VOAL

VOAL

Andy Murray mund të humbasë Australian Open, nëse në atë periudhë do ti lindë fëmija

December 16, 2015

Komentet

Ish-sulmuesi i Kombëtares Hamdi Salihi, i 28-ti në botë në renditjen e UEFA si golashënues për shekullin e 21-të

Ish futbollisti i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi është renditur i 28-ti në Europë ndër golshënuesat më të mirë për shekullin e 21-të.

Sipas gazetarit të News24, Senid Nikshiqi, ish sulmuesi i njohur shkodran, pjesë e disa ekipeve të njohura europiane dhe një prej lojtarëve më të mirë në historinë e kombëtares shqiptare numëron 217 gola duke u renditur kështu i 28-ti mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës.

Salihi sa i përket shekullit të 21-të për golat e shënuar ka lënë pas emra të njohur në futbollin botëror si Dirk Kuyt, Di Natale, Mario Gomez, Robi Van Persie, Francesco Totti, Berbatov, Roy Makaay, Nistelrooy apo ylli botëror Del Piero. Një pjesë e tyre golat e shënuar i kanë edhe përgjatë shekullit të 20-të por për shekullin 21, pra nga viti 2000 dhe deri më tani Salihi ka kënë pas gjithë këto emra.

Hamdi Salihi e nisi karrierën e tij në vitet 2000 duke u bërë pjesë e Vllaznisë në sezonet 2002-2004 me 30 gola të shënuar. Pas një eksperience në Greqi u bë pjesë e Tiranës për dy sezone duke realizuar 42 gola. Në 2007 bëri hapin e madh në karrierën e tij duke kaluar tek Ried mnë Austri pët të vijuar më pas tek Rapidi i Vienës dhe disa ekipe të tjera.

Në 2015 u rikthye në Shqipëri duke qebë pjesë e Skenderbeut në vitet e lavdishme për dy sezone ku realizoi 42 gola. Në 2019 mbylli karrierën e tij në futbollin e luajtur duke numëruar 217 gola në total dhe duke u renditur i 28-ti në Europë. Sulmuesi shkodran nga 2006 deri në 2015 ishte një prej lojtarëve kryesor të kombëtares shqiptare me 50 ndeshje të luajtyra dhe 11 gola të shënuar ndërsa është një prej emrave kryesor që ndihmoi kombëtaren në kualifikimin historik në kampionatin europian në 2016-të edhe pse asokohe De Biazi nuk e grumbulloi duke e lënë jashtë europianit.

Salihi sëfundmi kontribuoi si zëvendës trajner i kombëtares dhe ëndrrën e tij në kampionatin europian e realizoi si pjesë e stafit të kombëtares në 2024. Nga futbollistët shqiptar Besart Ibrahimi renditet i 35-ti me 207 gola.

Të shënuar në këtë tabelë të UEFA por jo të klasifikuar në renditje, pas vendit të 48-të bëjnë pjesë edhe Viorensin Sinani me 179 gola dhe Daniel Xhafaj me 176 gola ndërsa në total duke përfshirë edhe golat në shekullin e mëparshëm, pra përpara viteve 2000 Sinani ka 213 gola ndërsa Xhafaj 207 gola në total. Këtë listë e kryeson Cristiano Ronaldo me 557 gola të shënuar, Levandovski me 402 gola të realizuar dhe i treti Ibrahimoviç me 393 gola të shënuar ndërsa më pas lista vijon me emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit europian si golashënues. bw

Armando Broja thirret për Anglinë, ja risitë e listës së Sylvinhos

Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shqipëria ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur 26 lojtarë për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Sylvinho ka afruar Armando Brojën, ku pritet që të jetë titullar për ndeshjen ndaj Anglisë në ‘Wembley’ më 21 mars.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Grumbullimi zyrtar nis të hënën më 17 mars. Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në ‘Wembley’ më 21 mars, në orën 20:45. sn

Infantinoja takon Trumpin në Zyrën Ovale, i dorëzon trofeun e Botërorit për Klube: Do të jetë ngjarje e madhe

Donald Trump, presidenti i SHBA-së, mirëpriti në Zyrën Ovale, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino-n, me këtë të fundit që i dorëzoi Trump topin zyrtar që do të luhet në Botërorin e Klubeve, por dhe trofeun që do të dorëzohet në finalen e madhe të 13 korrikut në New York. Trump i shfaq i lumtur gjatë këtij takimi pasi ai ishte promotori kryesor që SHBA të mirëpres jo vetëm Botërorin për Klube që do të zhvillohet në 2025, por dhe Botërorin në 2026 së bashku me Meksikën dhe Kanadanë:

“Ne do të krijojmë një grup punë, një taks forcë shumë të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë pasi kjo është Kupa e Botës, e cila siç e dini, është një ngjarje e madhe. Do të jetë një ngjarje e madhe mendoj. Ju e dini që kjo ide lindi gjatë mandatit tim të parë, do të më vinte keq nëse nuk do të isha unë President.  Kjo është një arritje e madhe për të dy, jam i lumtur që do të jem unë president gjatë Botërorit për Klube dhe Kupës së Botës”

Në fjalën e tij, drejtuar presidentit Trump, Gianni Infantino theksoi rëndësishme e madhe ekonomike që kanë këto dy evenimente botërore për SHBA-n

“Amerika do të mirëpresë botën. Do të vijnë miliona njerëz, zoti President, miliona njerëz. Ndikimi ekonomik është 40 miliardë dollarë nga tani deri në vitin e ardhshëm. Ne do të krijojmë 200,000 vende pune për këto dy Kupa Bote. Dhe më shumë se kaq, ne do t’i japim gëzim dhe lumturi të gjithë botës. Dhe kjo është e paçmueshme”

Botërori për Klube vjen më shumë risi këtë sezon ku për herë të parë do të marrin pjesë 32 përfaqësuese, ndërsa FIFA pritet të shpërblejë klubet pjesëmarrëse me afro 1 miliardë dollarë. bw

Ndërron jetë Boris Spassky, kampioni sovjetik i shahut dhe rivali më i madh i Bobby Fischer

Boris Spassky, një nga kampionët më të mëdhenj të shahut të Bashkimit Sovjetik, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Spassky, i cili u bë një emigrant në Francë në vitin 1976 dhe shtetas francez dy vjet më pas, është kujtuar si një nga figurat më të shquara të sportit.

Federata Ruse e Shahut ka shprehur keqardhjen për këtë humbje, duke e cilësuar si një “humbje të madhe për Rusinë.”

Spassky mbajti titullin e kampionit të botës nga viti 1969 deri në vitin 1972, kur humbi kurorën e tij ndaj mjeshtrit amerikan Bobby Fischer. Dueli i famshëm mes dy gjigantëve të shahut, Spassky dhe Fischer, u bë një simbol i rivalitetit të Luftës së Ftohtë midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, duke e bërë atë një ngjarje të paharrueshme në historinë e shahut. sn

Jo vetëm Kristjan Asllani në fushë, Inzagi merr në pankinë një 17-vjeçar shqiptar për ndeshjen me Gjenovën

Kristjan Asllani nuk është futbollisti i vetëm shqiptar në gatishmëri të trajnerit Simone Inzagi në radhët e Interit për ndeshjen ndaj Xhenoas. Mesfushorit që e nisi ndeshjen si titullar, i është bashkuar një tjetër lojtar shqiptar.

 

Portieri i U20 të Interit, Alain Taho, është përzgjedhur si alternativë sot për katërkëndorin e zikaltërve, ku tashmë dihet se do të mungojë për rreth një muaj Jan Zomer, i cili është dëmtuar në gisht. Titullar në vend të zviceranit është graduar spanjolli Martinez, ndërsa në pankinë janë ulur 19-vjeçari italian Kaligara dhe pikërisht 17-vjeçari Taho.

alain taho 1

Ky i fundit është pjesë e kombëtareve  të moshave të Shqipërisë, pasi ka luajtur në vitet e fundit kualifikueset e Europianit si me U17, ashtu edhe me U19 kuqezi.

alain taho 2

PANORAMASPORT.AL

Myrto Uzuni: Në SHBA thyej rekorde, dua të bëj histori dhe gola!

Myrto Uzuni është prezantuar në klubin e MLS-së, Austin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë fanellën me numrin 10 dhe është gati për aventurën amerikane.Klubi i MLS pagoi 12 milionë euro për kartonin e 29- vjeçarit, një shifër rekord për ta dhe ditën e djeshme, Uzuni është prezantuar përpara mediave, ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Myrto pasi luajti në kampionatin shqiptar me ekipe si Tomori, Apolonia dhe Laçi, u transferua në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit. Prej aty sulmuesi firmosi për Ferencvaroshin në Hungari, ndërsa aventura e fundit ishte te Granada në Spanjë, ku la gjurmë si golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e klubit. Pas tri vitesh, beratasi do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, teksa ka nënshkruar një kontratë deri në fund të vitit 2027, me opsionin e rinovimit për një vit tjetër.

Cilat janë synimet tuaja në aventurën tek Austin?

Normalisht unë jam ambicioz dhe dua të shënoj gjithmonë gola. Objektivi është i qartë edhe tek Ostin, të realizoj sa më shumë gola. Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku i shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje dhe ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin skuadrën e Ostin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht.

Në këtë moment të karrierës tuaj, çfarë do të thotë kjo lëvizje në një anë tjetër të botës, në një ligë të re?

Unë kam luajtur në “Champions League”, Europa League, La Liga, ndeshje me Kombëtaren. Dua të provoj veten edhe këtu, kampionati amerikan është duke u ngritur si nivel çdo vit dhe unë dua që të shkruaj emrin tim në këtë ligë. Arsyeja pse zgjodha të vij në Shtetet e Bashkuara lidhet me projektin ambicioz të klubit. Kjo përputhet me ambiciet e mia dhe me mentalitetin për të fituar gjithmonë. U premtoj tifozëve të Ostin se do të jap maksimumin për të shënuar sa më shumë gola dhe për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat e saj. Kam ardhur këtu për të thyer rekorde dhe për të shkruar histori, jo për të sjellë familjen dhe për tu relaksuar.

Sa e njeh këtë kampionat dhe si të duket në krahasim me Spanjën?

Po, është një ligë që ka shpejtësi. Unë kam një mik që luan këtu në SHBA, është Xhakomo Vrioni të cilin e kam pyetur për kampionatin në përgjithësi. Kam shumë informacione dhe mendoj se do të më shërbejnë që të bëj mirë këtu.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

Jannik Sinner u pezullua për tre muaj për çështjen Clostebol

Italia dhe Agjencia Botërore Anti-Doping kanë arritur një marrëveshje

VOAL- Vendimi duhej të vinte dhe në fund ja ku është verdikti: Jannik Sinner, numri një në botë, është pezulluar për tre muaj për shkak të çështjes Clostebol, për të cilën rezultoi pozitiv në mars 2024. Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) e njoftoi mëngjesin e sotëm me një deklaratë për shtyp, në të cilën konfirmoi se kishte arritur një marrëveshje për zgjidhjen e një lojtari italian të pranuar deri në 10 maj të këtij viti, i cili do të mbarojë çështjen. Prandaj tiroliani i Jugut do të humbasë katër Masters 1000, por asnjë turne Grand Slam.

“Kjo çështje më kishte varur për gati një vit tani dhe gjyqi do të ishte i gjatë, me një vendim që ndoshta nuk do të vinte deri në fund të vitit 2025.” Kështu e komentoi Sinner marrëveshjen me WADA-n për ndalim tre mujor. “Unë e kam pranuar gjithmonë që jam përgjegjës për ekipin tim dhe besoj se rregullat strikte anti-doping janë një mbrojtje e rëndësishme për sportin që dua. Mbi këtë bazë kam pranuar ofertën e Agjencisë Botërore për zgjidhjen e procedimeve aktuale mbi bazën e një sanksioni prej tre muajsh”, përfundoi 23-vjeçari. RSI

Për herë të parë në histori, Trumpi thyen tabunë, do të jetë prezent në Super Bowl

Për herë të parë në histori, një president i SHBA do të jetë i pranishëm në stadium, si spektator, për në ndjekur një finale në Super Bowl. Donald Trump thyen edhe këtë barrierë pasi sipas mediave botërore, presidenti i ri i SHBA do të jetë në New Orleans më 9 shkurt për të ndjekur super sfidën ndërmjet Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles.

Nuk është ende e qartë se kë skuadër do të mbështesë Trump, por sipas disa burime ka një pëlqim për Kansas City.

Trump do të japë edhe një intervistë për FOX përpara këtij takimi.

Prania e Trump në stadium do të rrisë akoma më shumë nivelin e sigurisë pasi në këtë vend disa muaj më parë u vranë 14 persona.

Super Bowl konsiderohet si një matës i sigurisë kombëtare, kërkon një organizim të veçantë dhe prania e Trump e dërgon në një tjetër nivel.bw

 

Uashington, disa sportistë të patinazhit artistik në avionin e rrëzuar, mes tyre dy kampionë botërorë rusë

Dy patinatorë të famshëm rusë ishin në aeroplanin që u rrëzua në Uashington, sipas mediave ruse.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, 52-vjeçarja Yevgenia Syskova dhe 55-vjeçari Vadim Naumov, të cilët ishin një çift i martuar, ishin midis 64 pasagjerëve në bordin e aeroplanit të pasagjerëve që u rrëzua në ujërat e akullta të lumit Potomacm natën e së mërkurës së kaluar (në orët e para të mëngjesit sot me orën tonë) pasi u përplas me një helikopter të forcave ajrore ushtria. Agjencia Ria raporton se në bordin e avionit fatal mund të ketë qenë edhe djali i tyre i vogël Maxim, i cili po ndjek hapat e prindërve në sport.

Dyshja kishin fituar vendin e parë në kampionatin botëror të patinazhit në çift në vitin 1994. Gjatë karrierës së tyre, Siskova dhe Naumov fituan shumë çmime dhe nderime në ngjarje të ndryshme botërore. Pas daljes në pension në vitin 1998, ata filluan të punojnë si trajnerë dhe që atëherë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Djali i tyre Maxim kishte garuar në kampionatin amerikan të patinazhit artistik në Wichita, Kansas nga 20 deri më 26 janar.

Në këtë fazë nuk është e qartë nëse ka ndonjë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit që ka tronditur SHBA-në. CBS News raportoi më herët se 18 trupa ishin gjetur.

Shumë patinatorë në aeroplan

 

Federata e patinazhit artistik të SHBA-së konfirmoi se “disa” anëtarë të komunitetit të sportit ishin në aeroplan. Organi drejtues i sportit tha se sportistë, trajnerë dhe anëtarët e familjes po ktheheshin nga një kamp stërvitor i mbajtur në lidhje me Kampionatin Amerikan të patinazhit me figura në Wichita, Kansas.

“Jemi të shkatërruar nga kjo tragjedi e patregueshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të japim më shumë informacion kur të bëhet i disponueshëm”, thuhet në një deklaratë.

Patinatori Luke Wang shkroi në Platformën X: “Duke u lutur për të gjithë pasagjerët që fluturonin nga Wichita në Uashington. “Në mesin e pasagjerëve kishte sportistë dhe trajnerë. Absolutisht tronditëse”.

Gazeta ruse e lajmeve Mash publikoi një listë me 13 patinatorë, shumë prej të cilëve janë fëmijë të emigrantëve rusë në SHBA, të cilët thuhet se ishin në aeroplan.

Inna Volyanskaya, një ish-patinatore artistike që kishte konkurruar për Bashkimin Sovjetik, raportohet se ishte gjithashtu në aeroplan, raportoi TASS. Ajo ishte një trajnere për klubin e patinazhit artistik të Uashingtonit, sipas faqes së saj të internetit.bw

Kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët kuqezi “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Në një ceremoni madhështore të organizuar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nga Federata e Futbollit, Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Çmimin e veçantë ia dorëzoi trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, Sevime Gjimshitit, nënës së Berat Gjimshitit, i cili për shkak të angazhimeve me klubin e tij, e kishte të pamundur të ishte i pranishëm.

Gjimshiti, që aktivizohet me Atalantën në Serie A dhe mban shiritin e kapitenit te Kombëtarja shqiptare, ka pasur një vit të jashtëzakonshëm. Ai udhëhoqi Atalantën drejt triumfit historik në UEFA Europa League dhe ishte një figurë kyçe në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë nga votat e lojtarëve të Kombëtares. bw

Bekim Balaj shpallet “Topi i Artë” 2024 në Superiore

Bekim Balaj është shpallur “Topi i Artë” 2024 në kampionatin “Abissnet Superiore”. Futbollisti i Vllaznisë fitoi çmimin e futbollisti më të mirë të vitit, pas një gare të fortë me Arinaldo Rrapajn, Albano Aleksin dhe Ermir Rashicën.

Çmimin e “Topit të Artë” në Mbrëmjen Gala ia dorëzoi Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili e uroi Balajn për këtë arritje.

Nga ana e tij, sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, përgëzoi FSHF-në për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm dhe shprehu kënaqësinë e tij për fitimin e çmimit më të rëndësishëm të mbrëmjes. bw

Angli-Shqipëri/ Shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë në ‘Wembley’

Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley” për ndeshjen e parë kualifikuese Angli – Shqipëri janë shitur.

Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.

Ndeshja Angli – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës. sn


Send this to a friend