Erdhi përpara publikut roman si kurrë ndonjëherë më parë. E ulur në karrige, me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, me një orkestër harqesh dhe pianon në sfond dhe e drejtuar nga i mirënjohuri Enrico Melozzi, Elsa Lila shënjoi një stacion të ri në karrierën e saj muzikore. Ashtu si pak kush ka mundur të shohë një këngëtare shqiptare që i përkeq botës ndërkombëtare të muzikës.
Në datën 13 maj, në Romë, këngëtarja Elsa Lila ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Lila ka kënduar e shoqëruar nga Orchestra Notturna Clandestina dhe dirigjent Enrico Melozzi në koncertin me titullin “Da Bach ai Balcani” duke afruar disa gjetje befasuese artistike. Një nga to dhe më të duartokiturat ishte koncerti Numër 23 për Piano i Mozart. Eksperimenti i dyshes fantastike Melozzi & Lila ishte vërtet i jashtëzakonshëm: ata adoptuan muzikën e Mozartit me poezinë e famshme të Lasgush Poradecit Dremit Liqeri. Bashkëjetesa e shqiptarit të vargjeve në letër me poetin e madh nga Salsburgu të notave në pentagram, u vizatua nga Lila në një mënyrë tërësisht origjinale dhe bëri që publiku të mbante frymën në teatrin Nuovo Cinema Palazzo Piazza dei Sanniti), në Romë.
Në këtë koncert, Elsa Lila, duke dashur t’u qëndrojë sa më besnike autorëve klasikë të muzikës, sipas kritikës ka përdorur zërin e saj natyral, pa impostimin lirik duke bërë të mundur kështu, që t’i afrohet shumë origjinalit dhe mënyrës sesi vetë kompozitorët kanë menduar të interpretohet muzika e tyre.
Repertori i natës së 13 majit të Elsës përfshinte dhe Vivaldin me arien Gelido, Bach me dy arie nga Magnificat, Mozart, një arie nga violonçelisti i 100 violinçelave, Giovanni Sollima, Arien “The waves” nga opera e tij me 2 akte “Elli’s Island”, me temë emigrimin italian në SHBA të viteve 30’, e të tjerë. Pjesa e dytë e koncertit ka qenë me muzikë shqiptare e përshtatur për orkestër klasike.
Flet Elsa për orkestrën e saj: Pse ky emër?
I pari është Enrico Melozzi, ideatori, dirigjenti dhe lokomotiva e “Orchestra Notturna Clandestina”, me të cilin më lidh tashmë një miqësie e bashkëpunim i gjatë. Enrico Melozzi është violonçelist, kompozitor, arranxhator dhe dirigjent. E ka ngritur para pak kohe këtë orkestër me muzikantë shumë të zotë, të angazhuar në “përditshmërinë” e tyren në shumë produksione artistike të ndryshme, por të lodhur nga ekzekutimi vetëm i muzikës që u dikton programi i këtij apo atij teatri, i kësaj apo asaj akademie, apo kush për to merr vendim mbi muzikën që duhet luajtur.
Orkestra është “klandestine” pikërisht sepse qëndron jashtë çdo forme të burokracisë kulturore që mbizotëron sot në Itali, nuk aplikon në shtet për të pasur mbështetje financiare apo “kontribute” politike, por është një organizëm shumë më i gjallë e aktiv se të tjerët, të ashtuquajtur “institucionalë” apo “të ligjshëm”, që shpesh u ngjajnë elefantëve në fund të jetës që tërhiqen në shkretëtirë.
Orkestra ka mbiemrin “E natës” sepse gjatë ditës, për të siguruar jetesën, orkestrantët e saj shkojnë të bërë muzikën e të tjerëve. Por në mbrëmje mblidhen për të bërë muzikën e tyre. Muzikën që ata zgjedhin e që u pëlqen atyre, e i bën të ndihen më pranë tingujve që për shpirtin e tyre është Muzika e vërtetë. Ata interpretojnë muzikë klasike, të kompozitorëve bashkëkohorë e bëjnë eksperimentime nga më të ndryshmet. U jep forcën pasioni, entuziazmi e dashuria e pastër, e vërtetë, e pakufi për familjen e tyre të bukur që është pikërisht “Orchestra Notturna Clandestina”.
VOAL- I lindur më 16 prill 1927 në Marktl am Inn, Gjermani, Joseph Aloisius Ratzinger vjen nga një familje e vjetër bujqësore nga Bavaria e Ulët. Prindërit e tij, të cilët nuk ishin v . . .
Foto: Bajram Curri, atdhetar e luftar i zjarrtë,për çeshtjen mbarkombtare shqiptare, “Hero i Popullit”
“UDHËTIMI” I FUNDIT I BAJRAM CURRIT:
DRAGOBI – KOLGECAJ – ZOGAJ – KRUMË…”
(Kujtime . . .
Profesori i njohur shqiptar Selman Sheme është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Pedagogu i mirënjohur i Gjeografisë, autori i dhjetëra librave dhe studimeve shkencore për gjeogr . . .
Imzot Joan Pelushi, ka lindur në Tiranë në 02.01.1956. Qysh në rininë e tij të hershme, në kohën më të egër të persekutimit fetar, u pagëzua fshehurazi nga prifti hero, më vonë peshkop . . .
Anëtare e Partisë Demokratike prej vitit 1996 e pjesë aktive qysh prej viteve ’90 e strukturës së kësaj force politike në atë që aktualisht quhet Njësia Vendore numër 9.
Lindur e rritur . . .
Radio Evropa e Lirë
Enver Hadri, politikan dhe aktivist nga Kosova, u vra 35 vjet më parë në Bruksel nga shërbimi sekret serb e jugosllav, UDB.
Përveç përvjetorit të vrasjes, . . .
Ahmet Hoxha ishte nga Kolonja e Gjirokastrës. Ai e kaloi gjithë jetën në burg. Është arratisur dy herë nga burgjet; një herë në Laç dhe një herë në Spaç.
Në arratisjen e dytë, ai iku n . . .
VOA Alex Gendler
Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë rol të madh në financimin e fush . . .
Presidenti Donald Trump ka emëruar senatorin Marco Rubio si zgjedhjen e tij për Sekretar Shteti.
Ja pesë fakte rreth republikanit nga Florida, që ishte në mandatin e tij të tretë në . . .
Në faqen zyrtare të Parashqevi Simakut në rrjetin social është vendosur statusi si më poshtë:
SHBA- Mbesa e ikonës së muzikës Parashqevi Simaku, Ina Simaku, ka hedhur akuza të forta nda . . .
Ditën e hënë, më 17 dhjetor 2012, u nda nga jeta Prof. Gëzim Uruçi.
Ka qenë vetëm 5 vjeç, kur në vitin 1950 së bashku me babanë e tij, zbuluan shpellën e Gajtanit pranë fshatit Gur i Z . . .
VOAL – Grigorij Efimovič Novy, i njohur si Rasputin ka lindur në Pokrovskoe, një fshat i largët në Siberi, i vendosur në provincën e Tobolsk pranë maleve Ural. Data e lindjes ka qen . . .
Komentet