Vjersha për fëmijë
Mbesës së vogël Amaris B. Habazaj, që sot ka ditëlindjen e mbush 2 vjeçe
Zemrat na u ngrohën
Dhe na ndezin këngën,
Malet lule hodhën
Dhe në valle këmbën.
.
Në gëzim me ne
Vijnë për ditëlindjen,
Me gaz e hare
Prapë në valle ngrihen.
.
Sot u bë e madhe
Plot 2 vjeçe mbushi,
Të na zërë në valle
Zgjat doçkat Amushi.
.
Si zogë nëpër këmbë
Me ne ngatërrohet,
Serioze, syrëndë
Te Perla ankohet.
.
Se ne e mërzitëm,
Pse-në ajo e di,
Në krahë pse s’e ngritëm
A tjetër çudi.
.
Ajo do vëmendje
Gjithë ditën e ditës,
Për ne, me shumë ëndje
Është syri i dritës.
.
Ami kolopuçe
Ka shkuar në çerdhe,
Zogjtë me vogëlushët
I thanë: Mirëse erdhe!
.
Me ta dorë më dorë
Më e kaltra ëndërr,
Bukuroshja e vogël
Princesha e ëmbël.