MONUMENTI I TRILUSËS
TRILUSSA 1871-1950 – pseudonimi anagramatik Carlo Alberto Camillos Mariano Salustri (Romë, 26 tetor, 1871 – Romë, 21 dhjetor 1950), ishte një poet, shkrimtar dhe gazetar italian, i njohur veçanërisht për krijimet e tija në dialektin romak.
POLITIKË
Në botën e mendimit ka një vakum të madh:
Babai im është një demokrat i krishter,
dhe meqë është nëpunës në Vatikan,
çdo mbrëmje këndon rozarion;
Xhixhi, më i moshuari nga ne tre vëllezërit,
është socialist revolucionar;
unë, përkundrazi, jam monarkist,
në kontrast me Ludovikun që është republikan.
Para se të darkojmë, grindemi shpesh
për arsye të këtyre parimeve të bekuara:
dikush do këtu e dikush do atje …
Duket si një kongres!
Ndërpresim zemërimin për hir të Zotit!
Por sapo nëna na thotë, makaronat, gati,
ne dakordësohemi të gjithë
me programin.
Përktheu: Faslli Haliti
Komentet