VOAL

VOAL

(Foto) Donald Trump party me lepurushen e bukur bionde Holly Madison

Voal – Donald Trump ka bërë party në Playboy Mansion në Los Angeles, qendra e revistës Playboy me lepurushen Holly Madison. Kjo sipas zonjushës Madison, sot 36 vjeç, që ka jetuar në Playboy Mansion me Hugh Hefner dhe merrte pjesë në reality show TV “Girls Next Door”.

Këtë pohim lepurushja e ka bërë për  New York Post: “E kam takuar Donald Trump vetëm pak herë, kështu e njoh shumë pak, por ai ishte gjithnjë shumë i sjellshëm dhe vërtetë simpatik.

“Është sureale ta shohësh që Donald Trump po garon për president sepse isha mësuar ta shihja atë nëpër party dhe herë pas here i shkoja pas.”

Ajo shtoi: “Kam qenë në jurinë e Miss USA kur ishte në pronësinë e tij dhe prandaj është e këndshme, sureal dhe i çuditshme”.

2016-05-17_19-48-34

BEVERLY HILLS, CA - JULY 12: Playboy's Hugh Hefner and his Playmates, Kendra Wilkinson (L), Bridget Marquardt and Holly Madison (R) arrive at "Fight for Victory", the 13th Annual Espy Pre-Party hosted by Andy Roddick at the Playboy Mansion on July 12, 2005 in Beverly Hills, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images) *** Local Caption *** Hugh Hefner;Kendra Wilkinson;Holly Madison;Bridget Marquardt

Hugh Hefner dhe Playmates e tij Kendra Wilkinson, Bridget Marquardt majtas dhe Holly Madison djathtas

Clinton: Nuk kam planifikuar angazhimin e bashkëshortit në Shtëpinë e Bardhë

E pyetur nëse bashkëshorti i saj do të ketë vend në administratën e saj, nëse Hillary fiton zgjedhjet, ajo vetëm lëkundi kokën dhe tha “JO”

UASHINGTON – Kandidatja për presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton, deklaroi të dielën se nuk ka ndërmend të angazhojë burrin e saj, ish-president i SHBA-ve, Bill Clinton, në kabinetin presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

E pyetur nëse bashkëshorti i saj do të ketë vend në administratën e saj, nëse Hillary fiton zgjedhjet, ajo vetëm lëkundi kokën dhe tha “JO”.

“Siç pata thënë edhe më herët në Louisvill, bashkëshortin tim do ta kisha angazhuar në segmentin e ngjalljes së ekonomisë sepse ai di si të bëjë një gjë të tillë”,- tha Clinton. aa

Trumpi shokon sërish: ‘Refugjatët do bëjnë atentate si 11 Shtatori’

Donald Trumpi ka kthyer sërish gishtin nga refugjatët. Në një intervistë radiofonike, kandidati për president nga radhët e republikanëve, tha se refugjatët do të bëjnë atentate të ngjashme me ato të 11 shtatorit në SHBA.

“Ata mbajnë telefona me flamurin e ISIS me vete.”- tha Trumpi.

Ndërkohë, presidenti Barack Obama shfrytëzoi një ceremoni ku dorëzoi disa diploma në New Jersey, për të sulmuar Donald Trumpin, duke theksuar se “injoranca nuk është një virtyt”.

“Bota nuk ka qenë kurrë kaq e lidhur dhe po lidhet çdo ditë e më shumë. Ndërtimi i mureve nuk do t’i ndryshojë gjërat”- tha presidenti Obama.

Obama kritika Trumpit për fjalët ndaj myslimanëve

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Rutgers, në New Jersey

UASHINGTON – Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Rutgers, në New Jersey.

Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni, Presidenti Obama kritikoi kandidadin e mundshëm në Partinë Republikane, Donald Trump, në lidhje me fjalët që ai ka cituar për myslimanët.

”Të ofendosh myslimanët ose t’i izolosh ata dhe të sjellësh mendime për një sjellje ndryshe ndaj tyre gjatë hyrjes në vendin tonë, nuk është vetëm një tradhti ndaj vlerave tona. Kjo gjë largon dhe bën të huaj bashkëpunëtorët tanë brenda dhe jashtë vendit, të cilët na ndihmojnë në luftën kundër radikalizmit”,- është shprehur Obama në fjalën e tij.

Duke nënvizur se vendet janë të lidhura me njëra-tjetër shumë më tepër se sa mendohet, Obama, pa përmendur emër, hodhi kritika ndaj Trumpit, duke thënë: ”Gjërat nuk mund të ndryshohen duke ngritur mure. Kjo gjë nuk do ta gjallërojë ekonominë dhe nuk do ta rrisë sigurinë tonë .”

Mendimi i izolimit në një botë me shtete shumë të lidhura me njëra-tjetrën, nuk është një mendim i mirë, ka thënë Obama, duke theksuar: ”Si në politikë, ashtu edhe në jetën reale, injoranca nuk është virtyt. Për të ndihmuar veten tonë, duhet të ndihmojmë edhe të tjerët. Por këtë gjë nuk mund ta bëjmë duke prishur urat dhe duke lënë botën jashtë.” aa

Presidenti Obama: Shqetësim për praninë agresive ushtarake ruse në Baltik

Pamje nga takimi i mbrëmshëm i Obamës me zyrtarët e lartë të pesë vendeve nordike në Shtëpinë e Bardhë

Prania e shtuar ushtarake e Rusisë ishte në fokus të takimit të presidentit amerikan, Barack Obama, dhe pesë liderëve të vendeve të rajonit nordiko-baltik.

“Ne jemi të bashkuar në shqetësimin tonë për praninë dhe sjelljen agresive në rritje të ushtrisë së Rusisë në rajonin nordiko-baltik”, tha mbrëmë në Uashington presidenti Obama, në fund të takimit me zyrtarët e lartë të Danimarkës, Islandës, Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë.

Mëtutje, ai ka theksuar se të gjashtë shtetet u pajtuan për nevojën e mbajtjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Më herët, zoti Obama ka theksuar se derisa ka gatishmëri për uljen e tensioneve, Uashingtoni, po ashtu, do të jetë i përgatitur për ta kundërtshuar çfarëdo agresioni të perceptuar të Rusisë.

“Ne do ta mbajmë dialogun që po vazhdon dhe do të synojmë bashkëpunim me Rusinë, por ne po ashtu, dëshirojmë të kemi siguri se jemi të përgatitur dhe të fuqishëm dhe dëshirojmë ta inkurajojmë Rusinë t’i mbajë aktivitetet e saj ushtarake në harmoni të plotë me obligimet ndërkombëtare”, tha Obama.

Në deklaratën e përbashkët, të gjashtë vendet kanë shprehur shqetësim për aksionet e Rusisë në rajonin e Detit Baltik, përfshirë “sjelljen e pazakonshme atomike, ushtrimet e padeklaruara dhe aksionet provokuese të aeroplanëve dhe anijeve ruse”.

Ky takim u mbajt disa orë pasi filloi ndërtimi i themelit për një kapacitet të ri në kuadër të mbrojtjes kundërajrore të NATO-s në Evropë, në pjesën veriore të Polonisë.

Një kapacitet i ngjashëm është përuruar në Rumani para dy ditësh. rel

Ambasadori Lu dhe Jozefina Topalli rreth sovranitetit !

Voal po i sjell dy deklarime: të Ambasadorit Lu dhe të Jozefina Topallit.

Ja cila është e vërteta se kush e ka mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë dhe cili vend ka ndalur genocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve, Jozefina apo SHBA, përfaqësuesi i të cilit vend është Ambasadori Lu.

Ju çfarë mendimi keni?

Ambasadori Lu:

«Unë përfaqësoj një vend që për më se njëqind vite ka luftuar për të mbajtur Shqipërinë sovrane, demokratike dhe të sigurt.

Dhe në 25 vitet e shkuara ne kemi punuar së bashku për të arritur gjëra të mëdha.

Me fundin e komunizmit,

fitoren e luftës në Kosovë dhe

anëtarësimin në NATO,

Partia Demokratike ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë dhe presim që kjo traditë të vazhdojë në kontekstin e reformës në drejtësi».

 

Ja se çfarë thotë Jozefina Topalli:

Jozefina Topalli: Kryetar, unë jam kundër pjesëmarrjes së ambasadorëve në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së.

Për mua personalisht pjesëmarrja e ambasadorëve në Grup shkel sovranitetin e kësaj force dhe dikton votën tonë në komision.

A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet që ambasadorë të huaj të shkojnë në komisionet parlamentare dhe të marrin fjalën?

Dhe këtu e kam edhe me deputetët e PD-së në atë komision në Kuvend.

Si ka mundësi që asnjë nga ju nuk reagoi për praninë e ambasadorëve në komisionet parlamentare?

A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet, apo në 125 vjet që ambasadorë të huaj të kërkojnë të marrin pjesë në Grupet Parlamentare?

Kurrë! Nga viti 1912, kur është bërë ky shtet shqiptar, me të gjitha peripecitë e tij, uljet dhe ngritjet, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Pse ndodh tani?

Sepse jemi këta që jemi. Problemin e kemi me veten.

Shqiptarët nuk janë dele, por natyrisht e kanë një shqetësim: sa më të varfër dhe të intimiduar, aq më të vështirë e kanë për të gjetur rrugën e tyre.

Nuk kanë të drejtë ambasadorët që të kërkojnë të flasin Grupet tona Parlamentare?

Po, more zotëri, kanë të drejtë, sepse ky nuk është një Parlament përfaqësues, sepse nuk mund të jetë kurrë përfaqësues një njeri që ka vrarë;

nuk mund të jetë kurrë përfaqësues i shqiptarëve një njeri që merret me trafikun e qenieve njerëzore;

nuk mund të jenë kurrë përfaqësues të shqiptarëve njerëz, të cilët kanë probleme të thella morale.

Prandaj nuk është koha për të heshtur, nuk është koha për të bërë konformistin dhe as nuk është koha për t’u kërrusur.

Është koha për t’i thënë ca gjëra ashtu siç janë, me thjeshtësinë e tyre, përballë, në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Unë, sigurisht, që jam për Reformën në Drejtësi, por s’jam kurrë për Reformën e Drejtësisë për ta votuar, pa e parë, pa e lexuar dhe pa e studiuar.

Është momenti që secili prej nesh të bëjë zgjidhjen përfundimtare, në mënyrë që të mos shkojmë te 2013-a, të mos shkojmë te ’44-a dhe të mos qëndrojmë te 2016-a.

 

 

Trumpi takohet me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve

Kandidati i pritshëm presidencial i Partisë Republikane, biznesmeni Donald Trump u takua sot me zyrtarin më të lartë të zgjedhur republikan, Kreun e Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, për të disktuar për këndvështrimet e tyre të ndryshme, pasi zoti Ryan ishte shprehur se nuk ishte gati ta mbështeste kandidaturën e zotit Trump.

Kryetari i Partisë Republikane, Reince Priebus, që mori gjithashtu pjesë në bisedime, shkruajti në Twitter se takimi ishte një hap pozitiv drejt bashkimit në parti.

Sipas disa njoftimeve paraprake për shtyp, zoti Trump dhe zoti Ryan thanë se janë krejtësisht të angazhuar që të punojnë së bashku.

Trumpi fiton edhe dy shtete, Clintoni edhe një

Donald Trumpi dhe Hillary Clintoni

Donald Trump, kandidati i mundshëm i Partisë Republikane në zgjedhjet për president të SHBA-së, ka fituar lehtësisht votimet paraprake edhe në dy shtete: Uest Virxhinia dhe Nebraska.

Rivalët e Trumpit janë tërhequr nga gara javën e kaluar, por Trump lufton ende për mbështetjen e Partisë Republikane pasi ekzistojnë dyshime për përmbajtjen dhe stilin e tij.

Në kampin demokrat, Hillary Clinton, njëherësh favorite, ka fituar në Nebraska, ndërsa kundërshtari i saj, Bernie Sanders në Uest Virxhinia.

Sanders, megjithatë, është larg Clintonit sa i përket numrit të përgjithshëm të delegatëve, të nevojshëm për nominimin e partisë.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen këtë nëntor.

Deklaratat e Trumpit tronditin Azinë

Zërat konservatorë se aleatët e Amerikës në Azi duhet të pajisen me armë bërthamore, pritet të dëgjohen më shumë, në se Donald Trumpi bëhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden njofton nga Seuli se komentet e bëra nga kandidati i pritshëm i partisë republikane rreth ndërprerjes së ndihmës amerikane për Azinë, kanë ngjallur dyshime mbi angazhimin amerikan për sigurinë e rajonit dhe kanë forcuar argumentat e atyre që thonë se aleatët rajonalë duhet të kenë armë bërthamore për t’u vetëmbrojtur.

Gjatë fushatës elektorale, kandidati republikan Donald Trump, ka sugjeruar se Japona dhe Koreja e Jugut duhen lejuar të kenë armë bërthamore. Po ashtu ai është shprehur se trupat amerikane duhet të tërhiqen nga vendet që nuk janë dakort të paguajnë më shumë për bazat ushtarake amerikane në territorin e tyre.

28 mijë e 500 trupa amerikane janë të vendosura në Korenë e Jugut dhe 54 mijë në Japoni. Tokioja i paguan Uashingtonit gati 1.6 miliardë dollar në vit dhe Seul mbi 866 milionë dollarë për këto baza.

Ekspertët thonë se gadishmëria e zotit Trump për të shqyrtuar dhënien e armëve bërthamore aleatëve, në se do të zbatohej, do të përbënte shkelje të traktatit për mos përhapjen e armëve bërthamore.

“Nëse aleatët e Shteteve të Bashkuara mbrohen vetë, siç tha Trumpi, aleanca do të thyet dhe kjo do të çojë në efektin domino për armatosjen me armë bërthamore në Azi”, thotë Moon Keun-Sik, me Forumin për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Koresë.

Megjithë shqetësimet që filluan kur Kina u bë fuqi bërthamore, apo me programin e fundit bërthamor të Koresë së Veriut, Uashingtoni ka qënë në gjëndje të bindë apo t’u bëjë presion aleatëve aziatikë të mbështeten në “ombrellën e tij bërthamore” për mbrojtje.

Megjithatë, kërcënimi i Trumpit për t’u tërhequr nga Azia mund të forcojë zërat e paktë në parlamentin e Japonisë dhe Asamblenë Kombëtare të Koresë së Jugut që thonë se ata nuk mund të mbështeten më gjatë në mbrojtjen amerikane.

“Në se deklaratat e Trumpit bëhen realitet, do të ketë politikanë që do të bien dakort dhe shumë do të jenë entuziastë besoj,” thotë profesor Hiroshi Nunokawa në Universitetin e Hiroshimës.

Armatimi i Koresë së Jugut dhe Japonisë me armë bërthamore ka të ngjarë të shtojë tensionet rajonale, duke legjitimuar programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe do t’i jepte fund çdo mbështetje nga Kina dhe Rusia për sanksionet ndërkombëtare kundër qeverisë së Kim Jong Unit.

Edhe pse Trumpi është vetëm kandidat dhe jo ende president, fjalët e tij po ndiqen me vëmendje në Azi dhe shumë besojnë se mesazhi i tij me dashje apo jo, mund të minojë besimin për angazhimin e Amerikës në rajon.

Obama do të bëjë një vizitë historike në Hiroshimë

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, do ta realizojë një vizitë historike në Hiroshimë, gjatë udhëtimit të tij në Azi, që është planifikuar më vonë këtë muaj.

Shtëpia e Bardhë tha sot përmes një kumtese se Obama do ta vizitojë Hiroshimën me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, në kuadër të udhëtimit të tij në Vietnam dhe në Japoni, nga 21 deri më 28 maj.

Kumtesa tha se udhëtimi i Obamës në Hiroshimë është për ta “theksuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm në arritjen e paqes dhe sigurisë në një botë pa armë bërthamore.”

Obama dhe Abe do të takohen “për ta forcuar aleancën amerikano-japoneze, përfshirë bashkëpunimin tonë në çështjet ekonomike dhe ato të sigurisë”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë udhëtimit, Obama do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të G-7, në Ise-Shima të Japonisë.

Trumpi e përjashton nga rregulli myslimanin Khan

“Gjithmonë do të ketë përjashtime. Mendoj se është gjë shumë e mirë që Khan u bë kryebashkiak”, tha Donald Trumpi

UASHINGTON – Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, i cili ka bërë thirrje për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA, bëri të ditur se, nëse zgjedhet në krye të Shtëpisë së Bardhë do të bëjë “përjashtim” për kryebashkiakun e ri të Londrës Sadiq Khan.

Zyra e Trumpit e ngarkuar për fushatën zgjedhore në fund të vitit të kaluar, përmes një deklarate me shkrim transmetoi qëndrimin e tij, ku thuhet se shumica e myslimanëve në botë urrejnë amerikanët dhe SHBA-të duhet ti mbyllin kufijtë për të gjithë myslimanët, për derisa qeveria amerikane të mos e zgjidhë këtë problem.

Megjithatë, të hënën ndryshoi mendje, duke thënë se ishte i lumtur që kryebashkiak i Londrës u bë Khan dhe se ai është prej atyre myslimanëve që mund të jetë përjashtim.

“Gjithmonë do të ketë përjashtime. Mendoj se është gjë shumë e mirë që Khan u bë kryebashkiak dhe shpresoj se ai do të bëjë punë shumë të mirë, sepse, sinqerisht, kjo do të ishte shumë, shumë e mirë”, tha Donald Trumpi për “New York Times”.

Deklarata e Trumpit erdhi pasi kryebashkiaku i sapozgjedhur i Londrës, në një intervistë për “Time Magazine”, tha se do të vizitojë SHBA-të para se presidenti aktual amerikan të largohet nga Shtëpia e Bardhë, sepse nëse Trumpi bëhet president, ai mund t’ia ndalojë hyrjen në SHBA.

“Dua të vizitoj SHBA-të dhe të vendosi bashkëpunim me kryetarët e qyteteve amerikane dhe të shkëmbej ide me ta. Nëse Trumpi bëhet president nuk do të mund të shkoj atje, për shkak të besimit tim”, tha Khan.

Shakaja pa shije e serialit amerikan e quajtur ‘Shija e Srebrenicës’

Shakatë për gjenocidin më të tmerrshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk janë standard për komedi që transmetohen në televizione. Por, një serial komik amerikan duket se ka lëshuar një shaka për masakrimin e mijëra burrave dhe djemve myslimanë në vitin 1995, gjatë luftërave në Jugosllavi, duke shokuar boshnjakët.

Në një nga episodat e serialit “Çifti i çuditshëm” (Odd Couple), të transmetuar më 22 prill në rrjetin amerikan CBS, një nga personazhet e meshkujve e fton një vajzë në takim, në një restoran serb të quajtur ‘Shija e Srebrenicës’. Ai gjithashtu e interpreton keq edhe emrin.

Referenca ka të bëjë me qytetin ku në vitin 1995 më shumë se 8,000 djemë dhe burra të rinj myslimanë boshnjakë u rrethuan dhe u vranë nga ushtria e serbëve të Bosnjës.

Vrasjet, që për shumë myslimanë të Bosnjës janë ende një kujtim i freskët, ndezën një zemërim ndërkombëtar dhe ndikuan në nxitjen e ndërhyrjes së forcave të jashtme për përmbylljen e luftërave të viteve 1990 në Jugosllavi.

Në vitin 2004, tribunali i Kombeve të Bashkuara që merret me krimet e luftës në Jugosllavi, ngjarjet e Srebrenicës i cilësoi zyrtarisht si ‘gjenocid’.

Që nga koha e transmetimit, episodi amerikan ka qarkulluar në shumë komunitete boshnjake në Evropë dhe Amerikë të Veriut, me një dozë të madhe zemërimi drejtuar rrjetit CBS, autorëve të serialit, si dhe aktorëve pjesëmarrës.

Hatixha Mehmedoviq, e cila jeton në Srebrenicë dhe e udhëheqë një grup që lobon në emër të 6,000 të mbijetuarve nga vrasjet e Srebrenicës, tha se seriali bën shaka në kurriz të grave që janë dërguar dhunshëm në restorante të tilla dhe janë dhunuar nga ushtarët serbë të Bosnjës. Burri i saj, dy djemtë dhe dy vëllezërit e saj u vranë në atë masakër.

“Sa më eksteme të jetë diçka, aq më shumë do të shikohet. Bota e ka lejuar këtë gjë; Evropa e ka lejuar të ndodhë”, ka thënë Mehmedoviq për Shërbimin për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë.

“Të thuash eja të shkojmë në një restorant të ri të quajtur ‘Shija e Srebrenicës’ është njësoj sikurse të thuash diçka të tmerrshme të llojit: Eja të shkojmë në një restorant të ri gjerman të quajtur ‘Shija e Auschwitzit’,” thotë përmes një letre të hapur Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës së Veriut, i cili përfaqëson migrantët dhe refugjatët nga ky rajon i ish-Jugosllavisë.

Kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, CBS nuk ka dhënë menjëherë përgjigje ndaj një kërkese përmes emailit, për të komentuar lidhur me episodin në fjalë.

Ndërsa në Bosnjë, mediat lokale kanë komentuar lidhur me këtë referencë, me një portal të lajmeve që e cilëson si “mënyrën më primitive” për t’i fyer viktimat e Srebrenicës.

Branka Antiq Stauber, e cila jeton në Tuzla dhe drejton një OJQ që merret me gratë boshnjake të dhunuara gjatë luftës, e ka quajtur referencën “të panjerëzishme”. Ajo thotë se është ende e paqartë se çfarë ka synuar autori i emisionit të arrijë me një referencë të tillë.

Instituti për Hetim të Gjenocideve në Kanadë, një organizatë me bazë në Ontario e krijuar nga Universiteti i Sarajevës, e ka quajtur videon një “poshtërim të tmerrshëm të viktimave të Srebrenicës.”

Përgatiti: Valjeta Kosumi

Trumpi do të takohet me kongresistët republikanë

Donald Trumpi, kandidati presidencial i pritshëm i Partisë Republikane në SHBA, do të takohet më 12 maj me liderët kongresistë të partisë së tij në Uashington.

Përderisa lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell, ka orfuar mbështetje për miliarderin republikan, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, e ka distancuar veten nga Trumpi dhe ka refuzuar ta përkrahë atë.

Ryan u tha dje gazetarëve të gazetës “Journal Times”, në shtetin e tij Uinskonsin, se nuk ka arsye që të shtiren për “unitet” të partisë, përderisa një gjë e tillë nuk ekziston.

“Nëse ne vazhdojmë të pretendojmë se jemi të bashkuar, atëherë do të jemi të përgjysmuar këtë vjeshtë”, ka thënë Trump.

Në përpjekje për ta shmangur një konflikt të hapur me Trumpin, Ryan i ka thënë gazetës se ai është i gatshëm të tërhiqet nga roli tradicional i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, që është kryesues i Konventës Kombëtare të Republikanëve, që mbahet në korrik, nëse Trumpi e kërkon një gjë të tillë.

“Do të bëj çkado që do ai, për ta respektuar Konventën”, ka thënë Ryan.

Presidenti Obama: Ende punë drejt barazisë racore

Presidenti Barack Obama mbajti një fjalim plot pasion në Universitetin Howard, një ndër universitetet amerikane që u ngritën vite më parë për afrikano-amerikanët. Ndërkohë që i mbeten vetëm pak muaj në detyrë, presidenti po e përqëndron mesazhin e tij tek tema delikate, që shkaktojnë debate të ndezura në vend, siç është gjendja e komunitetit afrikano-amerikan. Gjatë administratës së tij ka pasur një numër incidentesh fatale kur afrikano-amerikanë të pa-armatosur janë vrarë nga policia, duke ndezur protesta masive. Disa në komunitetin afrikano-amerikan e kritikojnë presidentin se nuk ka bërë sa duhet për ta trajtuar këtë problem:

Presidenti doli para studentëve me një mesazh që e ka mënjanuar gjatë gjithë mandidatit të tij presidencial: beteja për barazinë racore vazhdon. Amerika e ditëve tona, tha ai, nuk ka të krahasuar thuajse në asnjë aspekt me Amerikën kur ai mbaroi studimet universitare. Marrëdhëniet racore janë përmirësuar vazhdimisht gjatë tre dekadave të fundit, por mbetet ende shumë punë.

“Kemi kushërinj, xhaxhallarë, vëllezër dhe motra, të cilët i mbajmë mend si po aq të zgjuar dhe të talentuar sa ne, por që mbetën peng i strukturave të padrejtësisë. Kjo do të thotë se ne jo vetëm që të mos e marrim të mirëqënë përparimin në botën e tanishme, por edhe të ngremë zërin në mbrojtje të atyre afrikano-amerikanët që nuk janë aq me fat.”

Presidenti u tha të diplomuarve të rinj në Uashington se nëse duan të shohin ndryshim, nuk munden ta kalojnë jetën të përgjumur, por duhet të marrin pjesë aktive në sistemin demokratik. Ai u vuri në dukje se tashmë nuk u duhet më të rrezikojnë jetën e tyre për të votuar, pasi breza të tjerë e bënë këtë sakrificë përpara tyre. Presidenti nënvizoi rëndësinë për pjesëmarrje në të gjithë procesin politik, jo thjesht në zgjedhjet presidenicale.

“Në vitin 2012 afro 2/3 e afrikano-amerikanëve dolën për të votuar. Në 2014, vetëm 2/5 dolën për të votuar. Si mendoni, nuk ndikon ky fakt tek përbërja e Kongresit, me të cilin duhet të punoj unë?”

Ai tha se të diplomuarit e sotshëm, duke qenë vetë afrikano-amerikanë, janë të pozicionuar më mirë se kurrë për të trajtuar çështjet madhore. Ngjyra e lëkurës, iu drejtua ai studentëve afrikano-amerikanë, nuk duhet t’u shërbejë kurrë si justifikim për të kërkuar, ose bërë më pak se të tjerët: “Thuajeni me zërin plot trashëgiminë tuaj; keni besim tek ngjyra juaj e lëkurës!”

Presidenti do të flasë edhe në dy ceremoni të tjera diplomimi gjatë dy javëve të ardhshme.

Clinton një hap më pranë emërimit të demokratëve

Kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton është një hap më pranë në përpjekjet për të marrë emërimin e partisë së saj si përfaqësuese e demokratëve në zgjedhjet e nëntorit. Ajo siguroi fitore dje në zgjedhjet e zhvilluara në ishullin e Guamit, një territor amerikan në Paqësor. Si rezultat ajo merr 4 nga shtatë delegatët e ishullit, rivali i saj demokrat, Bernie Sanders merr 3. Zonja Clinton ka më shumë se 93% të delegatëve që i duhen për të marrë emërimin e partisë.

Manjati amerikan Donald Trump, i cili pritet të përfaqësojë Partinë Republikane në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, i ka intensifikuar akuzat kundër zonjës Clinton.

Gjatë një aktiviteti për fushatë në shtetin Uashington, zoti Trump bëri një seri ofezash në adresë të zonjës Clinton, duke thënë se ajo është martuar me një prej abuzuesve më të rëndë të grave në histori, një njeri që ka nëpërkëmbur një numër grash. Kjo, tha ai, e bën vetë Hillarin abuzuese të grave që ai ka lënduar, pasi ajo i qëndroi në krah të shoqit. Komentet ishin një aludim i qartë i akuzave të shumta që e shoqëruan ish-presidentin Bill Clinton për tradhëti bashkëshortore, ndër të cilat më e bujshmja, marrëdhënia me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinski.

Duket qartë se zoti Trump po përpiqet ta godasë rivalen demokrate tek mbështetja që ajo gëzon mes grave, një segment i popullatës ku Donald Trump është shumë më dobët.

Dita e Nënës në SHBA

Sot në Shtetet e Bashkuara dhe në një numër vendesh të tjera festohet Dita e Nënës. Është një ditë e caktuar në veçanti për të nderuar dhe shprehur mirënjohje për rolin dhe punën e nënës.

Presidenti Barak Obama me këtë rast shprehu mirënjohjen e tij për bashkëshorten, Zonjën e Parë Michel Obama:

“Në shtëpinë tonë, puna si president vjen e treta për nga rëndësia. Në Ditën e Nënës do të tregohem edhe më i vëmendshëm për ta falenderuar Michelen për mënyrën e përkryer me të cilën e kryen detyrën e nënës. Dua të falenderoj edhe nënën e Michelës, vjehrrën time që i shërbyer si modeli i rolit të nënës dhe për ndihmën që na jep për t’u kujdesur për vajzat”.

Presidenti tha se është momenti që të gjithë të shprehin mirënjohje për nënën e tyre, apo ato gra që në jetën e tyre kanë marrë përsipër rolin apo kanë treguar dashurinë e një nëne për ta.

Këtu në Shtetet e Bashkuara kjo ditë është më popullorja për dalje për dreka e darka në restorante. za

Vetëm Bob Dole mbështet Trumpin

Voal – Voal.ch shkruan se megjithëse Kandidati republikan për president Donald Trump tha se dëshiron të bashkojë partinë republikane në Konventën Kombëtare, ku do të shpallet zyrtarisht kandidatura e Trump si përfaqësuesi i Partisë Republikane, ai nuk do të ketë mbështetjen e të paktën dy ish presidentëve republikanë, të  George W. Bush, i cili shërbeu për dy mandate para presidentit Obama, tha se ai nuk ka në plan të marrë pjesë, dhe të  George H. W. Bush senior i cili u shpreh ish presidenti është larguar tashmë nga politika.

Bushi i vjetër, i cili humbi në zgjedhje ndaj Bill Clintonit në vitin 1992, në 1996 mbështeti kandidatin Bob Dole, në 2000 pa dyshim mbështeti djalin e tij, George W. Bush dhe në 2008 të dy Bushët mbështetën John McCainin, i cili humbi ndaj Barac Obamës. Në 2012 ata mbështetën Mitt Romney-n. Bojkotimin e Konventës e kanë lajmëruar gjithashtu edhe  John McCain, Mitt Romney.

Ndërkohë Bobe Dole, është i vetmi ish-kandidat për President që do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare të Donald Trump. Kështu është lajmëruar, se do të jetë i pranishëm në Konvetën Kombëtare ku Trump do të deklarohet zyrtarisht kandidati Republikan që do të garojë për Shtëpinë e Bardhë./Voal.ch

Trumpi mbështet daljen e Britanisë nga BE-ja

Mbretëria e Bashkuar “do të jetë më mirë pa Bashkimin Evropian”, ka thënë kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Duke folur për televizionin Fox News, Trump ka thënë se kriza me emigrantë “ka qenë një gjë e tmerrshme për Evropën” dhe ka fajësuar BE-në për krijimin e saj.

Trump ka thënë se nuk jep “rekomandime”, porse “ndjen” se britanikët duhet të votojnë për ndërprerjen e lidhjeve me BE-në në referendumin e 23 qershorit.

Trump ka disa biznese në Britani.

Në anën tjetër, presidenti demokrat i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje britanikëve që të mbeten brenda BE-së. rel

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve nuk e mbështet Trumpin

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, ka thënë se nuk mund të mbështesë Donald Trumpin si kandidat republikan për president.

“Thjesht, nuk jam i gatshëm”, ka thënë Ryan, i cili vetë është republikan dhe mban postin më të fuqishëm në Kongres.

Ryan i ka bërë thirrje Trumpit që të bashkojë partinë dhe të bëjë më shumë për parimet e saj konservatore.

Trump ka mbetur i vetëm në garë për të fituar nominimin e partisë në zgjedhjet për president.

Edhe ish-presidentët e SHBA-së, George W. Bush dhe Bushi i Vjetër, kanë thënë se nuk do të mbështesin Trumpin.

Miliarderi amerikan është kritikuar për retorikë të ashpër.

Ai, veç tjerash, është zotuar se nëse bëhet president, do të ndalojë myslimanët të hyjnë në SHBA dhe se do të ngrejë mur në kufi me Meksikën.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen këtë nëntor.

Izraeli nderon viktimat e Holokaustit

 Në Izrael jeta u ndërpre për dy minuta, ndërsa sirenat ushtuan në mbarë vendin në kujtim të ditës së Holokaustit. Makinat ndaluan, shoferët dolën jashtë, duke qëndruar në këmbë, në shenjë respekti për 6 milionë hebrejtë e vrarë nga forcat naziste dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vendosi një kurorë në memorialin kushtuar Holokaustit, në një prej ceremonive të shumta që u zhvilluan në mbarë vendin. Në Uashington Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku shpreh solidaritetin e saj me komunitetin hebraik në Amerikë dhe në botë. “Kurrë të mos harrojmë, kurrë të mos përsëritet”, thuhej në mesazhin e Shtëpisë së Bardhë.  za

Dy ish presidentë republikanë nuk e mbështesin Trumpin

Kandidati republikan për president Donald Trump tha se dëshiron të bashkojë partinë republikane, por ai nuk do të ketë mbështetjen e të paktën dy ish presidentëve republikanë.  George W. Bush, i cili shërbeu për dy mandate para presidentit Obama, tha se ai nuk ka në plan të marrë pjesë, ose të komentojë për garën e këtij viti. Ndërsa një zëdhënës për të atin e tij, George H. W. Bush u shpreh ish presidenti është larguar tashmë nga politika.

Bushi i vjetër, i cili humbi në zgjedhje ndaj Bill Clintonit në vitin 1992, në 1996 mbështeti kandidatin Bob Dole, në 2000 pa dyshim mbështeti djalin e tij, George W. Bush dhe në 2008 të dy Bushët mbështetën John McCainin, i cili humbi ndaj Barac Obamës. Në 2012 ata mbështetën Mitt Romney-n.

Rolling Stones nuk lejon Trump të përdorë këngët e tyre

Voal – Rock-grupi britanik, Rolling Stones, ka kërkuar nga miliarderi amerikan, Donald Trump, të ndalojë përdorimin e këngëve të tij gjatë fushatës për president të Shteteve të Bashkuara.

Bendi ka lëshuar një deklaratë duke thënë se Trump nuk ka leje për të përdorur muzikën e tij.

“Rolling Stones nuk i ka dhënë kurrë leje fushatës së Trumpit për të përdorur këngët e tij dhe kërkon që të ndalojë përdorimin e tyre menjëherë”, ka thënë bendi britanik.

Trump ka luajtur këngët e Rolling Stones nëpër tubime për muaj të tërë, njofton rel.

Hiti i vitit 1969 “You Can’t Always Get What You Want” është përdorur veçanërisht.

Në muajin shkurt, edhe këngëtarja britanike, Adele, është distancuar nga Trump, pasi ky i fundit ka përdorur këngën e saj “Rolling In The Deep” gjatë fushatës së tij.

Hillary Clinton fokusohet tek nxjerrja jashtë ligjit e armëmbajtjes

Voal – Voal.ch shkruan se në fushatën e Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë, një vend kryesor kanë zënë viktimat në SHBA për shkak të armëmbajtjes me leje.

Janë 33 mijë viktima të pafajshme që vriten për çdo vit shkruan, shkruan Hillary Clinton në Instagram.

hillaryclintonWe can’t accept this as “normal.” It’s time for commonsense steps to help stop gun violence.” –

“Ne nuk mund ta konsiderojmë këtë gjë diçka “normale”. Ka ardhur koha për një ndërmarrë hapat e duhura për t’i thënë ndal dhunës prej armëve”.

 

 

 

Trumpi fiton në Indiana; Cruzi largohet nga gara

Donald Trumpi shënon fitore të thellë në Indiana duke iu afruar shumë pranë emërimit nga Partia Republikane si kandidati i saj zyrtar për president.

Rivali i tij kryesor, senatori nga Teksasi Ted Cruz, në një fjalim të martën në mbrëmje njoftoi se do të largohet nga gara. Gara në Indiana ishte shpresa e vetme e tij për të ndalur hovin e kandidatit Trump.

Në kampin demokrat, sipas shtypit amerikan pritet të ketë fituar Bernie Sanders në një garë të ngushtë me rivalen Hillary Clinton.

Fiotorja e Donald Trumpit pritet të jetë e thellë.  Pas garës në Indiana, miliarderi i pasurive të patundshme, që nuk ka mbajtur kurrë më parë një post publik, pritet të marrë edhe 57 delegatë të tjerë, jo të mjaftueshëm për të arritur shifrën 1237, por në rrugën e sigurtë për t’u quajtur kandidati i pritshëm republikan që do të emërohet gjatë kuvendit të partisë në korrik.

“Në se fitojmë në Indiana, gara ka përfunduar,” u shpreh Donald Trump para votimeve në shtetin konservator të Indianës, ku fermat bujqësore ndërthurren me qendrat industriale.

Voters cast their ballots in the Indiana primary at Holy Trinity Greek Orthodox Church in Carmel, Indiana, May 3, 2016.

Për demokratët, Sanders pritet të ketë fituar sipas parashikimeve, por Clinton ka shumë më tepër delegatë dhe për Sanders është matematikisht e pamundur të fitojë numrin e mjaftueshëm për të siguruar emërimin e partisë.

Trump filloi ta zhvendosë gjuhën e tij të ashpër të kritikave nga rivalët republikanë tek kandidatja e pritshme demokrate Hillary Clinton. Gjithnjë e më shumë duket se gara në nëntor do të zhvillohet mes dyshes Trump-Clinton.

Ai e kritikoi ashpër Clinton-in si sekretare shteti duke thënë se ajo ishte në gjumë gjatë sulmit terrorist të vitit 2012 në Benghazi të Libisë ku gjetën vdekjen katër amerikanë, mes të cilëve edhe ambasadori amerikan në Libi.

Trump u tha përkrahësve të tij se ai mund të fitojë ndaj Hillary Clintonit në shtetet ku republikanët zakonisht nuk fitojnë, ndonëse anketat e tanishme nuk tregojnë për një gjë të tillë.

Ash Carteri: “Vringëllimi i armëve bërthamore nga Rusia” tepër shqetësues

Në Shtutgard të Gjermanisë, sot u zhvillua ceremonia e përurimit të komandantit të ri suprem të NATO-s. Gjenerali i ushtrisë amerikane Curtis Scaparrotti mori komandën e forcave amerikane dhe atyre europiane të NATO-s, duke zëvendësuar gjeneralin Philip Breedlove, i cili po del në pension. Sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter, i pranishëm në ceremoni, tha se Aleanca do ta vazhdojë fuqizimin gradual të krahut të saj lindor, si një masë sigurie ndaj rrezikut që paraqet Rusia për disa vende të Europës Lindore  Në komentet që bëri në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të NATO-s në Shtutgard, Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter premtoi fuqizimin e krahut lindor të aleancës për të përballuar rrezikun që paraqet Rusia.

Zoti Carter e kritikoi Rusinë për agresion në Europë, duke thënë se veçanërisht shqetësuese janë veprimet që ai i cilësoi si “vringëllim armësh bërthamore”.

“Rusia vazhdon të shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë dhe përpiqet në mënyrë aktive t’i frikësojë fqinjët balltikë. Qoftë përmes detit, ajrit, apo kibernetikës, Rusia po sfidon normat ndërkombëtare; më shqetësuese është vringëllimi i armëve bërthamore të Moskës, që ngre pyetje shqetësuese lidhur me përkushtimin e udhëheqësve rusë ndaj stabilitetit strategjik, për respektimin prej tyre të normave kundër përdorimit të armëve bërthamore”, tha zoti Carter.

Zyrtarët amerikanë thonë se synimi i NATO-s në Europë është që të kalohet nga përpjekjet për t’i siguruar aleatët, në zgjerimin e aktiviteteve për të frenuar veprimet agresive të Rusisë.

NATO po shqyrton qarkullimin e katër batalioneve në vendet anëtare të Aleancës nga Europa Lindore, tha Seketari amerikan i Mbrotjes Ash Carter. Këto masa po merren pas një propozimi nga vendet aleate, për t’u mbrojtur nga sjellja agresive e Rusisë. Që pas aneksimit nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, shtetet balltike: Estonia, Letonia dhe Lituania, që u pranuan në radhët e Aleancës në vitin 2004, kanë kërkuar një prani më të madhe të NATO-s, nga frika e rrezikut rus.

Komandanti i ri suprem i NATO-s, gjenerali Scaparrotti, tha gjatë një dëshmie në Senat muajin e kaluar se Rusia po manifeston “një qëndrim gjithnjë e më agresiv, që sfidon normat ndërkombëtare, shpesh në shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

Obama: Bin Ladeni gjithnjë në shënjestër

Presidenti amerikan Barack Obama tha se vendimi për të kërkuar dhe eleminuar udhëheqësin e al-Kaidës Osama bin Laden, ka qënë prioritet që nga momenti që ai erdhi në krye të vendit, por vet ndërmarrja e misionit ishte debatuar shumë.

Presidenti Obama foli për rrjetin televiziv CNN të hënën në pesë vjetorin e eleminimit nga forcat speciale të njeriut përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2011 në Nju Jork dhe Uashington ku humbën jetën 3 mijë njerëz.

Pas muaj të tërë grumbullimi të dhënash, ekipi i presidentit për sigurinë kombëtare arriti në përfundimin se bin Ladeni po fshihej në katin e tretë të një kompleksi të ruajtur mirë pranë qytetit pakistanez, Abbottabad.

Por, tha presidenti Obama, kur erdhi koha për të marrë vendimin për misionin, disa pjestarë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare thanë se duheshin më shumë të dhëna.

“Shanset që të ishte bin Laden ishin 50 me 50. Madje, pati disa mospajtime brenda agjencisë së zbulimit, por aryesja qe e mirë për të menduar se ishte ai. Pas diskutimeve me ekipin, ishte e qartë për mua se ky ishte shansi më i mirë për ta asgjesuar atë. Faktikisht, nëse nuk do të kishim vepruar, ai mund të largohej dhe do të duheshin vite që ta gjenim përsëri.”

Ndërsa presidenti me ekipin e tij shikonin drejtpërdrejt veprimet e forcave speciale, katër helikopterë u ulën në kompleks duke zbarkuar një ekip të trajnuar mirë të forcave speciale.

Ata asgjësuan një roje në katin e parë, vranë një prej djemve të Osamës në katin e dytë kur u duke se ishte gati për të hapur zjarr. Pastaj u futën në një dhomë në katin e tretë. Një pjestar i forcave speciale e qëlloi dy herë në kokë kriminelin më të kërkuar në botë.

Forcat speciale morën dokumente dhe materiale të shumta në shtëpinë e bin Ladenit si dhe trupin e tij, të cilin më pas e hodhën në detë pas një ceremonie myslimane varrimi. Intervista e së hënë është e para në të cilin presidenti Obama ka dhënë detaje mbi misionin në fjalë. za

CIA e rikrijon në Twitter ngjarjen për vrasjen e bin Ladenit

Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, rikrijon në Twitter operacionin që çoi në vrasjen e Bin Ladenit.

Njoftimet u pritën me mijëra reagime në median sociale, që nga mbështetja e deri tek kritikat tejet të ashpra.  Operacioni mori miratimin e presidentit Obama në majin e vitit 2011. Në të u përfshin forcat speciale që u ulën me helikopterë në një kompleks në Abbottabad në Pakistan dhe më pas trupi i bin Ladenit u hodh në oqean..

Media sociale Twitter egziston që nga viti 2006, por CIA është relativisht e re në këtë medium me rreth dy vite.

1600 postimet e deritanishme të agjencisë sekrete në Twitter, zakonisht kanë përmbajtje historike, profile agjetësh të vrarë në krye të detyrës apo komete publike nga zyrtarët aktualë.

Por, në pesë vjetorin e aksionit kundër bin Ladenit, CIA njoftoi se do të rikrijonte aksionin, duke dhënë në kohë reale në Twitter, detaje ashtu siç kishte ndodhur para 5 vjetësh,  për 1.3 milion pasuesit e saj. Brenda gjashtë orësh, postimet në Tweeter shpalosën ngjarjet që përfundimisht i dhanë fund kërkimeve thuajse 10 vjeçare për njeriun më të kërkuar, organizata e të cilit vrau rreth 3 mijë njerëz me 11 shtator të vitit 2011.

Postimet në Tweeter flisnin për nisjen e helikopterëve nga një bazë në Afganistan, një foto të presidentit Obama me këshilltarët e tij që vëzhgonin situatën, bin Ladeni duke u vrarë, forcat speciale që largoheshin nga kompleksi dhe presidenti që merrte konfirmim për “mundësi të mëdha” se njeriu i vrarë ishte bin Laden.

Por, mes atyre që reaguan ndaj publikimit në Tweeter, kishte edhe kritikë të zëshëm.  “Kjo është brutale. Ju lutem ndaloni këtë”, shkruante përdoruesi @AlexBoardGames.  “Është një gjë të vrasësh një armik sepse beson se është e nevojshme. Por të argëtohesh me të është diçka krejt tjetër.”

Pamela Dayton (@pameladayton) e quajti përpjekjen e CIA-s “ngjitëse dhe nxitëse”. “A nuk keni një punë të vërtetë për të bërë ?  Apo po përpiqeni të nxisni ndonjë veprim të vogël anti-amerikan?”, thoshte ajo.

Përdoruesi @zippyman818 tha se postimet reflektonin keq mbi ata që punojnë në CIA.

Kapitull i ri në marrëdhëniet SHBA-Kubë

Një tjetër kapitull i rivendosjes së marrëdhënieve SHBA- Kubë u hap të dielën kur anija e parë komerciale me pasagjerë nisi udhëtimin nga Shtetet e Bashkuara drejt Kubës, pas më shumë se 50 vjetësh. Shtetet e Bashkuara dhe Kuba rivendosën marrëdhëniet diplomatike vitin e kaluar. Në mars Presidenti Obama bëri një vizitë zyrtare në Kubë ku u takua me Presidentin e këtij vend Raul Castro. Por disa kufizime mbi udhëtimet dhe tregtinë ende nuk janë hequr.

Anija Adonia e linjës amerikane Carnival Cruise dhe 700 pasagjerët e saj u nisën nga porti i Majamit për një ndalesë të planifikuar për sot në Havana.

Adonia do të bëjë udhëtime në Havanë dy herë në muaj.

Udhëtimi për pak u anulua, pasi autoritetet kubane fillimisht u ndaluan anëtarëve të diasporës kubane kthimin në vendlindjen e tyre, nga frika se ata do të përpiqeshin të nxisnin trazira politike.

Roberto Buznego, pasagjer kubano-amerikan:

“Kanë kaluar 50 vite, u largova kur isha pesë vjeç. Unë e njoh pak Kubën, kam parë gjëra në televizion, por kurrë nuk kam qenë atje, kështu që kjo është një mundësi e mirë për mua”.

Çështja u zgjidh gjatë bisedimeve mes zyrtarëve amërikanë dhe atyre kubanë.

Shërbim i rregullt ajror mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës pritet të rifillojë më vonë këtë vit. za

Clinton: Të mos lejojmë që arritjet Obamës të mbeten në duart e Trumpit

Duke kujtuar fundin e vitit kur edhe përfundon mandati i Obamës, Clinton tha se uniteti i SHBA-ve tani është çështja më e rëndësishme

UASHINGTON – Në kuadër të fushatës presidenciale, kandidatja nga radhët e demokratëve Hillary Clinton në Indiana u bëri thirrje votuesve të mos lejojnë që të arriturat e presidentit aktual amerikan Barack Obama të bien në duart e rivalit të saj republikan Donald Trump.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit tha se nuk duhet të rrezikojmë premtimin, potencialin dhe ëndrrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “duke iu dorëzuar atyre që mbështesin zërin e urrejtjes”.

Duke kujtuar fundin e vitit kur edhe përfundon mandati i Obamës, Clinton tha se uniteti i SHBA-ve tani është çështja më e rëndësishme. aa

Graham: Zgjedhja e Trumpit mund të shkaktojë një 11 shtator tjetër

“Besoj se politika e jashtme e Donald Trumpit është izoluese. Kjo mund të shkaktojë një 11 shtator tjetër”, tha senatori republikan Lindsey Graham

UASHINGTON – Senatori i Partisë Republikane në shtetin federal amerika Karolina e Jugut, Lindsey Graham, pretendon se zgjedhja e biznesmenit Donald Trump, për president “mund të shkaktojë sulm të 11 shtatorit”.

Graham në intervistën e tij për televizionin CBS, e kritikoi politikën e jashtme dhe strategjinë e Trump-it, si një ndër kandidatët më të fuqishëm të partisë.

Duke i rikujtuar atij se ish-presidenti i Dhomës së përfaqësuesve në Kongres, John Boehner e mbështet kandidatin tjetër të kësaj partie, senatorin e Teksasit Ted Cruz, vuri re në “luftën e brendshme” në parti.

Ai duke treguar se politika e jashtme e Donald Trump-it përmban rreziqe, tha se “Sinqerisht, ka një luftë të brendshme e cila po vazhdon në Partinë Republikane. John (Boehner) dhe unë jemi miq të afërt por ai e favorizon Trump-in dhe unë jo. Pse? Sepse besoj se politika e jashtme e Donald Trump-it është izoluese. Kjo mund të shkaktojë një 11 shtator tjetër”. aa

Trump: Kina po e përdhunon vendin tonë

Donald Trumpi cilësoi deficitin tregtar të SHBA-së me Kinën, diçka ndaj të cilit ai ankohet shpesh, si një përdhunim.

“Nuk mund të lejojmë Kinën që të përdhunojë vendin tonë dhe ata po bëjnë pikërisht këtë”, deklaroi Trump, duke iu referuar numrit të lartë të eksporteve kineze në SHBA.

Trump akuzon shpesh Kinën që manipulon monedhën e saj për t’i dhënë avantazh eksporteve vendase në tregun ndërkombëtar dhe thotë se Kina po e dërrmon SHBA-së në tregti.

Por kjo ishte hera e parë që Trump përdori termin përdhunim për të përshkruar atë që ai konsideron si dominim kinez në tregti ndaj SHBA-së. Por ai premtoi para mbështetësve të tij në Indiana se do ta ndryshojë këtë trend dhe se SHBA-ja i ka të gjitha mundësitë për ta bërë këtë.

Lideri i garës republikane për kandidaturën presidenciale tha se nuk është aspak i zemëruar me Kinën për avantazhin që ajo ka në tregti, por me liderët amerikanë që kanë treguar se janë tejet të paaftë.

Analogjitë që Trump ka përdorur, shpesh herë kanë shkaktuar debat dhe duket se edhe kjo e fundit është një prej tyre. Më herët ai u akuzua se po shfaqte sjellje seksiste, kur tha se rivalja e tij demokrate Hillary Clinton po përdor faktin që është grua për të kandiduar dhe nëse do të ishte një mashkull, askush nuk do ta votonte për aftësitë që ka shfaqur në politikë.

Kreu i CIA-s thotë se ISIS-i do të jetë fenomen sfidues për një kohë të gjatë

Shefi i CIA-s, John Brennan

Shefi i CIA-s, John Brennan, ka thënë se grupi Shteti Islamik është një fenomen që “do të na sfidojë” për një kohë të gjatë.

Këto komente ai i bëri gjatë shënimit të pesë vjetorit të vrasjes së liderit të Al-Qaedas, Osama Bin Laden.

Brennan tha dje për televizionin NBC se eliminimi i kreut të IS-it do të kishte “ndikim të madh” në mposhtjen e grupit ekstremist islamik.

Shteti Islamik udhëhiqet nga Abu Bakr al-Baghdadi, vendndodhja e të cilit është e panjohur.

“Ai është i rëndësishëm, dhe ne do ta shkatërrojmë IS-in, nuk kam dyshim për këtë”, ka thënë Brennan, duke shtuar se duhet larguar udhëheqësinë që e drejton këtë organizatë që po kryen krime të tmerrshme.

Forcat speciale amerikane e vranë Bin Ladenin më 2 maj të vitit 2011 në Pakistan.

“Ne e kemi shkatërruar një pjesë të Al-Qaedas, por ajo nuk është eliminuar plotësisht”, ka thënë ai. “Kështu që, ne duhet të mbetemi të fokusuar në ato që mund të bëjë ky grup”.

Brennan shtoi se grupi Shteti Islamik është i madh dhe nuk është “vetëm një organizatë, por është një fenomen”. rel

Darka me korrespondentët, Obama yll i mbrëmjes – ja batutat brilante

UASHINGTON – Në darkën e përvitshme me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, ku ishin të pranishëm rreth 3000 të ftuar, politikanë, dhe yje të kinematografisë dhe televizionit, presidenti Barack Obama ishte padyshim ylli i mbrëmjes.

Batutat e tij brilante argëtuan të pranishmit, në darkën që është bërë traditë në SHBA që prej vitit 1920, dhe mbushën faqet e gazetave në të gjithë botën.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti Obama, i cili e mbaron detyrën pas pak muajsh, vendosi në shënjestër edhe kandidatët për president, Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Mes batutave të shumta në fjalimin që zgjati pak më tepër se gjysmë orë, ne kemi përzgjedhur ato më të spikaturat.

1. Kemi vendosur që të qëndrojmë edhe për pak kohë në Washington, pasi të largohem nga Shtëpia e Bardhë. Kështu vajza ime e vogël mund të mbarojë Liceun dhe Michelle do ketë mundësi të qëndrojë pranë karotave të saj.
(SQARIM- Vitet e fundit bashkëshortja e presidentit është kujdesur shumë për kopshtin në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të fushatave të vazhdueshme për ushqyerjen e shëndetshme.)

2. Edhe liderët e huaj po mendojnë se kush do të jetë presidenti i ri. Javën e kaluar Princi George erdhi në takim me pizhame. Ishte një provokim, një dhunim i protokollit.
(SQARIM- Javën e kaluar, presidenti Obama zhvilloi një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar. Presidenti i shtrëngoi dorën princit George, djali i princit William dhe Dukeshës Middleton, i cili për shkak të orës së vonë, ishte bërë gati për gjumë.)

3. Siç e dini, Spotlight është një film që flet për një grup gazetarësh investigativë që kanë burimet dhe pavarësinë e nevojshme për të zbuluar të vërtetën dhe për t’i kërkuar shpjegime të fuqishmëve. Eshtë filmi më i mirë i fantashkencës që prej kohës kur doli Star Wars
(SQARIM- I referohet rënies së gazetarisë investigative, për të cilën flitet prej vitesh në SHBA).

4. Michelle nuk është plakur asnjë ditë. E vetmja mënyrë për të zbuluar se në çfarë viti është bërë ndonjë fotografi e jona, është të më shikosh mua.

5. (Duke iu drejtuar kandidatit demokrat për president Bernie Sanders) Më vjen keq që ti ke vendosur distanca mes nesh. Nuk duhet të sillemi kështu mes shokësh.

6. Nëse ky fjalim do funksionojë, do ta përdor vitin tjetër tek Goldman Sachs, do fitoj shumë kartëmonedha Tubman.
(SQARIM- Në vitin 2013 Hillary Clinton mbajti tre fjalime për bankën e investimeve Goldman Sachs, duke përfituar një kompensim total prej 675 mijë dollarësh. Harriet Tubman ishte një ndër liderët me të rëndësishme amerikane anti-skllavëri dhe do të jetë gruaja e parë që do të vendoset në kartëmonedhat 20 dollarëshe).

7. (Duke iu drejtuar Mike Bloomberg): Një miliarder i egër nga New York po dominon primaret republikane, dhe nuk je ti. Duhet të jetë e dhimbshme, të paktën për pak kohë.
(SQARIM-Michael Bloomberg është një biznesmen i njohur nga New York-u dhe ka qenë kryebashkiak deri në vitin 2013. Me miliarder i egër i referohet Donald Trump-it.

8. Duke iu drejtuar Hillary Clinton, Obama tha se përpjekjet e saj për të apeluar tek të rinjtë për vota janë si ai i afërmi që sapo ka hapur një llogari në Facebook.
“E dashur Amerikë. E kuptove batutën time? Ka dalë në murin tuaj? Nuk e di nëse po e përdor këtë siç duhet. Me dashuri, halla Hillary,” tha Obama, teksa bënte zërin e një femre.

9. Duke iu referuar Donald Trump, që refuzoi të ishte i pranishëm në darkë, Obama tha:
“E habitshme. Kemi një dhomë plot me kamera dhe njerëz të famshëm dhe ai thotë jo. Çfarë po bën ndërkohë ai? Po ha një biftek Trump? Po poston fyerje online? Ai ka shpenzuar vite e vite të tëra takimesh me udhëheqës nga e gjithë bota. Është takuar me Miss Suedinë, Miss Argjentinën, Miss Azerbajxhanin”.

Në fund presidenti amerikan, e mbylli fjalimin duke thënë “Obama jashtë”, që u shoqërua me hedhjen e mikrofonit dhe të qeshurat pa fund të të pranishmëve.

Në fund të mbrëmjes u ndanë edhe çmime gazetarie dhe raportimi.
– Carol Lee nga “Wall Street Journal”, fitues i “Aldo Beckman Memorial Aëard” për përsosmërinë e mbulimit të ngjarjeve në Shtëpinë e Bardhë.
– Matt Viser nga “Boston Globe”, fitues i “Merriman Smith Aëard” për mbulimin e jashtëzakonshëm të ngjarjeve në Shtëpinë e Bardhë nën presionin e afateve kohore.
– Norah O’Donnell nga “CBS Neës”, fituese e “Merriman Smith Aëard” për gazetari transmetimi.
– Terrence McCoy nga “The washington Post” por edhe Neela Banerjee, John Cushman Jr., David Hasemyer dhe Lisa Song nga “InsideClimate”, fitues të “Edgar A. Poe aëard”, që njeh përsosmërinë e mbulimit të ngjarjeve ose çështjeve investigative të interesit kombëtar apo rajonal. BW

Protestat e ndjekin Donald Trumpin

Grupe të mëdha protestuesish vazhdojnë të ndjekin aktivitetet elektorale të kandidatit republikan për president Donald Trump. Dje në një aktivitet për fushatë, zotit Trump iu desh të ndryshonte itinerarin e lëvizjeve të tij në shtetin e Kalifornisë, në bregdetin e Oqeanit Paqësor.

Zoti Trump dhe ekipi i tij i sigurisë braktisën makinat e tyre dje pasi protestuesit bllokuan rrugën që të çonte drejt vendit ku mbahej konventa vjetore republikane për Kaliforninë.

“Kaluam nën një gardh dhe më dukej sikur po kalonim kufirin. Por, ia dolëm mbanë të vinim këtu,” u tha ai njerëzve të mbledhur në takim.

Zoti Trump është bërë objekt i protestave të gjera gjatë dy ditëve të fundit në Kaliforni, një shtet që mund të luajë një rol kyç në përzgjedhjen e kandidatit zyrtar republikan për zgjedhjen e nëntorit.

Të enjten, policia arrestoi disa vetë, pasi demonstruesit u përplasën me policinë jashtë godinës ku mbahej tubimi i tij në Kaliforninë e Jugut.

Xhamat e një makine policie u thyen dhe disa persona u plagosën në Orange County, përpara se policia të vendoste turmën nën kontroll.

Rivali i tij kryesor, Senatori Ted Cruz flet sot në San Francisco, ndërkohë që stafi i tij po mobilizon mijëra vullnetarë për zgjedhjet paraprake të Kalifornisë më datë 7 qershor.

Ndërsa kandidati i tretë, Guvernatori John Kasich, foli për delegatët mbrëmjen e së premtes.

Përleshje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të Trumpit

Disa persona u arrestuan të enjten në mbrëmje kur policia ndërhyri për të ndërprerë përleshjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të kandidatit republikan Donald Trump jashtë ambjentit ku ai po mbante një tubim në Kaliforninë e Jugut.

Një person në një makinë që dukej se po shqetësonte kalimtarët, i shpëtoi policëve që po përpiqeshin ta ndalnin para se t’i jepte me shpejtësi makinës.

Xhamat e një makine policie u thyen dhe disa persona u plagosën para se turma të vihej nën kontroll para amfiteatrit në Distriktin Orange.

Më herët të enjten, zoti Trump ndërmori një sulm me bazë gjinore ndaj rivales demokrate Hillary Clinton, duke thënë se nuk do të kishte asnjë shans nëse nuk do të lunate “kartën e të qenit grua”, me shpresën për t’u bërë e para presidente grua në Shtetet e Bashkuara.

“Hillaria mashtruese tha me forcë ‘nuk më pëlqen toni i Donald Trumpit’. Toni? Ajo bërtet gjithë natën, duke lexuar nga teleprompteri. A mban ajo ndonjë fjalim pa e lexuar? Ajo fitoi të marten dhe jam i kënaqur që fitoi sepse preferoj të fitoj ndaj saj më shumë sesa ndaj Bernie Sandersit”.

Anketat e fundit tregojnë se zonja Clinton ka një epërsi prej 9 pikësh në një garë hipotetike me zotin Trump në zgjedhjet kombëtare të nëntorit, për të zgjedhur pasuesin e Presidentit Obama të cilit i mbaron mandati në Janar.

Gara tjetër e rëndësishme për të dy kandidatët është të marten, ku do të mbahen zgjedhjet brenda partive në shtetin qendror konservator të Indianës.  za

Ted Cruz e shpall Carly Fiorinën si kandidate për nënpresidente

Kandidati republikan për President Ted Cruz dhe kandidatja e saposhpallur prej tij si nënpresidente, Carly Fiorina, dikur rivalja e tij politike, përballen me një garë të vështirë për të mundur Donald Trumpin për emërimin e Partisë Republikane.

Senatori Cruz që është shumë mbrapa zotit Trump në garën për kandidaturën republikane, tha se zonja Fiorina ka përvojën dhe zgjuarsinë që të jetë presidente nëse është e nevojshme.

Por detyra e pare e zonjës Fiorina është që të ndihmojë për të mundur rivalët.

“Donald Trump dhe Hillary Clinton janë dy anë të së njëjtës medalje. Të dy janë liberal, e dime këtë. Hillary Clinton, ashtu si shumë politikanë i ka bërë milionat në këmbim të favoreve dhe ndikimeve nga brenda sistemit. Dhe Donald Trump i ka bërë miliardat duke blerë njerëz si Hillary Clinton”.

Zoti Trump u tall me zotin Cruz që shpalli një kandidate për nënpresident, duke thënë se ai nuk ka asnjë shans që të sigurojë numrin e duhur të delegatëve për t’u bërë kandidat.

“Ai është kandidati i parë presidencial në historinë e këtij vendi, që e ka matematikisht të pamundur të jetë president që zgjedh në kandidate për nënpresidente. Është një rekord. Sinqerisht u uroj gjithë të mirat, por ju siguroj që nuk do t’ia dalin”.

Zoti Trump po e kthen vëmendjen tek një betejë me Hillary Clintonin, që është më pranë kandidaturës së partisë demokrate nga ç’është ai pranë kandidaturës republikane.

Zonja Clinton që gjithashtu po parashikon një garë me zotin Trump, ka reaguar duke hedhur poshtë çdo koment të tij.

Harriet Tubman do të zëvëndsojë presidentin Endrju Xhekson në 20 dollarshin amerikan Nga Albana Lifschin

Voal – Sekretari i thesarit Xhek Llu,(Jack Lew) njoftoi pak ditë më parë se Harriet Tubman do të zëvëndësojë portretin e  ish presidentit Endrju Xhekson(Andrew Jackson)në  20 dollarshin amerikan.

Sekretari i thesarit  Xhek Llu, tha se “Jeta e Harriet Tubman është një nga historitë e mëdha amerikane dhe ajo nuk është vlerësuar sa duhet për jetën e saj” . Ka  një nxitje për të vendosur në dollarin amerikan figurën e gruas, dhe nga votimet e bëra, Tubman ka fituar duke lënë pas portrete të njohura në Historinë e SHBA, si Eleanor Roosevelt, Rosa Parks etj. Cila ka qënë Harriet Tubman ?

 Në mesin e shek. të 19-të jeta e skllevërve në shtetet e jugut të Amerikës ishte keqsuar shumë, por më të rëndë e bëri atë aprovimi i ligjit  nga kongresi për skllevërit e arratisur nga pronari(fugitive slaves), që i rinjihte atij pronësinë e tyre. Harriet Tubman  (1822 – 1913) ka qenë  një  skllave, lindur në shtetin e Merilandit   e arratisur  prej andej në Pensilvani, e cila me kurajo  të madhe ndihmoi  dhjetra  të tjerë të shpëtonin nga skllavëria duke i kaluarë veri të vendit . Ky “trafikim’ skllevërish nga jugu skllavopronar në veriun e SHBA bëhej natën,me fshehtësi të madhe, dhe ajo qe e suksesëshme në të tëra misionet e saj, gjë që egërsoi pronarët e skllevërve të cilët vunë postuan lajmërime  me  shpërblime  në $për kapjen e saj.

 Gjatë luftës civile në SHBA ,që  krahas bashkimit të vendit u dha lirinë skllevërve,  Tubman shërbeu në ushtrinë e veriut dhe   u bë ikona  amerikane e lirisë. 

 Po presidenti Xhekson kush ka qenë? Cfarë ka bërë ky burrë që hyri në historinë e Amerikës si presidenti i 7  i saj? Vetëm dy fjalë nga historia.  Siç dihet Amerika shpalli pavarësinë e saj nga Britania e madhe  në 4 korik 1776. Edhe më shumë se 30vjet më vonë, Britania e Madhe, ruante ende të nxehta ndjenjat e hakmarrjes ndaj Amerikës që i kishte ikur nga duart. Pasi u çlirua  nga luftrat në Evropë, u angazhua sërish në luftë me SHBA , me një ashpërsi të vendosur për ta kthyer atë në gjendjen e mëparshme, dmth në gjendjen koloniale. Lufta ndaj Britanisë së madhe, (1812-1815) për nga rëndësia e saj konsiderohet si lufta e dytë e amerikanëve për të mbrojtur pavarësinë e vendit .

Me zbarkimin e  trupave angleze  në Merilend dhe marshimin e tyre drejt kryeqytetit te vendit Uashington DC, njerëzit nxituan ta braktisnin atë, si një vend pa zot.  Në ato momente kritike, mbetet historike figura e Dolli Medison, gruas se presidentit Xh Medison, e cila shpëtoi  një portret të Xhorxh Washingtonit dhe dokumenta të rëndësishme,për të mos rënë në duart e anglezëve.Ushtria britanike i vuri zjarrin Shtepise së Bardhë(këtë emër e mori pas  restaurimit, pasi u lye me gelqere) dhe godinës së Kongresit amerikan. Krenaria amerikane  mori një goditje të rëndë. Por glezët nuk e dinin që në Luiziana i priste gjenerali Endrju Xhekson. Fitorja e Betejës së Orleansit ndaj ushtrise britanike, nën drejtimin e tij, thyerja e Anglisë në  permasa  të  mëdha qe vendimtare në mbrojtjen e pavaresisë  së Amerikes. Amerikanët nuk flisnin për asgjë tjetër veçse për këtë fitore të madhe. Xhekson  fitoi famë të madhe në të gjithë Amerikën si  heroi  kombetar. Njerëzit e krahasonin atë  me Xhorxh Washingtonin. Lind pyetja: A ka Harriet Truman vlera të  krahasushme  me  figurën e Presidentit  Endrju Xhekson  që zevendësoi  në dollarin amerikan? Eshtë ky një detyrim moral, kompesues për Harriet Tubman , apo një lëvizje për korektesë politike?

 

Dikur bombardonte mbi Serbi, tash i nominuar për shef të Forcës Ajrore të SHBA

Gjenerali David Goldfein

Gjenerali David Goldfein është nominuar për postin e zyrtarit më të lartë të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pothuajse 17 vite pasi i mbijetoi goditjes së aeroplanit luftarak F-16, përderisa po merrte pjesë në një mision luftarak që bombardonte mbi Serbi.

Vendimi i sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter, u bë i ditur dje nga Pentagoni. Nëse miratohet nga Senati, Goldfein do ta zëvendësojë gjeneralin Mark Welsh, i cili do të dalë në pension në muajin korrik, pas shërbimit si shef i Forcës Ajrore që nga gushti i vitit 2012.

“Nëse konfirmohet ky nominim, unë zotohem që t’u shërbejë pjesëtarëve tanë dhe familjeve të tyre pa hezitim dhe do ta respektojë trashëgiminë e jashtëzakonshme të integritetit, shërbimit dhe përsosmërisë”, citohet të ketë thënë gjenerali Goldfein, pas shpalljes së nominimit.

Përveç gradave të larta në Forcën Ajrore, Goldfein ende njihet për përvojën e tij në pilotimin e aeroplanëve ushtarakë. Ai shpesh e ka rrëfyer tregimin për natën kur një raketë shpërtheu në afërsi të aeroplanit të tij luftarak në Beograd, më 2 maj të vitit 1999, në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e NATO-s po kryenin sulmet ajrore kundër forcave serbe, për shkak të krimeve të mëdha të tyre në Kosovë dhe Ballkan në përgjithësi.

Atë natë, Goldfein kishte dalë nga aeroplani i tij F-16 dhe ishte lëshuar me parashutë në një fushë të hapur në Kosovë. Dy orë më vonë, ai ishte gjetur nga një ekip shpëtimtar dhe ishte marrë me një helikopter.

Zgjedhjet paraprake në SHBA: Trump fiton të 5 shtetet, Clinton në 4

Kandidati republikan Donald Trump, sipas parashikimeve, ka fituar në të 5 shtetet ku u zhvilluan zgjedhje paraprake të martën. Fitorja e çon atë një hap më pranë emërimit nga partia si kandidat i saj për president.

Trump parashikohet të ketë fituar në Kënektikat, Delauare, Mariland, Pensilvani dhe Rode Ajlënd.

Donald Trump shkoi në zgjedhjet e së martës me 845 delegatë, i ndjekur nga Cruz me 559 dhe Kasich me 148.

Ted Cruz dhe John Kasich, dy rivalët e tij republikanë,  kanë rënë dakort që në shtetet që kanë mbetur në javët e ardhshme, të bashkëpunojnë për të mos lejuar Trumpin të sigurojë numrin e duhur të delegatëve, duke detyruar partinë ta zgjedhë kandidatin gjatë ditëve të kuvendit në korrik.

Gjatë një takimi elektoral në shtetin e Indianës, ku zgjedhjet paraprake zhvillohen javën tjetër, Ted Cruz e pranoi se ai nuk do të fitonte në ndonjë prej shteteve të martën, por u tha mbështetësve të tij të mos mendojnë se ai nuk ka shanse, pasi ai pret të dalë mirë në Indiana javën tjetër dhe në Nebraska, më 10 maj.

Trump e quajti fushatën kundër tij “Të ndalim Trumpin” një përpjekje “të mjerë” dhe e akuzoi Partinë Republikane se po e trajton atë padrejtësisht, duke e cilësuar sistemin e emërimit si të “manipuluar”.

Sipas një ankete të fundit, ai gëzon 50 për qind mbështetje mes votuesve republikanë në mbarë vendin. Kjo është hera e parë që ai siguron mbi 50 për qind, sipas anketës së  “NBC News/Survey Monkey”,  (departamentit të lajmeve të rrjetit televiziv NBC dhe platformës të specializuar për anketa përmes internetit Survey Monkey).

Në kampin demokrat, ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton parashikohet të ketë fituar në shtetet Delauare, Meriland, Pensilvani dhe Kënektikat. Senatori i Vermontit, Bernie Sanders pritet të fitojë në Rode Ajlënd.

Clinton shkoi në garat e së martës me 1944 delegatë. Për të siguruar emërimin kandidatit demokrat i duhen 2383 delegatë.


Send this to a friend