Ka reaguar rreth intervistës tek Zëri i Amerikës Vatrani Agustin M Mirakaj, i përjashtuar si shumë Vatranë të tjerë nga Elmi Berisha, se përse nuk u ngrit nga gazetarja shqetësimi i problemeve që po kalon sot Vatra.
Ja reagimi i Agustin M Mirakaj:
“Gazetari nga Zeri i Amerikes nuk beri pyetje thelbësore rreth problemeve serioze qe kane perfshire Vatren nen udheheqjen lidershipit te vetshpallurit Elmi Berishes.
Pavaresisht shqetesimeve te shumta, problemet kryesore te meposhtme u injoruan:
– 2020 ne Michigan:* Elmi Berisha u emerua nga dy persona, pa u zgjedhur nga anetaret e mandatuar.
– 2022 Berisha manipuloi mandatet për të përjashtuar dege te caktuara dhe per te konsoliduar kontrollin e tij.
– 2023 Elmi Berisha mbylli dyert e Vatrës, thirri policine anëtareve te Vatres dhe nisi padi ndaj Vatranve per te parandaluar zgjedhjet dhe per ta mbajtur Vatren nen diktatur si Putini.
– 2024 në Boston: Udheheqja e tij e veteshpallur solli njerez nga jashte për te konfirmuar pozicionin e tij per dy vjet te tjera, duke shkelur kushtetutën e Vatres te vitit 1926.
Keto çeshtje te rendesishme, perfshire shtypjen e lirive dhe minimin e proceseve demokratike te Vatres, nuk u trajtuan aspak. Pse u anashkaluan keto nga Zeri i Amerikes?”