Voal – Voal.ch shkruan se ka ndodhur një tjetër tragjedi me 20 fëmijë dhe 14 të rritur, pasi ishin braktisur nga trafikantët e qënieve njerëzore në shkretëtirën e saharës, është një tjetër tragjedi në tragjedinë e madhe të emigrantëve.
Sipas ministrit të brëndshëm të Nigerisë Mohammed Bazoum, njëzet fëmijë, 5 burra dhe nëntë gra ishin gjetur në rajonin e Agadez, afër Assamaka, një vend midis kufirit të Nigerisë me Algjerinë, ku temperaturat arrijnë pike shumë të larta, po ku është pikërisht vendi për të arritur në portet ku bëhet trafikimi në Libi dhe Algjeri drejt Italisë.
Vdekja mund të ketë ndodhur, shkruan voal.ch midis datave 6 dhe 12 qershor, pra rreth një javë më parë, por autoritet kanë arritur që të identifikojnë vetëm një çift nigerian 26 vjeçarë.
Sipas Organizatët Botërore të Migracionit, vitin që shkoi e kanë kaluar shkretëtirën nga nëpër Nigeri për Agadez rreth 120 mijë eimigrantë, ndërsa këtë vit ky numër mendohet se është rritur.
Sipas të dhënave nga Frontex, vetëm midis 20 dhe 27 majit, pra brënda 1 jave në Detin mesdhe janë shpëtuar 13 mijë emigrantë që kalonin detin..
Dhe nëse akordi midis BE dhe Turqisë ka shkaktuar ulje të fluksit të emigrantëve në brigjet greke, një shifër rreth 60 % më e ulët, në brigjet e Italisë shifra ka mbetur ajo e vitit 2015, përveç majit që zbarkimi i refugjatëve është dyfishuar në krahasim me muajin prill./ sda-ats/swissinfo.ch

Komentet