Parlamenti i Republikës Sërpska veçse ka ndërmarrë disa iniciativa që mund të çojnë drejt ndarjes nga Bosnja.
Andy Heil
Mirko Zeçeviq Tadiq ishte pjesëtar i Këshillit për Mbrojtje kroate gjatë luftës së Bosnjës. Ai kishte arritur moshën madhore në kohën kur shpërthyen luftimet më 1992 dhe më pas humbi këmbën e tij të djathtë gjatë konfliktit ndërmjet shumicës boshnjake, serbëve dhe kroatëve, që jetonin në ish-republikën Jugosllave.
Pothuajse tri dekada më vonë, 47-vjeçari, banor i Bërçkos, në veri të Bosnje e Hercegovinës, është pjesë e grupit për mbështetjen e veteranëve, që quhet Pravipozar.
“Ne humbën shumë në luftë: miq dhe të afërm. Asnjëri nga ne nuk fitoi diçka, pavarësisht se ku është”, tha Tadiq për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Grupi për mbështetjen e veteranëve Pravipozar.
Përveç se ndihmon ish-ushtarët nga të gjitha entitetet, ai dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi takohen edhe me gjeneratat e reja për t’iu treguar eksperiencat e tyre lidhur me tmerret e luftës në Ballkan.
“Ne duam të tërheqim vëmendjen në faktin se ne që ishim në atë luftë në vitet 1990 dhe që përjetuam sfidat më të mëdha, të theksojmë nevojën për të folur dhe për të ecur drejt një jete më të mirë. Ne nuk kemi nevojë të flasim për një luftë të re ose për një konflikt të ri”, tha Tadiq.
Mesazhi i këtyre veteranëve të luftës kishte një peshë të re më 2021 teksa u rrit frika për një shpërbërje të rrëmujshme të Bosnjës, e cila ende qeveriset sipas marrëveshjes së paqes të vitit 1995, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit, që ndan vendin në një federatë boshnjake dhe kroate dhe një entitet me shumicë serbe, e njohur si Republika Sërpska.
Këto shqetësime janë nxitur nga krizat kushtetuese dhe kërcënimet për shkëputjen e serbëve të Bosnjës, së bashku edhe me bojkotimin e planifikuar të zgjedhjeve kombëtare që mbahen më 2022. Ankesat e bëra për dekada të tëra kanë hidhëruar kroatët e Bonjës, të cilët janë të pakënaqur me përfaqësimin e tyre në institucionet federale dhe kombëtare.
Disa boshnjakë, dhe disa vëzhgues të jashtëm, kanë shprehur shqetësimin e tyre se nëse viti 2022 mund të jetë viti kur mund të gjitha këto pakënaqësi mund të çojnë në konflikt të armatosur.
“Viti i 2022, dhe ndoshta edhe një periudhë pak më e gjatë, do të jetë vendimtar”, tha Marko Prelec, konsulent dhe analist për Ballkanin, që punon edhe për Grupin e Krizave. Ai e cilëson atë si “ndoshta krizën më serioze, të paktën në 20 vjetët e fundit, pra që nga vitet e hershme të Dejtonit”.
Ai nuk është i vetmi që ka këtë mendim.
‘Kërcënimi ekzistencial’ i Bosnjës
Përfaqësuesi i ri i Lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, ka paralajmëruar Kombet e Bashkuara se situata paraqet “kërcënimin më të madh ekzistencial në periudhën e pasluftës” në Bosnje.
Shumica e analistëve pajtohen. Por, ata thonë se përderisa nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia se mund të ketë dhunë në shkallë të gjerë, një mundësi e tillë ka pak gjasa të ndodhë, për një sërë arsyesh.
“Unë mendoj se është kërcënim ekzistencial për Bosnjën, por jo në kuptimin që do të ketë kthim në luftën e stilit të viteve ‘90”, tha Toby Vogel, analist për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunëtor në Këshillin e Politikave të Demokratizimit.
“Mendoj se kjo ka pak gjasa të ndodhë, ndoshta është edhe e pamundur – edhe pse nuk do të doja domosdoshmërish të thosha se kështu do të ndodhë”, shtoi ai.
Rreth 105,000 persona vdiqën në luftën e Bosnjës që u zhvillua në vitet 1992-95. Shumica e viktimave, apo dy e treta e tyre ishin boshnjakë, ndërkaq 23,000 ishin serbë dhe 9,000 kroatë, kanë thënë hulumtuesit e krimeve të luftës në Hagë. Ky konflikt ishte veçanërisht brutal për shkak të “spastrimit etnik” që shoqëroi luftimet.
Analistët thanë se që atëherë popullsia e Bosnjës është plakur në mënyrë të konsiderueshme, pjesërisht falë një eksodi të të rinjve që kërkojnë punë dhe perspektivë më të mirë jashtë vendit, dhe popullsia e këtij shteti ka më pak trajnime ushtarake dhe ndoshta edhe më pak armë. Territori i Bosnjës tani gjithashtu është më shumë homogjen etnikisht.
Por, ata janë të brengosur për fatin e shtetit, për tre milionë banorët e Bosnjës dhe për rajonin.
“Kërcënimi ekzistencial për Bonjën unë nuk e shoh aq shumë si një luftë ndërmjet forcave të armatosura të organizuara, por më shumë në përshpejtimin e shpërbërjes graduale të shtetit të përbashkët, të institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës”, tha Vogel.
Ai shtoi se “është intensifikuar shkatërrimi i themeleve të shtetit”.
“Ajo çfarë mund të ndodhë është një nivel më i ulët i dhunës që çon në ‘konflikt të ngrirë’ dhe në thelb, në një shtet të dështuar. Dhe ne nuk na duhet edhe një Transdniester ose një edhe një Oseti Jugore në Ballkan”, tha Prelec duke iu referuar konflikteve të pazgjidhura në rajonet e shkëputura në Moldavi, respektivisht në Gjeorgji.
Kampe të “mira” dhe të “këqija”?
Ka një konsensus të përgjithshëm të të gjithë vëzhguesve në Ballkan se korniza e Dejtonit ishte e suksesshme në rikrijimin, e të paktën një shteti pjesërisht funksional dhe lejimin që njerëzit të jetojnë jetën e tyre. Por, ata mendojnë se marrëveshja ka dështuar të vendosë një themel të qëndrueshëm kushtetues. Në mungesë të një alternative më të pranueshme, kjo marrëveshje ndoshta duhet të jetë e mjaftueshme tani për tani.
“Ndoshta pika më e rëndësishme është se ju keni një situatë ku përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme – sido që duan ta definojnë veten e tyre – janë të ndarë pothuajse 50 me 50 në mes të atyre që duan të vazhdojnë projektin e shtetndërtimit dhe të punojnë edhe më shumë në qeverinë shtetërore me seli në Sarajevë, dhe atyre që duan ta kthejnë atë, ose deri në një pikë të një federate me më shumë liri ose të shkojnë deri në shpërbërjen e institucioneve aktuale përmes ndarjes dhe pavarësisë”, tha Prelec.
Ka një korrelacion midis përkatësisë etnike dhe përkushtimit për një kombësi boshnjake apo të institucioneve kombëtare, tha ai, por gjithashtu ka një kryqëzim “që nuk është i papërfillshëm” ndërmjet serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, të cilët nuk pajtohen me shumicën e tyre përkatëse.
“Kjo nënkupton se askush nuk mund të marrë iniciativën”, tha Prelec. Ai argumentoi se ka një keqkuptim lidhur me atë se “shteti është i ndarë në kampe ‘të mira’ dhe të ‘këqija’ dhe se në ‘kampin e keq’ janë nacionalistët dhe në atë ‘të mirë’ janë qytetarët progresivë, pro-shtetërorë dhe pro-evropianë”.
“Kjo me të vërtetë na pengon që të kuptojnë se të gjitha partitë, në fund të fundit, po përpiqen të arrijnë një marrëveshje të mirë për zgjedhësit e tyre”, tha Prelec.
Faktori Dodik
Në krejt këtë situatë, Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në largim, Valentin Inzko në muajin korrik të vitit 2021 vendosi që të ndalojë mohimin e gjenocidit, vendim ky që zemëroi anëtarin serb të Presidencës trepalëshe, Millorad Dodik.
Inzko përdori fuqitë e tij për të ndaluar mohimin e gjenocideve të njohura në Bosnje apo ndërkombëtarisht, siç është masakra në Srebrenicë më 1995, ku forcat serbe të Bosnjës vranë 8,000 burra dhe djem, kryesisht myslimanë. Ai po ashtu rrëzoi disa vendime për nderimin e disa kriminelëve të dënuar të luftës si dhe ndaloi gjuhën e urrejtjes.
Ekspertët thanë se pavarësisht sa qëllime të mira ka mundur të ketë pasur vendimi i Inzkos, ky vendim ishte shumë i papëlqyer në mesin e shumë serbëve dhe ndoshta u mor në kohë të gabuar, pasi Inzko po përgatitej që t’ia dorëzonte mandatin pasardhësit të tij, Schmidt.
“Kjo me të vërtetë e zemëroi Dodikun”, tha Vogel. Me kërkesën e Dodikut, ligjvënësit e Republikës Sërpska dhe presidentja e kësaj republike, në muajin tetor sfiduan autoritetin e Komisionarit të Lartë duke ndaluar zbatimin e kufizimeve të tij dhe duke ndaluar sugjerimet se Republika Sërpska është krijuar si rezultat i spastrimit etnik.
Dodik po ashtu njoftoi se Republika Sërspka shumë shpejt do të tërhiqej nga ushtria e përbashkët e shtetit, nga institucionet e drejtësisë dhe administrata tatimore dhe do të vendosë autoritetin e saj kufitar.
Me autoritetin e diskutueshëm, Parlamenti i Republikës Sërpska që atëherë ka shtyrë përpara përpjekjet për ndarje, ka bërë thirrje për draftimin e një kushtetute të re dhe i ka shpallur jokushtetuese të gjitha ligjet që i ka nxjerrë Përfaqësuesi i Lartë.
Është e paqartë sesa e thellë është mbështetja për Dodikun ose deri ku është ai i gatshëm të shtyjë kërkesat e tij. Duke i qëndruar pas kërcënimit të tij të kamotshëm se do të shpallë pavarësinë nga Bosnja, jo vetëm që do ta dëmtojë kornizën e Dejtonit, por mund të nxisë dhunë në shkallë të gjerë.
Prelec tha se “interpretimi më shpresëdhënës është se ajo që Dodiku dëshiron është një lloj marrëveshjeje relativisht lehtë e rinegociuar, që thjesht do të forconte autonominë që ata tashmë e kanë”.
Analistët sugjerojnë se nuk ka një masë kritike brenda komunitetit të serbëve të Bosnjës për të shtyrë përpara përpjekjet për ndarje, megjithëse Dodiku edhe në të kaluarën është njohur si njeri që bën deklarata për gjëra që nuk mund të realizohen.
“Dodiku është shumë i mirë në testimin e vijave të kuqe dhe për të parë sesa larg mund të shkojë dhe unë mendoj se kjo është pikërisht ajo që po shohim tani”, tha Florian Bieber, drejtor në Qendrën për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit.
Ai tha se Dodiku edhe në të kaluarën ka kërcënuar se do ta shkatërrojë shtetin e Bonjës dhe tani ai “po e bën këtë më të imagjinueshme dhe në një formë po shtyn përpara agjendën e tij”.
Mlladen Lisanin, hulumtues në Institutin për Studime Politike në Beograd, paralajmëron se nëse Dodiku është i papërgatitur për të organizuar dhunë në përpjekjen e tij që të fitojë pavarësinë, deklaratat e tij dhe kundërkërcënimet që pasojnë, rrezikojnë pasoja të rënda në një shoqëri, siç është ajo e Bosnjës.
“Mendoj se edhe për (Dodikun) dhe rrethin e tij të ngushtë të këshilltarëve dhe njerëzve që punojnë për të, dhuna fizike aktualisht është vijë e kuqe, sepse në fund të fundit, ka shumë të ngjarë që do të ishte një goditje fatale për karrierën e tij politike, në terma afatgjatë – edhe nëse ai nuk i intereson jeta e njerëzve që jetojnë në Republikën Sërpska dhe në Federatën e Bosnje e Hercegovinë”, tha Lisanin.
“Rreziku është, sigurisht, se nëse nuk jeni gati të veproni në lidhje me kërcënimet tuaja për përdorimin e forcës, kjo nuk nënkupton që dikush tjetër nuk iu merr seriozisht sepse askush nuk është i obliguar që të kuptojë logjikën tuaj politike që fshihet pas retorikës suaj të ashpër”, shtoi ai.
Ngërçi rreth zgjedhjeve
Ndërkaq, një krizë tjetër tashmë ka paralizuar institucionet e tjera, veçanërisht ato në Federatën boshnjake dhe kroate dhe kërcënon që të prishë zgjedhjet që janë paraparë të mbahen në tetor, të cilat veçse janë dëmtuar për shkak të paralajmërimeve për bojkot, si nga serbët, ashtu edhe nga kroatët.
Kroatët e Bosnjës për vite me radhë janë ankuar se për dallim nga boshnjakët dhe serbët, ata nuk kanë shumicë në asnjë “entitet”, që doli si rrjedhojë e kornizës së Dejtonit.
Anëtari kroat i Presidencës trepalëshe të Bosnjës është zgjedhur në dy zgjedhjet e fundit duke u mbështetur në fuqinë e votave nga shumica boshnjake pa mbështetjen e partisë më të madhe të etnisë kroate, Bashkimit Demokratik Kroat të Dragan Çoviqit.
Boshnjakët me vendosmëri i kanë rezistuar thirrjeve për formimin e një qarku me shumicë kroate, duke e shtyrë Çoviqin dhe partinë e tij që të ndërpresë bashkëpunimin me homologët e tij boshnjakë në shumë forume.
“Qartësisht, Republika Sërpska dhe Dodiku janë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për shkak të retorikës së tij të ashpër, por mendoj se situata me përfaqësimin kroat në Presidencën e shtetit duhet të adresohet dhe duhet të adresohet shumë shpejt”, tha Lisanin.
Shumë vendime të Gjykatës evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Komisionit të Venecias kanë bërë thirrje për ndryshime që do të eliminonin sistemin aktual që bazohet në etni për votuesit dhe kandidatët në Bosnje.
Sipas Lsanin, kjo është një prej atyre krizave që thjesht kanë ndodhur gjatë 26 vjetëve të fundit.
“Në periudha të ndryshme, ato (krizat) shfaqen në forma të ndryshme, por realisht asnjëherë nuk janë tejkaluar”, tha Lisanin.
Shtetet e Bashkuara kanë emëruar Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për reformën zgjedhore në Bosnje. Emërimi i Palmerit është bërë në përpjekje për të ndihmuar në kapërcimin e ngërçit lidhur me reformën. Vogel sugjeroi se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja “do të bëjnë gjithçka që të sigurohen që këto zgjedhje të mbahen”.
Ai tha se është në dijeni për kërcënimet e bëra nga Dodiku dhe Çoviqi për bojkot dhe ndoshta për të prishur zgjedhjet e tetorit, por paralajmëroi kundër koncesioneve afatshkurtra, të cilat, sipas tij, “thellojnë ndarjet artificiale dhe forcojnë fuqinë e partive nacionaliste”.
“Kështu që tani mund të jetë një moment i presionit të madh, i kontestimit të madh”, tha Vogel.
Afati po afrohet për miratimin e reformës zgjedhore, në mënyrë që të mbahen zgjedhjet e tetorit. Për këtë reformë kërkohet një marrëveshje e përgjithshme, e cila do të duhet të zbatohet të paktën gjashtë muaj para mbajtjes së votimeve.
“Në Bosnje gjithmonë ka dritare të ngushta mundësish, momente kur mund të përfshihesh në reforma – dhe këtë nuk mund ta bësh në vitet zgjedhore”, tha Bieber.
Ai nuk parashikoi se mund të dalë në një periudhë të shkurtër ndonjë alternativë për kushtetutën e Dejtonit.
“Nuk shoh se mund të ndodhë një gjë të tillë në një të ardhme të afërt”, tha Bieber.
“Dhe, çfarëdo reformash të Dejtonit që do të bëhen, ato nuk do të mund ta ndryshojnë dinamikën e përgjithshme të vendit në një formë thelbësore, sepse cilado qoftë zgjidhja, në të ende do të jetë e përfshirë një Republikë Sërpska, ato sërish do të ketë aktorë politikë të ndarë në bazë etnike… dhe sistemin klientelist që ata kanë ndërtuar gjatë dekadave të fundit”, shtoi ai.
Ndërkaq, sipas Lisanin, është e papërshtatshme dhe potencialisht e rrezikshme të kesh institucione që nuk funksionojnë, veçanërisht në një periudhë afatgjate.
“Megjithatë, ajo çka është më e rrezikshme është që të trajtoni zhvillimet e përditshme si ngjarje të izoluara dhe incidente të izoluara, dhe të mos e shihni të gjithë këtë në një kontekst të procesit që ka vazhduar për mbi 20 vjet dhe shumë lehtë mund të zgjasë edhe në dhjetë apo 20 vjetët e ardhshëm”, tha Lisanin.
Ai sugjeroi se tani për tani do të mjaftonte “të dërgohej sinjal tek aktorët politikë se ata njihen si përfaqësues legjitim brenda komuniteteve të tyre”.
Sinjalet e rrezikshme
Por, zgjidhjet e shpejta për një shtet që ka probleme të rrënjosura kaq thellë, i bëjnë të tjerët më nervozë.
“Unë nuk jam dikush që besoj se stabiliteti është gjëja më e rëndësishme që mund të arrihet. Unë mendoj se një qeveri e përgjegjshme dhe demokratike, në fund të fundit, është më e rëndësishme sesa nëse një situatë e veçantë për momentin është paksa e paqëndrueshme”, tha Vogel.
Por, ai paralajmëroi se “problemi është se ne kemi hequr të gjithë parmakët mbrojtës”. Lejimi i liderëve etnikë si Dodik dhe Çoviq të “detyrojnë komunitetin ndërkombëtar të diskutojnë për çështje që vërtetë do të duhej të ishin të panegociueshme”, sipas Vogel, është gabim.
Ekspertët kanë treguar se cilat gjëra duhet të shikohen më 2022 për të kuptuar se nëse në të vërtetë Bosnja do të shpërbëhet.
Ata kanë thënë se shpallja e pavarësisë nga Republika Sërpska apo formimi zyrtar i ushtrisë së Republikës Sërpska – dy gjëra që Dodiku veçse i ka diskutuar publikisht – mund të jenë një prej momenteve të tilla që do të linin të kuptohet se Bosnja do të shpërbëhet.
Prelec tha se për të “një situatë ku dy palët thjesht po injorojnë ligjet e njëra-tjetrës, janë një sërë hapash në rrugën e shpërbërjes”.
“Përveç kësaj, shtoni edhe faktin që njerëzit që do të zgjidhen në zgjedhjet e tetorit nuk do të njihen nga gjysma e shtetit për shkak të bojkotit, dhe ky do të jetë një hap tjetër i madh”, shtoi Prelec.
Vogel tha se dhuna mund të jetë një shkaktar tjetër i pakthyeshëm.
“Nëse krijohen kushtet për luftë, kjo nuk do të jetë për fajin e popullit të Bosnje e Hercegovinës”, thanë aktivistet kundër luftës, Gorana Mlinareviq dhe Nela Porobiq në një koment të publikuar në nëntor mbi “luftën e parashikuar”. Ato fajësuan elitat etno-nacionaliste dhe komunitetin ndërkombëtar, përgjigja e të cilëve, padyshim “që krijoi më shumë tension”.
Ato thanë për Radion Evropa e Lirë se disa lexues kanë shprehur lehtësim se “më në fund një zë kundër luftës doli në hapësirën publike”.
“Njerëzit që kanë jetuar në vitet ’90 natyrisht se kurrë më nuk do të mund të thonë ‘lufta është diçka e pamundur’ sepse e kanë jetuar një luftë dhe e dinë se asgjë nuk është e pamundur, por sërish ideja është që ata nuk e duan (një luftë të re). Njerëz të tjerë duan luftën për ta”, shtuan ato.
Gjetja e ndonjë alternative të mundshme për arkitekturën e Dejtonit do të kërkonte një mendim të guximshëm dhe kreativ.
“Unë jam personi i fundit që mund të pretendoj se një gjë e tillë është e lehtë”, tha Vogel, “por, mënyra sesi nuk do të mund ta kapërceni atë është duke vazhduar së fuqizuari liderët nacionalistë”.
Ndërkaq, sipas Bieber, “interpretimi optimist i pesimizmit” është se ndryshimi do të vije nga vetë forcat shoqërore të Bosnjës dhe nga vetë forcat e saj politike që padyshim janë jopopullore, në vend se ndryshimet të imponohen nga jashtë.
“Unë mund të imagjinoj shfaqjen e alternativave politike, edhe nëse ato nuk janë ende të dukshme apo mjaft të fuqishme për të ndryshuar realisht dinamikën”, tha ai, “por, kjo nuk nënkupton që ato nuk të mund të fuqizohen në kohën e duhur”.
Duke paraqitur një mendim të ngjashëm, Prelec përshkroi lehtësinë me të cilën boshnjakët i shohin linjat, kryesisht të pacaktuara, ndërmjet etnive më të përafruara, që përbëjnë këtë shtet.
Në varësi të rrugës që zgjidhni, një udhëtim me makinë nga Sarajeva në Banjallukë mund të bëjë që të kaloni disa herë në Federatën boshnjake e kroate dhe Republikën Sërpska, dhe dallimi i vetëm është se tabela njoftuese mund të jetë ose në latinisht ose në cirilik.
“Nuk e keni idenë se ku është vija ndarëse dhe askush nuk e di”, tha Prelec.
Me të gjitha të metat, Prelec e vlerësoi marrëveshjen e Dejtonit për qëndrueshmëri, të paktën pjesërisht.
“Ekziston një lloj fondi apo rezervuari i vullnetit për bashkëjetesë që vjen nga thjesht të jetuarit në mënyrë paqësore për 26 vjet. Veçanërisht për të rinjtë, sepse ata kanë lindur në këtë botë, në këtë Bosnje të Dejtonit”, tha Prelec.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për Neës24 detaje nga dosja hetimore ku janë regjistruar bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqiraj dhe Mirlinda Karçanajn.
Regjistrimet janë bërë me kamera të vendosura në zyrë, e lidhur gjithashtu me telefonin.
Videot janë pamje filmike të ruajtura nga Agasi, megjithatë ka të dhëna për dhjetëra takime të tjera.
Pjesë nga bisedat:
Ermal Beqiri: Informacioni është një gjë shumë më e madhe se numrat
Ergys Agasi: Ueee
Beqiri: Ça me i bo atij…
Agasi: Nuk e diskuto fare mo burrë, tani jemi goxha shumë shumë lart
Agasi: E ke bërë gati kallëzimin penal për Nardin se ka nxjerrë sekret shtetëror Edhe filloi pastaj e pa situatën si shkoi, filloi prap jo Nardi kshu jo ashtu, filloi t’u shpjegu.
Karçanaj largohet.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka avancuar me hetimet në lidhje me veprimtarinë dhe përfitimet e kompanisë “Gogel” sh.p.k., e cila rezulton në emër të Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka ndërmarrë edhe disa veprime hetimore në disa kompani të tjera të lidhura ngushtë me shoqërinë “Gogel”.
Sipas burimeve, mësohet se SPAK ka zbuluar marrëdhënie financiare ndërmjet Bashkisë së Tiranës, shoqërisë “One Albania” sh.a. dhe shoqërisë “Gogel” sh.p.k. Në kuadër të këtyre hetimeve janë evidentuar disa lidhje tregtare dhe financiare me disa shoqëri që kanë pasur marrëveshje financiare gjatë viteve 2020–2024. Këto shoqëri kanë përfituar fonde për aktivitete të ndryshme që Bashkia e Tiranës ka organizuar.
Nga verifikimet e kryera rezulton se këto subjekte, përveç marrëdhënieve me institucionet publike, kanë pasur ndërveprime të vazhdueshme financiare edhe me shoqërinë “Gogel” sh.p.k., e cila zotërohet nga Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, aktualisht i pandehur me 13 akuza.
Nga këqyrja që i është bërë disa dokumentacioneve të sekuestruara nga SPAK, rezulton se për katër vite Bashkia ka dhënë 2.4 milionë euro për aktivitete artistike dhe kulturore, si edhe për sponsorizime.
Nga analiza e të dhënave të deklaruara në Portalin Qendror të Kontrollit dhe Menaxhimit (Fiskalizimi), rezulton se shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., me administrator Erald Simixhiu, i cili rezulton lidhje e afërt familjare e Ajola Xoxës, ka regjistruar një sërë faturash shitjeje gjatë vitit 2024, ndër të cilat përfshihet edhe ajo me një subjekt tregtar, me vlerë 698,285 lekë.
ARBËR VELIAJ NË AVION
Ndërsa Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar këto operacione hetimore, “Ora News” ka siguruar pamje të Arbër Veliajt në avionin, sipas burimeve, të linjës Tiranë–Vjenë, ku mendohet se ndodhen edhe zyrat e bizneseve të tij.
Fotot janë të ditëve të fundit, por ajo që mbetet e paqartë nga të njëjtat burime është nëse bileta e prerë nga Arbër Veliaj është vetëm me “vajtje”, apo me “vajtje–ardhje”./Boldnews.al
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bën thirrje për pjesëmarrje masive sot më 22 dhjetor, duke theksuar se beteja për ndryshimin e realitetit politik nuk i përket vetëm partive opozitare, por çdo qytetari që kundërshton krimin, korrupsionin dhe kapjen e shtetit.
Postimi i plotë në FB:
“Protesta e Opozitës në 22 Dhjetor
Në mbledhjen e kryesisë, Kryetari i Partisë Republikane theksoi se është koha që jo vetëm Partia Demokratike, Partia Republikane, por gjithë opozita pa dallim, çdo qytetar, të jetë prezent dhe të luftojë për të ndryshuar realitetin e dominuar nga krimi, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria.
Raporti i OSBE/ODHIR denoncoi se zgjedhjet ishin një farsë, ku shteti dhe Partia Socialiste u bënë një, duke vjedhur paratë e taksapaguesve për të blerë vota, faljen e gjobave dhe bonusin për pensionistët në shkëmbim të votës. ODHIR deklaroi se krimi i organizuar, i lidhur me pushtetin, bleu vota, intimidoi votuesit dhe vendosi në parlament përfaqësuesit e tij. Po ashtu, deklaroi qartë se liderët e opozitës u proceduan dhe arrestuan përpara zgjedhjeve politikisht, në shërbim të pushtetit.
IDU (Unioni Ndërkombëtar për Demokraci), ku bën pjesë Partia Republikane Amerikane e Presidentit Trump, Partitë Popullore Europiane theksuan se zgjedhjet në
Shqipëri u manipuluan nga Partia Socialiste, e lidhur me korrupsionin dhe krimin, dhe Shqipëria duhet të gjejë mekanizmat për një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit.
Të gjitha këto kanë vlerë kur opozita dhe shqiptarët të bashkohen në një lëvizje të fuqishme masive kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila po zbraz Shqipërinë dhe po shkatërron të ardhmen e Shqipërisë dhe Kombit, duke e kthyer atë në momentet më të errëta të historisë shqiptare.”
Prisni se ngatërrova regjistër. E nisim sërish, da capo:
— Grua, doli dielli edhe për ne! Je abdejtuar me të fundit? Qeveria rriti rrogat e klasës punëtore dhe shtresave në nevojë, që ia marrsha të keqen!
Por, siç ndodh rëndom në familjet tona, entuziazmi i burrit që lexon titujt e lajmeve u përplas me muret e ftohta të realitetit që mban në dorë gruaja – ekonomistja e vërtetë e familjeve tona me buxhet të kufizuar. Ajo tundi kokën, pa asnjë shenjë gëzimi, dhe aty buzëqeshja më ngriu në fytyrë.
— Më pëlqen ky entuziazmi yt. Po kur ta mbash ti llogarinë e shtëpisë, do ta shohësh rritjen e vërtetë, — më tha me një zë që parashikonte stuhinë.
E ekzagjerove, – iu kundërvura unë. – Tani jemi në kohën kur mund të heqim dhe ndonjë lek mënjanë.
Pas kësaj ndërhyrjeje, me sa duket krejtësisht të pamotivuar, fytyra e gruas u nxi edhe më shumë.
— Sa kafe në ditë pi zotrote? — më pyeti ajo. Kështu nisi “seanca” e llogaritjes; jo me makroekonominë e ministrisë, por me mikroekonominë e bidonit të ujit.
— Dy, – iu përgjigja unë i habitur nga kthesa e gruas. – Të tretën ma ka ndaluar doktori se më ngrihet tensioni.
— Dhe sigurisht i shoqëron me nga një bidon ujë, apo jo?
Nënqesha hidhur. Hajde grua, hajde.
— Po ke parë të pihet kafja pa ujë? Dhe duhet nga ai i paketuari, se po pive nga ai i çezmës, të zë purtha e përfundon tek Infektivi.
Për çudinë time gruaja filloi të avanconte duke u thelluar:
— Po sa ujë paguajmë në muaj si faturë bashkie, e di? Eja të bëjmë një llogari bashkë.
Unë, i gatshëm në punët e shtëpisë, hapa kalkulatorin. Dava uji! Sa rëndoka në buxhetin e familjes?
— Sa ishte fatura e ujit këtë muaj?
— 22 mijë lekë.
Birinxhi. Çfarë janë 22 mijë lekë në fund të fundit? Hiçgjë
— Sa ujë me bidonë konsumojmë në muaj?
Nisa të mendohem.
-Besoj nja 13–15 nga ai 10-litërshi që, me 1200 lekë bidoni, na rezulton nja 20 mijë lekë të tjera.
Kishin ikur më shumë se 40 mijë lekë nga kuleta dhe nuk kisha kuptuar gjë.
— Po katër të rritur në shtëpinë tonë, sa ujë konsumojmë rrugëve, kafeneve apo në zyrë?
Shfryva. Se me këtë punën e matematikës nuk është se i kam pasur punët mirë.
— Po e lëmë me tre bidonë mesatarisht në ditë, nga ata që kushtojnë 700 deri në 900 lekë… — zëri filloi të më dridhej, llogaria po më shtrëngonte fytin.
Fluturuan dhe nja 80 mijë lekë. Bo, bo… u katandis kokoshi një thelë.
— E sheh? — ndërhyri ajo. — Të paktën 120 mijë lekë vetëm ujë! Pra, rreth 22 për qind e 500 mijë lekëshit shkon vetëm për të shuar etjen e për të larë surratin.
Kulmi! Ishim në mesin e dimrit, por gryka m’u tha. Vajta të rrëmbeja një bidon, por kur mendova koston, bërtita:
— Sikter me gjithë ujë! Edhe qumësht dhie të pinim, do na dilte më lirë!
Por nuk mbaroi me kaq. U hap thesi… dhe lista bashkë me të.
— Vazhdojmë me artikujt higjienikë, — vijoi bashkëshortja me tonin standard të ministres së Financave. Më kishte ardhur në majë të hundës dhe vendi s’po më nxinte.
— Po pse, moj grua, u sosën gazetat kështu?
Le që ne në gazeta punojmë, e kemi lëndën e parë falas.
— Eh, po kanë plumb! Mjekët thonë se plumbi është i keq për organizmin. Pastaj shtëpia ka nevojë për letër higjienike, peceta higjienike, solucione higjienike… ka lloj-lloj asortimentesh higjienike sot.
—Po te pjata e gjellës kur do shkojmë?
—Do vemë dhe aty, po prit se ka radhë puna.
— Lëre me kaq! — i thashë duke ngritur duart përpjetë, si i dorëzuar para fatit. —
Se e shoh që, kur të vijë puna te buka, do përfundojmë te misri foragjere, nga ai që përdoret si silazh për lopët e mushkat. Se për brekë, kanotiere e ndonjë bluzë për ndërresë, e kemi gjetur zgjidhjen te “Gabi”.
— Jo po doje edhe pushime në Jug ti…, — shtrembëroi fytyrën ajo, si për ta mbyllur përfundimisht bisedën dhe për ta zbehur deri në fund entuziazmin tim.
— Kështu siç përfunduam, do t’i marr çelësat e tarracës Bajramit. Blejmë dy karrige portative dhe një çadër dhe ja ku e bëmë plazhin, — propozova unë.
Gruaja buzëqeshi dhe aprovoi me një “OK”-ej të plotë.
—E sheh? Filluan të të vijnë mend.
Dhe unë për kompensim i dhashë një tjetër “OK”, sigurisht po aq të plotë.
Qeveria mund të shtojë zero në rrogat tona, por për sa kohë kostoja e jetesës galopon më shpejt se vendimet e Këshillit të Ministrave, ne do ta kapërcejmë gjithnjë me borxhe pragun e shtëpisë. Në fund të ditës, suksesi i një rritjeje rroge nuk matet me duartrokitjet në parlament, por me faktin nëse gruaja do ta tundë kokën për miratim apo si dëshpërim kur të shohë listën e pazarit.
Për momentin, dielli që “doli” mbi strehën e shtëpisë sonë u mbulua sërish nga retë e zeza të bidonëve me ujë, dhe… letrave higjienike.
Qeveria ruse po shtyn qytetarët që të përdorin Max, aplikacionin e ri të krijuar dhe të kontrolluar nga shteti.
North.Realities
Një grua në Shën Petersburg e la punën në një agjenci komunale vetëm që të shmangte instalimin e një aplikacioni. Studentëve të një universiteti në Siberi u është thënë se nuk mund të hyjnë në provime, madje janë kërcënuar me përjashtim, nëse nuk fillojnë që ta përdorin atë. Një burrë gënjeu shefin e tij për këtë gjë dhe tha se mund të detyrohej të blinte një pajisje të dytë – një telefon të thjesht, ku nuk mund të përdoret interneti.
Para gjashtë muajsh, mes një buje të madhe, autoritetet ruse nisën zbatimin e një projekti që shpresonin se do të transformonte jetën digjitale të qytetarëve: një aplikacion kombëtar komunikimi, i mbështetur nga shteti, që do t’u mundësonte njerëzve të bënin gjithçka, duke nisur nga ankesat për mbledhjen e mbeturinave, te regjistrimi për lëndë shkollore dhe caktimi i terminëve te dentisti.
I quajtur Messenger Max, ai është boshti kryesor i një përpjekjeje më të gjerë për të ndërtuar një “super-aplikacion”, i instaluar në çdo telefon mobil, që në fund do t’u lejojë rusëve të kryejnë një sërë veprimesh nën mbikëqyrjen e rreptë të rregullatorëve shtetërorë dhe Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB).
Reklamat për aplikacionin Max janë kudo në Rusi: në bilborde, në internet, në televizione dhe ai po promovohet edhe nga zyrtarët qeveritarë. Rregullatorët kanë ngadalësuar aplikacionet më të përdorura që nuk janë nën kontrollin e shtetit, si WhatsApp dhe Telegram, për t’i frustruar përdoruesit dhe për t’i shtyrë ata të kalojnë tek aplikacioni Max.
Por, a po funksionon kjo? A po kalojnë rusët tek aplikacioni i ri?
Në shumë raste, po. Por, shumë njerëz po ankohen dhe disa po rezistojnë.
“Max ishte pika e fundit”, tha Oksana Petrova, një grua që la punën e saj në Shën Petersburg pasi iu urdhërua të shkarkonte Max-in.
Kur pyeti pse duhej ta bënte dhe shprehu dyshime mbi sigurinë e tij, asaj iu mbajt një leksion se si “të gjitha rrjetet sociale janë nën mbikëqyrje”, u shpreh Petrova.
Amerikanët monitorojnë WhatsApp-in, francezët monitorojnë Telegram-in, “por, vetëm FSB-ja monitoron Max-in”, tha shefi i saj. Nëse nuk e instalonte, i tha shefi, FSB-ja do ta vëzhgonte.
Petrova, si dhe të tjerët me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë për këtë artikull, kërkuan të përdornin pseudonim për të shmangur arrestimin ose ndjekjen ligjore.
Një grua e quajtur Anastasia u ankua se djali i saj së fundi u ndalua nga mësuesi i tij që të marrë pjesë në një ekskursion shkollor për të parë një film, sepse Anastasia nuk konfirmoi lejen e tij, duke përdorur Max-in. Djali u kthye në shtëpi duke qarë.
Mësuesi “tha ‘nëse nuk të pëlqen, transferohu në një shkollë tjetër. Unë nuk përdor mesengjerë të tjerë për të komunikuar me prindërit, ky është urdhër i shkollës’”, shkroi Anastasia në një koment në aplikacionin e rrjeteve sociale Threads, një platformë e kompanisë Meta, që ka edhe WhatsApp-in dhe Instagram-in.
Shtytja për super-aplikacionin
Për vite të tëra, autoritetet kanë hasur në vështirësi në gjetjen e mënyrave për të kontrolluar apo monitoruar WhatsApp-in dhe Telegramin, i cili u krijua nga rusi Pavel Durov.
Këto përpjekje janë pjesë e fushatave më të gjera – që datojnë prej dekadash – për të kontrolluar mënyrën se si rusët e përdorin internetin.
Përveç që kanë shënjestruar gjigantët perëndimorë të internetit si Facebook, Google, Apple dhe Amazon, autoritetet kanë zhvilluar alternativa vendase si Yandex, VK dhe Mail.ru dhe kanë ndërmarrë hapa për t’i kontrolluar plotësisht këto platforma.
Vitin e kaluar, VK, kompania ku shefi ekzekutiv i saj është djali i këshilltarit të Kremlinit, Sergei Kiriyenko, u shfaq si një lider në zhvillimin jo vetëm të Messenger Max, por edhe si një alternativ për YouTube, platformën e videove që është në pronësi të Google, që po ashtu është mjaft i popullarizuar në mesin e rusëve.
Më shumë se 15 vjet më parë, Ministria e Zhvillimit Digjital lansoi një portal të shërbimeve elektronike qeveritare të quajtur Gosuslugi. Ai ka thjeshtuar jetën e miliona rusëve, duke lehtësuar shumë punë të përditshme që burokracia ruse shpesh i bënte të padurueshme.
Që nga viti 2022, Gosuslugi ka filluar të integrojë më shumë nga shërbimet e saj në VK. Rregullatori kombëtar i teknologjisë dhe mediave, Roskomnadzor, përdori Gosuslugi për të paralajmëruar rusët rreth bllokimit të platformave si Instagram-i dhe për t’i nxitur rusët që të kalojnë te VK.
Në qershor, Duma shtetërore ruse miratoi legjislacionin që autorizonte krijimin e Max-it. Po atë muaj, presidenti rus, Vladimir Putin, e mbështeti publikisht aplikacionin, duke njoftuar se të gjitha shërbimet qeveritare duhet të transferoheshin tek ai.
Që atëherë, ka pasur një fushatë të madhe marketingu për të bindur rusët të kalojnë te ky aplikacion, përmes kërcënimesh dhe detyrimit.
“Duhet të pranohet se sa shumë burime po përdoren për ta shtyrë këtë gjë të quajtur Max, me çdo mjet, përfshirë edhe vetë Putinin. Pra, Putini personalisht nuk ka promovuar kurrë asnjë organizatë tjetër komerciale, përveç Max-it”, tha për Current Time, Mikhail Klimarev, aktivist dhe drejtor i Shoqatës për Mbrojtjen e Internetit.
“Mendoj se kjo është arsye e mjaftueshme për të qëndruar larg, për të qëndruar larg gjithçkaje”.
Në një sondazh të zhvilluar muajin e kaluar nga grupi hulumtues Russian Field, 68 për qind e rusëve thanë se nuk e përdorin fare Max-in, ndërsa edhe 1 për qind tjetër deklaruan se e kishin shkarkuar aplikacionin, por nuk e përdornin. Ata që e përdorin thanë se e shfrytëzojnë kryesisht për biseda dhe mesazhe me miq e familjarë, e më pas për komunikime zyrtare, përfshirë edhe ato që lidhen me shkollat.
Situata në shkolla
Muajin e kaluar, Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Lartë e Rusisë u dërgoi një letër të gjitha institucioneve të arsimit pasuniversitar, duke përcaktuar një sërë afatesh që shkollat të regjistronin Max-in për komunikim zyrtar dhe të raportonin se si po përdorej aplikacioni.
Në Universitetin Shtetëror të Kubanit, studentët publikuan online fotografi të një urdhri të dekanit që i detyronte studentët të shkarkonin Max-in, si dhe kërkesën që të shkruanin një “deklaratë shpjeguese” nëse refuzonin.
Urdhra të ngjashëm u raportuan edhe në universitete të tjera. Në Voronezh, studentëve iu kërkua të instalonin aplikacionin, në të kundërtën nuk do të lejohej të hynin në provimet përfundimtare. Në Jekaterinburg, studentët u kërcënuan me përjashtim nga universiteti.
Në Universitetin Shtetëror të Kazanit, departamenti i kimisë u ka thënë studentëve se do të pengoheshin fizikisht që të hynin në fakultet, nëse nuk siguronin një leje elektronike të hyrjes përmes aplikacionit Max.
OVD-Info, një organizatë monitoruese e pavarur që dokumenton represionin policor, tha se deri në fund të nëntorit kishte pranuar dhjetëra ankesa nga studentët dhe mësimdhënësit, të cilët janë ankuar se po detyrohen ta përdorin këtë aplikacion.
Disa studentë thanë se ishin indiferentë.
“Nuk kam mendim të fortë për këtë. E kam instaluar. Kam regjistruar llogarinë, por nuk e përdor”, tha Aleksei, student në Universitetin Shtetëror të Pskovit. “Edhe njerëzit e tjerë thonë njësoj”.
Ai shtoi se Max-i është më i besueshëm krahasuar me aplikacionet e tjera të mesazheve.
Viktoria Romanova, aktiviste nga OVD-Info, tha se administratorët e universiteteve kanë shmangur ligjet ekzistuese duke përdorur gjuhë të paqartë për të detyruar studentët të përdorin aplikacionin Max.
“Kërcënimet e drejtpërdrejta dhe të hapura, si përjashtimi nga shkolla ose pushimi nga puna, ose moslejimi i studentëve të hyjnë në provime, janë më pak të zakonshme”, i tha ajo REL-it.
“Zakonisht përdorin formulime të paqarta për probleme të mundshme, kërcënime për masa disiplinore dhe krijimin e situatave ku thjesht bëhet e pamundur të mos instalohet Max-i”.
Këtë javë, rregullatorët propozuan idenë që bankat të detyrojnë klientët e tyre që të përdorin vetëm Max-in për procedurat e tyre bankare.
Po ashtu gjatë kësaj jave, disa rusë janë ankuar se kanë probleme me Gosuslugi, portalin qeveritar. Portali i lajmeve Vyorstka raportoi se një nënshkrim elektronik, i njohur si GosKlyuch, i cili përdoret për të nënshkruar dhe shkëmbyer dokumente ligjore brenda Gosuslugit, tani do të kërkojë përdorimin e aplikacionit Max.
Aleksei, që punon në ndërmarrjen e ngrohjes komunale në Shën Petersburg, tha se e kishte gënjyer shefin e tij se e kishte shkarkuar aplikacionin. Sipas tij, shumica e kolegëve të tij kanë vepruar po njësoj.
“Një pjesë e njerëzve që kanë frikë se të dhënat e tyre personale mund të zbulohen, mendoj se do të blejnë pajisje dhe do t’i përdorin për të hyrë në WhatsApp, për të krijuar llogari të reja të postës elektronike, në mënyrë që të mos detyrohen ta përdorin Gosuslugi, Sberbank, ose ndonjë gjë tjetër”, tha ai. “Kështu është puna. Është e neveritshme”.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – tani në detyrë – në Prishtinë. Mars, 2025.
Valona Tela
Anëtarësimi në NATO është më shumë se një dëshirë politike për Kosovën – është nevojë urgjente. Ky është pozicioni që mbajnë jo vetëm autoritetet e vendit, por edhe disa aleatë të rëndësishëm, në kohën kur paralajmërimet për rrezikun në rritje nga Rusia nuk ndalen.
NATO-ja premton se angazhimi i saj për stabilitetin e rajonit do të mbetet i palëkundur, por a mjafton kjo për një vend që ndodhet në vijën e parë të sfidave strategjike?
Qeveria në detyrë e Kosovës konfirmon se anëtarësimi në aleancën ushtarake të Perëndimit mbetet synim i Republikës, por thekson se rruga drejt këtij objektivi “varet edhe nga rrethanat dhe zhvillimet gjeopolitike”.
Zyrtarët nuk i dhanë një përgjigje të drejtpërdrejtë Radios Evropa e Lirë nëse ka plane për një aplikim formal për anëtarësim, por vunë në pah angazhimin e vazhdueshëm të vendit në këtë drejtim.
“Gjatë viteve të fundit i kemi rritur ndjeshëm investimet e dedikuara për mbrojtje. Në vitin 2024, Republika e Kosovës, përkatësisht Kuvendi i Kosovës, e ka avancuar statusin e tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga anëtar vëzhgues në anëtar të asociuar. Ndërkaq, tri herë, më 2021, 2023 dhe 2025, kemi qenë vend pjesëmarrës dhe mikpritës i ushtrimeve ushtarake Defender Europe”, tha zëdhënësi Përparim Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë tashmë anëtare të NATO-s. Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia janë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa Kosova mbetet jashtë edhe këtij kuadri bashkëpunimi, për arsye politike.
Në NATO-n 32-anëtarëshe janë katër vende – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa për shumicën e aleatëve, normalizimi i marrëdhënieve të saj me Serbinë mbetet kusht kyç për çdo hap përpara drejt anëtarësimit.
Serbia, nga perspektiva e Kosovës, përbën rrezikun kryesor të sigurisë, ndërsa Rusia shihet si aktori që e ushqen dhe e shfrytëzon këtë tension për të zgjeruar ndikimin e saj destabilizues në Ballkan.
Ndaj, zgjerimi i NATO-s me Kosovën do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit rajonal, sipas presidentes Vjosa Osmani.
“Për ne, të jemi në NATO nënkupton të jemi të sigurt. Mendoj se Rusia ka interes afatgjatë për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor, e përmes tij gjithë kontinentin evropian. Dhe nuk do të heqë dorë nga ky synim”, tha Osmani në një intervistë për Politico-n.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ngriti alarmin më 11 dhjetor, duke paralajmëruar se aleatët e Aleancës janë shënjestra e radhës e Rusisë.
“Rusia e ka rikthyer luftën në Evropë, dhe Evropa duhet të jetë e përgatitur”, sipas tij.
Qysh prej nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës, para gati katër vjetësh, Kosova ka kërkuar disa herë anëtarësim të përshpejtuar në NATO.
Radio Evropa e Lirë pyeti në këtë aleancë nëse ka plane për të thelluar angazhimin me Kosovën, përtej misionit paqeruajtës KFOR, apo nëse po shqyrtohen mekanizma që do t’i ofronin Kosovës garanci më të fuqishme sigurie.
Në përgjigjen e marrë nga një zëdhënës thuhet vetëm se “Ballkani Perëndimor, në përgjithësi, mbetet lart në agjendën e NATO-s. Është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Angazhimi ynë për stabilitetin e tij është i palëkundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ketë vakum të sigurisë”.
Ndërsa pranoi se shtetet autoritare, si Rusia, përpiqen të ndërhyjnë dhe të minojnë demokracitë, zëdhënësi i NATO-s nënvizoi gjithashtu situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë, duke e cilësuar dialogun me Serbinë si thelbësor për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
NATO-ja u zgjerua për herë të fundit vitin e kaluar me Suedinë. Pushtimi rus i Ukrainës e nxiti atë dhe Finlandën një vit më herët t’u jepnin fund dekadave të neutralitetit ushtarak dhe të kërkonin siguri kolektive.
Këtë javë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se vendi është i gatshëm të heqë dorë nga aspiratat për anëtarësim në NATO, në këmbim të garancive të sigurisë. Pavarësisht kësaj, anëtarësimi i Ukrainës në aleancë – anëtaret e së cilës janë të detyruara ta mbrojnë njëra-tjetrën – ka qenë gjithmonë thuajse i pamundur, për shkak të kundërshtimit të Rusisë.
Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, thotë se Kosova ndoshta mund të përfitojë nga kjo situatë, sepse NATO-ja nuk dëshiron të krijojë përshtypjen se Rusia ka të drejtë vetoje mbi vendimmarrjen e saj.
“NATO-ja është krenuar gjithmonë me autonominë e vendimeve të saj. Dhe, nëse për momentin i duhet të heqë dorë nga anëtarësimi i Ukrainës, ajo mund të dëshirojë ta kompensojë këtë duke u zgjeruar drejt dy vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor – Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kosovës – për të treguar se dyert e Aleancës mbeten të hapura”, thotë Shea për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Neni 10 i Traktatit të NATO-s përcakton kushtet e zgjerimit, duke theksuar se anëtarësimi u ofrohet të gjitha shteteve evropiane që ndajnë vlerat e Aleancës dhe kanë kapacitetin të kontribuojnë në sigurinë e Atlantikut të Veriut.
Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, i cili ka marrë pjesë në negociatat për anëtarësimin e vendit të tij në NATO, argumenton se Kosova ka përparuar në aspektin ushtarak, por vë në pah pengesat në funksionimin e brendshëm të shtetit. Për pjesën më të madhe të këtij viti, Kosova ka qenë me qeveri në detyrë dhe pa kuvend funksional.
Mediu nënvizon rëndësinë e unitetit politik, duke përmendur edhe përvojën e Shqipërisë, ku pushteti dhe opozita kanë pasur qëndrim të përbashkët gjatë procesit të anëtarësimit.
“Pa këtë, është e pamundur të avancohet në NATO. NATO-ja nuk është vetëm një dëshirë. Është një proces i angazhimeve politike, institucionale, juridike, i luftës kundër krimit, kundër korrupsionit… Kjo është paketa politike. E, pastaj, vjen reforma në forca të armatosura, ku Kosova nuk ka ecur me hapa të ngadaltë, por me hapa pozitivë”, thotë Mediu për Exposenë.
Sipas Mediut, integrimi i Kosovës në NATO nuk vjen vetëm duke u pozicionuar kundër Serbisë apo Rusisë – ai kërkon ofertë konkrete strategjike ndaj aleatëve, veçanërisht SHBA-së.
Marrëdhëniet me SHBA-në, thotë ai, nuk mund të merren si të mirëqena; duhet të jetë e qartë se çfarë ofron Kosova dhe faktori shqiptar në rajon në këmbim.
Ai sheh zgjidhje në integrim gradual de facto: bashkëpunim ushtarak rajonal dhe kapacitete të përbashkëta operative.
“Kjo do të ishte një platformë shumë pozitive për ta përshpejtuar procesin. Nëse Kosova do të përfshihej me vendet tjera të NATO-s në rajonin e Ballkanit, në krijimin e niveleve të përbashkëta operacionale, që kanë të bëjnë me forca të gatshme për të vepruar, me vëzhgimin e hapësirës ajrore, detare, tokësore etj., Kosova, de facto, do të ishte e kyçur në një marrëdhënie me NATO-n”, thotë Mediu.
Në të njëjtën linjë, Shea thotë se Kosova duhet ta thellojë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe Kroacinë, me të cilat tashmë ka partneritet në fushën e mbrojtjes, për të demonstruar kontributin e saj në stabilitetin rajonal.
Paralelisht, sipas tij, vendi duhet t’i avancojë reformat e brendshme dhe angazhimin diplomatik.
“Mendoj se, së pari, duhet të kemi një marrëdhënie më të mirë pune mes Qeverisë së Albin Kurtit dhe Shteteve të Bashkuara dhe fuqive kryesore evropiane. Të flasim hapur, këto marrëdhënie nuk kanë qenë të lehta gjatë viteve të fundit, dhe Kurti është përballuar me kritika të drejtpërdrejta nga SHBA-ja dhe disa aleatë evropianë. Gjendja e brendshme në Kosovë, me bllokadat në Parlament, dështimin për të zgjedhur kryetar, dhe fakti që tani kemi sërish zgjedhje më 28 dhjetor, ka ndikuar gjithashtu që jostabiliteti politik të mos shkojë në favor të Kosovës”, thotë Shea.
Ai shton se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sillte kryesisht përfitime politike, pasi KFOR-i e mbron vendin me vite tashmë. Anëtarësimi do t’i siguronte njohje të plotë, vend në tryezën e NATO-s, kredibilitet ndërkombëtar dhe rol më të fuqishëm në sigurinë rajonale dhe evropiane.
Megjithatë, Shea paralajmëron se çdo reduktim apo ripozicionim i forcave amerikane në Evropë do ta detyronte kontinentin të merrte më shumë përgjegjësi për mbrojtjen konvencionale, përfshirë edhe Kosovën.
Këtë vjeshtë, SHBA-ja ka njoftuar për një reduktim të forcave rotative amerikane në Rumani. Radio Evropa e Lirë ka pyetur Departamentin amerikan të Mbrojtjes më 31 tetor dhe më 16 dhjetor nëse këto ndryshime do të kenë ndonjë ndikim në pozicionimin ushtarak të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, por nuk ka marrë përgjigje.
Në fillim të këtij muaji, në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së u diskutua për situatën në Ballkanin Perëndimor, ku përfaqësuesi republikan, Keith Self, e përshkroi rajonin si një “shkrepëse” dhe theksoi se udhëheqja e SHBA-së duhet të ketë një ndikim të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit atje.
“Vendet e NATO-s në Ballkan duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar mbrojtje ushtarake dhe politike. Kosova është veçanërisht e ekspozuar pa anëtarësim në NATO – proces që mbetet i bllokuar për shkak të refuzimit të Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë për ta njohur pavarësinë e saj”, tha Self.
Edhe pse konteksti gjeopolitik ka ndryshuar ndjeshëm, vendet mosnjohëse nuk kanë lëvizur, por ngjashëm as Kosova nuk ka bërë ndonjë hap të madh, përveçse nga një cikël i rregullt zgjedhor në fillim të vitit në një tjetër të parakohshëm tani në fund.
E, nga këndvështrimi i sigurisë, ky ritëm mund të shihet si një shembull i kuptimit të vonuar të urgjencës strategjike.
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ka drejtuar akuza ndaj Shtëpisë së Bardhë përmes përfaqësuesit të tij, pas deklasifikimit dhe publikimit të fotografive ku ai shfaqet në kuadër të hetimit për skandalin Epstein, duke theksuar se “po përpiqen ta përdorin si kokë turku”.
“Shtëpia e Bardhë nuk i mbajti këto dosje të fshehura për muaj të tërë për t’i publikuar vonë një të premte me qëllim mbrojtjen e Bill Clinton,” deklaroi përfaqësuesi i tij në një postim në X.
Ai i atribuon këtë veprim Shtëpisë së Bardhë si një përpjekje “për t’u mbrojtur nga ajo që do të pasojë ose nga ajo që do të përpiqen të fshehin”.
Foto të Clinton nga dosja Epstein
“Mund të publikojnë sa fotografi të duan – mbi 20 vjeçare – por kjo nuk ka të bëjë me Bill Clinton. Nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë lidhje me të,” theksoi ai në deklaratë.
“Madje edhe Susie Wiles ka thënë se Donald Trump e ka gabim për Bill Clinton,” shtoi ai, duke iu referuar komenteve të shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë për revistën Vanity Fair, ku ajo pranoi se Clinton nuk kishte qenë kurrë në ishullin e Epstein në Karaibe.
Clinton prej kohësh ka pohuar se i kishte ndërprerë lidhjet me Epstein rreth vitit 2005, përpara se ky i fundit, i dënuar për abuzim seksual dhe shfrytëzim të të miturve, të deklarohej fajtor.
Foto të Clinton nga dosja Epstein
Në deklaratën e tij, zëdhënësi i Clinton, Angel Ureña, u shpreh: “Ka dy lloje njerëzish. Kategoria e parë nuk dinte asgjë dhe i ndërpreu marrëdhëniet me Epstein përpara se krimet e tij të dilnin në dritë. Kategoria e dytë vazhdoi lidhjet me të edhe më pas. Ne jemi pjesë e kategorisë së parë. Sado që kategoria e dytë të përpiqet të zvarrisë situatën, kjo nuk do të ndryshojë. Të gjithë, veçanërisht MAGA, presin përgjigje, jo koka turku,” raportoi gazeta The Guardian. Panorama
—- E gjithë kjo na tregon se sa e rëndësishme është siguria dhe stabiliteti i pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.Ata që ecin më shpejt ishte dashur të vijnë në pushtet.Ata duhet të përcaktojnë ritmin dhe të jenë frymëzim për të gjithë neve , pas një regresi të gjatë politik, nga strukturat e burokratizuara dhe të korruptuara politike…
Rebelimi i pothuaj të shumicës të kësaj klasës politike , ishin ngjarjet të vitit 2025. Është shkruar dhe folur mjaftueshëm. Bilanci i këtyre kthesave politike ishte katastrofike, me pasoja që do të lënë gjurmë për krizat e prodhuara.Preferencat që dolën nga shkrimet nuk iu interesuan kuvendarëve rebel që ti marrin parasysh. Me rebelim u tregu pafuqia për të ndërtuar institucionet e reja të shtetit. Çdo gjë që u bë ngjau apo u shndërrua në tradhti. Ishte një goditje që luhati serioziosht demokracinë dhe themelet e shtetit .Kjo është karriera e turpshme politike të atyre kuvendarëve të pa moral politik dhe institucional.Të shpresojmë së zgjedhjet e 28 dhjetorit për shumë kënd aty të shënojë fundin e karrierës së tyre të ndytë politike .Nje garniturë e madhe e politikanve nuk janë të zotet të bien dakord se bota është në procesin e ndryshimeve të mëdha gjeostrategjike .Po krojohet një rend i ri botëror.Te shohim së sa prijesit botëror janë në gjendje të përcaktojnë politikat stretegjike të tyre .Se a do të ndalën luftërat apo do të kemi përspektiva të errëta edhe në vitin 2026 pritet të shohim në zhvillimet që do të vojnë .Politika në Kosovë dihet së si është , konfliktueze dhe e drejtuar për pushtet, e pak për shtet.Po ndëgjojmë premtime megallomane të pa realizuaeshme edhe gjatë kësaj fushate elektorale , fjalime të liderve partiak shumë pak të besueshme , më shumë të karakterit propagandistik.Gjendja politike nuk është e mirë dhe nuk ka ketu qka fshihet më.E gjithë kjo tregon se sa e e rëndësishme është siguria dhe stabiliteti i Republikës së Kosovës edhe në planin ndërkombëtar.Pa politikanë dhe pa politika vizionare nuk arrihen objektivat e të ndërtuarit shtet dhe mirëqenje të duhur.Madje, ekzistojnë tendencat të disa për të kthyer gjendjen e viteve të 90-ta ,të shekullit të kaluar!Këto janë skandale të rënda politike që nuk guxojnë të na ndodhin në këtë fillim shekulli.Duhet të sanohen dhe lokalizohen më saktësi pasojat e krizës politike dhe institucionale pas zgjedhjeve të dhejtorit.Përndryshe nga ka marr djalli.Duhet të kemi kujdes nga Serbia edhe në vitin vijues kur po shtohet presioni ndërkombëtar për të arritur një marrveshje paqeje të dala nga bisedimet e ndërsjella.Barrë e rëndë për Serbinë e Vuqiqit është bërë pavarësia e Kosovës, të cilën po tenton më qdo kusht ta zhbën me kërcnime për luftë, dhe më realizimin e Asociacionin famoz.Nuk kan pushuar apetetit serbomëdha për dalje në det të Serbisë, për të realizuar ëndrrën e kufirit Viroviticë –Karlovac-Karlobag.Qëllimi i agresionit të Serbësisë së Madhe është të dalin ne detin e Kroacisë,Malit të Zi dhe në anën tjetër për të krijuar dalje në portin e Durrësit ,si burime të fuqishme gjeostrategjike ekonomike dhe financiare.Mbrojtësit e ish republikave dhe Kosova , nuk e lejuan Millosheviqin të realizon projektin fashist për Serbi të Madhe ne shekullin e kaluar.Por, nese janë përulur në bisht në shekullin e kaluar, duhet përulur edhe tash, duke i kthyer tokat e grabitura, dhe Serbisë realishtë ti mbetet Pashallëku i Beogradit, që në fakt do të ishte epilogu i të gjitha disfatave historike serbe.Ne natyrishtë se nuk urojmë luftë në këto ndrrim motive , por urojmë vetëm paqe dhe të gjithë të mirat.E gjithë kjo na tregon se sa e rëndësishme është siguria dhe stabiliteti i pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.Ata që ecin më shpejt ishte dashur të vijnë në pushtet.Ata duhet të përcaktojnë ritmin dhe të jenë frymëzim për të gjithë neve , pas një regresi të gjatë politik, nga strukturat e burokratizuara dhe të korruptuara politike.Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “për herë të parë në më shumë se 10 vjet, zgjerimi është bërë një mundësi reale”. Ajo vlerësoi “progresin mbresëlënës” të Malit të Zi dhe Shqipërisë, të cilat janë bërë një burim frymëzimi për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.Në këtë mes duhet ta këtë vendin edhe Kosova, vendi më propërendimor në Evropë.Në deklaratën e tij, Presidenti i Këshillit Evropian përmendi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiç, refuzoi të vinte në samit. Costa përshëndeti hapat që Kosova ka ndërmarrë për të ndërtuar besimin midis komuniteteve, duke theksuar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë një moment kyç për konsolidimin e reformave dhe angazhimin konstruktiv në integrimin evropiaan.Fundvit i mbarë ishte njohja e Kosovës, nga dy shtete, dhe fillimi i heqjës të masve ekonomike të vura padrejtësisht karshi Kosovës.
Kastriot Çako, ish-oficer i lartë i Policisë së Shtetit, ka dalë me zë dhe fizgurë për të bërë një denoncim të fortë për një ngjarje që i ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, në ambientet e Komisariatit Nr.2 në Tiranë.
Sipas rrëfimit të tij përballë gazetarit Igli Çelmeta, më datë 10 Dhjetor, rreth orës 10:33, Çako ka marrë një telefonatë nga policia, ku i është kërkuar të paraqitej për një “sqarim” lidhur me një çështje pronësie.
Duke qenë se komisariati ndodhej pranë vendit ku po punonte, ai është paraqitur menjëherë, pa kundërshtim. Por ajo që duhej të ishte një procedurë rutinë, sipas tij, u shndërrua në një ndalim të pajustifikuar.
Pas një kontrolli personal dhe sekuestrimit të telefonit, Çako u fut në një dhomë izolimi, e mbyllur me shul dhe dryn.
“Në momentin që po plotësohesh blloku në shkallët e komisariatit numër dy nga kati i dytë zbret një civil dhe i thotë punonjësit të policisë pse e mban atje fute në dhomat e shoqërimit. Mbasi plotësoi dhe më bëri kontrollin personal duke më hequr celularin, më kontrolloi për cigare, për çakmak, për të gjithë gjërat e tjera, për rrip, më futi në dhomën e izolimit. Jam futur në dhomën e izolimit pa bërë asnjë lloj kundërshtie, asnjë gjë dhe kam ndenjur rreth 10-15 minuta. Më pas ka ardhur personi i cili më futi në dhomën e shoqërimit bashkë me SPZ-në e zonës që më mbulon mua. Unë e njoh thjesht si figurë, por nuk ia dija emrin. Kanë hapur derën e cila ishte mbyllur me shul dhe me dry”, ka rrëfyer ai.
Ai tregon se pasi u mbyll në dhomën e izolimit, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm. Pas disa minutash, ai humbi ndjenjat, duke mos kujtuar më çfarë ndodhi deri sa u përmend fillimisht në dhomën e ndalimit dhe më pas në urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza”.
“Në momentin që këta kanë ikur unë nuk e ndjeja veten mirë po më merreshin mend dhe në një moment të caktuar bërtas ndihmë i kërkoi policisë kam rënë pa ndjenja dhe unë nuk mbaj mend gjë se çfarë ka ndodhur me mua por dua të theksoj se para se të futem në dhoma të izolimit i kam kërkuar punonjësit të policisë a mundet të njoftoj familjen më ka dhënë telefoni dhe kam marrë bashkëshorten”, vijon rrëfimin Çako.
“Në komunikimin që kam bërë me bashkëshorten, mësova që bashkëshortja kishte ardhur se dëgjoja që i thoshte punonjësve të policisë, kujdes se burri është i sëmurë dhe i kam thënë bashkëshortes që të lajmëroj avokatin civil dhe penal pasi mua po më ndalojnë. Më është marrë telefoni dhe unë kur kam rënë pa ndjenja, nuk kam kuptuar se çka ndodhur me mua. Vetëm mbaj mend që jam përmendur plotësisht në urgjencën e spitalit nën Tereza. Dua të theksoj sepse nuk mund të flas se çfarë ka ndodhur me mua gjatë kohës që nuk kam qenë koshient dhe di që gruaja është futur me dhunë kur ka ardhur urgjenca, që më ka dhënë ndihmën e shpejtë”.
Kastriot Çako, ish-oficer i lartë i Policisë së Shtetit
Rezarta Çako, bashkëshortja e Kastriotit, me profesion mjeke, dëshmoi në emision se kishte paralajmëruar policinë për problemet serioze shëndetësore të Çakos, përfshirë hipertensionin e rëndë dhe takikardinë, por kishte hasur në indiferencë totale. Vetëm kur gjendja u bë kritike, u njoftua urgjenca, tregon ajo.
“Kjo që na ka ndodhur neve, na ka tronditur thellësisht nga ana psikologjike, nga ana mjekësore dhe vërtetë kështu do të ndjehej çdo qytetar, çdo taksapagues i rregullt i këtij vendi që përdhoset, depersonalizohet dhe dhunohet nga policia e shtetit që duhet të jetë në mbrojtje të qytetarit të rregullt edhe të çdo qytetari, jo të jetë të kthehet dhunuese”, tregon ajo.
Kastriot dhe Rezarta Çako
“Dua të flas vërtetë në tagrin e mjekes, sepse ashtu u paraqita në fakt, në komisariatin e policisë numër dy. Fill mbas bashkëshortit unë shkova. I pyeta përse është ndaluar bashkëshorti im. I vura në dijeni ngase vuan bashkëshorti im, i cili vuan nga një tension stresant, nga hipertensioni stresant, i shkon deri në 20 për shkak të një kalvari të gjatë të proceseve gjyqësore që kemi pasur me firmën e ndërtimit. Është një njeri që është marrë me sport, i shëndetshëm, por vetëm nga stresi i këtyre problemeve ka hipertension edhe një takikardi që i shkon rrahjet e zemrës deri në 160 në minutë. Pra një gjendje që shumë alarmante dhe këtë unë menjëherë i thashë vij në tagrin e mjekes, jo të bashkëshortes në këtë rast, po ju paralajmëroj që gjendja e bashkëshortit tim është vërtetë për t’u vlerësuar. Prandaj mos bëni asnjë lloj kontakti sepse për çdo problem që mund të ketë ndodhur që ne s’jemi në dijeni dua të di motivacionin që të lajmëroj avokatët tanë, avokatin e çështjet civile dhe avokatin ë për çështjen penale”.
Sipas saj, reagimi i policisë ishte një indiferencë totale. “Në radhë të parë, përveç se të jesh punonjës i këtij shteti, duhet të jesh njeri human. Të dëgjosh se jo të gjithë gënjejnë dhe jo të gjithë simulojnë. Pra, duhet të ishte marrë parasysh ankesa ime në lidhje me problemin e shëndetit. Dhe unë nuk ja vura në dukje një herë, por ja vura dy tre herë këtë problem, sepse po e shikoja që sidomos mbas telefonatës së bashkëshortit tim që më tha po futem në dhomën e shoqërimit, një qytetar që s’ka shkelur kurrë ligjin, një oficer policie karriere, i cili është një njohës i shkëlqyer i ligjit dhe të futet në dhomë shoqërimi. Kjo është një ngjarje e paprecedent, një tronditje e madhe psikologjike me një dëm në shëndet”, thotë ajo. /A2 CNN
Në teatrin e shëmtuar të politikës shqiptare, Benet Beci nuk është thjesht një personazh; ai është simboli i kalbëzimit të administratës që është shndërruar në një makinerisë thithëse të djersës së shqiptarëve. Ndërkohë që propaganda e paguar me paratë tona e portretizon si “rilindasin” e Shkodrës, e vërteta që fshihet pas dosjeve të SPAK-ut dhe llogarive bankare është një shuplakë e rëndë për çdo qytetar që mezi mbyll muajin.
1. Fondet Publike: Plaçkë Lufte për “Ata me dy Klasë Shkollë”
Guximi i Benet Becit për të vjedhur nuk njeh kufij. Nga drejtimi i FSHZH-së e deri te KESH-i, emri i tij është i lidhur me një rrjet merimangë tenderash të paracaktuar. Skandali i fundit i zbuluar nga SPAK, ku flitet për qindra mijëra euro që ndahen si haraç mes zyrtarëve, nuk është thjesht shkelje ligji – është vampirizim i financave publike.
Shprehja që rëndon në dosje, “për ne me dy klasë shkollë”, tregon filozofinë e vërtetë të Becit: një arrogancë injorantësh që e shohin shtetin jo si shërbim, por si një arkë pa zot ku mund të futin duart lirisht.
2. Nepotizmi si Kancer: Dinastia e “Të Paaftëve”
Për Benet Becin, institucionet shtetërore janë agjenci punësimi për pasardhësit e tij. Ndërkohë që djemtë dhe vajzat e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, me diploma ekselente, marrin rrugët e botës, fëmijët e Becit “blindojnë” pozicione kyçe pa pasur asnjë meritë tjetër përveç mbiemrit. Ky nuk është thjesht nepotizëm; është vrasje e shpresës. Është mesazhi më i zi që një pushtetar mund t’u japë të rinjve: “Nuk ka rëndësi sa mëson, rëndësi ka kush të ka lindur.”
3. Lluksi që Vret: Kur Zyrtari Jeton si Sultan
Si mundet një njeri që e ka gdhirë dhe ngrysur jetën në zyrat e shtetit, të bëjë një jetë që do ta kishin zili edhe oligarkët më të pangopur?
Veshjet e markave mijëra euroshe,
Resortet luksoze që kushtojnë sa rroga vjetore e një mësuesi,
Investimet miliona euroshe në hije.
Kjo pasuri e pashpjegueshme është monumenti i korrupsionit. Është e paimagjinueshme që në një vend ku njerëzit numërojnë qindarkat për bukën e gojës, një zyrtar të jetojë në mes të një lluksi faraonik që buron direkt nga xhepat e shqiptarëve të vjedhur.
5. Skandali në SPAK: A po e Shpëton “Miku” i Prokurorisë?
Pyetja që sot po djeg çdo shpresë për drejtësi është: Pse Benet Beci është ende i lirë? Indicia që ai mbrohet nga një “prokuror mik” brenda SPAK-ut është njolla më e zezë mbi reformën në drejtësi. Nëse një prokuror zgjedh miqësinë para ligjit, ai është po aq fajtor sa vetë Beci. Është e papranueshme që për “peshqit e vegjël” prangat kërcasin menjëherë, ndërsa për “pashain” e tenderave pritet, zvarritet dhe heshtet. Çdo ditë që Beci nuk është pas hekurave, është një dëshmi se drejtësia në Shqipëri mbetet selektive dhe e kapur nga fije të padukshme pushteti.
Përfundimi: Vendi i tij është në Qeli
Benet Beci nuk meriton zyrën e kryetarit të bashkisë, as lirinë për të shijuar paratë e vjedhura. Ai meriton një qeli burgu.
Duhet burg për shkatërrimin e meritokracisë.
Duhet burg për vjedhjen sistematike të tenderave.
Duhet burg për pashpjegueshmërinë e luksit të tij.
Nëse ky njeri nuk ndëshkohet me ashpërsinë maksimale, atëherë mesazhi është i qartë: Shqipëria mbetet pronë e një kaste që mund të vjedhë, të punësojë familjen dhe të jetojë si në përralla, ndërsa qytetarët mbeten skllevër të taksave që ushqejnë barkun e tyre të pangopur.
Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe dosjen e SPAK ndaj saj, duke e cilësuar këtë proces si një moment kyç që dëshmon pjekurinë dhe pavarësinë e institucionit të posaçëm të drejtësisë.
Sipas Hoxhës, SPAK ka arritur një nivel pjekurie nën drejtimin e Altin Dumanit, duke vërtetuar se është një institucion që nuk kapet dhe nuk ndikohet politikisht. Ai theksoi se mbështetja e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian ndaj SPAK vijon të jetë e fortë, ndërsa peshorja, sipas tij, ka anuar qartësisht nga drejtësia.
Gazetari vuri në dukje se pas hetimeve ndaj Belinda Ballukut është shfaqur një front i hapur politik kundër SPAK. “Fillimisht ky front përfaqësohej nga Berisha, ndërsa tani Rama ka dalë hapur kundër tij”, u shpreh Hoxha, duke shtuar se marrja e Ballukut si e pandehur ka qenë momenti që e ka nxitur këtë përplasje.
Duke folur për figurën e zv/kryeministres, Hoxha e cilësoi Ballukun si një personazh me një rritje të jashtëzakonshme politike dhe ekonomike. Ai theksoi se hetimi ndaj saj ka shkuar deri në limite, duke nisur nga gushti i vitit 2024 me kallëzimin e parë, për t’u regjistruar si hetim në shtator të po atij viti dhe për të vijuar për rreth një vit.
Sipas Hoxhës, një nga elementët kyç të hetimit ka qenë çështja e telefonave Blackberry të sekuestruar, për të cilët partnerët ndërkombëtarë kanë deklaruar se mund të zbërthehen dhe të nxjerrin në dritë prova të rëndësishme, përfshirë edhe gjurmimin e parave. Ai shtoi se, pasi kjo ndihmë u bë fakt i kryer, prokurorët kanë vijuar punën pa u ndalur.
Në analizën e tij politike, Hoxha deklaroi se kryeministri Edi Rama mund të ndodhet në një moment vendimtar për të negociuar, por sipas tij, e vetmja gjë që mund të negociohet është fati personal. “Ky pushtet, si i korruptuar, ka rënë”, u shpreh ai, duke theksuar se raste të tilla kërkojnë edhe zgjidhje politike.
Në përfundim, Hoxha theksoi se ndërsa SPAK godet “trupin e infektuar” nga jashtë, përmasat e dosjes Balluku janë të mëdha, duke kujtuar se institucioni u ka përcjellë deputetëve rreth 16 mijë faqe materiale nga kjo dosje.
“Do të dëgjojmë lemerira!”/ Çfarë paralajmëron gazetari? Familjarët e saj kanë bërë transaksione, 14 supermarkete…
Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në
Sipas Hoxhës, ndarja e Unazës së Tiranës në disa lote është bërë, sipas tij, për qoka dhe interesa korruptive. Ai e krahasoi rastin e Ballukut me atë të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u shprehur se, në këtë krahasim, Veliaj “duket lule”. Gazetari deklaroi se, sipas tij, kudo që hetohet në lidhje me Ballukun janë gjetur ose do të gjenden elementë korrupsioni.
Hoxha bëri të ditur gjithashtu se, sipas informacionit që ai disponon, paralelisht me hetimin penal ka avancuar edhe hetimi pasuror. Ai theksoi se, që nga rasti i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, praktika e ndjekur është që me nisjen e një hetimi penal të fillojë automatikisht edhe verifikimi i pasurisë.
“Do të dalin lemerira nga dosja Balluku”, u shpreh Hoxha, duke pretenduar se nuk përjashtohet mundësia e pasurive shumë të mëdha, përfshirë prona të shumta dhe transaksione me shifra të konsiderueshme. Ai përmendi gjithashtu aktivitetet tregtare të familjarëve të saj, duke folur për biznese të shumta që, sipas tij, janë shitur më pas përmes transaksioneve të tjera financiare.
Në vijim, gazetari deklaroi se në dosjen ndaj Ballukut pritet të dalin në pah edhe elementë të ngjashëm me çështjen e AKSHI-t, përfshirë, sipas tij, edhe lidhje me krimin e organizuar.
“Familjarë të saj kanë patur rreth 14 supermarkete, pastaj i kanë shitur, transaksione të tjera, etj etj. Te ajo dosje do dalë si te dosja e AKSHI-t edhe lidhja me krimin e organizuar”, tha ai.
“Kjo qeveri dhe Rama vetë, ka rënë!”, gazetari Poli Hoxha: Kryeministri po del në dosje. Për çështjen ‘Balluku’ ka bashkëpunëtorë. Po nisin të ‘cicërojnë’ se…
Gazetari Poli Hoxha në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 se kryeministri Edi Rama del në dosjen e Ballukut, ndërsa ende nuk dihet nëse është i implikuar ligjërisht. Ai tha se kjo qeveri, bashkë me Ramën ka rënë.
Mes të tjerash ai tha se ka nisur të ketë bashkëpunëtorë për këtë çështje, në mënyrë që të shpëtojnë kokën e vetë.
“Procesi i daljes së dosjes nis kur shkon në gjykatë. Ndaj nga periudha që Balluku është marrë nën hetim, vetëm 16 mijë faqe i kanë deputetët. Janë qindra mijëra faqe. Vetëm hetimi pasuror është…përgjime mund të jenë me mijëra faqe. Kryeministri është përfshirë, se ka filluar të dalë në dosje. Se di sa implikim. Ka filluar që të ketë në dosjen Balluku bashkëpunëtorë, po cicërojnë, se secili do të ruajë kokën e vetë. Në këtë kuptim dhe kaq sa ka dalë e ka rrëzuar qeverinë. Nëse ai kërkon të mbrohet nga 83 votat, i kanë socialistët. Ata mund të zgjedhin një qeveri tjetër. Por kjo qeveri dhe Rama vetë, ka rënë! Media të mëdha, si CNN kanë nisur të shkruajnë për Ballukun. Rama është ende në situatën që po tenton ta kalojë këtë faze.”, tha ai.
“Pro qeverisë tranzitore për ‘Republikë të re!”, Poli Hoxha: Rama po blen kohë me çështjen Balluku!
Gazetari Poli Hoxha deklaroi se është pro qeverisë tranzitore në Shqipëri, si modeli i ngjashëm i Italisë me ‘Republikën e re’.
Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24 Hoxha tha e Rama vetëm sa po fiton kohë për Ballukun.
“Mua më pëlqen një qeveri tranzitore, që do të përgatiste këtë radhë atë Republikën e re. Rama po blenë kohë, se kalon dot këtë çështje. Ka debat shterpë me opozitën për çështjen e kohës për Ballukut. Një variant është; ose t’i shpallë luftë SPAK, ose ta lërë Ballukun para drejtësisë”, tha ai.
“Dosja e AKSHI-t dhe Ballukut lidhen së bashku”, Poli Hoxha: U cenua siguria kombëtare, krimi i organizuar ishte ulur këmbëkryq
Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për çështjen e AKSHI-t në SPAK, duke e cilësuar këtë dosje si një nga më të rëndësishmet dhe më domethënëset në punën e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas Hoxhës, dosja e AKSHI-t është historike sepse, për herë të parë, ka bashkuar në mënyrë të qartë korrupsionin shtetëror me krimin e organizuar. Ai theksoi se kjo çështje është edhe më e madhe se ajo që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku, megjithëse, sipas tij, do të vijë një moment kur të dyja dosjet do të ndërlidhen.
Gazetari ngriti shqetësimin se veprimtaria e AKSHI-t ka cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, duke kujtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Ai u shpreh se përtej korrupsionit, problemi më i rëndë ka qenë krijimi i një monopoli në fushën e shërbimeve digjitale.
Hoxha sqaroi se deri në vitin 2019, një institucion që merret me infrastrukturën digjitale nuk mund të funksiononte pa bashkëpunim me kompani të mëdha ndërkombëtare, si Microsoft. Sipas tij, situata ndryshoi kur ky bashkëpunim u ndërpre dhe cikli u mbyll brenda vendit, çka, sipas pretendimeve të tij, çoi në ekspozimin e të dhënave personale të qytetarëve me qëllim maksimizimin e fitimeve.
Në këtë kontekst, Hoxha deklaroi se krimi i organizuar ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë skemë, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në aktivitetet e lidhura me AKSHI-n.
Hetimet për këtë çështje vijojnë nga SPAK, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme zyrtare mbi përmasat dhe përgjegjësitë konkrete që pritet të dalin nga kjo dosje.
Komentet