VOAL

VOAL

Kriza institucionale vazhdon të thellohet në Spanjë

Kryeministri në detyrë i Spanjës, Mariano Rajoy – Arkiv

Partia socialiste po e kundërshton miratimin e qeverisë së re të kryeministrit në detyrë, Mariano Rajoy partia e të cilit doli fituese e zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Me këtë kriza institucionale në Spanjë duket se do të thellohet edhe më shumë edhe pas shtatë muajve bllokadë.

Politika spanjolle praktikisht konsiderohet e ngrirë prejse janë mbajtur zgjedhjet në dhjetor duke mos i dhënë partisë së djathtë të Rajoy shumicën e nevojshme për të votuar qeverinë e re dhe duke e detyruar kështu atë që të negociojë me partitë e tjera.

Partia e Popullit e kryeministrit në detyrë arriti të shtojë votat në zgjedhjet e përsëritura më 26 qershor, por sërish nuk ishte e mjaftueshme që të themelojë e vetme qeverinë e re.

Mirëpo, lideri i partisë rivale, Pedro Sanchez duke folur publikisht për herë të parë prejse janë mbajtur zgjedhjet ka thënë të shtunën se partia e tij as nuk votojë në favor e as nuk do të abstenojë gjatë mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që udhëhiqet nga Partia e Popullit.

Merkeli bisedon me Erdoganin për tensionet mes dy shteteve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan – Arkiv

Kancelarja gjermane thotë të ketë zhvilluar një bisedë konstruktive me liderin turk, Rexhep Taip Erdogan, në Varshavë ku po mbahet takimi i liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, ndonëse çështjet ende mbesin të pazgjidhura tërësisht.

Ky është takimi i parë në mes të dy liderëve prejse parlamenti gjerman e ka votuar muajin e kaluar një rezolutë që vrasjet masive të vitit 1915 të armenëve nga Perandoria Osmane i njeh si gjenocid.

Ky votim kishte nxitur reagime të ashpra të Turqisë e cila i hedh poshtë akuzat.

Prej këtij votimi, Ankaraja ka refuzuar qasjen e parlamentarëve gjerman në bazën ajrore Incirlik të Turqisë, ku 250 ushtarë gjermanë po marrin pjesë në operacionet e NATO-s kundër grupit militant Shteti Islamik, pjesa e Irakut.

“Ne kemi diskutuar çështjet e jashtëzaonshme. Atmosfera ishte konstruktive…me qëllim që të zgjidhim konfliktet ekzistuese”, iu ka thënë Merkel gazetarëve në Varshavë.

BE-NATO, marrëveshje e re bashkëpunimi

Voal – Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Varshavë.

Deklarata synon përmirësimin e bashkëpunimit në aspekte të ndryshme të sigurisë.

Zoti Tusk tha pas nënshkrimit se Bashkimi Evropian ka nevojë të rrisë vlerën e tij si “një mik i NATO-s,” duke shtuar se bëhet fjalë për “jetën reale.”

Zoti Junker tha se në klimën e rritjes së paqëndrueshmërisë globale, BE dhe NATO kanë “çdo arsye për të punuar më ngushtë së bashku.”

Ndërkohë, zoti Stoltenberg tha se ai ka ndarë me përfaqësuesit e BE-së disa kërkesa bazë për secilin vend, që lidhen me sigurimin e energjisë, furnizimin me ushqime dhe me ujë dhe me vazhdimësinë e qeverisë./voa

NATO miraton vendosjen e trupave të reja në Evropën Lindore

Samiti i NATO-s në Poloni, 8 korrik, 2016

Udhëheqësit e NATO-s miratuan të premten dislokime të reja të forcave të armatosura në lindje të Evropës, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj agresivitetit në rritje nga Rusia.

Udhëheqësit e 28 vendeve anëtare zyrtarisht autorizuan katër batalione shumëkombëshe, me nga 1,000 trupa, të cilat do të udhëhiqen nga Kanadaja, Gjermania, Britania dhe Shtetet e Bashkuara dhe do të vendosen në Poloni dhe në tri shtetet baltike: Letoni, Lituani dhe Estoni.

NATO po ashtu u zotua se do të adresojë një varg sfidash të tjera, si ekstremistët e Shtetit Islamik, sulmet kibernetike dhe konfliktet që kanë nxitur miliona njerëz të kërkojnë strehim në Evropë.

Samiti dyditësh i NATO-s në Varshavë vjen në kohën kur vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian ka hedhur hije mbi unitetin e Perëndimit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se ky samit mund të jetë “momenti më i rëndësishëm për aleancën transatlantike që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”.

“Jemi mbledhur në kohën e pasigurive në rritje”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke hapur samitin dhe duke falënderuar ushtarët që mbrojnë “afro një miliard njerëz në 28 shtetet anëtare të aleancës në Evropë dhe në Amerikën Veriore”.

“Do të marrim vendime të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen e vendeve tona nga sulmet prej çdo drejtimi”, shtoi Stoltenberg.

Pjesa më e madhe e fokusit është te Rusia, e cila ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët në lindje të Ukrainës.

“Agresioni i Rusisë në Ukrainë kërcënon vizionin tonë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe”, ka shkruar presidenti Obama në një koment të publikuar në gazetën Financial Times, disa orë përpara fillimit të samitit.

Ai ka vënë theksin edhe te sulmet e Shtetit Islamik, të cilat, sipas tij, “kanë masakruar njerëz të pafajshëm në vendet e NATO-s, nga Orllando deri në Paris, Bruksel e Stamboll”.

“Besoj se vendet tona duhet të kenë vullnet politik dhe të bëjnë angazhime konkrete për t’u përballur me këto sfida”, ka shkruar Obama në Financial Times.

Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë ka rritur shqetësimet në vendet lindore të NATO-s, përfshirë Poloninë dhe shtetet e Baltikut, të cilat kanë qenë nën kontrollin e Moskës deri në rënien e komunizmit dhe në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, një çerek shekulli më parë.

“Jemi dëshmitarë të një politike të agresionit dhe mungesës së respektit për të drejtën ndërkombëtare, sovranitetin e brendshëm dhe integritetin territorial”, tha nikoqiri i samitit, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Udhëheqësit e Finlandës dhe të Suedisë po marrin pjesë në samitin e NATO-s për herë të parë, gjë që tregon për rritjen e bashkëpunimit në kohën e rritjes së aktiviteteve ushtarake të Rusisë pranë kufijve të tyre.

Planet e NATO-s për të rritur mbrojtjen kanë zemëruar Moskën, e cila, për kohë të gjatë, ka akuzuar aleancën për nxitje të armiqësive me zgjerimin e saj në lindje.

Në një intervistë për gazetën Kommersant, ambasadori i Rusisë në NATO, Aleksandr Grushko, ka thënë se aleanca ka “agjendë konfrontuese” dhe se Moska do të ndërmarrë kundërmasa.

NATO i hedh poshtë këto akuza, duke thënë se agresioni i Rusisë në Ukrainë ka detyruar përgjigjen.

Kritikët e lëvizjeve të NATO-s thonë se dislokimet e planifikuara nuk janë të mjaftueshme për të shërbyer si pengesë serioze ndaj Rusisë dhe se vetëm mund të rrisin zemërimin e saj.

Por, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në forumin e ekspertëve në Varshavë, ka thënë se “Putin nuk ka nevojë për provokime, ai është provokues”.

Një gjë që nuk pritet të në Varshavë janë lëvizjet drejt anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO, të cilat, tash e ca vite, kanë aspirata të tilla.

Mali i Zi është duke marrë pjesë në samitin e Varshavës me status vëzhguesi, pasi ka nënshkruar Protokollin e Anëtarësimit me NATO-n në muajin maj dhe pritet t’i bashkohet aleancës vitin e ardhshëm.

Përgatiti: Valona Tela

Nënshkruhet deklarata e përbashkët BE-NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, respektivisht Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker nënshkruan sot deklaratën e përbashkët BE-NATO për një bashkëpunim më të ngushtë kundër luftërave hibride, sigurinë kibernetike dhe detare si edhe shkëmbimin e informacioneve dhe manovrat e përbashkëta.

”Kjo deklaratë bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të bashkëpunuar më ngushtë se kurrë më parë është një vendim historik”, deklaroi Stoltenberg pas ceremonisë.

”Dy organizmat kanë instrumentet për t’i përballuar edhe të vetme sfidat, por së bashku jemi një ekip i mrekullueshëm”, theksoi ai.

Stoltenbergu: Nuk duam një tjetër Luftë të Ftohtë

Stoltenbergu theksoi se do të pozicionohen njësi multinacionale të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni

VARSHAVË – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se “Nuk duam një tjetër Luftë të Ftohtë. Lufta e Ftohtë ka ngelur në të kaluarën. Jemi në kërkim të një dialogu konstruktiv dhe të kuptimtë me Rusinë”.

Në deklaratën para hapjes zyrtare të Samitit të NATO-s të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive që po organizohet në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, i cili ka mbledhur krerët e shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, Stoltenberg tha se në samit do të diskutohet e ardhmja e NATO-s si pjesë e vlerave të përbashkëta.

Duke u shprehur se në samit do të merren vendime për përforcimin e mëtutjeshëm të mbrojtjes së përbashkët, Stoltenberg theksoi se do të pozicionohen njësite multinacionale të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.

Stoltenberg theksoi se këto njësite do të jenë të përkohshme dhe të ndërrueshme me rotacion.

Ndërkaq, duke vënë në pah se aleanca ka marrë masa parandaluese ndaj rreziqeve në krahun jugor të NATO-s, Stoltenberg tha se “E kemi forcuar mbrojtjen ajrore të Turqisë me Sistemin e Alarmimit të Hershëm dhe Kontrollit (AWACS) dhe sistemet e mbrojtjes raketore.”

Stoltenberg gjithashtu tërhoqi vëmendjen se do të forcohet edhe mbrojtja kundër sulmeve kibernetike dhe atyre me raketa balistike, duke thënë se çdo veprim është në të mirë të mbrojtjes, është proporcional, transparent dhe në përputhshmëri me ligjet ndërkombëtare.

– “Jemi në kërkim të dialogut me Rusinë”. aa

Juncker: Heronjtë e pikëlluar të Brexitit braktisin anijen

Heronjtë e djeshëm të Brexit sot janë heronjtë e pikëlluar, ka thënë Juncker para Parlamentit Evropian

STRASBURG- Presidenti i Komisionit Evropian (KE) Jean-Claude Juncker dënoi ashpër mbështetësit e Brexitit, Boris Johnson dhe Nigel Farage, të cilët hoqën dorë nga udhëheqja e Britanisë së Madhe në procesin e daljes së saj nga Bashkimi Evropian (BE).

“Heronjtë e djeshëm të Brexit sot janë heronjtë e pikëlluar”, ka thënë Juncker para Parlamentit Evropian.

Ai shtoi se avokatët e largimit të Britanisë nga BE-ja u tërhoq nga funksioni duke vepruar si retro-nacionalistë e jo si patriotë.

“Patriotët nuk tërhiqen kur gjërat bëhen të vështira, ata qëndrojnë”, tha Juncker në Strasburg, transmeton BBC.

Kreu i KE-së tha se nuk e kupton përse mbështetësit e Brexit në Britani do të dëshironin fillimin e procesit formal të daljes.

“Në vend që të zhvillojnë plan, ata braktisin anijen”, konstatoi Juncker. aa

Pas Brexitit, referendum në Hungari

Tronditjet që shkaktoi vota e Britanisë për daljen nga Bashkimi Evropian po ndihen edhe në Evropën Lindore, ku përfaqësues të lëvizjeve nacionaliste thonë se vendimi i britanikëve po i frymëzon t’u rezistojnë politikave të BE-së. Në Hungari, Bashkimi Evropian përballet me një tjetër problem: atje pritet të zhvillohet referendumi për të pranuar apo jo planin e kuotave, të propozuar nga Kancelarja Angela Merkel, që u imponon vendeve të BE-së një numër të caktuar refugjatësh.

Skena të ngjashme me pamjet nga ky kamp 40 km larg Budapestit po ushqejnë debatin për referendumin. Azil-kërkues të rinj mbërrijnë çdo ditë.

“Përse nuk lejohemi të vijmë në Evropë? A nuk jemi edhe ne qenie njerëzore si ju? A nuk kemi edhe ne dëshira dhe të drejta si fëmijët tuaj,” pyet Mano, një refugjat afgan.

Por në sytë e banorëve të zonës përreth kampit, refugjatët janë burim kërcënimi. Mbështetja për referendumin në zonë është e lartë:

“Më duket se nuk duan të asimilohen e të sillen si ne. Nuk e përfillin kulturën tonë. I kuptoj shumë mirë britanikët,” thotë banori Attila Szigeti.

Attila thotë se nuk është racist. Ai thotë se filloi të rruante kokën si neonazistët, pasi pa refugjatë para banesës.

“Me këtë pamje që kam, nuk kam përse trembem, pasi më mendojnë si njeri të rrezikshëm”.

Qeveria e kryeministrit Viktor Orban po shpenzon miliona dollarë për reklama. Referendumi do t’i pyesë votuesit nëse mbështesin rregullat e BE-së për të pranuar një numër të detyruar shtetasish të huaj, pa miratimin e parlamentit hungarez.

Ndërkohë që në popullatë është përhapur frika nga të huajt, analistët parashikojnë një fitore të lehtë për fraksionin anti-emigracion.

“Ai e ka portretizuar Brukselin si armik të kombit hungarez. Ai ka thënë se në 1848-’49 i bëmë rezistencë Vjenës, në 1956 u ngritëm kundër Moskës dhe tani do të ngrihemi kundër Brukselit,” thotë analisti Nick Sitter.

Partia opozitare e ekstremit të djathtë, JOBBIK, që gëzon mbështetje nga Rusia, e sheh referendumin britanik si mbështetje për kauzën anti-BE në Hungari.

“Kur njerëzit të shkojnë tek kutitë e votimit, do të hedhin një votë të qartë kundër Brukselit dhe politikave të BE-së lidhur me imigracionin,” thotë Morton Gyongyosi i Partisë Jobbik.

Në përgatitje për referendumin, Budapesti është mbushur me pankarta dhe simbole që kujtojnë luftrat kundër fuqive të huaja gjatë shekullit të kaluar, që nga nazistët e deri tek sovjetikët.

Mbi 20 vjet pas rënies së komunizmit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, hija e dominimit të huaj mbetet e gjallë në mendjet e shumë hungarezëve. Ndodh shpesh që të dëgjosh në Budapest njerëz që i referohen Brukselit si “Moska e re”.

Referendumi i Hungarisë do të hedhë në votë politikat e BE-së për imigracionin. Ekstremi i djathtë thotë se pas tij mund të vijë vota për largim nga blloku.

Trupi i studentit të zhdukur amerikan gjendet në Romë

Ilustrim

Trupi i studentit amerikan, Beau Solomon, i cili është zhdukur në Romë tre ditë më parë, është gjetur të hënën në Lumin Tiber, ka bërë të ditur policia e Italisë.

Solomon, 19 vjeç, nga Uiskonsini, është zhdukur vetëm pak orë pasi ka arritur në Itali për një program shkëmbimi në Universitetin John Cabot.

Universiteti me seli në Romë ka konfirmuar vdekjen e Solomonit përmes një deklarate.

Universiteti ka thënë se Solomon, për herë të fundit, është parë nga shokët në orët e hershme të datës 1 korrik, kur është larguar nga një kafene në Romë.

Policia ka thënë se nuk e përjashton vrasjen. Sipas njoftimeve të mëhershme, Solomon ka pasur plagë në kokë.

Familja e Solomonit ka thënë se kartela e tij e kreditit është përdorur edhe pas zhdukjes së tij.

Johannes Hahn: BE 96 milionë Euro për 3 projekte hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë

Në lidhje me Brexit, Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë se zgjerimi i BE-së nuk ndalet

Gjatë Samitit për Ballkanin Perëndimor në Paris,  Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se dalja e Britanisë nga BE-ja nuk nënkupton ndalimin e zgjerimit të BE-së.

Hahn, duke folur në forumin biznesor në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Paris, ka thënë se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të vazhdojë tutje, pavarësisht se BE-ja ka hyrë në një fazë të vështirë.

“Kemi vendosur të sigurojmë 96 milionë euro për tre projekte të infrastrukturës hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë”, ka thënë Hahn.

“Fakti që ballafaqohemi me largimin e një vendi nuk do të thotë fund i procesit të zgjerimit”, ka shtuar ai.

Britania e Madhe, në referendumin e 23 qershorit, ka vendosur të braktisë BE-në, pas më shumë se 40 vjetësh anëtarësi./REL

Stoltenbergu: Jemi duke u përballur me kërcënime të paparashikuara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar se janë duke u përballur me kërcënime të paparashikuara dhe testime komplekse

BERLIN – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Lufta e Ftohtë është histori dhe se duhet të mbetet kështu.

Stoltenberg në deklaratën e tij për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”, theksoi se Samiti i NATO-s i cili do të mbahet javën e ardhshme në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, mbahet në një periudhë të rëndësishme në aspektin e sigurisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu theksoi se janë duke u përballur me kërcënime të paparashikuara dhe testime komplekse, duke përfshirë edhe Rusinë e cila është e gatshme për të përdorur forcën për ndryshimin e kufijve. aa

Sturgeon: Të garantohen të drejtat e qytetarëve të BE-së në Skoci

Sturgeon ka theksuar se qytetarët që banojnë në Skoci janë të shqetësuar nga rezultati i “Brexit” dhe pasiguria e sjellë nga rezultati

LONDËR – Kryeministrja e Qeverisë Rajonale të Skocisë Nicola Sturgeon, në lidhje me vendimin për “Brexit” që doli në referendumin për statusin e Britanisë në BE të mbajtur javën e kaluar, ka kërkuar që të garantohet sa më parë që nuk do të ndryshohen të drejtat aktuale dhe statusi i qëndrimit për 173 mijë qytetarë të BE-së që jetojnë në Skoci.

Liderja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Sturgeon pas rezultatit të referendumit, ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave të punës për qytetarët e BE-së që jetojnë në Skoci. Ajo në këtë kontekst i ka dërguar një letër 5 kandidatëve të cilët garojnë për postin e kreut të Partisë Konservatore në vend të kryeministrit britanik David Cameron.

Në letrën e sajë duke rikujtuar se populli skocez në referendumin për statusin e Britanisë në BE ka votuar për qëndrimin në Union, Sturgeon ka theksuar se qytetarët që banojnë në Skoci janë të shqetësuar nga rezultati i “Brexit” dhe pasiguria e sjellë nga rezultati.

Brexit – Sturgeon: Skocia e fortë në Evropë

Fjala në hapjen e sesionit të parlamentit të ri

VOAL – EDINBURG, 2 KORRIK – “Skocia do të ketë një rol në një Evropë më të fortë.” Kështu tha kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon në fjalën e hapjes të sesionit të paralmentit skocez, pas fjalimit të Mbretëreshës Elizabetë, shkruan voal.ch.

“Parlamenti, shtoi liderja skoceze, “mund të realizojë dëshirën e popullit,” duke iu referuar faktit se 60% e skocezëve votuan ‘Remain’ në referendumin për Brexit.

Hollande: Vendimi i Britanisë për të dalë nga BE-ja nuk mund të anulohet

Presidenti i Francës, Fraçois Hollande, ka deklaruar se vendimi i popullit britanik për daljen nga BE-ja nuk mund të anulohet apo të vonohet

PARIS – Presidenti i Francës, Fraçois Hollande, ka deklaruar se vendimi i popullit britanik për daljen nga BE-ja nuk mund të anulohet apo të vonohet.

Hollande pas një takimi me kryeministrin e Britanisë, David Cameron, në një deklaratë për mediat vuri theksin tek avantazhet e të qenit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se populli britanik duhet të mendojë për humbjen e këtyre avantazheve. “Por vendimi është dhënë tashmë. Nuk mund të ketë kthim nga ky vendim. Tani duhet të mendohen përfundimet e këtij vendimi”, ka pohuar ai ndër të tjera.

Presidenti francez më parë në një deklaratë për mediat kishte theksuar se historia e përbashkët e BE-së dhe Britanisë së Madhe ka mbaruar dhe se BE-ja do të vazhdojë rrugën e saj pa Britaninë e Madhe.

Sobotka – Zemanit: Nuk kemi ndërmend të mbajmë referendum për BE dhe NATO

Qeveria e Republikës së Çekisë nuk e ka ndërmend të mbajë çfarëdo referendumi për anëtarësinë e vet në Bashkim Evropian dhe NATO, kështu ka thënë sot zyra e kryeministrit çek, Bohuslav Sobotka, vetëm një javë pasi Britania votoi befasisht për ta lënë bllokun.

Ndërkohë, dje në mbrëmje, presidenti i Çekisë, Milos Zeman, i bëri thirrje vendit që të mbajë një referendum për anëtarësinë e vet në dy organizatat, edhe pse tha se ai e mbështet vendin që të qëndrojë në këto organizata./Gazeta Express/

Përsëriten zgjedhjet presidenciale në Austri

Gjykata Kushtetuese e Austrisë, vendosi të premten që të përsëritet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, duke i dhënë kësisoj edhe një mundësi kandidatit të Partisë së Lirisë që të bëhet presidenti i parë i krahut të djathtë në një vend të Bashkimit Evropian.

Vendimi u mor një javë pasi vota për largimin nga Bashkimi Evropian la të kënaqura grupet kundër BE-së në Britaninë e Madhe. Shqetësimet në lidhje me emigracionin dhe vendet e punës ishin pjesë e fuqishme e fushatës për referendumin britanik, ngjashëm me zgjedhjet në Austri.

Gjykata Kushtetuese austriake tha se parregullsitë në numërimin e mbi 700 mijë votave të dërguara me postë, tregojnë se ka dyshime të mjaftueshme për rezultatin e zgjedhjeve.

Norbert Hofer, i Partisë së Lirisë me qëndrime kundër emigracionit, humbi në zgjedhjet e 22 majit përballë udhëheqësit të të gjelbërve me më pak se një për qind të votave, përkatësisht me 31 mijë vota.

Shënohet 100 vjetori i Betejës së Sommes

Në Francë sot do të shënohet 100 vjetori i Betejës së Sommes, një nga kapitujt më vdekjeprurës të Luftës së Parë Botërore.

Presidenti francez, Francois Hollande, Kryeministri britanik, David Cameron dhe zyrtarë të tjerë të lartë që përfaqësojnë shtetet të përfshirë në këtë luftë do marrin pjesë në ngjarjen që e shënon këtë betejë.

Ofensiva britaniko franceze kundër forcave gjermane ka zgjatur 141 ditë në territorin e Francës në vitin 1916, ndërsa aty raportohet të jenë vrarë dhe plagosur më shumë se një milion persona.

Porosia gjermane për Shqipërinë: Harrojeni hapjen e negociatave. Do t’iu heqim edhe statusin

Gjermania paralajmëron politikën për pasoja nëse nuk miratohet reforma në drejtësi

Gjermania ka shtuar presionet ndaj politikës shqiptare për miratimin e Reformës në Drejtësi, duke u treguar edhe më e ashpër me paralajmërimin se, nëse reforma nuk do të miratohet më 21 korrik, jo bisedimet, por Shqipëria mund të humbasë edhe statusin e vendit kandidat.

Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në “Bundestag” tha se, “ne vërtet ju kemi mbështetur, por nuk do të qëndrojmë gjithmonë pas shpinës tuaj. Tashmë do të na keni edhe përballë”.

“Durimi ynë nuk është i pafund. Ne nga ana jonë, Qeveria federale, Bundestagu ju mbështesim në të gjitha çështjet dhe në këtë kuadër ju keni marrë statusin e vendit kandidat, por nëqoftëse ne, në fund të ditës na krijohet përshtypja që kjo reformë nuk është e dëshiruar, që lufta ndaj korrupsionit nuk funksionon ashtu siç duhet, atëherë edhe ne në fund të ditës të marrim vendimin që t’ju heqim statusin e vendit kandidat”, thotë Gunther Krichbaum.

Për Gjermaninë, 21 korriku është dita vendimtare dhe palët e përfshira në këtë proces duhet të jenë të tregojnë përgjegjësi.

“Data 21 korrik është një datë vendimtare përsa i përket kësaj çështje sepse duhet marrë një vendim. Ajo që duhet të shmangim ne është që në fund fare Bashkimi Europian dhe natyrisht që opozita dhe qeveria duhet të ecin në të njëjtën udhë dhe të gjejnë një kompromis. Mendoj që të gjitha palët e përfshira të jenë të ndërgjegjshme për përgjegjësine që kanë në këtë rast”, thuhet në deklaratë.

 

Pas SHBA-së Këshilltari i lartë i CDU-së: Votojeni, ose keni kosto

Voal – Apelit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për miratimin e reformës në drejtësi i shtohet dhe shteti i fuqishëm i BE-së, Gjermani. Këshilltari pranë grupit politik të CDU, Hans Jochim-Falenski, në konferencën ku u prezantua raporti mbi ecurinë e procesit të Berlinit, tha se reforma në drejtësi është kyçe në rrugën intriguese, duke lëshuar dhe një apel bashkë me një paralajmërim për politikanët shqiptarë.

“Reforma në drejtësi është reformë madhore dhe mund të ishte model për të gjithë rajonin. Këtë reformë ta miratoni para 21 korrikut ose në të kundërt do kishte kosto për ata që nuk po e miratojnë. E rëndësishme është edhe implementimi i kësaj reforme.
Këshilltari në Bundestagun Gjerman, vlerësoi progresin e Shqipërisë, por kërkoi vijimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa apeloi dhe për mbylljen e Reformës Zgjedhore, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, pasi siç tha ai, në të shkuarën nuk u janë përgjigjur standardeve europiane”, tha Falenski. Gjithashtu, ai bëri të ditur se vetëm nëse miratohet reforma në drejtësi, atëherë do të jepet drita jeshile për çeljen e negociatave me BE-në.
“Raportet e Komisionit Europian në të kaluarën kanë qenë të zbukuruara e të hartuara në mënyrë miqësore, ndaj ne kemi krijuar një mosbesim të shëndetshëm ndaj tyre. Tashmë duam të krijojmë një panoramë tonën duke udhëtuar në vendet e Ballkanit. Panorama ime për situatën është kjo: Ju keni 5 prioritete për të përmbushur, por në pikëpamjen time janë 7. Të drejtat e njeriut dhe reforma në drejtësi, që mund të jetë model për gjithë rajonin. Votojeni përpara 21 korrikut. Vendimtarja për Budenstagun gjerman është implementimi i saj. Ju duhet të ndryshoni 40 ligje, duhen ndryshuar dhe duhen verifikuar prokurorë dhe gjykatës, kjo do kohë. Dritën jeshile do ta japim nëse e shikojmë një pjesë të madhe të reformës të implementuar”, tha Hans-Joachim Falenski.
Zyrtari i lartë i CDU-së e konsideron se përmbushja e disa prioriteteve nga Shqipëria ka ngelur në vend nga raport-progresi i fundit. Ai thekson se në drejtim të parandalimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është bërë asnjë përmirësim dhe shton se priten zgjedhje me standarde. “Nëse vëmë re raport- progresin e komisionit dhe do ta përktheja me fjalët e mia raportin e fundit do të thosha: Në krahasim me raportin paraardhës nuk është bërë asnjë hap përpara, e kam fjalën këtu për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta. Këtu ka shumë punë për t’u bërë derisa ne të themi po jeni në rrugën e duhur. Në lidhje me reformën zgjedhore presim që zgjedhjet e 2017 të jenë me standarde, sepse zgjedhjet e mëparshme nuk u janë përgjigjur standardeve europiane”, tha Falenski.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimin, Majlinda Bregu, u shpreh e zhgënjyer nga formimi dhe motivimi i politikanëve shqiptarë për të dhënë kontributin e tyre në rrugën e integrimit të vendit. “Fatkeqësisht, në Parlamentin shqiptar ka pak njerëz që kanë lidhje me profesionin. Është e vështirë të gjesh mundësi të diskutosh me ta për procesin e integrimit. Është e vështirë të gjesh një deputet apo parlamentar t’i kërkojë llogari një ministri. Deputetët kanë mungesë informacioni, seancat tona kanë pak diskutim mendim dhe shumë zhurmë”, theksoi Bregu.Bushati pret Krichbaum

Në Tiranë ndërkohë ndodhet për një vizitë zyrtare kryetari i Komitetit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum dhe grupin e deputetëve të CDU/CSU. Deputetët e partisë së Merkel kanë zhvilluar takimin e parë me kryediplomatin Ditmir Bushati. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme në fokus të bisedimeve ka qenë reforma në sistemin e drejtësisë. “Shkëmbyem pikëpamje mbi perspektivën europiane të vendit, ecurinë e reformave në përmbushje të 5 prioriteteve kyçe për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe bashkëpunimin rajonal përmes projekteve konkrete në kuadër të Procesit të Berlinit. Roli i Bundestagut në mbështetje të reformave shtet-konsoliduese në Shqipëri e rajon mbetet i pazëvendësueshëm. Rruga para nesh është e qartë. Miratimi i reformës në fushën e drejtësisë si pasqyrim i një pune të përbashkët të ekspertizës më të mirë vendase me atë ndërkombëtare, shënon pikënisjen e një reforme radikale në sistemin e drejtësisë. Një reformë për shqiptarët, jo për partitë politike, e as për mendësinë e sindikatës të salduar në sistem. Një reformë në përputhje me aspiratën e mbi 93% të shqiptarëve”, shkruan Bushati në rrjetet sociale.

Reagime solidarizuese nga e gjithë bota për sulmin terrorist në Stamboll

Presidenti i Francës, François Hollande, duke dënuar sulmin terrorist në aeroportin Ataturk në Stamboll, duke theksuar se sulmet në Turqi rëndojnë gjendjen atje

PARIS/ROMË – Në lidhje me sulmin terrorist në Stamboll ka patur reagime nga e gjithë bota duke u shprehur solidariteti me popullin turk.

Presidenti i Francës, François Hollande, duke dënuar sulmin terrorist në aeroportin Ataturk në Stamboll, duke theksuar se sulmet në Turqi rëndojnë gjendjen atje.

Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Samitit të Liderëve të BE-së në Bruksel, Hollande u shpreh e dënon me gjithë forcë këtë sulm makabër.

Nga ana tjetër edhe kryetari i Asamblesë Parlamenare të Këshillit të Europës, Pedro Agramunt në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Jam i tmerruar përballë një tjetër sulmi në Stamboll. E dënoj ashpër këtë sulm. Dua të theksoj se jam me Turqinë dhe popullin turk.”

Kryeministri i Francës, Manuel Vals në llogarinë e tij në Twitter shkruan: “Jam i tmerruar nga sulmi terrorist barbar ndaj aeroportit Ataturk në Stamboll. Franca është pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit.”

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në llogarinë e tij në Twitter shprehet: “Dënoj fuqishëm sulmin në aeroportin Ataturk në Stamboll. Zemra ime është me të plagosurit, familjet e të ndjerëve dhe të gjithë popullin turk.”

Ndërkohë edhe Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, pas mbledhjes së Liderëve të BE-së në një konferencë për mediat në lidhje me sulmin në aeroportin Ataturk në Stamboll, ka deklaruar: ‘’Dërgoj ngushëllimet e mija për familjarët dhe të afërmit e viktimave dhe të plagosurit në aeroportin Ataturk në Stamboll. Në kohë të tilla duhet të jemi të bashkuar.”

Gjithahstu edhe Kryeministri italian Mateo Renzi dënoi sulmin terrorist në Stambolli. Kryeministri Renzi i ndodhet në Bruksel në Këshillin e BE-së në një deklaratë pas daljes nga samiti duke cekur sulmin në aeroportin Ataturk tha: “Dëshiroj të shpreh afërsinë time të thellë me qeverinë dhe popullin turk për shkak të kësaj ngjarjeje të përjetuar”.

Ndër të tjera Renzi u shpreh se këtyre ndodhive kërcënuese terroriste së bashku duhet t’u jepet një përgjigje shumë e fortë. Ndërsa në llogarinë e Twiterit Renzi ka publikuar mesazhin: “Zemrat tona solidarizohen me dhimbjen e popullit turk kundër këtyre lajmeve tragjike të ardhura nga Stambolli. Ne jemi kundër terrorit në çdo vend”. aa

Për shkak të grevës mbyllet Kulla Eiffel

Punonjësit nga shumë sektorë paralajmëruan për sot grevë të përgjithshme në Paris për shkak të ndryshimit të ligjit të punës në Francë. Protestat janë bërë gjithë e më të ashpra

PARIS – Për shkak të protestave në mbarë Francën kundër projektligjit të punës sot është mbyllur Kulla Eiffel, ndërsa kompania e cila menaxhon objektin më të famshëm të Parisit, njoftoi se nuk ka punonjës të mjaftueshëm për hapjen e saj.

Kompania njoftoi se një numër i caktuar i të punësuarve marrin pjesë në grevë dhe nuk disponon kapacitete të mjaftueshme të punëtorëve për sigurinë.

Punonjësit nga shumë sektorë paralajmëruan për sot grevë të përgjithshme në Paris për shkak të ndryshimit të ligjit të punës në Francë. Protestat janë bërë gjithë e më të ashpra.

Në rrugët e Parisit, protestat që filluan para marsit, vazhduan pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha, ndërsa jo rrallëherë përfunduan edhe në dhunë.

Sturgeon nesër në Bruksel për mbetjen e Skocisë në BE

Udhëheqësja e Skocisë, Nicola Sturgeon

Zyrtarja më e lartë e Skocisë, Nicola Sturgeon do të udhëtojë nesër për në Bruksel me qëllim që të diskutojë metodën e mundshme të qëndrimit të Skocisë në Bashkimin Evropian.

Vizita është e para pas referendumit të 23 qershorit kur britanikët vendosën që vendi i tyre të largohet nga BE-ja.

Gjatë një fjalimi të sotëm në parlamentin skocez, Sturgeon ka thënë se ajo do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ndërsa e ka në plan që qëndrimin skocez t’ia bëj me dije drejtpërdrejt edhe Komisionit Evropian.

Sturgeon ka thënë se largimi nga BE do të ishte kundër dëshirës së popullit skocez.

“Skocia ka votuar qartazi për mbetje në BE dhe unë jam e vendosur që zëri i Skocisë të dëgjohet”, ka thënë Sturgeon duke shtuar se ajo është “jashtëzakonisht shumë e përkushtuar për të mbrojtur vendin e Skocisë në BE”.

Mbi 62 % e votuesve në Skoci kanë votuar për mbetje në BE në referendumin e 23 qershorit.

Ndaj Britanisë do të vlejë modeli i marrëdhënieve BE-Norvegji

Pas votës historike britanike për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, udhëheqësit e vendeve anëtare po debatojnë marrëdhëniet e ardhshme me vendin që së shpejti do të jetë ish anëtar.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha në parlamentin gjerman të martën se ndonëse Britania do të humbë privilegjet e saj si anëtare e BE-së, ajo do të mbetet aleat i ngushtë në NATO. Ajo tha se BE-ja nuk duhet të harrojë çështjet tjera të ngutshme, siç është kriza e migruesve, por duhet të ngrihet edhe më e fortë dhe të shmangë shpërbërjen e mëtejme.

Ajo përmendi Norvegjinë si një shembull se mund të jenë marrëdhëniet ndërmjet Britanisë me Evropën, një vend jashtë BE-së që ka qasje ne tregun e lirë për shkak të vullnetit që të respektojë lëvizjen e lirë.

Kancelarja Merkel, tha se asnjë diskutim formal lidhur me marrëdhëniet e ardhshme nuk mund të hapet përderisa Britania nuk fillon procedurat formale të largimit.

Në një takim të jashtëzakonshëm të Parlamentit Evropian për të diskutuar votën britanike, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se shpreson që Britania do të ruajë marrëdhëniet miqësore me BE-në, por nënvizoi se negociatat nuk janë të mundura përderisa Britania nuk e sqaron pozicionin e saj.

“Në nuk mund të lejojmë që të mbetemi në një periudhë të zgjatur pasigurie” tha ai.

Votuesit britanikë miratuan largimin nga BE-ja me një epërsi të ngushtë, por kryeministri David Cameron, tha se parlamenti duhet të ratifikojë vendimin para se të fillojë procesi i largimit. Cameron tashmë ka paraqitur dorëheqjen duke theksuar se do të respektojë rezultatet e referendumit, ndonëse teorikisht, qeveria mund të përmbysë atë.

Nëse parlamenti ratifikon vendimin, procesi i largimit mund të zgjasë dy vjet dhe brenda asaj kohë, Mbretëria e Bashkuara do të vazhdojë të jetë formalisht anëtare e Bashkimit Evropian.

Kroacia i vë në shitje ishujt, çmimi më i lirë 750 mijë euro

Kroacia ka 1 185 ishuj nga të cilat vetëm 66 janë të banuara, por së shpejti mund të ndyshoj gjithçka.

Të gjithë janë të pabanuar dhe janë disa  prej tyre që nuk kanë pasuri të patundshme ose  janë në shkatërrim e sipër. Shumë pronarë pretendojnë se ishujt e tyre janë një investim ideal për dikë që mund të përballojë një vend turistik privat dhe luksoz, shkruajnë mediat kroate.

Disa janë shitur për vite me radhë. Ndërsa disa janë ende në shitje, ndërsa çmimi i tyre kap shifrën  nga 750 mijë euro deri 1.5 milion euro.

Paris–Berlin–Romë boshti i projektit të ri europian

Makineria e një Europe të re shfaqet në përpjekje për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar pas referendumit britanik.

Në Berlin sot do të takohen kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez, François Hollande, kryeministri italian Mateo Renzi dhe presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk. Qëllim i këtij minisamiti është të jepen konturat e BE-së së re, të gjendet mënyra më serioze e shkurorëzimit me britanikët dhe kthimi i besimit në projektin europian.

Sipas raportimit të medieve, Franca ka marrë përsipër reformën rrënjësore të BE-së, e cila duhet të sillet rreth boshtit tresh Paris-Berlin-Romë. Qëllimi është krijimi i një unioni të fuqishëm, në të cilin nuk do të ketë më bllokada në të gjitha nivelet.

Papa Françesku: Evropa e kërcënuar nga “ballkanizimi”

 Kreu i Kishës katolike, papa Françesku ka tërhequr vërejtjen nga rreziku i “ballkanizimit” të Bashkimit Evropian dhe ka vlerësuar se për ta evituar këtë, BE do të duhej të forconte “kreativitetin” e vet dhe të mësojë për të pranuar “ndarjet e shëndosha” në radhët e veta.

Duke biseduar me gazetarë në avion pas kthimit nga vizita në Armeni, transmeton Koha.net, papa ka përmendur rrezikun nga rajonet si Skocia e Katalonja që ta shpallin ndarjen dhe kjo gjë do të sillte “ballkanizimin e Evropës”.

“Që Evropa ta kthejë fuqinë që e ka pasur në rrënjët e veta, duhet të jetë kreativitet dhe ndarje të shëndoshë (…), që do të thotë të ketë më shumë pavarësi, ë shumë liri të vendeve të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Zgjedhjet nuk e zgjidhin krizën politike në Spanjë

Lideri i Partisë Popullore të Spanjës, Mariano Rajoy

Partia Popullore e Spanjës, e cila udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Mariano Rajoy, ka fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës, por jo edhe shumicën e nevojshme për të qeverisur vetë.

Partia Socialiste ka dalë e dyta, ndërsa aleanca e krahut të majtë Unidos Podemos e treta.

Zgjedhjet e përsëritura kanë dështuar të zgjidhin ngërçin politik, i cili zgjat që gjashtë muaj.

Rezultati jobindës në zgedhjet e dhjetorit ka shkaktuar negociata të pasuksseshme midis partive.

Por Rajoy ka thënë se partia e tij ka fituar zgjedhjet dhe për këtë arsye ka të drejtë të qeverisë.

Ministrat e BE-së i kërkojnë Britanisë dalje të shpejtë nga Unioni

Ministrat e Jashtëm të gjashtë shteteve themeluese të BE-së kërkuan që sa më shpejtë të fillojë procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni

BERLIN – Ministrat e Jashtëm të gjashtë shteteve themeluese të BE-së të cilat u takuan në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin kërkuan që sa më shpejtë të fillojë procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Shefat e diplomacive të Gjermanisë, Francës, Holandës, Italisë, Belgjikës dhe Luksemburgut, Frank-Walter Steinmeier, Jean-Marc Ayrault, Bert Koender, Paolo Gentiloni, Didier Renyders dhe Jean Asselborn, u takuan në Villa Borsig të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për të biseduar mbi rezultatet e Britanisë për dalje nga BE-ja.

Steinmeier në deklaratën e tij pas takimit, theksoi se e respektojnë rezultatin e referendumit në Britani dhe se pas këtij rezultati kuptojnë se ky vend duhet të merret me punët e saj të brendshme.

Por, Steinmeier tha se pas rezultatit në Britani ky vend duhet të fillojë negociatat duke e zbatuar nenin e 50-të të Marrëveshjes së Evropës për dalje nga BE-ja. “Procesi duhet të fillojë sa më shpejtë derisa nuk është bllokuar”, tha ai.

Steinmeir theksoi se në mbledhje kanë deklaruar që shtetet evropiane të mbahen së bashku meqë kjo është një detyrë e përbashkët.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Francës Ayrault tha se populli britanik në mënyrë të hapur ka treguar qëndrimin e tij. “Kryeministri britanik Cameron e mori këtë përgjegjësi dhe tashmë duhet ti vuajë pasojat. As vet ai nuk i priste këto rezultate”, shtoi ministri francez.

Ayrault kërkoi që në mënyrë të shpejtë të zbatohet neni i 50-të. “Tashmë nuk mund të lejojmë që të fillojë një periudhë e cila do të ketë mosbesim”, tha ai. aa

Hollande: Vota britanike ka shtruar pyetje për mbarë planetin

Hollande premtoi se do të mbajë marrëdhënie të mira me Britaninë, veçmas lidhur me kalimin e migrantëve mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak

PARIS – Presidenti i Francës François Hollande është shprehur se vota britanike për dalje nga Bashkimi Evropian (BE) ka shtruar pyetjen për mbarë planetin.

Hollande të shtunën premtoi se do të mbajë marrëdhënie të mira me Britaninë e Madhe, veçmas lidhur me kalimin e migrantëve mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak.

Duke folur pas takimit në Paris me Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, Hollande tha se “për tërë planetin është shtruar pyetja, se çfarë do të ndodhë?”.

Ai apeloi për shkëputje të qetë mes Britanisë dhe BE-së pasi populli britanik në referendum të enjten u shpreh për të braktisur Unionin.

Hollande, vendi i të cilit është nga themeluesit dhe shtyllat e unitetit evropian, gjatë të shtunës do të mbajë një sërë takimesh me liderët e partive politike në Francë në tentim që BE-ja të ruhet nga përçarja pas Brexit.

Brexiti do ta zvogëlojë ekonominë e BE-së 2.8 trilionë dollarë

Duke u bazuar në shifrat për vitin 2015 dhe 2016, dalja e Britanisë do të ketë efekt me 2.8 trilionë dollarë në ekonominë e Unionit

Pas largimit të ekonomisë së dytë më të madhe të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe, pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i BE-së të zvogëlohet për 2.8 trilionë dollarë.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së i ka përpiluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), PBB-ja e përgjithshme e ekonomisë së BE-së me treg të përbashkët për vitin e kaluar ishte 16 trilionë e 220 miliardë dollarë. Kontribut më të madh në këtë shifër ka dhënë Gjermania, ndërsa menjëherë pas saj Britania me 2 trilionë e 849 miliardë dollarë. Shifra në fjalë përkon me 17.6 përqind të PBB-së së përgjithshme të BE-së.

Edhe këtë vit pritet që kontributi i Britanisë në ekonominë e BE-së të realizohet në nivelin 2 trilionë e 761 miliardë dollarë. Ndërsa parashikohet që BE-ja 28-anëtarëshe të nxjerrë PBB prej 16 trilionë e 477 dollarëve, nëse kjo shifër llogaritet pa Britaninë, atëherë ajo shkon në 13 trilionë e 716 miliardë dollarë.

Në këtë mënyrë, duke u bazuar në shifrat për vitin 2015 dhe 2016, dalja e Britanisë do të ketë efekt me 2.8 trilionë dollarë në ekonominë e Unionit.

Përveç pjesës në PBB-në e BE-së, shifrat po ashtu tregojnë se Britania ka rëndësi të madhe për BE-në edhe nga aspekti i popullsisë. Nga popullsia totale e BE-së e cila vitin e kaluar kishte 507.4 milionë banorë, 65.1 milionë banorë jetojnë në Britani.

Ndërkaq, këtë vit pritet që popullsia e BE-së të shënojë rritje në 509.6 milionë, ndërsa ajo e Britanisë në 65.6 milionë banorë. Pa Britaninë, pritet që popullsia e BE-së të zvogëlohet për 66 milionë banorë.

Shtetet themeluese të BE-së takim pas Brexitit – Steinmeier: Ta forcojmë Evropën

Pas vendimit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja ministrat e Punëve të Jashtme të 6 shteteve themeluese të Unionit u takuan në Berlin

BERLIN – Pas vendimit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE) ministrat e Punëve të Jashtme të 6 shteteve themeluese të Unionit u takuan në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Shefat e diplomacive të Gjermanisë, Francës, Holandës, Italisë, Belgjikës dhe Luksemburgut, Frank-Walter Steinmeier, Jean-Marc Ayrault, Bert Koender, Paolo Gentiloni, Didier Renyders dhe Jean Asselborn, u takuan në Villa Borsig të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për të biseduar mbi rezultatet e Britanisë për dalje nga BE-ja.

Steinmeier në deklaratën e tij para takimit tha se nuk duhet hyrë në gjendje histerike dhe shokuar pas vendimit të britanikëve. “Nuk duhet shqetësuar. Nuk mund të bëjmë sikur të gjithë përgjigjet janë të gatshme. Nuk mund të hyjmë në depresion dhe pasivitet pas vendimit të Britanisë”, tha ministri gjerman.

Ai porositi se me shkëmbimin e ideve që do ta bëjnë sot është e nevojshme që shtetet të cilat kanë mbetur në BE të tregojnë vullnet për të forcuar Evropën pas vendimit të Britanisë.

Steinmeier tha se duhet prodhuar zgjidhje në fushat si refugjatët, migrimi, punësimi i të rinjve dhe siguria, ku njerëzit kërkojnë përgjigje. aa

Skocia dhe Irlanda e Veriut paralajmërojnë referendume për pavarësi dhe bashkim

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ka deklaruar se është më se e sigurt se do të mbahet referendumi i dytë për pavarësinë e Skocisë

LONDËR – Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ka deklaruar se është mase e sigurt se do të mbahet referendumi i dytë për pavarësinë e Skocisë, si pasojë e votimit të Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian (BE).

Gjatë një fjalimi të saj në Edinburgh, Sturgeon tha se Skocia rrezikoi të dalë jasht BE-së kundër vullnetit të saj.

“Nuk ka dyshim se rezultati i djeshëm përbën një ndryshim të rëndësishëm dhe material kundrejt rrethanave në të cilat skocezët votuan kundër pavarësisë në vitin 2014. Puna ime tani është që të veprojnë me përgjegjësi dhe në interes të të gjithë Skocisë, dhe kjo është ajo që kam ndërmend të bëj”, tha ajo.

Liderja e partisë Kombëtare Skoceze tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron për ti treguar atij se qeveria e saj duhet të jetë plotësisht e përfshirë në negociatat e Londrës me BE-në për ti siguruar Skocisë një vend në BE.

“Jam krenare me Skocinë dhe për mënyrën se si votuam dje. Dëshmuam se jemi një vend modern, i hapur dhe përfshirës. E tham qartë se nuk duam të dalim nga BE-ja”, tha ajo. aa

Merkeli: BE-ja është mjaft e fuqishme që ti rezistojë Brexitit

Merkeli para mediave në Berlin u shpreh se nuk duhet marrë “konstatime të shpejta dhe të njëanëshme” për referendumin, i cili do të krijonte ndasi të mëtejshme

BERLIN – Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se Bashkimi Evropian (BE) është mjaft i fuqishëm që të gjejë përgjigjet e duhura për votën britanike për braktisjen e Unionit.

Merkel të premten theksoi se Gjermania ka “interes të veçantë” dhe “përgjegjësi të veçantë” në trashëgiminë e unitetit evropian. Ajo ftoi Donald Tusk, presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, presidentin francez François Hollande dhe kryeministrin e Italisë Matteo Renzi, në takim në Berlin të hënën para mbajtjes së Samitit të BE-së.

Merkel para mediave në Berlin u shpreh se nuk duhet marrë “konstatime të shpejta dhe të njëanëshme” për referendumin, i cili do të krijonte ndasi të mëtejshme.

Ajo shprehu keqardhje të madhe për shkak të vendimit britanik që të braktisë BE-në dhe shtoi se blloku doemos duhet të ketë qëllim që në të ardhmen të vendos raport të ngushtë me Britaninë e Madhe.

Ajo më tej theksoi se Britania edhe më tej është anëtare e BE-së me “të gjitha të drejtat dhe obligimet” nga të dyja palët derisa negociatat për dalje nuk përfundojnë. aa

Skocia kërkon pavarësi nga Britania: Referendum për qëndrim në BE

Në referendumin e 23 qershorit Skocia votoi 62% për të qëndruar në BE

Pas votës britanike për dalje nga BE-ja, zonja Nicola Sturgeon, Ministre e Parë e Skocisë, ka lëshuar një deklaratë në shenjë reagimi ndaj zhvillimit historik që ndodhi me referendumin e djeshëm, 23 qershor 2016. Kjo deklaratë shpreh vullnetin e skocezëve të cilët dje votuan për qëndrim në BE.

Sipas BBC, zonja Sturgeon ka deklaruar se Parlamenti i Skocisë duhet ta shfrytëzojë të drejtën për të shpallur referendum, pasi Skocisë i është mohuar e drejta për të qëndruar në BE.

“Është e papranueshme demokratikisht që Skocia u përball me daljen nga BE-ja kundër vullnetit të saj,” tha ajo.

Në referendumin e 23 qershorit Skocia votoi 62% për të qëndruar në BE.

Stoltenbergu: Roli i Britanisë në NATO nuk ndryshon

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergu, tha se pozicioni i Britanisë brenda aleancës “do të mbetet i pandryshuar” përkundër votimit për dalje nga Bashkimi Evropian.

Stoltenberg tha sot, pas shpalljes zyrtare të rezultateve të votimit në referendumin britanik se Mbretëria e Bashkuar “do të mbetet aleat i fuqishëm dhe i përkushtuar”, derisa ky vend “e definon kaptinën e vet të ardhshme në marrëdhëniet me BE-në”.

Ai ka theksuar se NATO-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të afërt me Bashkimin Evropian dhe se “NATO-ja e fuqishme dhe unike, mbetet shtyllë esenciale e stabilitetit në këtë botë të trazuar”.

(Foto) David Cameron: “Kjo anije ka nevojë për një kapiten të ri”

Voal – Voal.ch shkruan se David Cameron paralajmëron se do të largohet si kryeministër pas votimit historik Britanisë së Madhe për të lënë në BE.  DAVID Cameron ka bërë të ditur se ai do të japë dorëheqjen si kryeministër, pas9 Britania votoi për të lënë në Bashkimin Evropian.

Udhëheqësi konservator tha se ai do të largohet nga No10 pas gjashtë vitesh pas vendimit historik nga elektorati për të mbështetur Brexit.

Ai zbuloi në një deklaratë emocionale ai donte një udhëheqës të ri që do të dalë nga vjeshtë nga Konferenca e Konservatorëve.

Ai tha: “Unë nuk mendoj se do të ishte e drejtë për mua të jem kapiteni që drejton vendin tonë në destinacionin e tij të ardhshëm.”

Deklarimet e zotit Cameron erdhën pak minuta pasi tregjet financiare u hapën me kasaphanës në qytetin e Londrës, kur më se 100 miliardë £ u fshinë ndërsa paundi gjithashtu ra 8% kundrejt dollarit amerikan.

I shoqëruar nga gruaja Samantha, kryeministri tha se ai kishte informuar Mbretëresha për vendimin e tij për të qëndruar në vend për një afat të shkurtër.

“Populli britanik ka votuar për të lënë në Bashkimin Evropian dhe vullneti i tij duhet të respektohet“, tha Cameron.

“Vullneti i popullit britanik duhet të vihet në vend.“/ Source/ The Sun

Cameron resigns

Cameron resigns

Cameron resigns

Schulzi: Të përgatitur për rezultatin, britanikët të ndjekin rrugën e vet

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë se BE-ja është e përgatitur mirë për rezultatin e referendumit në Britani, por tha se i vjen keq për vendimin për të dalë jashtë unionit.

Ai tha se e respekton vullnetin sovran të votuesve britanikë, ndërsa shtoi se tani “ne e kemi të qartë se britanikët do të ndjekin rrugën e vet”.
Sipas Schulz, fushata e referendumit në Britani të Madhe nuk ishte një model i mirë.

Tusku: Të mbahet uniteti i 27 shteteve anëtare të BE-së

Donald Tusk gjatë deklaratës së tij të sotme në Bruksel lidhur me largimin e Britanisë nga BE-ja

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se BE-ja është e “përcaktuar për ta mbajtur unitetin në numrin 27” dhe për ta parandaluar çfarëdo dezertimi të mëtejshëm. Me Britaninë, BE-ja i kishte 28 shtete anëtare.

Zoti Tusk ka njoftuar se liderët e BE-së do ta mbajnë një samit javën e ardhshme pa Britaninë, dhe do të fillojnë “reflektim të gjërë për të ardhmen e bashkimit tonë”.

Këto komente ai i bëri pas rezultateve të Komisionit Zgjedhor të Mbretërisë së Bashkuar, i cili zyrtarisht ka shpallur se votuesit britanikë janë përcaktuar për largim nga Bashkimi Evropian.

Sipas rezultateve zyrtare, 52% të votuesve ishin në favor të largimit nga BE-ja, ndërsa 48% votuan për mbetje në BE.

Steinmeier: Evropa e rrezikuar nga “ndarjet e reja”

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka tërhequr vërejtjen se Evropa “është në rrezik të ndarjeve të reja”.

Mëtutje, në një artikull autorial të publikuar në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi, në shënim të 75 vjetorit të invadimit të Gjermanisë Naziste në Bashkimin Sovjetik, Steinmeier tha se “paqja në Evropë nuk mund të konsiderohet e garantuar”.

Ai, po ashtu, ka kërkuar dialog diplomatik ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, e jo konfrontim ushtarak.

Komenti i zotit Steinmeier është publikuar sot në gazetat Kommersant në Rusi, Serkali Nedeli të Ukrainës dhe Sovetskaya Belorussyia.

Duke iu refereuar aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe mbështetjen e Moskës për luftëtarët separatistë në pjesën limndore të Ukrainës, Steinmeier tha se “ndryshimi unilateral i kufijve, duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe dështimi për ta respektuar integritetin territorial të vendeve fqinje…na kthen neve prapa në kohërat nga të cilat ne kemi besuar se jemi larguar, kohërat të cilat askush nuk i dëshiron”.

Më 18 qershor, Frank-Walter Steinmeier, i ka tërhequr vërejtjen NATO-s kundër “luftënxitjes” për shkak të ushtrimeve ushtarake në krahun e saj lindor.

Ai ka kërkuar që NATO-ja t’i zëvendësoj ushtrimet stërvitore me më tepër dialog dhe bashkëpunim me Rusinë.

Zyrtari i lartë gjerman, më 19 qershor ka thënë se nëse Rusia e kryen pjesën e saj për implementimin e planit të paqes për Ukrainë, atëherë Bashkimi Evropian do të duhej gradualisht t’i tërhiqte sanksionet e imponuara kundër Rusisë, për rolin e saj në krizën e Ukrainës.

Sanksionet ndaj Rusisë nxjerrin në pah përçarjet në Evropë

Ambasadorët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të zgjasin sanksionet kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj të tjerë, si pasojë e veprimeve ruse në Ukrainë.

Vendimi është marrë me gjithë thirrjet brenda bllokut të 28 shteteve anëtare për qasje më pajtuese.

Ambasadorët e BE-së e kanë miratuar të hënën vendimin në parim.

Kjo tani i shkon ministrave të vendeve anëtare të BE-së për miratim formal, një takim që pritet të mbahet më 24 qershor. Pas kësaj, janë liderët e vendeve anëtare që do e dërgojnë çështjen në samitin e BE-së, samit që do të mbahet javën e ardhshme.

Sanksionet që kanë për cak energjinë, financat dhe sektorët e mbrojtjes së ekonomisë ruse do të kalonin afatin në fund të muajit korrik. Tash ato janë zgjatur deri në janar 2017.

Ato fillimisht janë vendosur në qershor dhe korrik të vitit 2014, pas aneksimit që Rusia i ka bërë Krimesë dhe përkrahjes së dhënë për separatistët pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ka zgjatur edhe për një vit sanksionet ekonomike ndaj Krimesë.

BE-ja gjithashtu i ka vendosur edhe një vendim ndaras kësaj për viza dhe ngrirje të aseteve kundër individëve rusë dhe personaliteteve të Ukrainës që kanë përkrahur separatistët në fillim të vitit 2014.

Këto masa do të jenë valide deri në shtator.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë presion për shtyrjen e sanksioneve, pasi është raportuar se ajo i ka bindur Sllovakinë, Hungarinë dhe Italinë që të heqin dorë nga kundërshtimet e tyre dhe t’i mbajnë sanksionet edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në Bruksel kanë thënë se vendimi i 21 qershorit shihet si fitore për shtetet e BE-së që mbajnë qëndrime të ashpra ndaj Rusisë, në mesin e të cilave Polonia dhe Lituania, por edhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Ky i fundit e ka kërkuar vendimin për zgjatjen e sanksioneve shumë kohë para skadimit të tyre më 31 korrik.

Merkel e ka nxitur bllokun e shteteve evropiane për mbajtjen e sanksioneve rreth aneksimit rus të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përkrahjes së këtij shteti për separatistët pro rusë në Ukrainën lindore.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, më 21 qershor ka thënë se nuk ka alternativë për sanksionet e BE-së për t’i bërë presion Rusisë për të zbatuar marrëveshjen e armëpushimit që është nënshkruar në Minsk, në shkurt të vitit 2015.

“Sanksionet janë instrumenti i vetëm i mbetur”, ka thënë Poroshenko para takimit me presidentin francez, Francoise Hollande dhe ka shtuar, “nuk ka asnjë alternativë ndaj kësaj”.

“Ne do të donim të shohim një Evropë të fuqishme dhe të sigurt. Ky është garancioni që e bën Bashkimin Evropian të ketë sukses. Kjo gjithashtu ka të bëjë edhe me aspiratat e popullit të Ukrainës. Gjithashtu, ne do të donim të shohim një Evropë solidare me Ukrainën. Prandaj, ne me të vërtetë shpresojmë që edhe britanikët do të bëjnë zgjedhje të mençur në lidhje me referendumin e 23 qershorit për dalje apo jo nga BE-ja. Ne shpresojmë që vlerat që e bashkojnë BE-në do të mbesin dhe se Evropa do i tejkalojë sfidat dhe do të mbesë e fuqishme dhe unike në të ardhmen”, ka thënë presidenti ukrainas.

Megjithatë, ka shenja që flasin për përçarje, duke nisur nga vet qeveria që e udhëheqë Merkel në Gjermani.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, së fundi ka sugjeruar që BE-ja duhet gradualisht të heq sanksionet kundër Rusisë, nëse do të kishte progres substancial në lidhje me procesin e paqes.

“Sanksionet nuk janë fundi i gjithçkaje. Ato duhet më shumë të japin shenja për ndryshim të sjelljes”, i ka thënë ai rrjetit të gazetave gjermane, “Redaktions Netzwerk Deutschland”.

Deputetët francezë, ndërkohë, kanë sinjalizuar se po e humbasin durimin me sanksionet, duke e miratuar në fillim të qershorit një rezolutë që gjithashtu bën thirrje për heqje graduale të sanksioneve.

Por, kryediplomati francez, Jean Marc Ayrault, më 20 qershor e ka përsëritur sigurinë e dhënë nga qeveria e vendit se sanksionet do të mbesin tash për tash, duke thënë se Rusia dhe Ukraina ende nuk po iu përmbahen obligimeve të marrëveshjes së Minskut.

Ayrault ka thënë se BE-ja duhet të shohë “progres real, konkret dhe të rëndësishëm” drejt implementimit të marrëveshjes së Minskut, e cila ka për qëllim t’i jap fund konfliktit në mes të forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve që e kanë përkrahjen e Rusisë.

“Çfarëdo simpatie që e kemi për popullin rus dhe Rusinë, ne duhet të jemi të qartë”, ka thënë Ayrault, duke shtuar se “marrëveshjet e Minskut duhet të implementohen dhe respektohen”.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, duke folur në forumin ekonomik që është mbajtur javën e kaluar në Shën Petersburg, ka thënë se ai ka marrë pjesë në këtë ngjarje që të mbajë të hapura lidhjet e komunikimit me Moskën, por kishte sqaruar se edhe ai e përkrahë zgjatjen e sanksioneve.

Vizita e Juncker, i cili shoqërohej nga kryeministri italian, Matteo Renzi, do të ishte e paimagjinueshme se mund të ndodhte para një viti.

Sllovakia, një nga skeptikët më të mëdhenj ndaj sanksioneve ruse, pritet të marrë presidencën e radhës së BE-së në muajin korrik, pozitë që do e ketë deri në muajin janar, kur edhe sanksioneve iu del afati. (REL)


Send this to a friend