VOAL

VOAL

Ambasadori Heldt i përgjigjet Pacollit: Nuk mund t’iu ofroj këshillë praktike

April 28, 2020
blank

Komentet

blank

DEMOKRATIZIMI I INSTUCIONEVE DOMOSDOSHMËRI PËR SHOQËRINË DHE KOMBIN! Nga Besim Ndregjoni

 

Mbas 2 viteve që i ka mbaruar mandati Avokatit të Popullit, komisioni i ligjeve të parlamenti thirri në séance dëgjimore kanditatët për të paraqitur performacën e tyre për tu zgjedhur në at institucjon kushtetues. Në mes kanditatëve për dy vite rrjesht kanditoi dhe unë si përfaqësues i 100.000 familjeve të mbijetuarve të diktaturës dhe i mbështetur nga shoqëria civile dhe tre komuniteteve fetare në vend. Sigurish kanditonin ish Z/Kryeministra, ish titullarë të lartë të institucjoneve kushtetuese , ku fatkeqësisht mbahen mend nga shoqëria si dështak por që mbroheshin nga partia, sepse ishin me biografi të mire dhe i përkisnin regjimit totalitar që kishte dhunuar të drejtatat dhe liritë e njeriut, në regjimin e diktatorit Enver Hoxha. Për lexuesit po ju paraqes fjalën time që mbajta në komisionin e ligjeve për ti shërbyer sadopak të vertetës se si parlamenti shqiptar e përdor formalizmin për fuksionimin e kushtetutës, kurse vendimet i merr me vendime partie në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

E para : I përkas një familje fisnike shqiptare që ka përballuar tre diktatura, fashiste, Naziste, dhe Komuniste, për CV time jua a kan ba presence Shoqëria civile , tre komunitetet fetare si dhe personalitete të larta të artit kulturës, por mbi të gjitha thirrja që ju ka drejtuar ish e burgosura politike bashkëshortja e poetit martir Havzi Nela, Lavdie Nela drejtuar Kryetares Kuvendit, dhe juve të gjithve Antarë të Komisionit të ligjeve.

Thirrja e saj u ndesh me heshtjen dhe mospërgjigjen e antarve të kuvendit, zgjodhën heshtjen dhe vendimin e partisë për të ju përgjigjur një armike siç është heroina e burgjeve dhe bashkëshortja e poetit martir.

Bazuar në ligjin për Avokatin e popullit neni 2 citohet se mbron të drejtat dhe liritë edhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet e mosveprimet e paligjshëm e të parregullta të organeve e administrates publike si dhe të tretëve që veprojnë për llogari të saj.

Avokati i Popullit udhëhiqet nga parimet e pansisë, konfidecialitetit, profesionalizmit dhe pamvarsisë , ushtron veprimtarinë në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut të parishikuar në dispozitat kushtetuese dhe në ligje. E kush më shumë se ne që na janë dhunuar të drejtat e liritë , me ndalimin e arsimit, me luftën e klasave për punën etj, e ka sensibilitetin ti mbrojë këto të drejta, e ta krye me nder atë detyrë kushtetuese.

Neni 12 i këtij ligji përcakton të drejtat për tu ankuar në at institucjon , bazuar në kët nen ti përgjigjem qytetarit ashtu siç e përcakton ligji dhe në ruajtjen e sekretit të qytetarit. Gjithashtu neni 13, 17 18 19 19/1dhe 21 i japin të drejtën e fuksionimit dhe shqyrtimit të ankesave dhe të drejtave të qytetarve .Neni 22/1 i jep të drejtën avokatit për sanksione ndaj administrates që ka shkelur ligjet për qytetarin.

I përkas asaj pjese të popullsisë që e kan vadit tokën shqiptare me gjak martirësh nga jugu në veri dhe kam tridhjetedy që komunitei që përfaqësoi ka tre dekada që presim të mësojnë të verteten e asaj çfar ka ndodhur dhe si janë dhunuar të drejtat e shqiptarve gjatë periudhës komuniste dhe si jan krijuar dosjet e tyre.. Hetimi dhe denimi i krimeve të komunizmit janë të lidhura ngushtë me sigurinë kombëtare të shqiptarve në kontekstin strategjik.

Dhe besoi më shumë se ky institucjon nuk mund të japin kontribut ndonjë institucjon tjetër që i shërben politikës partisë dhe jo shtetit të së drejtës që ka 32 vite që nuk po e ndërtojmë.

Kush ka frike nga e verteta, hetimi, zbulimi dhe denimi i krimeve komuniste në Shqiperi?

Përgjigja është e qartë nga e vërteta ka frikë politika shqiptare që për 32 vite jo që nuk kërkoi falje, por nderoi xhelatët e krimit dhe përbuzi viktimat dhe të mbijetuarit e diktaturës, duke përfituar nga paqja që përcollën ky komunitet fisnik ndaj politikës.

Ndaj këtyre padrjtsive dhe shkelje të drejtave dhe lirive të njeriut që ka përdorun politika për 32 vite fatkeqësishtm dhe Avokati i Popullit heshti.

Prandaj kanditoi që ta denojmë heshtjen ndaj krimit.ta denojmë pushtetin dhunues ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut.

Njohja dhe demaskimi i krimeve te kryeme, dhe paralelisht me ata edhe respekti per viktimet e pafajshme te ketyne krimeve jane dy aspekte të së njëjtes monedhe: natyra dhe pesha e përgjegjsise sonë, si deshmitare të kesaj tragjedie thellesisht njerezore dhe rranjesisht kombetare, ashte nji problem ekzistencial per te gjithe njerezimin e ndershem, problem që ka karakter politik e personal- dhe fetar per ata qe besojne!

Prandaj kanditoi që institucjoni i avokatit të popullit të jetë në shërbim të shoqërisë dhe jo politikës

Pavaresisht nga përpjekjet e “propagandisteve” të pakurueshem që nuk pranojne këte fakt të qarte si drita e diellit, e që nuk tregojnë asnji interesim me deshmue rrjedhimet shkatërruese të atij rregjimi gjakatar që perjetojme edhe sot, duhet pranue se shkalla e krimeve komuniste ka arritë në pikën ku mund të cilesohen si “krime kunder njerezimit” të denueshme nga legjislacioni ndërkombetar , dhe heshtet nga legjislacioni kombetar.

Këto perpjekje të “propagandisteve”, nuk kane qellim tjeter veçse me largue vemendjen e popullsise shqiptare nga e kaluemja, sa ma gjate që të jete e mundun…. derisa t’i mbuloje harresa. Me nji zhvillim te këtill ndergjegjet tona do të mbeten të njollosuna; si rrjedhim, pamundesohet integrimi i jone ne Boten e Lire, si qytetare të lire, që na synojme.

Ky zhvillim duhet te sherbeje dhe per zbulimin e nji aspekti te vendit tone, ne nji kohe te caktueme…!Si ashte e mundun qe i kemi lejue vetes, si shoqeni shqiptare, me zbrite kaq poshte? Dhe kjo ndodh që institucjonet nuk veprojne por imitojne regullore e privilegje për drejtuesit e deputetët.

Deputetët janë mandatuar për të dhanë ligje dhe barazi për qytarët jo për ti kthyer institucjonet në vende pune për miq partiak siç ndodhi në dhjetor ku mazhorance dhe opozita kacafyteshin në parlament për të zgjedhur Avokat Populli mikun , klientin, dhe aspak nuk mernin në konsideratë përfaqësuesuesin e shoqërisë civile, dhe të 100.000 familjeve shqiptare që i mbijetuan diktaturës, duke mos kursyer dhe jetën.

Zotrinj deputet të ligjeve, Institucjonet në shtetin e të drejtës nuk janë krijuar për politikanë e familjare të tyre , por me kushtetutë janë prone e qytetarve shqiptarë që japin kontributete e tyre që të ndërtojmë shtetin e së drejtës, votohet dhe kundërshtari politik, kështu fuksionon demokracia zotrinj nuk fuksionn me vendime politike partie kundra kudërshtarve politike.

Me lejoni të ju sjell ndermend thënjen e socialdemokrates disdidentes Musine Kokalari që ju drejtue xhelatve në sallë e gjygjit: Ju po më denoni se nuk jam komuniste , por Shqipërine e dua më shume se Ju. Atëhere shtrohet pyetja përse Ju ligjvënës luftoni që mos të zgjidhet një antikomunist por vetëm në qoftëse ka lidhje me diktaturën.

Kam 32 vite që kam kontribuar në rehabilitimin e qytetarve që kan kaluar trauma dhe tortura nga regjimi totalitar komunist, në bashkëpunim me shoqërinë civile, Qendrën e traumës dhe tortures dhe në bashkëpunim të plotë me Avokatin e Popullit të Danimarkës bazuar në konventat ndërkombëtare prej një periudhe 15 vjeçare, duke rehabilituar shum qytetar nga traumat që kishin pësuar.

Si misionar i ngritjes së Parcelës Kombëtare të Kujtesës në nderim të mbi 6000 të pushkatuarve dhe të zhdukur kufomat nga ky institucjon do të i shërbej qetsimit shpirtëror të mbi 6000 familjeve që përballen me heshtjen e politikës dhe shtetit. A ju shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut këtyre 6000 shqiptarve që nuk kan një varr dhe një ditë kujtese për ti nderuar martirët që u vranë pa faj.

Shoqëria shqiptare është e ndarë, në të privilugjumit e diktaturës dhë në të mbijetuarit e diktaturës, ku të parët, kan marrë të gjitha benifitet e sistemit, dhe pjesa tjetër e shqiptarve që e vaditi me gjak çdo pjese të Shqiprise duke e kundërshtuar diktaturën dhe u përball me murin klasor politik dhe përçmimin e pushtetit dhe politikës të ndërtuar gjatë këtyre tre dekadave.

Ka 32 vite që asnjë innstitucjon të shtetit nuk lejohen të drejtojnë ata që kundërshtuan diktaturën, kush ashte ai ose ajo force politike që nuk turpërohet që në institucjonet e vendit nuk ka asnji personalitet drejtues që nuk kan lidhje me diktaturën.

Gjatë këtyre 32 viteve politika sunduese ka krijuar disnivel në pjesët e shoqërisë shembull është të mbijetuarit e diktaturës, kan pensione qesharake, kurse xhelatët që kryen krime ndaj kësaj pjese popullsisë kan pensione marramendse,

A nuk është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut zotrinj paralmentar. Shqipëria dhe shteti janë prone e shqiptarve dhe jo vetëm të priviligjuemeve të komunizmit siç ka ndodhur gjatë këtyre tre dekadave. Kanditoi për avokat populli që institucjonet kushtetuese të mos politizohen nga ushtarë të partisë apo të zgjedhurit e kryetarve të partis. Por ti drejtojnë ata që bahen ushtarë të ligjit dhe kushtetutes dhe aspak pazarve të drejtuesve të pozitës dhe opozitës.

Kurre gjatë 32 viteve unë dhe shtresa që përfaqësoi nuk kemi urryer, ju zotrinj politikan si majtas dhe djathtas përse urreni ata që nuk janë ushtarë të partive tuaja. Pse urreni kanditaturat e të përndjekurve politikë zotrinj parlamentarë, përse nuk i kthyet pergjigje heroines Lavdie Nela sidomos ju gra deputete e cila jua cilsonte në emër të nenave që ngelen pa fëmijë nga torturat siç ka ngelur heroin Nela, a nuk ju vrau kjo thenje juve që jeni nëna gra.

Dhe kjo sjellje e juaj zonja dhe zotrinj deputetë mjafton qe vendi i jone te mos ngrihet kurre ne kambe me nji shoqeni civile të ndërgjegjshme për rolin e saj: nji shoqenie njerezishme, tolerante, e permbi të gjitha jo e dhuneshme: “qytetarin”pjesemarres e “qytetarine”!

Koncepti i qytetarit përmban pjesemarrjen koshiente në jetën shoqënore e politike të vendit; pjesemarrja ashte pengesa kryesore në luften kunder diktatures dhe ideologjive totalitare.

Pjesemarrja koshiente lufton sundimtaret e këqij dhe sherbetorët e tyne me pagese, lufton atmosferen ku ata mashtrojne veten Amundet të na mashtrojne dhe të mos shqetesohemi? Si do te dalim nga kjo gjendje?….Si do të zhdukim anormalitetitn e politikes? Si t’iu kthejme njerezve shpresen për të ardhmen Ky ashte ndergjegjsimi, hapi i pare i zgjidhjes. Njeriu duhet te jete koshient dhe i bindun per drejtesine e kauzes qe mbron para se te aktivizohet…qe ashte hapi i dyte.

Kthimi i institucjoneve në shërbim të qytetarve është primarrja e një sistemi demokratik. Dhe thirrja ime përpara jush zotrinj ligjëvënës është ta shembeni murin e urretjes që keni ndërtuar nga 32 vite me pushtet imitues më të pështirë të diktaturës, Lejoni dhe votoni kanditaturat e atyre qytetarve që kaluan e përballuan terrorin komunist, dhe u ndeshën për tre dekada me heshtjen dhe luftën e ftohtë politike të pushtetve postkomuniste në Shqipëri.

Votoni që institucjonet të demokratizohen jo të politizohen. Demokratizimi i institucjoneve demokratizon shoqërine kombin.Sot keni në dorë ta shembnin murin e urretjes dhe të ndërtojmë murin e paqes të dashurisë dhe të shtetit të së drejtës. Nqs bani të kundërtën historia do të ju denoi. Bëhuni paqëdashës si ne ne të mbijetuarit e diktaturës që nuk urrejmë por përçojmë paqe duke ja lënë drejtsisë denimin e urretjes.
Kthejani institucjonet shqiptarve, dhe ndertoni shtetin e së drejtës, dhe jo shtetin politik siç eshte tani.

Besim Ndregjoni

 

 

 

 

blank

Flutura Açka: Në Tiranë jam me Roland Bejkon, do të mbështes vetëm kandidatët që kanë logon e PD

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj force politike ku në fokus të takimit kanë qenë zgjedhjet e 14 Majit.

E pyetur lidhur se kë kandidat do të përkrahin atë të Alibeajt, apo Belind Këlliçin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Açka theksoi edhe njëherë se do të jetë në mbështetje të Roland Bejkos.

A do bëni fushatë për Roland Bejkon?

“Po patjetër unë e kame thënë publikisht atë, PD do të jetë në fushatë”, tha Açka, teksa më tej u shpreh se do të mbështesë vetëm kandidatët të cilët garojnë nën logon e Partisë Demokratike.

Edhe deputeti tjetër demokrat, Arbi Agalliu u shpreh njëjtë si Açka që do të mbështesë vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së.

Ftesës së sotme të kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt ju përgjigjën vetëm 11 deputetë të cilët ishin. Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Arbi Agalliu, Lefter Gështenja, Flutura Açka, Merita Bakiu, Eralda Tase, Selaudin Jakupllari , Zheni Gjergji, Andia Ulliri, Jorida Tabaku.

Ndërkohë, PD e Alibeajt do të garojë me vetëm 10 kandidatë në zgjedhjet e 14 majit, pasi nga 16 kandidatura të cilat u miratuan nga kryesia, 6 prej tyre u tërhoqën nga gara.

Pjesë nga deklarata për media e dy deputetëve Açka dhe Agalliu:

A do bëni fushatë për Roland Bejkon?

Flutura Açka: Po patjetër unë e kame thënë publikisht atë, PD do të jetë në fushatë.

Si e komentoni faktin që PD po përfaqësohet vetëm me 10 kandidatë?

Flutura Açka: Ju e dini shumë mirë pse, që të mos i përçajmë demokratët deri në fund, në nuk do të hedhim kripë mbi plagë

A do ta mbështesni Luçiano Bocin në Elbasan?

Flutura Açka: Unë mbështes vetëm kandidatët e PD, njoh vetëm një logo.

A do ta mbështesni kandidatin e Berishës në Vlorë?

Arbi Agalliu: Pyesni kandidatin e foltores nëse mbështesin demokratët. PD ka ezauruar të gjitha përpjekjet për bashkëpunim. Në pjesën më të logjikshme të kësaj situate do duhet të japim një lloj shembulli për të mos e ndarë me tej elektoratin  djathtë. Çdo përpjekje do të përqendrohet kundër kësaj qeveria. Kandidati i Vlorës është i lirë të mbajë qëndrimet e tij dhe shpresoj të votojnë atë parti nga e cila kanë dalë.

blank

Kontesti i mandatit të deputetit dhe presidentes – Çfarë po ndodh?

Doruntina Baliu

Një ankesë e parashtruar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me legjitimitetin e mandatit të një deputeti të Kuvendit të Kosovës ka ngjallur debat dhe pikëpyetje në Kosovë në lidhje me atë se a mund të rrezikohet mandati i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndonëse Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim në lidhje me ankesën në fjalë, në media është përfolur se nëse konstatohet që mandati i deputetit të zgjedhur më 2021 është i jashtëligjshëm, atëherë edhe vota e tij apo pjesëmarrja në seancën për zgjedhjen e presidentes, mund të konsiderohet e pavlefshme.

Si ka rrjedhur problematika dhe çfarë saktësisht do të thotë kjo për mandatin e presidentes Osmani mund të lexoni më poshtë në pika të shkurtra:

Pse po kontestohet mandati i deputetit?

Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të garantuara për komunitetet joshumicë.

Ndër to, 10 janë të garantuara për komunitetin serb, tri për komunitetin boshnjak, dy për komunitetin turk dhe një për komunitetin goran.

Ndërkaq, për përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë të garantuara nga një ulëse, si dhe një ulëse shtesë për njërën nga këto komunitete, që fiton më së shumti vota.

blank

Infografikë

Kuvendi i zgjedhjeve të 14 shkurtit

Më 14 shkurt 2021, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvend.

Sipas rezultateve fillestare të këtyre zgjedhjeve, partia e quajtur Iniciativa Rome, kishte fituar dy mandate të deputetëve në Kuvend (njëra për komunitetin rom, si dhe ulësja tjetër që është e garantuar për tri komunitetet varësisht nga votat).

Disa parti nga komunitetet rom, ashkali e egjiptian më 5 mars 2021 bënë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), duke pretenduar se zgjedhjet ishin manipuluar pasi që partia Iniciativa Rome kishte marrë vota në s’përputhje me numrin e banorëve romë nëpër komuna.

Çfarë ndodhi pas ankesës?

Më 7 mars 2021, PZAP-ja mori një vendim për ankesën e partive duke e pranuar pjesërisht këtë ankesë.

Si rrjedhojë, partisë Iniciativa Rome iu anuluan votat në disa komuna, duke bërë që të humbasin mandatin e deputetit që ishte garantuar për tri komunitetet (rom, ashkali, egjiptian), varësisht nga votat.

Megjithatë, partive ankuese iu refuzua kërkesa që votat për Iniciativën Rome të anuloheshin edhe në disa komuna të tjera, përkatësisht në komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Mitrovicë Veriore.

Sipas ankuesve, edhe në këto komuna pati mospërputhje të votave për partinë Iniciative Rome me numrin e banorëve romë në këto komuna.

Gjykata Supreme, që është shkalla më e lartë vendimmarrëse pas PZAP-së, refuzoi ankesat e partive në lidhje me vendimin e PZAP-së, duke e lënë në fuqi këtë vendim.

Kështu, në Kuvend nga viti 2021, Iniciativa Rome përfaqësohet vetëm nga deputeti Fadil Gashi.

Çfarë i është kërkuar Gjykatës Kushtetuese?

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, disa përfaqësues të partive të komuniteteve rom e egjiptian, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, më 13 prill 2021.

Në këtë ankesë ata pretendojnë se ka pasur shkelje kushtetuese në rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe vendimeve, përmes së cilave nuk janë anuluar edhe votat në tri komunat e lartcekura.

Ata argumentojnë se vendet e garantuara për komunitetet pakicë në Kuvend duhet të derivojnë nga votat e po atij komuniteti. Përndryshe, llogaritet se këto komunitete pakicë nuk kanë përfaqësim adekuat në Kuvend, siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës.

Këta ankues i kanë thënë Gjykatës se në qoftë se vërtetohet se deputeti aktual i Iniciativës Rome po e mban mandatin në mënyrë jokushtetuese, ai duhet të largohet nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese deri më tani nuk ka marrë vendim lidhur me këtë ankesë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Çfarë ndodh nëse ankesa aprovohet?

Anulimi i votave të mbetura për Iniciativën Rome do të thotë se kjo parti do të humbte edhe mandatin e vetëm që e ka në Kuvend.

Në ankesën që është dërguar në Kushtetuese shtjellohet se: Nëse deputeti aktual, Fadil Gashi, humb mandatin e tij, vendin e tij do ta zinte deputeti Erxhan Galushi, që aktualisht mban mandatin e garantuar për tri komunitetet (rom, ashkali, egjiptian) varësisht nga votat.

Kështu, në ulësen e mbetur do të vinte një deputet tjetër nga radhët e tri komuniteteve, me më së shumti vota.

Pse po lidhet kjo çështje me mandatin e presidentes Osmani?

Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës më 4 prill të vitit 2021, me 71 vota për dhe me 82 deputetë të pranishëm në sallën plenare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 4 prill 2021.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 4 prill 2021.

Votimi për presidenten është i fshehtë. Megjithatë, në seancën e Kuvendit kur ishte zgjedhur përfundimisht Vjosa Osmani kishte qenë i pranishëm edhe deputeti i Iniciativës Rome, Fadil Gashi.

Disa ditë më parë, gazeta10 kishte raportuar se mandati i presidentes mund të jetë në rrezik nëse mandati i deputetit të Iniciativës Rome del të jetë jolegjitim.

Kjo çështje u tematizua në shumë media, shpesh duke u ndërlidhur edhe me vendimin e dhjetorit të vitit 2020 nga Gjykata Kushtetuese, e cila e rrëzoi Qeverinë e atëhershme të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Vendimi i Kushtetueses atëherë ishte bazuar në ankesën që kishte bërë Lëvizja Vetëvendosje, e cila kërkoi interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës.

Kjo votë e deputetit Ethem Arifi ishte ndër votat që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

Ehat Miftaraj, ekspert ligjor nga Instituti Kosovar për Drejtësi, në një mendim të postuar në rrjetin social Facebook, ka vlerësuar se edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos pozitivisht ndaj kërkesës aktuale, “nuk mund të rrezikohet mandati i presidentes së Republikës apo Qeverisë”.

Ai ka thënë se tashmë “kanë kaluar afatet kohore kur ka qenë e mundur të kontestohet ligjshmëria e zgjedhjes së presidentes së Republikës”.

Ai, gjithashtu, ka thënë se në këtë rast nuk mund të bëhen krahasime me rastin e Qeverisë Hoti, pasi, sipas tij, kërkesa e atëhershme ishte bërë direkt lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë, ndërsa në këtë rast është kontestuar vetëm ligjshmëria e mandatit të deputetit.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka paraparë tre skenarë kur presidenti i vendit mund të shkarkohet:

  • Nëse ai/ajo është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë;
  • Nëse ajo/ai nuk është i/e aftë për të ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të sëmundjes së rëndë;
  • Si dhe në rastin kur Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës.
blank

‘Fox News’: Familja Soros solli në pushtet prokurorin që paditi Trumpin

Nga Joe Schoffstall dhe Jessica Chasmar, Fox News

Aktakuza e Jurisë së Madhe në Manhatan të enjten në mbrëmje ndaj ish-presidentit Donald Trump po ndez një debat të ri rreth prokurorit të qarkut, i mbështetur nga George Soros, i cili udhëhoqi hetimin për shkeljet e supozuara të Trump të ligjeve shtetërore për financimin e fushatës.

Ish-presidenti pritet të dorëzohet në zyrën e prokurorit të qarkut, Alvin Bragg në fillim të javës së ardhshme, pas padisë së tij, që rrjedh nga një hetim i Bragg mbi pagesat e supozuara të Trump ndaj yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels në vitin 2016.

Fox News raportoi më parë se në maj të vitit 2021, financieri George Soros dha 1 milion dollarë për organizatën fondmbledhëse ‘Color Of Change’, e cila shpenzoi shumë për të mbështetur kandidaturën e Bragg.

Djali i Soros, Jonathan Soros dhe gruaja e tij, Jennifer Allan Soros, gjithashtu dhuruan drejtpërdrejt për fushatën e Bragg, sipas të dhënave financiare të fushatës në Nju Jork, të shqyrtuara nga Fox News.

Më 26 prill 2021, Jonathan Soros dërgoi një çek prej 10 mijë dollarësh në arkën e prokurorit të qarkut, tregojnë dosjet shtetërore. Tri ditë më vonë, më 29 prill, Jennifer Allan Soros shtoi një kontribut prej 10 mijë dollarësh në fushatë. Ndërsa individë të tjerë siguruan pagesa më direkte për komitetin e tij, çifti ishte në mesin e disa prej donatorëve të tij më të mëdhenj.

Kontributet ishin gjithashtu të pazakonta për çiftin, pasi ata përgjithësisht nuk përfshihen financiarisht në garat për prokurorët e qarkut, megjithëse kanë dhuruar për fushatat e tjera politike në Nju Jork. Jonathan Soros nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi donacionet për Bragg.

George Soros, nga ana tjetër, ka synuar gara të shumta prokurorësh duke derdhur miliona dollarë në vitet e fundit.

Operacionet për prokurorët e qarkut nga Soros zakonisht përfshijnë arkëtaren e tij prej shumë kohësh, Whitney Tymas, duke krijuar komitete të veprimit politik në shtetet ku ai synon garat. Pasi të jetë ngritur komitetet, financuesi injekton paratë në këto komitete, të cilat shkojnë për të mbështetur kandidatët e preferuar të Sorosit. Pas zgjedhjeve, këto komitete shpërbëhen.

Në rastin e Bragg, kjo nuk ndodhi. Në vend të kësaj, Soros dhuroi 1 milion dollarë për organizatën ‘Color of Change’, e cila në javët në vijim shpenzoi para për të mbështetur kandidaturën e Bragg. Koha e parave e ka bërë të mundshme që të ketë ndihmuar përpjekjet.

Zëdhënësi i Soros, Michael Vachon nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Soros ka ofruar mbështetje për dhjetëra kandidatë për prokurorë të krahut të majtë, të cilët ai i sheh si një komponent të rëndësishëm për rishikimin e sistemit penal. Bëhet fjalë për prokurorë kontroversë si Larry Krasner, Kim Foxx, Kim Gardner apo George Gascon.

Akuzat e mundshme të Bragg, të cilat ishin ende të panjohura deri të enjten në mbrëmje, rrjedhin nga një pagesë e supozuar prej 130 mijë dollarësh që avokati i atëhershëm i Trump, Michael Cohen i bëri Daniels- emri ligjor i të cilës është Stephanie Clifford- në javët e para të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, në këmbim të heshtjes së saj për një takim të dyshuar seksual me Trump në vitin 2006.

Prokurorët federalë në zyrën e avokatëve të SHBA për distriktin jugor të Nju Jorkut, zgjodhën të mos e akuzonin Trump në lidhje me pagesën e Daniels në vitin 2016, edhe pse Cohen e implikoi atë si pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Komisioni Federal i Zgjedhjeve gjithashtu e hodhi poshtë hetimin për këtë çështje në vitin 2021. syri.net

blank

PROJEKT LIGJ PËR PRISHJEN E GODINAVE MBI 50 VJET NDËRTIM- Nga ORHAN SAKIQI

Shteti me Kushtetutë duhet kujdeset per shtetasit e tij. Por nga përvoja ime më rezulton se mbas ligjit fshihen interesa financiare. Me shembulla gjoja ‘rrezik shembje’ u rrafshuan Teatri Kombētar, godina ish A. T SH. e projektuar nga. M.Velo ark. dhe unë kostruktor dhe ne ruajtje kat.II. e tj. Beton arme nuk kishte asnje rrezik shembje sic e vertetova me prova teknike e video megjithese ishte 54 vjec. Beton armeja e mire shton qendresen me kohe. Edhe betoni vete edhe tulla.

Roma ka godina 2 mije vjecare. Tani qe trojet ne qender po mbarohen hidhen syte më larg. Së pari caktimi rrezik shembje do specialiste me pervoje dhe kohe. Por edhe kur vertetohet perparēsi duhet të kenë pronaret e truallit qe jane dhe pronare te pallatit qe rrezikohet.Ata lidhen me ndertuesin , caktojnë perqindjen e fitimit dhe marin banese ose banesa aty ku ishin.

Bashkia nuk ka pune,pervec lejes, si ne cdo godine tjeter private.Jo si ne kombinat ku banoret degdisen larg.Keshtu duhet te jete ligji. Ndryshe ‘keta’ nuk arrine as kohen e diktatures kur megjithese toka ishte shtetrore qytetarit i jepej shtepi aty ku kishte banuar. Perjashto te ‘deklasuarit’. P. sh. Karapicet nga qendra shkuan në kinostudio, Turditë në Laprakë e tj. Tani rilindasit duan të ‘deklasuar tē rinj. Prandaj banoret e kombinatit po luftojne per shtepite e tyre.

blank

Ne foto ish A.T. SH. rrafshuar pak me pare. Boshlleku i krijuar me trishton, nuk kaloj me andej, Po ai banor qe ka 50 vjet aty, ka kujtimet lindjet vdekjet ne shtepine e tij?

blank

Milaim Zeka: Dy gazetarë, spiunë të Sigurimit më kanë ndjekur këmbë pas këmbe

Gazetari nga Kosova, Milaim Zeka duke folur në ‘Çim Peka LIVE’, ka rrëfyer për herë të parë se ka qenë i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit dhe ai ka treguar edhe emrat e dy gazetarëve që e kënë spiunuar.

‘Me keqardhje e them, Remzi Lani. Është në dosjen e autoritetit dhe i dyti është kolegu im Arben Manaj, korrespondenti i TCH’, tha Milaim Zeka në SYRI TV.

‘Të kesh qenë spiun i Sigurimit të Shtetit në Shqipëri dhe spiun i UDB-së në Kosovë është privilegj. Të gjithë spiunët e sigurimit në Shqipëri sot i mbajnë postet më të larta drejtuese si në politikë, si në gazetari, ekonomi. Të gjithë spiunët e UDB-së së Beogradit në Kosovë i ke bosa të medias, biznesit dhe i ke në postet më të larta politike si në kohën e Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj, Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

Nga Autoriteti i Dosjeve në Shqipëri kam arritë të marr dosjen time dhe kisha qenë nga njerëzit jashtë territorit të Shqipërisë, i survejuar.

Kanë qenë dy kolegë të mi, të cilët 24 orë më kishin ndjekur. Njëri kishte dhënë dizinformata në sigurim, me keqardhje e them, Remzi Lani. Është në dosjen e autoritetit dhe i dyti është kolegu im Arben Manaj, korrespondenti i TCH, i cili e falënderoj që në raportimet e tija, kishte qenë super i saktë.

Çdo takim që kam pasur që prej Dhimitër dhe Roza Anagnosti, etj., etj.

Me mua është marrë drejtpërdrejtë Hekuran Isai dhe në atë kohë e kam çmuar si figurën më pozitive më të pastër për ndryshimet demokratike, Sali Berishën të cilin unë e kam takuar pa u rrëzuar komunizmi dhe pasi është rrëzuar’, tha gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’, gazetari Milaim Zeka.

 

blank

Gazetari Milaim Zeka: Agron Neza më ka kërcënuar me kanun pasi e denoncova në SYRI TV

Afera Rama-McGonigal

Gazetari Milaim Zeka, ka treguar se është kërcënuar nga Agron Neza, pas denoncimit të këtij të fundit në studion e ‘Çim Peka LIVE’ në muajin tetor, disa muaj para se të plaste skandali Rama-McGonigal.

Zeka duke folur në SYRI TV, është shprehur se, Neza dhe shefi i tij, Faik Imeri u kanë marrë dy oligarkëve rusë, 12 mln euro.

‘Agron Neza pas denoncimit që i kam bërë këtij skandali ne SYRI TV, më ka kërcënuar me kanun.

Më ka kërcënuar me mesazhe, por unë i kam injoruar, sepse për mua kur një njeri është mashtrues, unë i injoroj. Por pastaj ka përdorur numrin e gruas time, ku ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe shantazhuese, duke u munduar së bashku me shefin e tij, përpos McGonigal, që është Faik Imeri në Bruksel, për të cilin kam fakte që dy oligarkëve rusë, u ka marrë 12 mln euro, njërit i ka marrë 7 mln dhe tjetrit 5 milionë euro.

Faik Imeri dhe Agron Neza kanë nisur të më shantazhojnë mua duke më thënë se do të zbulojmë emrin që ke pasur në UDB-në jugosllave, gjoja unë kam qenë bashkëpunëtor i UDB-së me pseudonimin gazetari.

Por të gjithë e dinë që unë kam qëndruar 18 vite pa qenë as 18 sekonda në tokën e Kosovës dhe pas 18 vitesh jam kthyer në Kosovë dhe i kam familjen e vrarë nga serbët e Millosheviçit dhe njerëz si Faik Imeri që kanë qenë pjesë e aparatit shtetëror të Millosheviçit’, u shpreh Milaim Zeka në SYRI TV.

 

blank

Takimi – ’70 mijë banorë, pa një çerdhe’, Këlliçi në njësinë Nr.14: Transport publik falas, për të ulur kostot e jetesës!

“Zona më e diskriminuar nga Bashkia e Tiranës”, kështu e cilësoi Njësinë Nr.14, kandidati i opozitës Belind Këlliçi, i cili zhvilloi takim me banorë të “Astirit” dhe “Unazës së Re”. 

Gjatë bashkëbisedimit, Belind Këlliçi evidentoi disa nga problemet që shqetësojnë komunitetin prej 70 mijë banorësh duke vënë theksin te mungesa e shkollave, çerdhe apo dhe infrastrukturës urbane.

“Në zonën më të diskriminuar dhe të goditur të Tiranës, që është Njësia Nr.14, Unaza e Re, që jeni ju. Jeni ju një qytet me 70 mijë banorë, që do të thotë një qytet sa Pogradeci, Berati apo Lushnja, të mos ketë as edhe një kopësht, as edhe një shkollë dhe as një çerdhe. Rrugicat tuaja janë me baltë, janë të pashtruara, nuk ka trotuare, nuk ka një lulishte. Asfalti elektoral shfaqet përherë sa herë ka zgjedhje me një shtresë prej 2 cm që ikën me shiun e parë. Mungon ndriçimi në këtë zonë, qendra shëndetësore është në katin e parë të një godine private që nuk i shërben dot një komuniti me 500 banorësh dhe jo prej 70 mijë banorësh”,-u shpreh Këlliçi.

Duke u ndalur te angazhimi i tij për ta bërë transportin publik falas pas 14 majit, Belind Këlliçi u tha banorëve të “Astirit” se Erion Veliaj e ka pasur mendjen të vjedh taksat e qytetarëve, të cilat duhet të ishin kthyer në investime publike.

“Transporti publik me Belind Këlliçin do të jetë falas, pa pagesë. Ta dëgjojë mirë, falas sepse ju i paguani taksat por ajo që ju nuk merrni është shërbimi. Bashkia nuk është veç se një përkthyes i taksave në shërbime për qytetarët. Kur e ke mendjen t`i vjedhësh taksat qytetarëve, habitesh se si ka mundësi që del një kandidat dhe premton transportin publik falas”,-u shpreh kandidati i opozitës.

Për banorët e Njësisë Nr.14, Belind Këlliçi tregoi edhe njëherë se cilat do të jenë taksat dhe tarifat vendore që do të ulen apo zerohen për 41 mijë biznese në Tiranë.

“Me taksën antikueshtuese të përkoshme të infrastrukturës së arsimit, me Belind Këlliçin do ta keni zero. Në raport me taksat e tjera që do t`i hiqen biznesit: taksa e tokës bujqësore, do të bëhet zero; taksa e fjetjes në hotel do të reduktohet me 30%; taksa e tabelës informuese do të reduktohet me 30%; taksa e truallit do të reduktohet me 30%; taksa mbi ndërtesën do të reduktohet me po 30%. është tarifa e pastrim gjelbërimit, që më ankohet çdo biznes, të cilën do ta reduktojmë me 50% dhe është tarifa e korrupsionit bashkiak për hapësirën publike të cilën do ta reduktojmë me 50%”,-tha Këlliçi.

Kandidati i opozitës vijoi më tej duke shpjeguar për qytetarët edhe mënyrën sesi do të rriten arkëtimet nga taksat dhe tarifat vendore, që pritet të reduktohen apo zerohen pas 14 majit. Ai tha se për këtë do të ndiqet modeli i ndjekur gjatë qeverisjes së PD në vitin 2005.

“Me të drejtë ju do të pyesni se do të mbledhim para, duke reduktuar tarifat dhe do të heqim taksat. Fare thjeshtë, duke ndjekur të njëjtin model që ndoqi Partia Demokratike pas vitit 2005, duke futur taksën e sheshtë. Duke ulur taksat dhe duke zbutur tarifat, do të zgjerojmë bazën e biznesit që paguan, do të futen në skemë të gjitha bizneset në Tiranë. Do të rrisim minimalisht 25% mbledhjen e taksave. Kjo do të thotë se çdo vit në buxhetin e bashkisë Tiranë do të mblidhen 65 milionë euro taksa më shumë”,-tha Këlliçi.

Belind Këlliçi tregoi se rritja e të ardhurave në arkën e bashkisë, do të shpërndahet për investime publike.

“Këto para nuk do të shkojnë më për inceneratorë fantazëm, nuk do të shkojnë më për Ndraghetën, nuk do të shkojnë më për mafien e plehrave, për mafien e betonit, por do të shkojnë për kopshte, për çerdhe dhe për transportin publik falas, ku jo vetëm do të subvencionojmë çmimin e biletës por do të investojmë dhe 5 milionë euro në vit për modernizimin e infrastrukturës të stacioneve dhe të flotës së autobusëve”-tha Këlliçi.

Të gjitha këto angazhime, sipas Belind Këlliçit kanë një filozofi të qartë, uljen e kostos së jetesës për qytetarët e Tiranës. Ai u shpreh, se sfida kryesore e tij do të jetë krijimi i kushteve që të rinjtë të mos largohen nga vendi.

“Transporti publik falas ka një filozofi të qartë. Ne duhet t`i ulim koston e jetesës qytetarëve tanë në Tiranë. Me këto çmime, me këto qera, me këto çmime mesatare për të blerë një apartament, që i duhet një çifti të ri 90 vite punë me rrogë mesatare për të blerë një apartament të vogël, qytetarët e Tiranës nuk ia dalin dot. Sfida ime më e madhe, pasi t`iu krijojmë juve kushtet, mbi të gjitha duhet të fokusohemi të mbajmë rininë këtu”,-tha Këlliçi.

Propagandën e përhapur nga Erion Veliaj për mbjelljen e 1 milionë Pemëve në Tiranë, Belind Këlliçi e cilësoi si mashtrim, ndërsa argumentoi pse kjo nuk është e vërtetë.

“Që kryebashkiaku aktual të ketë mbjellë 1 milionë pemë, që nga dita e parë që mori mandatin deri më sot, i bie të ketë mbjellë 342 pemë në ditë. I bie të ketë mbjellë pemë sa dyfishi i sipërfaqes së qytetit të Tiranës. Po a ka njeri që e beson këtë, se ky mire që gënjen por është dhe qesharak. E besoni ju këtë? A ka mbjellë ndonjë pemë këtu në lagjen tuaj?”,-tha Këlliçi.

Belind Këlliçi foli edhe për situatën urbane në kryeqytet, duke u shpreh se propaganda e bashkisë dhe qeverisë mundohen të fshehin kullat, ku janë pastruar lekët e drogës dhe të mafies, ndërsa shtoi se pas 14 majit, do t`i hapë luftë korrupsionit dhe informalitetit në kryeqytet.

“Më thoni, keni ujë të pijshëm 24 orë në ditë? 17 orë në ditë e keni? Apo e keni 1 apo 2 orë në ditë? Të na dëgjojnë sepse e vërteta jeni ju, dhe jo propaganda që shohim në televizor. Nuk kemi parë një video apo një foto të propagandës qeveritare që na tregon një kullë të vetme. A thua se nuk ka kulla në qendër të Tiranës. E ku ndërkohë pastrohen lekët e drogës lekët e mafias, lekët tuaja që na vidhen çdo ditë. Unë jam i vendosur për të bërë një luftë pa kompromis me korrupsionin dhe informalitetin në qytet”,-tha Këlliçi.

Angazhimet e kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, janë mirëpritur nga qytetarët e njësisë Nr.14, të cilët gjithashtu kanë shprehur irritimin me gjendjen ku e ka lënë bashkia e Tiranës këtë zonë.

“Në të gjitha ato që thatë, unë besoj se një ditë kur të zgjidheni kryetar ju do t`i realizoni. Sepse keni argumenta, ishin shumë bindëse, por kemi dhe besim te personi juaj. Qëndre shëndetësore këtu, për të bërë një gjilpër, sepse isha pak sëmurë vetë, u desh të prisja dy orë. Unë kam 7 vjet që kam ardhur këtu, dhe tani, asnjë lloj ndryshimi nuk është bërë këtu o vëlla i dashur”-u shprehën disa qytetarë.

blank

EuObserver: Kanabisi kultivohet në bastionet e PS-së. Ja arsyet përse 83% e shqiptarëve duan të largohen

Emigrimi është kthyer në një shqetësim për shoqërinë shqiptarë. Në pamundësinë për të një alternativë në vend, numri i të rinjve që zgjedhin të largohen në mënyrë legale apo ilegale.

EuObserver i ka kushtuar një artikull emigrimit masiv të shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në artikull thuhet se 83 % e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, për shkak të varfërisë të tejskajshme dhe rrezikut që paraqet Shqipëria.

Gjithashtu në vend mësohet se ka korrupsion të shtuar dhe prani të lartë të krimit të organizuar, inflacion dhe nepotizëm.

 

Artikulli i plotë:

 

Shqiptarët ikin nga vendlindja e tyre sepse kërkojnë një jetë më të mirë dhe nuk kanë asgjë për të humbur.

 

Por ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez. Shqiptarët përfaqësojnë rreth një të tretën e emigrantëve të paligjshëm që kërkojnë strehim në MB.

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak javën e kaluar, shprehu zemërim për keqkarakterizimin e shqiptarëve nga Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, si emigrantë të paligjshëm dhe kriminelë.

Ai i quajti deklaratat e Braverman si një moment ‘turpërues’ për politikën britanike.

Në vitin 2020, 50 persona mbërritën me varka të vogla. Në vitin 2021, 800 e kaluan kanalin. Në vitin 2022, mbërritën 12,301. Shumë janë burra beqarë, të rritur. Sipas Eurostat, shifrat përfaqësojnë rreth një për qind të meshkujve në moshë pune në Shqipëri.

Hulumtimi i Balkan Barometrit tregon se 83 për qind e qytetarëve shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria. Ndërsa disa fluturojnë me çdo mjet, gati 50 përqind marrin një rrugë ligjore dhe aplikojnë për punë.

Në fakt, profesionistët mjekësorë përbëjnë sektorin më të madh të shqiptarëve që kërkojnë një fillim të ri jashtë vendit. Një studente e mjekësisë që praktikohej jashtë vendit na tha se u largua nga Shqipëria pasi nuk kishte fonde për të paguar qëndrimin e saj. Ajo shpjegoi se është thjesht e pamundur të kalosh tetë vjet pa të ardhura.

Ndërsa autokracitë u shembën në Evropën Lindore në fillim të viteve 1990, shqiptarët kishin pritshmëri të mëdha se demokracia dhe një ekonomi e tregut të lirë do të sillnin një jetë më të mirë. Por tranzicioni i Shqipërisë nga diktatura në demokraci ka qenë i pabarabartë dhe i paplotë.

Ekonomia e Shqipërisë shpërtheu në vitin 1996 kur një skemë piramidale u shemb duke shkatërruar kursimet personale brenda natës. Mijëra shqiptarë u nisën për në Itali; shumë humbën në det. Shembja e skemës piramidale shkatërroi shpresat e tyre. Shumë shqiptarë ende po luftojnë me revolucionin e pritshmërive në rritje.

Ekonomia e Shqipërisë në dukje është rimëkëmbur. Horizonti i Tiranës, kryeqyteti i vendit, është i mbushur me kulla zyrash prej xhami dhe kromi. Pavarësisht nga një bollëk opsionesh të restoranteve me pesë yje, varfëria është ende endemike. Restorantet e bukura janë shumë të paarritshme për shumicën e shqiptarëve që mundohen në sektorin e bujqësisë.

Shumë banorë të fshatit kultivojnë kanabisin si një kulturë parash më fitimprurëse se shalqini. Bandat kriminale kanë një prani të kudondodhur, duke eksportuar drogë në Evropën Perëndimore. Këto banda lehtësojnë edhe udhëtimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Pasi në Britani, emigrantët e paligjshëm janë shpesh të bllokuar në një jetë krimi. Paratë e lehta nga trafiku i drogës, armëve dhe njerëzve kanë gërryer vlerën e punës së palodhur dhe integritetit që përcakton karakterin e shqiptarëve.

Kultivimi i kanabisit është veçanërisht i përhapur në bastionet e Partisë Socialiste (PS) në pushtet.

Sfidat ekonomike të Shqipërisë u përkeqësuan nga pandemia COVID, e cila kufizoi të ardhurat nga turistët si dhe investimet e huaja direkte. Ngadalësimi ekonomik nuk ndodhi vetëm në Shqipëri. Vendet me të ardhura të mesme u goditën më rëndë gjatë pandemisë.

Dyqane, butikë, fëmijë të keq-ushqyer

Treguesit makroekonomikë të Shqipërisë janë shqetësues me inflacionin e shfrenuar dhe papunësinë e përhapur. Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i të pasurve dhe të varfërve. Pabarazia është gjithnjë e më e dukshme me një hendek të madh midis atyre shumë të pasurve dhe gjithë të tjerëve. Zyrtarët shqiptarë mburren me rritjen ekonomike të vendit, duke vënë në dukje rritjen e eksporteve dhe mbledhjen e taksave. Por këto shifra janë mashtruese sepse pasojnë vite të rënies ekonomike.

Tirana është plot me të pasurit që mund të përballojnë një gamë në rritje mallrash të importuara, ndërkohë që shumë fëmijë shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja.

Shumë shqiptarë kalojnë me pak dollarë në ditë. Punonjësit e sektorit publik dhe punëtorët e pakënaqur kanë dalë në rrugë për të protestuar për pagat e ulëta. Shumë janë të detyruar të punojnë dy punë për të përballuar ushqimin dhe shkollimin e fëmijëve të tyre.

Jeta në Shqipëri është thjesht e papërballueshme, dhe e rrezikshme. Krimi i organizuar dhe nepotizmi janë të përhapur. Bizneset e paligjshme që tregtojnë ushqime, naftë, gaz dhe kontrabandë me njerëz përfaqësojnë një pjesë të madhe të ekonomisë së Shqipërisë. Niveli i lartë i korrupsionit minon meritokracinë dhe çon në mediokritet në administratën publike.

PS ka një dekadë në pushtet dhe është atrofizuar pas kaq vitesh.

PS-ja mund të mos kishte qëndruar aq gjatë në detyrë, nëse nuopozita nuk dilte nga Parlamenti. Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), blloku më i madh i opozitës, protestoi ndaj kushteve zgjedhore duke refuzuar të ulej në parlament. PD gjithashtu nuk pranoi të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Vendimi i saj për të bojkotuar Parlamentin ishte një gabim i madh, duke e privuar atë nga një zë dhe duke e bërë atë të parëndësishme në skenën politike.

Ndërsa përkeqësimi i situatës është shtytësi kryesor i emigrimit të paligjshëm, mosfunksionimi normal i Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit është gjithashtu fajtor. Kryeministri Rishi Sunak është i vendosur të kontrollojë situatën. Mbretëria e Bashkuar ka kthyer të paktën 500 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri në vitin 2023. Riatdhesimi i tyre dekurajon të tjerët të vijnë, duke ndihmuar në zbutjen e fluksit të emigrantëve të paligjshëm.

Ne e dimë se çfarë e dekurajon emigracionin ilegal. Në përputhje me masat e miratuara në samitin e BE-së javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar duhet të miratojë masa plotësuese: kontroll të zgjeruar kufitar, duke përfshirë më shumë roje, infrastrukturë sigurie, mbikëqyrje dhe pajisje në kufij. Marrëveshjet shtesë me shtetet e treta do të ndihmonin gjithashtu në menaxhimin e problemit.

Shqipëria është një anëtare e NATO-s, një vend kandidat për në BE dhe vend thelbësor në përpjekjet që synojnë të luftojnë ekstremizmin e dhunshëm mysliman. Perëndimi mund ta ndihmojë Shqipërinë të ketë sukses. Bashkëpunimi ekonomik është pikënisja, e ndjekur nga masat për forcimin e institucioneve demokratike dhe demokracisë shumëpartiake në Shqipëri. Perëndimi mund ta ndihmojë Shqipërinë, por Shqipëria duhet të marrë drejtimin për të ndihmuar veten.bw

blank

Roli i medias në nxitjen e shoqërive të shëndetshme

VOA/Liam Scott

Udhëheqës nga mbarë bota u mblodhën të enjten në Hagë për të diskutuar mbi gjendjen e medias në shkallë botërore, përfshirë sfidat që paraqesin dezinformimi, sulmet nga qeveritë autoritare dhe ekonomia.

Në takimin e organizuar nga Holanda folën zyrtarë të ndryshëm, gazetarë dhe drejtues të medias nga mbarë bota, ndërsa u njoftua se Rusia kishte ndaluar një gazetar amerikan të gazetës “Wall Street Journal”.

Mes folësve të enjten ishte edhe zonja Amanda Bennett, drejtuesja e Agjencisë Amerikane për Median Globale, e cila mbikëqyr rrjetet e pavarura informative të financuara nga Kongresi, përfshirë Zërin e Amerikës.

Mënyra më e mirë për të ruajtur shprehjen e lirë dhe luftuar dezinformimin, tha zonja Bennet në fjalën e saj, është përhapja e gazetarisë së mirë të bazuar në burime të sigurta.

Ricardo Gutiérrez, sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, u pajtua se antidota më e mirë ndaj dezinformimit është informacioni cilësor dhe etika gazetareske.

Ky është takimi i dytë “Summit for Democracy”, që fillimisht u drejtua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2021 në rrugë virtuale për çuar përpara të drejtat në mbarë botën.

Në vitin 2022, liritë globale ranë për të 17-in vit radhazi, sipas një raporti të publikuar në mars nga organizata “Freedom House”.

blank

Saraçi: Drejtësia amerikane po heton edhe në Shqipëri për kompaninë e McGonigal

Kryeredaktor i SYRI TV, Romir Saraçi, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko ka folur për thellimin e aferës “McGonigal” në SHBA dhe nisjen e sekuestrimit të pasurive.

Saraçi ka theksuar se ndërkohë që drejtësia amerikane kërkon sekuestrimin e pasurive të McGonigal në këto pasuri përfshihet edhe një kompani e McGonigal që ndodhet në Shqipëri.

Sipas gazetarit, aktiviteti i drejtësisë amerikane po shtrihet edhe në Shqipëri për kompaninë e McGonigal-Rosini-Neza-Disdari që kanë hapur në Shqipëri.

“Këta personazhe të lidhur drejtpërdrejtë me rusët dhe ne duhet të dimë aktivitetin e tyre në Shqipëri pasi kemi folur për fusha nafte, puse nafte, për oligarkë rusë që kanë marrë koncesione nafte drejtpërdrejtë dhe del i përfshirë Damian Gjiknuri dhe kjo është detyrë e drejtësiëë shqiptare”, u shpreh Saraçi.

Saraçi: Këto janë dokumenta zyrtare të drejtësisë amerikane që japin fakte të reja sa i përket kësaj çështje. Është zbardhur episodi që lidh McGonigal, Agron Nezën dhe Deripaskën, pra këta dy personazhe me kompanitë ruse. Zbardhet gjithashtu si janë paguar këta personazhe nga oligarkët rus. Bëhet fjalë për pesë pagesa duke filluar që në gusht të 2021. Agron Neza kishte bërë pjesë të kompanisë së tij McGonigal duke i dhënë akses në llogaritë e kompanisë, kontaktet e kompanisë, email madje edhe një numër telefoni të paregjistruar të cilin McGonigal e përdorte për të mos dalë në skenë me emrin e tij dhe të shmangte numrin personal që e kishte të deklaruar pranë autoriteteve amerikane derisa ishte në detyrë.

Kur transaksionet vijnë në adresë të Agron Nezës ai pyet McGonigal nëse janë të sigurta dhe McGonigal përgjigjet se janë pagesa të rregullta që vijnë nga djali i një oligarku rus të cilin ai e kishte ndihmuar. Këto janë detaje që gjenden në akt-akuzën amerikane mbi bazën e të cilave kanë kërkuar edhe sekuestrimin e pasurive të McGonigal. Një pagesë që ka filluar në gusht në 2021 dhe katër pagesë të tjera në vlerë 42 mijë dollarë.

Skema funksiononte e tillë që nga bankat ruse ato transferoheshin në Qipro dhe nga Qipro ato transferoheshin në llogaritë e kompanisë së Agron Nezës në New Jersy dhe më pas tërhiqeshin nga McGonigal. Kjo është dosja e New York.

Këta personazhe janë të njëjtit që janë të përfshirë kokë e këmbë në aferat me kryeministrin shqiptar ruso-McGonigal-Rama.

Ndërkohë që drejtësia amerikane kërkon sekuestrimin e pasurive të McGonigal në këto pasuri përfshihet edhe një kompani e McGonigal që ndodhet në Shqipëri. Aktiviteti i drejtësisë amerikane po shtrihet edhe në Shqipëri për kompaninë e McGonigal-Rosini-Neza-Dizdari që kanë hapur në Shqipëri.

Këta personazhe të lidhur drejtpërdrejtë me rusët dhe ne duhet të dimë aktivitetin e tyre në Shqipëri pasi kemi folur për fusha nafte, puse nafte, për oligarkë rusë që kanë marrë koncesione nafte drejtpërdrejtë dhe del i përfshirë Damian Gjiknuri dhe kjo është detyrë e drejtësisë shqiptare.

Ne kemi një kallëzim në SPAK prej daljes së skandalit dhe SPAK duhet minimalisht të njoftonte se deri ku janë këto hetime”.

blank

Gratë ukrainase që luftojnë në vijën e frontit

VOA/Myroslava Gongadze

Që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit 2022, dhjetëra mijëra gra janë bashkuar vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Nga fundi i vitit të kaluar, ministria ukrainase e mbrojtjes thotë se pothuajse 60,000 gra shërbenin në ushtri. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze u takua me dy ish-gazetare që kanë një vit që po luftojnë për Ukrainën.

U takuam për herë të parë me Marharyta Rivchachenko në shtator pranë qytetit të Iziumit. Ajo shoqëroi një ekip televiziv të Zërit të Amerikës që kërkonte krime të dyshuara lufte nga forcat ruse. Me pamje të brishtë, por të guximshme, ajo na tregoi rrugën drejt një varri masiv të sapo zbuluar.

Tani një oficere shtypi për komandën e ushtrisë, ajo u thirr në kryeqytet. Ne u takuam përsëri në zyrën e “Ukrainska Pravda”, një gazetë në internet ku ajo kishte punuar para luftës.

Kur rusët hynë në Kiev në shkurt 2022, babai i saj u regjistrua në ushtri, po ashtu edhe i dashuri i saj. Marharyta vendosi të bëjë të njëjtën gjë, duke u regjistruar me forcat e mbrojtjes territoriale.

“Mendova se nëse do të kisha një armë, do të bëja diçka më shumë për jetën time… Nuk doja të largohesha nga Ukraina. Doja të bëja diçka më shumë për vendin tim.”

Ajo thotë se gjëja më e vështirë në luftë, është kur dëgjon për vdekjen e miqve të tu.

“Nuk kam frikë të kthehem në rajonin e Donetskut të luftoj, sepse ndihem shumë mirë me ushtarët e mi. Por është pak e vështirë të mendoj për njerëzit e mi, miqtë e mi, babanë tim. Tani është në Bakhmut, i dashuri im. Nuk është e vështirë të shërbesh, është vështirë të presësh për dikë nga fronti”, thotë Marharyta Rivchechenko për Zërin e Amerikës.

Ish-gazetarja televizive Anastasia Blyshchyk u regjistrua gjithashtu me Forcat e Armatosura të Ukrainës. Me origjinë nga Khersoni, ajo thotë se kishte tre vjet që donte të shkonte në ushtri, por hezitonte. Kjo ndryshoi kur rusët nisën një ofensivë në shkallë të gjerë. Duke ecur përgjatë sheshit Mykhailivska në Kiev, pranë mjeteve të blinduara ruse që janë ekspozuar të rrënuara, ajo kujton momentin vendimtar.

“Më 24 shkurt i dërgova mesazh të fejuarin tim – gazetar dhe ushtar i Brigadës 95 Sulmuese Ajrore – Oleksandr Makhov. Më 25 shkurt më telefonoi dhe më pyeti si isha. I thashë se do të regjistrohesha në ushtri dhe ai e mbështeti vendimin tim”.

Më pas ndodhi tragjedia. Në maj, i fejuari i saj u vra në betejat për Iziumin.

“Dukej se njerëzit si ai ishin të pavdekshëm. Mendova se mund t’i ndodhte kujtdo, por jo atij. Dhe kur mora telefonatën … nuk doja që askush të dëgjonte atë që dëgjova. Ishte e vështirë”, thotë Anastasia Blyshchyk.

Gati një vit më vonë larg frontit, pavarësisht fitoreve të mëdha, pikëllimi i saj është ende i pranishëm.

“Aty e kam më të lehtë… Pashë me sytë e mi çlirimin e Iziumit, çlirimin e fshatit Dovhenke, ku vdiq Sasha… Iziumi dhe Dovhenke janë tonat, por kjo nuk më bën të ndihem më mirë”.

Anastasia e cila mezi pret të kthehet në front, shpjegon se çfarë do të thotë fitorja për të.

“Fitorja do të vijë jo vetëm kur të kthejmë të gjitha territoret tona, por kur të pastrojmë vendin nga të gjithë tradhtarët, kur të gjithë ukrainasit të kuptojnë se gjuha jonë është arma më e fuqishme dhe kur të ketë respekt për të gjithë ata … që janë tani në vijën e frontit”.


Send this to a friend