Voal – Voal.ch shkruan se shumë është spekuluar me konvertimin e Rugovës. Përkushtimin e tij për kulturën dhe vlerat e kulturës e manipulonin si një konvertim të Rugovës në katolik.
Kur vdiq e pamë të gjithë se Rugova nuk ishte konvertuar por mbeti deri në fund shembull i elitarit dhe humanistit europian.
Ja si shprehet vetë Lideri Indipendentist në librin e tij Çështja e Kosovës:
“Feja e familjes sime është Islami,
por një islam simbolik,
po e përsëris ne jemi muslimanë simbolikë dhe tolerantë
gjithmonë e kemi pasur këtë tolerancë të gjerë pas vdekjes së Skënderbeut:
respektin e lidhjeve të shenjta,
ndjenjën religjioze,
që çdo tempull, çdo kishë katolike, çdo xhami, çdo kishe ortodokse është e shenjtë.
Në familjen time për shembull thuhej se këto janë gjëra të shenjta dhe duhet të respektohen.
Andaj në sajë të kësaj tolerance ne kemi mbijetuar deri tani, sepse
tek ne religjioni është më pak i rendesishem se gjuha !”
Ibrahim Rugova: Çështja e Kosoves
Komentet