VOAL

VOAL

Një person i paautorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar, sekretarja e QV në Elbasan ndërpret procesin, situata zhbllokohet pas 40 minutash

Një person i paautorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar, sekretarja e QV në Elbasan ngre alarmin, ndërpreu për 40 minuta procesin

Një incident është regjistruar në Qendrën e votimit 23, 71/ 1 në qytetin e Elbasanit.

Sekretarja e kësaj qendre, e cila i përket Partisë Demokratike, ka kërkuar ndërprerjen e procesit, pasi sipas saj, një person i pa autorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar.

Procesi ka ndalur për 40 minuta dhe tanimë pas zgjidhjes së problematikës ka rinisur normalisht. Kreu i KZAZ, z. Pulaku, në një prononcim për gazetaren e “Neës 24”, Klodiana Lala, tregoi dinamikën e incidentit.

“Morëm një telefonatë nga 21 71/1 sepse kishim raportime që futeshin njerëz dhe shoqëronin persona në qendrat e votimit. Sekretarja e PD thërriti instancat më të larta për të zgjidhur çështjen.

Personi njihet, kamerat janë, por si emër nuk e kemi ende. Sekretarja donte ndihmën e KZAZ, nuk duhet votuar votimi. Tani po ndodh i qetë votimi. Nuk pat acarim të madh, gjithçka kaloi qetësisht. Policia nuk ka ardhur ende”, tha Pulaku.

Vjen deklarata e parë nga selia e PD- Floriana Garo: Dilni dhe votoni!

Përmes zëdhënëses së fushatës, Floriana Garo, PD apeloi edhe një herë shqiptarët të dalin të marrin pjesë në votime.

“Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar. Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme. Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë.

Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entuziazmin anembanë Shqipërisë. Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë!” tha Garo në apelin e saj.

Ndryshimi i vendbanimit për shkak të tërmetit- Qytetarët nuk gjejnë emrat në lista në Durrës, mbi 80 raste

Një problematikë me votimin është shfaqur në zonën e Plazhit në Durrës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanËeb” se KZAZ 22 në disa Qendra Votimi ka pasur qytetarë që nuk kanë gjetur emrat në lista ose u është ndryshuar qendra e votimit.

Kjo është zona më e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shumë qytetarë kane ndërruar vendbanimet. Nga mëngjesi deri tani ka pasur rreth 80 raste të tilla. Qytetarët janë orientuar ku e kanë qendrë dhe kanë shkuar kanë votuar. Aktualisht vijon procesi normalisht. gsh

“Është hera e fundit që votoj”/ 97-vjeçarja në Shkodër bën thirrje për pjesëmarrje

Këto votime kanë nxerrë në qendrat e votimit edhe moshat e thyera. Një 97-vjeçare është parë duke votuar në Shkodër. Pas procesit, ajo ka folur edhe përpara kamerave.

E moshuara ka bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë në votime. Më tej ajo ka theksuar se për të këto janë zgjedhjet e fundit dhe hera e fundit që voton. gsh

Tjetër rast i fotografimit të votës, bllokohet për 30 minuta procesi në Vlorë

Qendra e votimit 44 71 në qytetin e Vlorës është bllokuar për 30 minuta, pasi një votues është kapur duke fotografuar votën.

Komisioneri i djathtë cili ka vërejtur këtë veprim ka bërë pezullimin e procesit të votimit deri sa ka mbërritur kryetari i KZAZ 84.

Ky është një rast tjetër, pas asaj në shkollën  “Andon Zako Cajupi”. gsh

Celibashi thirrje komisionerëve politikë: Respektoni përgjegjësitë e tua, nëse i bëni bisht do përballeni penalisht

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli mbi problematikat e pajisjes elektronike, që bën të mundur dhe identifikimin e zgjedhësve.

Celibashi tha se në të gjithë vendin vetëm në 142 qendra votimi paraqitet ky problem, ndërsa shtoi se 120 prej tyre, po e vijojnë procesin e identifikimit në mënyrë manuale.Celibashi tha se problemet teknike nuk duhet të karakterizohen si politike dhe i bëri thirrje komisionerëve politikë që të respektojnë përgjegjësitë e tyre, ose në të kundërt, do të përballen penalisht.

“Sipas informacioneve që ka KQZ, janë vetëm 142 në qendra votimi, në të cilat procesi i verifikimit po bëhet manualisht. Për rreth 120, kjo për faktin se operatorët nuk u paraqitën në vendin e votimit, në 40 raste nuk arritëm të gjenim operatorë për të përdorur pajisje. Ajo që është për tu evidentuar është fakti që në 142 qendra votimi procesi i identifikimit po bëhet në mënyrë manuale.

E vërteta është që kemi pasur disa probleme të karakterit teknik. Në pritshmërinë tonë kanë qenë më të mëdha këto probleme, sepse sistemi përdoret për herë të parë në Shqipëri dhe në kohë të shkurtër na është dashur ta implementojmë këtë projekt. Ka pasur disa probleme, që më së shumti vijnë nga niveli i ulët i dijeve nga operatorët dhe lidhet me printimin.

Edhe në rastet kur pajisja nuk printon në mënyrë korrekte pamjen e votuesit, procesi duhet të vazhdojë. S’ka arsye për faktin që printeri nuk funksionon të mos përdoret pajisja. Kanë qenë mbi 5 mijë telefonata nga operatorë në lidhje me problematikës së identifikimit elektronik, kanë marrë zgjidhje. Dua t’iu bëj një thirrje drejtuesit dhe përfaqësuesit e partive që kanë anëtarë në QV, këta anëtarë të respektojnë përgjegjësitë e tyre, nuk ka asnjë arsye që edhe për probleme të vogla teknike, t’i kategorizojnë të arsyes politike. Kushdo komisioner do t’i bëjë bisht dhe largimin nga detyra, do të ketë përgjegjësi penale.

Në ato raste në të cilat pajisja e identifikimit elektronik nuk ka funksionuar mirë ose ka pasur probleme ne kemi udhëzuar komisionerët që të kontaktojnë me KQZ dhe në rast se do ketë mosfunksionim të pajisjes janë marrë të gjitha masat që pajisja të zëvendësohet. Deri në momentin e zëvendësimit të pajisjes komisioni duhet të presë dhe nëse nuk është i mundur ata duhet të bëjnë procesin e identifikimit të zgjedhësit në mënyrë manuale. ”, tha Celibashi. gsh

Rama voton në shkollën e Surrelit, i shoqëruar nga bashkëshortja: Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto

Kryeministri Edi Rama është shfaqur në orën 10:25 në shkollën e Surrelit për të votuar. Rama i është drejtuar Qendrës së votimit bashkë me bashkëshorten Linda Rama teksa videon ‘live’ në “Facebook” e ka shoqëruar me një mesazh.

“Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto”, shkruan Rama. E para ka votuar bashkëshortja e tij Linda Rama dhe më pas kryeministri.

Berisha nuk nguron, shpall fitoren në rrjetet sociale: Gëzuar fitoren!

Ish-kryeministri Sali Berisha para se të votojë ka bërë thirrje që të gjithë sot ti drejtohen kutive të votimit. Nga rrjetet sociale, Berisha ka uruar të gjithë për fitoren, ndonëse procesi është në orët e para të tij.

Në dy mesazhe në rrjetin social Facebook, Berisha duke postuar këtë foto të tij, shkruan “Gëzuar fitoren”, shoqëruar me foton e tij nga fushatat e kaluara elektorale. Ndërsa në postimin e tij të dytë, ish kryeministri shkruan: “Fitorja gufon nga zemrat e te gjithe shqiptareve! Te votojme te gjithe! sb

Në 4 qendra të Shijakut s’ka nisur votimi, shkak mungesa e operatorëve

Në të paktën 4 qendra votimi të bashkisë Shijak nuk ka nisur ende votimi për shkak të mungesës së operatorëve, apo problemeve në funksionimin e pajisjes së identifikimit biometrik.

Bashkia e Shijakut ka 54 qendra votimi me një total prej 36 457 votuesish. Numrin më të lartë të votuesve e ka qyteti dhe Njësia Administrative  Xhafzotaj te ndjekur nga Maminas e Gjepalaj.

Në këtë bashki ne vitin 2017 kanë votuar 45, 68% e personave me të drejtë vote. Në Hardhishtë te QV 1505 mungon një pjesë e listës së zgjedhësve nga 1-81, por vijon procesi për zgjedhësit e pjesës së listës në vazhdim. gsh

 

Probleme me pajisjet elektronike, në dy Qendra Votimi në Lezhë nuk ka nisur procesi i votimit (Video)

LEZHË

Procesi i votimit në Lezhë vijon normalisht, përveç dy Qendrave të Votimit. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se në Qendrat e Votimit 695 në Fishtë dhe 748 Shënkoll në Lezhë, nuk ka nisur procesi i votimit.

Shkak është bërë problematika me pajisjet elektronike. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ende një zgjidhje.

VIDEO- Prishet pajisja e identifikimi elektronik në një qendër votimi në Durrës, ndërpritet procesi për 30 minuta

DURRËS

Prishet pajisja e identifikimi elektronik në një prej qendrave të votimit në Durrës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në qendrën e votimit nr. 1472 në universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ është prishur pajisja e identifikimit elektronik të votuesve.

Sipas gazetares Dorjana Bezat procesi i votimit në këtë qendër u ndërpre për rreth 30 minuta derisa u bë zëvendësimi i pajisjes së identifikimit elektronik.

 

SHBA-ja dhe BE-ja bëjnë thirrje për zgjedhje të lira në Shqipëri

Gresa Kraja

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, e cila doli për të parë nga afër funksionimin e pajisjes së identifikimit biometrik të votuesve, nga Shkodra u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë të lirë jashtë çdo ndërhyrjeje.

Ajo theksoi se SHBA-ja inkurajon qytetarët shqiptarë që të ushtrojnë në mënyrë të lirë vullnetin e tyre përmes votës.

“SHBA-ja nuk mbështet një parti politike apo një kandidat të caktuar politik, por ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të votuar. Shpresojmë që çdo qytetar shqiptar të ketë mundësinë që të shkojë të votojë i lirë dhe larg çdo ndërhyrjeje. Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca i është drejtuar qytetarëve shqiptarë mëngjesin e së dielës ku ju kërkoi të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

“Më 25 prill është fuqia juaj demokratike për të hedhur votën të lirë dhe me integritet. Kjo është mënyra se si ju tregoni se kujdeseni për komunitetin, familjen dhe të ardhmen. Kjo votë është juaja, askush nuk mund ta marrë prej jush. BE-ja qëndron përkrah Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve. Ti vendos!”, shkruan Soreca.

Në zgjedhjet e 25 prillit, të drejtë vote kanë 3.6 milionë qytetarë. Zgjedhjet e fundit parlamentare që janë mbajtur në Shqipëri, ishin ato të vitit 2017, ku është regjistruar edhe pjesëmarrja më e ulët historike në zgjedhjet për Kuvendin që nga viti 1991, me 46.76% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në këtë proces.

KQZ tregon pjesëmarrjen e qytetarëve në orën e parë të zgjedhjeve e Shqipërisë

Në të gjithë vendin 3 milionë e 588 mijë e 869 qytetarë shqiptarë do të zgjedhin parlamentarët e rinj.

Që në orët e para të mëngjesit është vënë re një numër i lartë i qytetarëve të cilët janë drejtuar drejt kutive të votimit në qendrat përkatëse.

KQZ ka publikuar pjesëmarrjen në rang vendi deri në orën 08:00

-Pjesëmarrja: 2,85 %

-Raportuar: 628 nga 5199 QV total

-Votuar 13366 nga 469551 zgjedhës në listën e QV të raportuara

Ndërkohë kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në 19:00.

Kujtojmë se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e para e cila ka votuar në qendrën  e votimit tek kopshti 31 në njësinë 5.

Zgjedhjet minutë pas minute – KQZ: Në 230 Qendra Votimi problematika me aparaturat (live)

Të dielën e 25 prillit rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote janë thirrur në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit do të duhet të paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përftohen 36 mandate ligjvënësish.

Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit do të duhet të votojë për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit do të identifikohet nga një numër e jo emri i tij.

Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë. Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë.

Për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi do të jenë të instaluara pajisje elektronike, të cilat do të kryejnë identifikimin elektronik të zgjedhësve. Një mjet ky i cili do të mundësojë shmangien e votimit të dyfishtë, votimit familjar apo votimit për një person tjetër. Ndërkohë në Zonën Administrative Zgjedhore Nr. 40, e cila përkon me Njësinë Administrative Nr. 10 në Tiranë, do të zbatohet projekti pilot për votim dhe numërim elektronik. Votuesit do të votojë në pajisjen elektronike si për subjektin politik, ashtu edhe për kandidatin preferencial.

Zgjedhjet e së dielës kanë tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, që do të jenë të angazhuar në vëzhgimin e tyre. Vëmendja do jetë kudo, por të ashtuquajtura zona të nxehta do tërheqim më shumë syrin e vëzhguesve ndërkombëtarë, për të cilët standardet e zgjedhjeve mbizotërojnë mbi gjithçka.

Zgjedhjet e 25 Prillit do të zhvillohen në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19. E për këtë çdo votues do të duhet të jetë iu pajisur me mjetet mbrojtëse. Ndërkohë që çdo pjesëtar i Qendrave të Votimit apo edhe ata gjatë numërimit, do duhet të jetë i pajisur me këto mjete mbrojtëse.

As në këto zgjedhje, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk do të mund të votojnë. Votimin e tyre, politika ia la në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por ky mbeti vetëm një projekt në letër dhe faji për dështimin mbeti rrugëve.

KQZ: Në 230 Qendra Votimi problematika me aparaturat, procesi në dinamikë

Ora 09:30- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se deri tani procesi i votimit po vijon normalisht.
Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se nuk ka pasur asnjë problem për shpërndarjen e bazës materiale, teksa në 230 qendra votimi ka pasur problematika me aparaturat.

“Nuk kemi pasuar një problem, as për bazën materiale. Qendrat e Votimit kanë qenë të pajisura me bazën materiale. Lidhur me numrin e operatorëve që do të përdorin pajisjen e identifikimit elektorin, ka pasur disa QV që nuk kanë qenë të pajisura me operatorë, në zona të thella, ku infrastruktura ka qenë e vështirë. Në këto QV nuk ka ndonjë problematikë sa i përket procesit të votimit. Pasi procesi i votimit në këto raste vijon sipas procedurave manuale. Procesi është në dinamikë. Ka pasur disa problematika në disa QV, nga 5199, 230 QV që ka pasur problematika ndoshta dhe për shkak të presionit, ndoshta dhe për shkak të mosardhjes në trajnime të komisionerëve për përdorimin e aparaturave.

Ambasadori britanik vëzhgon zgjedhjet në Durrës: Thirrje qytetarëve të votojnë

ORA 09:27 Të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë janë shpërndarë në rrethe të ndryshme të vendit për të vëzhguar procesin zgjedhor.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Dunkan Norman ndodhet në Durrës, në Qendrën e Votimit 1494 tek Pallati i Kulturës për të parë nga afër votimin.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë atë që ata mendojnë. Dunkan tha se grupet e vëzhguesve janë në teren dhe po operohet siç është vendosur më herët. BE ka 60 grupe vëzhguesin në terren.

Ambasadorja Yuri Kim thirrje qytetarëve nga Shkodra: Sot është dita juaj, shkoni dhe votoni të lirë

ORA 09:21 Nga Shkodra, ku ka shkuar për të monitoruar procesin e votimit, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje për qytetarët. “Çdo qytetar shqiptarë të ketë mundësinë të votojë i lirë. Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja amerikane. Sakaq, pritet që Ambasadorja Yuri Kim, të monitorojë procesin e votimit në Shkollën e Mesme “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës.

Albin Kurti voton për herë të parë në Shqipëri: Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë

ORA 09:06 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka votuar sot për herë të parë për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Kurti votoi në kopshtin 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi. Po ashtu, LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë Atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell, e diel dhe do jetë deri në mbrëmje.” u shpreh Kurti në një prononcim për mediat.

Basha thirrje qytetarëve: Sot ditë historike për kombin. Dilni e votoni masivisht për fëmijët dhe familjen!

ORA 09:05 Fill pasi votoi në Njësinë numër 8 në kryeqytet, në prani të votuesve për herë të parë, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal për një prononcim për gazetarët e pranishëm. Basha tha se dita e sotme është historike për vendin. Ai i bëri thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë masivisht, për kombin dhe demokracinë.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë historike, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre, të gjithë ju keni në dorë fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni me votën tuaj, të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, për vendi tuaj dhe për veten tuaj.

Sot është dita e Shqipërisë, është dita e demokracisë. Dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot, në praninë e votuesve për herë të parë këtu në lagjen ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe i bëj thirrje çdo djali dhe çdo vajze, çdo burri dhe çdo gruaje. Dilni masivisht dhe votoni! Kjo është dita juaj, është dita e demokracisë, është dita e Shqipërisë. Faleminderit! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.

Soreca ndjek nga afër procesin në shkollën Dora d’Istria në Tiranë: Ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë

ORA 08:53 Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka qenë sot në shkollën “Dora d’Istria” në kryeqytet për të parë nga afër procesin e votimit. Ambasadori Soreca ka pyetur komisionerët për procesin e deritanishëm dhe iu ka uruar punë të mbarë. Ndërkohë ai iu kujtoi se ka shumë njerëz nga jashtë Shqipërisë që po ndjekin zhvillimet duke iu kërkuar të bëjnë sa më mirë punën e tyre.

“Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë por do doja ta fillonim ditën këtu me një këtë sistem të ri votimit. Ne do të shikojmë punën tuaj. Dëshiroj që ta dini që ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë. Nuk është se dua t’ju vë në presion, por pak që ta kuptoni që punën tuaj ta bëni sa më mirë”, deklaroi Soreca.

Voton famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër, mesazh për qytetarët: Dilni masivisht, vota është e shenjtë. Lus Zotin të mos ketë incidente!

ORA 08:30 Drejt Qendrave të Votimit, për të votuar për qeverinë e re, është drejtuar famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër, Atë Nikolla Petani. Pas hedhjes së votës në kuti, në Shkollën 9-vjeçare “Mati Logoreci”, Atë Nikollë Petani ka dhënë një mesash për të gjithë qytetarët e Shkodrës, e më gjerë. Ai ka thënë që në votime të marrin pjesë masivisht dhe të ruhet qetësia.

Atë Nikolla Petani e ka ndaluar kategorikisht fenomenin e shit-blerjes së votës, duke thënë që është e papranueshme. “Edhe unë si qytetar i Shqipërisë, erdha shpreha mendimin tim për sa i përket zgjedhjeve të reja që po bëhen në Shqipërinë tonë të dashur. I bëj thirrje popullit të Shkodrës të dalin sa më shumë në votime, sepse vota është e shenjtë, është diçka personale.

Kemi ndjekur këto ditë shit-blerje të votës, nuk besoj që populli i Shkodrës e ka në gjak një gjë të tillë. E lusim Zotin të mos ketë incidente dhe të mbarojë sa më shpejt e të fitojë ai që është më i miri. Ky është një mesazh paqja, sepse jemi të gjithë vëllezër e kjo duhet të shkojë sa më mirë”, u shpreh Atë Nikolla Petani.

Ruçi voton tek Liceu Artistik: Sot është dita e qytetarëve, jo e politikanëve. Nesër fituesi të administrojë fitoren pa eufori, humbësi pa panik

ORA 08:13 Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka votuar në qendrën e votimit pranë Liceut Artistik. Në orën 08:00 fiks, Ruçi është paraqitur në Qendrën e Votimit, ku ka ka votuar qetësisht. Në një mesazh për mediat pas votimit, ai tha se sot është dita e qytetarëve dhe jo e politikanëve dhe shprehu bindjen se sot do të fitojë qytetaria.
“Sot nuk është dita jonë, e politikanëve, sot është dita e qytetarëve. Unë kam bindjen se sot do të fitojë qytetaria e qytetarëve shqiptarë. Ne politikanët duhet të heshtim, të ndjekim procesin dhe t’i nënshtrohemi verdiktit që do japë sovrani. Nga nesër e tutje do ketë një fitues dhe një humbës. Nga nesër, fituesi të administrojë fitoren pa eufori dhe humbësi të administrojë humbjen pa panik”, deklaroi Ruçi.

Kryemadhi thirrje qytetarëve: Votoni për t’u afruar sa më pranë Evropës. Fitorja e LSI e pa tjetërsueshme!

ORA 08:20 – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pasi votimit, u ndal në një prononcim për mediat. Para gazetarëve, Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime për t’u afruar sipas saj më pranë Evropës. Ndër të tjera, Kryemadhi theksoi se fitorja e LSI do të jetë e pa tjetërsueshme.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të drejtohen drejt Qendrave të Votimit, të qetë, të bindur, të realizojnë nëpërmjet votës, vullnetin e tyre. Vota e qytetarëve është një votë e fshehtë, që për hir të së vërtetës do të japin mundësi dhe të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve që përmes verdiktit të tyre, të afrohemi më shumë drejt Evropës. I uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos atyre të LSI. Jam i bindur që fitorja do të jetë e pa tjetërsueshme për LSI”, u shpreh Kryemadhi.

“Komunikimi i paprecedentë”/ Presidenti Meta thërret me ‘videocall’ Sokol Ballën në transmetim ‘live’, ja biseda (VIDEO)

ORA – 08:17 Një risi ka ndodhur në studion maratonë të lajmeve në “News 24”, në këtë ditë, ku e gjithë Shqipëria është duke votuar për qeverinë e re.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një lidhje direkte me gazetarin Sokol Balla dha mesazhe të qarta për zgjedhjet.

Ai tha se 2 gishtat që bëri teksa votoi, janë një tregues për dy marsin e një viti më parë, ku presidenti zhvilloi në manifestim mbarëkombëtar në Tiranë. Ai tha se procesi deri më tani po ecën shkëlqyeshëm sepse dhe presidenti është në krye të detyrës.

Meta deklaroi më tej, se të gjithë sytë e Evropës janë në Shqipëri në këto zgjedhje.

Biseda:

Sokol Balla: Mirëmëngjesi!

Ilir Meta: Lidhje live?!

Sokol Balla: Po.

Ilir Meta: Procesi po ecën shkëlqyeshëm, sidomos në Elbasan. Dy gishtat janë dy marsi, Kushtetuta.

Sokol Balla: Pse pikërisht në ato tre qarqe?

Ilir Meta: Nuk presim situata. Sepse presidenti është në krye të detyrës në zyrë. Suksese në punën tuaj. Me dashuri e qetësi si Evropianë, të gjithë Evropa i ka sytë këtu sot. Sot qetësi, dashuri për Shqipërinë.

Një mesazh nga fëmijët, kryedemokrati Basha publikon videon: Votoni për ne!
Ora 07:43- Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë një video në rrjete sociale, me protagonistë fëmijët.

Këta të fundit, bëjnë thirrje që në këto zgjedhje për të votohet për ta, nëpërmjet numrit 9.

Kujtojmë se lideri demokrat Basha pritet të votojë në orën 09:00, në Qendrën e Votimit në Njësinë numër 8, në kryeqytet.

Situatë e çuditshme në Vlorë, komisioneri paraqitet në QV, por detyrohet të largohet
Ora 07:30- Një komisioner i dyshuar si me COVID është paraqitur në një nga Qendrat e Votimit në qytetin e Vlorës.
Gazetari Enrik Mehmeti, raporton për “BalkanWeb”, se komisoneri është paraqitur që në mëngjes herët në Qendrën e Votimit ku është caktuar, por ka qenë nëna e tij, e cila ka paraqitur një dokumentacion që tregon se është me COVID, që ka bërë të mundur largimin e tij nga Qendra e Votimit.

Gazetari raporton se komisioneri fillimisht ka refuzuar të largohet, por me insistimin e komisionerëve të tjerë, ai është larguar, ku pritet që të kryejë një tampon e të paraqitet përsëri në QV.
“Qytetarët janë paraqitur që në orët e para të mëngjesit. Kjo është dhe situata e çuditshme, është paraqitur e ëma dhe i ka kërkuar që të largohet, ka paraqitur dhe një dokumentacion që është me COVID.

Ai është larguar, me insistimin e të tjerëve, do të kryejë tamponin dhe më pas do të kthehet përsëri në QV. I ka kërkuar vetë familjari që të largohet nga QV”, tha gazetari.

Policia e Shtetit kalon në gatishmëri, 5200 efektivë pranë QV-ve, plan me 4 faza për procesin zgjedhor
Ora 07:34- Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu, policia e shtetit ka kaluar në gatishmëri. 5200 punonjës policie janë pranë qendrave të votimit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në to.

7519 punonjës policie janë trajnuar që prej dhjetorit për t’u angazhuar në këto zgjedhje. Policia po ndjek një plan me 4 faza për të garantuar një proces zgjedhor të qetë.

Rëndësi i është kushtuar ruajtjes së personaliteteve dhe institucioneve ku koordinohen forcat e policisë dhe ato komando.
Policia e shtetit ka referuar në prokurori më shumë se 30 raste që lidhen me krimet zgjedhore.
Në ndryshim nga vitet e tjera KQZ ka kërkuar nga policia të mos lejojë grumbullime 150 metra afër qendrave të votimit si edhe të mos angazhojë punonjës policie me më pak se 4 muaj eksperiencë.

Zgjedhjet, KQZ: Nis normalisht procesi thuajse në të gjithë Qendrat e Votimit në vend
Ora 7:25- Gazetarja e “News 24”, Marsela Karapanço, e vendosur në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dha detajet e para në lidhje me çeljen e procesit të votimit në vend.

Gazetarja theksoi se burime për KQZ kanë raportuar se thuajse në të gjithë vendin janë hapur qendrat e votimit, ndërsa në disa zona të vendit, ka vonesa. KQZ ka theksuar se procesi i votimit ka nisur në normalitet.

“Sot shqiptarët vendosin kush do ti drejtojë në katër vitet e ardhshme, pranë burimeve të KQZ, procesi i hapjes së votimit është kryer në të gjitha qendrat e votimit. Raportimi i orës 08:00 që do të jetë komunikimi i parë i KQZ do të jepen detajet e tjera, procesi do të përfundojë në orën 19:00. Ka disa risi sa i përket këtyre zgjedhjeve, që nga votimi elektronik që do të implementohen në Njësinë 10 në Tiranë. Tirana ka dy mandate më shumë, risi ka pasur dhe procesi sa i përket qendrës së votimit. Do të votohet për kandidatin, jo me emër, por me numër”, tha Karapanço.

Zgjedhjet/ Rama mesazh shqiptarëve: Ta tregojmë të gjithë së bashku se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria, bindjet t’i shprehim me votë
Ora 07:15- Kryeministri Edi Rama iu ka drejtuar një mesazh qytetarëve shqiptarë mëngjesin e sotëm duke iu bërë thirrje të gjithëve të vënë Shqipërinë të parën. Rama e cilëson një ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike.

“MIRËMËNGJES 🇦🇱
le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë👐🏿”, shkruan Rama.

Voton Presidenti Meta dhe përshëndet me dy gishta: Për Kushtetutën, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë (Video)
Ora 07:10- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka votuar pak minuta pas orës 7:00, ora zyrtare e hapjes së qendrave të votimit.
Meta është shfaqur i buzëqeshur në qendrën e votimit të vendosur në kopshtin numër 31, në njësinë 5. Ndërsa pas votimit ka pasur dhe një mesazh të shkurtër fillimisht.

“Për Kushtetutën, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë”, tha Meta teksa ka përshëndetur me dy gishta.

E para politikane, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi voton në kopshtin 31: Qytetarë të votojnë të qetë
Ora 07: 03- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është politikania e parë që ka votuar mëngjesin e sotëm. Kryemadhi ka votuar në Qendrën e Votimit në Njësinë numër 5, në kopshtin 31. Kryemadhi iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë të qetë dhe të bindur për atë që duan të realizojnë.

“Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre.
Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do t’i japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës.
Unë ju uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos kandidatëve të LSI-së, siç ndodh gjithmonë, kështu që jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në”, deklaroi Kryemadhi.

Hapen qendrat e votimit, qytetarët votojnë për partitë dhe kandidatët për deputetë
Ora 07:00- Janë hapur 5199 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin. Komisionerët kanë nisur punën për të pritur votuesit e parë.

Pak çaste para çeljes së votimit, Meta publikon foton: Drejt zyrës në krye të detyrës. Sot dita e sovranit!

Ora 6:50- Ashtu siç e kishte lajmëruar një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të votojë ditën e sotme në orën 07:00, orar ky që përkon dhe me hapjen e procesit të votimit.

Me anë të një fotoje në rrjete sociale, Meta, e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të mrekullueshme dhe thekson se do të jetë dita e sovranit.
“Drejt zyrës në krye të Detyrës! Ditë e mrekullueshme sot. Dita e SOVRANIT”, shkruan Meta.

Ambasadorja Yuri Kim thirrje qytetarëve nga Shkodra: Sot është dita juaj, shkoni dhe votoni të lirë

Nga Shkodra, ku ka shkuar për të monitoruar procesin e votimit, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje për qytetarët.

Ajo ka ritheksuar, që qytetarët të dalin dhe të votojnë të lirë, duke shtuar që dita e sotme, i përket atyre.

“Çdo qytetar shqiptarë të ketë mundësinë të votojë i lirë. Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja amerikane.

Sakaq, pritet që Ambasadorja Yuri Kim, të monitorojë procesin e votimit në Shkollën e Mesme “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës

Këshilltarët e Presidentit do ndjekin procesin në Elbasan, Durrës dhe Vlorë

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë aktiv gjatë gjithë procesit zgjedhor. Burime nga Presidenca bënë me dije për “BalkanWeb” se këshilltaret e Presidentit të Republikës do të zbresin në terren në tre nga qarqet më të përfolura.

Ata do të ndjekin zgjedhjet në Qarqet Elbasan, Durrës dhe Vlorë. Mësohet se këshilltarët janë pajisur me autorizimin e KQZ si vëzhgues.

‘Rokadë’ komisionerësh në Durrës, në Qendrat e Votimit ku nuk funksionon pajisja biometrike, votohet manualisht

Disa komisionerë janë ndërruar në Qendrat e Votimit në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se në KZAZ 21 që mbulon zonën rurale të Durrësit, nga Sukthi në Ishëm ka pasur një numër të madh komisionerësh të ndërruar nga forcat politike kryesisht në qendrat e votimit në fshatra.

Rustem Bici, kreu i KZAZ 21, tha i pyetur nga Neës24 se LSI ka bërë 15 spostime dhe ndërrime komisionerësh pas arrestimit të komisionerit një natë më parë. PD ka bërë 8 ndërrime komisionerësh, PS 8 ndërrime të tjera komisionerësh.

 

Në të gjitha qendrat e votimit ku nuk funksionon pajisja biometrike po bëhet votimi manualisht për të mos u ndërprerë votimi.

Radhë në qendrën e votimit në Elbasan, ndërrohen komisionerët e tre subjekteve

ELBASAN

Në Qendrën e Votimit numër 2351, KZAZ numër 50 në Elbasan ende nuk ka nisur procesi i votimit. Shkak është bërë ndërrimi i komisionerëve dhe më pas mungesa e një prej tyre. Tre subjektet PS, PD dhe LSI kanë ndërruar komisionerët, por ai i LSI-së ndonëse është njoftuar nuk është paraqitur ende në QV.

z. Gremi, kryetari i Komisionit të kësaj QV tha se ‘kemi një mungesë komisioneri që nuk është konfirmuar akoma dhe nuk ka ardhur akoma’.
“Të tre supbjektet i kanë ndërruar, PD, PS dhe LSI. E kanë vendosur privatisht vetë komisionerët. Momentalisht nuk ka ardhur ende komisioneri i LSI”, tha ai në një lidhje live me gazetaren Klodiana Lala.

Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një komunikim me gazetarin Sokol Balla ka deklaruar se mungesa e komisionerëve të LSI është për shkak të mos konfirmimit nga KZAZ. “Komisionerët e LSI janë propozuar, por KZAZ nuk ka bërë ndryshimet siç ka bërë për ata të PD dhe PS”, ka thënë ajo.

E para politikane, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi voton në kopshtin 31: Qytetarë të votojnë të qetë (Video)

TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është politikania e parë që ka votuar mëngjesin e sotëm. Kryemadhi ka votuar në Qendrën e Votimit në Njësinë numër 5, në kopshtin 31.

Kryemadhi iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë të qetë dhe të bindur për atë që duan të realizojnë.

“Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre.
Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do t’i japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës.
Unë ju uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos kandidatëve të LSI-së, siç ndodh gjithmonë, kështu që jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në”, deklaroi Kryemadhi.

Pas saj ka qenë Kreu i Shtetit që ka votuar.

Shqipëria zgjedh: Qytetarët votojnë për partitë dhe kandidatët për deputetë

Janë hapur 5199 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin. Këtë të diel, rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote janë thirrur në votime, për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përftohen 36 mandate ligjvënësish.

Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit do të duhet të votojë për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit do të identifikohet nga një numër e jo emri i tij.

Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë. Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë.

Për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi do të jenë të instaluara pajisje elektronike, të cilat do të kryejnë identifikimin elektronik të zgjedhësve. Një mjet ky i cili do të mundësojë shmangien e votimit të dyfishtë, votimit familjar apo votimit për një person tjetër.

Ndërkohë në Zonën Administrative Zgjedhore Nr. 40, e cila përkon me Njësinë Administrative Nr. 10 në Tiranë, do të zbatohet projekti pilot për votim dhe numërim elektronik. Votuesit do të votojë në pajisjen elektronike si për subjektin politik, ashtu edhe për kandidatin preferencial.

Zgjedhjet e së dielës kanë tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, që do të jenë të angazhuar në vëzhgimin e tyre. Vëmendja do jetë kudo, por të ashtuquajtura zona të nxehta do tërheqim më shumë syrin e vëzhguesve ndërkombëtarë, për të cilët standardet e zgjedhjeve mbizotërojnë mbi gjithçka.bw

Zbardhet axhenda, ja ku do të jenë nesër ambasadorët

Zbardhet axhenda e ambasadorit të BE Luigi Soreca, si dhe atij britanik Duncan Norman, të cilët do të jenë në terren ditën e nesërme, ku do vëzhgonjë nga afër disa qytete shqiptare.

Pas vizitave respektike, ambasadorët do flasin publikisht për mediat.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca do të jetë në:

-Tiranë, Shkolla Dora D’Istria 08:30

-Elbasan, Teatri Skampa 11:00 (do të flasë për mediat)

-Kavajë

-Durrës

-Tiranë

Ambasadori Britanik, Duncan Norman do të jetë në:

-Durrës

-Elbasan

-Fier

-Peqin

Ambasadorja Ursula Gacek e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, do të japë një deklaratë për shtyp ditën e zgjedhjeve.

Ambasadorja Gacek do të japë deklaratën e saj, jashtë qendrës së votimit nr. 1729/1730 tek Liceu Artistik “Jordan Misja”, Rruga e Elbasanit, Tiranë 1000, më 25 prill në orën 11:00.

Gjatë dhënies së kësaj deklarate, gazetarët do të kenë mundësinë e filmimit dhe fotografimit.

Për pyetje specifike për Ambasadoren Gacek, jeni të ftuar të regjistroheni phër të marrë pjesë në konferencën për shtyp që do të mbahet ditën e hënë, më 26 prill në orën 15:00.

Celibashi: Numërimi nis pas mesnate, do të jetë pa ndalim. Orari i votimit nuk shtyhet, vetëm nëse…

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka garantuar se numërimi i votave të zgjedhjeve të 25 prillit nis pas mesnate dhe do të jetë pa ndalim

Ai thotë se do të ketë zëvendësues në mënyrë që numërimi mos ndërpritet për shkak të pushimeve.

Në mënyrë të prerë, kreu i KQZ thotë se nuk do të shtyhet orari i votimit për zgjedhje, por në rast se në disa qendra votimit ka grumbuj apo radhë votuesish që presin, atëhere orari shtyhet vetëm për ato qendra votimi.

Celibashi i kërkon partive politike dhe qytetarëve që të presin me qetësi, në mënyrë të matur dhe me kuriozitet fituesin e zgjedhjeve.

 

PJESË NGA INTERVISTA E ILIRJAN CELIBASHIT

PYETJA: A ekziston mundësia për shtyrje të orarit të votimit?

CELIBASHI: Nuk ka asnjë arsye të paktën sot edhe nesër, KQZ të marrë vendim për shtyrje të orar të votimit. Është i përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Në rast se pranë qndrës së votimit ka grumbull votuesish i lejohet atyre, me emra dhe dokumente, vetëm në këto raste mund të ketë shtyrje të orës së votimit. Por vetëm për atë qendër votimit.

PYETJA: Kur fillon numërimi?  Tek zonat kryesore kur nis procesi?

CELIBASHI: Nëse nënkuptojmë metropolet, zakonisht pas mesnate. Ka numër të madhe qendrash votimi, imponon kohë në kryerjen e marrjes së materialeve dhe kushtet teknike të numërimit.

PYETJA: Do të ketë pushime?

CELIBASHI: Ka zëvendësime. Do të jetë pa ndalim.

PYETJA: Transporti?

CELIBASHI: Varet nga qendra e votimit tek ajo e numërimit. Në rend minutash por shkon dhe orë.

Si do të jenë komunikimet me mediat, si do të funksionojë e dielë, e hëna apo e marta?

Kemi raport të mirë me mediat. KQZ është institucion që e zhvillon veprimtarinë në transparencë të plotë. Do të zbatohet edhe ditën e votimit ,edhe më tej. Gazetarët janë të mirëpritur, të dielën e në vazhdim, të jenë në ambientet e KQZ.

PYETJA: A ka sinjale për zona problematike, ku është më tepër vëmendja, cili është bilanci?

CELIBASHI: Nuk kemi, po të kishim do e adresonim. Sikurse thashë, deri në momentin që flasim s’kemi problematikë sa i përket procesit përgatitor zgjedhor.

PYETJA: Keni ndonjë apel?

CELIBASHI: Natyrshëm mund të them që të gjithë duhet të jemi të qetë e të matur, për të rpitur kush do tj etë fitues. Çdo gjest tjetër, edhe nëse dikush e mendon të përligjur nuk do na ndihmojë as atë vetë, për një rezultat më të mirë nga sa ai mendon. Gjithkush ka bërë çfarë ka patur në dorë, tani të presim rezultatin. Askush s’ka çfarë të bëjë më. Nuk do e ndihmojë në marrjen e një rezultati më të mirë, madje mund të kthehet në të kundërt. E them, nuk e di sa mund të dëgjohet, nuk kam shumë besim, por të paktën për partitë politike dhe garuesit, vlen të ritheksoj të presim me qetësi e nesër të shohim si një proces fare fare formal, dhe në darkë të presim me kuriozitet kush fiton zgjedhjet.

PYETJA: A janë gur i rëndë për BE dhe prestigjin par andërkombëtarëve, çfarë përgjegjësie ndjeni?

CELIBASHI: Zgjedhjet janë gjithmonë të rëndësishme, sidomos për Kuvendin. Përcaktohet kush qeveris vendin, natyrshëm ka interesa në këtë proces nga ato të individëve, grupeve të caktuara, gjithmonë e kanë interesin, s’di ndonjë vend të botës ku s’ka interes. Në rastin tonë ka interes më të shtuar, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, nga këto zgjedhje varet shumë si do të jetë ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Sa i takon KQZ në një kohë shumë të shkurtër, marr në konsideratë dhe një sistem zgjedhor të ndryshuar, mendoj se ka bërë jo më të mirën e mndshme, por tej të pamundurës, që ky proces të jetë brenda standardit. Nesër e tutje është në dorën e të tjerëve, më shumë se në dorën e KQZ. KQZ mund të adresojë rastet kur ka paligjshmëri, në mënyrën e duhur.

PYETJA: Do të punohet me orare të tejzgjatura?

CELIBASHI: Prej kohësh në fakt, por edhe në ditët e fundit po punojmë thuajse 24 orë në 7 ditë, dhe meriton një lavdërim e falenderim gjithë stafi i KQZ. Vërtet ka qenë shumë të angazhuar. Jo të gjithë e kanë atë cilësi, por në shumiëc dërrmuese stafi i KQZ, edhe ata që janë angazhuar përkohësisht, meritojnë vlerësim nga KQZ, por dhe qytetarët.

“Skandal!”, Tritan Shehu: Qytetarëve po u injektohen vaksina të pa sigurta dhe të skaduara, Prokuroria të marrë masa!

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu përmes një postimi në rrjete sociale, pretendon se shqiptarëve po u injektohen vaksina të pa sigurta dhe të skaduara.

Shehu i bën thirrje Prokurorisë të marrë masat.

Shehu thotë se vaksinat pretendohen se janë kineze, por ambalazhi i tyre është i shkruar në gjuhën turke.

Për këtë gjë, Shehu bën përgjegjës qeverinë, por edhe personelin mjekësor që e aplikon.

Postimi i plotë:

Skandal! Vaksina te pa sigurta dhe te skaduara qe me 4 prill po u injektohen aktualisht qytetareve ne tendat e Sheshit Skenderbej!
Prokuroria duhet menjehere te nderprese kete veprim te pa pergjegjshem, te rrezikshem e te filloje nje hetim te plote.
Jane vaksina “Kineze” me ambalazhe te shkruara turqisht, jo vetem te pa certifikuara nga asnje organizem nderkombetar, me efikasitet shume te ulet sipas vete kinezeve, por dhe me date skadence te tejkaluar qe me 4 Prill.
Qytetareve nuk ju tregohet ky fakt i rende edhe nga operatoret sanitare aty!
Duhej nje insistim i forte i disa prej tyre qe te shikonin ambalazhin, e me tej te refuzonin injeksionin.
Pergjegjesi e rende kjo per Qeverine, por dhe per personelin shendetesor qe e aplikon, pavaresisht urdherit qe u kane dhene.
Edhe ata duhet te kuptojne se Betimi i Hipokratit qendron mbi cdo urdher administrativ.
Shume shpejt dhe shqiptareve do tu ofrohen vetem ato vaksina e medikamente te sigurta, qe u ofrohen edhe italianeve, grekeve, gjermaneve, te gjithe BE, duke respektuar rregullat europiane per kete.

Karantina për emigrantët nga Greqia e Maqedonia e Veriut- Apeli Administrativ rrëzon ankimimin e LSI

Vetëm një ditë pas ankesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me karantinën dy javore të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia, Apeli Administrativ, ka rrëzuar kërkesën.

Drejtues i trupës gjykuese që ka shqyrtuar këtë ankim të LSI, ka qenë Ardian Dvorani.

Më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën.

Kujtojmë se Gjykata Administrative shpalli mos-kompetencën për ankimimin e LSI, duke ia kaluar kështu Apelit, e cila vendosi rrëzimin e kërkesës.

Xhelal Mziu thyen heshtjen zgjedhore dhe i përgjigjet Ramës: Ke 3 ditë kohë të mbledhësh bandat (reagimi i plotë)

Kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ka thyer sot heshtjen zgjedhore dhe i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Mziu i drejtohet Ramës, duke i thënë se “Nuk po merrem më me ty se është humbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpellarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill”.

Kujtojmë se kreu i qeverisë Rama, duke iu referuar Xhelal Mziut, deklaroi një ditë më parë se: “Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale”.

Mziu kërkoi ndjesë pas një deklarate ku shprehej se “kushdo që do guxonte të prekte votën do ta pësonte si ai i Elbasanit”, duke iu referuar Pjerin Xhuvanit.

REAGIMI I PLOTË

Reagim ndaj deklaratave shpifëse të Kryeministrit në ikje…(Tronglodyte)!

Në respekt të gjithë Dibranëve, Matjanëve, dhe Bulqizakëve më duhet t’i bëjë me dije nervastenikut Edi Rama, se ka në dispozicion vetëm tre ditë për të mbledhur bandat dhe banditët që i ka shpërndarë duke shantazhuar dhe duke vjedhur vota, pasi do të marrë humbjen më të madhe të të gjitha kohërave.

Populli, që vetë e ke varfëruar sa t’ia blesh “nderin” me 5 mijë lekë, do të të ndëshkojë me votë në 25 prill.

Ti je i vetmi kryeministër që ke vjedhur Shqipërinë!

Ti je i vetmi kryeministër që ke futur vendin në hartën e prodhimit dhe trafikut më të madh të drogës!

Ti je Kryeministri që ke varfëruar Shqiptarët deri në luftë për mbijetesë.

Ti je kryeministri që e ke shitur si askush tjetër Shqipërinë!

Ti je jo vetëm kryeministri, por njeriu më antikombëtar që ka njohur historia e Shqipërisë!

Ti je kryeministri më anti verior që ka parë historia e Shqipërisë!

Ti je i vetmi Kryeministër që ke mbajtur një qeveri, pa asnjë Dibran, pa asnjë verior e asnjë Geg.

Ti je i vetmi kryeministër që ke bërë ndarje krahinore duke mos e përfaqësuar veriun.

Ti je i vetmi kryeministër që në vitin 2021, në pluralizëm, qeveris në të gjitha nivelet e pushtetit me një parti moniste!

Që nga koha e shpalljes së pavarësisë, Dibranët kanë qenë pjesë e rëndësishme e çdo qeverie!

Më dt 25, Toskë e Gegë do të të hedhin në humnerën e historisë me votë.

Dhe një gjë ta dish;

Vetëm në monizëm kriminalizohet fjala e lirë, kërcënohet denoncuesi, dhe jo hajduti.

Krim është të blesh vota, krim është të përdorësh policinë për të shpërndarë para, krim është të përdorësh krimin e organizuar për të mbajtur pushtetin, ndërsa mbrojtja e votës, është detyrë qytetare, është civilizim, është demokraci.

Aty ku falangat e krimit janë bashkë me pushtetin për të shkatërruar zgjedhjet, çdo qytetar është i detyruar për të mbrojtur votën.

Kjo është detyrë e shenjtë.

Vox Populli, Vox Dei

Zëri i popullit është Zëri i Zotit !

Kjo është e gjitha…

Unë të kam mundur 8 herë në Kamëz, tani do të mund më thellë se përherë.

Unë do të të mund me “knockout” për të 9 herë në Dibër, për të të nxjerrë në opozitë të përjetshme.

Nuk po merrem më me ty se është humbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpellarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill.

Verdikt që nuk ndalet

Vullnetet e ndrydhura do të krijojnë ortek ndëshkimi !

“Përgjegjësia juaj ndaj popullit është historike”, Meta letër Bashës e Kryemadhit

TIRANË

Presidenti Ilir Meta iu është drejtuar me një letër krerëve të opozitës së bashkuar, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, një ditë para mbylljes së fushatës elektorale të 25 prillit.

Gazetari Osman Stafa siguron për “BalkanWeb” letrën e Kreut të Shtetit, ku mes të tjerash thekson, duke iu drejtuar Bashës e Kryemadhit, se “Përgjegjësia juaj ndaj Popullit Shqiptar është historike për të rivendosur rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës”.

Në këtë letër, Presidenti Meta kërkon nga dy liderët e partive opozitare që të angazhohen maksimalisht dhe të koordinohen për të ndaluar dhe neutralizuar “me çdo kusht përpjekjet për të prishur procesin zgjedhor me anë të provokimit të tensioneve artificiale, frikësimit të votuesve duke ushtruar presion, dhe kryer survejim antikushtetues mbi ta me anë të përdorimit të të dhënave personale si dhe të përfshirjes së elementëve kriminalë në shitblerjen e votës”.

Ambasadorja Yuri Kim në selinë e PD, takim me kryedemokratin Lulzim Basha një ditë para zgjedhjeve

TIRANË

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë paradite në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se ambasadorja Kim po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Kujtojmë se politika shqiptare sot ndodhet në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale, ndërsa nesër shqiptarët iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.

Meta pas pak në konferencë të jashtëzakonshme: Ftoj policinë dhe funksionarët e drejtësisë të më ndjekin!

TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili njofton se Meta do të dalë në konferencë në orën 11:30.

Mesazhi i zëdhënësit të Metës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.
Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live.

VIDEO/ Kampionët e sportit, mesazh shqiptarëve: Votoni ndryshimin !

Kampionët e fushave të ndryshme të sportit i janë bashkuar opozitës dhe u kanë bërë thirrje shqiptarëve që ditën e diel në 25 prill të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë Partinë Demokratike, numrin 9.

‘Kampionët për ndryshim

 

“Hajde me gjithë ‘të fortët’ e tu”, Meta fton Ramën në përballje televizive: Bëhu njëherë trim, hë të keqen!

Presidenti Ilir Meta fton në përballje televizive, mbrëmjen e sotme, kryeministrin Edi Rama.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, në ditën e fundit të fushatës elektorale, Meta i drejtohet Ramës, duke i thënë se “Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve. Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete”.

Mesazhi i Metës:

Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut! Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live në Syri TV nga Çim Peka. Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve. Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë “të fortët” e tu. Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti. Vetëm të lutem më thuaj! Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi. Të lutem më thuaj! Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!

Ngjarja në Elbasan, Meta publikon pyetjet për institucionet: Çdokush që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet tani!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka mbajtur një qëndrim për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dy ditë më parë në Elbasan, që dyshohet për motive politike.

Meta bën 11 pyetje për këtë ngjarje teksa i kërkon disa institucioneve shqiptare, nga Policia, SPAK, Prokurorisë së Elbasanit dhe asaj të Përgjithshme të veprojnë dhe të ndëshkojnë çdokënd që ka shkelur ligjin.

Sipas Metës, vrasja e Elbasanit është ngjarja më e rëndë gjatë këtij procesi zgjedhor. Ai paralajmëron se ”Çdo zvarritje, mosveprim, apo dëmtim i provave për këtë ngjarje, frymëzon më shumë elementët kriminalë në cenimin e procesit zgjedhor.”

 

QËNDRIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z ILIR META PËR NGJARJEN TRAGJIKE NË ELBASAN

 

Kam ndjekur me shumë vëmendje, veprimet dhe reagimin e organeve ligjzbatuese për hetimin e ngjarjes tragjike, që ndodhi dy ditë më parë në Elbasan dhe që meriton të zbardhet urgjentisht, objektivisht dhe jashtë ndikimeve politike.

 

Ende organi i Prokurorisë dhe strukturat e Policisë së Shtetit, nuk kanë dhënë një version të plotë zyrtar dhe shterrues.

 

Janë disa pyetje, që kërkojnë përgjigje publike dhe të plota nga institucionet ligjzbatuese:

 

–              A janë të përfshirë në këtë ngjarje, persona me precedentë penalë? Nëse po, cilët janë emrat e tyre si autorë të dyshuar për shkaktimin e saj? Përse Policia e Shtetit, nuk ka kryer ndalimin dhe shoqërimin e tyre?

 

–              A janë këta persona të përfshirë në këtë ngjarje, të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës?

 

–              A ka marrë organi i Prokurorisë dhe Policia e Shtetit, dëshminë e oficerëve të lartë dhe punonjësve të Policisë, që kanë qenë të pranishëm në ngjarje?

 

–              Përse punonjësit e Policisë të pranishëm në ngjarje nuk kanë reaguar, për të neutralizuar përplasjen me armë dhe ndaluar të gjithë personat e përfshirë?

 

–              Pse u lejua largimi i personave të përfshirë nga vendi i krimit kur Policia ishte njoftuar dhe ishte aty?

 

–              A ka qenë i mbuluar ambjenti publik apo ambjentet private me kamera të sigurisë? Nëse po, a është bërë kqyrja dhe sekuestrimi i menjëhershëm i materialit filmik në cilësinë e provës?

 

–              Sa kohë u është dashur organeve të zbatimit të ligjit të mbledhin këto materiale filmike?

 

–              Nëse ka patur zvarritje, cilët janë përgjegjësit? Mos u është lënë kohë për të fshirë pamjet?

 

–              Vonesa të tilla, a janë tregues i mosveprimit me dashje nga ana e strukturave të veçanta brenda Policisë së Shtetit, për t`i lënë kohë personave përgjegjës të zhdukin çdo provë që bën të mundur zbardhjen e dinamikës së vërtetë të ngjarjes dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në këtë konflikt tragjik?

 

–              A është Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në konflikt interesi, për kryerjen e këtyre hetimeve?

 

–              A duhet Prokuroria e Posaçme (SPAK), të fillojë hetimet, pasi në këtë ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe funksionarë të lartë të shtetit dhe deputetë?

 

Zoti Prokuror i Përgjithshëm, Zoti Drejtues i Prokurorisë SPAK, Zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,

 

Në Republikën e Shqipërisë, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe duhet të japin llogari përpara tij!

 

Ndaj, me shumë përgjegjshmëri, ju kërkoj:

Të veproni menjëherë për të zbardhur ngjarjen dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në të!

 

Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në këtë proces zgjedhor.

 

Çdo zvarritje, mosveprim, apo dëmtim i provave për këtë ngjarje, frymëzon më shumë elementët kriminalë në cenimin e procesit zgjedhor.

 

Vota e lirë dhe e ndershme dhe legjitimiteti i zgjedhjeve të 25 prillit nuk duhet të rrezikohet më tej nga këto fenomene!

 

Çdokush që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet tani!

 

Ju keni përgjegjësinë e plotë përpara popullit dhe ligjit për ta realizuar atë tani!

Meta pret në takim ambasadoren e SHBA dhe ambasadorët e vendeve të BE: E diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët

TIRANË

Teksa na ndajnë 48 orë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, dhe ambasadorin e Delegacionit të BE, Luigi Soreca, së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE në Tiranë.

Në fokus të takimit të Metës me diplomatët e huaj kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, ku mes të tjerash Kreu i Shtetit është shprehur se “Precedentët famëkeq të dosjeve të Shijakut dhe Dibrës kanë zgjuar aktivizmin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos lejuar deformimin e votës së lirë duke iu drejtuar në kohë dhe përmes provave, organeve të drejtësisë dhe atyre të zbatimit të ligjit”.

Njoftimi i Presidencës:

Në vijim të komunikimit të vazhdueshëm mbi ecurinë e fushatës zgjedhore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, dhe sot me Ambasadorin e Delegacionit të BE, Luigi Soreca, së bashku me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE në Tiranë.

Presidenti Meta i falenderoi Ambasadorët për angazhimin dhe interesin e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vuri në dukje rritjen e ndjeshme të numrit të rasteve të denoncuara nga qytetarët dhe partitë politike për parregullsitë e konstatuara gjatë kësaj fushate, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Precedentët famëkeq të dosjeve të Shijakut dhe Dibrës kanë zgjuar aktivizmin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos lejuar deformimin e votës së lirë duke iu drejtuar në kohë dhe përmes provave, organeve të drejtësisë dhe atyre të zbatimit të ligjit.

Duke patur parasysh rëndësinë thelbësore, që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të ardhmen europiane të Shqipërisë, Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e dekurajimit, në kohë, të çdo veprimi, që cënon integritetin e procesit, dhe kërkoi praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, veçanërisht në qarqet e Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës, të trysnuara edhe në zgjedhjet e kaluara nga krimi i organizuar.

Presidenti Meta veçoi rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka sjellja profesionale dhe vetëm sipas ligjit nga ana e Policisë së Shtetit dhe institucioneve gjyqësore. Vetëm reagimi proaktiv, i menjëhershëm dhe i pavarur ndaj çdo akti që cenon paprekshmërinë e votës së lirë, mund të parandalojë përsëritjen dhe përhapjen e krimit zgjedhor.

Kushdo që provokon tension artificial, duke synuar dekurajimin e votimit masiv apo tjetërsimin e votës së qytetarëve, duhet të marrë përgjigjen e menjëhershme dhe të prerë të forcës së ligjit.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se pavarësisht problemeve të deritanishme, e diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi në këto zgjedhje ata do të kenë mundësinë e përzgjedhjes jo vetëm të alternativës më bindëse për secilin por edhe të kandidatit që ata besojnë më shumë.

Presidenti Meta mesazh të rinjve para zgjedhjeve: Shqipëria i ka sytë te Ju!

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të rinjve, atyre që votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 25 prilli.

Meta deklaron se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje dhe vota është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

“Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë!
Shqipëria i ka sytë te Ju!
Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës.
Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri!
Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj! 🇦🇱”, deklaron Meta.

Gazment Bardhi përplaset me FNSH pas aksionit blic në Elbasan: Shkoni kapni bandat

Vetëm një orë përpara se Lulzim Basha të mbante mitingun përmbyllës të fushatës në Elbasan, një aksion blic i FNSH-së pasditen e sotme, pranë zyrës së shtabit elektoral të PD-së që kishte objektiv kontrollin e makinave që ishin parkuar pranë, solli irritimin e drejtuesit politik të PD-së, Gazment Bardhi, i cili u përplas me efektivët duke u kërkuar llogari se për shkuan dhe cfarë gjetën?

Efektivët i kërkuan që të mbajë distancë, por Bardhi këmbënguli duke kërkuar llogari ndërsa në fund i akuzoi se do të mbajnë përgjegjësi dhe u kërkoi që të shkonin të luftonin bandat.

Debati mes Gazment Bardhit dhe policëve

Gazment Bardhi: Procesverbal, cfarë gjete në makinë? Këtu, këtu nuk ke për të ikur, cfarë gjete në makinën që kontrollove? Se atje në shërbim mund të shënosh cfarë të duash ti?

Polici: Mbaj distancën

Gazment Bardhi: Jam në të drejtën time, ke ardhur ti në shtabin tim. Për cfarë e kontrollove makinën? Për cfarë erdhe në shtabin e drejtuesit të forcës më të madhe opozitare? Bandat, bandat, shkoni atje, jo në shtabin tim. Kush të tha thënë dhe cfarë informacioni. Makina është e pastër. Shkoni te bandat.

Polici: Ec çuna, ec

Gazment Bardhi: Do të mbani përgjegjësi secili prej jush që vini në shtabin tim, shkoni te bandat.

Dy ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe dy ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit situata në Elbasan është më e tensionuar se kurrë më parë.

U kapën me 5 milionë lekë në makinë, dy të arrestuar për rastin e ‘Maqellarës’

Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona që u kapën dje me një shumë prej 5 milionë lekësh në Maqellarë.

Bëhet fjalë për juristin e bashkisë Denis Gjoli dhe shtetasi me inicialet A.C., të cilët akuzohen për ‘Korrupsion aktiv në zgjedhje’.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të shtetasve:

A. C., 25 vjeç dhe D. Xh., 36 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Më datën 22.04.2021, rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit A. S. dhe G. H., banues në Dibër, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës, duke bllokuar rrugën Peshkopi – Maqellarë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Karantina e emigrantëve para zgjedhjeve, Avokati i Popullit: Anuloni vendimin, qytetarët kanë të drejtën e votës

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka reaguar në lidhje me karantinën dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia për zgjedhjet e 25 prillit.

Avokati i popullit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kërkon anulimin e karantinës së shtetasve që vijnë nga Greqia dhe nga Maqedonia e Veriut për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.

Sipas një ankese të paraqitur nga shoqata të ndryshme të emigrantëve pranë institucionit të Avokatit të Popullit theksohet se masa e propozuar së fundmi nga ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti teknik,  pengon dhe në fakt u mohon të drejtën e votës atyre emigrantëve që duan të ushtrojnë këtë të drejtë themelore në zgjedhjet e 25 Prillit.

Nisur nga një shqyrtim i hollësishëm i kuadrit të të drejtave të njeriut dhe praktika ndërkombëtare, Avokati i Popullit ka rekomanduar fillimin dhe përfundimin e menjëhershëm, të procedurës administrative për anulimin e karantinës dhe lejimin e emigrantëve të ushtrojnë të drejtën e tyre Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Avokati i Popullit kerkon anullimin e karantinimit te shtetasve qe vijne nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Avokati i Popullit kërkon anullimin e urdhërit që pamundëson pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë që vijnë nga Greqia ose Maqedonia e Veriut për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.

Në një rekomandim dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, KQZ-së dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, Avokati i Popullit ka kërkuar anullimin tërësisht e menjëherë të Urdhërit nr.219 datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia”.

Pranë institucionit të Avokatit të Popullit, një grup shoqatash të emigrantëve shqiptarë në Greqi kanë paraqitur një ankesë, në të cilën shprehet shqetësimi për propozimin më të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve (Komiteti i Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirus i ri) , për vendosjen e një periudhe prej 2 javësh për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, nëse ata do të vijnë në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

Sipas ankesës, kjo masë e propozuar pengon dhe në fakt u mohon të drejtën e votës atyre emigrantëve që duan të ushtrojnë këtë të drejtë themelore në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që do të zhvillohen në datën 25 Prill 2021. Në ankesë, kjo masë e propozuar shihet edhe si një trajtim diskriminues ndaj tyre, pasi emigrantët shqiptarë që jetojnë në vende të tjera lejohen të hyjnë pa u karantinuar në Shqipëri, ndërsa emigrantët shqiptarë në Greqi, jo.

Nisur nga një shqyrtim i hollësishëm i kuadrit të të drejtave të njeriut dhe praktika ndërkombëtare, Avokati i Popullit ka rekomanduar fillimin dhe përfundimin e menjëhershëm, të procedurës administrative për anulimin kryesisht, nëpërmjet nxjerrjes së një akti të ri me shkrim, që anulon tërësisht  Urdhërin nr.219 datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia”, si dhe marrjen e masave për të mos penguar në menyrë sproporcionale qytetarët shqiptarë që jetojnë apo punojnë në Republikën e Greqisë apo Republikën e Maqedonisë së Veriut nga e drejta kushtetuese e votës./abcnews.al

Karantina për emigrantët nga Greqia, reagon Meta: Mbështes plotësisht gjetjet e Avokatit të Populli. Të anulohet çdo vendimmarrje

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Avokatit të Popullit, që më herët kishte vlerësuar se duhet të hiqet karantina për të kthyerit nga Greqia.

Meta thekson se mbështet tërësisht deklaratat e Avokatit të Popullit, duke thënë se të kthyerve nga Greqia iu është kërkuar të nënshkruajnë formular me detyrim.

Reagimi i presidentit Ilir Meta:
bështes plotësisht gjetjet, vlerësimet dhe Rekomandimet e Avokatit të Popullit, për anulimin e menjëhershëm të Urdhërit nr. 219, datë 19.4.2021, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për karantinimin e personave që  vijnë  në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe institucionet përgjegjëse shtetërore, përfshirë dhe pikat kufitare, jo vetëm duhet të anulojnë çdo vendimmarrjeje, që rëndon pozitën e shtetasve shqiptarë në mënyrë jo proporcionale, por kanë përgjegjësinë të hulumtojnë dhe të marrin vendime që njëkohësisht me garantimin e sigurisë shëndetësore, të respektojnë edhe të drejtat dhe liritë themelore, siç është e drejta për të zgjedhur.

Është për të ardhur keq, që emigrantëve në kufi, që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, u është kërkuar nënshkrimi i një formulari me detyrim, për vetëkarantinimin 14 ditor.

Kjo kërkesë ka ardhur mbi bazën e një akti që nuk kishte hyrë ende në fuqi, pasi Urdhri nr. 219, datë 19.4.2021, i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si një akt me karakter normativ, në përputhje me nenin 117, pika 1, të Kushtetutës, merr fuqi juridike vetëm pasi botohet në Fletoren Zyrtare.

Akoma më i keqardhur ndihem për faktin se, në situatën pandemike, vijon mosbotimi i akteve zyrtare në kohë dhe një urdhër që pasohet me sanksione administrative, zbatohet pa hyrë ende në fuqi, e publikohet 2 ditë pas miratimit e zbatimit.

I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përmes Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin, dhe çdo organi tjetër kompetent për dhënien e masave administrative, të kenë kujdes nga dalja e Rekomandimit të Avokatit të Popullit për anulimin e Urdhrit 219, datë 19.4.2021, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Merrni masa të reagoni me përgjegjshmëri, objektivitet, dhe jashtë ndikimeve politike! Mos cenoni të drejtën e votës së bashkatdhetarëve tanë!
Edhe 48 orë nis llogaridhënia për shkelësit e Kushtetutës dhe të ligjit!

Meta: Rama, i vetmi përgjegjës për ngjarjet dramatike në Elbasan. Strukturat e opozitës për mbrojtjen e votës, legjitime

Presidenti I Republikës Ilir Meta komentoi në një intervistë për televizionin lokal në Vlorë, ngjarjen e shënuar një ditë më parë në Elbasan, me një të vdekur e 4 të plagosur. Meta fajësoi kryeministrin Rama si të vetmin përgjegjës sipas tij, për ngjarjen dramatike.

“Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili eshte i vetmi pergjegjes per ate situate dhe per te gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi ne pranine e policise, qe tregon se ky eshte nje shtet i kapur nga krimi.

Struktura per mbrojtjen e votes eshte nje e drejte legjitime e opozites, ne kushtet kur Damiani ne vend qe te ishte sot ne burg eshte kandidat per deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojne me manovra per blerjen e votes dhe presione ndaj qytetareve.
Per kete oferte te tyre poshteruese, Rilindja do ndeshkohet ne menyren me shembullore me 25 Prill.” u shpreh Meta.

“Ja sa lekë u gjetën brenda makinës në Maqellarë”, kandidati i PD: Kush po i shpërndan. Ne jemi jetë a vdekje këtu!

Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Luan Haka, i katërti në listë, flet për bllokimin e makinës me lekë në Maqellarë.

Gazetari Enver Doçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” mesazhin e Hakës, i cili thotë se brenda mjetit të bllokuar nga përfaqësues të PD janë gjetur 5 milionë lekë, që sipas tij, do të shpërndaheshin për blerje votash.

Ai thekson se kanë pasur edhe raste të tjera, ku kanë marrë informacione se PS po shpërndan lekë dhe kanë ndërhyrë.

“Kishim tre ditë që ndiqnim të gjitha makinat. I dimë kush shpërndan lekë, të njëjtat persona që kanë fituar përherë zgjedhjet me mashtrime. Para këtij momenti që të bllokonim këtë makinë, ishim në fshatin Kllupcisht, atje po bëhej gati shpërndarja e lekëve. Në atë moment, morëm informacion për këtë makinë dhe erdhëm e bllokuam. U gjetën 5 milionë lekë në makinën e bllokuar dhe lista me të gjitha fshatrat që do shpërndanin, por nuk është vetëm ky, janë tre-katër tjetër, i kanë të ndara zonat. Kjo është e Milaimit, tjetri Dionisi, etj., se këta janë specialistë. Këta mendojnë se do të poshtërojnë popullin e Maqellarës.

Ne jemi 24 orë në vëzhgim, pa gjumë fare. Nuk është vetëm ky moment, mbrëmë patëm probleme në Luzni. Në 3 të natës kemi shkuar 40 veta në Luzni. I futën po të njëjtat persona nëpër shtëpi dhe u mbyllën brenda. Grupet tona janë të gatshme gjithandej, nuk i lëmë tolerim fare. Ne jemi jetë a vdekje këtu, nuk fitohet vota me lekë”, tha Haka.


Send this to a friend