Një gjykatë gjermane para vetëm tre ditësh, dënoi me 5 vite heqje lirie një ishgardian të kampit të shfarosjes naziste të, Sachsenhausen me akuzen se: “Ka mbeshtetur nëpëmjet punës se tij si gardian në atë kamp, vrasjen e mijëra të burgosurve”.
I gjykuari në fjale, Josef’S ishte në bankën e të akuzuarve në një karrocë paraplegjikësh.
Ai është 101 vjeç.
Nuk ështe e shkruar gabim, miq!
Mosha e tij është 101 vjeç.
Drejtësia e një vendi që ka të qartë se çfarë është krimi e pasojat e tij në shoqëri, nuk njeh moshë e kohë.
Në Shqipëri nuk ka asnjë xhelat të regjimit komunist të jetë dënuar për krime masive si, vdekjet në kampin e Tepelenes, të Vlocishtit si dhe mijëra jetë të shkatërruara me akuza nga me absurdet burgjeve e internimeve te diktaturës.
Përkundrazi! Janë të lirë, shkruajnë, tallen e dekorohen nga shteti e shoqëria.
Një shembull flagrant është mosdënimi e për absurd, dhënia e shtetësisë gjermane, njërit prej drejtuesve kriminel të burgut të Spacit, Caja.
Po ashtu, në programet me shikueshmëri më të lartë të mediave shqiptare, gjen kryehetues, pra si pasojë, kryekriminelë të atij regjimi që flasin për demokracinë e botojnë libra,(shembulli Lame).
Disa vite me parë, presidenti i vendit dekoroi nje tjeter pjesëtar të lartë në hierarkinë kriminale të sigurimit të shtetit, M. Bushati.
Janë me dhjetra ish kriminelë, hetues që kanë marrë jetë njerzish të pafajshëm gjatë hetimeve që i ke ne administratë, pedagogë, opinionistë mediash ose avokatë.
Shoqëria shqiptare është si e anestetizuar.
Asnje reagim.
Nuk ka një padi të organizuar nga shteti së pari e pastaj, shoqata, grupe shoqerore a parti politike.
Nuk ka një hetim për gjithë historinë e krimit në shqiperin e post diktaturës.
Gjermanët nuk janë duke marrë hak karshi një 101 vjeçari.
Askush nuk duhet të marrë hak e në fakt , as këtu në Shqipëri nuk e kanë bere por, kjo nuk ka të bëjëfare me vetgjygjësinë.
Një popull i civilizuar a që pretendon të jete i tillë, duhet të këmbëngulë i vendosur të çojë para drejtësisë xhelatet e historisë së tij.
I shërben dëmit moral e fizik të viktimave të së shkuarës, i shërben demokracisë të së tashmes kaq të brishtë e kaq pa orientim e do i shërbente padyshim gjeneratave të së ardhmes për të mos lejuar përsëritjen e krimit e për të mos neglizhuar për asnje çast vënien në vend të drejtësisë.
Nuk ka komb pa drejtësi, nuk ka shoqeri qytetare pa drejtësi,
Nuk ka breza të së ardhmes pa të.
Spak, Byrora Hetimi, Gjykata te Larta a të ulta, janë dokrra hini nëse një shoqeri nuk denoncon të keqen pa reshtur në çdo etapë të historisë së saj, sado kohë të ketë kaluar.
Drejtesia nuk ka e nuk mund të ketë kohe të harresës.
Eshtë e do të jetë, për sa kohë kemi vendosur në një pakt social të jetojmë me njëri- tjetrin në paqe e prosperitet, busulla jonë e jetës shoqërore
Komentet