VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Akademiku Artan Fuga i shkruan Akademisë së Shkencave: Ja pse jam kundër prishjes së Albanologjisë

By | October 13, 2021
blank

Komentet

blank

Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri

 

SYRI mëson nga burime pranë KQZ-së datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore. 

Të dielën e 6 marsit do të zhvillohen zgjedhjet në 6 bashkitë pa kryetar.

Mësohet se presidenti Ilir Meta është dakordësuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për caktimin e kësaj date.

Më herët kreu i shtetit u shpreh se dy ishin datat më të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet, 27 shkurt ose 6 mars.

Meta shtoi se zgjedhjet do të mbahen në 6 bashki, pasi po pret edhe një qëndrim për bashkinë e Lushnjes.

“Për të zgjidhur këtë çështje, ju i dini iniciativat e mira, që kanë qenë zyrtare, si me KQZ, ashtu edhe me Kryeministrinë dhe Kuvendin.

Në të gjitha veprimet që kam ndërmarrë, kam komunikuar me institucionet.

Po ashtu kam komunikuar edhe me Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Lushnjes, për të cilën presim një qëndrim brenda ditës së sotme,” tha Meta.

6 bashkitë ku pritet të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore janë: Shkodra, Durrësi, Dibra, Vora, Rrogozhina dhe Lushnja.

Vakancat janë krijuar për shkak të dekriminalizimit në rastin e Shkodrës dhe Vorës, ku u larguan nga funksionet Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku të cilët nuk kishin deklaruar ndalimet dënimet në Itali dhe Greqi. Kryeqedra e veriut vijon të drejtohet nga demokratja Voltana Ademi e cila vijon të jetë në detyrë.

Në Vorë, me vendim të Edi Ramës është komanduar si kryetar Genti Picari.

Në Lushnje, kryetari i Bashkisë Fatos Tushe u arrestua nga SPAK për abuzime me tenderët, ndërsa u shkarkua nga detyra me vendim të Qeverisë.

Në Dibër, Dionis Ymeri dha dorëheqjen pasi kandidoi për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por që nuk arriti të fitonte mandatin.

Në Rrogozhinë, Haxhi Memolla ndërroi jetë pas një ataku kardiak, ndërsa në vend të tij është komanduar Edison Memolla.

6 bashkitë pa kryetar

Shkodër 

Durrës

Dibër

Vorë

Rrogozhinë

Lushnjë

blank

Përplasjet te “5 Maji”, reagon Meta: Të tronditur nga sjellja brutale dhe e dhunshme ndaj familjeve, të garantohet strehimi i përkohshëm i banorëve

Presidenti Ilir Meta foli për media pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke u ndalur fillimisht te përplasjet e banorëve me policinë në lagjen “5 Maji” të Tiranës, pas aksionit për prishjen e banesave.

Meta tha se “opinioni publik është tronditur sot nga pamjet e sjelljes brutale e të dhunshme ndaj disa familjeve në kryeqytet”.

“Meqë kishit ardhur të paftuar dhe mirë keni bërë, se kjo është shtëpia juaj, nuk mund t’iu fshihesha juve. Kam një shqetësim për të ndarë me ju, të cilin do ta ndaj zyrtarisht dhe me institucionet. Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet e sjelljes brutale e të dhunshme ndaj disa familjeve në kryeqytet, që nuk janë pamje për herë të parë dhe që nuk nderojnë as autoritetet shtetërore, bashkiake, agjencitë ligjzbatuese, dhe çështje e konflikte të tilla duhet të zgjidhen në respekt të ligjit, në dialog me qytetarët dhe duke respektuar të drejtat e tyre, por edhe duke garantuar strehimin e tyre të përkohshëm në çdo rast, aq më tepër që jemi në kulmin e dimrit. I bëj thirrje Avokatit të Popullit që të njihet me të gjitha veprimet që janë kryer, me të gjitha shkeljet që kanë ndodhur”, tha Meta.

blank

“Hodhën lëndë kimike kundër protestuesve”, Komisioni i Rithemelimit të PD kallëzon Bashën dhe Bardhin

Komisioni i Rithemelimit te PD ka depozituar një kallëzim penal kundër kryedemorkatit Lulzim Basha dhe sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi në lidhje me protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Basha dhe Bardhi akuzohen nga Komisioni i Rithemelimit për përdorim të lëndëve kimike në mënyrë të pautorizuar, shkatërrim prone dhe ushtrim dhune. Protesta e 8 janarit u shoqërua me arrestimin e 35 personave, të cilët më pas u liruan.

blank

Si pas lufte- Pamje dramatike nga aksioni i dhunshëm te ‘5 Maji’

Këto foto të LSA dhe Reporter.al tregojnë pasojat e aksionit të dhunshëm të sotëm te zona e ‘5 Majit’.

Familje të tëra kanë mbetur në qiell të hapur si pasojë e prishjes së banesave të tyre.

Fotot dramatike nuk kanë nevojë për shumë koment.

Aksioni nisi që në orën 3 të mëngjesit me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe vazhdoi deri në orët e mesditës.

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

 

blank

Operatori televiziv dërgohet në spital, u dhunua nga Policia Bashkiake

Operatori i Fax News, Ledio Guni është dërguar në spital, pas dhunës së ushtruar nga Policia Bashkiake në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë.

Operatori ishte duke transmetuar live atë që po ndodhte te ‘5 Maji’, ku banorët po bënin rezistencë për prishjen e banesave të tyre, në momentin kur u shty nga disa punonjës të policisë.

Guni ka pësuar shembje në shpatull dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Operatori ishte lehtësisht i identifikueshëm si punonjës i medias në momentin kur është tërhequr dhe dhunuar nga punonjësit e policisë.

Policia ka ushtruar dhunë dhe terror edhe ndaj banorëve të ‘5 Majit’, ku është vendosur një perimetër i gjerë sigurie, dhe askush nuk lejohej që të hynte dhe dilte nga lagja.

Banorët e banesave që u shembën, po ashtu u dhunuan nga policia.

blank

“I iku kësaj bote duke i kënduar vargje”- Kolegët prekin me dedikimet për ndarjen nga jeta të poetit Demir Gjergji

Poeti dhe gazetari Demir Gjergji është përcjellë ditën e sotme në banesën e fundit pasi u nda nga jeta në mnëyrë të papritur 2 ditë më parë.

Demir Gjergji e kaloi fëmijërinë në Manëz të Durrësit ku kreu edhe shkollën fillore, për të vazhduar më pas arsimin e mesëm në Berat. Gjatë periudhës së shkollës së mesme ai u dallua për pasionin mbi poezinë dhe letërsinë dhe menjëherë angazhohet në shtypin e shkruar.

Kanë qenë të shumtë miqtë, kolegët të cilët kanë prekur me dedikimet e tyre kushtuar poetit të njohur.

Josif Papagjoni e quan një mik të vyer, poet dhe shkrimtar, por edhe shpirtbukur, i rritur jetim, vullnethekurt, i qeshur, qe çau me talentin dhe shpatullat e tij ne shkrimtari e gazetari, sidomos ne ate radiofonike.” Siç thamë më sipër, ai e quan edhe “verior stoik”.

Andrea Dangli, poet gjithashtu, thotë për të se “i iku kësaj bote duke i kënduar asaj vargje. Mendja dhe zemra e tij s’mund të prodhonin asgjë tjetër më të mirë veç dashurisë për të bukurën të cilën e gjente kudo dhe me të mjeshtërisht bënte magji poetike”. Dhe në tekstin eulogjik publikon edhe një vjershë të tij me titull “Vazhdojmë të vdesim”:

“Mendoj vargun e fundit, që do të shkruaj,/Fjalën e fundit, që do të them,/Gllënjkën e fundit, që do të pi,/Frymën e fundit, që do të marr,/Fytyrën e fundit, që do të shoh,/Zhurmën e fundit, që do të dëgjoj,/Hapin e fundit, pezull në erë,/Herën e fundit përpara pasqyrës,/Orën e fundit, rrezen e fundit/…”

Ka shkruar diçka të ndier edhe shkrimtari e studiuesi i njohur me banim në SHBA, Ardian Vehbiu, që zbulon se e ka njohur që herët. Vehbiu, që për shumë kënd identifikohet edhe si “njeriu” i blogut të famshëm “Peizazhe të Fjalës” shkruan mes të tjerash: “Nuk do ta shoh më në Tiranë, nuk do të përshëndetem dot me të te RTSH-ja, nuk do të bëjmë dot më plane për emisione të ardhshme letrare… E kam njohur që kur ishim studentë të Filologjikut në fund të viteve 1970, ai i të njëjtit brez me Ardian Klosin dhe Izet Durakun. Njeri i rrallë, fjalëmbël dhe zemërmirë, i sjellshëm, i drejtë, i sinqertë, hokatar, origjinal, antikonformist. Shoku im i afërt atëherë, Klosi, e donte shumë. Ia pëlqeja edhe poezitë që kishte, më dukej i skalitur bukur vargu i tij….”

Gazetarja Rezarta Reçi shkruan: “I admiroj njerëzit optimistë që besojnë te optimizmi pa kushte. Trishtimin meditues ma shtoi ikja e kolegut e poetit Demir Gjergji. Jo ikja si ikje, se kemi lindur per te vdekur. Po tek lexoja cv e tij të pasur me bëma, vepra, aktivitete e sërish bëma të realizuara jo pa mund, ti sheh se kositësja vdekje të fshin gjithshka me një të rënë të kosës e të çon në “asgjekund” me gjithë veprat e bëmat.”

blank

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Noka: Konkurrojmë me kandidatët më të spikatur dhe fitojmë

Deputeti Flamur Noka në intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Noka theksoi se PD do të konkurrojë me kandidatët më të spikatur në zgjedhje lokale dhe do të fitojë.

“Sot në Republikën e Shqipërisë janë pesë bashki, në të cilat kryetarët ose janë shkarkuar ose rasti i Rrogozhinës që ndërroi jetë, po janë gjashtë ose janë jashtë afateve kushtetuese në mandat. Duhen bërë zgjedhje për të zgjedhur përfaqësues në krye të tyre. Është Bashkia e Dibrës, është Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina dhe Lushnja. Se çfarë do bëjë presidenti apo institucionet e tjera për datën e zgjedhjeve është çështje e tyre.

Ajo që mund të them është se PD, Komisioni Rithemelues ka marrë vendim, ne do jemi në zgjedhje me kandidatët më të spikatur që kanë demokratët në bazë. PD me këto kandidatë do jetë fituese në shumicën e gjashtë bashkive. Ne nuk braktisim demokratët, për të mbrojtur pluralizmin dhe për t’u përballur me këtë regjim. Ne nuk bëjmë pazar me demokratët, ne do jemi së bashku me ta përballë regjimit e do të fitojmë”, deklaroi Noka.

blank

Emrat e dhunuesve vetëm në letër

Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Shyrete Tahiri Sulimani (djathtas), duke iu drejtuar mediave pas ngritjes së kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në tetor të vitit 2019.

 

Arton Konushevci

Për më shumë se dy vjet, Shyrete Tahiri Sulimani nuk ka asnjë informacion për rastin e saj si viktimë e dhunës seksuale në luftë.

Ajo thotë se është përdhunuar nga forcat serbe në Kosovë, në vitin 1999.

Njëzet vjet më vonë, në tetor të 2019-ës, ka ngritur kallëzim penal për rastin në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Edhe pse kanë kaluar mbi 27 muaj që nga ajo kohë, Tahiri Sulimani thotë se nuk ka asnjë lajm se si janë duke shkuar gjërat në Prokurori.

“Nuk ka ndodhur asgjë; nuk ka lëvizur asnjë milimetër”.

Shyrete Tahiri Sulimani është gruaja e dytë në Kosovë, pas Vasfije Krasniqit, që ka folur publikisht për përjetimet e dhunës seksuale në luftë.

Ajo thotë se ka ofruar dëshmi dhe fakte para prokurorëve, porse gjërat nuk janë duke shkuar përpara – nuk ka asnjë lajm dhe nuk është kontaktuar nga askush.

“Drejtësia për mua është lirim i shpirtit tim nga një ëndërr e tmerrshme. Më keq se të presësh nuk ka, më besoni”.

“Ne jemi duke pritur që sa e sa kohë… një orë është shumë, një ditë është shumë, e lëre më që sa vite. Nuk ka drejtësi. Është e tmerrshme”, thotë Tahiri Sulimani për Radion Evropa e Lirë.

Ajo është njëra në mesin e mbi 20,000 personave që besohet se janë përdhunuar nga forcat serbe në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Prej tyre, 1,048 veta kanë marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës, bazuar në një ligj të miratuar në vitin 2014.

Aplikimet e viktimave janë tani pjesë e Prokurorisë shtetërore dhe secili rast është dëshmi shtesë.

Në shumë aplikime thuhet se figurojnë emra dhe mbiemra të dhunuesve të dyshuar, por organizatat joqeveritare thonë se ndjekja e tyre është shumë e ngadalshme.

Në më shumë se dy dekada pas luftës, autoritetet në Kosovë kanë dënuar vetëm një person për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës.

Ish-rezervisti i policisë serbe, Zoran Vukotiq, është dënuar në korrik të vitit 2021 me dhjetë vjet burgim.

Me krimet e kohës së luftës në Kosovë merren katër prokurorë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) thotë se sistemi i drejtësisë në Kosovë, gjegjësisht Departamenti për krime lufte në prokurori, duhet të jetë më aktiv në mbledhjen e provave dhe përgatitjen e aktakuzave për krime.

Muhamet Musaj, nga kjo qendër, thotë për Radion Evropa e Lirë se arritja e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale “është jetike”.

“Mos të harrojmë se çdo ditë që kalon, e vështirëson procesin, dhe kjo për faktin se kanë kaluar shumë vite dhe viktimat mund të mos e kujtojnë ndodhinë, e në rastin më të keq mund edhe mos të jenë më në mesin tonë. Dhe, kur kësaj i shtojmë edhe ngadalësinë e veprimit të organeve të drejtësisë, atëherë gjithçka bëhet më e vështirë”, thotë Musaj.

Ish-kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, Minire Begaj-Balaj, tani anëtare e komisionit, thotë për Radion Evropa e Lirë se dokumentet e disa viktimave të dhunës seksuale nxjerrin emra e mbiemra të dhunuesve, për të cilët është njoftuar edhe Prokuroria Speciale.

Sipas saj, Prokuroria Speciale posedon dokumente që janë dorëzuar në pajtim me të dhunuarën apo të dhunuarin, në mënyrë që “të mundësohet gjetja dhe dënimi i kryesit të dhunës”.

“Kosova ka çka punon karshi këtij procesi. Kosova duhet të ndihmojë edhe procese të tjera, po flas për sistemin e drejtësisë. Ne po shohim që deri tash kemi vetëm një të dënuar për të gjitha këto raste”, thotë Begaj-Balaj.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka në proces mbi 1,250 raste të krimeve të luftës, përfshirë raste të dhunës seksuale.

Misioni evropian i EULEX-it – përgjegjës për sundimin e ligjit – ka përfunduar procesin e dorëzimit të dosjeve tek autoritetet e Kosovës në janar të vitit 2019.

Atëbotë, EULEX-i ka dorëzuar 434 dosje policore të krimeve të luftës.

Në Prokurorinë Speciale thonë se trajtimi i lëndëve bëhet “me përkushtim”.

“Është fuqizuar Departamenti me prokurorë dhe staf mbështetës (shtimi i numrit të prokurorëve nga 3 në 4, ndërsa i stafit mbështetës nga 6 në 9); formimi i task-forcës PSRK – Polici, ku është bërë harmonizimi i rasteve në mes të këtyre dy institucioneve, si dhe caktimi i pesë hetuesve për secilin prokuror të krimeve të luftës, ku njëri është koordinator (gjithsej 20 hetues); ndarja e lëndëve sipas regjioneve dhe përcaktimi i prokurorëve për regjione. Tani në punë kemi gjithsej 1,256 raste, përfshirë të gjitha regjistrat e lëndëve”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë thonë se janë duke punuar brenda mandatit dhe kompetencave, për të mundësuar që sa më shumë raste të dhunës seksuale gjatë luftës, të gjykohen, dhe kryesit e krimit të tillë të dënohen.

Valëza Sadriu, këshilltare politike e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se Ministria e Drejtësisë i ka bërë ndryshimet e nevojshme në Kodin e Procedurës Penale, që mundësojnë gjykimin në mungesë për krimet e luftës.

“…megjithatë, dënimi i kryesve të krimit të dhunës seksuale gjatë luftës mbetet një sfidë për sistemin e drejtësisë në vend, marrë parasysh vendndodhjen e kryerësve të këtij krimi në Serbi dhe mungesën e bashkëpunimit nga institucionet e këtij vendi”, thotë Sadriu për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, Ministria e Drejtësisë pritet që këtë vit të hartojë projektligjin për Institutin për Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, me qëllim të mbledhjes së të dhënave dhe fakteve për krimet e kryera.

Qysh në vitin 2018, kur edhe ka nisur punën Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale të luftës, 1,618 persona kanë aplikuar për statusin e tillë, i cili i siguron viktimës edhe një pension prej 230 eurosh në muaj.

Statusi u është konfirmuar 1,048 personave; 224 aplikime janë refuzuar dhe 304 raste pritet të shqyrtohen.

Me ligjin në Kosovë, viktimë e dhunës seksuale të luftës është personi që i ka mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit në periudhën 27 shkurt,1998 – 20 qershor, 1999.

“Kurrë askush nuk mund ta dijë se si e ndjen veten viktima, pos ajo që e përjeton vetë”, thotë Shyrete Tahiri Sulimani .

blank

Presidentja Osmani dekoron me Urdhrin “Hero i Kosovës” ish deputetin Smajl Hajdaraj

VOAL – Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dekoroi dje, më 8 janar, në 20 vjetorin e vrasjes, ish komandantin e shquar të UÇK-së dhe ish deputetin e Kuvendit të Kosovës Smajl Hajdaraj. Zonja Osmani shkruan në faqen e saj në facebook:
Në 20-vjetorin e vrasjes, dekorova me Urdhrin “Hero i Kosovës”, veprimtarin e çështjes kombëtare, luftëtarin e lirisë dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdarajn.
Ai ishte jo vetëm një politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë!
blank

Vjosa Osmani: Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty!

Secila kohë i ka heronjtë e vetë dhe secili popull u falet atyre. Sot, nderuam kujtimin për heronjët tanë të përhershëm, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.
Dyzetëvjet më parë, aktiviteti patriotik i tyre u ndal dhunshëm në një atentat në Gjermani, ku të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë.
Jemi krenar për këtë brez heronjsh dhe përulemi para veprës së tyre. Kauza e tyre vazhdoi ndër breza dhe u kurorëzua më 17 shkurt 2008, kur Kosova u shpall Republikë e pavarur e sovrane.
Sot teksa kujtojmë këta patriotë, kemi mundësinë të reflektojmë për rrugën e zorshme, të cilën e ka kaluar populli ynë deri në bërjen e shtetit. Kjo rrugë ishte e mundimshme, por edhe e lavdishme.
Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

Meta homazhe në varrin e heroit Kombëtar: Gjergj Kastriot Skënderbeu përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të popullit tonë

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në memorialin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë, teksa sot përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Nga vendi ku prehen eshtrat e Skënderbeut në Lezhë, Meta lartësoi figurën e Gjergj Kastriotit, si simbol i identitetit kombëtar.

blank

blank

blank

“Sot është dita e kalimit në përjetësi e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, që me shumë të drejtë Fano Noli do e cilësonte shqiptari më i gjallë për gjithë shqiptarët përgjithmonë. Është jo vetëm kryeheroi kombëtar, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë, në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, por edhe është ky personalitet i jashtëzakonshëm dhe një hero i qytetërimit evropian. Ai përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të popullit tonë. Kjo figurë kaq e madhe, që edhe shekuj më pas shërbeu si frymëzim kryesor i rilindjes sonë kombëtare për të ngritur popullin shqiptar në luftën për liri, shtet formim dhe pavarësi. Është pikërisht Gjergj Kastriot Skënderbeu që me veprën e tij do të frymëzojë shqiptarët për veprat e tij dhe dinjitet kombëtar dhe njerëzor.”, tha Meta.

Kujtojmë se sot në vendin tone, konkretisht në Laç është për një vizite zyrtare presidenti turk, Erdogan. bw

 

blank

Berisha thirrje shqiptarëve në diasporë: Rivendosni pluralizmin në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status në “Facebook”, ku i bën thirrjen shqiptarëve në diasporë.

Berisha shprehet se Shqipërisë i duhet mbështetja e diasporës, zëri i tyre.

Po ashtu, Berisha vlerëson se diaspora është shumë e rëndësishme për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri.

Postimi i Sali Berishës:

Nga Shkodra u lëshoj një thirrje shqiptarëve në diasporë: orët janë kritike.

Shqipërisë i duhet mbështetja juaj, protesta, zëri juaj. Ju jetoni në shtete të lira dhe duhet të jeni promotorë të vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

blank

 


blank
blank
Send this to a friend