Sikurse të ndaheshin në Lalëz nga Lala i madh dhe Lali i vogël, nga dy rivalët që për fatin e keq të socialistëve jua morën partinë për ta bërë progresiste dhe jetëgjatë në pushtet vetëm për disa.
Pra për të gjitha zararet* dhe për të gjithë zararxhinjtë tani votat e shumicës duhet të bëjnë një ligj të ri për veten. Vetë fjala e trashëguar zarar e një shteti allishverish, ose zarar-i ka aq shumë kuptime për konceptin e dëmit sa për secilin prej tyre do të duhej një ligj i veçantë (mbrojte). Rilindja Socialiste dhe elita e saj duke qenë vetë kulmi korrupsionit dhe mbrojtës i tij nuk e kanë më vlerën dhe besueshmërinë për ta luftuar atë. Rilindja Socialiste dhe elita e saj do të shemben nga pesha e këtij kalbëzimi.
E konceptuar nën titullin PARTIA SOCIALISTE ËSHTË MË E MADHE SE KRYETARI I SAJ, letra e Veliajt ende nuk e ka parë botimin median zyrtare, qoftë edhe në faqen e kryebashkiakut-Bashkia Tiranë sikurse edhe mesazhet me Inteligjencë Artificiale aty janë publikuar, vihet re së pari se kjo forcë politike e heshtur në dukje por me unanimitet force kartoni në Kuvend për të kaluar ose prapësuar ligje e njeh shumë mirë gjuhën e shantazhit.
Shantazhit dhe letrave anonime për të “ngulur thika pas shpine”, shkelur mbi humbjet e tjetrit për t’ju afruar sa më pranë dhe në shërbim autokratit duke lënë të kuptosh gjurmët e rivalitetit deri në asgjësim brenda elitës së rilindësve socialistë Veliaj jep historinë personale 17 vjeçare me fillim dhe fund nga heshtja deri tek “Nesti Angoni” apo “Derri i Saliut”, që në vetvete brenda njohjes dhe zhargonit politik rilindës janë pjesë e gjithë shantazhit që kjo parti politike ka në dorë ta trazojë, fikë apo shpërthejë vetëm e vetëm që të tërheqë vëmendjen se po punohet dhe ecet përpara”.
Letra e Veliajt që i përket të shkuarës dhe që do “fitojë” një keqardhje brenda rilindësve vazhdon me “Quo Vadis?”-in e pa shpresë sepse Rilindja Socialiste dhe elita e saj shohin “Vetëm Përpara”. Kjo moto nuk preket as nga thirrja mbyllëse e Veliajt:-Të dashura shoqe dhe shokë, Kam pasur 21 muaj kohë për të menduar për politikën, pushtetin, miqësinë, besnikërinë dhe përgjegjësinë. Kam menduar për gjithçka kemi ndërtuar së bashku. Për fitoret, për gabimet dhe për njerëzit që na kanë besuar. Kam menduar edhe për një të vërtetë që pushteti shpesh na e bën të vështirë ta pranojmë: askush nuk është i pazëvendësueshëm.”, sepse në qoftë se ka socialistë të ndershëm, të pa bërë pis dhe që ju dhimbset e ardhmja e shoqërisë shqiptare, paqja dhe zhvillimi i saj, sot ata duhet të ishin në mbështetje të studentëve. Asambleja e rilindësve ishte llogaridhënie e patronazhimit.
Kërkush nuk i detyron socialistët e ndershëm që t’i bashkohen protestës, por një asamble e tillë mbetet një shantazh edhe për ata.
Faktet dhe shfaqjet janë përpara syve dhe jo ato që pasqyrat dhe ekranet e propagandës mundohen të ushqejnë.
Shkollat dhe studentët e kanë bojkotuar mësimin.
Protestat kanë hyrë në muajin e gjashtë me kërkesën e parë dhe më kryesoren Dorëheqjen e kryeministrit!
__________
*zarar-dem, zararxhi-demtues, punprishes
*omëlete-veza e fërguar ku e bardha dhe e verdha rrihen me pirun dhe i shtohen zarzavate apo lloje djathërash dhe sallamesh.
14 Nëntor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)