Sipas Hegelit:” Kafshët janë në zotërim të shpirtit ose instiktit, shpirti i tyre është në zotërim të trupit e jo të mendjes ose intelektit (intelegjencës) që nuk e kanë. Prandaj, nuk kanë të drejtë të jetojnë ose vendosin mbi jetën, fatin, trupin ose organizmin e tyre.
Mëqe sipas një proverbe tër njohur të Sokratit, në një shtet, pushtet ose sistem jo të lirë, joqytetar, antinjerëzorë, kontrakulturorë ose pseudodemokratik, ti mund të linçohesh, izolohësh, qortohësh,ofendohesh, vritësh ose denohësh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë.
Në emër të lirisë, se shtypit ose fjalës, sikur është vrarë e vërteta.
Dorën në zemër, ish Presidentin, Kryeministrin dhe liderin historik të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, dhe as Kryeminitrin aktual të Shqipërisë, Edvin Rama nuki njoh personalisht dhe nuk i kam takuar kurre ne jete. Nuk me lidhe ose obligon kurrfare interesi personal ose karierist me ta.
Çka (çfarë) t´i thëm Kryeministrit Rama?
Në Kosovë (edhe Shqipëri) ekstremet e të majtës proletare, komuniste dhe internacionaliste, gjithemonër ngelën të pranueshme, miqsore dhe analogjike mes veti, pasiqë ato vazhdimisht aplikuan ose i praktikuan mjetët ose metodat e njejta linçuese, shantazhuese, komplotiste, mashtruese ose jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre.
Kështu që e majta ekstreme, radikale, revolucionare” ose neokomuniste, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, ngelën shëndoshë e mirë dhe në këmbë (paterica) të forta srbe, ruse etj.
E tërë kjo falë “kontributit kolosal dhe titanik” të popullit ose elektoratit shqiptar ose kosovar në veçanti, si dhe të Brukselit dhe Uashingtonit në anën tjetër, të cilët, si duket nuk mund t’ iu ndihmojnë as shërojnë kurrë pa iu bërë pacient ose klient të varur dhe të nështruar prej tyre…?!
Falë atij morali te dyfishtë: “shtresa e lartë e aristrokracisë, ose elitës se lartë shkencore, intelektuale dhe politike, janë shpërngulur ose kanë emigruar në Europën Perëndimore, SHBa-s dhe gjithandej, kurse, pjesa më e madhe e popullit ose elektorat shqiptar (kosovar) është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ose ambulant.
Përderisa, ajo “pjesa tjetër “, e mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët), pushtetin dhe shoqërinè, përbëhet nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm ose ambulant, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, mediet e shkruara ose elektronike, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët etj., vazhdimisht ua japin vota Edvin Rames, Albin Kurtit dhe kampit (bllokut) komunist, proletar dhe internacionalist atje.
Në këtë vorbullë Kosova dhe Shqiëria, me paradokset, anomalitë dhe patologjitë e tyre reaksionare dhe anakronike, ka shumë kohë që janë shndërruar në bisnes, eldorado, poligon, apo në “tokë të premtuar” dhe të askujt, për shpërlarje parashë, bisnesësh dhe llogarishë të panjohura (misterioze) për publikun ose auditoriumin e gjërë.
Me fjalë tjera, politikanë e ndryshëm ditor ose periodik në Kosovë dhe Shqipëri, janë arketip ose prototip politikanësh jokurrizor ose të pa dinjitet dhe integritet, që i zhvaten, imponohen dhe nënshtrohen vazhdimisht llupës, diktatit dhe monopolit të jashtëm adminitrativ, juridik, politik, ushtarak, policor, finansiar, tregtar, ekonomik etj. E sidomos “aristokracisë” ose “borxhezisë së lartë” të Beogradit, Moskës, Brukselit ose Washingtonit. Asaj klase ose klike n´shumicë i përkasin edhe populli ose elektorati shqiptar (kosovar).
Kujtoj se në jetën ose skenën e përgjithshme shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale dhe politike ne Shqipëri e Kosovë, gjithëmonë ose vazhdimisht e kanë dominuar ose ambivaluar tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën.
Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se janë shaqur, reflektuar, inubordinuar ose interferuar drejtëpërdrejtë, apo në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit, me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë, apo vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për shtetët shqiptare.
Kështu që jeta ose bota e gjithëmbarëshme institucionale dhe politike atje, (Shqipëri e Kosovë), shpeshherë ose vazhdimisht i kanë ngjarë (ngjasuar) një klinike ose spitali ku çdo pacient sikur ka qenë i udhëhequr ose zotëruar nga ideja përverse, amoroze dhe bizantine për të ndërruar shtratin (krevatin), karrigën (fotelën) dhe personelin e klinikës me një shtrat, karrikë (fotele) dhe personel tjetër, të përkthyer në aleat ose partner shteti dhe pushteti.
Ndërkohë që ajo situatë e rëndë dhe tepër deprimuese, sikur i ka bërë të vuajnë ose lëngojnë nga e njëjta sëmundje ose diagnozë, edhe pacientët, edhe personelin mjeksor të klinikës.Në atë vetmi, mjerim ose izolim të madh, liderët ose politikanët shqiptar (kosovar), shpesherë e kanë ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer popullin (elektoratin), shtetin, dhe në fund njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre!
Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve shqiptar (kosovar), kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, indolenca, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë…Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.
Në “pejsazhin” ose “mozaikun” e rrënimit (shkatërrimit) të përgjithshëm individual dhe kolektiv: Pushteti dhe politika shqiptare dhe kosovare sikur janë shndërruar në””memëdhe pederash, udbashësh dhe jugokomunistësh të pa fe, pa komb dhe pa atdhe.
Nderi, morali, ideali dhe virtyti , sipas Viktor Hygos, kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena dhe tradhëtia, kanë shumë fytyra dhe shumë maska.
Plurazmin politik, paralamentar dhe demokratik në Shqipëri, i solli Sali Berisha dhe jo Edvin Rama. Shqipërinë e anëtarëtsoi në Nato, Sali Berisha dhe jo Edvin Edvin Rama, duke i zënë me dorë ose kapur pick (pisk) pordhët e huaja.
Në Kosovën, dihen dhe njihen ( me emra dhe mbiemra), arkitektët, akterët dhe protagonistët e çlirimit, shtetit dhe pavarësisë së saj.
Se këndejmi, nuk ka filozofi as politikë kosovare ku çdo ditë e jetës ose botës sonë nën robërinë dhe tiraninë serbiane, të mos jetë konsideruar si ferr , apo një burg i madh individual dhe kolektiv.
Nuk ka njeri ose politikan normal ose racional në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, nuk reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët në kohën e regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit ( Millosheviçit & Company) -jetonin në burg (robëri), tirani, marrëzi dhe hipokrizi totale ose absolutiste. E sidomos atëherë kur popullit (kombit) dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë, dikund thellë në fytë dhe në shpirtë.E vërteta është bijë e kohë dhe jo e autoritetëve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose peridike.
Por, ja që doli: UÇK-s e fituan luftën, ndësa hajnat (hajdutet), dezertoret, renegatet, spiujt e ndryshem dhe kolaboratoret, e fituan “paqën” ose pasluftën e përkthyer në vazhdim të luftës, shantazhit dhe komplotit të vazhdueshëm ose sistematik kundër të tjerëve me mjetët ose instrumentët e njohura të UDB-s dhe KGB-s etj.
Thuhet se edhe Josip Broz Titoja me “partizanët” serbo-malazez, dhe kosovarë, i kanë përdorur ose aplikar të njejtat metoda menjëherë pas përfundimit të LDB-s!!!
U mor vesh se të të ashtuquajturat “elitat” ose “par-exelèncat” e ndryshme pushtetmbajtëse ose politike n´Kosovë e Shqipëri, në pjesën esenciale ose substanciale të tyre, janë të ngritura dhe promovuara nga “brumi”, “materia” ose “derivatët” e proviniencave ose reminishencave të ndryshme politike dhe parapolitike. Gjegjësisht, nga mentaliteti, recidivet, fiksionet ose trashëgimia e njohur autoritare dhe totalitariste te”sistemit”(regjimit) të meherëshëm kullak, autoritar, diktatorial, despotik, feudal, skllavopronar ose feudalist të Beogradit (Stalinit, Titos, Rankoviçit, Millosheviçit etj).
Duke i përvetësuar, kopjuar, zbatuar ose aplikuar në këtë vorbullë edhe metodat e njohura udbiste, komplotiste, konspirative, dekonspirativiste, borxheze, kullake, skllavopronare, fuedaliste, imperiale ose kolonialiste të regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit & Company.
Të thuash (gënjesh) se je mik, jaranë ose partner i Hashim Thaçit e tjetrit, dhe të shpifësh, trillosh, sajosh, intrigosh dhe manipulosh përditë kundër Prof. dr, Sali Bershës, Jozefina Topallit, si dhe kundër intelektualëve dhe patriotëve të tjerë shqiptarë, nuk të beson kush. Të vret Zoti, në mos askush tjetër, edhe në je i gjatë më shumë se dy (2) metra. Të ngjitën njerëzit shqiptarë me shkallë nepër trup po qe edhe i biri (djali) i Ciklopit ose Herkulesit. Nut të bën kush hesapë. Të shtypin (shkelin) më këmbë oooo!!!
Prandaj, ekziston metafora ose maksima e njohur sipas të së cilës:” fjalët dhe veprat tuaja ju shquajnë ose afirmojnë, por gjithashtu fjalët dhe veprat tuaja, mund t’ju shesin, gjykojnë dhe denojnë.”
Se këndejmi, sipas maksimës ose apologjisë së njohur të Sokratit para gjyqit ose prokurorisë së Athinës: Ata që e flasin ose thonë të vërtetën, rrezikojnë jetën, ose vetvetën dhe karierën e tyre.
Kështu që pasi i përbuzi, injoroi ose ironizoi me lehtësi ca kërma të shoqërisë që ishin të paditur, mediokrit, stupid, nebuloz, shpirtëzi, xheloz, demagog, hipokrit, cinik dhe injorant të parikuperueshëm, Sokrati përfundoi në gjyqin ose burgun e Athinës.
Edhe akuzat kundër tij, u bënë më të kollajshme.
Dikur me vonë piu qetësisht kupën e helmit dhe vdiç me dhimbje të tmerrshme në burgun (gjyqin) e Athinës si hero dhe idol i madh i shtresave të ngritura qytetare, kulturore ose intelektuale të Athinës dhe shumë me largë.
“Bubu, po sa të mjerë janë ata që e dijnë se nuk dijnë dhe s’e pranojnë së bashku me ata që nuk e dijne se s’dijnë!- tha Sokrati para se të vdiste në burg.
Ndaj, gjithënjë sipas tij:” në një shtet, pushtet ose sistem të lirë, qytetar ose demokratik, ti mund të shahësh, qortohësh, vritësh ose denohësh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë.
“Lëxoni, mësoni dhe kuptoni o njerëz, sepse bëheni zot të vetvetës dhe fatit tuaj!” (Sokrati në “Apologjinë” e tij).
Por, ja që ligji, shpata, pushteti dhe polici, sipas Sharll de Golit, na qenkan kthiza (kërthiza) ose boshti i globit dhe fuqia e tyre qenka (qenkësh) absolute!
Ndaj, në menyrë që shkëlqimet e dritave, ngjyrave, simbolëve, parullave ose sloganëve të subjektit ose pushteti tuaj, të jenë sa me të pranishme, dehëse ose impresive para popullit ose elektoratit tuaj, minxyra ose shtëllunga e territ ose errësirës së përgjithshme në taborrin rival ose kundështar, duhet me qenë sa me të dendura, të trasha, dhe gjithëmonë të pranishme ose efektive në kuptimin afektivë. (Parullat proletare, internacionaliste etj..)
Mëqe, sipas Sokratit, Platonit dhe Aristotelit, jeta është qef, lezet ose komedi për ata që mendojnë, logjikojnë dhe sundojnë, dhe tragjedi për ata që ndjejnë ose përjetojnë: Në vazhdim (patjetër) duhet cekur ose ripotencuar maksimën ose idiomën e lashtë greke, sipas të së cilës: “Në këtë teatër ose spektakël të madh të jetës, botës, kohës dhe natyrës tonë, gëzimi, hareja ose lumturia, janë vetëm një çast ose moment…Të tjerat janë vetëm vuajtje, mundime dhe sakrificë individuale ose kolektive. E sidomos për popullin ose njeriun e papushtetshëm në Kosovë dhe Shqipëri që e shfrytëzojnë, manipulojnë, e vjedhin (plaçkisin), e vjelin, mjelin dhe e shesin dhe stërshesin përditë pipullin e shkretë.
Pastaj vijnë sëmundja, vdekja, pleqëria….Harresa totale.
Gjjaku nuk bëhet ujë.
Ndryshe nga kjo, sipas Konfuqit, nderi dhe morali në luftë dhe politike, janë mashtrim dhe kontrabandë.
Ligjët e shumicës dhe opozitës parlamentare ose politike në kohë krizash të ndryshme shtetrore ose nacionale, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike, shkrihën dhe bëhen bashkë si Një (1).
Por, duke e ditur faktin se në “shtetë shqiptare” sot ligjin dhe policin e bëjnë nentoka dubioze, politike ose parapolitike, gjegjësisht, strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta, kolportiste, insubordiniste ose kolaboracioniste me ” etërit” ose “baballarë” e ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë. Forcat” e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose parapolitike si “degë” ose”nëndegë” të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj. Qarqët, gjegjësisht, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me “njerëzit e fortë” të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. Rrjetët ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj. Nuk të ngelët asgjë tjetër, përveç asaj popullores: Mos qofshim gjallë atë ditë kur prap i ulim ose vëjmë në ballë të oxhakut, ose në krye të shtetit dhe pushtetit, kërmat, plehun, fosilët ose fekaliet e UDB-s:; Mugoshës, Popoviqit, Rankoviçit etj.
Amin, Amen!
ASh