VOAL

VOAL

A gaboi kësaj here qytetari dixhital i Berishës ?

August 3, 2016
blank

Komentet

blank

Tensionet në Veri, qeveria e Kosovës thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimet në territorin e Serbisë.

“MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

MPJD ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë alternative të udhëtimit.

Ky njoftim vjen pas tensioneve të ditëve të fundit në Veri.bw

blank

Osmani diskuton me Macron, Scholz dhe Borrell për zhvillimet në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Takimi u zhvillua në margjinat e një samiti evropian që po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.

“Në këtë kohë vendimtare për sigurinë evropiane, bashkëpunimi me partnerët dhe aleatët është kyç”, shkroi Osmani.

“Me presidentin [francez] Emmanuel Macron dhe kancelarin [gjerman] Olaf Scholz si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për punët e Jashtme, Josep Borrell, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosove dhe rajon, dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, shkroi Osmani në Twitter, duke mos dhënë detaje shtesë.rel

blank

Ukraina, Pentagoni blen terminalet Starlink

Vlera e marrëveshjes nuk u bë e ditur

VOAL- Është nënshkruar një kontratë ndërmjet Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së dhe SpaceX për përdorimin e satelitëve, vendimtar për mbështetjen ushtarake të Kievit.

SpaceX i Elon Musk ka fituar një kontratë me Pentagonin për blerjen e terminaleve satelitore Starlink, vendimtare për mbështetjen ushtarake në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, pa specifikuar megjithatë vlerën e marrëveshjes.

“Ne vazhdojmë të punojmë me një numër partnerësh globalë për të siguruar që Ukraina të ketë aftësitë e komunikimit dhe satelitit që i duhen. Këto luajnë një rol jetik në rrjetin e përgjithshëm të komunikimit të Ukrainës dhe Departamenti ka kontraktuar me Starlink për shërbime të këtij lloji,” thuhet në deklaratë. rsi-eb

blank

Zelenskiy: NATO duhet t’i bëjë “një ftesë të qartë” Ukrainës

VOA

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha të enjten se vendi i tij ka nevojë që NATO-ja t’i bëjë një “ftesë të qartë” për anëtarësim në takimin e nivelit të lartë të aleancës në Vilnius. Presidenti Zelenskiy ka kërkuar vazhdimisht përshpejtimin e anëtarësimit të vendit të tij në aleancën ushtarake, por megjithëse ka shprehur mbështetjen për një gjë të tillë, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se kjo çështje nuk është në rendin e ditës, ndërsa lufta po vazhdon.

Presidenti Zelenskiy tha në takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Politik evropian në Moldavi se çdo vend evropian që kufizohet me Rusinë dhe që nuk do që Rusia t’i shpërbëjë, “duhet të jetë anëtar me të drejta të plota i BE-së dhe NATO-s”.

Në Oslo ku po mbahet një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës.

“Të gjithë aleatët bien dakord që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se u takon aleatëve të NATO-s dhe Ukrainës të vendosin se kur Ukraina do të bëhet anëtare. Nuk i takon Moskës të vendosë veto kundër zgjerimit të NATO-s”, tha ai.

Por zoti Stoltenberg është shprehur se anëtarësimi i Ukrainës në NATO “nuk është në rendin e ditës” ndërsa lufta vazhdon.

Ai tha të enjten se “çështja më urgjente dhe më e rëndësishme tani është që Ukraina të fitojë si një vend sovran dhe i pavarur”.

I pyetur për sulmet në territorin rus që i atribuohen Ukrainës, zoti Stoltenberg tha se Ukraina u sulmua nga Rusia dhe ka të drejtë të mbrohet.

Ai tha se presidenti rus Vladimir Putin mund ta ndalojë luftën në çdo kohë dhe se ata që janë përgjegjës për krimet lufte në Ukrainë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Takimi në Oslo mbahet përpara takimit të udhëheqësve të NATO-s muajin e ardhshëm në Lituani, të cilit iu referua presidenti Zelenskiy.

Zoti Stoltenberg tha se pret që në takim, aleatët të bien dakord për një angazhim afatgjatë për të mbështetur Ukrainën.

Ai tha se Ukraina duhet të ketë aftësitë dhe forcën për të mbrojtur veten dhe për të frenuar çdo agresion nga Rusia.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi në Oslo atë që ai e quajti “unitetin e jashtëzakonshëm” të NATO-s në përgjigje të Rusisë.

“Ka qenë një nga arsyet kryesore të suksesit të Ukrainës në zmbrapsjen e agresionit rus. E kemi thënë që ditën e parë se çfarë do të bënim për të mbështetur Ukrainën, për të ushtruar presion ndaj Rusisë dhe në drejtim të forcimit të Aleancës sonë. Ne kemi bërë atë që kemi premtuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë”, tha ai.

Zoti Stoltenberg kishte thënë se shpresonte që aleatët e NATO-s të miratonin kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën përpara takimit të korrikut.

Por deri tani Hungaria dhe Turqia nuk e kanë dhënë miratimin e tyre. Shefi i NATO-s tha të enjten se do të shkojë së shpejti në Ankara për të vazhduar diskutimin për këtë çështje me udhëheqësit e vendit.

blank

Kurti: Bandat kriminale ose le të shkojnë në Serbi ose t’i çojmë në burg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar të enjten rreth situatës në komunat veriore.

Sipas tij, bandat kriminale ose duhet të largohen për në Serbi, ose Kosova do t’i çojë në burg.

Ai tha se “sot ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të grupeve të armatosura të cilat shtiren si protestues, e në fakt janë banda kriminale në veriun e Kosovës”.

Kurti tha se prej tyre, “duhet të çlirohet edhe republika jonë edhe komuniteti serb”. Për këtë, ai tha se e kanë përkrahjen e ShBA-së.

“Unë natyrisht që mund ta paramendojë zvogëlimin e policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave atëherë kur do të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shoviznimit të djathtë ekstrem, që e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”, tha ai para gazetarëve të enjten, transmeton Syri.net Kosova

“Ata ose le të shkojnë në Serbi ose t’i çojmë në burg. Nuk ka mundësi që mos t’i mbrojmë asetet e Kosovës nga banda të tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen ne e zvogëlojmë”.

Mes tjerash, shefi i qeverisë tha se kryetarët e komunave veriore janë kryetarë legal të cilët kanë legjitimitet ndonëse jo të plotë dhe normal “për shkak të trysnisë që serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet”.

Trysnia, siç tha Kurti, la qenë me kërcënime e shantazhe. Vendi i tyre punës duhet të jetë në ndërtesën publike, tha Kurti. “Sepse ndërtesa publike është e republikës. Ka gjendje të jashtëzakonshme sikur koha me pandeminë që edhe ne nuk kemi qenë në vendet e punës, mirëpo vendi i punës është në atë ndërtesë dhe unë besoj që është mirë që të gjithë të jenë atje”.

“Është kryetari ai që ka marrë votat e qytetarëve, dhe ata i marrin vendimet për të cilat gjykojnë kryetarët”, tha kryeministri.

“Jam i bindur që kemi bërë krejt që kemi mundur. I kemi shtyrë zgjedhjet, së dyti i kemi mbajtur zgjedhjet dhe ato janë konsideruar legjitime dhe të drejta nga ndërkombëtarët, që të gjithë e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve, së katërti e kemi pranuar të mos ketë triumfalizimi e feste për ato fitore”, u shpreh ai

“Edhe ceremonitë e betimit të zhvillohen në ndërtesa publike. Ministria e Financave i paguan njerëzit për punën që bëjnë. Struktura paralele ka Serbia, unë besoj gjithnjë e më të pafuqishme. Ne nuk mund të krijojmë struktura paralele jashtë objekteve zyrtare. Kur kanë hyrë në ato zyra, zyrat kanë qenë të braktisura, përveç që kandidatët e braktisën zgjedhjet, i braktisën edhe ndërtesat. Ata mbajnë përgjegjësi për gjendjen e krijuar. Jo ne që duam të punojmë e marrim pjesë në zgjedhje”.

Krejt në fund, kryeqeveritati u shpreh se beson që kryetarët e komunave duhet të jenë në ndërtesat dhe zyrat e kryetarëve të komunave.

“Kemi nevojë për normalitet, republikë, demokraci, për komunë në funksion të qytetarëve”. syri.net

blank

Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës, transportohen në spital

Sulmohen dy shqiptarë nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës.

Bëhet me dije se pas lëndimeve të marra janë dërguar për mjekim në spital.

Ndërkohë policia ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën.bw

blank

Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

VOA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u bëri thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë të marrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve, duke paralajmëruar se situata aktuale pengon proceset e integrimit euroatlantik të të dyja vendeve.

Në një konferencë pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Oslo, Sekretari Blinken tha se “shumë aleatë shprehën shqetësimin për tensionet në veri të Kosovës pasi kryetarët shqiptarë morën detyrën në zonat me shumicë serbe të Kosovës veriore pas zgjedhjeve të prillit në të cilat serbët refuzuan të merrnin pjesë”.

Shtetet e Bashkuara thanë gjatë javës se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të veprimeve të saj dhe refuzimit të këshillave amerikane kundër veprimeve në veri. Ato i bënë thirrje Serbisë të ulë shkallën e gatishmërisë ushtarake dhe t’u bëjë thirrje banorëve serbë të Kosovës të mos kundërshtojnë KFOR-in dhe të mos kryejnë veprime të dhunshme.

NATO-ja vendosi të rrisë praninë ushtarake në Kosovë pasi 30 paqeruajtës të KFOR-it dhe 52 protestues serbë u plagosën në përplasjet e së hënës në veri të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca është e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar dhunën duke theksuar se tashmë 700 trupat e parë janë në rrugë e sipër.

Por sigurisht kjo nuk do të thotë se ne po heqim dorë nga një zgjidhje politike. Mesazhi ynë si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën është se ata duhet të angazhohen me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si rruga e vetme drejt paqes”, tha sekretari Stoltenberg.

Duke e dënuar dhunën kundër trupave të NATO-s si “krejtësisht të papranueshme”, sekretari Stoltenberg tha të enjten në Oslo se “NATO-ja do të mbetet syçelë. Ne do të jemi atje për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe për të ulur tensionet”.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bëri thirrje të enjten se për shtensionimin e situatës.

Ne duhet të ngulim këmbë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Të gjithë duhet të shmangin çdo formë të përshkallëzimit dhe lëvizjet e pa bashkërenduara”, tha ai në fillim të takimit të nivelit të lartë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau të Moldavisë.

Tensionet në veri të Kosovës mbeten të larta dhe protestuesit serbë sërish të enjten janë mbledhur për të kërkuar largimin nga ndërtesat e komunave të kryetarëve shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga serbët si dhe largimin e njësive të posaçme të policisë që shoqëruan kryetarët në vendet e tyre të punës.

Veprimi i autoriteteve të Kosovës nxiti kritika të rrepta nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë, të cilët kërkuan që kryetarët e komunave të punojnë në zyra të tjera dhe njësitë e posaçme të policisë të largohen nga ndërtesat e komunave.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të mërkurën se nuk do t’i largojë kryetarët e komunave veriore nga zyrat e tyre, por la të hapur mundësinë për zgjedhje të reja në zonë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duhet t’i jap fund mbështetjes për “bandat kriminale” në veri të Kosovës.

Situata është e tensionuar, por ne duhet të sigurohemi që e rivendosim sundimin e ligjit në Kosovë, dhe të kuptojmë se kërcënimi vjen nga mohimi që i bën Serbia ekzistencës së Kosovës si shtet sovran“, tha presidentja Osmani e cila ndodhet në Moldavi për takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Para fillimit të takimit presidenti serb Aleksandar Vuçiçq u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të tërheqin ata që ai i quajti “kryetarë të pretenduar të komunave”. Një hap i tillë, tha ai, do të ishte “lëvizja më e fuqishme” që mund të zgjidhte krizën.

blank

Ligjvënësit amerikanë mbështesin krijimin e një Tribunali për krimet Rusisë

Diplomatja Van Schaack dëshmon para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington.

RFE/RL

Ligjvënësit në SHBA kanë shprehur mbështetje për krijimin e një tribunali ndërkombëtar të ndarë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për të gjykuar krimet e agresionit që kanë ndodhur gjatë luftës në Ukrainë.

Si presidenti francez Macron, ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky së fundmi kanë bërë thirrje për krijimin e një tribunali të tillë të pavarur ndërkombëtar.

Senatorët amerikanë dhe diplomatja e lartë amerikane për drejtësinë penale globale, Beth Van Schaack, diskutuan përpjekjet aktuale të SHBA për ta bërë gjykatën realitet në mënyrë që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet dhe agresionin ndaj Ukrainës.

Ky diskutim u mbajt gjatë një seance dëgjimore të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit, më 31 maj.

Gjykata eventuale, do të merrej me krimet e agresionit dhe jo krimet kundër njerëzimit që aktualisht ndiqen penalisht nga ICC.

Van Schaack theksoi ndikimin e madh që do të kishte kjo gjykatë, duke deklaruar se këto përpjekje do të çonin në “gjyqin më të rëndësishëm në histori që nga Nuremburgu”, një referencë për gjyqet e krimeve të luftës të mbajtura pas Luftës së Dytë Botërore, që rezultoi me dënime për shumë kriminelë nazistë të luftës.

Van Schaack detajoi gjithashtu implikimet ndërkombëtare, duke thënë se një gjykatë ndërkombëtare për krimet e agresionit ka të ngjarë të implikojë Bjellorusinë për ndihmën në aktet e agresionit rus. Për më tepër, duke i parë në mënyrë specifike krimet e agresionit, diplomatja tha se gjykata mund të ndjekë penalisht agresionin rus që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë në vitin 2014.

Departamenti amerikan i Shtetit shpreson gjithashtu se krijimi i një gjykate kundër agresionit do të dërgonte një mesazh ndërkombëtar kundër “shkeljeve të ngjashme flagrante të sovranitetit shtetëror”, tha Van Schaack.

Për shkak se propozimi aktual bazohet në gjykatat ukrainase, komiteti ra dakord se do të duhej të kishte një mbikëqyrje të konsiderueshme dhe asistencë kapacitetesh nga partnerët ndërkombëtarë.

Të gjithë anëtarët e komitetit pohuan përkushtimin e tyre ndaj llogaridhënies ruse, me një senator që tha se “mosndëshkimi nuk është një opsion”.

blank

Stipe Mesiç: Kush mendon se Kosova kthehet me luftë, është i humbur

Stipe Mesiç, ish-presidenti i Kroacisë, i njohur për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës ka folur për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

Mesiç ka thënë se, ai person që mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një person i humbur.

Këto deklarata Mesiç i ka bërë në panel diskutimi në Forumin Energjetik të Maqedonisë ku merrte pjese edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski,  Mesiç përshëndeti mbajtjen e forumit, duke uruar që porositë e rëndësishme që vijnë nga ky forumi do të dëgjohen nga ata që marrin vendime.

Ai tha se bota ka ndryshuar shumë nga fundi i luftës së dytë botërore, duke theksuar se bota është multilaterale dhe se më nuk ka hegjemoni. Mesiç theksoi se për këtë, shtetet e vogla duhet bashkëpunojnë mes vete dhe në këtë mënyrë, të bashkuar, të bashkëpunojnë me “lojtarët e mëdhenj”.

Duke folur për Ballkanin, ai tha se vendet e rajonit kanë shumë interesa të përbashkëta, por theksoi se duhet kuptuar dhe pranuar mëvetësia e shteteve pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Disa akoma nuk e kuptojnë këtë. Problemi para së gjithash është në Serbi, kur është në pyetje Kosova. Është shumë e vështirë nëse zhvilloni një politikë ku e keni të kthyer vetëm pasqyrën e pasme, të drejtuar nga historia. Dhe ne jemi në situatë që kemi shumë histori për metër katror. Kjo është diçka që na pengon sepse ne shikojmë vetëm prapa, kështu që kjo politikë ndaj Kosovës është një politikë totalisht e humbur. Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur. Është një i humbur që e gjen veten në politikë dhe që mendon se Kosova mund të kthehet ushtarakisht. Nuk mundet, kjo mundësi thjesht nuk ekziston”, tha Mesiç.

Më tej, Mesiç tha se duhet gjetur zgjidhje për problemet përmes bisedimeve, duke respektuar institucionet zyrtare dhe duke njohur realitetet e reja. Nga ana tjetër, presidenti Pendarovski u shpreh se çështjet energjetike gjithmonë kanë qenë sfida dhe se këto vetëm se janë intensifikuar nga lufta në Ukrainë.

Edhe Pendarovski theksoi nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë midis shteteve të rajonit, duke theksuar se asnjëra prej tyre nuk e ka fuqinë që e vetme të bëjë ndryshime në planin global.

“Për çfarëdo pengese, problemi apo sfidë në botë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në organizata më të gjera, mbi të gjitha e kam fjalën në Bashkimin Evropian, sepse në mënyrë të pavarur, vetëm me burimet e tyre të brendshme, nuk mund ta zgjidhin këtë lloj të problemeve”, tha Pendarovski.

Duke folur për eurointegrimet, Pendarovski tha se dekada më parë, para luftës në Ukrainë, BE-ja humbi interesin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat e saja. Ai bëri thirrje për veprim më urgjent nga institucionet e Brukselit, duke rikujtuar se mbështetja për anëtarësimin në BE është në rënie në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos në Maqedoninë e Veriut. syri.net

blank

Vjosa Osmani: Aleatët të na ndihmojnë për të ndalur veprimet destabilizuese të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se shtetet aleate duhet të ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri, teksa shtoi se duhet të kërkohet edhe zbatimi i marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel.

Në Samitin e liderëve evropianë në Moldavi, Osmani deklaroi se është e rëndësishme të takohet me liderët evropianë për t’iu shpjeguar se çfarë po ndodh aktualisht në veri.

“Serbia ka shërbyer si satelit i Rusisë. Unë jam këtu për të kërkuar përkrahje të partnerëve t’i luftuar këto tendencave dhe të parandalohet ndikimi i këtyre…Vuçiç është i interesuar që nga bandat kriminale të destabilizojë, s’duhet të lejohet një gjë e tillë… Kam takime me të gjithë liderët që marrin pjesë në këtë samit. Është me rëndësi që të kërkojmë përkrahjen…dhe të ecim në Këshill të Evropës, por edhe të shpjegojmë se çka po ngjan në veri. Po ashtu, do të kërkoj ndihmën e tyre që t’i luftojnë grupet kriminale në veri që po destabilizojnë vendin tonë”, shtoi ajo.

Osmani tha para mediave se bandat kriminale po i terrorizojnë edhe qytetarët në veri.

“Është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale. Këto janë grupe që janë në listën e zezë zë SHBA-së dhe të Britanisë. Ata po terrorizojnë qytetarët çdo ditë…Na duhet ndihma e aleatëve të jemi më të fokusuar në luftimin e grupeve, por urdhri ndaj tyre vjen nga Vuçiqi. Dihet kush i nxit ato, pra presioni duhet të jetë te Beogradi që ta ndalin dhunën… Kur ka dhunë, çdo zgjidhje mund edhe të fokusohet në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, tha presidentja Osmani.

Ajo bëri të ditur se s’ka plan të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa tha se insiston që marrëveshjet e dakorduara të zbatohen. syri.net

blank

‘Urdhëroni serbët të mos sfidojnë KFOR-in’, SHBA ngre tonet edhe me Beogradin: Ulni gatishmërinë për ushtrinë

Krahas kritikave të shumta ndaj Kosovës dhe qeverisë Kurti në lidhje me “fajin” për krijimin e tensioneve në veri, SHBA duket se ka ngritur tonet sot edhe ndaj Beogradit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA, John Kirby, ka kërkuar nga Serbia që të ulë nivelin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë. Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, ai ëkrkoi gjithashtu që Serbia t’u bëjë thirrje serbëve të cilët jetojnë në Kosovë, që të përmbahen nga dhuna dhe ‘i japin fund sulmeve ndaj trupave të KFOR-it.

“Presidenti Vuçiç dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së forcave të armatosura të Serbisë dhe t’i urdhërojnë serbët e Kosovës të mos e sfidojnë KFOR-in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme”, theksoi Kirby.syri.net

Image

blank

Bugajski: Deklarata e Blinkenit ishte naive, SHBA të marrë masa ndaj Serbisë

Njohësi politikës në Ballkan, Janosz Bugajski, ka folur për situatën në veri të Kosovës, por edhe më gjerë, si dhe për qasjen e administratës amerikane ndaj kësaj situate.

‘Kemi pritur një qasje më të mençur nga administrata e Biden-it, duke larguar një pjesë të kontrollit të Serbisë në Kosovë për të rritur numrin e njohjeve, por edhe njohjen nga Serbia, jo vetëm njohjen de facto’, deklaroi Bugajski.

Më tej, Bugajski tha se kohëve të fundit po vërehet se ka një lloj tendence të favorizimit të shteteve në rajon si të Kroacisë, Serbisë e Shqipërisë, në vend të Bosnjës, Kosovës, etj. ‘Pra duke se ka një ndërhyrje me dy anë të ndryshme. Sa më agresiv që je merr më shumë koncesione, ndërsa vendet e vogla nëse je agresiv atëherë vihesh nën presion’.

‘Kjo administratë duke i shërbyer dominimit, më shumë i shërben jostabilitetit, më shumë konfliktit e dhunës’, sqaroi më tej Bugajski.

I pyetur se në çfarë pike janë raportet mes Kosovës e SHBA-së pas reagimit të Sekretarit Blinken ndaj situatës në Kosovës, Bugajski tha se për gjendjen e tanishme më së shumti gëzohet Beogradi.

‘Ky bashkëpunim do të duhej të riparohej dhe SHBA duhet ta thonë qartë se çfarë nënkupton me ‘normalizim të marrëdhënieve’ dhe si të arrihet atje, që duhet të nënkuptojë njohjen e ndërsjellë, sepse kemi pasur shumë marrëveshje por asnjë lloj zbatimi’, deklaroi Bugajski, teksa shtoi se më pak se kaq do të kemi probleme të përsëritura, sidomos nga ana e Serbisë,e cila do ta destabilizojë situatën dhe do të pengojë çfarëdo lloj marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

‘Uashingtoni duhet të bëjë një hap prapa, të marrë frymë e ta kuptojë se çfarë po ndodh. Pra duhet të ulet me të dyja palët dhe të gjejë një marrëveshje’, ishte përgjigja e Bugajskit lidhur me atë se në ç’pikë janë raportet me SHBA-së dhe Kosovës.

Për kritikat e administratë amerikane kundrejt Kosovës, Bugajski tha se ky është problemi që kjo administratë po e fajëson një shtet që përpiqet ta zbatojë marrëveshjen, rezultatet e zgjedhjeve, duke shtuar se nuk mund të mbështesësh demokracinë dhe ta minosh demokracinë në të njëjtën kohë.

‘Kjo administratë është nën nivelin e arritjes së politikave kur Biden ishte senator, ku ka këshilluar për politikën në Ballkan, në zgjidhjen e luftërave, parandalimi i konflikteve në të ardhmen, pastaj pavarësimi i shteteve. Pra është tërhequr nga kjo formulë dhe kjo është shumë e rrezikshme’, sqaroi më tej Bugajski.

Për deklaratën e kryeministrit kundrejt sekretarit Blinken deklaratën e të cilit e ka vlerësuar si naive, Bugasjki u shpreh se e mbështetë plotësisht.

‘Duke marrë parasysh zhvillimet ne Ukrainë e Rusi, pastaj në zhvillimet në rajon përpjekja është për t’u krijuar një Serbi e madhe, ndonëse jo me dhunë, por me presion e dominim dhe kush nuk sheh se çfarë po ndodhë është naiv.

Prandaj pajtohem me Kurtin, por them që edhe ai të tërhiqet një hap prapa e ta vë veten në pozitën e SHBA-së dhe të përpiqet të krijojë një argument të tillë, sepse kjo dot ë vazhdojë të ndodhë, pastaj në një moment të caktuar nuk do të arrijë të bëjë një shtensionim të situatës’, deklaroi Bugajski

E për kërkesën e Blinkenit për tërheqjen e institucioneve të Kosovës nga veriu, Bugajski shtoi se e gjithë Kosova ose i përket institucioneve të saj, ose nuk i përket. ‘Uashingtoni duhet të vendosë nëse Kosova mund të funksionojë me institucionet e saj në të gjithë territorin apo t’i lëmë separatistët të rriten e të financohen nga Beogradi që të bëjnë trazira të tilla’, ndërsa ai e krahasoi me Luginën e Preshevës, në kërkesat e ngjashme.

‘Pra duhet konsistencë, demokraci e implementim të marrëveshjeve sa i përket statusit përfundimtar që nënkupton njohjen e ndërsjellë, dhe nëse nuk ndodhë kjo do të kemi më shumë konflikt’, deklaroi Bugjaski.

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Bugajski kritikoi këtë këndvështrim të opozitës, duke thënë se Qeveria është në një presion të madh dhe nuk duhet të sulmohet ajo. Ai këshilloi që opozita të mbështesë qeverinë që të jenë bashkë. ‘Tani duhet të kenë unitet kundrejt SHBA-së dhe vullnet për t’u kontrolluar gjithë territori dhe për të ecur drejt normalizimit me Serbinë’, deklaroi Bugajski në RTK Prime.

Ai, më tej shtoi se ‘një front i bashkuar brenda Kosovës i ndihmon jo vetëm opozitës si të tillë, bile edhe në Serbi, por ndihmon të gjitha forcat që dëshirojnë ta shohin Kosovën si të suksesshme’.

Shtensionimi i raporteve SHBA- Kosovë

Lidhur me raportet SHBA-Kosovë, Bugasjki shpreh besimin se do të shtensionohen dhe nuk do të arrijnë deri te ajo pikë sa marrëdhëniet të mund të shkëputen apo që të ketë zgjedhje të reja. Bugasjki kritikoi administratën e Biden-it për mungesë të vëmendjes së duhur në atë se çfarë është duke ndodhur në Serbi.

Ai vuri në dukje interesimin e Vuçiçit për ta përdorur situatën në Kosovës për të ruajtur pushtetin vet, përmes ngritjes së nacionalizmit atje, ndërsa nuk mbështet opozitën në serbi që të krijohet një pushtet tjetër.

Bugasjki në fund tha se administrata Bidenit mbështetë autokracinë dhe fajëson demokracinë, që, sipas tij, është politikë e dështimit. /RTK.


Send this to a friend