Aleksandër Vuçiq po tallet me Kosovën: Nje ditë bashkë me shqiptarët do të bëjmë valle e hare, ushqim e pije bashkë në Graqanicë, thotë në një gazetë serbe.
Këto ishin fjalët e të parit të Serbisë A.Vuçiq, pioneri i kryekriminelit dhe të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq në kohën e përgjakur dhe të gjenocidit ndaj popujve jo serb në ish Jugosllavi dhe të shqiptarëve në Kosovë!
Asociacioni ia ka lëkundur shtyllat e shtetit të Kosovës dhe, përmes kësaj pakica serbe dhe pushteti lokal do të fitojë autonomi teritoriale dhe shteti i Kosovës po afrohet me Serbinë! Këto janë pjesë e kronikave të ekspertëve të drejtësisë ndërkombëtare.
Kryeministri Albin Kurti e ka për detyrë kushtetuese të dalë para popullit të Kosovës dhe të sqarojë e të shpjegojë fije e për pe çfarë pati në tryezën e bisedimeve në Ohër dhe asociacioni për komunat me shumicë serbe!