A është në krizë Vatra ?
Kjo pyetje nisur nga statusi i sotshëm i Dalip Grecës në Facebook.
Editori i Diellit për 12 vjet Dalip Greca u largua nga Vatra kur askush nuk e priste. Iku nga Dielli se nuk donte të vihej nën diktatin e kryetarit ? Siç e shihni është pyetje, është hamendje, por është një mundësi. Më poshtë statusi i Dalip Greca sot në rrjetin social :
“RUAJE ZOT VATREN!
Mbaje Zot të ndezur zjarrin e atdhetarisë në Vatrën e Nolit dhe të Konicës!
Ruaje frymen vatrane si amanet i të gjithë vatranëve që dhanë gjithçka për Kombin!
Ruaj në Kujtesë martirët e Vatrës!
Zot, Ruaje Vatrën nga makinacionet dhe skenarët! Larg grupazhet dhe fryma perçarese!
Mbaj larg saj karrieristët dhe manipulatorët!
Zot, afro në Vatër brezin e ri!
Mos harroni martirët e Vatrës që u flijuan në luftën kundër komunizmit, një pjesë e të cilëve nuk kanë as varr për t’u prehur! Shpirti i tyre është ngjizur në frymën e Vatrës prandaj
VATRA është e shenjtë dhe e pavdekshme.
Fryma vatrane është e shenjtë, mjerë kush i kundërvihet asaj!Në mos sot, nesër do ta marrë ndeshkimin.
Vatren Kombëtare e ruajti për 110 vjet shpirti vatran dhe Perendia.
Vatranë, ruajeni frymën vatrane si amanet të atyre që lanë shpirtin në Vatër!”
Shume demagogji nga nje demagog i mbaruar si Dalip Greca.
Sa ishte ne Vater dhe Diell nuk lejoi te afrohen te zotet e kompetentet.
A mban pergjegjesi Dalipi per makinacionet e grupazhet qe i krijoi dhe drejtoi vete sa ishte ne Vater e Diell?
Nga diktati i cilit kryetar donte te ikte Dalipi? Ky eshte i njejti kryetar te cilit Dalipi i ka sherbyer si cdo kryetari perpara tij. Dhe ky eshte i njeti Dalip qe kercenonte se do dilte ne pension sa here qe donte t’i shkonte i vetja. Pyesni cilin te doni ne Vater. Te gjithe jane deshmitare te lojrave te poshtra te Dalip Greces!
Lutjet e Dalipit te kujtojne vetem lutjet e personazheve si Jago dhe Uriah Hip.
Dalipi vete ka sulmuar bijte e Vatraneve ne Vater dhe ka manipuluar te vertetat sa here qe eshte vene perballe fakteve.
DALIPI ESHTE NJE NGA AUTORET E RRENIMIT TE VATRES DHE PERDHOSJES SE DIELLIT!