Në një ambient të ngrohtë vëllazëror, në një ambietn familjar në qytetin Borås të Suedisë u mbajt Festivali i katërt me radhë i poezisë në mërgatë organzuar nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni e këtij qyeti në bashkepunim me Shoqtaëne shkrimtarëve shqiptar në Suedi.
Shoqata kulturore shqiptare “Migjeni” në qytetin Borås të Suedisë së largët që më veprimtarin e vet të pandalshme krijuese ka mbledhurë rreth vetës penatë më të njohura shqiptare në mërgatë këtu e kaër vite me radhë me shumë sukses organizon festivalin e poezisë në mërgatë në të cilin Festival vec poetëve shqiptar nga të katër anët e botës marrin pjesë të barabartë edhe poet e kombëve dhe kombësive tjera të cilët jetojnë dhe veprojnbë në Mbretërinë suedeze.
Në mjediset e këndshme të lokalit “Sinnenshus” pronë e një shoqate kulturore suedeze ”Yxhammansgården”me të cilën QKSH Migjeni ka një bashkëpunim të kahmotshëm, një ambient fantastik për veprimtari të tilla poetike, një ambient i cili në vete ngërthen një ambient mjaftë atraktiv e që kjo ndërtesë daton nga viti 1898 e në të u mblodhën së bashku poet, shkrimtar për të marrë pjesë në Festivalin e poezisë ”Sofra poetike Borås 2016”.
Hapjen e festivalit të kaërtë e bëri kryetari i QKSH Migjeni Sokol Demaku e pastaj erdhen fjalët përshendetëse të kryetarit të shqoatës së shkrimtareve shqiptarë në Suedi Hysen Ibrahimit dhe anëtarit të krysise që QKSH Migjeni hamit Gurguri për mysafirët dhe të pranishmët në Festival.
U paraqit një dokumentar i shkrutër për punë e palodhshme të entuziatëve të cilët përmes QKSH Migjeni, janë në çdo vend ku frymon shqip, në çdo cep të botës, përmes radio Diturisë, revistës tashme të deshmuar Dituria dhe se fundmi edhe përmes ekranit të TV Dituria nga studio në qyetin Borås.
Festivalin përshendeten edhe miqt suedez Ida Legnemark, kryetare e komunës së distriktit Lindje në Borås, Emine Hoti poete dhe shkrimtare nga Norvegjia, Edona Heta Sejdiaj një aktiviste e dalluar nga Hässleholm udheheqese e shoqates ”Albanska bruder i Svergige” e cila shoqatë i ka vu për detyre vetes te ndihmoj vorfnjaket dhe te pa shtepitë në Vendlindje ne Kosvë. Tani këto të reja kanë filluar ndertimine dy shtëpive në Kosovë me mjetet të cilata to kane grumbullua nga mërgimtarët shqiptar në Suedi. Ajio paraqiti edhe nje dokumentar lidhur me punën që është duke u bëwrë në këtë drejtim këtu dhe në vendlindje.
Në pjesën e parë të programit që ishte rezervua për ndarjen e mirënjohjeve QKSH Migjeni kishte parë të arsyeshme që të falenderoj shoqata dhe individë të cilët kanë një bashkëpunim me te dhe ndihmojnë QKSH Migjeni në realizimin e objektivave kulturore në mërgatë.
Kështu që Krysia e QKSH ”Migjeni” kishte vendosurë që Bahtir Latifi, Emine Hoti dhe Suela Bala të nderohenn me ”Santa monica”Kristaltë të QKSH Migjeni, dhe njëherit me nga një ”Mirënjohje” Biblioteka e qytetit Lezhë, Emine Hoti dhe Suela bala pastaj miqt suedez me nga një pikturë nga trojet shqiptare si Ida Legnemark Kryetare e komunës së pjesë së qytetit Lindje në Borås, Maroun Abu Nader dhe Bengt Lindgren ndersa Edona Heta Sejdiaj me një komplet veshje kombëtare për vajza, të gjitha këto dhuarata nga QKSH Migjeni për miqt e Festivalit.
Emine Hoti, poete, prozatore por edhe artizanale e veshjeve kometare shqiptare u dhuroi nga një palë veshje udhehqesve të QKSH Migjeni në Borås, Bahtir latifi, Hakif Jashati dhe Sokol Demaku me nga një pal duq. Një palë veshje kombëtare, për mysafiren nga Lezha Suela Bala të punuara nga mërgimtarja të vendosura në një Jangjik të punuar me dorë, pastaj nga e njejta dhe nji palë rroba kombëtare një aktivistes Saranda Iseni në Suedi, (të vendosura në Jangjik të punuar me dorë, dhe së fundi nga kjo mike e festivalit një palë duqi me librat e saja dhuratë për pjesëmarrësit e fsetivalit.
Pas këtij momenti mjaftë impreisonues për të pranishmit dhe që mendoj se ka vlerë filloi pjesa e parë e programit artistik me prezentimin e peozive konkuruese në festival të cilat poezi i vleson juria profesionale e festivalit.
Në Festival ishin paraqitr 43 poet me peozite e tyre, prej tyre kater poet suedez, dhe kurd anëtar të Lidhjes së shkrimtareve të Suedisë.
Juria porfesionale Festivalit pasdite shpalli fituesit e festivalit:
Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë në Suedi ndau këto çmime:
Çmimi Poezia e festivalit Sofra peotike Borås 2016:Shyqeri Sejdiu
Vendi i parë:Fetah Bahtiri
Vendi i dytë:Loisse Halvardson och Henrik Mimersson
Vendi i tretë:Mona Juniku
Edhe QKSH Migjeni ndau katër çmime:
Çmimi Poezia e festivalit Sofra peotike Borås 2016:Idriz gashi
Vendi i parë:Shabana Osmani
Vendi i dytë:Elhame Zhtia Krasniqi
Vendi i tretë:Bajram Muharremi
QKSH Migjeni dhe Shoqata e shkrimtareve ishin kujdesur që të gjithe poetet pjesëmarrës në festival të nëntëmbdhjetë sa ishin prezent sot këtu të shpërblej me nga një “Glob të kristalt” dhe nga një Fletë falenderim për pjesëmarrje në Festival.
Shije të bukur dhe vlerë të lartë artistike këtij manifestimi i dha edhe pjesëmarrja e miqeve suedez poet të njohur në letersin suedeze Luis Hardvardsson dhe Henrik Mimerson të cilët më poezite e tyre i dhanë impuls dhe jetë festivalit, ku ata poezitë e tyre i recitojnë me muzikë të cilën ata e kanë krijuar vetë dhe ua kanë përshaturë përmbajtjeve të poezive. Luis në nëntor është shpallur shkrimatre viti në Regjionin e përendimit të Lidhjes së shkrimatreve suedez me romain e saj “Swed english” që ka bërë jehonë në Angli dhe Suedi.
QKSH Migjeni u ndau mirenjohje dhe dy poeteve anëtar të Lidhjes së shkrimtareve suedez ne regjionin përenmdim Axin Welat dhe Soleyman Ghasemiani.
Në përfundim të pjesës së parë të programit poetik, në shenjë falenderimi për të gjithë ata që kontribuan, ndihmuan dhe mbështetën shoqatën në forma të ndryshme, qoftë, me shkrime, apo me punë të palodhshme, Shoqata “Migjeni” i nderoi me mirënjohje.
Pas ndarjes së mirënjohjeve, radha i erdhi darkës, me ushqime të shijshme tradicionale për të gjithë pjesmarrësit në këtë eveniment poetik, përgatitur nga këshilli organizativ i Festivalit të Poezisë Sofra poetike Borås 2016.
Nër pjesën e dytë të programit u bë promovimi i librrave të botuara nga poet dhe shkrimtar anëtarë të Shoqatës së shkrimtareve shqiptar në Suedi dhe poet e shkrimtar anëtar të QKSH “Migjeni” në Borås.
Promovimi i librave të botuara nga anetar te Shoqatës së Shkrimtareve dhe QKSG Migjeni mes dy Festivaleve në Festivalin e katërtë të poezisë Borås 2016
Referon Libri Autori
Ibrahim Abedini Thesari 4 SHSHSASH
Sokol Demaku Antologji e poezisë së Festivalit SHSHASH dhe Dituria
Hysen Ibrahimi Faleminderit Mitrovicë Fetah Bahtiri
Fetah Bahtiri Gjurmë Atdhetarie Bajram Muharremi
Hysen Ibrahimi Klithmë Nate Mone Juniku
Bahtir Latifi Burri në provë Hamit Gurguri
Fetah Bahtiri Vepra 1 Hysen Ibrahimi
Xhavit Çitaku Magjia e zemrës Sokol Demaku
Hamit Gurguri Jetë ferri Emine Hoti
I tërë ky organizim madhështor është rezultat i punës së palodhshme të anëtarëve të shoqatës, në bashkëpunim me shoqatat si motra shqiptare dhe suedeze.
Është kënaqësi të jesh në mesin e miqëve, të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare, ashtu sikur edhe ata të jenë shqiptar. E ndiejmë edhe ne, këtë se dhe ne duhet të punojmë në pasurimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe, e cila na jep virtytet shqiptare, e kultvojmë atë dhe e pasurojmë të folmen tonë, për çdo ditë. Ne jemi kudo, ku flitet shqip. Pra, zëri ynë, zeri i peotit, është në çdo vatër, aty ku flitet dhe shkruhet shqip, aty ku frymon shqip pa marrë parasysh kufijtë e vendin, se ku jetojnë shqiptarët.
Komentet