VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ambasadorja e re në Greqi: Zgjidhje të problemeve me Athinën përmes dialogut

By | December 14, 2016

Komentet

Bushati: Inkurajuese letra e Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, po e sheh si mjaft inkurajuese letrën e përbashkët të Gjermanisë dhe Francës sa i përket çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bushati ka thënë se për arritjen e një marrëveshje finale Prishtinë-Beograd është thelbësore që të ketë bashkëpunim transatlantik.

“Sinjale inkurajuese nga Heiko Mass dhe Jean Yves Le Drian në lidhje me rolin e BE-së në dialogun Mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjidhje përfundimtare, për të parandaluar liderët që shfrytëzojnë ndarjet transatlantike dhe imponimin e zgjidhje etnoctrike”, ka shkruar Bushati.

Dy kryediplomatët e Francës dhe Gjermanisë sot përmes një letre të përbashkët kanë dhënë mesazh për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd.

Ata kanë thënë se janë për një dialog të përgatitur mirë me parime dhe se kundërshtojnë një marrëveshje të shpejtë./GazetaExpress/

Meta video-konferencë me përfaqësues të “Europa Nostra”: Dakordësi për hetim ndërkombëtar mbi shembjen e teatrit

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot bashkëbisedim, nëpërmjet një video-konference, me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, Zëvendëspresidentin ekzekutiv, z.Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, znj,Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, Profesor Paolo Vitti.

Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe vëmendjen që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.

Duke u ndalur në çështjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta e falenderoi “Europa Nostra” për mbështetjen krah “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” në mbrojtje të këtij kompleksi dhe gjithë zonës historike të Tiranës.

Presidenti Meta theksoi se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.

Në këtë kontekst u ra dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.

“Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë”, – u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të “Europa Nostra”, Profesor Paolo Vitti.

“Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të ‘Europa Nostra’ “, – u shpreh Presidenti Meta.

Meta: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar për Reformën në Drejtësi, maskat kanë rënë

Presidenti Ilir Meta deklaroi publikisht se ka kërkuar hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se përgjegjësit që bëjnë gjëra pas krahëve të shqiptarëve duhet të përgjigjen. Ai tha se tashmë maskat kanë rënë.

“Unë nuk po negocioj, dua plotësimin e 14 pikave. Këto i dinë ambasadorët e BE dhe SHBA. Ilir Meta do ta diskutojë këtë çështje, dhe është i gatshëm që të kërkojë hetim për reformën në drejtësi. Ilir Meta është ballë lartë pasi ka kërkuar transparencë. Maskat kanë rënë tani, përgjegjësinë ta marrin ata që bëjnë gjëra pas kurrizit të shqiptarëve.”, tha Meta.

Diana Ndrenika ka reaguar ashpër për shembjen e Teatrit Kombëtar

Vajza e aktorit Robert Ndrenika, Diana Ndrenika ka reaguar ashpër për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një status në ‘Facebook’, ajo shkruan se një bandë e obsesuar pas truallit të qendrës së Tiranës vjedh e shkatërron pa princip.

“Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore.

Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (ëith unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte. Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip” shkruan ajo.

Teatri dhe talebani i Rilindjes – Nga Rigels Lenja

Historia e njerëzimit nuk ka parë shumë akte makabre e terroriste ndaj kulturës, si ai i 17 majit. Ka parë se si perandori romak Neroni dogji gjysmën e Romës, vetëm për të ndërtuar pallatin e tij mbretërorë. Hitleri urdhëroi djegien e Reischtag gjerman, për të përmbushur synimet e tij perverse politike. Teatri ynë, i ka të dyja, edhe makutërinë për të ndërtuar kulla, dhe perversitetin politikë. Por më shumë se sa perversitet politik, është një dëshirë e zjarrtë e qeverisë për të treguar se ka fuqinë që artistëve t’u tregoj grushtet. Gjë që nuk e bën dot me banditë. Ku njërit i dërgon makinën e drejtorit të policisë si taksi për ta sjellë në Tiranë. E tjetrit i shtron tapet të kuq kur “vetëdorëzohet” në polici. Një tipar i shoqërive të prapambetura është adhurimi për banditin dhe të dhunshmin, e që me Rilindjen e ka kthyer në kult-shtetërorë. Nëse shet drogë, s’ka problem, mund të bëhesh edhe zyrtar shteti. Nëse vjedh, bravo ke talent. Nëse mashtron, je orator. Nëse gënjen, je i zgjuar. Është një ligj xhungle. Ti mund të bësh çfarë të duash. Ama një gjë e ke të ndaluar ta bësh. Të mendosh ndryshe. Nëse ti mendon ndryshe nga ajo që thotë Rilindja, ti shpallesh bandit, hajdut, mashtrues, kriminelë.

Teatri që prishëm na dëshmoi frikën e pushtetit ndaj fjalës së lirë dhe protestës. Për të shembur një teatër, Edi Rama, u detyrua të vendoste masa karantine të ngjashme me ato të Kim Jung-ut në Kore. Një frikë në palcë ndaj një reagimi shoqërorë. E për të ta mbyllur aktin e tij terroristë, u detyrua të dërgojë 2000 forca policore për të dhunuar disa artistë dhe aktivistë. Edhe në Lazarat nuk pamë kaq shumë dhunë dhe dëshirë për të dhunuar, sa sa te teatri. Edi Rama përdori një manovër të ulët. Dërgoi çirakun e tij për të bërë atë që ai vetë, në rolin e dirigjentit kishte planifikuar. Mbase dëshironte të shikonte sa i mbanin këllqet çirakut të tij në bashki ose mbase nuk dëshironte që emri i tij të shkruhet në listën e barbarëve si shkatërrues të kulturës.

Teatri ishte një godinë historike e Tiranës, e cila u kishte mbijetuar kohërave. Ishte një monument, që nga ana historike u kthye në një monument të rezistencës qytetare. I rezistoi më shumë se çdo gjë që i ka dalë përpara talebanit të Rilindjes. Një rezistencë për demokraci, ku çdo element i rezistencës është thërrmuar. Jemi pa gjykata, pa Parlament, pa Akademi Shkencash, pa universitete, pa zgjedhje, pa bashki dhe së fundmi edhe pa teatër. Shqipëria në të vërtetë duhet të kishte prishur një teatër. Por jo Teatrin Kombëtar, por teatrin e sistemit që kemi ngritur. Nuk ka asgjë të keqe që një qytet të zhvillojë modernen, por duke ruajtur historinë. Teatri i ri mund të jetë i nevojshëm për qytetin. Por, a është kjo një nevojë urgjente? A nuk mund të priste dot ky projekt? E kur vendi ka kaluar dy kriza të forta, tërmetin e nëntorit 2019 dhe një mbyllje të plotë si pasojë e krizës së COVID-19. Të shpenzosh një shifër 30 milionë euro për një teatër në këtë periudhë. Këtë nuk e kanë luksin as buxhetet të qyteteve si Parisi, Londra apo Berlini. Mbase duhet ta pranojmë, qeveria ka fituar. Talebanët origjinalë, edhe ata triumfuan. Qeveria ka fituar, pasi ka ngadhënjyer mbi një godinë në një formë tipike talebaneske. Jo vetëm në formë, por edhe në argument. Në një argument tipik talebaneskë, se një godinë duhet prishur se është e vjetër. Të njëjtën gjë thanë edhe talebanët se statujat e Budës ishin të vjetra. Njerëzimi ka parë shumë ditë të këqija në orët tij. Diktatura dhe dhunë në përmasa të lemerishme. Po në fund ka pasur një dritë shprese, se diçka do të ndryshonte, për sa kohë kanë ekzistuar njerëz që luftojnë për lirinë. Kaligula vdiq e Roma u rilindi me Klaudion; Nero vdiq e Roma rilindi përsëri me Vespasianin; Hitleri vdiq dhe përsëri Gjermania u rindërtua. Ne humbëm një objekt historik, kulturor, por dëshmuam se duhet të luftojmë për të mos humbur edhe lirinë. E kjo e fundit nuk dhurohet, por fitohet. Dhe këtë formë lufte na e dëshmuan më mirë se kurrë aktivistët dhe artistët e ‘Aleancës për Mbrojtjes e Teatrit’. I mbijetuan çdo lloj presioni dhe tundimi në plot 32 muaj.

Yuri Kim – Reforma në Drejtësi: Shpresoj të mos ketë një marrëveshje prapa krahëve për ta vrarë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me reformën në Drejtësi.



Yuri Kim deklaron me tone të forta se shpreson që fjalët për një marëveshje prapa krahëve të mos jenë të vërteta. Përfaqësuesja e SHBA në Shqipëri thekson se Reforma në Drejtësi është e nevojshme dhe nuk duhet vrarë.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për ta vrarë Reformën në Drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, shkruan Kim në rrjetet sociale.

 

Knut Fleckenstein emërohet këshilltar i Gramoz Ruçit

Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, do të jetë këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.



Në vendim thuhet se Fleckenstein emërohet këshilltar për Integrimin në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.

Fleckenstein vjen nga radhët e social-demokratëve gjermanë. Ai u zgjodh deputet i PE në vitin 2009 dhe ishte në detyrë deri vitin e kaluar.

FOTO: Javë “shembjesh”, rrëzohet papritur një nga pemët e larta të Kryeministrisë, shpëton mrekullisht gardisti poshtë saj

Një pemë është rrëzuar tek Kryeministria por fatmirësisht pa shkaktuar dëme.

Pema e rënduar nga lagështia dhe për shkak të vjetërsisë është thyer duke rrezikuar një gardist aty afër.

Por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa lëndime.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, dëshmi e korrupsionit – Këshill i korrupsioni turpi i Këshillit të Europës – Nga Taulant Dedja

Fakti se si u vendos të prishej Teatri kombëtar tani njihet botërisht. Janë 58 individë të lidhur ngushtë me qeverinë barbare të Edi Ramës që morën këtë vendim. 58 këshilltarë nga 61 që firmosën shembjen e Teatrit, janë ushtrues funksionesh të larta zyrtare apo partiake, por 35 prej tyre, përveçse me poste të larta, janë edhe anëtarë bordesh shtetërore, ku marrin pagesa mujore për firmat që hedhin për miratimin e PPP-ve, projekteve, tenderave e fondeve publike që shpërdorohen pa fund.

Me e pakta, pa llogaritur përgjegjësitë penale në të ardhmen, mbi këta njerëz do të mbetet vula e turpit prej shërbëtori të bindur, prej përfituesi në kurriz të taksave të shqiptarëve dhe prej abuzuesi duke grumbulluar pushtete të papajtueshme.  Flasshqip po e paraqet të plotë dhe me detaje për secilin listën të bërë publike nga gazetari Taulant Kopliku.

Ndërkohë numri i Zv. Ministrave në këtë listë përbën një skandal në raport me dokumentet ndërkombëtarë që Shqipëria, si detyrim anëtarësie në organizata ndërkombëtare shumëpaleshe i ka ratifikuar. Më konkretisht bëhet fjalë për Kartën Europiane të Autonomisë Lokale të ratifikuar nga Shqipëria pa asnjë rezerve në vitin 2000.

Një këshill ku gati një e treta janë anëtarë të qeverisë (zv. Ministri konsiderohet i tillë) nuk ka lidhje me parimin e autonomisë lokale të proklamuar nga Këshilli i Europës dhe e shkel atë në mënyrën më flagrante. A mund të jetë autonom nga qeveria një këshill i përbërë me Zv. Ministra, zyrtarë të lartë të administratës qendrore dhe të partisë në pushtet? Kurrsesi jo! Në dijeninë time ky është një rast pa precedent dhe i pa hasur në ndonjë nga shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Europës. Nuk e besoj të ketë rast të ngjashëm as në Rusinë e Putinit. Qofsha i gabuar!

Në cilësinë e zyrtarit të shtetit shqiptar i ngarkuar me të gjitha procedurat për realizimin e ratifikimit Kartës Europiane të Autonomisë Lokale në vitet 1999-2000, në cilësinë kryetarit të grupit te ekspertëve për Decentralizimin në vitet 1998-2001, në cilësinë e anëtarit te Komitetit Ndërqeveritar për Demokracinë Lokale të Këshillit të Europës (1997-2000) dhe në cilësinë e Anëtarit të Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Europës (2001-2008) unë e denoncoj këtë listë si turpin e institucionit ku unë personalisht për 12 vjet kam përfaqësuar Republikën e Shqipërisë.

Nuk kam dijeni personalisht në se ka reagim zyrtar nga institucionet e Këshillit të Europës, veçanërisht nga Kongresi i Pushteteve Lokale dhe Rajonale. Nëse nuk ka, turpi është i dyfishtë, edhe i Tiranes, edhe i Strasburgut!

Ja 35 këshilltarët me poste të larta, firmëtarë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar:

1)Luan Bregasi, Shoqata “Biznes Albania”, Anëtar Bordi i “AIDA” ku qeveria jep fondet e PPP-ve dhe në 2 borde të tjerë.

2)Plarent Ndreca, Sekretar në Ministrinë e Brendshme, kryetar i tenderave të institucionit, anëtar në 4 borde shteti.

3)Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Konsulent në BSH dhe anëtarë në 2 borde shteti.

4)Vjollca Braho, Drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor (ISHSH), anëtare në 5 borde shteti.

5)Mira Rakacolli, Zv. Ministre e Shëndetësisë, kryetare e komitetit të Ekspertëve të Luftës “Covid-19”, anëtare në 3 borde shteti dhe gruaja e drejtorit të spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tiranë.

6)Joleza Koka, specialiste investimesh në Ministrinë e Shëndetësisë dhe këshilltare në ISSH.

7)Adrian Civici, ish-anëtar Bordi i BSH, ish-president i UET, Dekan “Universiteti Mesdhetar”, konsulent i Ramës dhe anëtar në 2 borde shteti.

8)Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë, anëtarë në 3 borde shteti për pronat.

9)Besfort Lamallari, Zv. Ministër i Brendshëm dhe Prefekt i Shkodrës, anëtar në 2 borde shteti.

10)Teuta Vodo, Zv. Ministre e Drejtësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.

11) Romina Kuko, Zv. Ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.

12)Julian Hodaj, Zv. Ministër i Brendshëm dhe anëtar në 3 borde shteti.

13)Albert Nikolla, Këshilltar i Kryeministrit dhe anëtar në 3 borde shteti.

14)Bardhylka Kospiri, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.

15)Sonila Qato, ish-Drejtore e Rrugëve, këshilltare e Belinda Ballukut, anëtare në 2 borde shteti.

16)Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe anëtare në 3 borde shteti.

17)Ervin Mete, Kryetar i Mbikëqyrjes Financare, anëtar në 3 borde shteti.

18)Klodiana Beshku, Këshilltare e Edi Ramës në Ministrisë e Jashtme, anëtare në 2 borde shteti.

19)Oltion Rrumbullaku, Zv. Ministër i Arsimit, anëtar në 2 borde shteti.

20)Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, anëtar në 2 borde shteti.

21)Dajna Sorensen, Zv. Ministre e Financave dhe anëtare në 2 borde shteti.

22)Eridian Salianji, Ish-Zv. Ministër Drejtësie, jurist i PS në KQZ, anëtar në 2 borde shteti.

23)Ornela Çuçi, Zv. Ministre e Mjedis-Turizmit, anëtare në 2 borde shteti.

24)Frida Krifca, Drejtore e AZHBR (Fondet Bujqësore) dhe anëtare në 2 borde shteti.

25)Ermira Gjeçi, Zv. Ministre e Bujqësisë, anëtare në 2 borde shteti.

26)Etjen Xhafaj, Zv. Ministër i Jashtëm, anëtar në 3 borde shteti,

27)Koli Bele, jurist i PS, ish-sekretar në 3 Ministri, anëtar në 4 borde shteti.

28)Redi Shtino, Zv. Ministër Arsimi, anëtar në 2 borde shteti

29)Blerina Doracaj, Ish-Drejtore e Përgjithshme e Hipotekave, tani zyrtare në PS.

30)Hantin Bonati, Zv. Ministër i Energjisë, anëtar në 3 borde shteti.

31)Enis Hoxha, Zv. Drejtor i Hipotekave, anëtar në 2 borde shteti.

32)Alketa Hila, Zv. Drejtore e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, anëtare në 2 borde shteti.

33)Egert Vargu, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.

34)Maura Linadi, Koordinatore Kombëtare për votuesit për herë të parë, FRESSH.

35)Sara Shameti, kordinatore e FRESSH, për lëvizjet stundentore, këshilltare e Arbi Maznikut.

* Titulli në origjinal: Këshill i korrupsioni turpi i Këshillit të Europës – Nga Taulant Dedja

Flet arkitektja Lida Miraj,anëtare e Europa Nostra: Një protestë për mbrojtjen e qytetarisë, e memories, pmbrojtjen e kulturës të këtij vendi, ku ne kemi lindur e jemi rritur

“Teatri nuk është hequr nga lista e monumenteve as sot”- Flet anëtarja e ‘Europa Nostra’: Në 2013 Rama na mbështeti, por kur u bë Kryeministër…

ANILA DEDAJ/ Teatri Kombëtar u shemb nga qeveria Rama në një kohë që organizata prestigjioze “Europa Nostra” e kishte marrë në mbrojtje, pas përzgjedhjes si një nga “7 monumentet më të rrezikuar në Europë”.

Arkitektja Lida Miraj
Arkitektja Lida Miraj

Për të legjitimuar rrënimin e këtij objekti, së fundmi kemi dëgjuar tentativat e autorëve të rrënimit, për të zbehur rolin e kësaj organizate.

Kujtojmë këtu ironinë e Kryemnistrit Rama para shembjes së Teatrit: “Këtë vend nuk e qeveris as ‘Europa Nostra’ as ‘Amerika Vostra’, por shumica. Të njëjtën logjikë përsëriti edhe Erjon Veliaj kur tha se: “’Eurpa Nostra’ është OJF. Ata japin opinione, ne marrim vendime”.

 

Funksionin e kësaj organizate për Gazeten “Panorama” e qartëson arkitektja Lida Miraj, anëtare e Këshillit të Europas, prej vitit 2012.

 

teatri

 

“Është institucioni më autoritar i trashëgimisë kulturore, që mbron objektet me rëndësi në të gjithë Europën dhe në të operojnë personalitetet më të njohura të fushës në Europë”, thotë arkitektja, duke sjellë më pas në vëmendje një tjetër rast, ku kjo organizatë ka pasur mosakordancë me qeverinë shqiptare.

Ishte viti 2013 dhe në pushtet ishte Partia Demokratike, me Kryeministër Sali Berishën, kur për realizimin e projektit që “Europa Nostra” kishte bërë për Amfiteatrin E Durrësit, Ministria e Kulturës, asokohe, hapi probleme. Mirëpo, ndonëse kësaj here Kryeministri Rama nuk e pa me rëndësi fjalën dhe argumentet e kësaj organizate, asokohe, pasi erdhi në pushtet, ndryshe nga qeveria Berisha, bëri të pamundurën për realizimin e tij. Arkitektja tregon më tej se si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit aplikoi në këtë organizatë, mënyrën se si Teatri do restaurohej dhe nëse Rama e Veliaj i kthyen ndonjëherë përgjigje letrave zyrtare, që “Europa” u nisi për mosshembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Zonja Miraj, prej 23 vitesh jeni pjesë e “Europa Nostra-s”. Mund të na e shpjegoni më qartë rolin dhe peshën e kësaj organizate në trashëgiminë kulturore ndërkombëtare?

Gjatë kësaj kohe, kam dëgjuar, të jepen informacione nga më të ndryshmet për “Europa Nostra-n”. Mirëpo, duhet theksuar se kjo organizatë është institucioni më autoritar i trashëgimisë kulturore, që mbron objektet me rëndësi në të gjithë Europën. Në “Europa Nostra” bëjnë pjesë profesorët më të nderuar të Europës, të cilët kanë një nivel shumë të lartë profesional. Presidenti Ekzekutiv është profesor Hermann Parzinger, arkeolog. Ndërsa presidenti i nderit është Placido Domingo. Anëtarët e bordit, janë të gjithë figura të shquara të trashëgimisë kulturore të Europës. Unë bëj pjesë në këtë organizatë që prej vitit 1997, që kur u thirra për herë të parë për të bërë një prezantim për Butrintit. Dhe qysh në atë kohë, u impresionova nga përbërja e këtij institucioni. Jam në këshillin e “Europa Nostra-s”, prej vitit 2012.

 

Shembja e Teatrit-dhuna

 

Godina e Teatrit Kombëtar (tanimë e shembur) nuk është i vetmi objekt historik që “Europa Nostra” ka marrë në mbrojtje për sa i përket vendit tonë. A ka pasur ndonjë rast tjetër ku janë hasur mosmarrëveshje me qeverinë vendase?

“Europa Nostra” në 2013-ën shpalli një projekt për “7 objektet më të rrezikuar në Europë”, dhe ndërmjet shumë aplikimesh të bëra, një nga 7 objektet më të rrezikuara, u përzgjodh edhe Amfiteatri i Durrësit. Është i çuditshëm fakti, që në atë kohë, në pushtet ishte Partia Demokratike me Kryeministër Sali Berishën. Për ne puna u vështirësua, pasi u krijua një ngërç shumë i madh nga ana e Ministrisë së Kulturës, ku na thoshin: “Përse duhet të shpallet në rrezik, ne i kemi bërë shërbim monumenteve”. Diçka e tillë, nuk ishte aspak e vërtetë, pasi fatkeqësisht edhe në atë kohë monumentet drejtoheshin nga njerëz joprofesionistë. (Ka vite tanimë, që në Shqipëri, është zhdukur ideja e profesionistëve. Ka ikur ajo kohë, që në Institut të Monumenteve, punonin emra si Emin Riza me kontribute te shkëlqyera në fushën e trashëgimisë, Lazër Papajani, i jashtëzakonshëm në restaurimin e monumenteve antike, Valter Shtylla, Guri Pani, Latif Lazimi e shumë të tjerë.) Qëlloi, që në kohën kur do të vinte grupi i punës, me specialistë nga më të mirët e fushës, të përzgjedhur nga Këshilli Europës, ishin bërë zgjedhjet dhe u ndryshua qeveria. Kështu, iniciativa, asokohe, pati një mbështetje shumë të madhe nga Kryeministri që erdhi, Edi Rama. Madje, ai urdhëroi dhe ministren e Kulturës për zbatimin e këtij projekti. Natyrisht që u bënë disa takime me specialistë dhe arkitektë të shkëlqyer para se të formulohej projekti. Projekti ishte i shkëlqyer për të gjithë në të cilin përfshihej Amfiteatri, muret e kullat e periudhës bizantine, kullat Veneciane dhe muret Ottomane. Kështu, qeveria Rama, asokohe jo vetëm që mbështeti projektin, por edhe filloi fazën e parë të realizimit të tij, duke prishur disa banesa që ishin ndërtuar në Arenën e Amfiteatrit dhe dëmshpërbleu pronarët përkatës.

Po në rastin e Teatrit Kombëtar, si u bë aplikimi dhe përballë qeveritarëve tanë që e konsideruan të pavlerë godinën, çfarë pa kjo organizatë me vlerë në të, për ta marrë në mbrojtje?

Për rastin e Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, nëpërmjet fondacionit “Gjirokastra”, aplikoi tek “Europa Nostra”, ku në muajin Mars, u përzgjodh si “një nga 7 monumentet më të rrezikuar në Europë”. Kjo përzgjedhje u bë, për vlerat e ndërtimit dhe funksionit të tij, në kohën kur u ndërtua dhe për dekadat që funksionoi. Ishte objekt 80-vjeçar, tipik i ndërtimeve të asaj periudhe dhe për më tepër, me një arkitekturë moderne për kohën, pavarësisht se sot shumë persona e trajtojnë si minimaliste. Kishte një strukturë të brendshme shumë interesante nga ana konstruktive, nga ana audioizolimit, termoizolimit etj.

Madje, ato që shpesh i quajnë pllaka me tallash, ishin pllaka termoizoluese të bëra qëllimisht, me teknologji shumë interesante. Para disa kohësh, kur flitej për prishjen, thuhej se Teatri ishte projektuar si godinë provizore, por ne gjetëm projektet origjinale të arkitektit Giulio Berte, ku duket qartazi, se ai objekt, që në fillim u projektua dhe u ndërtua për të qenë Teatër. Interesante është se edhe ndërhyrjet që iu bënë pas vitit 1945, janë të gjitha të dokumentuara. Për shembull, një nga dokumentimet e ndërhyrjeve është për disa punime hidraulike dhe elektrike, të cilat kanë firmën e arkitektit më të mirë të asaj kohe, që ishte Andon Lufi, mbesa e të cilit është sot ministre e Kulturës.

Si mund të bëhej restaurimi i godinës së Teatrit, përmes “Europa Nostra-s”?

“Europa Nostra” nuk bën restaurime. Do të shihej mundësia e aplikimit te partnerët e “Europa Nostra-s”. Organizata do të sillte specialistët e saj, që ta vlerësonin në bashkëpunim edhe me vendasit, për të bërë më pas edhe planin se si do të veprohej. Dua të nënvizoj këtu faktin, se të gjitha projektet e “Europa Nostra-s”, që u përzgjodhën te “7 monumentet më të rrezikuara në Europë”, bëhen gjithmonë në akord me qeveritë e vendeve përkatëse, në kushte bashkëpunimi. Për shembull, një nga monumentet që është shpallur në rrezik, është një Minierë Floriri në Rumani, të cilën qeveria Rumune donte ta shfrytëzonte, por pas përzgjedhjes hoqi dorë, duke e shpallur monument kulture të mbrojtur. Po ashtu, një tjetër objekt i periudhës së Realizmit Socialit në Bullgari e të tjera monumente në Itali, Spanjë, Angli, etj. Pas përzgjedhjes nga “Europa Nostra”, në këto monumente dërgohen specialistët më të mirë të organizatës, për të kontribuar profesionalisht për konservimin dhe restaurimin e këtyre monumenteve, që janë pjesë e memories së vendit ku gjenden. Edhe Teatri Kombëtar, ishte memoria e Tiranës, memoria e Shqipërisë dhe memorie e Europës.

“Europa Nostra” bëri disa letra për krerët e shtetit shqiptar, ku u kërkoi të hiqnin dorë nga shembja. Në dijeninë tuaj, a ka pasur ndonjë përgjigje prej ndonjërit, qoftë edhe për të argumentuar rrënimin e godinës?

Është e vërtetë, “Euopa Nostra” iu është drejtuar disa herë zyrtarisht me shkresa Kryeministrit, Presidentit dhe kryetarit të bashkisë. Asnjëri nga këta nuk i ka kthyer përgjigje, përveç faktit që presidenti ka qenë zyrtarisht në mbrojtje të Teatrit. Të tjerët nuk i kthyen asnjëherë ndonjë përgjigje këtyre letrave shumë të sakta dhe shumë profesionale, të ardhura nga kjo organizatë.

Ju treguat, se edhe përgjatë diktaturës, janë bërë ndërhyrje profesionale në Teatër si në rastin e arkitektit Lufi, pse pas kësaj u la të degradonte?

Mendoj se diçka e tillë është bërë qëllimisht. Natyrisht, që aty kishte nevojë të bëheshin konservime dhe restaurime, pasi ishte një godinë e vjetër dhe e pamirëmbajtur, por jo që të shembej. Studentëve të mi, u kujtoj gjithmonë, thënien e një prej mbrojtësve të trashëgimisë kulturore në Angli, William Morris. Ai ishte studiues, piktor, si dhe krijues i një shoqate të quajtur “Anti-skrap” dhe gjithmonë theksonte: “Ne nuk jemi pronarë të këtyre objekteve, ne i trashëgojmë nga paraardhësit tanë, për t’ua lënë brezave që do vijnë, në po atë gjendje identike, në të cilën i kemi gjetur”. Pra, ai ishte kundër ndërhyrjeve që çonin në tjetërsim, dhe ishte pa diskutim kundër shembjes. Në qendër të Londrës është Teatri “Globus” i ndërtuar që në kohën e Shekspirit. Ky objekt u dogj në shekullin XVII dhe u rindërtua. Askush sot në Londër nuk e çon ndër mend shembjen e tij, për shkak të ‘arkitekturës së vjetër’. Përkundrazi, ai mirëmbahet, ruhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në të jepen shfaqje, që është ëndërr të shkosh e t’i shohësh. Dhe në këtë formë, duhet të ishte bërë edhe Teatri ynë.

Pati shumë zëra me peshë, specialistë në fushën e arkitekturës, restaurimit, studiues etj., që e kundërshtuan shembjen… Profesor Emin Riza, madje ngriti zërin disa herë, duke propozuar që të shpallej Monument i Kategorisë së Dytë…, por u shpërfillën. Si e shikoni këtë?

Ajo godinë e ka ende statusit e Monumentit të Kategorisë së Dytë, pasi ligjërisht ende nuk është hequr nga lista. Edhe në këtë pikë luhet shumë nga institucionet që paguhen për mbrojtjen e monumenteve. Objekti i Teatrit Kombëtar si pjesë përbërëse e gjithë Ansamblit Arkitektonik figuron në listë si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, me VKM nr. 180, datë 13 Prill 2004. Madje, në vitin 2015, kur drejtues në Ministrinë e Kulturës ishin po të njëjtët, që drejtojnë sot, Teatrin e vunë përsëri në mbrojtje paraprake. Në vitin 2017 u reduktua qendra historike, por Teatri nuk u hoq nga zona e mbrojtur. Deri më sot, nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave, ku të thuhet se këtij objekti i është hequr ky status. Pra, si përfundim, Teatri Kombëtar, edhe sot është Monument Kulture i Kategorisë së dytë, status që nuk i është hequr ligjërisht.

Siç ju thoni, mbetet statusi i godinës (tanimë inekzistente) si Monument i Kategorisë së Dytë, si e shikoni faktin që vetë drejtorja e IMK, Arta Dollani, vë firmën për shembjen e tij?

E turpshme! Është shumë e turpshme! Nuk arrij ta kuptoj mungesën e profesionalitetit të këtij personi. Madje, po ju përmend një rast, të cilin e kam kritikuar gjithmonë, sepse edhe sot, Teatrin e Butrintit vazhdon ta quaj Amfiteatër. Studentët e Arkitekturës, që në vitin e parë e kanë mësuar ndryshimin konceptual, ndërmjet Teatrit dhe Amfiteatrit. Butrinti ka Teatër. Amfiteatër, në vendin tonë deri më sot, ka vetëm Durrësi. Përpos kësaj, asnjë arkitekt, nuk mund të firmoste shembjen e Teatrit. Më vjen keq për ata që e kanë bënë!

Profesor Riza, zv. ambasadori i OSBE, Robert Wilton (në cilësinë e studiuesit), e të tjerë emra me peshë, u shprehën se Tirana nuk e ka luksin për të prishur objekte të vjetra historike, pasi i ka të pakta. Çfarë i mbetet Tiranës prej memories historike në këtë kontekst?

Së pari, nuk e ka luksin, e dyta, pse duhej të prishej? Një Teatër i ri mund të bëhej diku tjetër, ka hapësira plot. Unë kam qenë dhe kundër prishjes së stadiumit. Ai stadium, duhej të ruhej ashtu sikundër ishte. Tanimë stadiumi i ri ka prishur të gjithë peizazhin arkitektonik të zonës. Nga shumë persona dëgjova që kërkonin të gjenin si justifikim faktin që Teatrit kishte arkitekturë fashiste… mirëpo në ato vite, për projektimin e tij dhe të objekteve të tjera, erdhën arkitektët më të mirë italianë. Ishin po ata arkitektë të shkëlqyer, që kishin projektuar në Romë, nuk erdhën arkitektë të kategorisë së dytë. Më ka bërë shumë përshtypje në zonën e Garbatellës (Romë) në Itali, (një zonë e ndërtuar për banorët, shtëpitë e të cilëve u shembën pasi ishin ndërtuar mbi rrënojat e forumeve romake, nga Koloseu deri në Qendër të Romës) ishte një rrugë me emrin “Luigi Luiggi”, i cili ka qenë një nga inxhinierët hidroteknik, që kishte ardhur në Durrës dhe që ka bërë projektin për tharjen e kënetës. Pra, te ne asokohe erdhën specialistët më prestigjiozë, emra të respektuar, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. Ata bënë këtë lloj stili arkitektonik dhe këtu dua të theksoj se koncepti urbanistik në Bulevard, është një koncept i bukur dhe shumë i avancuar.

Ju e përmendët faktin se stadiumi nuk qëndron në harmoni në lidhje me objektet e tjera, diçka e tillë është diskutuar nga specialistët edhe për projektin e Bjarke Ingels…

Bjarke Ingels është një nga arkitektët e mirë të botës, por ai projekt mund të shkonte diku tjetër, jo aty. Nuk mund t’u ndërhysh me dhunë këtyre godinave ekzistuese. Ajo godinë e projektuar për t’u ndërtuar aty, nuk lidhet me objektet e tjera, përpos idesë tronditëse që do ndërtohet aty ku ishte një objekt historik, një memorie arkitektonike e kulturore. Dhe nga aspekti ekonomik, që përmendet shpesh, ajo godinë duhej të ruhej, se vlera e restaurimit nuk do të shkonte aq sa për të bërë të gjithë këtë ndërtim masiv. E njëjta gjë, vlen edhe për rastin e stadiumit. Kujtoj që gjatë periudhës së ndërtimit të Stadiumit, një prej specialistëve të Institutit tha se “po e restaurojmë”, gjë që ishte një tregues shumë i fortë injorance. Si mund të flitet në këtë rast për restaurim?!

Sikundër për stadiumin, edhe në rastin e Teatrit nuk mund të flitet më për restaurim, por për ndërtim. Profesor Riza theksoi se ajo vlerë është e pazëvendësueshme. Në këtë aspekt, çfarë mund të sillte prej saj rindërtimi i premtuar prej artistëve që e mbrojtën?

Rindërtimi mbetet me vlerë simbolike, për të thënë: DO ta ribëjmë siç ishte, kundër ndërhyrjes, që ndodhi aty. E keqja është se tek ne nuk fitohet me qytetari, pasi nëse do të ishte ashtu, objekti do të ishte ende.

Të martën ishit në protestë bashkë me anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit?

Ata njerëz unë i kam parë me respekt të thellë, tek mbanin një protestë të bukur qytetare, një protestë me art, ku ftuan personalitetet më me peshë të vendit, por jo vetëm. Vetë zv. Ambasadori i OSBE, Robert Wilton, u ngjit në atë skenë për të recituar dhe ky ishte një mesazh simbolik. Ata artistë, për mua janë heronj! Patjetër që në 18 maj dola në protestë, por ajo nuk qe një protestë e zakonshme. Ishte një protestë dhimbjeje. Dhimbje për Teatrin që u prish. Një protestë për mbrojtjen e qytetarisë, për mbrojtjen e memories, për mbrojtjen e kulturës të këtij vendi, ku ne kemi lindur e jemi rritur.

Dikush e quajti shembjen e Teatrit “vdekjen e dytë të Maks Velos”…

Maksi Velo ka qenë një nga personat më të përkushtuar për këtë kauzë. Keqardhjes sime të madhe për ndarjen e tij nga jeta, i shtohet edhe kjo ngjarje. Mendova se shpirti i Maksi Velos do ta ruante Teatrin, sa keq për ata që e prishën!/  “Panorama.al’

 

Aktivistja Ardiana Kala thirrje SPAK: Arrestoni Veliajn, po manipulon provat kundër çështjes së Teatrit

Aktivistja dhe avokatja Ardiana Kalaja nga protesta për Teatrin Kombëtar i bëri thirrje SPAK-ut që të arrestojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, pasi sipas saj ai po manipulon provat e kësaj çështje.

Po ashtu Kalaja i kërkoi SPAK që të ndërhyjë për këtë situatë.

“Përshëndetje sheshi më i bukur në botë. Sheshi me njerëz më me vlera që ka Shqipëria. Sa herë afrohem këtu, ndjej dhimbje. Nuk di se sa kohë do kalojë, që të harrojmë atë që pamë dhe përjetuam. Në këtë dhimbje këtu dy gjera më kanë bërë përshtypje. Për një staf me terroristët. A e keni parë se terroristët sulmojnë simbolet. Ata sulmuan artin dhe kulturën shqiptare. Kauza e teatrit nuk janë muret, por Shqipëria, flamuri Kuq e Zi. Ata nën rrënoja hodhën flamurin, nuk iu dhimbs. Atje ku u vra Ardit Gjokaj, po varrosim dhe teatrin. A do të lejojmë që të ketë një Ardit Gjoklaj të dytë? Ne duhet ta ndalojmë. E la thënë i madhi Falcone; ndiq paratë. Krimi për teatrin ka nisur kur u miratua ligji për Teatrin. Çfarë po bën pushteti? Po merret me veprime dytësore. Ato transaksionet e fshehta, ato biletat e udhëtimit të Maznikut, ato projektet e Kompanisë Fusha, duhet të hetojë SPAK. Nga ky shesh i kërkoj SPAK arresto kryetarin e bashkisë Erjon Velaij, po manipulon provat. Provat dhe faktet i keni në SPAK. Veprimin e dytë është që mos e lejo të përdhoset çështja. Në këtë shesh do bëjmë teatrin e ri.”, tha Kalaja.
(BalkanWeb)

Alfred Lela nga protesta: Më ngatërruan me Niçen e Shijakut, s’do ta fal Ramën dhe Sandër Leshin!

Gazetari Alfred Lela, i cili ra pre e dhunës së Policisë së Shtetit ditën kur u shemb Teatri Kombëtar, madje dhe u shoqërua në komisariat, nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai deklaroi përpara protestuesve të Teatrit se e kishin ngatërruar me Niçen e Shijakut, që doli në dosjen e përgjimeve ‘339’.

Mes të tjerash ai pohoi se nuk do ta falte kryeministrin Edi Rama, dhe as ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn, pasi ata nuk e pranuan dhunën e ushtruar.

“Më thanë se më kishin ngatërruar me Niçen, u gëzova. Por më thanë më pas se më kishin ngatërruar me Niçen e Shijakut. Unë erdha këtu sot për të përshëndetur heronjtë e vërtetë, me H të madhe, Edmond Budinën, Liçajn, Malkajn, e shumë e shumë të tjerë që kanë qëndruar bashkë për 27 muaj. 27 duket si një numër, por unë që kam kaluar dy orë e gjysmën në komisariat e di se çdo të thotë 27 muaj. Shumëzoje me qindra e qindra herë. Jua respektojë sakrificën, dhimbjen, ju them se nuk ishte dështim. Shteti që udhëheq, erdhi hajdushçe në mes të natës, pa gdhirë agimi për të shembur një ndërtese që e kujt është? Është e shtetit, dhe e jona, por nuk është e pushtetet. Është e njerëzve, e jona. I kam falur policët, pasi janë bija dhe bijë nënash. Na bën kokë turku, por nuk jemi të parët. Nuk do ta fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin. Nuk do ta fal jo se u dhunova atë ditë, nuk do ta fal sepse ishin të pazotë për ta pranuar dhe njohur dhunën, për të qenë burra në Shqipëri e të thonë; na fal se ashtu ndodhi. Nuk mundën se janë burracak. Që të mos keqkuptohemi; që s’kam ndërmend të marr pushkën. Ajo që ndodhi me teatrin nuk ishte suksesi i pare i edi Rames. Dua te përmend disa prej tyre. Kanabizimi i vendit cep me cep. Detyrimi i shqiptareve për te ikur dhe për te lëne këtë vend, si asnjë here me pare.”, tha Alfred Lela.
(BalkanWeb)