Kryeministri i Kosoves Albin Kurti takohet me kryeministrin e Belgjikes Bart De Wever, takim qe e ben me dije permes rrjetit social:
“Brukseli është qendra e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Belgjika është partnere e jona për rrugën tonë në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Në vitin 2023, Belgjika ngriti zyrën e saj diplomatike në Kosovë në nivel të Ambasadës.
Sivjet ajo njoftoi se do të mirëpresë atasheun e mbrojtjes së Kosovës, kurse dy muaj më parë Ministria jonë e Mbrojtjes dhe Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës nënshkruan Deklaratën e
Qëllimit të Përbashkët në fushën e mbrojtjes.
Me kryeministrin belg, Bart De Wever, në takimin tonë të parë bilateral, folëm për mundësitë e reja që shtojnë shkëmbimet, thellojnë bashkëpunimin dhe forcojnë raportet tona.