VOAL – Gazeta më e madhe zvicerane 20 Minuten, që shpërndahet gratis, e hap faqen e parë sot me shkrimin e Daniel Waldmeier që ka një lajm bombastik – Shqiptarët e gjeneratës të dytë synojnë Parlamentin e Zvicrës. Nisur nga zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen tetorin që vjen, gazetari pyet se a mund të ketë në Parlament mbiemra të tillë si Bullakaj dhe Xhemaili në vend të Fehr dhe Schläfli. A do të vijë njëri prej tyre, i pari shpejt në Bernë?
Në skuadrën kombëtare të Zvicrës, shkruan autori, emrat si Xhaka, Behrami e Xhemali nuk tigëllojnë si të jashtëzakonshëm. Por situata në politikë është e ndryshme: Në skenën politike të Zvicrës nuk ka politikanë të lindur në Ballkan. Por kjo mund të ndryshojë shpejt, shton autori i shkrimit, sepse disa kandidatë me rrënjë shqiptare do të provojnë fatin e tyre në zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen në vjeshtë.

Bullakaj në krye
Arber Bullakaj, zvpresidenti i PS në San Gallen, ka shanse të mira – partia e tij e ka vendur në listë në vendin e nëntë. Ai ka lindur në Kosovë dhe ka ardhur në Zvicër kur ishte vetëm 8 vjeç. Ai mendon se zëri i emigrantëve mungon në politikë . “Thuhet se parlamenti paraqet demokracinë direkte, dmth popullin, ku emigrantët janë një pjesë e rëndësishme “, thotë 29 vjeçari për gazetën 20 Minuten.
Ndërkohë, nga komuniteti shqiptar ndihet mbështetja e madhe.
“Është vetëm çështje kohe kur një shqiptar do të jetë në Parlamentin e Zvicrës.”, thotë Bullakaj. Duke e patur parasysh se numri i gjeneratës të dytë është rritur shumë, Bullakaj i cituar nga 20 Minuten thotë se ai me sytë e tij sheh shumë probleme të emigrantëve, si dhe zgjidhen e problemit në sensin e integrimit. Sipas Bullakajt, qëllimi i tij është që të rrëzojë barrierat që nuk lejojnë integrimin e emigrantëve.

Edhe Kristian-Demokratët përfaqësohen me një Zviceran me rrënjë nga Ballkani
Një nga kandidatët e CVP në kantonin e Soloturnit është Shpëtim Xhemaili,25 vjeç. Ai ka lindur në Zvicër, prindërit e tij kanë ardhur nga Maqedonia .”Me kandidaturën time dua të tregoj, se edhe Zviceranë me rrënjë shqiptare mund të votohen” Edhe se është mysliman, CVP për të ishte ideale për vlerat që kjo parti paraqet. Si idol të tij Xhemaili ka Ministren e Trasportit Doris Leuthard, me të cilën është takuar tash së fundi në pallatin federal në Bernë.

Blerim Bunjaku: Gjenerata e dytë interesohet pak për politikën
Ish-kandidati i partisë EVP, Blerim Bunjaku, edhe ky me prejardhje nga Kosova dhe po ashtu mysliman e ka tërhequr kandidaturën e tij për zgjedhjet nacionale, sepse e sheh shansin e fitores shumë të vogël. Nuk besoj të fitojnë, thotë Bunjaku, përveç se Arber Bullakaj, që është një kandidat me rrënjë shqiptare dhe ka mundësi reale.
Bunjaku mendon kështu për dy arsye: shumë shqiptarë tashmë të natyralizuar nuk janë të interesuar për politikën zvicerane. Kështu që kandidatëve me rrënjë shqiptare që të fitojnë do t’u duhet të marrin votat e zviceranëve. Imazhi i shqiptarëve është rregulluar disi, falë pranisë të futbollistëve me rrënjë shqiptare në kombëtaren e Zvicrës, por prapë duhet punë, sepse për shqiptarët thuhet rëndom se janë punëtorë krahu, injorantë, kriminelë dhe drogdealer. Në ish-partinë e tij Bunjaku është atakuar për shkak të religjionit.
Në Parlamentin Zviceran janë pak ata me prejardhje emigrantësh
“Nëse do të marrim në analizë, shkruan autori i shkrimit botuar sot në 20 Minuten, përbërjen e parlamentit Zviceran me 200 anëtarë, sipas një analize bërë nga Politologu Nenad Stojanovic pranë Universitetit të Lucernës, janë vetëm 15 emra të cilët nuk kanë qenë qytetarë zviceranë përpara vitit 1939. Në këtë listë futet austriaku Oskar Freysinger dhe gjermanja Aline Trede.
Ndërsa në Senat, që ka 46 vende, është vetëm një emër me prejardhje polake, dhe ky është Claude Janiak, i vetmi me origjinë emigrantësh.”
Këtu përfundon shkrimi i 20 Minuten. Por tashmë emigrantët e natyralizuar janë pjesë e realitetit zviceran dhe kësisoj nuk mund të shmangen më. Sepse kjo është edhe mënyra më e mirë për të ndikuar në komunitet. Pra është vetëm çështje kohe. Ashtu si thotë edhe Arber Bullakaj, të cilit i urojmë rrugën e mbarë dhe fitore. /Përktheu nga gjermanishtja dhe përgatiti për botim për VOAL Elida Buçpapaj
Komentet