VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Albin Kurti bën thirrje për qetësi në veri: Aksioni i sotëm ka përfunduar

By | October 13, 2021
blank

Komentet

blank

Presidentja Osmani kundërshton konstatimet e Raportit të Progresit: Vettingu është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit sa i përket procesit të “Vettingut” të nisur nga Qeveria Kurti.

Osmani ka thënë se s’pajtohet fare me konstatimin në Raportin e Progresit se një rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

“Nuk pajtohem fare më këtë konstatim. Në fakt mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi. Mos realizimi i vettingut nuk i kontribuon përpjekjeve të institucioneve për sundimit ë ligjit, e as të ardhmes evropiane të vendit tonë”, ka thënë presidentja Osmani në konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Osmani ka thënë se nuk pajtohet edhe me konstatimin e dytë në Raportin e Progresit së procesi i Vettingut duhet të jetë një masë e fundit e jashtëzakonshme kur të gjitha mundësitë e tjera janë shteruar

“Edhe ky konstatim është i gabuar, sepse mekanizmat ekzistues janë këtu dhe s’kanë realizuar efektiv. Për këto BE-ja vetë ka kritikuar për vite të tëra. Prandaj Vettingu jo që është i rëndësishëm por i domosdoshëm. Për dallim nga ajo që konstatohet në Raport, ky proces do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë. Me mekanizmat ekzistues nuk do të mund të realizohen reformat në sistemin e Drejtësisë. Vettingu do të bëhet me standarte. Si presidente e vendit, kërkoj që procesi të vazhdojë e të mos ndalet dhe të përshpejtohet. Inkurajoj institucionet që të vazhdojnë punën”, ka thënë Osmani.

blank

SHBA dhe BE mbështesin angazhimin e Kosovës për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar

RFE/RL

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara “janë pajtuar për të forcuar angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të progresit të rajonit në rrugëtimin evropian”.

Kështu është thënë në një deklaratë të përbashkët të SHBA-së dhe BE-së, të publikuar më 20 tetor.

Kjo deklaratë është publikuar të mërkurën, një ditë pasi Komisioni Evropian ka miratuar paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e rajonit të përfshira në këtë proces.

“Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të plotë për procesin e zgjerimit. Anëtarësimi në BE, prioritet i deklaruar i tërë Ballkanit Perendimor, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit. Ky rajon i takon Bashkimit Evropian. Integrimi më i afërt do të forcojë stabilitetin dhe do të kontribojë në prosperitetin e njerëzve në rajon. Në këtë kontekst, ne nënvizojmë se negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të nisin pa vonesa”, është thënë në deklaratën e përbashkët.

Në veçanti në këtë deklaratë përmenden edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, vende ku ka pasur tensione në muajt e fundit.

BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin veprimet e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe inkurajojnë palët që të angazhohen për zbutjen e tensioneve.

“Ne nënvizojmë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i cili është mekanizmi kyç për të adresuar normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Pas tensioneve të javëve të fundit në veri të Kosovës, ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në një shtensionim të qëndrueshëm dhe të evitojnë veprimet, të cilat kërcënojnë stabilitetin”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

“Ne mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ritheksojmë se dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policisë, apo ndonjë autoriteti tjetër, është e papranueshme”.

Sa i përket Bosnje-Hercegovinës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përsërisin mbështetjen e plotë për integritetin territorial sikur edhe përpjekjet për të promovuar reformat kushtetuese dhe zgjedhore dhe ruajtjen e funksionalitetit të institucioneve shtetërore.

“Jemi seriozisht të shqetësuar për shkak të rritjes së retorikës përçarëse në Bosnje e Hercegovinë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë dhe mbrojnë institucionet shtetërore, të rifillojnë dialogun konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa për të avancuar përparimin në rrugën e integrimeve evropiane, përfshirë edhe përmes reformave relevante. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të ndihmojnë në këtë drejtim”, është theksuar në deklaratë.

BE dhe SHBA u kanë bërë thirrje edhe të gjitha forcave politike në Mal të Zi që të punojnë së bashku për të mbajtur dhe forcuar orientimin strategjik, i cili reflekton dëshirën e popullit të Malit të Zi, që të bëjë reforma përmes së cilave shpresa për një të ardhme në BE të bëhet realitet.

Kohëve të fundit është rritur angazhimi i Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit Perendimor.

Në të njëjtën kohë, nga të dyja anët e Atlantikut janë shtuar edhe thirrjet që BE-ja dhe SHBA-ja të veprojnë së bashku në këtë rajon, në mënyrë që të zgjidhen problemet kryesore, që mund të kenë potencial për tensionime të reja.

blank

‘Nuk pranova ‘republikën’ e Sorosit’- Berisha-Ramës: Do përballesh me demokratët!

Nga Foltorja e Dibrës, Sali Berisha rezervoi një tjetër mesazh ndaj kryeministrit Edi Ramës.

“I them Edi Ramës, që ato daulle nuk janë dasme, por beteje dhe vetëm beteje. Do përballesh me demokratët për të gjitha këto që ke bërë,” tha Berisha, duke entuziazmuar sallën. “Ju kërkoj ndjesë që gjatë këtyre viteve nuk kam ngritur problemet me të cilat përballej PD-ja.  Në vitin 2017, duhej të vendosja të rikthehesha, që Rama të mos merrte një mandat siç e kemi sot,” tha Berisha.

Ai tha se vendimi në SHBA ndaj tij u mori pasi ai doli kundër ‘republikës së Sorosit’.

“Sot drejtësia shqiptare është më e kapur se kurrë. Sapo u emërua në drejtim të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, vëllait të ministres i doli regjistrimi për 500 mijë euro që kishte bërë një takim me një mafioz që tani nuk ndjehet më. Ku është kjo çështje? E zhduku sapo u emërua. Janë tre gjykatës në Gjykatën e Lartë me veting top-sekret. Atë nuk mund ta shihni ju, nuk mund ta shohin qytetarët sepse janë të krimbur. Por ata janë gjykatësit e partisë që janë marrë peng nga Edi Rama.

Dvorani u shpall kampion i luftës kundër korrupsionit në botë, i cili pasi mori 17 mijë euro, dha 11 vendime në favor të Albtelekomit. Ky është kampioni i antikorrupsionit? Ky është mega-korruptor. Të gjitha këto vepra janë të lidhura me miliarderin Soros, një armik i demokracisë dhe të djathtës shqiptare. Nëse askush nuk ngrinte zërin, këtu do bëhej republika e Sorosit.

Ish-kreu i PD, në vend që të rreshtohej me republikanët amerikanë, ministri në hije i tyre e quajti vendimin ndaj meje një akt hakmarrës politik ndaj të djathtës shqiptare, por këto nuk kishin vlerë për ish-kreun e PD-së. Për të kishin vlerë kurthi dhe intrigat kundër Sali Berishës nga Soros dhe Rama. Që ditën e parë, iu drejtova gjykatës në Paris dhe padita për shpifje personin që më dizenjoi non-grata. Thashë që të sjellin çdo fakt dhe çdo provë. Por kurrë nuk pranoj fajësinë pa faj. Unë aq sa jam i përulur para të vërtetës, aq jam i pathyeshëm para mashtrimeve. Unë mbroj dinjitetin tuaj, mbroj dinjitetin e atyre që më kanë votuar dhe besuar. Unë kurrë nuk e pranoj një gjë që nuk e kam kryer. Mbetem përjetësisht mbrojtës i dinjitetit njerëzor,” tha Berisha.

blank

Berisha në Dibër: Mbi dy të tretat e delegatëve kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit

Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi nga Foltorja e Dibrës, se mbi dy të tretat e delegatëve të këtij qarku kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

“Kam ardhur sot këtu, me një kënaqësi të veçantë, për të falënderuar të gjithë demokratët dhe demokratet e Dibrës për mbështetjen që i kanë dhënë PD-së që nga themelimi i saj deri sot.

Unë dua gjithashtu të falënderoj të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar, të Peshkopisë, Bulqizës dhe Matit, që kanë firmosur tashmë mbi dy të tretat vendimin e tyre për të mbledhur në një moment historik për PD-në dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kuvendin e ringritjes së kësaj force politike në lartësinë e idealeve dhe parimeve të saj si opozita më e fuqishme e vendit, e vendosur të ecë e sigurt drejt fitores që meriton. Kuvendin e thirrur nga mijëra e mijëra delegatë të PD-së, e thërret më shumë se kushdo tjetër koha, e cila kërkon nga ne, të ngrihemi, t’u përgjigjemi sfidave që kemi përpara.

Situatës kritike të krijuar në vend nga një regjim i Edi Ramës, i cili në mënyrë tmerrësisht të dëmshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndërtoi në këto tetë vite, në vend të shtetit ligjor, ai ndërtoi shtetin e krimit dhe drogës, narkoshtetin e parë në Europë. Ky regjim në këto 8 vite jo vetëm nuk përparoi standardet e demokracisë dhe nivelin e jetesës, por përkundrazi çbëri një shumicë të madhe prej tyre, dhe shqiptarët realisht i zhyti në varfëri dhe mjerim,” tha Berisha.

blank

Dibranët i kërkojnë që t’i udhëheqë- Berisha: Do ‘votojmë’ me protestat masive

Foltorja e Dibrës u mbyll sërish me kërkesën e demokratëve që Sali Berisha të kthehet në drejtimin e partisë.

Një prej tyre madje tha se është gati të dorëzojë dokumentin që mban emrin e Lulzim Bashës. “Dokumentin me emrin e Lulzim Bashës dua ta dorëzoj. Nuk mund të mbaj dokumentin me emrin e një tradhtari,” tha ai.

Por Berisha insistoi se partia duhet të bashkohet. Edhe më herët ai tha se nuk duhet të ketë ndarje në bashistë dhe berishistë.

“Dokumentet siç janë të vlefshme, edhe ai duhet të mendojë për këtë. Atë e kanë marrë peng, por ju nuk mund t’ju marrin peng. Do jemi më lart se në vitin 1990 se dimë 10 herë më shumë se në atë vit. Do e bëjmë partinë më të fortë, më të lirë,” tha Berisha.

“Atyre që nuk kanë ardhur, u them duke përdorur fjalët e kryetarit të degës së PD të Hasit, i cili ia tha Lulzim Bashës: kryetar, po erdhi Sali Berisha për Foltoren, unë do jem aty. Do të jem sepse unë nuk jam të nesërmen kryetar më. Dmth baza ime është e tëra me të. Unë i ftoj këta. Secili që mendon ndryshe, do dëgjohet dhe do respektohet. Ne jemi bashkë,” theksoi Berisha.

“Qytetarët, të cilëve Edi Rama iu dhunoi dhe rrëmbeu votën, do të votojnë në sheshet dhe rrugët e Shqipërisë në protestat më të fuqishme që vendi ka njohur. Do votojnë me protestat e tyre,” paralajmëroi Berisha.

“Edi Rama më 25 prill përdori 130 milionë euro para të thata duke shpërndarë në zonat e tërmetit, me dokumenta të thesarit të shtetit. Përdori 990 mijë dokumenta personale të qytetarëve në sistemin antikushtetues me të dhëna personale me patronazhistët. Përdori bandat dhe paratë e drogës për të blerë vota. Çdo kryetar i lirë absolutisht mbushte sheshin të nesërmen. Ose përmbyste zgjedhjet, ose nuk lëvizte njeri nga sheshi. Doli bëri një deklaratë pa sens ‘fituam’ a se ç’tha dhe u zhduk një javë. E thirra dhe i them duhet të bëhen përpjekje të jashtëzakonshme që të vendosen sanksione ndërkombëtare për Edi Ramën. Po, më tha. I tregova shembull terrorin me patronazhistët. Po, po, tha. Por ishte tradhëti e madhe e tij. Nuk nxori asnjeri në shesh”.

blank

Berisha: Baton Stanishiçi është bërë avokati i ‘kundërshtarëve’ Rama dhe Basha

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, bëri thirrje nga Dibra që demokratët të bashkohen. Ai tha se ata duhet të kuptojnë se ata që bëjnë avokatinë e Edi Ramës, po bëjnë edhe avokatinë e Lulzim Bashës. Berisha përmendi sidomos rastin e analistit Baton Haxhiu.

“Ju bëj thirrje demokratëve që të bashkohemi. Ne nuk kemi asnjë problem me ata që mendojnë ndryshe nga ne. I garantoj se do respektohet mendimi i tyre plotësisht. Ekstremi i kësaj është vota. Ne bashkohemi te vota. Votojmë dhe vendosim së bashku. PD ka humbur shpirtin e saj, ka humbur votën e lirë. Lidershipi i saj ka humbur besimin masiv të anëtarësisë së saj. Ne do i rikthejmë këto me transparencë.

I ftoj edhe ata që nuk kanë ardhur këtu të vijnë e të flasin hapur mendimet e tyre. Ne jemi të vendosur të respektojmë statutin, të respektojmë parimet, shtyllat mbi të cilat jemi ndërtuar. Në Kuvend do paraqesim edhe një program, quajeni si të doni, edhe rithemelim, unë e quaj ringritje, por ajo do marrë fizioniminë që meriton.

Flitet ‘berishist’ dhe ‘bashist’, por të gjithë jemi demokratë. Një gjë u them këtyre që përpiqen t’u paraqesin demokratëve disfatën si të ardhme; mbi Lulzim Bashën rëndojnë katër disfata. Ju mund të mos e doni Berishën dhe jeni të lirë ta shprehni mendimin tuaj, por a mund t’i shprehet besimi një njeriu që kalon nga humbja në humbje?

Hidhni sytë te ekranet televizive, ju jeni të mençur dhe ju e dini se avokati i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës është Baton Stanishiçi. Miqve demokratë të mi u bëj thirrje të mendojnë për një moment se çfarë përfaqëson Dushani i ri, një njeri i dokumentuar nga Gjykata e Hagës si bashkëpunëtor i Jovica Stanishiçit. Por si mund të jetë avokat i dy kundërshtarëve?! Unë e di pse ndodh, por ky është turp e faqja e zezë për ne. Ish-kryetari ynë ka për avokat, avokatin kryesor të Edi Rarmës. Pra, ne jemi katandisur në këtë gjendje. Ndaj dhe ftoj miqtë tanë të mendojnë se në këtë mënyrë ne ecim nga disfata në disfatë.

Çështja është ta merrni ju në dorë dhe të vendosni ju,” tha Berisha.

blank

Berisha: Mbledhja e Kuvendit është jetike për interesin e PD-së, të qëndrojmë të pamposhtur përballë këtij regjimi

“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur ditën e sotme në qytetin e Dibrës.

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha ka falenderuar delegatët e Partisë Demokratike që sipas tij kanë votuar mbi 2/3 vendimin e tyre për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ai ka vazhduar me akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama duke nisur nga kriza e energjisë, pandemia, çmimet e karburanteve.

Më tej ai ka vijuar edhe me akuzat ndaj kryedemokratit Basha që sipas tij e ka katandisur Partinë Demokratike nga aktet e papërgjegjshme të tij.

“Kam ardhur sot këtu me një kënaqësi të veçantë për të falenderuar demokratët e Dibrës për mbështetjen ndaj Partisë Demokratike. Po ashtu edhe delegatët e Kuvendit Kombëtar të cilët kanë firmosur tashmë mbi 2/3 vendimin e tyre për të mbledhur Kuvendin Kombëtar Ky Kuvend duhet të mblidhet në përgjigje të një regjimi të Edi Ramës. Ky regjim në këto 8 vite zhbëri një shumicë të madhe dhe shqiptarët i shyti në varfëri dhe mjerim. Sot shqiptarët marrin rriga 30% më të ulta në Kosovë. Sot kafshata e bukës është 87 herë më e shtrenjtë se në BE. Sot shqiptarët paguajnë naftën me njësoj me qytetarët e Zvicrës. Pse kjo? Sepse qeveria në vend të mendojë për qytetarët mendon për veten. Sot vjedhja monstruozë në të gjitha fushat ka bërë që arka e shtetit të jetë bosh. Qeveria del në treg për të marrë 700 milionë euro borxh në një kohë kur thotë që rritja ekonomike është 18%. Këto janë përralla me mbret. Kjo qeveri e krijoi vetë krizën energjitike me vjedhje. Duke ndarë lekët me njëri-tjetërin kanë shitur energjinë me 40-50 euro këv. Kjo është katastrofë e krijuar nga qeveria. Ne numërojmë 16 800 jetë të humbura gjatë pandemisë, më shumë se çdo vend tjetër në Europë. Këta vjedhin mbi të vdekur dhe të sëmurë. Ky Kuvend dhe ringritja e PD-së është interes jetik shqiptar. Çfarë ka ndodhur këto 8 vite? Ylli ynë polar duhet të ishte integrimi në BE.Rama ndërmori nismat e Vuçiç, është përfshirë në projekte antikombëtare për ndarjen e Kosovës. Rama refuzon rezolutën për genocidin. E keqja s’ka fund dhe një pjesë e të keqes është gjendja që është katandisur PD-ja nga kryetari i saj. Rama ka vrarë shpresën e shqiptarëve, pork u është opozita? Opozita i bëri fresk qeverisë pasi nuk ishte e aftë t’i imponojë asnjë nismë tjetër. A kemi ne përgjegjësi për këtë? Po, ndaj edhe ne marrim përsipër të ngrihemi fuqishëm për të qëndruar si opozitë e pamposhtur ndaj këtij regjimi që po spastron Shqipërinë nga shqiptarët. Partia Demokratike është sot e goditur rëndë nga aktet e papërgjegjshme nga udhëheqja pothuaj inekzistente e saj”-tha Berisha.

blank

ENEMO: Zgjedhjet lokale të qeta, pavarësisht situatës tensionuese dhe pasigurisë në veri të Kosovës

“Zgjedhjet lokale të vitit 2021 u mbajtën në një mjedis të qetë, pavarësisht situatës tensionuese në veri dhe pasigurive dhe mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve për shkak të COVID-19”, tha shefi i ENEMO-s, Peytier

Prishtinë

Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Zgjedhjeve në Kosovë (ENEMO) për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka mbajtur konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit e djeshëm të zgjedhjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky mision me punën e tij ka monitoruar dhe vlerësuar mjedisin e përgjithshëm politik dhe elektoral, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të votuesit, sjelljen e organeve të menaxhimit të zgjedhjeve, fushatën, barazinë gjinore, mediat e të tjera.

Shefi i ENEMO-s, Pierre Peytier tha se ky mision ka pasur një gamë të gjerë të vëzhgimeve dhe monitorimeve duke u bazuar në standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

“Zgjedhjet lokale të vitit 2021 u mbajtën në një mjedis të qetë, pavarësisht situatës tensionuese në veri dhe pasigurive dhe mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve për shkak të COVID-19. Megjithatë, vonesat e vazhdueshme në kryerjen e reformave zgjedhore kanë çuar deri në pikën ku rregullat janë të paqarta dhe konfliktuale gjë që ndikon edhe në sigurinë juridike”, tha Peytier.

Zëvendës-Shefja e Misionit, Elene Nizharadze tha se situata e qasjes së personave me aftësi të kufizuar në procesin e votimit ka qenë problematike edhe në këto zgjedhje, sikurse herëve të kaluara.

“Legjislacioni parasheh rregulla për pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në zgjedhje. Normat ekzistuese ligjore nuk janë të mjaftueshme as për të siguruar informacion lidhur me procesin zgjedhor në vazhdimësi për personat me aftësi të kufizuara në formatin e përshtatur për nevojat e tyre dhe as nuk kontribuojnë në pjesëmarrjen e tyre të pavarur në zgjedhje. Qasja fizike në vendvotime është pengesë kryesore për persona me aftësi të kufizuara”, tha Nizharadze.

ENEMO ka vendosur gjithsej gjashtë ekspertë të ekipit qendror, prej të cilëve pesë janë vendosur në Prishtinë që nga mesi i shtatorit.

 
blank

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh, ‘Vetëvendosja’ përballet me dy parti të mëdha më 14 nëntor

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta të zgjedhjeve lokale të zhvilluara me 17 tetor.

Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 17 komuna janë shënuar fitore të kandidatëve me mbi 50% të votave, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në balotazh.

Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar katër komuna pa balotazh, Aleanca për AAK dhe LDK nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore pa balotazh.

PDK ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj.

LDK ka fituar në Pejë dhe Lipjan.

AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Mirëpo përballja te shumica e komunave do të jetë në raundin e dytë, përfshirë edhe kryeqytetin.

LVV dhe LDK në balotazh do të përballen në pesë komuna: Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Viti dhe Fushë Kosovë.

LVV dhe PDK në balotazh do të përballen në tri komuna: Prizren, Shtime dhe Kaçanik.

PDK dhe LDK në balotazh përballen në dy komuna: Vushtrri, Dragash.

LVV dhe AAK në Balotazh përballen në dy komuna: Gjakovë dhe Rahovec.

LDK dhe AAK përballen në balotazh në dy komuna: Istog dhe Junik.

PDK dhe AAK përballen në balotazh në Klinë.

Po ashtu në raundin e dytë do të ketë edhe disa përballje tjera:

Kamenica (Partia Socialdemokrate -LVV), Malisheva (Nisma-PDK), Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP), Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD), Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS), Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV).

blank

Presidenti Meta pret në takim Zëvendëskryeministren e Kosovës Donika Gërvalla

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në takim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Presidenti Meta e uroi Ministren Gërvalla për detyrën e rëndësishme, që ushtron në Qeverinë e Kosovës, në këto momente mjaft të rëndësishme për vendin e saj.

Presidenti Meta i përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për zhvillimin me korrektësi dhe në mënyrë demokratike të zgjedhjeve lokale, që u mbajtjen dje.

“Zhvillimi i zgjedhjeve lokale, nxjerrja si dhe pranimi i rezultateve paraprake nga të gjitha palët në proces është një shembull për të gjithë rajonin se si duhet të zhvillohen dhe administrohen zgjedhjet”, – theksoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit theksoi së Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se të dyja vendet tona, së bashku duhet të punojnë edhe më ngushtësisht, për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për përshpejtimin e proceseve të integrimeve europiane.

blank

Shpërthejnë protestat- Fermerët: Do bllokojmë rrugët kombëtare

Vendi duket se është mbërthyer nga një valë protestash në këtë fillim jave.

Fillimisht ishin studentët që paralajmëruan se do të hidhen në protesta për shkak se nuk po lejohen në auditore nëse nuk janë të vaksinuar.

Më pas ishte shërbimi urban që përgjysmoi numrin e autobusëve që lëvizin në Tiranë në shenjë proteste për mosplotësimin e kërkesave.

Ndërkohë tani janë edhe fermerët që bëjnë një paralajmërim të fortë.

Fermerët kanë njoftuar një protestë që do të organizohet ditën e nesërme në vendet e tyre të punës lidhur me situatën aktuale ku ndodhen. Ata thonë se janë totalisht të papërkrahur nga qeveria dhe se çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë të papërballueshme.

Sipas deklaratës së përfaqësuesit të tyre, ditën e nesërme 400 fermerë do protestojnë për mos-përkrahjen nga ana e qeverisë e cila shënohet ndër më të ulëtat krahasuar me vendet e tjera në rajonin e Ballkanit.

Më tej ata thonë se nëse situata nuk përmirësohet, do të ketë përshkallëzim të protestave, deri në bllokim të rrugëve nacionale. syri.net

blank

Tensione në universitete, studentët paralajmërojnë protesta

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, mëngjesi i kësaj të hëne është shoqëruar me përplasje në dyert e universiteteve, ku në Tiranë, në shumicën e fakulteteve nuk janë lejuar që të hyjnë studentët e pavaksinuar.

Rreth orës 10 ata pritet që të nisin grumbullimin përpara kryeministrisë ku do të kundërshtojnë vendimin për t’u lënë jashtë auditoreve. Ata shprehen se e drejta e arsimit është një e drejtë kushtetuese, dhe nuk mund të tjetërsohet nga asnjë vendim qeverie.

Prej mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin, universitetet janë duke mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon futjes së studentëve të pavaksinuar në auditore. Në Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Durrës lejohen të hyjnë në auditore dhe studentët e pavaksinuar. Ndërkohë që në Vlorë, Shkodër dhe në Tiranë, studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen që të hyjnë në auditore.

Studentët që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 kanë nisur nënshkrimin e një peticioni për sigurimin e testeve PCR falas për ta.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend