Në pranga edhe kushëriri dhe shoku i tij
TIRANE – Fill pas akuzave që bëri publike ish-kryeministri Sali Berisha se ai kishte kërcënuar dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Konin, policia ka arrestuar Emiljano Shullazin në orët e mbrëmjes së djeshme. Arrestimi i Shullazit është bërë te ‘Rruga e Kavajës’, bashkë shokun e tij Gilmando Dani dhe kushëririn Blerim Shullazi.
Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e Emiljano dhe Blerim Shullazit dhe Danit, si të dyshuar për për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se arrestimi i Shullazit ka ardhur pas muajve të tërë survejimi nga ana e policisë.
Pas komunikimit të arrestit, dosja hetimore është marrë në administrim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pritet të marrë në pyetje Emijano Shullazin.
NJOFTIMI I POLCISE
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se është ekzekutuar urdhri i ndalimit i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndalimin e tre shtetasve për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit A. Z., me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.
Më datë 17.04.2016, në orën 01:30, u bë ndalimi i shtetasve:
• Emiljano Shullazi, 38 vjeç, banues në Tiranë.
• Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë.
• Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë.
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmenë të ndryshëm.
Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, për tre shtetasit e sipërpërmendur, ka regjistruar një sërë procedimesh penale për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga Nenet 109/b, 152, 278/4, 283/a dhe 333/a Kodit Penal.
AKUZAT E BERISHES
Gjatë ditës së djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi publikisht para mediave se Shullazi kishte kërcënuar Mynyr Konin që të hiqte dorë nga gara për rektor të Universitetit të Tiranës, në të kundërt do t’i merrte peng djalin.
Komentet