VOAL – LONDËR – Muajin e shkuar trupat ruse janë stërvitur për të pushtuar Norvegjinë dhe Danimarkën, anëtare të NATO-s, përveç Suedisë dhe Finlandës, zyrtarisht neutrale.
Kështu shkruan gazeta britanike Daily Telegraph, sipas së cilës manovrat kanë përfshirë 33 000 ushtarë të Moskës.
Skenari fillestar parashikonte pushtimin e fqinjve si përgjifje ndaj një revolte kundër Vladimir Putinit në Moskë, të orkestruar nga perëndimorët.
Disa trupa kanë bërë praktika për pushtimin e Norvegjisë dhe për të marrë kontrollin e veriut të vendit. Të tjera kanë simuluar kapjen e arqipelagut islandez Aland, ndërsa të tjera kanë bërë prova për të marrë kontrollin e ishullit suedez Gotland e atij Bornholm të Danimarkës.
Këto vende gjenden në mes të rrugëve detare vitale. Kjo i bën ato objektiva ushtarake: kapja e këtyre ishujve ia mundëson Rusisë të kontrollojë Balltikun dhe të izolojë tri republikat sovjetike – Estoni, Letoni e Lituani.
sda-ats
Komentet