VOAL

VOAL

Anjeza Shahini e ftuar nga Mbretëresha e Anglisë (fotot)

December 10, 2015

Komentet

INTERVISTA- Nga takimi me Gorbaçovin te thashethemet se e kishte kompozuar CIA, lideri i grupit Scorpions: Historia e ‘Wind of Change’ filloi më 1988 në Leningrad

Në fund të intervistës, Klaus Meine madje pranon të fërshëllejë melodinë legjendare të “Wind of Change”. Ajo këngë e kompozuar në Moskë ka qenë himni i rënies së Murit për tridhjetë e pesë vjet. Dhe ishte një përforcuese aq e fuqishme e emocioneve të asaj vjeshte të mrekullueshme, saqë në një moment u përhap thashethemi se e kishte kompozuar…vetë CIA. Në këtë bisedë me Repubblica, lideri i grupit të lavdishëm gjerman Scorpions flet për atë lajm të rremë, por edhe se si lindi ajo këngë, pse teksti ndryshoi në vitin 2022 dhe cilat ishin momentet më prekëse me Mikhail Gorbaçovin.

Meine, si e përjetuat 9 Nëntorin 1989?
“Në muajt e mëparshëm në Gjermaninë Lindore ishte krijuar një presion i madh, ndër të tjera me demonstratat paqësore në Leipzig. Ne ndoqëm gjithçka, por fakti që situata mbeti e qetë, që nuk pati asnjë të shtënë, që tanket mbetën në kazermë, ishte një lehtësim i madh. Fakti që gjermanët, lindorë dhe perëndimor u mblodhën atë natë dhe kërcyen në Murin e Berlinit pa përplasje të dhunshme ishte thjesht i mrekullueshëm. Dhe në realitet kjo vetëm konfirmoi ndjenjën që kishim patur kur kishim luajtur në Moskë disa muaj më parë: “ndryshimi” ishte në ajër. Ishte një moment i madh historik”.

A e kishit ndjerë tashmë kur kompozuat “Wind of Change” në vitin 1989? Ishit në Moskë në atë kohë.
“Historia fillon një vit më parë, në 1988 në Leningrad, ne ishim një nga grupet e para të rock-ut perëndimor që patëm mundësinë të luanim koncerte në BRSS. Dhjetë koncertet tona në atë që sot është Shën Petersburgu ishin pararendëse për “Festivalin e Paqes në Moskë” të vitit të ardhshëm, me grupe të tjera ndërkombëtare. Kemi luajtur para mbi 100.000 fansave entuziastë, të ardhur nga i gjithë BRSS, por edhe nga RDGJ dhe vendet e Bllokut Lindor. Ishte si një Woodstock rus: një moment i mrekullueshëm. Kishim ndjesinë se dera e lirisë ishte hapur kanatë. E shkrova “Wind of Change” menjëherë pas koncerteve tona në Moskë, në shtator 1989″.

Dhe u bë himni i rënies së Murit. Si e shpjegoni?
Mendoj se lidhet me faktin që kënga nuk ka të bëjë me Berlinin apo rënien e Murit, por që shpreh atë moment kur liria dukej e mundur. Momenti i glasnostit dhe perestrojkës. Sepse fakti që ky festival në Moskë ishte i mundur është falë një njeriu: Mikhail Gorbaçovit. Dhe u përpoqa të shpreh këtë gjendje shpirtërore dhe momentet e emocioneve të mëdha që kishim përjetuar. Dhe kjo është arsyeja pse besoj se kjo këngë u bë edhe kënga e rënies së Murit dhe e përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ishte kjo ndjenjë, kjo shpresë për paqe, për liri, që u materializua për një moment të shkurtër. Dhe është ende një himn për paqen: sidomos për brezat e rinj, që e këndojnë këtë këngë me gjithë zemër në koncertet tona. Edhe pse – dhe ndoshta pikërisht sepse – e ndryshova tekstin pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ekzakt. Ju e ndryshuat fillimin e këngës në vitin 2022.
Po, fillimi thoshte “Ndiq Moskva deri në Parkun Gorki”. Por nuk ishte koha për romantizëm: bota kishte ndryshuar dhe teksti duhej ndryshuar. Unë u përpoqa ta përdor për të shprehur solidaritetin tim për dhe me Ukrainën. Dhe tani thotë kështu: “Dëgjo zemrën time: thotë ‘Ukrainë’, duke pritur që era të ndryshojë.

Në një moment qarkulloi lajmi se nuk keni qenë ju që e keni shkruar këngën, por CIA…
(Qesh) Po, e pabesueshme. Më telefonoi një gazetar nga Nju Jorku i cili donte të shkruante për “Wind of Change” dhe erdha personalisht për të bërë intervistën, m’u duk e pazakontë. Por kur më vonë më pyeti nëse kisha dëgjuar që CIA e kishte shkruar këtë këngë, shpërtheva në të qeshura. Dhe thashë: “Mirë, nëse do të ishte kështu, do të thoshte shumë për fuqinë e muzikës.” Por ne jetojmë në një epokë ku lajmet e rreme janë rend i ditës. Dhe për disa këto teori konspirative janë më magjepsëse se e vërteta.

Nëse nuk gabohem, ju ishit grupi i parë që u ftuat në Moskë nga Mikhail Gorbaçovi, edhe pas rënies së Murit. Çfarë kujtimesh keni nga ai?
Kam kujtime të shkëlqyera për Mikhail Gorbaçovin. Ai ka qenë gjithmonë shumë i dobishëm, shumë i afrueshëm. Ai ishte një njeri shumë, shumë karizmatik. Na ftoi në Kremlin në vitin 1991, disa ditë para se të ulej flamuri sovjetik mbi Kremlin dhe ne ishim pothuaj të ftuarit e fundit zyrtarë që ai priti në Kremlin. Ishte fantastike. I kujtova se kur ishim të rinj, në vitet 1960, dhe pamë Nikita Hrushovin duke përplasur këpucën në tryezën e OKB-së, i gjithë Perëndimi ishte i paralizuar nga tmerri. Gorbaçovi m’u përgjigj me dinakëri: “Dhe a nuk mendon se është rock’n’roll si ngjarje?

A ka anekdota të tjera të paharrueshme lidhur me “Erën e ndryshimit”?
Një herë luajtëm në Kinë dhe na kërkuan të përjashtonim këngë si “Blackout” ose “Dynamite”. U censuruam. Por çuditërisht na bënë të luanim “Wind of Change”. Pas koncertit e pyeta organizatorin: “Pse i censuruan këto këngë dhe na lejuan të luanim “Wind of Change”?” Ai u përgjigj: “Epo, sepse ata mendonin se “Wind of Change” ishte një këngë për motin. /La Repubblica – Bota.al/

1969- “Koncerti” i Rolling Stones që tronditi Murin e Berlinit, qindra të torturuar dhe burgosur prej një thashethemi

Një zë, një thashethem i lindur kushedi se ku, një lajm që kurrë nuk u konfirmua. Por mjaftoi për të bërë të dridhet për një ditë, regjimin e Gjermanisë Lindore. Dhe i kushtoi qindra të rinjve të shtypur prej diktaturës së Ulbrichtit, një pasdite me goditje, persekutime, madje edhe burg; ndokush mbeti brenda për plot dy vite dhe më pas u dëbua nga vendi. Që atëherë, është e vështirë të thuhet që muzika nuk lëviz malet: një koncert i grupit britanik Rolling Stones, që në vitin 1969 shqetësoi tmerrësisht shumë RDGJ-në, dhe që nuk u mbajt kurrë. Por që i ka dha një goditje të parë Murit.

Në ditën kur Rolling Stones kanë lajmëruar koncertin e tyre në Kubë, Berlini kujton një copëz historie. Në fundin e verës së vitit 1969, në prag të festimeve pompoze mbi 20-vjetorin e Gjermanisë lindore që do të mbaheshin në 7 tetor, njerëzit e Ulbrichtit po përgatiten për marshimet e zakonshme ushtarake, si dhe fjalimet triumfantë dhe gënjeshtarë. Por një zë përhapet me shpejtësinë e dritës mes të rinjve të Berlinit lindor. Ditën e përvjetorit, Rolling Stonez do të zhvillonin një koncert pranë Murit, në anën perëndimore, por në çatinë e ndërtesës së Axel Spinger – botuesi i “Bild”. Këngët e grupit më të famshëm rrok në botë do të dëgjohen disa kilometra përtej Murit, atje ku muzika pop perëndimore është e ndaluar, disqet e Rolling Stones dhe Beatles futen kontrabandë dhe ku të lësh flokë të gjatë dhe të dëgjosh rrok është një shenjë mosbindjeje.

Img 0319

Fatkeqësisht, ndërkohë që thashethemi përhapet edhe jashtë kryeqytetit, dhe shumë të rinj e të renja përgatisin çantat e shpinës për të shkuar në Berlin, lajmi i rremë mbërrin edhe tek agjentët e njërit prej shërbimeve të fshehtë më paranojakë të Paktit të Varshavës, Stasi-t. Një muaj më herët, një i ri nga Dessau shkruante në trotuar: ‘Fansa të Rolling Stones, vraponi drejt Ber…”. Por nuk arriti ta përfundontre frazën. Disa kalimtarë e trembën, ai largohet me shpejtësi, por një spiun e ka regjistruar lajmin dhe ia përcjell shërbimit. Dy javë më vonë, në lagjen berlineze të Prenzlauer Berg, dalin fletëpalosjet e para: “Rolling Stones do të vijnë në Berlinin Perëndimor”. Janë vetëm zëra, por shërbimi i fshehtë i merr seriozisht.

Dhe kështu Stasi përgatit kundërsulmin. Dalin urdhëra që sot të bëjnë të qeshësh, por që atëherë tingëllonin si dënim. “Të rinj me pamje dekadente”, thuhet në urdhër, duhet të pengohen me çdo kusht që të mso shkojnë në Berlin. Të rinjtë e parë me flokë të gjatë, apo me xhaketë lëkure, apo edhe thjeshtë me një palë xhinse, ndalohen nga policia. Disave u jepet “Berlin-Verbot”, ndalimi për të shkuar në kryeqytet, të tjerëve u merret pasaporta, dhe ju zëvendësohet me famëkeqin “PM12”, një dokument që e etiketon si kundërshtar, dhe që i jep çdo polici të drejtën ta ndalojë dhe marrë në pyetje pa arsye.

Në 7 tetor, aparati histerik i sigurisë shtrëngon më shumë: 238 të rinj ndalohen në stacionin e Berlinit dhe kthehen mbrapsht në shtëpi, ndërsa forcohen shumë kontrollet përreth zonës së supozuar të koncertit. E megjithatë, shumë të rinj arrijnë gjithësesi në Leipziger Strasse, disa dhjetëra metra larg nga qiellgërvishtësi Springer. Disa arrestohen aty, por duke nisur nga ora dy e pasdites, pranë murit nisin të shfaqen qindra të rinj. Duken të pandalshëm, janë të lumtur, u kanë shpëtuar gjithë kontrolleve. Janë pacifistë, kanë ardhur deri aty për të dëgjuar Rolling Stones, por pengesat dhe dhuna e regjimit, dalëngadalë i ashpërsojnë. Vopos-ët, policët e kufirit nisin t’i sulmojnë brutallisht, u ndërsejnë qentë. Turma sprapset por nuk heq dorë.

Fansat nisin të thërrasin “Rolling Stones”, “Dubcek, Dubcek”, emrin e reformatorit çekosllovak, një simbol i lirisë. Policia i hipën në kamionë, vazhdon t’i rrahë. Në fund, 430 do të arrestohen, disa do të mbeten në burg për vite. Por ndërkohë, revolta poshtë Murit prish festën e 20-vjetorit të RDGj-së. Ndërsa bota nuk do ta harrojë asnjëherë koncertin imagjinar të Rolling Stones. /Bota.al/

Nga Frank Sinatra te Michael Jackson, Quincy Jones, titani i muzikës vdes në moshën 91-vjeçare

Quincy Jones, titani shumë-talent i muzikës, trashëgimia e madhe e të cilit varionte nga prodhimi i albumit historik “Thriller” të Michael Jackson, deri te shkrimi i partiturave fituese të çmimeve të filmit dhe televizionit dhe bashkëpunimi me Frank Sinatra, Ray Charles dhe qindra artistë të tjerë regjistrimi, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Publicisti i Jones, Arnold Robinson, thotë se ai vdiq të dielën në mbrëmje në shtëpinë e tij në seksionin Bel Air të Los Anxhelosit, i rrethuar nga familja e tij.

“Sonte, me zemra të plota, por të thyera, duhet të ndajmë lajmin për vdekjen e babait dhe vëllait tonë Quincy Jones”, tha familja në një deklaratë. “Dhe megjithëse kjo është një humbje e pabesueshme për familjen tonë, ne festojmë jetën e mrekullueshme që ai jetoi dhe e dimë se nuk do të ketë kurrë një tjetër si ai.”

Jones u ngrit nga vrapimi me bandat në anën jugore të Çikagos në majat e biznesit të shfaqjes, duke u bërë një nga drejtuesit e parë zezakë që lulëzoi në Hollywood dhe grumbulloi një katalog të jashtëzakonshëm muzikor, që përfshin disa nga momentet më të pasura të ritmit dhe këngës amerikane. Për vite me radhë, nuk kishte gjasa të gjente një dashamirës të muzikës që të mos kishte të paktën një disk me emrin e tij, ose një lider në industrinë e argëtimit dhe më gjerë që nuk kishte ndonjë lidhje me të.

Jones mbante shoqëri me presidentë dhe udhëheqës të huaj, yje filmash dhe muzikantë, filantropë dhe drejtues biznesi. Ai bëri turne me Count Basie dhe Lionel Hampton, aranzhoi disqe për Sinatra dhe Ella Fitzgerald, kompozoi kolonat zanore për “Roots” dhe “In the Heat of the Night”, organizoi festën e parë inauguruese të Presidentit Bill Clinton dhe mbikëqyri regjistrimin e të gjithë yjeve të ” Ne jemi bota”, rekordi i bamirësisë i vitit 1985 për lehtësimin e urisë në Afrikë.

Lionel Richie, i cili bashkë-shkroi “We Are the World” dhe ishte ndër këngëtarët e shquar, do ta quante Jones “mjeshtri orkestratori”.

Në një karrierë që filloi kur disqet luheshin ende në vinyl në 78 rpm, nderimet më të larta ka të ngjarë të shkojnë për produksionet e tij me Jackson: “Off the Wall”, “Thriller” dhe “Bad” ishin albume pothuajse universale në stilin dhe tërheqjen e tyre. Shkathtësia dhe imagjinata e Jones ndihmuan në shfaqjen e talenteve shpërthyese të Jackson-it, teksa ai u transformua nga një yll fëmijë në “Mbreti i Popit”. Në këngë të tilla klasike si “Billie Jean” dhe “Don’t Stop ‘Til You Get Enough”, Jones dhe Jackson krijuan një pamje globale zanore nga disko, funk, rock, pop, R&B dhe xhaz dhe këngë afrikane. Për “Thriller”, disa nga prekjet më të paharrueshme filluan me Jones, i cili rekrutoi Eddie Van Halen për një solo kitarë në “Beat It”, që ndërthur zhanrin dhe solli Vincent Price për një zë të çuditshëm në këngën kryesore.

“Thriller” shiti më shumë se 20 milionë kopje vetëm në 1983 dhe ka luftuar me “Greatest Hits 1971-1975” të Eagles ndër të tjera si albumi më i shitur i të gjitha kohërave.

Lista e nderimeve dhe çmimeve të tij mbush 18 faqe në autobiografinë e tij të vitit 2001 “Q”, duke përfshirë 27 Grammy në atë kohë (tani 28), një çmim nderi Oscar (tani dy) dhe një Emmy për “Roots”. Ai gjithashtu mori Legjionin e Nderit të Francës, Çmimin Rudolph Valentino nga Republika e Italisë dhe një nderim në Qendrën Kennedy për kontributin e tij në kulturën amerikane. Ai ishte subjekt i një dokumentari të vitit 1990, “Listen Up: The Lives of Quincy Jones” dhe një filmi të vitit 2018 nga vajza Rashida Jones. Kujtimet e tij e bënë atë një autor më të shitur.

I lindur në Çikago në vitin 1933, Jones do të citonte himnet që nëna e tij këndoi nëpër shtëpi, si muzikën e parë që mund të kujtonte. Por ai shikoi me trishtim fëmijërinë e tij, duke i thënë një herë Oprah Ëinfrey se “Ka dy lloje njerëzish: ata që kanë prindër ose kujdestarë edukues dhe ata që nuk kanë. Asgjë nuk është në mes.” Nëna e Jones vuajti nga probleme emocionale dhe përfundimisht u institucionalizua, një humbje që e bëri botën të dukej “e pakuptimtë” për Quincy. Ai e kaloi pjesën më të madhe të kohës në Çikago në rrugë, me bandat, duke vjedhur dhe luftuar.

Si ekzekutiv muzikor, ai kapërceu barrierat racore, duke u bërë nënkryetar në Mercury Records në fillim të viteve ’60. Në vitin 1971, ai u bë drejtori i parë muzikor me ngjyrë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Akademisë. Filmi i parë që ai prodhoi, “The Color Purple”, mori 11 nominime për Oscar në 1986. (Por, për zhgënjimin e tij të madh, asnjë fitore). Në një partneritet me Time Warner, ai krijoi Quincy Jones Entertainment, i cili përfshinte revistën e kulturës pop Vibe dhe Qwest Broadcasting. Kompania u shit për 270 milionë dollarë më 1999.

Ai ishte i qetë me pothuajse çdo formë të muzikës amerikane, qoftë duke e vendosur këngën “Fly Me to the Moon” të Sinatra në një ritëm të fortë dhe flaut të gëzueshëm ose duke hapur prodhimin e tij të “In the Heat of the Night” të Charles me një epsh. solo tenor saks. Ai punoi me gjigantët e xhazit (Dizzy Gillespie, Count Basie, Duke Ellington), reperët (Snoop Dogg, LL Cool J), këngëtarët (Sinatra, Tony Bennett), këngëtarët e popit (Lesley Gore) dhe yjet e ritmit dhe blues (Chaka Khan, reper dhe këngëtarja Queen Latifah).

Vetëm në “We are the World”, interpretuesit përfshinin Michael Jackson, Bob Dylan, Billy Joel, Stevie Wonder dhe Bruce Springsteen. Ai bashkë-shkruajti hitet për Jackson – “PYT (Pretty Young Thing” – dhe Donna Summer – “Love Is in Control (Finger on the Trigger) – dhe kishte këngë të përzgjedhura nga Tupac Shakur, Kanye Ëest dhe reperë të tjerë. Ai madje kompozoi Kënga me temë për sitcom “Sanford and Son”./AP.

Vajza e Roza Anagnostit, dedikim prekës për të ëmën: Do të të jemi debitorë për jetë e shtrenjta nëna ime!

Vajza e aktores së madhe Roza Anagnosti, Juna, ka bërë një dedikim prekës për ditën e lindjes së mamasë së saj.

Postimi i vajzës së Roza Anagnostit

Familja jonë sot feston ditëlindjen e bashkëshortes, mamit, nonës Roza! Dhe nëse të gjithë njerëzit urojnë sot artisten e shquar unë dua të uroj njeriun e mrekullueshëm që je.

Dua të përshkoj me imagjinatë 80 vjetët e rrugëtimit tënd të jetës ku jo vetëm talenti, po dhe këmbëngulja, vullneti, ndershmëria, sensibiliteti, dhembshuria dhe sakrifica e madhe të bënë të jesh artistja dhe njeriu i çmuar për ne.

Shumë pak njerëz i njohin sakrificat e tua të mëdha brenda e jashtë skenës dhe ekranit, dorë për dore me dashurinë tënde, shokun e jetës Dhimitër.

Ti ke gëlltitur shumë lot: kur shkoje te prindërit e tu të varfër e të persekutuar, kur detyroheshe të merrje borxh për të arritur në fund të 15-ditëshit, kur me sebepin e biografisë kishte kolegë që të sabotonin, kur e mbushje gjithmonë më pak pjatën tënde.

Ti ke qenë bijë, motër, mbesë, bashkëshorte, nuse, kunatë, nënë, teze, hallë, vjehërr, gjyshe e sakrificës. Je kujdesur pa rezerva për të gjithë me mish e me shpirt. E ke ndarë kafshatën e familjes tënde pa hezitim me kë ka pasur nevojë. Shtëpia jonë në Tiranë, që unë e quaja “Hotel Anagnosti”, i kishte gjithmonë dyert e hapura, në çdo kohë, për njerëzit e fisit që vinin nga Vlora, Shkodra e Korça. Tani edhe nga Italia e Amerika.

Edhe gurët e Jalit e njohin përkushtimin tënd.

Ti vetëm vrapoje. Takat e tua trokisnin nga Teatri ne shtëpi, nga shtëpia në Kinostudjo, nga shtëpia nëpër spitale, kaq e kaq herë.

Ti dhe tani, kur je vetëm, vrapon, veçse pa taka.

Ka shumë për të thënë për ty mami im dhe ky post nuk mjafton.

Ti ke Nënë Terezën në shpirt dhe me vargjet e saj përpiqesh të lehtësosh dhimbjen dhe sakrificat e tanishme që Zoti të rezervoi.

Do të të jemi debitorë për jetë mami e shtrenjtë.

Dhe sot familja jote e vogël të uron: GËZUAR DITËLINDJEN!

Ti ke shumë akoma për të thënë e për të dhënë dhe ne si publik i privilegjuar do jemi gjithmonë në radhë të parë

Të duam përjetësisht:

bashkëshorti i shtrenjtë Dhimitër,

vajzat Juna dhe Era

dhëndurët Tonin e Ali

mbesa Marigò

nipat Jon, Anteo e Stefan

(Shqipet)

Liam Payne ishte pa ndjenja ndërsa u rrëzua

Tifozët e Liam Payne ndezin qirinj dhe mbështesin njëri-tjetrin para hotelit ku ndodhi aksidenti

Këngëtari britanik nuk u përpoq të mbrohej gjatë rënies nga dhoma e hotelit të cilën e shkatërroi duke konsumuar alkool dhe drogë.

VOAL- Detajet kanë filluar të dalin nga vdekja tragjike e yllit britanik të popit Liam Payne në Buenos Aires të mërkurën. Rezultati paraprak i autopsisë konfirmoi se i riu vdiq nga “traumat e shumta” dhe “hemorragjitë e brendshme dhe të jashtme” të përputhshme me rënien, pa u përpjekur të mbrohej. Për këtë arsye besohet se ai është përplasur teksa ishte në “gjendje të pavetëdijshme”. Priten rezultatet e analizave “histopatologjike, biokimike dhe toksikologjike” për të studiuar gjurmët e alkoolit dhe toksinave në gjak, organe dhe rezultatet e tamponëve të hundës.

Sipas raportit të policisë, dhoma ishte “në rrëmujë totale, me objekte të ndryshme të thyera, televizor të shpërthyer, letër alumini, dyll qiri dhe kanaçe kudo dhe disa grupe medikamente, përfshirë Clonazepam (një benzodiazepinë me anksiolitik, relaksues muskulor dhe qetësues. dhe me veti për trajtimin e fobisë sociale, çrregullimet e ankthit, sulmet e panikut), energjetikët dhe barnat pa recetë” ndërsa “kampionët e pluhurit të bardhë janë marrë për t’u analizuar në laborator”.

Rikonstruksionet e hetuesve fokusohen gjithashtu dhe mbi të gjitha në gjashtë minutat që i paraprinë vdekjes së tij. Fillimisht thirrja në polici nga drejtori i hotelit të butikut Casa Sur, Esteban Grassi, duke thënë se një mysafir i kishte “shkatërruar” dhomën ku ai qëndronte: “E teproi me drogën dhe alkoolin. Ne kemi frikë se ai do të rrezikojë jetën e tij”.

Tre minuta më vonë Josefina, një punonjëse zyre ngjitur me hotelin, tha se dëgjoi një sirenë dhe “zbriti për të parë se çfarë po ndodhte”. Aty, vazhdon dëshmitari, “një kolege ka folur me një masazhatore hoteli, e cila i ka thënë se aty ishte një burrë shumë i dhunshëm, nën ndikimin e drogës dhe në mes të një krize psikotike. Më pas kaluan disa minuta dhe pamë një tendë të kuqe në oborrin e brendshëm të hotelit”.

“Prokuroria tha se përveç rindërtimit të rrethanave të vdekjes së muzikantit, hetimi synon të përcaktojë përfshirjen e mundshme të palëve të treta në ngjarjet që çuan në vdekjen e Payne”, njoftoi gazeta argjentinase Clarín.ATS/RSI

Ndërron në Argjentinë ish-këngëtari i ‘One Direction’ Liam Payne, bie nga ballkoni

VOA/Marrë nga Reuters

Ish-këngëtari i grupit pop ‘One Direction’, Liam Payne, vdiq të mërkurën në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires. Lajmi u konfirmoi nga policia lokale që tha se muzikanti britanik 31-vjeçar gjeti vdekjen pasi ra nga kati i tretë i ballkonit të dhomës së tij të hotelit.

Nëpërmjet një deklarate policia tha se ishte njoftuar për një “person të seksit mashkull, agresiv, e që mund të ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit”.

Punonjësit e urgjencës konfirmuan vdekjen e këngëtarit, që u gjet sikurse u tha, në oborrin e brendshëm të hotelit në lagjen Palermo.

Zemrat tona janë absolutisht të thyera. Urojmë që familja e të dashurit e tij të gjejnë forcë në këtë moment të vështirë”, shkruante dega e MTV-së në Amerikën Latine, në një postim në platformën e mediave sociale X.

Liam Payne fitoi famë botërore si pjesë e grupit pop tashmë të shpërbërë ‘One Direction’, së bashku me Harry Styles, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson.

Grupi i djemve u shpërbë në vitin 2016 pasi anëtarët e tij vijuan me projekte të ndryshme, përfshirë karriera si solistë.

Gjatë një interviste për televizionin lokal ‘Todo Noticias’ Hernan Palazzon, punonjës i hotelit në lagjen Palermo tha se “lagjja është shumë e tronditur… ka shumë polici, e fansa që po vijnë. Është diçka shumë e trishtë”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji Liam Payne kishte marrë pjesë në koncertin e shokut të tij Niall Horan, në Buenos Aires. Payne dhe Horan të dy kanë kënduar për ‘One Direction’.

Muzikanti ka qenë i hapur në media për betejën e tij me varësinë nga droga dhe për kohën që ka shpenzuar në një institucion rehabilitimi.

Më herët të mërkurën, në një postim në Snapchat ai fliste për udhëtimin e tij në Argjentinë, se kishte luajtur polo dhe se priste me padurim të kthehej në shtëpi për të parë qenin.

Është një ditë e bukur këtu në Argjentin“, thoshte ai në një video.

Vajza e këngëtarit të ndjerë Kurt Cobain sjell në jetë fëmijën e saj të parë, poston foto të të porsalindurit në rrjetet sociale

Frances Bean Cobain ka njoftuar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Artistja 32-vjeçare – e cila është vajza e Courtney Love dhe këngëtarit të ndjerë të Nirvana, Kurt Cobain – dhe bashkëshorti i saj i famshëm Riley Hawke, i cili është djali i Tony Hawk, mirëpritën djalin e tyre, Ronan Walker Cobain Hawke, në fillim të këtij muaji dhe thonë se janë më të lumtur se kurrë.

Frances ka shpërndarë një seri fotosh të saj dhe të bashkëshortit me djalin e tyre në Instagram dhe ka shkruar: ’17/9/2024. Ronin Walker Cobain Hawk. Mirë se erdhe biri më i bukur në botë. Ne të duam më shumë se çdo gjë.”

Shihni postimin


Babai i Riley, ish-patinatori Tony Hawk, ishte një nga të parët që komentoi postimin. Me humor ai shkroi: “Nipi im i dashur!” Edhe shumë miq të çiftit kanë nxituar t’i urojnë për këtë ngjarje të gëzueshme.

Çifti doli publikisht me lidhjen e tyre dy vite më parë dhe u martuan tetorin e kaluar në një ceremoni private me kumbarin e nuses, këngëtarin REM Michael Stipe.

‘Do të doja të kisha takuar babanë tim’
Frances Bean Cobain ndau një mesazh në 30 vjetorin e vdekjes së babait të saj prillin e kaluar. Frances, 31, ishte vetëm 20 muajshe kur muzikanti legjendar vrau veten në vitin 1994.

Të premten, më 5 prill, Frances ngarkoi foto nga fëmijëria e saj, duke përfshirë disa foto të saj dhe Cobain.

Frances më pas përshkroi se si do të kishte qenë nëse do të kishte takuar të atin: “Do të doja të kisha takuar babanë tim. Do të doja ta dija ritmin e zërit të tij, se si i pëlqente kafeja e tij, apo si ndihej.

Frances e mbylli postimin e saj duke zbuluar një mesazh të veçantë që i kishte dhënë babai i saj: “Kurt më shkroi një letër para se të lindja. Rreshti i tij i fundit thotë: “Kudo që të shkosh apo kudo që të shkoj unë, do të jem gjithmonë me ty”. Ai e mbajti këtë premtim sepse është i pranishëm në shumë mënyra.”bw

FOTOT- Marinella rrëzohet gjatë interpretimit në skenë, në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një nga këngëtaret e famshme të vendit fqinj, Papadopoulou Kyriaki (Marinella), ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u rrëzua në skenë.

Image

Marinella u rrëzua në skenën e Herodio , pak minuta pas nisjes së koncertit të saj mbrëmjen e së mërkurës, dhe po trajtohet për hemorragji cerebrale.

Image

“Znj. Papadopoulou Kyriaki (Marinella) u dërgua me urgjencë në spital në orën 22:30 pas një episodi të fikëti. U konstatua se ajo pësoi një goditje të rëndë (gjakderdhje) dhe u transferua në ICU ku qëndron e shtruar në spital”, thuhet në njoftimin për mediat.

Gjithçka ndodhi në këngën e tretë që ajo interpretoi, “Fjalët janë të panevojshme” një nga hitet e saj më të mëdha. Në vargun “O Zot, na mësove sa shumë të duam” interpretuesja 86-vjeçare u rrëzua në skenë duke i rënë të fikët dhe menjëherë stafi nxitoi për ta ndihmuar.sn

Image

Pse nuk folën 20 vite bashkë? Aktori tregon pengun më të madh pas vdekjes së Zef Dedës

Aktori Sandër Ruçi, ka treguar një peng të madh që e ka brengosur atë pas vdekjes së ish-mikut të tij, Zef Deda, i cili ndërroi jetë një vit më parë.

Në një intervistë të fundit, Ruçi u shpreh se po bën një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”, kushtuar ndaj Dedës.

I pyetur se përse u prish marrëdhënia mes tyre dhe nëse Zefi e kërkoi ditët e tij të fundit, aktori u shpreh se nuk ka dijeni nëse ai e ka kërkuar. Ai shtoi se nëse do të njoftohej, do të shkonte barkas drejt tij.

“Është një histori e gjatë. Jam duke bërë një roman dhe në kuadrin e kësaj Zefin e kam pasur si vëlla. Edhe sot e dua si atëherë. Jam duke bërë një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”. Kopjen e parë të romanit kur të botohet do ta kesh ti”, tha ai në emisionin “Quo Vadis”.

Pyetje: Çfarë ndodhi që u prishët më pas dhe Zefi të kërkoi në ditët e fundit?

Sandër Ruçi: Nuk e di a më ka kërkuar apo jo. Nuk jam i sigurt sepse nëse do më kishte kërkuar do të shkoja barkas.

Pyetje: Nuk e dije, nuk të njoftuan?

Pyetje: Për kokën e fëmijëve, jo!

Aktori i njohur i humorit Zef Deda u nda nga jeta rreth një vit më parë, një lajm që trishtoi të gjithë publikun shqiptar dhe botën e artit.

Vëmendje më pas tërhoqi një koment e Sandër Ruçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale zbuloi se kishte vite që nuk flisnin bashkë. gsh

Nga krimi i organizuar te trafikimi i njerëzve, reperi Diddy përballet me burgim të përjetshëm

Reperi i njohur Sean “Diddy” Combs përballet me akuzat që mund ta përballin atë me një dënim të përjetshëm në burg. Sipas informacioneve të fundit, akuzat ndaj Combs janë të rënda dhe mund të kenë pasoja të rënda ligjore për 54-vjeçarin.

Akuzat për krimin e organizuar nënkuptojnë një dënim maksimal të përjetshëm në burg. Po ashtu, akuzat për trafikim kanë si dënim maksimal gjithashtu burgimin e përjetshëm, ndërsa parashikojnë një minimum të detyrueshëm prej 15 vjetësh në rast dënimi. Për akuzat e transportit të njerëzve për qëllime prostitucioni, dënimi maksimal është 10 vjet burgim.

Pas arrestimit të Combs, avokati i tij ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm dhe ka shprehur shqetësimin për vendimin për të vazhduar një ndjekje penale që ata besojnë se është e padrejtë. “Jemi të zhgënjyer me vendimin për të ndjekur atë që ne besojmë se është një gjykim i padrejtë,” ka thënë avokati.bw

Ndahet nga jeta këngëtari i shquar i operës Agim Quku- Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

Dhe një ditë të vrenjtur shtatori, na iku xhaxhi Gimi. i heshtur dhe paqësor, krejt ashtu siç jetoi gjithë jetëj e tij. Prefekti legjendar i filmit dhe operetës “Karnavalet”! Si rastësi djallëzore, po atë ditë që vepra “karnavalet” bën premierë në vendlindjen e tyre, në qytetin e Korçës! Fluturoi larg një nga ikonat e fundit të gjeneratës së artë të TKOB, por fatkeqësisht nuk do ta shihni në për lajme, mr kronika speciale, transmetime të drejtpërdrejta dhe portrete të ngulitura në revista dhe portale. Pasi bass/bariton Agim Quku i përket absolutisht, atij ciklit të talenteve të humbura të një vendi gri, që ngritën dhe mbajtën mbi supe gurin e themelit të operës vendase! Në kohëra jashtëzakonisht të largëta kur arti bëhej me pasion, talent, dëshirë dhe sakrificë.
Gimi i përket brezit më të humbur artistik, pasi lulëzimi dhe gjelbërimi i tyre skenik ndodhi krejt në dimrin e madh, atëhere kur çizmat e tiranit shkelën çdo lloj mundësie. Ata udhëtuan në të gjithë Shqipërinë në kushtet më të vështira. Ata këndonin opera dhe jepnin koncerte në vendet më të çuditshme, si fabrika, kantiere, miniera, kooperativa, dhe fshatra të largëta. Ata e kaluan rininë e tyre dhe derdhën talentin e pa marrë as gjenë më të vogël. Kaluan lumenj, ngjitën male, fjetën në konvikte, punuan në ndërtime “vullnetare” për tu pajisur me shtëpi, pritën në për radhë me orë të tëra për bukë e qumësht dhe kënduan me kostume të grisura dhe këpucë me vrima. Dhe sa e sa detaje të tjera rrëqethëse që mund të flas me ditë të tëra…
Por kryesisht ata jetuan si zogj të lirë të artit në bunkerin pa diell të shtypjes. Ata dhe ai, shkruan faqet më të ndritura të historisë muzikore të këtij vendi bashkë me Pëllumbin, Kamanin, Gjergjin, Petrikën, Jakun e të tjerë. Të gjitha sot të larguar nga kjo botë e kotë. Të harruar nga shteti, nga komuniteti artistik dhe bota mediatike. Pa lavde, qoka, piedestale, kapaçka dekorate, fletushka, pensione, mirënjohje por ama….më dosje shumë të renda nëpër raftet e pluhurosura të institucioneve artistike.
Në vend të epilogut, edhe pse mund të shkruaja shumë për veprimtarinë e tij, enkas në një vend që “shkipu” artin operistik vetëm para disa vitesh, që “qartësisht” nuk “ekzistonte asgjë më parë nga të vjetrit” dhe të gjitha bëhen për herë të parë “sot” në muzikën lirike, Gim Quku nuk ka qënë vetëm ai prefekti fisnik në karnavalet, “PoSi”, po përtej këngëve të lehta në festivale, anketa, koncerte maji, Ansambleve të ndryshme, ka edhe një veprimtari të pasur dhe të gjerë operistike, me role si:
1968 Gjergj Araniti në Opera Skënderbeu (Prenk Jakova), 1968- 1975 gjyshi Ndoe Opera Mrika (Prenk Jakova), 1969 Xhemali në Opereta Brigada e grave (Llazar Morçka), 1971 Koleni në Opera Bohema (Puçini), 1972 /1983 doktori në Opera La Traviata (Verdi), 1974 Vangjeli në Opereta dhendri u transferua (Agim Prodani), 1975 Ademi në Opera Komisari (Nikolla Zoraqi), 1978 prefekti në opereta karnavalet (Avni Mula), 1978 doktori në Opera Lulja e kujtimit (Kristo Kono),1979 Bazilio në Opera Berberi i Seviljes (Rosini), 1979 agjenti në opera Goça e Kaçanikut (Rauf Dhomi), 1980 Gjergji në Opera Vjosa (Tish Daia),1981 Meti në Opera Toka Jonë (Pjetër Gaci), 1981 Cuniga nga Opera Karmen (Bize)….
U prehsh në paqe i qeshur dhe i dashur Gimo, ashtu siç ishe në këtë jetë. Të jesh i sigurt që të presin miq edhe kolegë për të vazhduar historitë dhe bëmat e turneve dhe koncerteve. Ma përqafo Gjergjin. Qofsh i paharruar i madhi Agim Quku

CIA: Sulmi gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift synonte mijëra viktima

Taylor Swift në koncertin në Stadiumin Wembley të Londrës (21 qershor 2024)

 

VOA/Marrë nga Associated Press

Planifikuesit e sulmit të dështuar gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift në Vjenë, synonin të vrisnin “dhjetëra mijëra” pjesëmarrës. Sulmi dështoi pasi agjencia amerikane e zbulimit CIA mori informacione që mundësuan arrestimin e autorëve, njoftoi nëndrejtori i CIA-s.

CIA njoftoi autoritetet austriake për planet e terroristëve, të cilët mendohet se kanë lidhje me grupin Shteti Islamik. Nga informacionet e zbulimit dhe arrestimet që pasuan, u anuluan edhe tre turne për të cilat ishin shitur paraprakisht të gjitha biletat, duke i pezmatuar kështu artdashësit që kishin udhëtuar nga mbarë globi për të ndjekur koncertin e Taylor Swift-it.

Nëndrejtori i CIA-s, David Cohen, foli për këtë gjatë takimit vjetor për Zbulimin dhe Sigurinë Kombëtare, të mbajtur në Merilend.

“Po planifikonin të vrisnin një numër shumë të madh – dhjetëra mijëra persona në këtë koncert, ndër ta me siguri shumë amerikanë – dhe kishin përparuar shumë drejt këtij objektivi”, tha zoti Cohen të mërkurën. “Austriakët arritën t’i bënin arrestimet pasi agjencia jonë dhe partnerët tanë në komunitetin e zbulimit u dhanë informacione për ato çfarë planifikonte të bënte ky grup i lidhur me ISIS-in”.

Pjesëmarrësit duke mbërritur tek një nga koncertet e zonjës Swift

Pjesëmarrësit duke mbërritur tek një nga koncertet e zonjës Swift

Zyrtarët austriakë thanë se i dyshuari kryesor, një shtetas austriak 19-vjeçar, ishte i frymëzuar nga Shteti Islamik. Ai mendohet se planifikonte ta bënte sulmin me thika dhe eksplozivë artizanalë jashtë stadiumit, ku do të mblidheshin mbi 30 mijë artdashës. Rreth 65 mijë pjesëmarrës të tjerë pritej të ishin brenda stadiumit. Hetuesit zbuluan substanca kimike dhe pajisje teknologjike gjatë bastisjes së shtëpisë së tij.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, ishte shprehur më parë se nevojitej ndihma e agjencive të tjera të zbulimit, pasi hetuesit austriakë, në dallim nga këto agjenci, nuk kanë kompetenca ligjore për të monitoruar mesazhet e celularëve.

Avokati i 19-vjeçarit ka thënë se akuzat janë “të ekzagjeruara, në rastin më të mirë” dhe pretendoi se autoritetet austriake po e fryjnë rastin për të përfituar kompetenca më të mëdha për përgjime.

Taylor Swift e theu heshtjen e saj javën e kaluar, pas përfundimit të koncerteve në Londër.

“Anulimi i koncerteve në Vjenë ishte tronditës”, shkruajti ajo në Instagram. “Arsyeja për anulimin më dha një ndjesi të re frike dhe faji të madh, pasi kaq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin në koncerte”.

Ajo falenderoi autoritetet, duke shkruar se “falë tyre, ne mbajtëm zi për koncertet dhe jo jetët” e humbura. Ajo shtoi se nuk pati folur më herët, për t’i dhënë kështu përparësi sigurisë.

Oficerët e policisë britanike gjatë ditës së parë të turneut të këngëtares Taylor Swift

Oficerët e policisë britanike gjatë ditës së parë të turneut të këngëtares Taylor Swift

“Më lejoni të jem shumë e qartë: nuk do të flas publikisht për diçka nëse mendoj se kjo mund të provokojë ata që do të donin të lëndonin artdashësit që vijnë në shfaqjet e mia”, shkroi ajo.

Firma organizatore e koncertit, “Barracuda Music”, tha se e anuloi turneun prej tre netësh në Vjenë që do të fillonte më 8 gusht, sepse arrestimet e bëra në lidhje me komplotin u bënë shumë afër kohës së shfaqjes.

I dyshuari kryesor, si dhe një 17-vjeçar, u arrestuan më 6 gusht, një ditë para se të njoftoheshin anulimet. Një i dyshuar i tretë 18-vjeçar u arrestua më 8 gusht. Emrat e tyre nuk u bënë të ditur, në përputhje me rregullat austriake të privatësisë.

Koncertet në Londër, ndalesa e radhës pas Vjenës, u bënë pasi një sulm me thikë në një klasë vallëzimi me temë muzikën e zonjës Swift, la të vdekura tre vajza të vogla në Britaninë e Madhe. Në një deklaratë të bërë pas sulmit në qytetin britanik Southport, zonja Swift tha se ajo ishte “plotësisht e shokuar” dhe “plotësisht pa fjalë për mënyrën se si t’u shpreh ndonjëherë ngushëllimet këtyre familjeve”. Mediat raportuan se zonja Swift u takua me disa nga të mbijetuarit në Londër.

Sulmet e planifikuara në Vjenë sollën gjithashtu në mendje paralelizma me një sulm vetëvrasës të vitit 2017 në një koncert të Ariana Grandes në Mançester, të Anglisë, që vrau 22 persona. Bomba shpërtheu në fund të koncertit të këngëtares Grande ndërsa mijëra të rinj po largoheshin, duke u bërë kështu sulmi më vdekjeprurës ekstremist në Britani në vitet e fundit.

Zoti Cohen vlerësoi të mërkurën punën e CIA-s për parandalimin e dhunës së planifikuar, duke thënë se “sukseset” e tjera të kundërterrorizmit në parandalimin e sulmeve të tilla, zakonisht kalojnë pa u mësuar publikisht.

“Mund t’ju them se brenda agjencisë sime, dhe jam i sigurt se edhe në agjenci të tjera, pati njerëz që mendojnë se ishte një ditë vërtet e mirë për Langley-in”, tha ai, duke iu referuar emrit të selisë së CIA-s.

Turneu i koncerteve të këngëtares Taylor Swift rifillon në vjeshtë.


Send this to a friend