Voal.ch e huazoi nga Top Channel intervistën e Ambasadorit Cristopher Hill, në një rrëfim për “Exclusive”, program i drejtuar nga gazetarja Kristi Gongo. Ambasadori Hill tregon kohën kur mbërriti për herë të parë në vendin tonë në verën e vitit ’91, vendosjen në Hotel Dajti deri në hapjen e Ambasadës së SHBA pas mbylljes në 1946, takimet dhe kontaktet e para, figurat e politikës të asaj kohe. Gazetarja i bëri edhe pyetjen në lidhje me arrestimin e Fatos Nanos. “Pas mbylljes, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës, ishte një diktaturë staliniste, thotë Ambasadori Hill. Ndërsa rreth arrestimit të Fatos Nanos, ai thotë se pretendime të tilla janë deklarata antiamerikane”. Ju ftojmë që ta ndiqni intervistën.