Jam krenar që jam dibran, për dhjetra e dhjetra aryse, ndër te cilat kryekreje theksoj: së pari për atdhetarinë dhe se jeni luftëtarë dhe punëtorë të klasit të pare; jam krenar për mençurinë, virtytet e larta; për modelin e shkëlqyer të Odës dibrane se si zhvillohet dialogu e debati me etikë e kulturë dhe, për urtësi në gjykim e orientim në qasjen e duhur , në kohën e duhur e të tjera, e të tjera.
***
Eshtë koha këto vlera dhe shumë të tjera, të shfaqen në votimin e 11 shtatorit nga çdo dibran duke votuar për NJERIUN që ka të gjitha dimensionet për ta drejtuar popullatën e Dibrës, jo si politikan i djathtë apo i majtë, por si ai kryetari i familjes së madhe, i cili të gjithë pjestarët e famljes i trajton si të barabartë. Jo, njërin të nënës e tjetrin të njerkës, siç ka ndodhur dhe ndodh në realitetin politik shqiptar.
Kryetari i bashkisë nuk duhet të jetë kurrë kryetari i një pale duke sfiduar palën tjetër siç propagandon Ministri Gjiknuri: Mos votoni ata se fondet i kemi ne të piramidës se pushtetit ekzekutiv.
***
Votues dibranë ! Gjykoni me kokë të ftohtë para se te jepni votën. Gjatë fushatës ju keni përceptuar, kuptuar dhe dalluar se cili kanditat, mund të sjellë ndryshim e përparim në Dibër, cili kanditat ka aftësitë profesionale, ekonomike, juridike: cili ka vizion të qartë, si t’i realizojë premtimet; cili është më i besueshëm se nuk do të jetë partiak I zellshëm, siç qe I politizuar ish-kryetari i mëparshëm Shukri Xhelili që persekutonte palën tjetër….
***
Socialistë dhe demokratë dibranë! Partitë ju ndërsejnë kundër njeri tjetrit. Ju kanë armiqësuar. Ju nuk jeni armiq. Jeni miq e shokë e vëllezër. Mendoni për Dibën, jo për një vend pune. Vendet e punës sipas përkatësisë partiake, fisnore, shoqërore apo siguruar me punë të pista, nuk sjellin zhvillim dhe progres në Dibër. Mos u shitni për dhjetë mijë lekë, as për njëmilion lekë… Nuk blihet dibrani i vërtetë me para, as me dhurata postesh as me ofera të tjera sado të majme të jenë. ato mbajnë erë të keqe.
***
Dibranë demokratë e socialistë të mençur! Çlirojeni veten nga çdo trysni, ngado që t’ju vijë, prej interesit të ngushtë personal apo tifozllëkut të sëmurë partiak. Votoni kandidatin që është më pak nën hyqmin e kryetarit të fronit më të lartë
***
Venie interesin tuaj nën interesin e zhvillimit të Dibrës që të përparojë bujqësia, turizmi, infrastuktura rrugore ku kryefjalë të jetë “Rruga e Arbërit”; zhvilloni tregëtinë dhe biznesin dibran, investimet, e ë tjera e gëtjera, që ju i dini më mirë, – që ttë rritet mirëqenia e dibranëve, që mos marrin arratinë të rinjë udhëve të imigrimit. Kjo do të ishte mençuri dibrane…Nese gjithçka synon të rrit mirëqenien e dibranëve kjo do të ishtë kahja e duhur.
***
Pikërisht për këto objektiva dhe të tjera e të tjera si këto, votoni kandidatin që keni besim se i realizon. Kështu do të jeni të fituar. Unë preferoj më shumë profesionistin se amatorin, atë që ka eksperiencë dhe jo atë që eksperimenton s diletant jo në fushën e tij, po në fusha të tjera.
***
Të dashur dhe të nderuar dibarnët e mi! Zgjidhni më të zotin, sfidoni propagadën boshe, mashtruese. Kështu do të fitojë i gjithë populli dibran, si shumicë.
Me dashuri dhe respeckt
Komentet