Boban Iliçi, vrasesi i femijes shqiptar
Ky në foto është Boban Iliçi, maqedonasi nacionalist, i cili me mjetin e tij përplasi fëmijën katërvjeçar shqiptar nga Kumanova, Almir Aliun.
Iliç është arrestuar nga Policia, ndërsa sot iu dha lamtumira e fundit djalit 4-vjeçar. Almir Aliu u shtyp barbarisht me automjet nga maqedonasi pas një sherri në spital.
Vetë babai i fëmijës shqiptar ka rrëfyer se gjithçka ndodhi për radhën e vizitës te mjeku. Ai tregoi dje se një i moshuar me urgjencë ishte paraqitur në Spital dhe familja Aliu i la radhën që të hynte i pari për vizitë.
Kjo e ka acaruar maqedonasin që po priste në radhë dhe ka nisur fyerjet raciste dhe konfliktin me familjen Aliu.
Pas vizitës te mjeku, Iliç ka marrë mjetin dhe kur familja Aliu ka dalë nga spitali ai u është vënë pas me mjetin e tij, duke shtypur fëmijën shqiptar, që gjeti vdekjen në spital.
Komentet