VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Aleksander Vuçiç dhe dy jeniçerët e shpërblyer nga sulltani – Nga Agim Nesho

By | July 31, 2021
blank

Komentet

blank

Biznesmeni i zhdukur në Pukë gjendet në gomonen e mbytur në Livorno

Biznesmeni italian që u zhduk në muajin shkurt nga fshati Gjegjan i Pukës, është gjetur sipas mediave italiane në brigjet e Livornos pranë një gomoneje të mbytur.

“Burri – pa dokumente – tha se quhej David Pecorelli te karabinierët që e shpëtuan, e ushqyen dhe e çuan në një kazermë dhe menjëherë telefonoi gruan e tij në telefon. Sot në mëngjes ai do të sillet në tokë dhe tashmë ka njoftuar se dëshiron të paraqitet në Prokurorinë Publike të Perugia për të bërë deklarata.

Pecorelli, 45 vjeç, ish -gjyqtar futbolli, një sipërmarrës i cili kohët e fundit e kishte gjetur veten në vështirësi ekonomike dhe do të ketë shumë për t’u thënë hetuesve.”

Pecorelli kishte marrë në shkurt një makinë me qera në Rinas dhe shkoi në Pukë për arsye të panjohura. Atje, makina e tij u gjet e djegur dhe brenda kishte eshtra njeriu që nuk u bë e mundur të identifikoheshin asnjëherë. As Policia shqiptare dhe as ajo italiane dhe hetuesit nuk i lidhën këto eshtra me të Davide Pecorellit.

Pecorelli në vendin tonë ka bashkëjetuar me një grua shqiptare nga Vlora të quajtur Jonida Likaj. Gazetari italian Fabrizio Paladino, në një intervistë që ka dhënë ka treguar se aktivitetet e parukerisë dhe të kozmetikës, Pecorelli i kishte vendosur në emër të bashkëjetueses shqiptare Jonida Likaj.

blank

Berisha dhe parashuta me vrima, që Rama i ka dhënë Bashës! – Nga Ylli Manjani

Për cilindo që i ka sytë n’ballë e mendt n’kokë, problemi nuk është Saliu. Edhe sikur që tani ta ndërpresë turin e takimeve të tij publike me demokratët, Ai e kreu misionin e tij.

Ai dëshmoi se humbësi kronik Lulzim Basha, është ai që duket. Çdo iluzion tjetër që ishte krijuar edhe nga ideja që Saliu e mbështet dështakun, tashmë ra.

Të gjitha ata që Lulin e shihnin me rezerva, sot kanë të drejtë. Saliu, përveç rezultateve humbës të zgjedhjeve, u dha të të drejtë.

Pra PD e Lulit ka marrë rrugën e humnerës. I vetmi që ka një parashutë me vrima është Luli. Një parashutë që ja ka dhënë Rama, për t’i krijuar idenë se Ai do shpëtojë…

Pra Berisha e bëri të veten. Me vonesë pak, por e bëri. Ndaj ska si të jetë më problemi i PD. Ndoshta nuk është as zgjidhja e saj, por drejtimin për në humnerë e ka marrë Luli.

Ndaj problemi është Luli, i cili përveç se humbës kronik është edhe fasadë që legjitimon monizmin politik. Fasadë që e bën keqqeverisjen abuzive, si një gjë normale…

Kështu që zhvendosja e fokusit nga Luli te Berisha i bën nder fasadës, dështimit dhe monizmit.

Zaten shihni mediat e punëmbaruarit e saj qeveritarë që vijojnë të shkumëzojnë kundër Berishës. Në fakt janë të njëjtët që kanë vite që shkumëzojnë kundër tij.

Nga ana tjetër, pse PD zyrtare e ka problem Berishën?!

A pretendojnë se përfaqësojnë partinë, atëherë pse kanë frikë Saliun?!

A janë të zotë e të bindur se janë në rrugë të mbarë, ç’punë po u prish një pensionist, që bën opozitë në mënyrën e tij?!

Kaq hall e kanë “qytetarin dixhital”?!

D.m.th Berisha jo sot në pension, po edhe kur të mos jetë më në këtë jetë, do ta kenë hall…. Kaq të pazotë e të pashpresë janë.

Megjithatë sa më shumë merren me Berishën aq më shumë provojnë veten, se nuk janë për këtë punë. Aq më shumë të drejtë i japin Atij.

blank

Biznesmeni Pecorelli u gjet i gjallë në Itali, kockat në makinën e djegur në Pukë u morën nga një varrezë

Davide Pecorelli është gjetur gjallë në Toscana të Italisë pas 9 muajsh hetime që nga gjetja e makinës së tij të djegur në Pukë. Por këtu nisin një seri telashesh për biznesmenin italian i cili duket se ka inskenuar çdo gjë duke futur policitë e dy vendeve në “qorrsokak” pas muajsh hetime për zhdukje dhe vrasje.

ABC raporton se tashmë ai do të hetohet nga autoritetet shqiptare për mashtrim. Në lidhje me këtë fakt pritet të dërgohet një letër-porosi mes palëve ose vetë 45-vjeçari do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të dhënë sqarime.

Ndërkohë mësohet se kockat e gjetura në makinën e djegur, të cilat u hetuan fillimisht si të Pecorellit, janë marrë nga një varrezë e vjetër për të bindur policinë dhe të afërmit se ai ka vdekur.

Shkak i këtij inskenimi gati-gati kinematografik dyshohet të jenë bërë borxhet që kishte Pecorelli në Itali ku disa nga bizneset e tij kishin falimentuar dhe synonte që përmes kësaj skeme të përfitonte siguracionet e jetës.

Vitet e fundit ai lëvizte mes Italisë dhe Shqipërisë, ku ishte lidhur me një grua shqiptare më të cilën kishte edhe një fëmijë. Ndërkohë mediat italiane bënë me dije mëngjesin e sotëm, se ai ka folur në telefon me ish-gruan pasi u gjet në brigjet e Livornos në një gomone , në anën e kundër të shtetit shqiptar prej ku kishte humbur gjurmët 9 muaj më parë.

Kjo duket të qenë pjesë e strategjisë së tij për t’u larguar prej hetuesve të cilët prej kohësh po hetonin në disa pista për “vrasjen”.

Prokuroria shqiptare i kishte dërguar Romës një listë me emrat e biznesmenëve apo edhe personave të tjerë që Davide kishte takuar në Shqipëri, ku merrej me tregtimin e makinave të shtrenjta me vlerë dhjetëra mijëra euro për qendrat e bukurisë.

blank

IBNA: Brukseli ka rezerva në lidhje me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”

VOAL –Independent Balkan News Agency  (ibna) bën të ditur se Brukseli ka rezerva në lidhje me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”, sipas mediave bullgare.

Nënvizohet më tej se Brukseli ka një pikëpamje negative për nismën “Mini Schengen” ose “Ballkani i Hapur” të udhëheqësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë dhe e konsideron atë për të minuar integrimin evropian të rajonit.

Komisioni Evropian e konsideron nismën e Edi Ramës, Aleksandar Vuçiqit dhe Zoran Zaevit krejtësisht të papajtueshme me nismën për zhvillimin rajonal me Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën, thanë burimet diplomatike në Bruksel, shkruan ibna.

Komisioni Evropian konsideron se kjo nismë nuk duhet të mbështetet sepse zvogëlon partneritetin strategjik të BE -së me Ballkanin dhe i hap rrugën SHBA -së si partneri i vetëm strategjik me vendet e Ballkanit. BE do të ndërmarrë hapa për të minimizuar nismën, thanë burimet diplomatike, raportuan mediat bullgare./Ibna

blank

Brussels has reservations about the regional “Open Balkans” initiative

Brussels has reservations about the regional “Open Balkans” initiative, according to Bulgarian media.

They note that Brussels has a negative view of the “Min Schengen” or “Open Balkans” initiative of the leaders of the Republic of North Macedonia, Serbia and Albania and considers it to undermine the European integration of the region.

The European Commission considers the initiative of Edi Rama, Aleksandar Vučić and Zoran Zaev to be completely incompatible with the regional development initiative with Bosnia and Herzegovina, Montenegro and Kosovo, diplomatic sources in Brussels said.

The European Commission considers that this initiative should not be supported because it reduces the EU’s strategic partnership with the Balkans and opens the way for the US as the only strategic partner with the Balkan countries. The EU will take steps to minimise the initiative, diplomatic sources said, Bulgarian media reported./ibna

blank

Lubonja: Ja pse lëvizja e ish-kryeministrit dobëson PD-në, nga kjo përfiton vetëm Rama

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, analisti Fatos Lubonja, komentoi vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Sipas tij, kjo lëvizje do e dobësojë Partinë Demokratike dhe do të forcojë më tej, pushtetin e Edi Ramës.

“Nuk kam parë politikan shqiptar që të vendosë interesin e Shqipërisë mbi atë personal, kjo nuk diskutohet, ky është problemi. E dyta edhe sa i përket sinqeritetit, çdo politikan shqiptar, duhet t’ia kthesh ato që thotë së prapthi për të gjetur ndryshimin. Kritika ime kryesore qëndron në faktin se unë duke parë metodën si u hoq Berisha shoh dy probleme të mëdha, 1 që ka të bëjë me raportin e amerikanëve me Edi Ramën dhe qeverinë, ku çdokush mund të ndihet i rrezikuar që një intrigë që mund të bëj një lider i pushtetshëm, që ka arritur të krijojë ca lidhje me disa lobingje amerikane, mundet të të rrëzojë si rivalin e vet me ndihmën amerikane. E dyta mënyra se si e hoqi Lulzim Basha nuk është mënyra që do të doja unë dhe nuk është mënyra për t’u forcuar opozita, përkundrazi, unë shoh një opozitë që dobësohet. Padyshim Berisha është përgjegjës për shumëçka që po ndodh në Shqipëri që fillojnë qysh herët, është krijuar një sistem për të cilin kanë kontribuar dhe kanë vendosur nga një ingranazh dhe tani, në vend që kjo parti dhe këta njerëz, të paktën duke u nisur nga preteksti amerikan, për korrupsionin si rrezik për vendin, duhet të ishte bërë analizë për të gjithë këtë korrupsion”, tha Lubonja.

Analisti e sheh aksionin politik të Sali Berishës me skepticizëm, pasi është i mendimit se një Berishë 3, nuk do ndërtojë një PD konkurruese.

“Ne shqiptarët e kemi marrë se me amerikanët nuk do të luftohet. Këtu s’bëhet fjalë për luftë ushtarake, apo politika amerikane në një kuptim më të gjerë sepse ne
jemi pjesë e NATO-s, e Evropës, s’ka lëvizur kurrë asgjë në këtë drejtim. Në këtë aspekt, këtu bëhet më shumë fjalë për intriga politike, që lidhen sa me interesat që Edi Rama i ka zgjidhur këtyre, sigurisht edhe me të kaluarën. Berisha padyshim ka të gjithë mëkatet e veta, lëvizja e tij dobëson PD dhe nga kjo fërkon duart Edi Rama. Unë luftën e Berishës e shoh me skepticizëm sepse ai në këtë rast ka të drejtë për metodat që thash, por nuk shoh mundësinë që një Berishë 3 të ndërtojë një PD siç do të doja unë ta ndërtonte. Këtu është problemi më i madh. Unë tani i shoh më të dobët, sepse në vend që të merren me mazhorancën do të merren me njëri-tjetrin. Berisha del dhe bën deklarata që stonojnë. Ai thotë për të gjitha përjashtimet që janë bërë ia vendos fajin Bashës, Do të ketë një përçarje, nuk kanë vizion, ata merren me Ramën me njëri-tjetrin dhe jo me korrupsionin. Ndodhemi në pikën më të dobët politike, ndërsa Rama në pikën më të fortë të pushtetit të tij, një pushtet që abuzon. Kemi një dështim të Evropës, Amerikës dhe këtu kanë ardhur talebanët. Talebanët janë i gjithë krimi i organizuar që po pastron paratë dhe ka kapur shtetin”, përfundoi Lubonja.

blank

Versioni konspirativ- A ka qenë Basha pjesë e planit për eleminimin e Berishës

Në daljet e tij të fundit publike, te Çani dhe te Peka, Sali Berisha, ka hedhur një version që ai tha se nuk e ka pasur të vërtetuar. Sipas tij emisarë të rëndësishëm edhe nga SHBA, i kanë përcjellë atij një mesazh që fillimisht nuk e pati besuar: atë se lart e poshtë, Lulzim Basha thoshte se vendimet e rëndësishme në PD vazhdon dhe i merr ish kryetari.

Me këtë pohim, të cilin ai thotë se ia ka përcjellë dhe Bashës, doktori do të krijojë idenë se pasardhësi ka punuar në kulisa për ta ardhur tek vendimi “non grata” i amerikanëve.

Po si qëndron e vërteta? A ka fakte dhe prova që e mbështesin këtë hipotezë? Në fakt ato mungojnë sepse kjo është një lojë që duket se është bërë me kujdes dhe është zhvilluar në kulisa.

Një kronologji konspirative e ngjarjeve e ushqen dukshëm idenë se Basha mund të ketë qenë pjesë e lojës. le ti shohim ndodhitë një nga një.

Fillimisht ambasada amerikane hapi betejën për përjashtimin e Tom Doshit nga parlamenti. Ndërkohë që Rama e “siguroi” ambasadoren Kim, se Doshi nuk do të qe ministër në një qeveri të mundshme të tij, kryedemokrati u bë në këtë aksion më katolik se papa. A kishte lidhje ky qëndrim me dyshimin se ai dinte diçka më shumë se të tjerët? Fakti se krerët e tanishëm të PD po e përdorin si alibi se për  këtë parti standarti është shumë i rëndësishëm dhe se ata nuk munnt të shkelnin me Saliun qëndrimin që mbajtën për non gratan e Tomës, të bën të ngresh shumë pikkëpyetje…

Ato shtohen edhe më shumë kur shikon shpejtësinë me të cilën Basha nxitoi të përmbyllte procesin zgjedhor brenda partisë madje e afroi atë papritmas në kohë. Në fakt asgjë nuk e shtynte ta bënte këtë. Atij nuk i rrezikohej karrigja e kryetarit as nga Kadilli, as nga Harxhi, as nga Agron Shehaj që u futën në garë. madje duke shpallur konkurimin e brendëshëm ai sfumoi edhe betejnë për denoncimin e shitblerjes së votës. Po pse e bëri Basha këtë lëvizje të papritur? Vetëm një hipotezë e justifikon këtë veprim. Ai e dinte më parë se ç’do ndodhte me Berishën dhe kërkoi të rrëmbente mandatin e kryetarit përpara se të merrte vendimin për të përjashtuar atë.

Ndërkohë po të dëgjosh ato që Basha thotë sot, ai e ka ditur së paku që në 30 qershor, në ditën kur në zyrën e tij ia behu ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, se Berisha duhej përjashtuar. Philip Reeker i dha ultimatum të prerë. Po pse një gjë e tillë u mbajt e fshehur në sytë e publikut. A mund të bëhej kjo transparente dhe të testohej pulsi i PD për këtë qëndrim. Apo mos vallë kjo prishte planin fillestar të vendosur kohë më parë, për ta marrë vendimin në çastet e fundit duke e bërë të pakthyeshëm?

Lidhur me këtë heshtje dhe fshehje nga publiku, ka edhe një fakt tjetër domethënës. Në 22 maj, kur lajmi për Berishën ra si bombë për demokratët Basha mbajti një qëndrim të zbehtë sa për të larë gojë. Kryetari dukej si pëdë-isti i vetëm që nuk ishte tronditur. Kjo u pa edhe në deklaratën që ai bëri. Madje fillimi i shitjes që po bënte Basha shkëlqeu si vetëtimë në një qiell të murrmë, kur ajo u krahasua me qëndrimin që mbajti presidenti Meta. Basha foli për keqardhje, Meta për fletërrufe. I pari theksoi rolin e SHBA si aleat strategjik (pikërisht në ditën ato nxinin Berishën si hajdut dhe minues të demokracisë), i dyti për atë të një lobimi të porositur nga kleptokracia e Tiranës. Luli i’u shmang faktit nëse akuzat janë ose jo të bazuara, presidenti i quajti ato “të shëmtuara, të pabesa dhe të poshtra”.

Pra sa do të pa vërtetuara me fakte dhe prova konkrete, historiku i ngjarjeve, veprimet dhe mosveprimet, aktet dhe heshtjet i rrisin fort dyshimet se Basha ka qenë pjesë e një projekti për eleminimin e Berishës. Ai ka qenë në djeni të asaj që do të ndodhte dhe e ka planifikuar qetësisht momentin final të goditjes pas shpine. lapsi.al

blank

E nderuar zonja ambasadore e Amerikes ne vendin tone: Vendosja e demokracise ne Shqiperi si fitorja e Pirros Nga Merita Bekteshi URBANO

Vendosja e demokracise ne Shqiperi si fitorja e Pirros

E nderuar zonja ambasadore e Amerikes ne vendin tone,

Ju drejtohem juve sot, per t’i gjetur kuptimin jetes ne vendin tone.

A ia vlejten gjithë keto investime te botes per demokraci ne Shqiperi ?

A ka shprese ky vend se do bahet nje dite ?

Qe femijet tane te mos ikin me turravrap nga frika krimit dhe korrupsionit, nga mafja politike-ekonomike, qe e mban peng Shqiperine tash sa vjet !?

Ne ket vend ku une dhe im shoq kemi gati 30 vjet qe eksperimentojme marketingun allashqiptar, qe kjo mafie inicioi dhe komandoi tash sa vjet.

Me vjen keq qe me taksat e amerikaneve dhe evropianeve dhe ne shqiptareve u krijua dhe dyllos nje kaste politike e pamatshme per nga ligesia shpirtnore !

Kjo kaste politike e vetequajtur e majte, qender apo e djathte nuk jane gje tjeter , veçse kapobandat e tipit AL –KAPONE në Ameriken e hershme qe luftojne per territore !!

Keta nuk mund ta sjellin ligjin e demokracine. Mjafton te zberthesh nje problem, per te kuptuar se sa poshte jane institucionet tona ne zbatimin e ligjit.

Problemi i Pronesise.Zonje e nderuar asnje qeveri nuk beri detyren e saj per pronat e ish pronareve.

E pa pronesi nuk ka drejtesi !

Kur une e hapa dosjen me nr 5 te gjyshit tim.

Ish kryetari arkivit Tirane i tha nanes time, gru e ve qe prej 20 vitesh – rri aty e mbaj radhen!

E nana ime e mbajti rradhen kur nxorem bashke te gjithë dokumentet e pronave ne 1992.

Por keta qe u futen ne politike , na hyne pa rradhe, pronat e veta i moren, tonat i çorren !!!!.

Erdh ’97 qe dogji gjithçka, por jo dosjen time, qe vetem sa nderroi numer.

E mbushem dosjen e shkrete qe here fryhej e here shfryhej prape me dokumente ne vitin 2008 ne gjykate, per te kufizuar pronat e me vendim te prere u beme de jure pronare nga ish pronare.

Por sot jemi ne 2021 dhe asnje qeveri postkomuniste nuk jep vendim egzekutiv permbylles, sepse komisioni i pronave dhe hipoteka Shkoder mbajne peng zgjidhjen e çeshtjes qe prej 2008.

Ja pra zonje e nderuar,, kjo eshte reforma ne drejtesi!

Prape ne gjykate per te bere drejtesi a thua se ligj nuk ka .

Edhe gjyqtaren e çeshtjes se dosjes time ma mori Spak !?

Kushedi sa kohe do kaloje qe te gjejme nje tjeter, te pakorruptuar, (me rrezik se mos e marri prape Spak ) per te bere drejtesi …..

Ta dish pra e dashur ambasadore se çeshtja e pronave eshte thelbi i ngerçit ne institucionet tona, sepse reformat nuk u bekan per qytetaret, por per qeverine!
Mjafton te permendim reformat financiare qe rriten me 40 per qind çmimin e bukes , ne transparence te plote …

Ja pra si i aplikojne qeverite tona ligjet e reformat ne Shqiperi !

Jo per popull,por per qeveri!

blank

PERSIATJE PERSONALE MBI PLATFORMËN “BERISHA” – Nga MILAIM L. NELA

Çfarë vlere kanë më fjalët me këta? – tha dje Edi Paloka!
Dje shqiptarët kanë ndjekur luftën në distancë të Sali Berishës me simpatizantë të PD-së në Hotel Rogner me teatrin Rama-Basha që “krejt rastësisht” u inskenua të ndodhte bash atëherë kur do të fillonte lëvizja e Sali Berishës!
Besoj si shumë shqiptarë edhe unë vëmendjen e kishim tek “rikthimi” i Sali Berishës dhe duke qenë se sot jam edhe pushim e thashë po i them disa fjalë.
Do të mundohem të mos përseris gjëra që i kam shkruar në një status timin Dy-pjesësh të paradoditshëm.
Partia Demokratike e Shqipërisë si e vetmja organizatë politike që në letra mban shpresën e shqiptarëve për ndryshim ndodhet pa dilemën më të vogël në ditët më të zeza të saj.
Ajo është kapur keq në darën e faktorit ndërkombëtar që sipas të gjitha gjssave ka interesa ekonomike të pasurive nëntokësore të Shqipërisë të cilat i shfrytëzon barbarisht me zero taksë dhe kampit mafioz rilindas në anën tjetër që ka futur në xhep lidershipin aktual të Partisë Demokratike dhe do dorë të lirë në plaçkitjen dhe zbrazjen e mëtejshme të Shqipërisë.
Jam munduar shumë të eksploroj mbështetjen e amerikanëve ndaj rilindjes dhe krahut rilindist të PD-së dhe si shumë shqiptarë të tjerë patriotë që e duan vendin e vet i bëj pyetjen vetes;
Si ka mundësi që SHBA, vendi të cilit i detyrojmë ekzistencën tonë si shtet, vendi tempull i demokracisë dhe vlerave të mbështesë një bandë mafioze si rilindja që përdor korracën shtetërore për vjedhjen dhe plaçkitjen e pasurive të shqiptarëve?
Ēshtë shumë e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje!
Për mua ashtu siç e shoh nga jashtë janë disa faktorë po më kryesorët janë dy;
1. Në Shqipëri Fondacioni i Shoqërisë së Hapur ështē investuar fuqishëm që në vitet e hershme 90-të në luftën kundër vlerave konservatore dhe çdo gjëje tonën kombëtare. Pinjollët e ish-nomeklaturës që sapo kishte humbur pushtetin duke qenë se nuk ishin si ne të varfër, të izoluar dhe të painformuar deri në naivitet e kapën këtë rast të artë që ju kishte ardhur si nga qielli e aq mē tepër nga Shtetet e Bashkuara. Atyre ju puqeshin interesat;
– si lufta ndaj së djathtës megjithëse tek në në atë kohë e djathta sapo kishte dalë thuajse nga vdekja klinike 45 vjecare
– kozmopolitizmi që Soros e quante globalizëm ishte në fakt e njëjta gjë dhe vazhdim i asaj që ata kishin trumpetuar edhe para viteve 90.
– “bijtë e atyre” morën bursa nga për tu shkolluar në shkollat më të mira të Përendimit sepse do duhej tē ktheheshin më vonē për të ri-marrë pushtetin e humbur. Mbaj mend në vitet 90 disa miq të mi me bindje të djathta dhe bile edhe të përndjekur që aplikuan për bursa studimi tek Fondacioni Soros pasi në atë kohë nuk e njihnin djallin refuzoheshin prerë (megjithëse plotësonin të gjitha kriteret në letër)dhe nuk e kuptonin këtë refuzim.
Në retrospektivë unë besoj që edhe flaka e 97-ës nuk ka ndodhur pa një dorë të kësaj klike.
2. Besoj shqiptarëve ju kujtohet para disa vitesh kur kryeprokurori i asaj kohe Adriatik Llala hapi hetim ndaj kompanisë sē naftës në jug të Shqipërisë që po shkatërronte shtëpitë e shqiptarëve. Kjo nxiti (sipas dëshmive të vetë Llallës) ambasadorin e asaj kohe Donald Lu ti shkojë k/prokurorit nē zyrë dhe t’i kërcënohej shumë ashpër. Fati i Llallës tashmë dihet por nuk dihet kush qëndron pas shfrytëzimit dhe vjedhjes së naftës shqiptare! Gojët e liga thonë që kompani të lidhura me Soros kanë aksione direkte.
U zgjerova pak në këtë pikë pasi shqiptarë që adhurojnë Amerikën sot janë tejet konfuzë se kush është Amerika sot, kush realisht përçon dhe “mbron” interesat amerikane në Shqipëri?
Tani të rikthehem tek takimi i djeshëm i Sali Berishës që shqiptarët e ndoqën me shumë vëmendje!
Ai si rrallëherë kërkoi një falje, për mua shumë të pjesshme dhe shumë të vonë.
Duket se kjo erdhi vetëm kur Berisha u pickua personalisht.
Berisha nuk kërkoi falje për mbështetjen 8 vjeçare që i ka dhënë Lul Bashës pa kushte duke lënë të nënkuptohej tek demokratët se pas Bashës ishte ai dhe doktori i di punët mirë.
Berisha nuk kërkoi falje për afrimin në PD të Jozefinave, Patozëve, Kadillëve, bandillëve dhe abuzuesve të pushtetit të PD-së ndër vite.
Berisha nuk kërkoi falje për ligjin 7501 dhe abuzimin me pronat e shqiptarëve që ka çuar në varr në mënyrë të parakohshme më shumë viktima se lufta e dytë botërore në Shqiperi.
Berisha nuk kërkoi falje për përdorimin që i ka bërë shtresës së të përndjekurve politikë duke mos ju dhënë asnjëherë atyre rolin që ju takonte me të drejtën e Zotit brenda së Djathtës Shqiptare.
Berisha nuk kërkoi falje për inkuadrimin në PD të spiunëve të ish-sigurimit famëkeq të shtetit disa syresh prej tyre thuhet se janë sot e kësaj dite në atë Parti!
Berisha nuk kërkoi falje për gabimet trashanike me Greqinë duke lejuar varrezat e ushtarëve andartë grekë në territorin shqiptar.
Berisha nuk kërkoi asnjëherë falje për aleancën me një parti klienteliste kriminale siç është LSI e sidomos mosprishja e koalicionit pas daljes se videos PRIFTI.
Sali Berisha i mëshoi shumë “përjashtimit” të tij nga grupi parlamentar prej Lulzim Bashës duke kërkuar firma prej demokratëve për anullimin e vendimit.
Le ta them hapur: Shumicës së shqiptarëve nuk ju kërcet shumë për vendim-deklaratën e Bashës për Sali Berishēn POR ata i shqetëson fati i Partisë Demokratike dhe pushteti i rilindjes i marrë në mënyrë krejt të PALIGJSHME!
Siç e thashë në krye të shkrimit duke cituar Edi Palokën se fjalët nuk kanë më vlerë pyetja shtrohet çfarë do bëhet me Partinë demokratike dhe pushtetin rilindas?
A do synojë platforma e re largimin e Lulzim Bashës?
A do njihen zgjedhjet?
A do lihet rilindja të hashashizojë edhe 4 vjet të tjera?
A do ti hapet luftë SOROS-it dhe falangave të tij në PD?
A do distancohet PD nga hajdutët dhe abuzuesit brenda radhëve të saj?
A do hapet më në fund një debat i sinqertë dhe i mirëfilltë që PD të afrojë VLERAT e jo PLEHRAT?
Çfarë strategjie do ndiqet për shembjen e pushtetit kriminal rilindas brenda disa muajve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme sa me shpejt tē jetë e mundur?
blank

Prapaskenat/ Rama-Kim i kërkojnë Bashës t’i shpëtojë fytyrën reformës në drejtësi

Kur vetingu nisi shkarkimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve disa vite më parë, të parët që i dolën në mbrojtje një procesi spastrimi të sistemit të drejtësisë ishin ambasadori amerikan në atë kohë, Donald Lu dhe kryeministri Edi Rama.

Lu tha se “Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë i kishte penguar korrupsioni. Vettingu po i zhbllokonte ato”. Rama ishte më i drejtpërdrejtë. “Më mirë djepi bosh, se shejtani brenda” u shpreh atëherë kryeministri për shqetësimin e atyre që parashikonin një sistem drejtësie gërmadhë. Pas 5 vitesh, sistemi duket të jetë në rënie të lirë nga vetë hartuesit e reformës në drejtësi. Për ta mbajtur gjallë projektin e reformës në drejtësi, Ramës dhe ambasadës amerikane u duhen votat e opozitës.

Djepi bosh i institucioneve të reja të drejtësisë

Situata në drejtësi përskruhet si të jetë në rënie të lirë, sese institucionet kanë mbetur bosh për shkak të procesit të vetingut. 5 vjet nga miratimi i reformës në parlament, situata në vija të përgjithshme është si më poshtë:

1) Gjykata Kushtetuese ka mbetur peng i formulës, që synoi balancat politike. Sot ka 7 anëtarë, 3 të propozuar nga parlamenti dhe 3 nga presidenti. Vitore Tusha qëndron në detyrë me mandat të skaduar. Juri Kim i takoi sot anëtarët e Kushtetueses duke premtuar se së shpejti do të kompletohet me anëtarët e tjerë.

2) Në Gjykatën e Lartë, situata është katastrofike. Më shumë se 35 mijë dosje kanë mbetur pa u gjykuar. Gjykata ka 9 anëtarë nga 19 që duhet të kishte. Zgjidhja që u promovua nga ambasada amerikane ishte një projekt i Soros për t’i ndihmuar gjyqtarët me juristë nga OJF.

3) Për shkak se nuk ka gjyqtarë në gjykatat e shkallës së parë dhe në Apel, KLGJ ka bërë një riorganizim gjykatash në të gjithë vendin. Propozohet krijimi i 12 gjykatave me juridiksion të përgjithshëm në 12 qarqe. Të gjitha supozohet të kenë vetëm një Gjykatë Apeli atë të Tiranës. Në fakt, Apeli i Tiranës ka rreth 15 mijë dosje në sirtarë që datojnë që nga viti 2016.

4) As në Prokurorinë e Përgjithshme situata nuk është më e mirë. Në qershor të këtij viti, gjatë një takimi të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, Olsian Çela tha se ka qenë i detyruar të shtojë oficerët e policisë gjyqësore që të merren me dosjet e hetimit, për të kompensuar mungesën e prokurorëve. Mund të tingëllojë qesharake, por pasqyron gjendjen ku është sot institucioni.

5) SPAK, teorikisht duhet të kishte 20 prokurorë. Praktikisht ka 15 të tillë. Byroja Kombëtare e Hetimit po merr formë ngadalë. 28 hetues të BKH-së kanë nisur punën nga 60 që duhet të ishin gjithsej. SPAK është rrëzuar disa herë nga Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit për dosje të rëndësishme hetimore.

6) Duke qenë se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vetingu ka krijuar vakanca në institucionet e reja të drejtësisë, një nga hartuesit e reformës në drejtësi që sot drejton KLP-në, Gent Ibrahimi propozoi që shkolla e magjistraturës të mos jetë 3 vjet, por vetëm 2 vite. “Viti i tretë i studimeve të konvertohet në vit pune” tha Ibrahimi. Propozimi shpreh edhe një herë gjendjen e emergjencës ku është drejtësia e re.

Afati i skadencës për vetingun

Si të mos mjaftonin këto, vitin e ardhshëm skadon afati i vetingut nga organet e reja KPK dhe KPA. Çfarë do të thotë kjo? Kushtetuta parashikon që mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe i Komisionit të Pavarur të Apelimit dhe i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të zgjasë deri në qershor të vitit 2022. Më pas vetingu kryhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për prokurorët dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjyqtarët e mbetur. Rolin e ILD-së e merr SPAK.

Kjo zhvendosje e Vetingut për rreth 370 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë tek Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk është një opsion i pëlqyeshëm nga Partia Socialiste dhe ambasada amerikane, që ka investuar miliona euro në reformën në drejtësi.

Partia Socialiste do të humbiste lidhjet e fuqishme, që ka krijuar tashmë me anëtarët e organeve të vetingut, veçantërisht në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në anën tjetër procesi i vetingut ka rezultuar i avashtë që tani. Nëse do të kalonte tek anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshilli i Lartë Gjyqësor, që kanë ngarkesa të tjera, atëherë procesi do të ecte me ritme shumë të ngadalta për qindra gjyqtarë dhe prokurorë.

Praktikisht vetingu do të kalonte në ngërç, duke kaluar në dështim. Qindra gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë të pavetuar do të vazhdonin punën ende për vite të tëra, duke e kthyer vetingun në një procedurë pa fund. Pikërisht, për të shmangur një goditje të tillë ndaj reformës në drejtësi, shumica ka kërkuar sot votat e opozitës.

Kërkesa e Ramës për bashkëpunim me Bashën

Pikërisht për t’i dhënë oksigjen reformës në drejtësi, duhet ndryshimi i Kushtetutës dhe votat e Partisë Demokratike. Sot, Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar konsensusin e opozitës që të ndërhyjnë në kushtetutë për të zgjatur mandatin e KPK dhe Komisionerit Publik. Kjo tha Manja po bëhet edhe në konsultim me SHBA dhe BE.

“Mbarimi i mandatit të KPK dhe Komisionerit Publik mbaron në 17 qershor 2022. Janë 801 subjekte per tu rivlerësuar janë 431 subjekte të vetura dhe mbeten në proces 370 subjekte. Për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi ne mendojmë dhe jemi në komunikim me SHBA dhe BE që ky proces të përfundohet nga organet e vettingut. Ne do të kërkojmë edhe konsensusin e opozitës që mandati i i KPK dhe Komisioneri Publik të zgjatet deri në përfundim të procesit të vettingut deri në rivlerësimin e plotë të subjekteve. Zgjatja e mandati kërkon ndërhyje në kushtetutën dhe ne nuk i kemi votat e nevojshme dhe për këtë do të kërkojmë konsensusin e opozitës”, tha Manja.

Bie në sy që Ministri i Drejtësisë foli edhe në emër të ambasadës amerikane. Kërkesës së qeverisë i bashkohet kështu edhe faktori ndërkombëtar që ka pasur një rol aktiv në zhvillimet e fundit.

Çarja e PD-së nga ambasada amerikane

Qëndrimi i opozitës për reformën në drejtësi është i dyfishtë. Në njërën anë është qëndrimi agresiv i Berishës, që ka denoncuar kapjen e reformës nga kryeministri Rama. Berisha denoncon rastet e vetingut për Ardian Dvoranin apo Sokol Sadushin, që sipas tij janë shembuj flagrantë që tregojnë kapjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sipas Berishës, ndërhyrja e fondacionit Soros në krizën që ka përfshirë Gjykatën e Lartë, ku kanë mbetur pezull mbi 35 mijë dosje ishte një skandal që tregon dështimin e reformës në drejtësi.

Por jo të gjithë në Partinë Demokratike mendojnë njësoj. Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur një qëndrim më të moderuar përkundrejt investimit amerikan. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i PD përkundrejt kërkesës së Ramës për t’i bashkuar votat për ndryshimin e Kushtetutës. Në këmbim, Rama ka thënë se nuk ka vija të kuqe për bashkëpunimin me PD dhe është gati t’i ofrojë shumë Partisë Demokratike. “Nuk kam asnjë tabu. Nuk kam vija të kuqe fare. Jo për Opozitën, por për Partinë Demokratike Shqiptare. Atë njoh unë për Opozitë” shprehej Rama para se ta kishte bërë publike se çfarë kërkonte nga Lulzim Basha./Lapsi.al

blank

Enver Robelli: Propaganda e Top Channel synon sulmin ndaj Kosovës

Një ditë më parë, Top Channel raportoi në mënyrë ‘ekskluzive’ se nismës së Ballkanit të Hapur po i afrohej edhe Bosnja.

I zakonshmi Muhamed Veliu raportoi se Zoran Tegeltija, Kreu Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, ka pohuar se vendi i tij është i gatshëm të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.

Por ky lajm ka revoltuar gazetarin e njohur nga Kosova, Enver Robelli. Ai e quan një propagandë që ka për qëllim sulmin ndaj Kosovës.

“Mediat oborrtare të qeverisë „socialiste“ të Tiranës dje me bori e trumbetë dhe nën siglën „ekskluzive“ dhanë këtë lajm: edhe Bosnjë-Hercegovina po i bashkohet nismës „Open Balkan“. Kështu paskësh thënë Zoran Tegeltija, kryesues i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, pra kryeministri i këtij vendi,” shkruan Robelli në Koha Ditore.

“Ky lajm është larg të së vërtetës. Por qëllimi i plasimit të lajmeve të tilla nuk është e vërteta. Qëllimi është: sulmi ndaj Kosovës. Madje duke cituar verbërisht politikanët serbë të Bosnjës, të cilët flasin si Aleksandar Vuçiqi, por nuk mund të marrin vendime kokë më vete në Bosnjë, sepse Bosnja është shtet edhe i dy popujve të tjerë. Iniciativa „Open Balkan“, thotë ministrja e Jashtme e Bosnjës, e ka humbur rëndësinë në kuptimin ideor, sepse është paralelizëm i „Procesit të Berlinit“.”

“Momentalisht disponimi i dy anëtarëve të presidencës (boshnjakut dhe kroatit) është kundër hyrjes së Bosnjës në „Open Balkan“. Andaj lajmi „ekskluziv“ i përhapur dje nga mediat oborrtare tiranase është vetëm një flluskë propagandistike.

Mali i Zi po ashtu nuk dëshiron të jetë pjesë e „Open Balkan“, ndonëse ky vend tani ka një qeveri që konsiderohet proserbe. Zorka Kordiq, kryenegociatore e Malit të Zi për anëtarësim në BE, ka thënë për gazetën „Vijesti“ se Podgoricës më shumë i përshtatet tregu i përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe jo „Open Balkan“ i instaluar nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Në lidhje me „Open Balkan“ profesori grek Nikolaos Cifakis nga Universiteti i Peloponezit thotë: „Ekziston rreziku që iniciativa ‘Open Balkan’ mund të thellë vijat ekzistuese ndarëse në rajon dhe zbatimi i saj mund të paraqesë një fushëbetejë të re për çështjet e Kosovës dhe Bosnjës. Nëse Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duan të shmangin këtë rrezik, duhet t’i kenë parasysh shqetësimet e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe t’i japin përparësi inkluzivitetit të procesit”,” shkruan gazetari.

blank

Tubacioni Trans Adriatik (TAP) transporton 5 miliardë metra kub gaz në Evropë

Stamboll

Tubacioni Trans Adriatik (TAP) ka dërguar një total prej 5 miliardë metra kub gaz natyror nga Azerbajxhani në Evropë, thuhet sot në një deklaratë nga kompania operative, TAP AG, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tubacioni, seksioni evropian i Korridorit Jugor të Gazit, filloi operacionet në fund të vitit të kaluar.

TAP lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian të Gazit Natyror (TANAP) në kufirin turko-grek, duke transportuar gaz natyror nga fusha Shah Deniz në sektorin e Azerbajxhanit të Detit Kaspik në Evropë.

Tubacioni i gjatë 878 kilometra, pasi lidhet me TANAP në kufirin turko-grek në Kipoi, kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik dhe del në brigjet në jug të Italisë.

“Jemi shumë të kënaqur që arritëm këtë moment historik të rëndësishëm dhe konsoliduam rolin e TAP si një operator të besueshëm të sistemit të transmetimit në peizazhin evropian të energjisë. Përveç mundësimit të sigurisë dhe diversifikimit të energjisë në tregje të shumta, vëllimet e gazit të shpërndara përmes TAP mbështesin kalimin e energjisë, veçanërisht në Evropën Juglindore”, tha Luca Schieppati, drejtor menaxhues i TAP.

Ai vuri në dukje se TAP AG do të ndiqte mundësitë për të transportuar burime të energjisë neutrale të karbonit, siç është hidrogjeni, i cili do të ndihmojë në uljen e emetimeve në përputhje me objektivat e tranzicionit të energjisë të Bashkimit Evropian.

Tubacioni ka një kapacitet për të transportuar rreth 10 miliardë metra kub në vit në disa tregje në Evropë, por është projektuar me potencialin për të zgjeruar kapacitetin e tij të xhiros në 20 miliardë metra kub në vit, thuhet në deklaratë.

Aksionarët e TAP janë SOCAR-BP dhe Snam me nga 20 për qind, Fluxys me 19 për qind, Enagas me 16 për qind dhe Axpo me 5 për qind.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend