Shkeljet e të drejtave të njeriut arritën kulmin e tyre gjatë kësaj faze. Më 1961 në Shqipëri ishin 4345 të burgosur të ndarë në gjashtë kampe pune dhe katër burgje.

Numri i amnistive për të burgosurit në këtë fazë ra ndjeshëm. Në nëntor 1962, për festën e 50-Vjetorit të Pavarësisë u dha amnisti për 1211 të burgosur ordinerë dhe 144 të burgosur politikë. Me urdhër të Këshillit të Ministrave më 1966, të burgosurit e dënuar me punë të detyruar nisën ndërtimin e 150 apartamenteve. Më 1962, riedukimi politik nisi të praktikohet ndër të burgosurit ordinerë, por gjithashtu edhe ndër të burgosurit politikë. Në amnistinë e përgjithshme të këtij viti u falën 179 të burgosur politikë. Më 1966, në Kuçovë u ngrit kampi i parë i punës së detyruar vetëm për gra, të cilat më parë mbaheshin në kampin e Tiranës. Kushtet e jetesës në këtë kamp ishin tejet të vështira, në një dhomë të vetme jetonin 60 gra të burgosur.

2) (Korrik) 1973 – (Dhjetor) 1981  

Kjo mund të përkufizohet si faza “kundër liberalizmit”. Lufta e klasave u bë më e ashpër në të ashtuquajturin “front ideologjik”. Kjo periudhë dallohet gjithashtu për sulme të rënda ndaj drejtuesve të lartë të partisë në ekonomi dhe ushtri, shumë prej të cilëve u dënuan me vdekje ose me burgime të gjata. Po ashtu në këtë periudhe u goditën edhe artistë, shkrimtarë dhe kompozitorë. Një shembull tipik i përndjekjes në sferat e artit ishte denoncimi i Festivalit të 11-të në Radio e Televizion. Më 1973 numri i të dënuarve u rrit në masën 28%.

Gjatë kësaj faze, u shënua një rritje e dhënies së dënimeve administrative, që në thelbin e vet ishte një ndikim i modelit kinez. Numri i ekzekutimeve gjatë kësaj periudhe është 74. Më 1978, 129 të burgosur dhe 48 të internuar vdiqën në vendet e vuajtjes së dënimit. Si rezultat i politikës së jashtme të Enver Hoxhës, pas afrimit të Kinës me politikën amerikane, Shqipëria mbeti e vetme në një izolim të plotë. Ajo u vetëdeklarua “i vetmi vend socialist në botë”. Për të ruajtur pushtetin, Hoxha vazhdoi të ushtronte një terror të skajshëm.

3) 1982 – (Prill) 1985

Periudha që pasoi prishjen me Kinën u shënua nga eleminimi i personave që prisnin të ishin pasuesit e Enver Hoxhës, dhe nga përcaktimi i zëvendësuesit të tij përfundimtar, Ramiz Alisë.

4) 1985 – (Dhjetor) 1991

Pas vdekjes së Hoxhës, Alia ndoqi rrugën e paraardhësit të tij, ndërkohë që vendi përballej me probleme të mëdha ekonomike. Numri i ekzekutimeve gjatë kësaj periudhe ishte 88. Por, si rezultat i rritjes së presionit nga ngjarjet që po ndodhnin në Evropën Lindore dhe situatës ekonomike katastrofike të krijuar në vend, regjimi u detyrua të lejonte zhvillimin e disa proceseve demokratike. Kjo solli pluralizmin politik dhe lejimin e besimit fetar në vitin 1990. Shqipëria ishte vendi që kishte realizuar më pak reforma në krahasim me vendet e tjera komuniste si dhe i fundit që lejoi pluralizmin.

1.2 Krimet e kryera dhe aktorët kryesorë

Në interpretim të zgjeruar të legjislacionit mbi përndjekjen politike, Qendra Shqiptare për rehabilitimin e Traumës dhe Torturës dokumenton këtë realitet ligjor:

Dënime penale

–    Dënimi me vdekje

–        Burgim deri në 25 vjet

–        Internim (si një plotësim i dënimit)

Dënim adimistrativ

–     Dëbim/Internim

–    Punë e detyruar

–        Heqje e të drejtës për të ushtruar profesionin (për fshirë këtu artin dhe sportin)

–  Shkarkim nga postet

–  Transferim

–    Presion për t’u divorcuar

–        Përjashtim nga shkolla e lartë

–        Heqje e të drejtës së pensionit

Dënimet nuk jepeshin vetëm për “veprimtari” kundër shtetit apo partisë, por edhe për “shfaqje të ndikimeve ideo-politike të ndryshme” apo për stil jete “borgjezo-revizionist”. Kodi Penal parashikonte dhënien e dënimit me vdekje edhe në ato raste kur nuk ishte ndërmarrë ndonjë veprimtari armiqësore apo kur kjo e fundit nuk kishte sjellë asnjë pasojë. Dënimi me vdekje parashikohej edhe në nenet e kushtetutës për agjitacion e propogandë, arratisje, sabotazh në art, kulturë, etj. Gjatë viteve të para të vendosjes së diktaturës, ishte mjaft i përhapur diskriminimi i qytetarëve që i përkisnin shtresës së pasur të shoqërisë shqipëtare apo familjeve me një të kaluar intelektuale e politike

Krimi i agjitacionit dhe propogandës ka

qenë në vend të parë ndër krimet e tjera politike edhe në vitet e tjera të mëvonshme. Ngritjet dhe uljet e krimeve politike, sidomos për agjitacion e propogandë, duket që varen më shumë nga mënyra e hetimit, procedura dhe gjykimet se sa të kenë ndodhurme të vërtetë. Në disa raporte të Prokurorisë së Përgjithshme mbi ligjshmërinë në zbatimin e masave të arrestimit apo ndalimit për krime politike, konstatohet të ngrihen probleme për shkelje të procedurave dhe mos mbështetjen mbi prova për vërtetimin e shkeljeve. Në një raport të posaqëm të Prokurorisë së Përgjithshme 12.9.1959, të titulluar “konstatime mbi gabimet gjatë pyetjes së të pandehurit”[1], thuhet se në shumë raste pyetjet e të pandehurve kryhen me metoda të shtrembura dhe në një ambient nervozizmi. Dënimet e personave që mbanin poste partiake ose shtetërore, gjatë regjimit komunist, kishin shtrirje zinxhir duke përfshirë shumë pauses të tjerë, për shkak të ndërtimit të strukturave partiake dhe shtetërore, të cilat në shumë raste përbëheshin nga familje, burrë grua, plus farefis dhe lidhje miqësore.

Kampet e punës ishin një “shpikje” shqiptare: një përgjigje çnjerëzore e pamundësisë dhe garantimit të strehimit dhe kushteve minimale të burgjeve shqiptare.

[1]Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),d.26,v.1959, fl.1

Alarmon Bugajski: Agjencia e Sigurisë në Mal të Zi e mbushur plot me agjentë rusë dhe serbë

Agjencia e Sigurisë Kombëtare në Mal të Zi është e mbushur plot me agjentë rusë dhe serbë. Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i lartë i Fondacionit Jamestown nga Uashingtoni ka paralajmëruar prej vitesh për ndikimin malinj rus në rajon.

Duket evidente se agjentët dhe bashkëpunëtorët serbë dhe rusë po depërtojnë gjithnjë e më shumë në shërbimet e sigurisë malazeze.

E gjithë kjo kontribuon në largimin në rritje të Malit të Zi nga NATO.

Kjo do ta bëjë vendin edhe më shumë i ndjeshëm ndaj aspiratave qeverisëse të Serbisë – thotë ai në një intervistë për Pobjeda, analistin amerikan dhe ekspertin ballkanik Bugajski.

Me vendim të Gjykatës së Lartë në Podgoricë janë shpallur të pafajshëm të akuzuarit në rastin “Grusht shteti”.

Kështu vendosi Gjykata e Lartë në procedurat e përsëritura, duke deklaruar se nuk kishte prova për tentativë terrorizmi në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në 2016.

Si e komentoni këtë vendim skandaloz të gjykatës, edhe pse kishte prova nga vendet partnere se në Mal të Zi po përgatitej një grusht shteti?

BUGAJSKI: Kjo duket gjithnjë e më shumë si një mbulim nga qeveria aktuale me urdhër të Beogradit dhe Moskës. Të gjitha provat tregojnë për një komplot rus në vitin 2016 për të përmbysur rezultatet e një zgjedhjeje legjitime dhe për të instaluar një qeveri kukull. Është e qartë se Kremlini dhe Gjykata e Re ushtronin presion të madh mbi administratën aktuale malazeze për të minimizuar përfshirjen ruse në përpjekjen për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, si dhe për të mbuluar forma të tjera përmbysjeje për të ndryshuar drejtimin properëndimor të Malit të Zi.

Menjëherë pas këtij aktgjykimi, mësuam se vrasja e ish-presidentit Milo Gjukanoviq ishte planifikuar, se shërbimet e sigurisë e dinin dhe nuk e kishin njoftuar policinë. A po krijohet një mjedis pasigurie totale në një vend që është anëtar i Aleancës?

BUGAJSKI: Presidenti Milo Gjukanoviq ka qenë në pikëpyetje të Moskës që kur u nda me Millosheviçin, dhe veçanërisht kur ai shkoi drejt pavarësisë së Malit të Zi dhe anëtarësimit në NATO. Duket evidente se agjentët dhe bashkëpunëtorët serbë dhe rusë po depërtojnë gjithnjë e më shumë në shërbimet e sigurisë malazeze. E gjithë kjo kontribuon në tjetërsimin në rritje të Malit të Zi nga NATO Kjo do ta bëjë vendin edhe më të ndjeshëm ndaj aspiratave sunduese të Serbisë. sn

Raporti: Si agjenturat e huaja sabotuan turizmin – Nga Lutfi Dervishi

Operacioni: PP

Tashmë nuk ka dyshim se Shqipëria ndodhet para një lufte hibride shumë të sofistikuar që synon shkretimin e turizmit. Agjencite inteligjente kanë zberthyer një plan që vepron prej vitesh, por që u bë publik vetëm gjatë 48 orë e të fundit.

Agjentura ruse në bashkepunim me atë serbe dhe të një vendi tjetër që për momentin nuk është bërë publik, gjatë viteve të fundit, ka vënë në zbatim operacionin e koduar PPT (plazhet pa turiste). Raportohet se këtij plani i është bashkë ngjitur se fundmi edhe Greqia, që siç dihet, mban ende në fuqi ligjin e luftës!

1. Agjente të maskuar si turiste

Sipas raporteve të besuesheme të SHISH agjentet të huaj të infiltruar si turiste gjatë dy tre viteve të fundit kanë folur me pronare hotelesh, veçanërisht në Jug të Shqipërisë, Vlorë, Sarande, Ksamil duke u qarë hallin për çmimet e ulëta. Shumë lirë! Gjynah! Ketu është me mire se në Maldive. Parajsa mbi tokë! Mos u bëni budallenj rrisni çmimet! Dhe..ne që fjalën e të huajt e dëgjojmë me shumë se fjalën e prindit rritem çmimet pa e ditur se po beheshim bashkepunetore të armiqve traditional të Kombit shqiptar, që historikisht na kanë hapur varrin.. me duart tona.

2. Biznesi i Shezlongëve

Të pakënaqur me sabotimin e hoteleve, agjentura ruse në bashkepunim me atë serbe kanë penetruar deri në qeveri dhe veçanërisht në ministrine e Turizmit për të nxitur me ligj një biznes krejt të veçantë të pa dëgjuar në pellgun e Mesdheut dhe në historinë boterore të turizmit. Ata kanë nxitur, mbeshtetur dhe sponsorizuar biznesin e shezlogjeve- janë mbi 1400 biznese të shezlogjneve nga Velipojenë Ksamil. Operacioni “Pikaso” (Le të ketë shezlongë,” po le të jenë më të shtrenjtë se një veper e Picasso!) ka vite që është në zbatim. Hapesirat e plazheve krahas hoteleve u janë dhënë individeve që nuk kanë asnjë aftësi tjetër veç aftësise per te thithur si magnet idete e armiqve tanë.
Pa e kuptuar zyrtarët tane duke menduar se bëjnë mrekulli kanë bërë marrëzi! Tani, çdo pushues duhet të paguajë nga 10 deri në 100 euro për të qëndruar në hije! Nga informacionet e një sherbimi partner perendimor mesohet se agjenti që ka dhënë këtë ide i është lidhur pension i përjetshëm.

3. Supermarketet

Agjenturat e huaja me një plan të mirëmenduar kanë shtrirë tentakulat e tyre edhe te Autoriteti i Konkurrencës dhe Agjencia Kombëtar e Ushqimit duke bërë te mundur që djathi në supermarket tona të jetë më i shtrenjtë se në Paris, sallami më i shtrenjtë se në Romë dhe buka më e shtrenjtë se në Gjermani. Kështu, tregtaret shqiptare janë bërë bashkëpunëtor të pavetëdijshëm në këtë komplot të madh, duke ofruar mallra me çmime aq të larta sa turistët të mendojnë 12 herë para se të futen sërish në supermarketet tona.

4. Uji i zi/bardhe!

Agjentët e huaj me metoda të sofistikuara, vijon raporti i SHISH, kanë bindur autoritetet të mos bëjnë asnjë progres në trajtimin e ujërave të zeza dhe furnizimin me ujë të pijshem. Impiantet e trajtimit të ujerave të zeza te ndertuara dhe vënë në funksionin para 10 vitesh nuk punojnë ndërsa ka një plan të detajuar që premtimi i lashtë për ujë të pijshem 24 orë të mbetet gjithë jetën premtim. Operacioni “rubinetat e thata” është në veprim prej 33 vitesh dhe parashikohet të mbyllet në vitin 2124!

5. Rrugë të florinjta

Megjithëse ka zera se agjenturat e huaja në bashkepunim me agjentet lokal kanë rritur kostot e ndërtimit të rrugëve, në dorë të SHISH ka rënë një email me subjekt: “te mesojme kosovaret”
Në tekst thuhet se Kosova ka ndërtuar dy prej autostrada e me të mira në rajon, por kosovaret nuk janë mësuar të paguajne në rrugë, sepse qeveria në Prishtinë nuk pranon të vendose tarifa. Është detyrë e Shqipërisë, që përmes tarifave në rrugë në monedhen që ata përdorin (euro) të mesoje shqiptarët e Kosovës se si paguhet ndërkohë që vozit në rrugë. Objektivi është që udhëtimi me makinë të bëhet me i shtrenjtë se udhëtimi me avion.

6. Goditja e madhe

Së fundi, në një goditje spektakolare, agjentët e huaj në bashkëpunim me krimin e organizuar shqiptar dhe atë ndërkombëtar kanë zhvleresuar euron. Euro e dobësuar është garanci shtesë që të ketë sa më pak të huaj dhe shqiptare të Kosovës. Bashkepunimi per këtë pikë shtrihet sa nga drejtoria e pastrimit të parave aq edhe te sistemi i drejtësisë dhe ai bankar.

7. Greqia

Raporti veren se veçanërisht pas çështje Beleri, Greqia, që vjet kapi 36 milionë turistë, është hedhur në sulm për të demtuar sezonin turistik në Shqipëri. Është dora greke (pavarësisht se nuk ka prova) që Shqipëria po telendiset këto ditë nga UNESCO per Butrintin, Beratin, Gjirokastren.
***

Kështu të dashur lexues nëse shikoni ndonjë të huaj që pi koktejl në Jug, buzeqesh me pamje të lumtur dhe thotë sa lirë është këtu me siguri është agent rus, serb ose grek. Nëse këto fjalë i thotë ndërkohë që plazhi është bosh, me siguri është poliagjent që po shijon rezultatet e operacionit PPT (plazhet pa turiste)

Gjykata rrëzon padinë- Vërtetohen akuzat e biznesmenit Andon Dhima ndaj Ben Blushit

Në vitin 2020 biznesmenit Andon Dhima iu bë një atentat pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Menjëherë pas atentatit biznesmeni i njohur reagoi publikisht duke drejtuar gishtin ndaj Ben Blushit, asokohe drejtor i Top Channel, si porositës të atentatit.

Dhima publikoi edhe videot e ngjarjes në atë kohë, ku shihej se si i kishte shpëtuar për rreth pesë deri në 7 sekonda dy atentatorëve.

Ekspertët kishin konstatuar se Dhima ishte me fat që i shpëtoi një atentati që do t’i merrte jetën, në video dukeshin qartë atentatorët.

Pask kësaj ngjarje, Andon Dhima deklaroi publikisht se nuk ka pasur asnjë konflikt apo përplasje me askënd përveç Ben Blushit, për të cilin ngriti dyshime se është porositësi i atentatit.

Të nderuar të afërm, miq dhe shokë. Ju falenderoj nga zemra për kurajon dhe mbështetjen në këto momente të vështira për mua dhe familjen time.

Një atentat i dështuar dhe dora e Zotit bënë që të jemi bashkë pas një ngjarjeje ende të pabesueshme.

Po e shkruaj publikisht atë që ju kam thënë oficerëve të policisë gjyqësore mbi dyshimet e mia.

Unë nuk kam asnjë përplasje dhe konflikt me askënd në këtë botë dhe ata që më njohin e dinë mirë këtë gjë.

Dyshimet e mia janë vetëm tek një emër dhe një person të cilin e kam denoncuar publikisht.

Ai quhet Ben Blushi një nga ish miqtë e mi, që prej kohësh po bën gjithçka për të më grabitur pronat.

Çdo denoncim ndaj tij e kam bërë në organet e drejtësisë dhe ambasadën e SHBA-ve.

Në rast se preket një qime floku e fëmijëve të mi apo sulmohem unë pas këtyre sulmeve unë dyshoj vetëm tek një emër BEN BLUSHI.

Këtë e kam thënë në polici po e them edhe publikisht.”- shkruan Dhima në rrjetin social.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, Ben Blushi ka kallëzuar pranë organeve të drejtësisë biznesmenin Dhima duke aluduar se akuzat e tij ishin sajesë.

Objekti i padisë së Blushit ndaj Dhimës ishte:

Konstatimi i shkaktimit të dëmit jo pasuror, si rrjedhojë e përhapjes së thënieve me natyrë shpifëse dhe fyese.

Më tej Blushi kërkonte shpërblim për dëmin jopasuror si cënimi i nderit, personalitetit dhe reputacionit…në vlerë 200-mijë euro dhe detyrimin e të paditurit (Dhima) të përgënjeshtrojë çdo gjë të thënë në adresë të Ben Blushit.

Më datë 16.07.2024 gjykata ka rrëzua padinë e Ben Blushit ndaj biznesmenit Andon Dhima për shpifje.

Sipas këtij vendimi të gjykatës së Tiranës e cila ka rrëzuar padinë e Blushit, akuzat që Andon Dhima ka bërë ndaj Ben Blushit nuk janë shpifje.

Cilat ishin akuzat që Andon Dhima kishte bërë në drejtim të Ben Blushit dhe që ky i fundit nuk mundi dot të provojë në gjykatë të kundërtën, hedhjen poshtë të tyre, pasi barrën e provës e ka paditësi, thotë gjykata, që në këtë rast është Blushi.

Zbulohet pse iu hoq viza amerikane Ben Blushit

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/Si gënjen Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e ncxjerr “zbuluar”

Vaja i bëhet pronare me firmë të falsifikuar/ Dokumentet që zbulojnë manipulimet e Ban Blushit

Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!

Etilda Gjonaj në skandal/ Hesht për falsifikimin e noteres me pronë 500 milionëshe të Blushit

Ekskluzive-Letra për Ambasadën amerikane/ Ben Blushi bëri vjehrrin pronar në pasuri miliona dollar

Letra e biznesmenit në ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi kërkoi 2 aparatamente për deklaratën e pasurisë, tani po më grabit me gjykatë pronat

Faktet që kryqëzojnë Ben Blushin/ Letra-akuzë e biznesmenit drejtuar Ambasadës të SHBA-ve

Denoncimi në Ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi ka 63 mije dollar karburant të papaguar

Denoncimi-Beni Blushi nuk ktheu 100 mijë euro që kërkoi me urgjencë/ U derdhën në emër të vëllait

I shpëtoi atentatit/ Biznesmeni drejton gishin nga Ben Blushi

Ekskluzive/ Ministria e Drejtësisë fillon hetimin ndaj noteres së Ben Blushit

Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Kallëzohet penalisht vajza e Ben Blushit dhe noterja Violeta Sulkaj

Letër në Ambasadën e SHBA-së për Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin/ Shantazh, kërcenime, fyerje dhe tentativë për të grabitur prona

Denoncimet në ambasadën e SHBA/ Bisnesmenët kundër Ben Blushit dhe Top Channel

Këto janë akuzat ndaj Blushit, që sipas tij ishin shpifje dhe paditi biznesmenin, ish mik të afërt të tijin për shpifje dhe kërkoi 200-mijë euro shpërblim për cënim imazhi, padi e cila është rrëzuar nga gjykata.

REL- Kosova përpunon aktakuzën kundër Radoiçiçit, Serbia i kërkon dokumente EULEX-it

Para vjeshtës nuk pritet të ngrihet ndonjë aktakuzë për rastin e sulmit në Banjskë, thonë burime të Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Në atë kohë do të bëhet një vit që kur grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në këtë fshat në veri, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi.

Hetime, paralelisht, është duke kryer edhe Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Deri ku mbërritën hetimet në Kosovë?

Burimet e Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale të Kosovës thonë se “punët rreth rastit janë në fazën finale” dhe se “hetimet në rastin e Radoiçiqit kanë marrë epilogun përfundimtar”.

“Pas përfundimit dhe ekzaminimit të disa raporteve periferike, do të procedohet tutje”, thonë ato.

Hollësi të tjera nuk japin, pos që aktakuza nuk pritet të ngrihet para vjeshtës.

Ndërsa Radoiçiq besohet të jetë i lirë në Serbi, në Kosovë janë të ndaluar tre persona në lidhje me rastin.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili monitoron sistemin e drejtësisë në vend, thonë se Prokuroria Speciale është brenda afatit ligjor për kompletimin e aktakuzës, pasi me ndryshimet e fundit ligjore, periudha e paraparë për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës mund të shkojë deri në tre vjet, nga dy vjet e gjysmë sa ishte më herët.

Sipas IKD-së, Prokuroria ka para vetes një numër të konsiderueshëm të provave materiale dhe të të dyshuarve për sulmin.

“Fakti që [sulmi] ka ndodhur para rreth nëntë muajsh, nuk nënkupton që, me doemos, Prokuroria të ngutet në veprimet e saj dhe të dorëzojë një aktakuzë më pak cilësore. Periudha kohore prej tre vjetësh, që ka në dispozicion, duhet të shërbejë për të pasur një aktakuzë sa më cilësore dhe mirë të provuar – nëpërmjet provave materiale dhe atyre personale”, thonë në IKD.

Nga ky institut, megjithatë, theksojnë se Prokuroria duhet ta njoftojë më shumë opinionin për rrjedhën e hetimeve – “pa i dëmtuar ato, të tregohet se deri ku kanë mbërritur”.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente për këtë temë edhe nga ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, por ajo nuk u përgjigj.

Në fund të vitit të kaluar, në bazë të një kërkese të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për Radoiçiqin.

Deri ku mbërritën hetimet në Serbi?

Se ku saktësisht ndodhet Radoiçiq, nuk është e qartë, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pas sulmit se ai gjendet në “territorin e Serbisë qendrore”.

Autoritetet shtetërore në këtë vend i hodhën poshtë akuzat e bëra nga udhëheqësit e Kosovës se ato qëndrojnë prapa “sulmit terrorist” të 24 shtatorit në Banjskë.

Radoiçiq e mori përgjegjësinë për atë sulm më 29 shtator, përmes avokatit të tij.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd e ngarkon atë me disa vepra penale që kanë të bëjnë me blerje të paligjshme të armëve dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Në fillim të tetorit, Gjykata e Lartë në Beograd e refuzoi kërkesën e Prokurorisë për ndalimin e tij dhe e la të lirë, por ia konfiskoi pasaportën dhe ia ndaloi shkuarjen në Kosovë.

E kontaktuar më 15 korrik nga Radio Evropa e Lirë, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se “hetimet janë duke vazhduar”.

“Në këto hetime, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë Doganore dhe organet tjera shtetërore të Republikës së Serbisë, ndërsa për të konstatuar gjendjen e plotë faktike – përmes Ministrisë së Drejtësisë – ka kontaktuar edhe EULEX-in [Misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovë”.

“Nga EULEX-i është kërkuar dokumentacion lidhur me ngjarjen kritike të 24 shtatorit 2023, në Banjskë. Dokumentacioni, deri më sot, nuk është dorëzuar”, thuhet në deklaratë.

Çfarë thonë zyrtarë të BE-së?

REL-i pyeti EULEX-in në lidhje me këtë kërkesë të prokurorisë serbe, por nga ky mision kërkuan që pyetjet t’i përcillen Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, kjo zyrë konfirmoi se e ka pranuar këtë kërkesë dy javë më parë dhe se ajo u është përcjellë autoriteteve përkatëse të Kosovës.

“Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje [nga autoritetet e Kosovës]”, thuhet në përgjigje, ku po ashtu theksohet se, në tetor të vitit të kaluar, autoriteteve serbe u është përcjellë edhe një kërkesë nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë juridik në rastin e sulmit në Banjskë.

“Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje [nga autoritetet e Serbisë]”, bëjnë me dije nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe shtojnë se autoritetet kosovare, ndërkohë, kanë kërkuar bashkëpunim të ndërsjellë juridik edhe me autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se një kërkesë e tillë i është dërguar Sarajevës zyrtare.

“Kemi marrë një përgjigje [nga Sarajeva], e cila u është përcjellë autoriteteve kompetente në Kosovë në kohën e duhur”, thanë nga BE-ja në Prishtinë, por nuk specifikuan se cila ishte përgjigjja.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd në tetor 2023 ka thënë tha se Radoiçiq akuzohet për sigurimin e armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në verilindje të Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari deri më 24 shtator.

Çka thotë SHBA-ja?

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha së voni se Serbia ka premtuar se Radoiçiq do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi atë si kriminel që duhet të mbahet përgjegjës.

Përndryshe, Radoiçiq është nën sanksionet e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe, për shkak të dyshimeve për krim të organizuar dhe korrupsion.

Kushtëzimi i dialogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me dorëzimin e Radoiçiqit dhe të “grupit të tij paramilitar terrorist” tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

“Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha Kurti më 28 qershor.

Në një intervistë për Euronews Albania më 16 korrik, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet në Prishtinë kanë prova se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë drejtpërdrejt “i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë”.

Në mesin e këtyre provave, ai përmendi informacione nga inteligjenca dhe dëshmi gojore.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, reagoi në platformën X, duke thënë se “e vetmja dëshmi që ekziston, është persekutimi i serbëve nga Kurti dhe Sveçla”.

Pa përmendur ndonjë provë që do ta mbështeste këtë pretendim, Petkoviq tha se “për Banjskën thuhen shumë gënjeshtra dhe gënjeshtra më e madhe është se Vuçiq ka dhënë urdhrin”.

Në një tjetër zhvillim, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nëse Serbia nuk ndëshkohet, ajo do ta përsërisë sulmin në Banjskë./ REL/

Operimi i hidrocentraleve të Deçanit dërgohet në Kushtetuese

Lumëbardhi i Deçanit pothuajse i shtjerrë.

 

Çështja e operimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit në komunën e Deçanit, ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Pishtarët dhe disa qytetarë të Deçanit kanë dërguar në Kushtetuese kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një aktgjykimi të Gjykatës Supreme të datës 5 mars 2024.

Nëpërmjet këtij aktgjykimi ishin vlerësuar si të ligjshme procedurat dhe vendimet për dhënien e lejeve ujore dhe mjedisore për Hidrocentralet “Belaja”, “Deçani” dhe “Lumëbardhi 2”.

Këto organizata dhe një grup i qytetarëve nga Deçani vlerësojnë se Aktgjykimi i Supremes, është në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave vlerësojnë se në vendimet e mëparshme, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e Kosovës, kanë bërë interpretime të gabuara të Ligjit për ujërat, si dhe pretendojnë se janë shpërfillur dëmet mjedisore.

Dëmet mjedisore të shkaktuara nga ndërtimi i këtyre hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit ishin konstatuar edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës (MMPH).

Operimi i këtyre hidrocentraleve ishte pezulluar në disa raste – herë më vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e herëve tjera me vendim të gjykatave.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, u tha se kjo gjykatë nuk ka kompetencë të veprojë kundrejt mosveprimit të MMPH-së për t’i ndaluar dëmet mjedisore.

Në vitin 2021, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kishte publikuar një koncept për rehabilitim e dëmeve mjedisore të shkaktuara në grykën e Deçanit.

Por, mënyra se si ishte paraparë të bëhej rehabilitimi ishte kundërshtuar nga aktivistë mjedisorë dhe nga një prej organizatave më të mëdha në Evropë që lufton për mbrojtjen e lumenjve nga shkatërrimi, “Riverwatch”.

Shtrati i Lumëbardhit të Deçanit.

Shtrati i Lumëbardhit të Deçanit.

Në rrjedhën Lumëbardhit në këtë qytet janë katër hidrocentrale në pronësi të kompanisë austriake, Kelkos.

Që nga fillimi i ndërtimit të hidrocentraleve, në vitin 2014, aktivistët dhe banorët lokalë kanë ngritur zërin për dëmet që i janë shkaktuar lumit dhe zonës përreth.

Ata thonë se Kelkos-i, gjatë punimeve, ka dëmtuar shtratin e lumit dhe pjesët atraktive për turizëm.

Kelkos, po ashtu, u akuzua se shfrytëzon sasi më të madhe të ujit për prodhim të energjisë elektrike, sesa sasia që e ka të lejuar, duke e lënë lumin pa ujë në pjesën më të madhe të vitit.

Radio Evropa e Lirë


Send this to a friend