VOAL

VOAL

Alona Fisher-Kamm: Ja pse Izraeli nuk e njeh Kosovën

May 28, 2017

Komentet

Moska i bën thirrje SHBA-së të ndalojë sulmet ajrore në Jemen

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë sulmet ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen, sipas një deklarate të lëshuar sot nga Ministria e Jashtme ruse.

Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tha Ministria e Jashtme ruse.

“Duke iu përgjigjur argumenteve të përfaqësuesit amerikan, Sergej Lavrov theksoi nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të përdorimit të forcës dhe rëndësinë që të gjitha palët të angazhohen në dialogun politik për të gjetur një zgjidhje që do të parandalojë gjakderdhjen e mëtejshme”, sipas ministrisë.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën se ai kishte urdhëruar nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë kundër rebelëve Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani për sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Autoritetet rebele Houthi njoftuan se të paktën 31 persona u vranë në fillim të sulmeve ajrore amerikane, të cilat pritet të zgjasin për disa ditë.bw

SHBA sulmon rebelët Huthi dhe nis paralajmërime për Iranin

Tym në natën e mbrëmshme në Saana të Jemenit, si pasojë e sulmeve amerikane.

 

Radio Evropa e Lirë

Ushtria amerikane ka nisur sulm të shkallës së gjerë kundër rebelëve Huthi në Jemen, dhe e ka paralajmëruar Teheranin që duhet të ndalë menjëherë mbështetjen për këtë grup të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Sulmi i 15 marsit – i kryer me aeroplanë luftarakë të lëshuar nga një aeroplanmbajtëse amerikane në Detin e Kuq – ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump i ka paralajmëruar rebelët Huthi që “ferri do t’ju bjerë mbi kokë” nëse nuk i ndalin veprimet ekstremiste, përfshirë sulmet ndaj anijeve transportuese në rajonin e Gjirit, dhe sulmet me raketa kundër Izraelit.

Trump ka paralajmëruar Iranin që “Amerika do t’ju mbajë plotësisht përgjegjës dhe që nuk do të jemi të mirë me ju”, teksa rrit presionin për të ulur Teheranin në tavolinën e negociatave lidhur me programin bërthamor.

Prej kur është kthyer në pushtet, Trump e ka çuar përpara fushatën me “presion maksimal” ndaj Teheranit, me qëllim të uljes së eksporteve të naftës së Teheranit në zero.

Ekspertët besojnë se Shtetet e Bashkuara nuk do të mund t’i ndalin plotësisht shitjet e naftës iraniane, por do t’i zvogëlojnë në sasi të konsiderueshme.

Trump ka thënë në platformën e tij në rrjetet sociale se ai ka “urdhëruar ushtrinë amerikane të nisë veprime vendimtare dhe të fuqishme ushtarake kundër terroristëve Huthi në Jemen”.

Presidenti amerikan i ka përshkruar Huthët si “banditë” që “financohen nga Irani”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur përmes telefonit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe e ka informuar për operacionin ushtarak.

Sulmet në Jemen përbëjnë operacionin më të madh të ushtrisë amerikane në Lindje të Mesme, prej kur Trump e ka marrë detyrën më 20 janar. Mediat kanë cituar zyrtarët amerikanë të kenë thënë se sulmet “nuk janë operacion njëditor, por të parat në shumë ditë ose javë përpara”.

Zyrtarët e Huthëve kanë thënë se të paktën 12 civilë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në këto sulme, por këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Rebelët Huthi kanë kryer një mori sulmesh ndaj anijeve transportuese në 18 muajt e fundit, duke pretenduar se këto veprime janë shenjë mbështetjeje për palestinezët për luftën e Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Huthët kanë thënë se kanë sulmuar vetëm anijet izraelite, ndonëse është raportuar të jenë shënjestruar edhe anije tjera. Shumë kompani janë detyruar të ndryshojnë drejtimin e anijeve të tyre për të bërë rrugë më të gjatë dhe më të kushtueshme, vetëm për të shmangur dhunën.

Huthët kanë thënë më 11 mars se do t’i rinisin sulmet kundër anijeve izraelite në rajon, duke i thënë fund një periudhe relativisht të qetë, pas arritjes së armëpushimit në janar mes Izraelit dhe Hamasit për luftën në Gazë.

Më 2014, rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e një pjesë të territorit në veriperëndim të Jemenit, çka ka rezultuar me luftë në të cilën janë vrarë mijëra njerëz dhe është përshkallëzuar rëndë situata humanitare në këtë shtet – më të varfrin në botën arabe.

Shumë vëzhgues kanë thënë se lufta është zhvilluar mes Arabisë Saudite dhe Iranit, përmes grupeve që mbështesin dhe në një territor të tretë.

Arabia Saudite mbështet qeverinë e Jemenit, të cilën synojnë ta rrëzojnë rebelët Huthi.

Kryeministri britanik: Putini “t’i ndalë sulmet barbare” dhe të pajtohet për armëpushim

Kryeministri britanik, Keir Starmer (në mes) me presidentin francez, Emmanuel Macron (djathtas) dhe atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një samit të mbajtur javë më parë.

 

Radio Evropa e Lirë

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë në një takim online me liderët botërorë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet t’i ndalë sulmet kundër Ukrainës dhe të pajtohet për një armëpushim.

Duke folur para 25 liderëve, kryesisht evropianë, në një samit virtual më 15 mars, Starmer u ka bërë thirrje atyre që të vazhdojnë presionin ndaj Moskës dhe ka thënë se duhet të jenë të gatshëm të ruajnë marrëveshjen për armëpushim me forcat e veta.

“Nëse Putini është serioz për paqe, është shumë e thjeshtë, ai duhet t’iu japë fund sulmeve barbare ndaj Ukrainës dhe të pajtohet për armëpushim”, ka thënë Starmer përmes video-lidhjes, në të cilën kanë marrë pjesë edhe liderë të Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, por jo të Shteteve të Bashkuara.

“Ne duhet ta çojmë punën përpara dhe të përgatitemi për paqe, dhe për një paqe që do të jetë e garantuar dhe do të zgjasë”, ka thënë ai.

Teksa Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina analizojnë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për një armëpushim 30-ditor, Starmer pritet të kërkojë propozime konkrete për ndihmë logjistike, financiare dhe ushtarake për Kievin, në këtë takim që e ka përshkruar si “koalicion i vullnetit”.

Përmes një deklarate të lëshuar para takimit, Starmer e ka akuzuar presidentin Putin që po tenton të vonojë vendimin për armëpushim, duke prezantuar “kushte pa asnjë kuptim” dhe duke bërë thirrje për “studim para se të zbatohet armëpushimi”.

Britania, Franca dhe shtete tjera kanë thënë se do të dërgojnë forca paqeruajtëse në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje për paqe. Starmer i ka bërë thirrje Uashingtonit që të ofrojë garanci të sigurisë për këto forca, në tentim e sipër për t’i parandaluar sulmet ruse.

“Nëse Rusia ulet në tavolinë, atëherë ne duhet të jemi gati për të monitoruar armëpushimin, për të garantuar që është serioz dhe garanton paqe”, ka thënë Starmer përmes një deklarate. “Nëse nuk ndodh ashtu, atëherë duhet të rrisim presionin ekonomik, për të garantuar që Rusia do t’i japë fund luftës”.

Pas një diskutimi me kryeministrin britanik më 14 mars, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se Rusia duhet të pranojë marrëveshjen për armëpushim.

Ukraina është pajtuar për marrëveshjen e armëpushimit më 11 mars, në një takim të mbajtur mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas, të mbajtur në Arabinë Saudite.

Më vonë, i dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, e ka diskutuar marrëveshjen bashkë me Putinin në Moskë.

Më 13 mars, Putin ka thënë se Rusia pajtohet me idenë e një armëpushimi, mirëpo ka shtuar se “ka nuanca” që duhet të “çojnë në paqe afatgjatë, dhe të eliminohen rrënjët që kanë nxitur këtë krizë”.

Ai ka thënë se duhet të adresohen çështjet se çfarë ndodh në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat ukrainase kanë humbur territor në javën e fundit, pas një inkursioni të befasishëm që pati nisur në fund të gushtit të vitit të kaluar, dhe që kush duhet të monitorojë armëpushimin.

Rusia ka thënë se angazhimi i trupave në NATO-s në Ukrainë është pikë e papranueshme.

Përveç kësaj, përmendja që i ka bërë Putini “rrënjës së problemit” ka sugjeruar se Rusia mund të jetë në kërkim të një marrëveshjeje që parasheh neutralitetin e Ukrainës dhe zvogëlimin e ushtrisë së Ukrainës.

Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, pasi e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë, më 2014 dhe ka nisur konfliktin në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.

Trump e ka kthyer në prioritet përfundimin e kësaj lufte.

Ai ka biseduar me Putinin pak javë pasi ka nisur punën, dhe më pas ka dërguar zyrtarë të lartë amerikanë në Arabinë Saudite për t’u takuar me homologët rusë.

Skenarët se si Trumpi mund të bindë Putinin për armëpushim në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump me presidentin rus, Valdimir Putin (majtas) në një samit të mbajtur më 2019 në Osaka të Japonisë.

 

Ray Furlong

Ndonëse Ukraina ka treguar gatishmëri për të ecur përpara me një plan amerikan për armëpushim në luftë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë “po”, por jo të plotë.

Trump ka thënë se do të “zhgënjehej” nëse Putini nuk e pranon marrëveshjen, ndonëse nuk është lëshuar në konstatime se çfarë mjete ka në dorë për ta detyruar atë të zbatojë një armëpushim 30-ditor për luftën në Ukrainë.

Ekzistojnë tre skenarë se si mund të zhvillohet situata.

Sanksione

Trump ka thënë se mund të marrë veprime financiare “që do të ishin shumë të rënda për Rusinë”.

Kjo fjali ka sinjalizuar sanksione shtesë.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent dhe Kevin Hackett, udhëheqës i Këshillit Ekonomik Kombëtar, u kanë dhënë jehonë deklaratave të Trumpit, mirëpo nuk kanë ofruar hollësi se si mund të duken sanksionet shtesë.

Hackett ka folur së fundmi për strategjinë e “shkopit dhe karotës”.

Më 13 mars, administrata nuk e ka miratuar vazhdimin e një mase lehtësuese për sanksionet në disa banka ruse që ndërmjetësojnë pagesa për naftë dhe gaz.

Kjo ua vështirëson shteteve tjera blerjen e këtyre lëndëve. Rikthimi i masës lehtësuese mund të jetë karotë, dhe Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur mundësinë e heqjes së disa sanksioneve, nëse Moska ulet në tavolinën e negociatave.

Putin ka dhënë sinjale se dëshiron karota më të mëdha, sikurse çmilitarizimi i Ukrainës dhe që Kievi të mos furnizohet më me armë amerikane.

Sa u përket shkopinjve, Hacket ka thënë se ende janë “një mori gjërash” që mund të bëhen, por nuk ka përmendur diçka specifike.

Njëra mundësi që është diskutuar parasheh vendosjen e sanksioneve sekondare në shtetet e treta që blejnë naftën ruse përtej çmimit tavan prej 60 dollarëve për fuçi, siç është përcaktuar nga Perëndimi. Aktualisht një fuçi naftë po tregtohet rreth 70 dollarë.

Konsumatorët më të mëdhenj janë Kina, India dhe Turqia.

Një tjetër ide është që të zvogëlohet çmimi tavan për t’i goditur të hyrat ruse. Diçka kësisoj kërkon koordinim me aleatët perëndimorë.

Rusia e ka shfrytëzuar një “flotë në hije” të cisternave të vjetra të naftës për t’iu ikur sanksioneve ekzistuese. Kjo mund të rezultojë me sanksione më të ashpra, duke shtuar më shumë anije në listën e sanksioneve.

Situata i ngjan goxha lojës së miut me macen. Anijet shpesh kalojnë nëpër shumë duar pronarësh. Verifikimi kërkon përpjekje dhe burime të konsiderueshme.

Një tjetër skenar parasheh vendosjen e ndalesës në importet e produkteve që kanë për bazë naftën e parafinuar ruse nëpër shtetet e treta.

Masa si këto do ta shtrëngonin vidën në ekonominë ruse.

Mirëpo, ato nuk do të zgjidhnin problemin dhe nuk do të kishin efektin e shpejtë sikurse ndalesa që vendosi Uashingtoni për dërgimin e armëve në Ukrainë, derisa kjo e fundit nuk u pajtua për një marrëveshje armëpushimi.

Tarifa

Në mosmarrëveshjet tjera ndërkombëtare, arma më e përdorur e Trumpit janë tarifat, të cilat mundet t’i vendosë edhe ndaj Rusisë. Megjithatë, efekti do të ishte i kufizuar.

Vendosja e tarifave nga ana e Trumpit është parë me shqetësim të madh në vendet si Kina, Kanadaja dhe vendet e Bashkimit Evropian. Mirëpo këta janë partnerë të mëdhenj tregtarë të SHBA-së që mund të humbin shumë.

Për dallim prej tyre, Rusia nuk shet pothuajse asgjë në SHBA.

“Eksportet ruse në SHBA kanë rënë më shumë se 80 për qind vitin e kaluar, në krahasim me nivelet para luftës, në rreth 3 miliardë dollarë, shkalla më e ulët prej vitit 1992”, ka thënë Alexander Kolyandr, në një artikull të publikuar së fundmi në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane.

Për dallim prej SHBA-së, eksportet ruse në Kinë më 2024 e kanë arritur në atë shifër brenda 10 ditësh.

Një masë jotarifore që është sugjeruar nga Trumpi në janar ka qenë që Arabia Saudite të ulë çmimin e naftës duke rritur prodhimin. Megjithatë, kjo nuk ka qenë në linjë me interesat saudite.

Armët

I dërguari i posaçëm i Trumpit për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, e ka përmendur edhe një skenar të tretë se si Uashigtoni mund të ndëshkojë Rusinë.

Në qershor të vitit të kaluar, ai e ka prezantuar një plan për t’i ulur shpejt dy palët në tavolinën e negociatave.

“Ne u themi ukrainasve, ‘duhet të uleni në tavolinë’ dhe nëse nuk uleni, atëherë mbështetja e SHBA-së për ju merr fund”, ka thënë ai.

“Dhe i themi Putinit, nëse nuk uleni, ne do t’iu japim gjithçka ukrainasve për t’ju vrarë në fushëbetejë”.

Deri më tani e kemi parë vetëm pjesë e parë të këtij skenari. Ka qenë e lehtë dhe e shpejtë për t’u arritur. Ka qenë edhe hap i lirë, sepse mbajtja e ndihmës ushtarake është më e lirë sesa shpërndarja e saj.

Për pjesën e dytë ekzistojnë shumë pikëpyetje, përfshirë atë që vetë Kellogg nuk është duke luajtur rol në negociata deri më tani.

Vërshimi i Ukrainës me armë mund t’i kushtojë shtrenjtë një presidenti amerikan, i cili ka folur shpesh sa e kushtueshme ka qenë lufta për amerikanët. Diçka e tillë do të shihej edhe si zmbrapsje nga politika e deritashme.

Trump e ka paralajmëruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se është duke “luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

Uashingtoni mund të vlerësojë se pjesa e dytë e strategjisë së Kelloggut është shumë e rrezikshme.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Krenare Cubolli

Putini takon të dërguarin e SHBA në Moskë- Kremlini: Jemi optimistë për paqen në Ukrainë, së shpejti bisedë telefonike me Trumpin

Në një telefonatë të shkurtër me gazetarët, Kremlini ka konfirmuar se i dërguari i SHBA-së Steve Witkoff u takua me Presidentin Vladimir Putin mbrëmë vonë dhe deklaroi – prerazi – se pozicioni i liderit rus është në përputhje me atë të Donald Trump, megjithëse me disa punë përpara për të dyja palët.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusisë “i është dhënë informacion shtesë” nga Witkoff dhe se presidenti Putin nga ana e tij i kishte dhënë “informacion dhe sinjal shtesë për Presidentin Trump”.

Presidenti Putin “u pajtua” dhe “shprehu solidaritet” me pozicionin e Presidentit Trump, tha Peskov, por vuri në dukje konferencën e djeshme për shtyp në të cilën udhëheqësi i Kremlinit kishte “shprehur një sërë pyetjesh që duhet të përgjigjen së bashku… Ka ende shumë për të bërë”.

Kremlini ndau “optimizmin e kujdesshëm” të shprehur nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, lidhur me procesin e paqes në Ukrainë, tha Peskov.

Duket se Kremlini ende dëshiron të përcjellë një gatishmëri, një konstruktivitet, duke theksuar në pamje të parë një vizion të përbashkët me Shtëpinë e Bardhë.

Por në të njëjtën mënyrë, është e qartë se nuk do të futet në një vendim të nxituar.

Kremlini thotë edhe një herë: në parim jemi dakord, por të presim dhe të shohim. bw

Trumpi lavdëron Rutten: NATO po ecën përpara falë këtij njeriu

Presidenti i SHBA Donald Trump është takuar të enjten me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë.

Përpara oxhakut të zbukuruar prej ari, i cili dëshmoi një takim shpërthyes midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Trump disa javë më parë, këtë herë ishte shumë më i përzemërt, shkruan BBC.

Trump tha se do t’i pëlqente të takohej me presidentin rus Vladimir Putin dhe ai shpreson se Rusia “do të bëjë gjënë e duhur” dhe do të pajtohet me armëpushimin e propozuar 30-ditor”.

Ndërsa Putin më herët tha se ishte në favor të marrëveshjes, Trump tha se deklarata e presidentit rus në konferencën e tij për shtyp në Moskë ishte “e paplotë”.

Trump u tha gazetarëve se ai tashmë ka diskutuar specifikat me Ukrainën, duke përfshirë tokën dhe një termocentral “të madh”, por nuk përmendi se ku po fliste.

Megjithatë, për temën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, Trump tha se “të gjithë e dinë se cila është përgjigja për këtë”.

Dhe për marrëveshjen e mineraleve me Ukrainën, e cila do të shohë SHBA-në të marrë një pjesë të mineraleve të tyre të tokës së rrallë, Trump thotë se ai nuk po e bën këtë vetëm për të marrë diçka në këmbim të kostos financiare të luftës në SHBA, por për të “ndaluar luftën”, shkruan BBC.

Trump lavdëroi Rutten dke thënë se NATO po ecën përpara falë këtij njeriu.

“NATO po ecën përpara falë këtij njeriu. Ky njeri është një njeri që di vetëm si të ecë përpara. Dhe ne kemi të njëjtin qëllim në mendje. Ne duam që lufta të përfundojë dhe ai po bën punën e tij. Ai di vetëm si të bëjë një punë të mirë. Kjo është një gjë. Kjo është arsyeja pse unë luftova që ai të merrte atë pozitë, sepse kishte disa kandidatë të tjerë që, po ju them, nuk do ta kishin bërë një punë shumë të mirë”, thotë Trump. sn

Trumpi pret kreun e NATO-s në Shtëpinë e Bardhë: Shpresojmë se Putini do të bëjë gjënë e duhur me armëpushimin

Donald Trumpi ka pritur në Zyrën Ovale Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, ndërsa presidenti amerikan ka përdorur mundësinë për të përditësuar mediat mbi propozimin e armëpushimit në Ukrainë.

Ai u tha gazetarëve se i dërguari i tij Steve Witkoff është në diskutime serioze në Rusi. Witkoff pritet të takohet së shpejti me Vladimir Putin.

“Shpresojmë se Rusia do të bëjë gjënë e duhur,” tha ai, duke përsëritur se do të dëshironte të shihte një armëpushim nga Rusia.

Presidenti i SHBA është shkëputur gjithashtu nga kritikat e tij të profilit të lartë ndaj NATO-s dhe vlerësoi Rutte për rolin e tij, duke thënë se ai po bën një “punë fantastike”. bw

Putini thotë se Rusia pajtohet në parim me propozimin e SHBA-së për armëpushim në Ukrainë

Radio Evropa e Lirë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se Rusia pajtohet me propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushim në Ukrainë, por shtoi se hollësitë duhet të zgjidhen dhe se çfarëdo marrëveshje që bëhet duhet të çojë drejt një paqeje afatgjate.

Në fillim të kësaj jave, delegacionet nga Kievi dhe Uashingtoni u pajtuan për një armëpushim 30-ditor, i propozuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një takimi në Arabinë Saudite.

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të enjten me Kryeministrin irlandez, Micheal Martin, Trump shprehu besim për arritjen e një armëpushimi për Ukrainën, dhe i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, mbërriti në Moskë të enjten për të biseduar me Kremlinin për këtë çështje.

“Ne pajtohemi me propozimin për t’i ndalur luftimet. Por, ne nisemi nga fakti se kjo duhet të çojë drejt një paqeje afatgjate dhe duhet t’i zhdukë shkaqet rrënjësore të kësaj krize”, tha Putin të enjten.

“Ne jemi për [armëpushim], por ka nuanca”, tha Putin duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi mënyrën se si e vlerësonte propozimin e SHBA-së për një armëpushim gjatë një konference për shtyp në Moskë me liderin bjellorus, Aleksandr Lukashenko.

Trump e ka bërë përfundimin e pushtimit mbi trevjeçar të Ukrainës nga Rusia prioritet kryesor që kur mori detyrën në janar, duke dërguar me shpejtësi zyrtarë të lartë në Moskë dhe në Kiev për ta shtruar rrugën për bisedime.

Putin tha se propozimi përmban pyetje të pa përgjigje, si për shembull, çfarë do të bëhet me inkursionin e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.

“Nëse kemi një armëpushim, a do të thotë kjo se të gjithë atje do të largohen?” tha Putin.

“A duhet t’i lirojmë ata [trupat ukrainase] pasi kanë kryer krime kundër popullsisë? Apo do të dorëzohen?” pyeti ai.

Ukraina kreu një inkursion befasues në Kursk në gusht të vitit të kaluar, duke marrë një pjesë të territorit rus me shpresën për ta shkëmbyer me tokën e saj sapo të fillojnë bisedimet për paqe.

Por, kjo strategji mund të dështojë tani, pasi forcat ruse po i zmbrapsin ukrainasit ngadalë jashtë Kurskut, duke e rimarrë më shumë se gjysmën e territorit të kapur fillimisht nga Ukraina.

Kremlini: Një pauzë 30 ditore në luftime, do të ndihmonte ushtrinë ukrainase

VOA Marrë nga Reuters

Këshilltari kryesor i presidentit rus Vladimir Putin për politikën e jashtme, Yuri Ushakov tha të enjten se i ka thënë Uashingtonit se një armëpushim 30-ditor i propozuar nga Shtetet e Bashkuara për të ndalur luftën në Ukrainë thjesht do t’u jepte kohë forcave të Kievit.

“Një armëpushim i përkohshëm 30-ditor: Çfarë na jep kjo neve? Nuk na jep asgjë. Një gjë e tillë vetëm u jep ukrainasve një mundësi për t’u rigrupuar, për t’u përforcuar dhe për të vazhduar të njëjtën gjë,” tha zoti Ushakov për mediat ruse.

Përparimet e Rusisë në vijën e frontit në muajt e fundit dhe përpjekja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të arritur një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit trevjeçar në Ukrainë, kanë shkaktuar frikë se Kievi mund ta humbasë luftën.

I dërguari i posaçëm Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff mbërriti në Moskë të enjten për t’u takuar me Presidentin Putin. Zyrtarët rusë thanë se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, kishte dërguar detaje mbi idenë e armëpushimit të mërkurën dhe se Rusia ishte e gatshme për ta diskutuar këtë çështje.

Presidenti Trump tha në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën se shpresonte që Kremlini të binte dakord me propozimin e SHBA-së për një armëpushim 30-ditor që Ukraina tha se do ta mbështeste.

Zoti Ushakov, një ish-ambasador në Uashington, i cili flet në emër të presidentit rus për çështjet kryesore të politikës së jashtme, i tha televizionit shtetëror se kishte folur me zotin Waltz të mërkurën për t’i përcjellë qëndrimin e Rusisë për armëpushimin.

“Deklarova qëndrimin tonë se ky nuk do të ishte gjë tjetër veçse një lehtësim i përkohshëm për ushtrinë ukrainase, asgjë më shumë”, tha ai.

“Synimi ynë është një zgjidhje paqësore afatgjatë që merr parasysh interesat legjitime të vendit tonë dhe shqetësimet tona të njohura. Më duket se askush nuk ka nevojë për ndonjë hap që (thjesht) duket si veprim paqësor në këtë situatë,” tha zoti Ushakovi.

Këshilltari rus tha se Presidenti Putin do të flasë me media më vonë të enjten dhe do të ta paraqesë më në hollësi pozicionin e Rusisë.

Delegati i Emirateve të Bashkuara ia dorëzon Khameneit një letër nga Trumpi, njofton Irani

Anwar Gargash, këshilltari diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

Radio Evropa e Lirë

Irani tha të mërkurën se një delegacion i udhëhequr nga një figurë e lartë e Emirateve të Bashkuara Arabe ia ka dorëzuar liderit suprem të republikës islamike, Ayatollah Ali Khamenei, një letër të dërguar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, i tha agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve, ISNA, se Anwar Gargash, këshilltari diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, e përcolli letrën.

Javën e kaluar, Trump tha se i kishte shkruar letër liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke propozuar bisedime për të arritur një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.

“Nuk mund t’i lejojmë ata të kenë ndonjë armë bërthamore”, tha Trump, duke shtuar se “diçka do të ndodhë shumë shpejt”.

“Shpresojmë se do ta kemi një marrëveshje për paqe” tha ai, me sa duket duke iu referuar një zgjidhjeje paqësore të tensioneve rreth programit bërthamor të Teheranit.

“Po them thjesht se do të preferoja një marrëveshje paqeje sesa alternativën tjetër. Por alternativa tjetër do ta zgjidhë problemin”, shtoi ai.

Khamenei është kundër bisedimeve të drejtpërdrejta me administratën e Trumpit dhe tha pas njoftimit të presidentit javën e kaluar se Teherani nuk do të bisedojë me “qeveri ngacmuese”.

“Bisedime të tilla nuk kanë për qëllim zgjidhjen e çështjeve. Qëllimi i tyre është të ushtrojnë dominim dhe ta imponojnë atë që duan”, tha Khamenei gjatë një fjalimi për Ramazanin më 8 mars.

Pa e përmendur drejtpërdrejt SHBA-në, ai tha se “qeveritë ngacmuese” nuk janë të fokusuara vetëm në programin bërthamor të Iranit, por gjithashtu “bëjnë kërkesa të reja” që synojnë aftësitë mbrojtëse dhe aktivitetet rajonale të republikës islamike.

“Bisedimet janë një mjet për të imponuar kërkesa të reja. Irani nuk do t’i përmbushë kurrë këto kërkesa të reja”, tha Khamenei.

Lideri iranian e ka akuzuar Trumpin për mungesë besimi pasi ai e tërhoqi SHBA-në nga një marrëveshje historike bërthamore në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet që ishin hequr në kuadër të saj.

Pasi e anuloi marrëveshjen në 2018, Trump mirëpriti një ofertë nga kryeministri i atëhershëm japonez, Shinzo Abe, për të ndërmjetësuar dhe në 2019 i kërkoi kryeministrit japonez t’i dorëzonte një letër Khameneit. Lideri iranian e refuzoi letrën, duke thënë se ajo “nuk ishte e denjë” për t’iu përgjigjur.

Rusia, e cila është një nga nënshkrueset e marrëveshjes fillestare bërthamore, ka shprehur interesim për të ndërmjetësuar bisedimet midis Teheranit dhe Uashingtonit, megjithëse shumë kanë vënë në dyshim nëse Moska mund të jetë ndërmjetës i paanshëm.

Duke iu referuar bisedimeve të Moskës me Uashingtonin, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se programi bërthamor iranian është diskutuar dhe se Trump e ka bërë përfundimin e mbështetjes së Teheranit për përfaqësuesit e tij “parakusht për një marrëveshje të re bërthamore”.

Ndërkohë, Kina ka njoftuar se do të presë një takim trepalësh me Iranin dhe Rusinë më 14 mars dhe në mesin e temave do të jetë edhe “shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështjen bërthamore iraniane”.

Moska nën sulme masive me dronë, pezullohet transporti hekurudhor, “paralizohen” fluturimet

Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur në një sulm “masiv” me dronë gjatë natës në Moskë dhe rajonin e kryeqytetit, thonë zyrtarët lokalë.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin thotë se 73 dronë që ishin nisur drejt qytetit u rrëzuan.

Pas sulmit, transporti me trena është pezulluar, ndërsa janë vendosur kufizime sa i përket fluturimeve nga aeroporti i Moskës.

Sulmi vjen vetëm disa orë përpara një takimi midis përfaqësuesve nga SHBA dhe Ukraina në Arabinë Saudite, i fokusuar në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në një postim në mediat sociale, guvernatori Vorobyev publikoi foto që supozohet se tregonin një nga apartamentet e dëmtuara dhe automjetet e djegura në atë që dukej si një parkim makinash në rajonin e Moskës.

Ai tha se 12 persona, përfshirë tre fëmijë, duhej të evakuoheshin nga banesat e tyre të dëmtuara.

Ministria ruse e mbrojtjes raportoi më vonë se në total 337 dronë ukrainas ose u kapën ose u shkatërruan gjatë natës në Moskë dhe nëntë rajone të tjera ruse.

Ukraina nuk ka komentuar mbi këtë çështje. Gjatë natës, zyrtarët ukrainas raportuan sulme me dronë rusë në kryeqytetin Kiev dhe disa rajone të tjera. Nuk dihet nëse ka pasur viktima. bw

“Sanksione ‘gjymtuese’ për oligarkët ukrainas me prona në Monako”, Musk: Çelësi për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

Në një postim në rrjetin social X, Musk ka sugjeruar se sanksionet gjymtuese ndaj oligarkëve dhe elitës më të pasur të Ukrainës do ishin çelësi për ndalimin e konfliktit të përgjakshëm të vendit me Rusinë.

“Vendosni sanksione për 10 oligarkët kryesorë ukrainas, veçanërisht ata me pallate në Monako, dhe kjo do të ndalet menjëherë. Ky është çelësi i enigmës”, ka shkruar troç Musk.

Vërejtja vjen në fund të një jave debati intensiv në Uashington nëse ndihma e vazhdueshme financiare dhe ushtarake e SHBA për Kievin është e vlefshme ndërkohë që lufta zvarritet pa një fund të qartë në horizont.

Duke u përballur me një lumë kritikash për qëndrimin e tij, duke përfshirë akuzat se ai është treguar i butë ndaj agresionit rus, Musk ritheksoi pozicionin e tij, në përpjekjet e tij personale për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës.

“Unë fjalë për fjalë e sfidova Putinin në luftimet fizike në Ukrainë dhe sistemi im Starlink është shtylla kurrizore e ushtrisë ukrainase. E gjithë linja e tyre e frontit do të shembet nëse ne e fikim atë”, u përgjigj Musk ndaj kritikëve që e akuzonin atë se ishte në anën e Moskës.

Që nga ditët e para të luftës, sistemi i internetit satelitor Starlink i Musk ka luajtur një rol vendimtar në ruajtjen e komunikimeve ushtarake ukrainase pasi Rusia synonte asgjësimin e infrastrukturës në të gjithë vendin.

“Ajo për të cilën jam i shqetësuar është masakrimi i viteve në një ngërç që Ukraina do ta humbasë në mënyrë të pashmangshme. Kushdo që kujdeset vërtet, mendon vërtet dhe e kupton vërtet, dëshiron që makina e mishit të ndalojë. PAQE TANI!’ Musk shkroi, duke bërë një nga thirrjet e tij më të qarta deri më tani për një fund të menjëhershëm të luftës, edhe nëse kjo do të thotë që Ukraina të bëjë lëshime të dhimbshme.

Fjalët e Musk vijnë në një moment delikat në politikën e jashtme të SHBA-së, pasi Trump ka sinjalizuar zhvendosjen e tij drejt një shtytjeje më agresive për negociatat për t’i dhënë fund luftës – duke lënë të kuptohet gjithashtu për sanksione të mundshme ndaj Rusisë.

“Bazuar në faktin se Rusia po “godit” absolutisht Ukrainën në fushën e betejës tani, unë jam duke marrë në konsideratë fuqimisht sanksione, sanksione dhe tarifa bankare në shkallë të gjerë ndaj Rusisë deri sa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e paqes. Për Rusinë dhe Ukrainën, shkoni në tryezë tani, para se të jetë tepër vonë. Faleminderit!!!’ deklaroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.bw


Send this to a friend