Ditën e sotme Aleanca për Teatrin, e mbështetur edhe nga opozita ka thirrur protestën e shtatë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj bashkie Erion Veliajt për aferat korruptive të drejtorëve të tij skandalin e korrupsionit të njohur edhe si dosja “5D”.
Para protestuesve ka folur edhe aktori Mehdi Malkaj.
Mehdi Malkaj: Babai im thoshte se burri ka gjithmonë kohë për t’u turpëruar pavarësisht nga mosha. Se si u rri në trup kjo, e dini juve. Kam vjedhur një çikë Çajupin e dua të them tre-katër vargje.