Akademia e Tenisit – “Raketa e Shpuar”, ose vendndodhja Shëngjin e Gjadër sa herë që transportohen emigrantë e njeh publikun përmes lajmeve me numra si; 15,… 6 u kthyen dhe 5 mbetën, … 40 mbërritën në fillim të Prillit të cilave sikur t’i heqësh shkakësinë politike në kohë të duken shpesh sikur ndjek një lojë tenisi ose turnetë ndërkombëtarë ku shpesh sportdashësit gjejnë vështirësi mes shënimit të pikëve dhe tërheqjes së garës sportive me meshkuj dhe femra të spikatura.
Tenisi hyn ndër sportet elegantë dhe të shumë paguar, por kjo nuk ishte thjeshtë shtysa e skicës nga LD-NY25 “Raketa e Shpuar” që diku të sjell idenë e ngritjes një vit më parë të një kompleksi multi-sportiv në Durrës*.
Ndërsa ende nuk e dimë më “progresin” me tenisin shqiptar nga Rama, dy përballjet ndërkombëtare ku ai është futur për “show” si në rastin e emigracionit të paligjshëm, vjen dhe skica ku krahasohen debatet e nxehta politike dhe ligjore me “Italian Open” në dyshen me Melonin, në “Wimbledon” me Farage, ndërsa “US Open” duket se kjo sfidë është e pakapshme dhe shumë larg në mënyrën se si administrata amerikane dhe presidenti Trump kanë marrë masat për çështjet e sigurisë kombëtare në raport me emigracionin e paligjshëm, trafikun njerëzor, trafikun e drogës dhe rreziqet e akteve terroriste.
Për këtë arsye skica ka zgjedhur momentin kur kjo histori e ndjeshme e sigurisë kombëtare për Shqipërinë dhe e një vendi që ka përgjegjësi dhe detyrime në aleancën e NATO-s.
Në fakt kryeministri u fsheh nga lajmet diku kur ngjarjet ndërkombëtare si lufta 12 ditore Izrael-Iran shkoi drejt armëpushimit, por u shfaq në Hagë në takimin e NATO-s dhe humbi sërish mes lajmeve zyrtare të ATSH mes tymit të zjarreve që fushat e grumbullimit të mbetjeve urbane në disa qytete dhe zonave pyjore në malësi dhe në bregdetin e vendit në një kohë që rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 ende nuk është bërë i njohur.
Krejt pa pritur Rama hapi debat me konservatorin e njohur të Mbretërisë së Bashkuar Nigel Farage (i njohur për emigracionin e paligjshëm dhe Brexit), me të cilin po thellon panjohurinë e vet dhe administratës që i dikton çështjet shumë të ndjeshme të emigracionit. Megjithëse ka kërkuar sfidë, mes debatuesve dallon argumenti i gabuar i Ramës që konfirmon se: “Në realitet, z. Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë”*.
Vetëm një fakt nga lajmi i dy viteve më parë kur lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar trajtoheshin ndryshe dhe Taulant Balla ishte Ministër i Brendshëm:-“Në bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese britanike, për vitin 2023, dua të informoj ministrin Sveçla se kemi realizuar 50 operacione riatdhesimi dhe janë deportuar gjithsej 2250 shtetas shqiptarë, për motive nga më të ndryshmet, si: qëndrim ilegal; kultivim të bimëve narkotike; refuzim azili; falsifikim dokumentacioni; vjedhje apo vepra të tjera kriminale. Për vitin 2024, kemi kryer deri tani 9 operacione me 1108 shtetas të riatdhesuar” .* Kjo nuk është thjeshtë statistikë ose një copëz lajmi, por është mënyra se si kjo qeverisje i është drejtuar marrëdhënieve dypalëshe, dhe shumëpalëshe duke futur edhe Kosovën rreth problemit të emigracionit të paligjshëm dhe emigracionit të përgjithësi, të krimit të organizuar në veçanti dhe tërësisht tjetër në aspektin ruajtjes pa interes dhe pastër të diasporës si ura komunikimi dhe bashkëpunimi me Shqipërinë. Fakti ndryshe i emigrantëve shqiptarë të larguar nga vendlindja për një jetë më të mirë përmes punës e për të mos vuajtur nga varfëria, nga tranzicioni i gjatë, nga ndikimi i krimit ekonomik dhe i korrupsionit të pushtet lidhet me largimin masiv. Ky është problemi është i mprehtë që nuk mund të fitohet as me retorika politike, as me veshje “firmato” e jetë luksoze si kundërpërgjigje kategorisë së pjesëmarrjes në jetën politike dhe publike, as me CV sportive e arti, por me veprim.
Fatkeqësisht veprimin, Rama nuk e ka.
Madje tema kaq të prekshme si emigracioni i paligjshëm në qoftë se mungon shfaqja paraelektorale ose në kohë krizash atij nuk i duhen fare sepse i ulin imazhin, ndaj edhe heshtja përmes medias dhe propagandës zyrtare shihet si rruga e “duhur”. Ishte fakti i ditëve të para të muajit Korrik për mbarë popullin shqiptar “2 Korriku”* që lidhej me plagën e emigracionit dhe thyerjen e frikës karshi diktaturës në kërkim të lirisë, të ishte edhe një moment i cili njëherësh tregon vështirësinë e një popullsie që varfërohet dhe shtypet njëkohësisht nga diktatura dhe qeveria dhe regjimi i Ramës. Por mungesa e veprimit të organizatave të shoqërisë civile dhe e mediave reflektuan vetëm me përshtypje personale të ndonjë funksionari shtetëror. apo Pak zhurmë mediatike apo një përkujtimore në një kohë që kreu i qeverisë me një popullsi të mplakur dhe gati 1/3 e larguar ndodhet në pikën më kritike të qendrimeve dhe marrëdhënieve ndërshtetërore me Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në.
Veç në ndonjë media periferike u dëgjua tema e emigracionit të paligjshëm në SHBA me “Alligator Alcatraz”*-Florida për qendrën e pritjes dhe deportimit, një temë të cilën propaganda zyrtare e qeverisë Rama ende nuk e ka prekur ose publikuar, së paku për tu treguar të ndjeshëm dhe proaktiv ndaj çështjes, kur në Shqipëri janë ndërtuar dy qendra të tilla me qëllimin për të lehtësuar fenomenin e paligjshmërisë dhe kriminalitetit në Itali.
Fatkeqësia e Akademisë së Tenisit “Raketa e Shpuar” sipas skicës nga LD-NY25 në Shëngjin dhe Gjadër është se me përmasat e shpopullimit në masën 1/3 e popullsisë larguar në emigracion për një jetë më të mirë, zor se shqiptarët do ta luajnë apo do ta ndjekin këtë sport. Korrupsioni i shtetit dhe kriminaliteti i ekonomisë dhe shoqërisë kanë grisur rrjetën e sigurisë kombëtare. Situata e një shteti narko-trafiku në Evropë që po pranohet ndjeshëm, nuk ka të bëjë më thjeshtë me imazhin, por me qeverisjen
Debati i ngritur në parim me Nigel Farage lidhet me ligjshmërinë nga shifrat që Rama i jep me njohjen kapilare të diasporës (e patronazhimit të zgjedhjeve), janë edhe më përkeqësuese kur nga vetë kryeministri dëgjon të përmendet shifra 300.000. Nuk aka nevojë që Rama t’i tregojë thjeshtë se sa halle ky numër njerëzish qofshin edhe të kualifikuar zgjidhin me punë të ndershme, por pa dokumente në shtëpinë e tjetrit. Paligjshmëria është paligjshmëri dhe dy standardet për përfitim politik dhe pushtet janë hipokrizi.
Megjithëse shifrat nuk përputhen, p.sh atë se sa emigrantë me dokumentacion të ligjshëm janë në raport me atë që Mbretëria e Bashkuar i ka pranuar në tërësi ndër shqiptarët, Nigel Farage është edhe më i ashpër dhe e quan Ramën hipokrit në mënyrën se si e trajton problemin mes emigracionit në vendin e tij, në Mesdhe me Italinë dhe me Mbretërinë e Bashkuar.
Atë që skica merr përsipër është mënyra se si Rama si figurë autoritare në krye të partisë politike që drejton dhe me sigurimin e mandateve qeverisëse që dalin nga vota e deformuar ka dalë mbi çdo institucion dhe i këshilluar mbrapsht ka në plan interesat e përfitimit personal se sa standardin e politikës së jashtme për kombin shqiptar, shqiptarë në trojet e tyre në shtete të ndryshme dhe në diasporë.
Nga stërvitjet në Shëngjin e Gjadër, ashtu sikurse nga çdo akademi imazhesh pritshmëritë e Ramës mbeten amatore.
Italia Open, Wimbledon-i e ca më keq US Open koha do të tregojë se janë të pa arritshme.
Moshë e madhe (61 vjeç)* për të mbajtur raketën, bota ndodhet në epokë të re ndryshimesh.
________________
* Qendra Sportive Rafa Nadal në Durrës-ATSH 20 Qershor, 2024
*Rama -Farage-disa tituj të njëanshëm në ATSH-1 Korrik, 2025
* Task Forca- Taulant Balla-ATSH-28 Mars 2024
*Hapja e ambasadave 2 Korrik 1990
*Rama-Ditëlindja 4 Korrik. 1964.
4 Korrik, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Komentet