VOAL

VOAL

(Updated) Akuzuar për korrupsion WAW pretendon të atashohet me një zyrë pranë shoqatave të huaja në OKB Nga Elida Buçpapaj

January 8, 2021
blank

Komentet

blank

Në Zyrih të Zvicrës, poetë, gazetarë dhe aktorë kujtojnë krijuesen dhe skenaristen e njohur Miradije Kurtishi Maliqi- Nga ARIF EJUPI

Dje pasdite në një nga sallat e restorantit “Lilienthal” të qytezës Opfikon të Zyrihut, familja Maliqi, me prejardhje nga Busovata e Dardanës së Republikës së Kosovës, me rastin e ikjes në amshim të më të dashurës së saj, Miradije Kurtishi Maliqi, ka pritur dhe përcjellur, miq e krijues, të fushave të ndryshme, që në intervale të ndryshme kohore kanë migruar në Zvicër dhe Gjermani.
Poetja, skenaristja dhe aktivistja e njohur Miradije Kurtishi Maliqi e lindur më 25 korrik të vitit 1961 ,në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, me të përfunduar shkollën e mesme në Prishtinë ,migron në Zyrih të Zvicrës.

Ajo edhe pse në një ambient krejt ndryshe,nga ai i vendit të saj, si një entuziaste e madhe dhe me elan për punë i kap me kohë fijet e jetës.

Dija që shoqe e shokë e quanin nga respekti me këtë shkurtesë, pas përvetësimit të gjuhës gjermane, regjistrohet në Shkollën e Lartë ,seksioni Sociologji- Psikologji në Zyrih të Zvicrës.

Ajo studimet në këtë degë të shkencave humane i përfundon me sukses dhe pas kryerjes së praktikës ,specializohet në lëmin e terapisë preventive, për adoleshentë dhe të rritur.

Me gjithë angazhimet e shumta Miradija, prirjet e saj për poezinë dhe prozën nuk do t’i lë anash në asnjë mënyrë. Ajo para lexuesit vjen më 1995, me romanin e saj të parë “Kthimi i mërgimtares së tradhtuar “botuar nga shtëpia botuese “Mirazh” e Tiranës.

Zonjës, Maliqi botimi i këtij romani sikur ia shton oreksin për punë. Ajo pas daljes së tij nga shtypi do t’i botojë edhe 13-të, romane të tjera në prozë dhe poezi.

Me stilin e saj të veçantë të shkrimit Maliqi, ka fituar çmime dhe mirënjohje të shumta, në konkurse të ndryshme letrare të organizuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Diasporë.
Prandaj ,vdekja e saj në kulmin e krijimtarisë letrare e ka varfëruar mjaft letërsinë tonë.

Kujtime nga jeta dhe puna me zonjën, Maliqi,ka rrëfyer aktori Ramadan Morina, nga Malësia e Vogël e Rahovecit të Kosovës, cili që nga vitet e 90-ta, jeton në Gjermani.

Ai në cilësinë e udhëheqësit të këtij komemoracioni ka thënë: “familjarë, bashkëveprimtarë dhe bashëkrijues të zonjës Maliqi, dal para jush me dhembjen plumb, për humbjen e parakohshme të kësaj zonje të madhe, që së rreshti së punuari për evoluimin dhe pasurimin e letërsisë dhe kulturës sonë.

Pastaj, momente të shumta me emocione dhe lot nga puna e përbashkët me krijuesen dhe veprimtaren e dalluar Miradije Maliqi, ka shpalosur edhe zonja, Shukrije Ramadani, zyrtare e lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Zonja, Ramadani që me Miradijen ishte njohur që në fillimet e mërgimit të saj në Zyrih të Zvicrës, tha:
“Derisa sëmundja e rëndë e shtriu në shtrat Miradija,nuk e ndali asnjëherë punën. Përveç që na dhuronte thesare të shumta letrare dhe artistike, ishte kudo përkrah nesh, si në aktivitete të karakterit kombëtar ashtu edhe në ato të bamirësisë.”

Zonja, Ramadani në fund të fjalës së saj tha:”Derisa të jem gjallë do ta kujtojë Miradijen,si mike dhe krijuese, që ikja e saj e hershme në përjetësi,na vetmoi dhe na la zbrazëti të madhe, që vështirë kompensohet”

Ndërkaq,poeti i mirënjohur gjilanas Bujar Salihu, po ashtu një bashkëveprimtar dhe mik i zonjës Maliqi, të pranishmëve të kësaj Akademie mortore, ua prezantoi në pika të shkurtra krijimtarinë letrare të poetes, romancierës dhe skenaristes Maliqi.

Salihu tha : “Zonja, Maliqi lexuesit shqiptar dhe atij të huaji me punimet e saj letrare dhe artistike të një niveli të lartë përgjatë tri dekadave i ka ofruar freski dhe vlera.”
“ Vdekja e saj e papritur komunitetin tonë krijues në Zvicër e më gjerë e ka hendikepuar shumë”

Shqipe Bytyçi, po ashtu krijuese dhe shoqe e pandarë e Dijes, ende ndihet e tronditur nga kjo vdekje e rëndë dhe me humbje, jo vetëm për familjen po për gjithë shoqërinë.
Ajo me lot në sy thotë” mallin dhe dhembjen për familjen dhe vendlindjen na e zbuste Dija, duke na dhënë forcë e kurajë që çlirimi i shumëpritur i tokave tona të pushtuara nga serbët e maqedonasit do të vijë patjetër”

Bytçi, e merr Miradijen edhe si model të një gruaje shembull. Ajo edhe pse e zhytur në pikëllim që kishte humbur vajzën e saj Rajmonda Maliqi,më 16 korrik të vitit 2013, gjente forcë për të ndihmuar në integrimin e femrës shqiptare në shoqërinë zvicerane.

Kurse, Hyrije Jusufi, një krijuese tjetër nga Presheva, që valët e jetës e kanë përplasur në Zvicër, dhembjen e madhe për humbjen e koleges dhe mikeshës së saj Miradije Kurtishi Maliqi, e shpreh nëpërmjet poezisë “Pasqyrë”

Kjo poezi si një lamtumirë e fundit me Dijen e bëri me lot, bashkëshortin e Miradijes, Rexhën dhe dy djemtë e saj Fisnikun dhe Rilindin, si dhe renë Ardita Kapedani Maliqi.
Zonja, Jusufi pamundur të përmbahet nga lotët tha:” vdekja tinëzare dhe e papritur na i prishi planet, ngaqë me Dijen, pushimet e verës së sivjetme, patëm planifikuar që t’i kalojmë në Shqipëri e Gostivar.

Pas leximit të kësaj poezie të dhimbshme dhe tejet prekëse për të pranishmit është shfaqur dokumentari kushtuar Atdhetarit dhe poetit tonë të njohur Josif Jovan Bageri.,me regji të Kujtim Gjonajt dhe skenar të zonjës tani të ndjerë Miradije Kurtishi Maliqi.

Familjes, Maliqi dhe Kurtishi që nga kumtimi i lajmit mbi vdekjen e Miradijes u kanë ardhur dhe vazhdojnë t’u vijnë telegrame të shumta ngushëllimi, nga shoqata e klube kulturore të trojeve tona, si dhe nga individë të shumtë, miq të Miradijes.

Në këtë tubim përkujtimor përveç atyre që evokuan kujtime nga jeta dhe aktiviteti me Miradijen, morën pjesë edhe krijues nga pjesë të ndryshme të Zvicrës si: Gani,Bytyçi, Besnik Camaj, Xhevdet Kallaba, Blerim Shabani, Fatime Kalimashi Hoti, Milazim Maliqi etj.

Në mbyllje të këtij tubimi përkujtimor të gjithë ata që ndanë dhembjen me familjen Maliqi, i ka falënderuar nga zemra djali i madh i Dijes, Fisnik Maliqi.

Ai tha “dera e familjes Maliqi, do të jetë çdoherë e hapur për shoqet dhe miqtë e shumë të nënës, me jetën dhe veprën e së cilës do të krenohemi përherë .”

ARIF EJUPI

blank

PESË NGA ATA QË SHKËLQYEN NË TURNIRIN NDËRKOMBËTAR TË FUTBOLLIT “MYERIN CUP 2023” Nga Arif Ejupi

Turniri tradicional i futbollit “Meyrin Cup”edhe sivjet i ka tubuar juniorët më të mirë U-11, nga Anglia, Italia, Franca, Spanja, Kosova dhe Zvicra.

Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive Republikën e Kosovës e kanë përfaqësuar vogëlushët e Akademisë së futbollit FC.”Kickin” nga Prishtina.

Ata edhe pse me një orar të ngjeshur të ndeshjeve gjatë dy ditëve, aq sa edhe ka zgjatur ky turnir, kanë shkëlqyer, me lojën e tyre atraktive dhe të bukur.

Të 15-futbollistët juniorë të FC. Kick-in, edhe pse ende të njomë kanë demonstruar cilësi prej talentesh të vërtetë.

Veçmas ka habitur përgatitja e tyre fizike, ngase pushimi nga njëra ndeshje në ndeshjen tjetër ka qenë shumë i shkurtër.

Sulmit të kësaj skuadre i ka prirë qendërsulmuesi Gent Munishi, i cili nga gjithsej 11-të, ndeshje të zhvilluara ka shënuar 12-të gola.

Loja e tij u përshkua me goditje të forta dhe precize. Genti po ashtu në zotërim të topit ishte i mrekullueshëm.

Ai nga pozita në dukje të pamundshme për të shënuar disa herë i ka befasuar portierët e skuadrave kundërshtare.

Veç kësaj driblimet të tij perfekte dhe shmangia me aq lehtësi e mbrojtësve kundërshtarë janë duartrokitur me dhjetëra herë nga shikuesit e shumtë.

Në lojën e këtij vogëlushi na shfaqet përpara syve legjenda e futbollit shqiptar Fadil Vokrri, kur si nxënës i 8-vjeçares “Naim Frashëri”dikur“ Gjuro Gjakoviq “ të Podujevës, pati paralajmëruar shkëlqimin e tij në fushat e futbollit në ish-Jugosllavi dhe ato ndërkombëtare.

Një futbollist tjetër i kësaj Akademie që me lojën e tij brilante ka fituar zemrat e të gjithëve është Diar Xhogoviq, me origjinë nga trojet tona në Mal të Zi.

Ai në të gjitha ndeshjet ka shmangur çdo rrezik serioz për portën e kolegut të tij Rene Kuqi.

Po ashtu me gjuajtjet e tij sikur prej katapulti nga një largësi bukur e madhe ka shënuar dy gola, që i kanë ngritur në këmbë të gjithë.

Leart Sinani nga Podujeva, futbollist i kësaj Akademie dhe pjesëmarrës në këtë turniri, i aktivizuar në të gjitha takimet ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve shqiptarë dhe atyre të huaj, me stabilitetin e treguar.

Krosimet që vinin nga të ashtuquajturit kornerë me kërcime në ajër dhe goditje me kokë Sinani, shtathedhur dhe i zhdërvjellët i dëbonte me lehtësi në mesfushë.

Ndërkaq, Jon Goxhuli e ekuilibronte lojën në mesfushë dhe i furnizonte me topa të gjatë bashkëlojtarët e tij,të sulmit.

Ai impresiononte me përpjekjet për ta rimarrë çdo top të humbur. Befasonte për të mirë edhe me qëndrueshmëri fizike. Shihej në çdo cep të fushës. Thjesht gjatë 11-të ndeshjeve të luajtura u tregua energjik dhe i lëvizshëm.

Me një të ardhme premtuese nëse vazhdon të jetë i përkushtuar në punë do të jetë edhe prizrenasi Dren Krasniqi, lojtar i repartit të sulmit në FC. Kick-in të Prishtinës.

Ai ka hyrë në listën e golashënuesve me një gol të bukur kundër skuadrës FC Vevey të Zvicrës.

Këtë takim e kanë fituar me rezultat bindës 4-: 0 ,akademikët e vegjël të Kosovës.

Edhe 10-të futbollistët emrat e të cilëve nuk janë përmendur për arsye të hapësirës së kufizuar, i posedojnë të gjitha parametrat për të qenë emra të njohur të futbollit.

Ata me lojën e tyre të bukur na kanë nderuar të gjithëve, e veçmas Flamurin e Republikës së Kosovës, që valonte përkrah atij të Anglisë, Italisë, Zvicrës, Francës dhe Spanjës.

ARIF EJUPI

blank

Vështrim i shkurtër për librin e bashkautorëve Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi:” FSHATI I VRARË”, nga Abas Fejzullahi i titulluar: SA HERË, QË NJË POPULL I HARRON KRIMET E PUSHTUESIT, ATO I PËRSERITËN ..!

blank

Në Klubin DARDANIA në Zofingen të Zvicrës më 2023-05-20 dy shoqatatë organizuan përurimin e librit:”FSAHTI I VRARË” të bashkautorëve Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi .

Pjesmarrja në përurimin e librit sipas Ftesës ishte mjaft e mirë, ndërsa prania e autorit të librit Qemajl Krasniqi ku gjatë bashkëbisedimit nga pjesëmarrësit për librin ju parashtruan pyetje nga ana e pjesëmarrësve dhe autori Ju dha përgjegjet e duhura dhe mjaft përmbajtësore..

Gjatë përurimit u lexuan vështrimet lidhur me librin si dhe jetëshkrimi i shkurtër i bashkautorëve dhe veprimtaria e tyre. Leximin e vështrimeve e bënë .Abas Fejzullahi, Bardhec Berisha dhe Saim Tahiraj.

blank

 

E shkuara ka dëshmuar se, ai popull i cili harron krimin dhe shfarosjen e kryer nga pushtuesi, Ju ka përsëritur e njejta tragjedi, shpeshëherë edhe më rëndë e deri në shkrirje apo edhe zhdukjen si popull..!

Libri i bashkautorëve: Agron Limani & Qemajl Krasniqi “FSHATI I VRARË” jep dëshmi të mjaftueshme për qëllimet dhe veprimet kriminale të Serbisë ndaj shqiptarëve sipas planeve dhe programeve të përgatitur që nga krijesa e Serbisë me ndihmen e Rusisë si shtet në hapësiratë e Dardanisë e cila u shtri dhe u zmadhua me pushtimin e trojeve shqiptare në kohë dhe hapësirë tue kryer krime dhe shfarosjen e shqiptarëve, djegur e plaçkitur pasurit e tyre dhe dëbuar popullatën nga vendbanimet e tyre shekullore përmes forcës ushtarake me dhunë e tue vendosur serb si kolonizator në trojet dhe pasurit e shqiptarëve në vazhdimsi..!

E si shembull konkret nga qindr shembuj tjerë në hapësirat shqiptare të pushtuara nga Serbia kemi edhe tragjedin e Krushës së Vogël, të shkaktuar e nxitur nga banoret serb po të këtij fshati e të cilën me përpikëri e besnikëri e paraqesin bashkautorët Agron Limani & Qemajl Krasniqi në librin e tyre: “FSHATI I VRARË” tue u mbshtetur në të dhëna e dëshmi që në hollësi e thellsi janë gjurmuar, mbledhur, mbarshtruar e trajtuar me shumë kujdes, bazuar kryesisht në dëshmit e 6 dëshmitarëve të mbetur gjallë e mbijetuar e të cilët kanë qenë në mesin e 113 të vrarëve me datën 1999-03-26, në Krushë të Vogël..!

Serbet për t’i humur gjurmët e krimit i kanë djegur trupatë e të vrarëve që nga mosha prej 13 vitesh e deri në moshën mbi 70 vite, në tri dhomat e shtëpisë ku i kanë vrarë dhe pastaj shtëpinë e kanë rrënuar e tretur materjalin e shtëpisë bashkë me eshtrat e trupave të djegur e hudhur në lumin Drini i Bardhë. Këtë masakër serbet e kanë kryer me plan e paramendim dhe ju kanë pri serbet banor të Krushës së Vogël të cilet edhe shtëpitë e shqiptarëve deri dje kojshi ua kanë plaçkitur e pastaj djegur e shkatrruar..!

Dëshmit e gjashtë dëshmitarëve të mbijetuar nga Krusha e Vogël: Lutfi Ramadani, Bajram Zylfiu, Mehmet Krasniqi, Qamil Shehu, Agim Asllani dhe Petrit Rashakaj, që secili prej tyre dëshmon me të dhëna e dëshmi tmerrin që kanë përjetuar sepse kanë qenë në mesin e atyre në tri dhomatë ku i kanë vrarë me shkrepje rafalesh nga armët e llojeve të ndryshme, pastaj në mesin e tyre janë hedhur bomba ku të mbeturit gjallë me plagë të ndryshme që kërkonin ndihmë ende pa dhënë shpirtë nga dhimbjet, ndërsa gjashtë dëshmitarët e heshtur e të mbuluar nga trupat e të vdekurëve sipri mbeten gjall, por trupat e tyre të përfshir nga gjaku i të vrarëve sipër tyre, serbet i kanë menduar si të vdekur janë e të plagosurit serbët i vritnin me nga një plumb në kokë tue u dhënë fund e pastaj mbi trupat e të vdekurëve u shpërnda lëndë djegëse dhe flaka i ka përfshi trupat e të gjithëve, po edhe të dëshmitarëve të mbuluar me të vrarit që pastaj ata rrëfejn se si shpëtuan nga ky tmerr dhe në ikje i ndiqnin serbet e fshtait për t’i vrarë..!

Sipas dëshmitarëve të mbijetuar janë këta serb të Krushës së Vogël që nxiten dhe bashkëpunuan për kryerjen e masakrës disa prej tyre civil e disa të veshur me uniform si policë apo ushtarak si:Gjorgje Cvetkoviq, Ranko, Sava e Momçillo Nikoliq, Zllatko Gjorgjeviq, Sava Tasiq ,Millosh Nikoliq etj. Serbet banor të Krushës së Vogël jo që s’ju ndihmuan bashkëfshatarëve shqiptarë por edhe ata që ishin civil bashkëpunuan me forcat ushtarake çetnike serbe plaçkiten shtëpit e shqiptarëve, ua dhanë flakën i dogjen dhe i shkatrruan..!

Banoret serb të Krushës së Vogël civil e të uniformar në rradhët e policisë apo ushtrisë apo në fprmacionet paramilitar çetnik serbe i kryenin me përpikëri e besnikësi urdhërat e kryeçetnikut dhe kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit që mes tjerash kishte urdhëruar shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe përmes djegjeve e shkatrrimeve ti zhdukin gjurmet e krimit ashti siç kishte dhënë urdhër kryeçetniku të zhduken gjurmët e krimit se aty ku s’ka trupa të vrarë e masakruar s’ka gjurmë dhe dëshmi për padi…”

Në Kosovë janë mbi 400 vende ku janë kryer vrasje dhe masakrime të shqiptarëve të gjitha moshave, pa dallim gjinie..! Krimet janë kryer në vazhdimsi në mënyrë institucionale në forma dhe mënyra të ndryshme nga forcat ushtarake, paraushtarake, policore dhe formacione tjera të ndryshme çetnike serbe, sipas Kërkesave, udhëzimeve dhe këshillave të KOS (Kishës Ortodokse Serbe) ASHAS (Akademisë së Shkences dhe Arteve Serbe), AUS (Akademisë Ushtarake Serbe ), përkrahur e ndihmuar në vazhdimsi na Rusia.!

Në bashkëveprim kanë zhdukur, trupat e pa jetë të shqiptarëve tue i hudhur nëpër puse, tue i varrosur e çvarrosur nëpër varreza masive dhe tue i bartur në Serbi, tue i hudhur në Lumin Danub apo varrosur në varreza masive dhe tue i djegur bashkë me shtëpit dhe në Furrat e shkritores së Trepçës që ka të dhëna e dëshmi nga vet Serbet siç ka dëshmuar edhe vet regjisori Çedomir Jovanoviqi dhe me kafkat e kokaveve të shqiptarëve të vrarë serbet çetnik, kanë bërë llamba dekorimi në shtëpit e tyre etj.

Për fatin e keq të Drejtësisë Vendore dhe asaj Ndërkombëtare s’është bërë ajo që është dashur kaherë të bëhet, që vrasësit çetnik serb të cilët me planë dhe program të përgatitur kaherë nga qeveria Serbe i kryen këto vepra kriminale dhe për këto veprime të marrn të gjithë dënimin e merituar.

Përkundrazi, shumica e tyre kanë poste e pozita në Serbi dhe udhëheqin shtetin Serb dhe në vazhdimsi e kërcënojnë Kosovën për ta pushtuar përsëri, sepse ende në Kushtetuten e tyre Kosovën e kanë si pjesë përbërse të Serbisë!

BE, hesht dhe asnjëherë s’ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë për të hequr preambulen që Kosovën e përfshin si pjesë përbërse të Serbisë..! Shpeshëherë nga përfaqësuesit e BE që ndermjetsojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, është kërkuar të ndryshoj Kushtetuta e Kosovës për t’ju dhënë ende më shumë të drejta pakicave ardhacake serbe në Kosovë si kolonizator e për ta bërë një Republikë serpska në Kosovë…!

BE s’ka bërë asgjë përgjetjen e të zhukurve me dhunë nga Serbia apo për krimet dhe dëmet e luftës që i ka kryer Serbia..!

BE heshtë dhe i mbyll sytë aq më shëmtuar disa shtete të BE dhe disa faktor ndërkombëtar vazhdojnë ta përkrahin Serbinë në krye me Rusinë që e bënë haptas, ndërsa pakicatë ardhacake serbe shumica pjesëmarrëse në krimet dhe shfarosjet e shqiptarëve në Kosovë, haptas se njohin pavarësinë e Kosovës siç se njohin edhe pesë shtetet e BE, që përfaqësuesit e tyre udhëheqin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, shpeshë herë tue ja mbajtur anën Serbisë tinez e pas shpines e herë herë edhe haptas e tue kërcënuar e kushtëzuar Kosovën me kushte dhe vënë kushtëzime sips tekeve dhe kërkesave të Serbisë, të cilen e përkdhelin në vazhdimsi sikrse ajo të ishte viktima e jo agresori e pushtuesi që ka kryer shfarosje në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë dhe nëse vazhdojnë kështu edhe më tutje viktimatë do të ndëshkohen dhe Serbia agresore do të shpërblehet si deri më tash në mënyra e forma të ndryshme e të fshehura e kamufluara e një ndër shembujtë konkret ësht ndarja e Mitrovicës..nga KFOR-i Francez..!

Fatkeqsisht pas viti 2000 partit politike në Kosovë u shumuan si këpurdhatë pas shiu e përgjegjësit kryesor i rrëmbeu lakmia dhe tërpia për pozita e për pushtet, sepse aty shifnin dhe gjenin mundësit për t’u hakmarruar ndaj njëri tjetrit, sipas bindjeve dhe drejtimeve politike dhe ideologjike apo sipas urrejtjes dhe hakmarrjeve për pozita e pushtet e për t’u pasuruar pa mund e pa djersë tue përvetsuar përmes privatizimit të gjitha pasurit shoqërore dhe kombëtare u bënë milionera për një kohë të shkurtër siç thuhet brenda natës e zhvilluan krimin e organizuar ekonomik dhe politikë, qeverisen keq e për faqe të zezë Kosovën hallemadhe dhe pothuajse e prunë buzë shpërbërjes e dhanë shembullin më të shëmtuar të keq qeverisjesë..ku tri shtyllat kryesore që mbajn dhe forcojnë shtetin i shkatrruan:Arsimin, Shëndetsin dhe Drejtësinë(Gjqësin e prokuororin)polici e siguri bashkë me ushtri që s’ju kushtue rëndësi e veçantë për ngritjen dhe zhvillimin e tyre si duhet e sa duhet..!

blankblank

blankblankblank

 

blank

blankblankblank

 

blank

 

Lexuar me rastin e përurimit të librit nga shkrimtari Bardhec Berisha

VËSHTRIMI NGA DERVISH ÇADRAKU, PËR LIBRI: FSHATI I VRARË ,
me rastin e përurimit, më datën 2023-05-20 në Zofingen të Zvicrës i titulluar:

HULUMTIMI I KRIMEVE SERBE ËSHTË HUMANIZËM

Të flasim dhe të shkruajmë për luftën tonë, për sakrificat e njerëzve tanë dhe për çmimin e lartë që kemi paguar për liri, është përgjegjësi sa institucionale, morale e atdhetare. Një përgjegjësi të tillë e kanë përmbushur autorët e monografisë “Fshati i vrarë”, Agron Limani e Qemajl Krasniqi.

Vrasja, djegia e njerëzve dhe më pas zhdukja e gjurmëve të këtij krimi monstruoz, përbën një nga shembujt më të vrazhdë të egërsisë serbe mbi shqiptarët. Burra e djem të këtij fshati u mblodhën, u ekzekutuan, kufomat i dogjën, ndërsa mbetjet e tyre u dërguan në drejtim të paditur. Shtëpitë e thjeshta të fshatarëve të Krushës u shndërruan në “dhoma gazi”, ku gjetën vdekjen këta burra e djem, ashtu siç kishin bërë nazistët gjermanë nëpër kampet e shfarosjes. U vranë me gjakftohtësi, me plan të detajuar dhe me një organizim të përsosur ushtarak, të gjithë meshkujt që u ndodhën atë ditë në fshat, moshash të ndryshme, pa e kursyer asnjërin.

Vrasja e fëmijëve dhe trajtimi i tyre çnjerëzor përbën shkelje të konventave ndërkombëtare, që ishin pranuar si të tilla edhe nga vetë shteti serb. Pra, u shkel Konventa mbi të drejtat e fëmijës, miratuar në New York, më 20 nëntor 1989. Kjo dëshmohet me vrasjen e nëntëmbëdhjetë fëmijëve në Krushë të Vogël dhe shumë të tjerë anekënd Kosovës.

Po ashtu, në mesin e të vrarëve pati edhe njerëz me aftësi të kufizuar, duke shkelur kështu një parim bazë njerëzor, diskriminimin e personave me aftësi të kufizuar. Ndonëse në të drejtën ndërkombëtare kjo do të normohet vetëm në vitin 2006, gjendja shëndetësore e disa prej fshatarëve, nuk i pengoi serbët që ata ti pushkatonin pa as më të voglën keqardhje.

Ky krim i rëndë u bë edhe më i rëndë pasi që serbët hodhën shishe molotov për t’i djegur sa më shpejt dhe në tërësi kufomat e njerëzve.  Kjo nuk mund të konsiderohet asgjë më pak se gjenocid. Me këtë shteti i Serbisë shkeli Konventën për parandalimin e ndëshkimit dhe krimeve të gjenocidit , miratuar në Paris më 9 dhjetor 1948. Shkelja e të drejtës ndërkombëtare dhe e ligjeve të luftës nuk përbënte problem për Serbinë, sepse udhëzoheshin nga memorandumet e akademikëve dhe qarqeve nacionaliste serbe për spastrim etnik të territoreve shqiptare.

Torturimi dhe poshtërimi i njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur ishte pjesë e këtij skenari nacionalist e shovinist. Pra, Serbia shkeli Konventën kundër torturës dhe trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese ose të ndëshkimit, miratuar në Nju Jork, më 10 dhjetor 1984.

Sjellje aspak humane nuk patën as ndaj grave e fëmijëve. Fillimisht i ndanë fëmijët e nënat nga meshkujt, duke i detyruar të largohen nga fshati dhe të shkojnë drejt Shqipërisë, pasi i kishin plaçkitur dhe poshtëruar në sy të familjarëve.  Me këtë veprim  shteti serb shkeli  edhe dy konventa tjera të OKB-së; Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, miratuar në Nju Jork, më 18 dhjetor 1979.  Me një fjalë, Serbia si shtet organizoi spastrimin etnik në mënyrë sistematike, duke aplikuar metodën e “Tokës së djegur”.

Shteti i Serbisë po ashtu shkeli në mënyrë sistematike edhe Paktin ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike, të miratuar nga OKB më 16 dhjetor 1966. Neni 6 i këtij pakti përkufizon të drejtën e njeriut për  të pasur një gjykim të drejtë dhe ofrimin e të drejtës për mbrojtje ligjore. Po ashtu, aty përkufizohet edhe veprimtaria e shtetit për të mos u privuar askush nga liria pa ndonjë arsye bindëse dhe e mbështetur në ligjet vendore e ndërkombëtare.

Serbia, duke shfrytëzuar mekanizmat e shtetit, në territorin e Republikës së Kosovës ushtroi dhunë e represion të vazhdueshëm , duke rënë ndesh edhe me ligjet e veta. Grumbullimi i njerëzve, ekzekutimi, djegia e kufomave dhe më pas zhdukja e tyre, përbën një shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare. Por, kur bëhet fjalë për shqiptarët atëherë ata konsideronin se nuk vlente asnjë ligj dhe asnjë normë institucionale e morale.

Bashkësia ndërkombëtare e pranishme në Republikën e Kosovës, me mekanizmat e detyrues, do të duhej që të ushtrojë presion më të madh mbi organet shtetërore serbe për të dorëzuar pjesëmarrësit në këto krime, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe familjarëve t’ju tregohet për fatin e më të dashurve të tyre të rrëmbyer me dhunë.

Plaga e Krushës vazhdon të kullojë gjak. Gjak që nuk thahet e nuk lahet, sepse vazhdimisht po ujitet me lotin e nënave, baballarëve, grave, motrave, fëmijëve dhe familjarëve tanë.  Këto vuajtje do të pakësoheshin nëse zbardhet fati i të pagjeturve, hapen procedurat e ndjekjes së kryesve të këtyre akteve të tmerrshme kundër jetës, dinjitetit të një populli, kundër atyre që vodhën e shkatërruan pronën e shqiptarëve të krijuar me shumë mund e djersë.

Krimet nuk vjetërohen dhe mundësia për gjurmimin e krimeve serbe mbi shqiptarët në Krushë të Vogël, Krushë të Madhe dhe gjithandej trojeve shqiptare, i shërben historisë dhe të ardhmes. Prandaj, edhe libri ,,Fshati i vrarë” i autorëve Qemajl Krasniqi e Agron Limani përbën një kontribut të vyer në shërbim të njerëzimit. Instiucionet akademike dhe ato politike duhet të investojnë më shumë mund e mjete për ndriçimin e krimeve serbe, sepse këto dokumente i shërbejnë të ardhmes, para së gjithash evitimit të vdekjeve e shkatërrimeve kudo nëpër botë, sepse sado i përkryer të jetë një krim, megjithatë dikush do ta dijë dhe do të flasë.  Minimizimi dhe fshehja e krimeve përbën krim të dyfishtë, prandaj përhapja e të vërtetës i shërben të tashmes, të ardhmes dhe i shërben civilizimit botëror.

Prandaj e themi me bindje se, hulumtimi i krimeve serbe është edhe humanizëm.

Ju falënderoj për vëmendjen tuaj!

 

 

 

 

 

 

Lexuar gjatë përurimit të librit nga Saim Tahiraj

Të dhëna për krijimtarinë e Qemajl Krasniqit
Paraqitja e një krijimtarie që i shërben dokumentimit të tragjedisë shqiptare !

Të nderuar, kurbetçarë, punëtorë e veprimtarë të drejtimeve të ndryshme, pjesëmarrës e dashamirë të librit, ka mjaft të dhëna e dëshmi se: KURBETÇARËT kudo të shpërndarë në botë si edhe këtu në Zvicër në veçanti, kanë dhënë ndihmesen e tyre në të gjitha mënyrat e format e munshme për familjet e tyre dhe atdheun si në rrethana qetësie dhe në luftë e kanë ndihmuar dhe në vazhdimsi e ndihmojnë në të gjitha rrjedhat shoqërore të zhvilluara në kohë dhe hapësirë.

Sot, më 20 Lulëzor (Maj) 2023 kemi rastin e fatëbardhësisë që në pranin tuaj Shoqata BISHZ dhe SHBK”Salih Çekaj” në Zvicër, kanë organizuar përurimin e Monografisë me titull: ”FSHATI I VRARË” dëshmi e të dhëna për masakrën serbe në Krushë të Vogël, nga bashkëautorët: Agron Limani dhe Qemail Krasniqi.

Përurimin e librit e madhshton edhe prania e autorit Zotëri Qemail Krasniqi, nga Ratkoci i Rahovecit, ardhur nga Kosova, në këtë organizim përurimi. Veprimtari e Z.Krasniqi mbshtetet në metodologjin gjurmuese, hulumtuese, studiuese, grumbulluese të materialeve me të dhëna e dëshmi të mbledhur në terren si dhe përpunimin e mbarshtrimin që pasqyrojnë ngjarjet në kohë dhe hapësirë e që mbshteten dhe dëshmojnë qëndresen heroike dhe tragjike të popullit tonë!

Monografia “Fshati i vrarë”, është një përmbledhje me të dhëna e dëshmi për një nga keqbërjet me paramendim e planifikim në kohë dhe hapësirë, për kryerjen e masakresë më të tmerrshme të kryera në Kosovë në fillim pranveren e vitit 1999, në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Krusha e Vogël numëronte rreth 900 banorë në atë kohë, shumica prej të cilëve ishin shqiptarë, ishin bujq e blegtorë të mirë, ishin mësues e inxhinierë, ishin pleq të shkuar në moshë apo edhe ishin fëmijë që ende nuk i kishin mbushur 12 pranvera. Ata u keqtrajtuan fillimisht dhe u vranë në një shtëpi me gjakftohtësi, kufomat e tyre u dogjën (disa ende të gjallë), pastaj eshtrat e tyre u hoqën me buldozer dhe u hodhën në lumin Drini i Bardhë. Krim tipik për serbët, të cilët kishin vepruar edhe më parë kështu me shqiptarët, kështu kishin bërë me kroatët, me boshnjakët dhe me popujt tjerë joserb.

Qemajl Krasniqi dhe shoku i tij i armëve Agron Limani, i mblodhën dëshmitë e gjashtë (6) të mbijetuarve të kësaj masakre, biseduan me nënat, motrat, gratë e fëmijët e të vrarëve dhe i mbarshtruan në 535 faqe të një libri që e titulluan:”FSHATI VRARË”!

Për këtë vepër me shumë rëndësi për histori, arkivë Ju është dashur punë disavjeçare për ta bërë këtë vepër, që tashmë i shërben historisë dhe është një dokument autentik i tërë asaj ndodhie të tmerrshme në Krushë të Vogël. Serbia dhe serbët ngjajshëm me planë e paramendim vepruan dhe në disa fshatra të komunës së Rahovecit, si në Krushë të Madhe, në Celinë, Nagavc, Hoçë të Vogël, Brestovc, Pastasel, por edhe në shumë fshatra të tjera të Kosovës. Plani për vrasjen, dëbimin dhe shfarosjen e shqiptarëve në të gjitha periudhat historike të pushtimeve serbe në hapësirat e Ballkanit i ka bërë në hollësi e thellësi KOS në bashkëveprim e ASHAS dhe jetësimin në praktikë e kanë ba forcat ushtarake, praushtarake, policore dhe bandat kriminale çetnike serbe nënën kontrollin urdhërin e mbikqyrjen e shtetit Serb.
Përveç librit Fshati i Vrarë, Qemajl Krasniqi ka botuar edhe disa monografi për lufëtarët e lirisë dhe dëshmorët e atdheut.
⦁ Monografi ,,Shtegtari i lirisë – Nesimi Elshani”
⦁ Monografi për dëshmorin Mizahir Isma “ SHQIPONJAT S’E BRAKTISIN FOLEN”
⦁ Monografi për dëshmorin Skënder Gashi “ DERI NË FRYMËN E FUNDIT”
⦁ Monogrfi “JEHON ANADRINIE “ Bashkëautor me Muharrem Morinen ,
⦁ Qemajl Krasniqi është bashkautor edhe i disa shkrimeve monografike e publicistike.

Autorit i prift e mbara e shëndeti në krijimtarin letrare e publicistke.

blank blank

blank

Loja cilësore e FC Kick-in të Kosovës pjesëmarrës i turnirit ndërkombëtar të futbollit ”Meyrin Cup 2023” impresionon të gjithë Nga Arif Ejupi

Akademia e Futbollit Kick-in nga Kosova edhe pse e formuar vetëm para dy viteve po tregohet mjaft e suksesshme.

Ajo dy herë radhas me grup moshat U-11, merr pjesë në turnirin ndërkombëtar të futbollit“Meyrin Cup“ të Republikës dhe kantonit të Gjenevës.

Udhëheqësit e kësaj Akademie Gazmend Haliti dhe Kushtrim Munishi, ish-futbollistë të njohur të Prishtinës, në këtë Akademi kanë tubuar fëmijë me talent të rrallë në futboll.

Ata në këtë turnir tashmë tradicional të futbollit, ku marrinë pjesë ekipe të njohura të Anglisë,Italisë, Spanjës,Francës dhe Zvicrës, vitin që shkoj kanë luajtur në finale.

Suksesi i vit të kaluar për akademikët e vegjël të Kosovës, do të përsëritej edhe sivjet fare lehtë sikur FC. Kick-in, të kishte vetëm pak më tepër fat.

Këtë skuadër me futbollistë të shkëlqyeshëm dhe shpresë e ardhshme e futbollit të Republikës së Kosovës, jashtë ciklit final kësaj here e lë ekzekutimi i penalltive dhe një lëshim i Arbitrit, mbase i paqëllimshëm në ndeshjen All*Soccker – FC Kick-in 1:0.

Këta fëmijë të mrekullueshëm të Kosovës edhe pse me mungesë palestrash dhe fushash të futbollit, me angazhimin dhe disiplinën e treguar gjatë dy ditëve, sa edhe ka zgjatur turniri ,u kanë rënë në sy të gjithë shikuesve.

Veç kësaj edhe pse ende të njomë dhe me një orar të stërngarkuar të ndeshjeve kanë demonstruar lojëra cilësore me raste të shumta shënimi.

Gent Munishi qendërsulmues i FC Kick-in të Kosovës, që muajin e kaluar i ka mbushur 11 vjet për portierët e skuadrave kundërshtare ka qenë rrezik i vazhdueshëm.

blank

Gent Munishi

Ai ndaj FC Champel të Gjenevës ka shënuar katër gola të bukur nga pozita që portieri dhe mbrojta kundërshtare i vlerësonin si të pamundshme për të shënuar.

Munishi një talent i vërtetë i futbollit i disponuar për t’u dhuruar momente gëzimi mërgimtarëve tanë të shumtë, që po i përcillnin lojërat e FC. Kick-in, bën hetrik edhe në ndeshjen FC Kick-in -Grand Saxonnex 3:0.

Ai kuotën e shënimeve do ta shtojë në 12 gola, secili më i bukur se tjetri, duke shënuar edhe ndaj skuadrës FC Juventus Academy-FC Kick-in 0 :1.

Munishi shënon dy gola edhe ndaj FC Lausanne të Zvicrës . Ky takim në kohë të rregullt përfundon me rezultatin baras 2:2.

Pasi që patjetër duhej të përcaktohej fituesi i këtij takimi pason ekzekutimi i penalltive. Me këtë rast më me fat janë llozanasët,të cilët nga 11-metërshi e mundin FC.Kick-in 2 me 1.

Gent Munishi që nga trajnerë e referë të këtij turniri u pa si një shpresë e ardhshme e futbollit kosovar, me gola që rrallë shihen i ka mposhtur edhe portierët e skuadrave finaliste US Mauguio Carnon dhe DB Academy të Francës.

Njohësit e futbollit si favorit të këtij turniri i kanë paraparë anglezët, kosovarët eventualisht spanjollët.

Mirëpo loja e futbollit e karakterizuar me befasi dhe të papritura i ka çuar në ballafaqim në ndeshjen finale skuadrat franceze US Mauguio Carnon të regjionit Occitanie dhe DB Academy të Parisit.

Minutat e rregullt të këtij takimi final kanë përfunduar me rezultatin baras 3:3. Më të saktë në gjuajtje të penalltive tregohen 11vjeçarët e DB Academy të Parisit dhe Kupa e turnirit “MEYRIN CUP 2023”shkon në sirtarët e klubit të tyre.

Lojë interesante dhe me shumë kthesa ishte edha ajo ndërmjet FC Deportivo la Coruna dhe FC Kick-in të Kosovës.

Spanjollët që në minutat e parë të ndeshjes vinë në epërsi 1 me 0. Kur të gjithë menduan që takimi do të përfundojë në favor të tyre, lojtari nga Kosova, me origjinë kroate Marko Malsiq ,me në gjuajtje të rrëmbyeshme barazon rezultatin në 1:1.

Edhe këtu ngadhënjyesin e përcaktojnë penalltitë. Akademikët e vegjël kosovarë sikur janë të pafat, pësojnë edhe nga moshatarët e tyre spanjollë me rezultat të ngushtë 12:11.

Në këtë odisejadë penalltish i fundit për ekipin e tij gjuan portieri Rene Kuqi,i cili godet shtyllën pingule, në anën e majtë nga brenda, por për fatin e tij të keq topi nuk e kalon vijën e portës dhe fitues dalin spanjollët, që nuk ishin asnjë grimë më të mirë se moshatarët e tyre nga Kosova.

Të 15-të lojtarët e FC Kick-in ishin të mrekullueshëm si në lojë ashtu edhe në sjellje. Mirëpo me lojën e tyre brilante kërshërinë e tifozëve e zgjojnë Munishi i shpejtë dhe preciz në gjuajtje dhe mbrojtësit Diar Xhogoviq e Leart Sinani.

Madje, Xhogoviq jo vetëm që i evitoi të gjitha rreziqet që i vinin portierit të skuadrës së tij Rene Kuqi,por edhe shënoi dy herë, nga një distancë bukur e madhe.

Falë dy golave të Diar Xhogoviq dhe bashkëlojëtarëve të tij Riad Muçaj dhe Dren Krasniqi,FC Vevy e kantonit Vaud të Zvicrës mposhtet 4: 0.

Shumëkujt i kanë bërë përshtypje edhe kërcimet në ajër për mrekulli të qendërmbrojtësit Leart Sinani.

Ai gjakftohtë dhe i sigurt të gjithë topat që i shihte me rrezik për portierin e skuadrës së tij Rene Kuqi i largonte me kokë, sikur të ishte 18 apo 20 vjeç.

Përveç lojtarëve të përmendur përfaqësim të denjë klubit të tyre i bënë edhe futbollistët e tjerë si:Jon Goxhuli, Norik Berisha, vëllezërit binjak Altin e Altar Nikqi, Muhamed Bajra, Erion Gajraku,që me shpirt luftonte për çdo top të humbur.

Po ashtu vërehej edhe vetëmohimi i Andi Halilit dhe portierëve Rene Kuqi dhe Ubejd Ramadani.

Trajnerët Haliti dhe Munishi duke e pasur parasysh moshën e këtyre vocërrakëve u treguan profesionistë të vërtetë, ku me shumë gjentilesë i morën në konsideratë të gjitha kërkesat e tyre.

Edhe në lokalet e zhveshjes nuk dëgjohej kurrfarë zhurme, secili lojtarë dëgjonte me vëmendje këshillat dhe detyrat që i jepnin trajnerët Haliti e Munishi.

Kur të kihet parasysh fakti se në këtë turnir morën pjesë 24 ekipe që kanë emër në Evropë dhe jashtë saj, pozicionimi i FC Kick-in, nga Kosova në vendin e 8-të, është për çdo lëvdatë.

Po ashtu kur pamë që përkrah flamujve të Anglisë, Italisë ,Zvicrës, Francës dhe Spanjës valonte edhe flamuri i Republikës së Kosovës, të gjithë u ndjemë krenarë dhe përjetuam një kënaqësi të veçantë.

blank

Duhet pranuar që ardhja e kësaj skuadre të Kosovës në këtë ngjarje të madhe sportive nuk do të realizohej sikur të mos ishte ndihma e vëllezërve Salihu dhe e disa familjeve bujare të cilat prej vitesh jetojnë në Gjenevë. Sistemimin e fëmijëve në këto familje e ka programuar me kohë z.Avni Salihu.

Në mënyrë që fëmijët tanë nga Kosova të ndihën sikurse në shtëpitë e veta, pritjen dhe përcjelljen e tyre në Aeroportin e Gjenevës, së bashku me axhën Avni e kanë bërë djem dhe vajza të familjes Salihu.

Ngjashëm me ta ka vepruar edhe Milazim Maliqi,një mërgimtar i hershëm nga Busovata e komunës së Dardanës.

Në mungesë informimi apo arsye të panjohura për ne, përfaqësuesit diplomatik të Kosovës dhe ata të Shqipërisë të akredituar në Bernë dhe Gjenevë të Zvicrës, askush nuk i ka vërejtur në këtë ngjarje të madhe sportive.

ARIF EJUPI

blank

Suksesi i Zidan Tairit në futbollin zviceran – ëndrra e një babai nga Gostivari

“Emrin `Zidan`e ka zgjedhur babai im, i cili është edhe vetë një fans i madh i futbollistit legjendar, Zinedine Zidane”

Albinfo.ch hedh një vështrim në karrierën e jashtëzakonshme sportive të Zidan Tairit dhe rreth asaj se si pasioni për futbollin ia ndryshoi jetën. Mësoni se si familja e tij dhe FCZ ndikuan në vendimin e tij për t’u bërë futbollist profesionist.

Albinfo.ch: Cilat janë tri përvojat që kanë karakterizuar më shumë rrugën tuaj drejt një karriere të suksesshme futbolli?

Tairi: Përvoja e parë ishte një rast turneu ndërkombëtar ku më shpallën si lojtarin më të mirë nga gjithsej 40 ekipe të ndryshme. Kjo njohje ishte një moment historik i rëndësishëm për mua dhe konfirmoi talentin dhe pasionin tim për futbollin. Eksperienca e dytë formuese erdhi kur bëra një kontratë me kompaninë Adidas, në moshën 12-vjeçare. Kjo ngjarje ishte jo vetëm një nder i madh, por edhe dëshmi se po njiheshin aftësitë dhe potenciali im. Dhe, përfundimisht, pranimi në kombëtaren e Zvicrës U15 ishte një përvojë e paharrueshme. Ishte një moment krenarie të ndodhesha në fushë për vendin tim dhe të konkurroja me lojtarët e rinj më të mirë. Këto tri përvoja formësuan rrugën time drejt një karriere të suksesshme futbolli dhe më treguan se puna e palodhur, pasioni dhe talenti, në kombinim, mund të çojnë në rezultate të jashtëzakonshme.

Albinfo.ch: Kur e kuptuat se donit ta kthenit pasionin për futbollin në karrierë?

  • blank

Tairi: E dija që në ditët e para në FC Zyrih se doja ta ktheja pasionin për futbollin në karrierë. Klubi jo vetëm që më dha një mjedis profesional për të zhvilluar aftësitë e mia, por edhe mundësinë për të konkurruar me lojtarë të talentuar dhe për t’u përmirësuar vazhdimisht. Çdo moment në fushë dhe çdo stërvitje më forconte dëshirën për t’u bërë futbollist profesionist. Atmosfera, emocionet e tifozëve dhe fitoret e paharrueshme më bënë të ndihem se kjo ishte rruga e duhur për mua. Që atëherë kam punuar shumë për të përmirësuar aftësitë e mia dhe për të avancuar karrierën time.

Albinfo.ch: A lidhet emri ‘Zidan’ me dëshirën e prindërve tuaj për t’u bërë yll futbolli? Si ndihet familja juaj për sukseset tuaja sportive?

Tairi: Emrin “Zidan” e ka zgjedhur babai im, i cili është edhe vetë një fans i madh i futbollistit legjendar, Zinedine Zidane. Sigurisht që nuk është rastësi që babai im zgjodhi emrin tim në përkim me admirimin e tij për këtë lojtar të shquar. Por nëse emri im ka një kuptim të caktuar simbolik, familja ime angazhohet për mbështetje të pakushtëzuar për mua dhe sukseset e mia sportive. Ajo më ka dhënë gjithmonë mbështetje dhe inkurajim 100 për qind, si në momente të mira ashtu edhe në kohë të vështira. Pa mbështetjen dhe motivimin e tyre të vazhdueshëm nuk do të isha këtu ku jam sot. Unë jam thellësisht mirënjohës për familjen time dhe rolin e saj të rëndësishëm në karrierën time futbollistike.

Albinfo.ch: A ka pasur momente të vështira gjatë karrierës suaj që ju është dashur të kapërceni? Si jeni përballur me to?

Tairi: Ka pasur patjetër momente të vështira në karrierën time futbollistike që më është dashur t’i kapërcej. Një nga ato momente ndodhi gjatë kohës sime në U15 në FC Cyrih, kur unë po luftoja me çrregullimet e rritjes. Kjo sfidë zgjati rreth 2 deri në 3 muaj dhe ishte një sforcim mendor dhe fizik. Nuk ishte e lehtë të përballesh me ndryshimet trupore dhe kufizimet që vinin me to. Por e dija se nuk mund të dorëzohesha nëse doja të arrija qëllimet e mia. U desh shumë durim, këmbëngulje dhe forcë mendore për të kaluar këtë fazë. Më duhej të bëja pushime dhe të fokusohesha në rikuperimin tim. Për fat të mirë, ngecja nuk zgjati shumë dhe unë munda të dal më i fortë nga kjo sfidë. Kjo përvojë më mësoi se sado e vështirë të jetë rruga, nuk duhet të dorëzohesh kurrë dhe se forca mendore është po aq e rëndësishme sa edhe aftësia fizike.

Albinfo.ch: Sa ka luajtur rol trashëgimia juaj e Gostivarit në ditët tuaja shkollore dhe sportive dhe si ka ndikuar ajo në karrierën tuaj?

Tairi: Origjina ime nga Gostivari nuk ka luajtur rol të drejtpërdrejtë gjatë kohës së shkollës dhe sportit dhe nuk ka ndikuar drejtpërdrejt në karrierën time. Edhe pse Gostivari është një qytet me një kulturë të gjallë futbolli, pasioni im për sportin nuk u formësua vetëm nga trashëgimia ime e atjeshme. Ishin mbi të gjitha ambiciet e mia, pasioni për sportin dhe mbështetja e familjes dhe trajnerëve që e shtynë karrierën time përpara.

Unë jam krenar për origjinën time dhe e mbaj atë në zemër. Kultura dhe populli i Gostivarit më kanë dhënë vlera si përkushtimi, ambicia dhe respekti që më ndihmuan në rrugën time. Është e rëndësishme të vlerësoj rrënjët e mia dhe të admiroj diversitetin e futbollit.

blank

Ndahet nga jeta prozatorja e mirënjohur dhe veprimtarja e përkushtuar Miradije Maliqi

Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë mbrëmë shkrimtarja dhe veprimtarja e komunitetit shqiptar të Zvicrës, Miradije Maliqi.

Miradije Maliqi ka qenë një anëtare e përkushtuar dhe veprimtare e pamunguar prej katër dekadash e jetës kulturore, sociale e patriotike e komunitetit shqiptar në Zvicër.

“Miradije Maliqin do ta kujtojmë me respekt të thellë si veprimtare e hershme dhe shumë e përkushtuar e organizimit të jetës sonë kulturore në Zvicër”, shkruan Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës në një postim të saj në fb.

Miradije Maliqi dallohej për mënyrën e paqtë dhe kulturën e komunikimit.

Miradije Maliqi ishte tejet aktive dhe e pranishme edhe në çdo aktivitet kulturor, humanitar e kombëtar që prej kohës kur Kosova ishte nën pushtim dhe gjithmonë.

Miradije Maliqi nuk e ndante dhe e adhuronte Atdheun pa kufij politikë, prandaj jetonte sa në Shqipëri, Kosovë, Gostivari e Tetovë dhe në Zvicër.

Iku nga kjo jetë e plagosur, me ndarjen nga jeta të vajzës, një plagë që nuk iu shërua kurrë e cila ia shënoi edhe buzëqeshjen e saj të mirësisë.

Miradije Maliqi u lind në Gostivar më 25.07.1961.

Shkollën fillore e përfundoi në Gostivar, të mesmen në Prishtinë.

Në vitin 1980 emigroi në Zvicër, ku u specializua në fushën e psikologjisë, terapisë familjare në Zyrih.

Është autore e disa romaneve, ka shkruar skenarë për dokumentarë dhe ka lëvruar edhe poezinë.

Ja disa tituj romanesh të Miradije Maliqit:

“Kthimi i mërgimtares së tradhëtuar”, roman, Mirazh Tiranë 1995
“Një lot më shpejt se fjala”, roman, Eurorilindja, Tiranë 1998
“Ditët e heshtjes sime”, roman, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë, Shkup 2000
“Unë dhe shpirtbukura”, roman, Arbëria, Tiranë 2005
“Krenaria e lënduar”, roman, Arbëria, Tiranë 2009
“Nëna dhe Bija” Prishtinë 2021.

Botuesit e Voal.ch që janë njohur së pari me Miradije Maliqin që në 1996 në aktivitetet e qendrës kulturore “Përparimi” të Zürich-ut, ku na bashkonte shpesh i paharruari poeti, piktori dhe strategu i UÇK, Agim Ramadani dhe po ashtu në aktivitetet patriotike dhe kulturore të diasporës shqiptare në Konfederatën Helvetike.

Për këtë humbje të parakohëshme i shprehin ngushëllimet bashkëshortit, familjes, njerëzve të afërm, miqve, rretheve dhe shoqatave letrare dhe gjithë komunitetit shqiptar  në Zvicër e diasporë.

blank

Xhaka largohet nga Arsenali, së shpejti në Leverkusen?

VOAL- Tashmë është e sigurt se Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali pas një martese që zgjati 7 vjet. Në fakt, sipas The Guardian, zvicerani së shpejti do t’i bashkohet Bayer Leverkusenit, ku do të qëndrojë deri në qershor të vitit 2027. Vendimi për ndarjen e marrëdhënies së punës është marrë me marrëveshje reciproke së bashku me menaxherin e Topçinjve Mikel Arteta, i cili ka komunikuar se nuk kishte nuk paraqiti asnjë ofertë shtesë për mesfushorin. 30-vjeçari aktualisht ka ende një kontratë njëvjeçare me klubin anglez dhe për këtë arsye do të jetë në gjendje të largohet nga Londra vetëm nëse klubi gjerman pranon të paguajë një tarifë transferimi prej 13 milionë euro. Pas përvojës me Mönchengladbach, Xhaka mund të bëjë rikthimin e tij në Bundesligë. rsi-eb

blank

Blerim Xhemaili i jep fund karrierës

VOAL- Një lojtar i madh në historinë e sportit zviceran ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në fund të sezonit. Blerim Dzemaili në fakt ka bërë të ditur se do të ndalojë së luajturi futboll në fund të këtij kampionati. Prandaj, kapiteni 37-vjeçar i Zyrihut do të pensionohet në klubin që e nisi atë në rangun profesionist 20 vjet më parë.

Në karrierën e tij në nivel klubi ai ka veshur edhe fanellat e Torinos, Parmës, Napolit, Genovas dhe Bolonjës në Itali, si dhe ato të Boltonit në Angli, Galatasaray në Turqi dhe Montréal Impact në MLS. Me skuadrën e Zyrihut fitoi tre kampionate dhe një Kupë të Zvicrës, me napolitanët fitoi dy herë Kupën e Italisë, ndërsa në vitin 2015 me turqit shënoi një trefishtë (ligë, kupë dhe superkupë).

Nga ana tjetër, me kombëtaren zvicerane mburret me 69 përzgjedhje dhe 10 gola të shënuar, me pjesëmarrje në Botërorin 2006 (pa u aktivizuar), 2014 dhe 2018 dhe në Kampionatin Evropian 2016, ndërsa i është dashur të mungojë në vitin 2008, në edicionin në shtëpi dhe Kupa e Botës 2010 për shkak të një problemi në gju.

blank

Goditi me kokë kundërshtarin, Federata e Futbollit të Zvicrës ndëshkon rëndë Taulant Xhakën

Taulant Xhaka është dënuar rëndë nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

Mesfushori shqiptar e kishte goditur me kokë në gjoks futbollistin kundërshtar në sfidën Basel – Zurich që përfundoi 0-2 në të mirë të mysafirëve.

Xhaka u ndëshkua me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor, por ai ka marrë edhe një dënim të rëndë nga FFS.

32-vjeçari është dënuar të mos luaj në tetë ndeshje derisa sezoni për të është i mbyllur pasi deri në fund kanë mbetur edhe katër ndeshje.

Dënimi i tij do të vijojë edhe sezonin e ri, ku Xhaka nuk do të luaj në katër sfidat e para.

Kujtojmë që Xhaka kërkoi falje në llogarinë e tij në Instagram për gjestin e bërë, por kjo nuk i bëri përshtypje Federatës që tregoi dorë të hekurt në vendimin e marrë.

blank

Nje kujtim i ndritshem prej teje do te jetojë gjithmone …. U nda nga jeta Kol Prenrecaj

Shoku im Kol …

kjo dhimbje sot nuk shprehet me fjale!

Eshte shume e veshtire te pranoj këtë humbje!

Dhemb te mendosh se  ti na le ….

por nje kujtim i ndritshem prej teje do te jetojë gjithmone ….

do te mbetesh ne mendjen time ai djali puntor, i thjeshte me nje zemer te madhe !

Eshte shume e veshtire te pranosh humbjen e nje miku te mire qe akoma s’ka njohur gezimet e shumta te jetes me dhemb ta pranoj!

Do te na mungosh çdo ditë ….

Per mua sot eshtë e veshtire te gjej ngushellime me fjale !

Trishtim! Miku im shpirti jote i bardhe u prehte ne paq!

Do të mbetesh gjithmone ai Kol i buzeqeshur ne mendjen time!

Pusho ne paqe mik i dashur!

Me mall

Jimmy dhe shoqeria nga Zürichu

 

blank

INTERVISTË ME ZNJ. AFËRDITA KRASNIQI VEPRIMTARE E DALLUAR – DRITË PËR KULTURËN SHQIPTARE Intervistoi Nexhmije Mehmetaj

Zonjën Afërdita Krasniqi e takova rastësisht në Festën e përfundimit të vitit shkollor të Shkollës shqipe në Gjenevë – Zvicër. Kisha dëgjuar për një veprimtare të pasionuar me univers të gjerë kulture e me këmbëngulje mbi ruajtjen dhe kultivimin e këngës së bukur shqiptare. Para disa ditësh në Gjenevë priti grupin polifonik “Bilbili” nga Vlora. Mund të them se deri sot nuk e kisha takuar një organizim kaq të përsosur kulturor dhe atdhetar. Znj Afërdita Krasniqi është ekonomiste, këngëtare, udhëheqëse e grupit muzikor “Hareja” në Gjenevë dhe kryetare e shoqatës “Komunitetit Shqiptar në Gjenevë”. Ajo ka treguar tek të gjithë ne sa e thjeshtë është të qëndrosh në këmbë, të hapësh horizonte të rinj për ata që kanë humbur vizionin largpamës. Nga biseda me te po shkëpusim një pjesë për lexuesit.

 

Pyetje: Znj. Krasniqi, cila është vendlindja juaj dhe çfarë trashëgoni prej saj në kujtesën dhe zemrën tuaj?
Afërdita Krasniqi: Kam lindur në qytetin e lashtë e të bukur të Prizrenit. Jam rritur në një familje atdhetare, të persekutuar nga pushtuesi serb, babai im mësues matematike ishte i larguar nga puna pas demostratave të vitit 1981. Jam e martuar dhe kemi dy fëmijë Elioni dhe Eni. Punoj 100% – nëpunëse në sektorin e aferave internacionale e juridike, pranë Konfederatës së Zvicrës, dega në Gjenevë.  Në familje e kultivojmë këngën shqipe. Së bashku me bashkëshortin Shpejtim Krasniqi jemi të pranishëm në fushën e kulturës, të këngës dhe muzikës. Në mërgim kaluam mbi 30 vite malli dhe dashuria për vendlindjen sa vjen e shtohet.

 

Pyetje: Prizreni ka shumë burime kulturore. Në cilin burim jeni frymëzuar për muzikën dhe këngën tuaj.
Afërdita Krasniqi:  Jam rritur e ushqyer me muzikën shqipe. Këngën gjithmonë e kam pas në shpirt , që nga mosha 14 vjeçare kam qenë soliste në SHKA « Besa » në Prizren. Këndoja bashkë me motrën time Merita Veseli, albumin e parë e kemi realizuar vitin1992 me titull « Kushtrimi » . Me krenari e shumë dashuri u këndoja heronjve, flamurit, gurbetit kësaj plage të madhe të popullit tonë. Në teatrin amator të Prizrenit isha anëtare e rregullt.

 

Pyetje: Kur keni ardhur në Zvicër dhe si ju lindi ideja të formoni grupin e këngës “Hareja? Sa anëtarë ka “Hareja”?
Afërdita Krasniqi: Ne Zvicer kam ardhur në dhjetor te vitit 1994. Pas një jete të pasur kulturore nder vite si soliste e prezantuese e programeve artistike e koncerteve të shumta në atdhe, këtu se bashku me shokun tim të jetës e partnerin tim në skenë Shpejtim Krasniqin, në vitin 2017 mblodhëm adhurues të këngës, miq e dashamirës të artit e kulturës formuam grupin muzikor “Hareja”. Fillimisht si korali “Nostalgjia” emër që i këndonte mallit të pashuar për vendlindjet tona. Të mbledhur nën obrellën e KSHGJ-së jemi prezentuar me shumë sukses në aktivitete të ndryshme kulturore këtu në Gjenevë. Vitin që shkoi morëm pjesë edhe në Festivalin Ndërkombëtare “AULONA INTER FOLK FESTIVAL” në VLORE në edicionin e 14-të. Festival shumë prestigjioz me pjesmarrje të grupeve e ansambleve nga Ballkani, Europa e Azia. Prezentimi ynë brilant bëri që edhe këtë vit të marrim ftesë për pjesmarrjen në edicionin e tij të 15-të.
Këto ditë ishim në mesin e vëllezërve arbëreshë në fshatin CIFTI (CIVITA) shfaqem një koncert të përbashkët me rastin e festës së tyre të quajtur “Festa e Valles”. Një veprimtari e bukur që u kënaqem të gjithë. Ajo çka na bëri përshtypje ishte ruajtja e gjuhës dhe kulturës arbëreshe- shqiptare edhe pas 500 vjetësh duhet t’i bëjë shqiptarët kudo janë të ndërgjegjësohen për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Pyetje: Sa kohë keni që merrni me organizimin e shoqatës KSHGJ si kryetare cilat janë sukseset dhe vështirësitë?
Afërdita Krasniqi:  Shoqata “Komuniteti Shqiptar në Gjenevë” është themeluar në 2013 nga z. Ali Mehmeti. Të shkruash apo të flasësh për figurën e tij është me të vërtetë e vështirë. Një shembull prej intelektuali të përkushtuar (që nuk i shikon veç punët e veta sikur disa) ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptar në Gjenevë – Zvicër. Kam pasur nderin të jem anëtare e kryesisë së kësaj shoqate që drejtohej nga z. Mehmeti ku mblodh në gjirin e vet gjithë shqiptarët pa dallim. Historia dhe aktiviteti shumëvjeçar i kësaj shoqate e dëshmojnë këtë më së miri. Vazhdimisht shoqata ka organizuar dhe organizon aktivitete të shumta kulturore dhe argëtuese për nxënësit dhe brezin e ri që po lind dhe rritet larg atdheut. Nga viti 2017 jam zgjedhur Kryetare e KSHGJ-së, vazhdoj të organizoj aktivitete të shumta kulturore e kombëtare për komunitetin shqiptar në Gjenevë dhe më tej. Këto aktivitete kanë për qëllim ruajtjen e gjuhës, traditës, kulturës dhe mbjellin dashurinë për atdheun.

Dëshiroj të përmend disa nga sukseset tona: Për të tërhequr më shumë nxënës në Shkollën shqipe kemi bërë një Reklamë dhe e kemi financuar e për fat të keq televizioni RTK si medium publik shtetëror nuk i dha shumë rënësi e transmetoj vetëm për një kohë të shkurtër.

Që të sjellim një pjesëz të kupolës qiellore shqiptare për bashkatdhetarët kemi mundësuar shfaqjen e filmit dokumentar “Një jetë në tri epoka » prodhim i RTSH-së kushtuar prof Astrit Leka. Dy shfaqjet teatrale nga artisti i popullit z. Mirush Kabashi. Tash së fundi pritem grupin polifonik “Bilbili” – nga Vlora. Më shumë shih aktivitetin në www.cageneve.ch.

Pyetje: A ka vështirësi për ta mbajtur grupin e këngës “Hareja”, për të tërhequr të rinjtë, a ka ndonjë gjë që atyre do të u kushtonte shumë ?
Afërdita Krasniqi:  Për ne që jetojmë këtu, natyrisht edhe si familjar jo gjithnjë e kemi lehtë. Por me vullnet e deshirë punët shkojnë mbarë dhe sukseset nuk mungojnë. Këtu dëshiroj ta felenderoj bashkëshortin tim për mbështetjen e pakursyer që më jep kurdoherë. Pastaj një shembull i përkryer janë anëtarët e grupit “Hareja”, të gjithë janë të përkushtuar, të palodhur çdo herë mundohen që të përcjellin artin e këngës shqipe te brezat e rinj.

Pyetje: Nga krijimtaria juaj në fushën e këngës dhe muzikës cilën këngë do ta dalloni?
Afërdita Krasniqi:  Mendoj se ia vlen të përmend elegjinë për nënën “Vaji i nënës” kushtuar të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. E financuar nga KSHGJ-ja , e përkthyer edhe në gjuhën frënge nga Alferd Papuçiu dhe e inqizuar në studion BY HEKI-producent Hekuran Krasniqi. Promovimin e të cilës e kam këtu në Gjenevë pranë një organizate ndërkombëtare për të zhdukurit e luftërave nëpër botë “Parku i të zhdukurve”. Këtu për shumë vite kam përfaqësuar nënat Kosovare dhe dhimbjen që bartin ato me qëllim të sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar për të zhdukurit në Kosovë.

 

Pyetje: Si e shihni të ardhmen e kulturës shqiptare në Zvicër, konkretisht në Gjenevë?
Afërdita Krasniqi: Ka vite që në Gjenevë përveç Shkollës shqipe, punojnë me përkushtim Ansambli “Gëzuar”” e “RINIA CONTACT” ku fëmijet dhe rinia jonë kultivojnë e ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Zemra ma do që sa më shpejt të hapet një qender kulturore për të cilën është folur vite më parë. Të rinj të talentuar kemi mjaf dhe nëse realizohet ky projekt jam e bindur se edhe pse në dhe të huaj vlerat e trashëgimise sonë kulturore do të gjallërojnë e frymojnë lirshëm se fundja të gjithe kemi nevojë ta ndjejm dorën, mbështetjen e shtetit – shteteve tona të cilat deri tani lënë shumë për të dëshiruar.

 

Pyetje: çfarë pjese të jetës ju plotëson kënga?
Afërdita Krasniqi:  Kënga – skena zë një vend të rëndësishëm në jetën time. Përveç tjerash, më jep kënaqësi, gëzim dhe arsye ta dashuroj jetën.

 

Pyetje: çfarë do të u transmetoje mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër?
Afërdita Krasniqi:  Mos prini që të ju vlerësojnë të tjerët, nëse ti vet nuk e vlerëson veten. Duajeni gjuhën shqipe, ruani kulturën tonë shqiptare, kultivoni këngën e bukur shqiptare. Mbilleni atë edhe tek fëmijët tuaj. Bukur e ka thënë i madhi Gjergj Fishta “……gjuhën tuaj kurrë mos ta lini, Mos ta lini sa të jetë jeta……… «

blank blank blank blank blank blank blank

Gjenevë, 27. 04. 2023 Intervistoi Nexhmije Mehmetaj

 

 

 

 

blank

BAMIRËSIA E KURBETÇARËVE NË ZVICËR NDERON HEROIN RRUSTEM BRUQI ME NGRITJEN E SHTATORËS NË PEJË Përgatiti Abas Fejzullahi

Voal.ch po sjell më poshtë një reportazh nga veprimtari i nderuar Abas Fejzullahi që tregon se si  shoqata SHBK “Salih Çekaj“ në Zvicër e drejtuar nga Saim Tahiraj mblodhi të holla me kontributet personale të shqiptarëve me banim në Zvicër që janë pjesë e diasporës këtu për ngritjen në Pejë të shtatores të Heroit Rrustem Bruqi. Ky është një aktivitet i rradhës nga kjo shoqatë, nga sa e sa aktivitete të tilla, kur shqiptari i jep vendit dhe nuk i kërkon përfitime. Dhe sikur do ta shihni transparenca është udha rrëfyese e suksesit sepse dëshmon se çdo qindarkë shkon atje ku duhet dhe kështu është frymëzuese për të ardhmen. Botuesit e Voal.ch uron vetëm suksese!

BAMIRËSIA E KURBETÇARËVE NË ZVICËR NDERON HEROIN RRUSTEM BRUQI ME NGRITJEN E SHTATORËS NË PEJË

Nga Abas Fejzullahi

 

blank

Në klubin Dardania në Zofingen të Zvicrës, më 3 Larcor (Mars) 2023 u mbajt takimi me kurbetçarëti thirrur nga kryetari i SHBK “Salih Çekaj“ në Zvicër Z.Saim Tahiraj i cili njoftoi të pranishmit se qëllimi i këtij takimi është: Themelimi i këshillit për të mbledhur ndihma në mjete financiare nga vullnetarët bamirës, për shpenzimet e punimeve të Shtatores së Heroit Rrustem Bruqi dhe vendosjen e saj në Pejë. U themeluar Këshilli kryesor prej 52 anëtarëve të cilët vepruan në terren.

Më datën, 22 Bleror (Prill) 2023, Këshilli u takua për herën e tretë në të njejtin vend ku dhe u themelua dhe nga të dhënat e veprimtarisë në terren u njoftuan të pranishmit nga nana e arkëtarit Z.Muhamet Krasniqi, se për punimin dhe ngritjen e shtatores së Heroit Rrustem Bruqi në Pejë, ndihmuan 320 kurbetçarë. Pasi me sukses përfundoi mbledhja e mjeteve u dhanë të gjitha sqarimet për të pranishmit dhe u vendos:

⦁ Të bëhet publike Regjistri me emra dhe mbiemra i të gjithë pjesëmarrësve që ndihmuam dhe shuma secilit-es me sasinë që ka ndihmuar.

⦁ Këshilli pushon së ekzistuari që nga data 22 Bleror (Prill) 2023, pasi që me sukses kreu detyren e pranuar dhe për këtë, kryetari i SHBK“Salih Çekaj“ në Zvicër.

Z.Saim Tahiraj i falënderoi të gjithë anëtarët e Këshillit aktiv dhe kurbetçarët që ndihmuan me mjete dhe jetësuan qëllimin e nisur më datën 2023-03-03.

blank

Një pamje e një pjese të Këshillit që sjellen të dhënat përfundimtare.

Në vijim Regjstri me 320 emra të cilët ndimmuan.

blank blank blank


Send this to a friend